27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Alibeaj shpërndan momentin e veçantë nga votimi i Rezolutës Basha në KiE

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka shpërndarë foto të përqafimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nga Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk. Përqafimi ka ardhur pas votimit unanim të Rezolutës “Basha” për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

“Mirënjohja e Ukrainës” – shkruan Alibeaj në postimin e tij.

Kreu i PD, Lulzim Basha, përshëndet miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian, për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Parlamenti Europian, për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

Basha: Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme.

 

SHBA u bën thirrje Rusisë dhe Kinës të mos “shpërblejnë” sjelljen e keqe të Koresë së Veriut

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri sjelljen e keqe të Koresë së Veriut dhe të mos e mbrojnë nga shmangia e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të programit të armëve.

 

Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield i bëri këto deklarata gjatë vizitës në Zonën e Çmilitarizimit, një zonë e fortifikuar kufitare mes dy Koreve, të cilat, teknikisht janë në luftë.

Vizita e saj në Korenë e Jugut ndodhi pasi Rusia refuzoi të rinovojë mandatin e panelit shumëkombësh të ekspertëve, i cili gjatë 15 vjetëve të fundit ka monitoruar zbatimin e sanksioneve të OKB-së që synojnë të frenojnë programin bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.

Vetoja e Moskës dhe abstenimi i Kinës vetëm “fuqizon” përpjekjet e Koresë së Veriut për të shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe “e mbrojnë” atë nga llogaridhënia, tha Thomas-Greenfield.

“Fshehja e të vërtetës nuk e ndryshon këtë. Shpërblimi i sjelljes së keqes vetëm e inkurajon atë”, tha ajo për gazetarët. “Ne u bëjmë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojë kursin dhe të nxisin Phenianin që të zgjedhë diplomacinë dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve e të angazhohet në një dialog konstruktiv”.

Uashingtoni do të punojë me Korenë e Jugut, Japoninë dhe partnerët e tjerë në Këshillin e Sigurimit “për të gjetur mënyra kreative” që të vazhdohet monitorimi i sanksioneve dhe punëve të tjera që kryheshin nga paneli, tha Thomas-Greenfield.

Pas vizitës në Zonën e Çmilitarizuar, ambasadorja amerikane u takua me disa të rinj që kanë ikur nga Koreja e Veriut.

Thomas-Greenfield ka nisur vizitën e saj në Korenë e Jugut të dielën dhe është takuar me presidentin, Yoon Suk Yeol, dhe me ministrin e Mbrojtjes, me të cilët ka diskutuar për mënyrat se si të pengohen programet e armëve të Koresë së Veriut.

Më pas, ambasadorja amerikane do të vizitojë Japoninë, ku pritet të takohet me familjet e qytetarëve japonezë që u rrëmbyen nga Koreja e Veriut më 2000, dhe do të vizitojë Nagasakin, qytetin që SHBA-ja kishte sulmuar me bombë bërthamore më 1945./REL

Një tjetër i burgosur izolohet në regjimin e posaçëm ’41 bis’, ja për kë bëhet fjalë

Erion Veizi, që akuzohet se ka vrarë një polic në vitin 1999, është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Erion Veizi është arrestuar më 1999 për vrasjen e një efektivi dhe një tjetër personi në Tiranë. Ai u prangos së bashku me tre shtetas të tjerë.

Në atë kohë u arrestuan Erion Veizi, Enton Tahiri, Shpëtim Lala 29-vjeç dhe Xhevahir Muça 35-vjeç.

Të dyshuarit akuzohen se kanë vrarë efektivin Azem Meshini më 4 Qershor 1999 pranë shinave të trenit.

Ndërsa dy të akuzuarit Veizi dhe Tahiri akuzohen dhe për vrasjen e shtetasit Dardan Gostivari, i cili ishte vrarë një ditë para policit.

Nga jeta sedentare te qëndrimi gjatë para ekranit, katër zakone që rrisin nivelin tuaj të stresit

Ndonjëherë, zakonet që përvetësoni në jetën tuaj të përditshme ju bëjnë të ndiheni më të stresuar. Koha që kaloni para celularit, koha që humbisni duke menduar negativisht, jeta sedentare, por edhe gjërat “më të vogla” në përditshmërinë tuaj shkaktojnë më shumë probleme.

Ankthi është një ndjenjë shumë normale, por shumë e padëshiruar. Ka 4 zakone kryesore që duket se shkaktojnë shumicën e problemeve të lidhura me ankthin, sipas psikoterapistes Julia Childs Hale.

