24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Basha poston foton me Kurtin menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE

Menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar një foto me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën.” – shkruan Basha.

“Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.” – vijon më tej ai.

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.

Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.

Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë.

Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht./VOA

“Sot po feston si shqiptar i Kosovës apo i Shqipërisë?” Ja si i përgjigjet Basha gazetarit

Pyetjes së gazetarit të Kanalit 10 të Kosovës nëse po festonte si shqiptar i Kosovës apo i Shqipërisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur me humor se ai i ka të dyja dhe si i tillë po e festonte votimin e KiE për anëtarësimin e Kosovës.

“Një jena!” – ka vijuar më tej Basha, tek i cili nuk fshihet gëzimi dhe kënaqësia për vendimin e marrë ditën e sotme për Kosovën.

Foltorja nr.2 nga brinja e dytë e trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare

Nga Neritan Vladi

Klasa politike e 33 viteve, mëkatare e pengesës së zhvillimit të Shqipërisë, dhe tre politikanët kryesorë Rama-Berisha-Meta janë në panik nga drejtësia e re. Rezultatet e SPAK, një institucion që ka mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë SHBA-BE-Britani e Madhe, por që i ofrohet edhe asistencë në mënyrë sistematike edhe nga FBI dhe DEA, kanë bërë që trekëndëshit të Bermundës së politikës shqiptare t’i shkundet dheu nën këmbë. Ndaj po tentojnë sërish një aleancë kundër aleatit tonë historik dhe më dashamirës për çështjen shqiptare siç është Amerika.

Ilir Meta pas zhdukjes nga skena politike, madje dhe nga rrugët e Tiranës, pas ankesës se ishte sëmurë, së fundmi është parë me daljet e tija të çuditshme herë mbi paralele, e herë në palestër, herë i shfaqur me fëmijë teksa iu jep numrin e telefonit, apo dhe në studion televizive të Trekëndëshit të Bermundës, teksa flet përçart, e çon mesazhe me kode mafioze dy bindjeve të tjera, për ta shpëtuar nga ajo që e pret, a thua se ata e kanë fajin!

Është fatkeqësi për çdo qytetar shqiptar, të shihte mbrëmë një personazh të cilit i ka besuar shumë në shtetbërje nga deputet e kryeministër që në moshë të re, kryetar Kuvendi dhe së fundmi President i Republikës, teksa fliste si kodra pas bregut, kërcënonte dhe fyente drejtësinë e veçanërisht SPAK dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të nderuarin Altin Dumani.

Ilir Metës nuk ia ka fajin Dumani, drejtësia, as Amerika, por përgjegjësinë duhet ta kërkoj tek vetja, tek zullumet që ai dhe dy brinjët e tjera kanë bërë këto 33 vite në kurriz të shqiptarëve. Mbrëmë Meta çirrej duke kërcënuar dhe betohej se nuk do t’i ndodhte asgjë pasi ishte dhe ai akullore si Gjushi, e ndërkohë nuk ishte i gatshëm të bënte transparencë për aktivitetin e tij politik dhe drejtues në institucionet e shtetit shqiptar! Ky personazh qesharak herë sillej si viktimë e herë si triumfator në studion e Fevziut, e denjë për tentativë shpëlarje për hajdutët e administratës dhe qeverisjes shqiptare.

E kishte bërë edhe më parë, por mbrëmë Meta, brinja e dytë e trekëndëshit të Bermundës nisi foltoren antiamerikane nr.2, për të bindur shqiptarët se ai është i pafajshëm, pro amerikan dhe se nuk ka asnjë faj për çfarë ka ndodhur këto më shumë se 3 dekada në vendin tonë. A thua se Ilir Meta kishte rënë mbrëmë nga qielli, fliste për një Shqipëri Europiane, të zhvilluar dhe me demokraci.

Kjo foltore nr.2 e Metës, e brinjës së dytë të trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare, pas ulërimave të tij antiamerikarike në podiumet dhe shkallët e Presidencës kur fliste për mafie ndërkombëtare duke iu referuar ambasadorëve, përfaqësuesve të SHBA në Tiranë, do të ketë të njëjtin fat me të Sali Berishës, por lutemi që të mos zgjas aq sa e Brinjës së Parë dhe drejtësia të jap verdiktin mbi ta bazuar mbi prova. Rezultati i kësaj foltoreje të Metës do të jetë zero sa i përket synimeve të tij që drejtësia të mos i kalojë në filtrin e kontrollit atë dhe dy brinjët e tjera Berisha-Rama.

Janë në panik sepse nuk kanë më kontroll mbi drejtësinë siç më parë e ndanin me parcela nga emërimet që bënin. Gjendur ngushtë dhe përballë llogaridhënies janë bërë bashkë sërish kundër SPAK duke “harruar” që ky institucion i drejtësisë së bashku me GJKKO janë fëmijë të lindur fal mbështetjes së fuqishme amerikane. Tentativa e tyre do të dështojë veçse ato janë përpëlitjet e tyre të fundit me shpresën që do të ia hedhin. Kësaj herë janë të pashpresë pavarësisht përgjërimeve të tyre.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Basha: Ditë e madhe për shqiptarët

“Një ditë e madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot!” – kështu e quan votimin e sotëm për Kosovën kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Faleminderit Dora Bakojanis për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik.” – vijon ai më tej.

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE!

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Basha në KiE: Halli i Serbisë nuk janë serbët në Kosovë por aneksimi i veriut, i cili dështoi me sulmin në Bajnskë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Gjatë fjalës së tij Basha foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë, të cilin e quajti një skenar të Serbisë, të ngjashëm me atë që ndodhi në Krime, që synonte të aneksonte veriun e vendit.

Fjala e plotë

Vendimi qe marrim sot mund të duket kompleks, por është në fakt një ndër më të thjeshtit që kemi marrë. Kosova I gëzon ndërkohë disa nga benefitet e Këshillit të Europës, sic janë ekspertiza e Komisionit të Venecias, grupe të kolegëve tanë nga kjo Asamble kanë qënë vëzhgues të zgjedhjeve të saj. Ndërkojë që nuk i gëzon këto benefite të plota, sic është mbrotja që KOnventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ju ofron të gjithë qytetarëve, dhe në vecanti minoriteteve, ose mbështetjen qe Kongersi I Autoriteteve Lokale I jep pushtetit vendor, dhe në vecanti komunave ku jeton minoriteti serb.

Ndaj pyetja është: Do ti lejojmë qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga këto benefite apo jo? Kjo është në fakt pyetja për të cilën do të votojmë sot. Dikush mund të prezumojë se në fakt ata që interesohen më shumë për interesat e serbëve të Kosovës do viheshin në radhë që të ishin të parët dhe të kërkonin që ky vendim të marret sa më parë.

Në fakt, duhet të falanderojmë këtu sot Dora Bakoyanis, jo vetëm për këtë raport objektiv, jo vetëm për pëforcimin e aspiratave të tyre për patur këtë mbështetje dhe mbrojtje për minoritetin serb në Kosovë, e falenderojmë edhe për vënien në jetë të asaj që ka 8 vite qe diskutohet, që është zbatimi I vendimit të Gjykatës Kushtetuese për cështjen e Manastirit të Decanit.

Apo ka dicka tjeter?

Në shtator të vititi të kaluar, një skenar si i Krimesë u shpalos në Veriun e Kosovës. Ai nuk ishtë një incident I izoluar. Nuk ishtë një aksion sporadic. Por ishtë një aksion I mirë-financuar, I mirë-përgatitur paramilitar për të zhvatur territorin dhe për të diktuar de facto ndarjen e Kosovës, në një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në 2014 në Krime.
Kjo në fakt është pjesë e një vizioni që ka një emërtim, e ashtuquajtura “bota serbe”. Ai përfshin ndarjen e Republica Srpcka, përmbysjen e infrastruktures politike të Malit të Zi, dhe qe bie ndesh me gjithcka për të cilën ne qëndrojme dhe besojmë.

Prandaj vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është akti më I madh i normalizimit sa I takon paqes dhe stabilitetit të Ballkanit.

Këto janë dy qëndrime të kundërta: por duhet të dominojë qëndrimi që I mbron vlerat për të cilat qëndrojmë bashkë.

Ndërsa për ata që kanë shqetësimin se Kosova ka edne shumë për të bërë, të gjitha vendet tona kanë ende shumë për të bërë! Prandaj jemi këtu, të promovojmë, të kontrollojmë, të monitorojmë, të tërheqim vemëndjen, në mënyrë që të sigurojmë se të gjitha vendet tona ruajnë vlerat e Këshillit të Europës.

Basha i anatemuar nga “balta” vendase dhe i përqafuar me mirënjohje nga Perëndimi

Nga Namir Lapardhaja

Votimi në mënyrë unanime nga Parlamenti Europian i Rezolutës së “Bashës” për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës, tregoi se për Perëndimin Lulzim Basha është një bashkëpunëtor i rëndësishëm dhe i besueshëm.