Jeta sedentare

Nuk po e lexoni këtë për herë të parë, por jeta sedentare shoqërohet me ankth dhe depresion. Pra, duhet ta shmangni atë. Dhe nuk keni pse të jeni në palestër për orë të tëra, thjesht përpiquni t’i kujtoni vetes të lëvizni. Shtoni një shëtitje 30 minuta para dhe pas punës. Çdo hap i vogël ka rëndësi.

Katastrofimi

Katastrofizimi, domethënë të mendosh për skenarin më të keq të mundshëm dhe të besosh se ky skenar ka më shumë gjasa të ndodhë, është gjëja më e keqe që mund të bësh. Skenari më i keq zakonisht nuk ndodh, por një model i të menduarit katastrofik mund t’ju bindë se do të ndodhë. Dhe po, e gjithë kjo “nxjerrë” stresin tuaj tashmë ekzistues.

Koha e tepërt para ekranit

Hulumtimet aktuale tregojnë se sasia e madhe e kohës që njerëzit kalojnë para një ekrani mund të shoqërohet me ankth dhe depresion. Megjithatë, shumë punojnë në fusha që objektivisht nuk mund të funksionojnë pa një ekran. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nëse kaloni edhe 8 orë në punë para kompjuterit, atëherë mos u ulni në divan me celular me orë të tëra kur të ktheheni në shtëpi. Më mirë dilni për një shëtitje.

Mos vendosja e kufijve në punë

Është e mahnitshme të bësh një punë që të emocionon. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta vendosni veten poshtë. Puna të konsumon pjesën më të madhe të kohës gjatë javës, kështu që mendimi për të gjetur mënyra për të kuptuar veten jashtë punës mund të duket si një detyrë më shumë, por nuk është ashtu. Është mënyra më e mirë për të kuptuar me të vërtetë se kush jeni.

“Rusia duhet të paguaj” Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm

Kryetari i PD Lulzim Basha mbajti fjalën e tij sot në Asanblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka kërkuar votën e abtarëve për rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj.

Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës” ka theksuar në fjalën e tij zoti Basha

Më tej ai theksoj se “Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombëtar, ku do të depozitohen të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuara, duke siguruar transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve që duhet të përdoren për kompensimin për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombëtar për pretendimet mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës”

Kryetari i PD Lulzim Basha theksoj se Rusia duhet të paguaj dhe vendimi i sotëm tëshërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm

“Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.

Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë:
të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus”,- u shpreh Basha në fjalën e tij

Z. President,
Kolegë të nderuar,
Shkëlqesia Juaj, Z. Kryetar i Parlamentit të Ukrainës,

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi sulmin për pushtimin e Ukrainës pa asnjë provokim, sulmi më i madh ndërkombëtar që prej vitit 1942. Lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë ka shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje katastrofike për popullin dhe shtetin ukrainas, ka rezultuar në humbje të rënda humane dhe materiale dhe në shumë krime lufte. Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar ndërkohë një urdhër arresti për Presidentin rus në lidhje me deportimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj.

Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës.

Asetet tashmë të ngrira të shtetit rus duhet të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Shtetet që i mbajnë ato duhet të bashkëpunojnë për transferimin e të gjitha këtyre aseteve shtetërore ruse në një Mekanizëm Kompensimi Ndërkombëtar.

Këshilli i Europës e ka ngritur tashmë një Regjistër të Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Sot ne do të votojmë për themelimin e një mekanizmi kompensimi ndërkombëtar, nën Këshillit të Europës, për të adresuar në mënyrë të plotë dëmet e shkaktuara ndaj personave fizikë dhe juridikë, si dhe ndaj shtetit të Ukrainës për shkak të veprimeve të paligjshme të Federatës Ruse gjatë sulmit të saj të paligjshëm në Ukrainë;

Që nga fillimi i agresionit, Asambleja jonë ka miratuar unanimisht një sërë tekstesh që dënon agresionin brutal të Rusisë, aspektet dhe pasojat e tij. Që nga shkurti i vitit 2022, disa vende kanë ngrirë mbi 300 miliardë dollarë në asete shtetërore ruse.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar tashmë krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për kompensimin e Ukrainës për humbje, dëme dhe lëndime të pësuara gjatë luftës. Më pas, Këshilli i Europës ka themeluar në maj edhe Regjistrin e Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Detyrimi për të paguar kompensime për shkeljen e ligjit ndërkombëtar është i mirënjohur. Asetet sovrane ruse duhet të konfiskohen dhe të transferohen në një mekanizëm kompensimi ndërkombëtar, i ngritur nën ombrellën e Këshillit të Europës nga anëtarët dhe shtete jo-anëtare jashtë saj. Pastaj, këto asete do të përdoren për të kompensuar Ukrainën, entitetet e prekura si dhe personat juridikë dhe fizikë, për dëmet e shkaktuara nga veprimet e paligjshme të Federatës Ruse që shoqërojnë sulmin e saj të paligjshëm.