Ndonëse i anatemuar dhe i sulmuar nga politika vendase në mënyrën më të paskrupullt, duke synuar ta lidhin me rublat ruse, apo më keq akoma duke bashkëpunuar me agjentët të rëndësishëm të FBI-së për ta bërë pis dhe për ta djegur politikisht, angazhimi i kësaj periudhe i kreut të PD-së, duke arritur pikën kulmore në votimin e ditës së sotme, tregoi se çdo gënjeshtër sado që të zgjasë, në fund do të përfundojë dhe e vërteta do të triumfojë.

Përqafimi i Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës, mirënjohja e shprehur në emër të popullit të tij, por edhe falënderimi i përzemërt për punën e jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të Këshillit të Europës, profilizojnë qartësisht një optikë tjetër të figurës politike të Lulzim Bashës.

Në ‘Podcastin’ e fundjavës që lamë pas, veç të tjerash, Basha përmendi se Berisha dhe Rama kishin bërë gjithçka për ta bërë pis angazhimin e tij për Ukrainën, madje duke i përmendur sërish çështjen McGonigal, edhe pse ajo tashmë është sqaruar dhe nuk ka asnjë diskutim se ishte një farsë e ndërtuar keq, por që, fatmirësisht, drejtësia amerikane arriti ta demantojë përfundimisht, mirëpo edhe kësaj radhe nuk ia kanë arritur ta eklipsojnë dhe ta venisin angazhimin e tij, sepse koha punon në favor të së vërtetës.

Pavarësisht suksesit dhe angazhimit të sotëm në Parlamentin Europian për Lulzim Bashën ngelet sfidë ringritja e Partisë Demokratike, kurimi i plagëve të saj nga lufta vëllavrasëse e stërzgjatur dhe shndërrimi i saj në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

Sigurisht që nuk e ka të lehtë, por koha punon në favorin e tij, duke i rrëzuar një e nga një të gjitha akuzat e gënjeshtërta të ndërtuara nga propaganda e korrupsionit 34-vjeçar dhe duke i dhënë përditë të drejtë në gjithçka që ka punuar dhe vepruar në dy vitet e fundit.

“Faleminderit për punën e jashtëzakonshme”, Presidenti i KiE i shpreh mirënjohje Bashës pas miratimit unanim të Rezolutës

Pas miratimit të Rezolutës “Basha”, të shumtë kanë qenë ata që i kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e tij të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

Një prej tyre, ishte Theodoros Rousopoulos, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili ka komplimentuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas votës unanime për rezolutën e propozuar nga kryedemokrati për konfiskimin e aseteve ruse dhe për vënien e tyre në përdorim për rindërtimin e Ukrainës.

“Faleminderit për punën e shkëlqyer që keni bërë gjithmonë këtu, sot ishte vërtetë e jashtëzakonshme!” – i drejtohet Rousopoulos kreut demokrat, Basha.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE/ Bakoyannis thirrje vendeve që s’e njohin: Mbroni në “çadrën” evropiane dy milionë qytetarë të tjerë

Këshilli i Evropës pritet të votojë për raportin e Dora Bakoyannis, që i hap rrugë hyrjes së Kosovës si anëtare e këtij institucioni. Gjatë fjalës së saj, Dora Bakoyannis iu bëri thirrje vendeve që s’e njohin Kosovën që të votojnë pro ndërsa shtoi se kriteret e pranimit nuk kanë të bëjnë me kundërshtimet e tyre.

Unë shpresoj që sot asambleja e parlamentit të mënvizojë nevojën për të vendosur nën çadrën demokratike të kulturës evropiane 2 milionë evropianë të tjerë, duke i mbrojtur ata nga problematikat që përmenda. Në një aspekt më personal, që kur raporti u bë publik, kam marrë kritika të forta dhe sulme personale për mënyrën se si unë reagova, komentet më agresive janë bërë nga përfaqësuesit e vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën.

Do të shpresoja që të jenë guximtarë sepse në realitet çështjet e tyre nuk janë të njëjtat me Kosovën. Nuk do të ketë asnjë parakusht mbi nevojën që këto anëtarë të suportojnë një raport pozitiv për arsyen  se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë asgjë me kriteret e pranimit që raporti ekzaminoi. Ata kundërshtojnë idenë e një shteti të Kosovës dhe nëse ata janë të duhura. Do të ishte më kurajoze nëse do të kishin vendosur të qëndronin në këtë pikë. Raporti nuk ka asnjë pikënisje në çështjen e shtetësisë.“, u shpreh mes të tjerash Bakoyannis.