Vetëm aktivet shtetërore ruse do të preken. Kompensimi do të sigurohet përmes një mekanizmi ndërkombëtar, në të cilin shtetet e interesuara do të transferojnë asetet shtetërore ruse që janë aktualisht nën juridiksionin e tyre.

Mekanizmi do të ketë autoritetin dhe kapacitetin për të pranuar dhe shqyrtuar pretendimet nga Ukraina dhe palët e tjera të lënduara – publike dhe private – dhe për të shpërndarë kompensimin e përshtatshëm për këto pretendime në përputhje me standardet dhe procedurat e pranuara ndërkombëtare.

Kolegë të nderuar,

Përballë agresionit dhe pushtimit rus në Ukrainë, i cili është një shkelje flagrante e detyrimeve ndërkombëtare të një shteti, e drejta ndërkombëtar lejon shtete të tjera të përgjigjen me kundërmasa.

Kundërmasat ligjore janë masa që do të ishin të paligjshme nëse do të vendoseshin kundër një shteti të pafajshëm, pra që nuk ka shkelur detyrimet e tij ndërkombëtare. Por ato lejohen nëse merren kundër një shteti fajtor, me qëllim që të bindin shtetin fajtor të ndalojë veprimet e paligjshme dhe të përmbushë detyrimin e tij për të kompensuar palën e dëmtuar.

Shtetet e treta, pra, shtetet që nuk janë lënduara drejtpërdrejt nga sjellja e shtetit fajtor, lejohen nga ligji ndërkombëtar të marrin kundërmasa kolektive kundër shtetit fajtor, në këtë rast Rusisë, për shkelje të rënda të detyrimeve të saj.

Gjithashtu, shtetet që janë ndikuar posaçërisht nga veprimet e paligjshme të Rusisë, ose dëmtuar në mënyrë të përmbajtshme nga kërcënimet, kostoja ose shkatërrimet që këto veprime kanë shkaktuar, mund të bashkohen në kundërmasat e vendosura nga shtetet e tjera për këto motive.

Si një përgjigje e shpejtë ndaj invazionit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë, disa shtete ku janë vendosur asete shtetërore ruse, morën hapat për tí ngrirë ato asete në mënyrë që ato të mos jenë në dispozicion për të financuar luftën e paligjshme të Rusisë. Pa veprimet fajtore të Rusisë, ngrirja e aseteve të saj do të ishte e paligjshme për çdo shtet.

Ngrirja e këtyre aseteve përmban kundërmasa ligjore të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se sjellja e paligjshme e Rusisë, që ishte dhe arsyeja për ngrirjen e ketyre aseteve, nuk ka ndalur edhe pas një serie të gjatë kritikash dhe paralajmërimesh, duke përfshirë disa rezoluta të Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së, koha ka kaluar për të hedhur hapat e mëtejshëm.

Me votën tonë sot:

Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombëtar, ku do të depozitohen të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuara, duke siguruar transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve që duhet të përdoren për kompensimin për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombëtar për pretendimet mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës.

Anëtarë të nderuar të Asamblesë,

Nuk ka asnjë dyshim mbi paligjshmërinë e invazionit të Rusisë në Ukrainë, pushtimit të territorit ukrainas dhe aneksimin e paligjshëm rtë pjesëve të mëdha të saj. Me këto veprime, Rusia ka shkelur rregullat më themelore të të drejtës ndërkombëtare. Këto rregulla janë kolonat e rendit ndërkombëtar të pas-luftës së dytë botërore; në të vërtetë, ato janë të pazëvendësueshmë për themelet mbi të cilat është ndërtuar i gjithë rendi ynë botëror i rregullave.

Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.

Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të të palëkundur në qëllimin tonë:
të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm.
Dhetë mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus.

Kush e çoi drejt pushkatimit inxhinierin e njohur! Historia e gjeologut të vrarë në ’76-n! Si e akuzuan për “sabotim në sektorin e naftës” dhe “agjitacion e propagandë”

Industria e naftës ishte një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më fitimprurës të ekonomisë, në të cilën regjimi komunist, pas shtetëzimit të kompanive italiane në vitin 1945, vendosi të niste kërkimet dhe shfrytëzimin e saj me ndihmën e specialistëve të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1949, u mor vendimin për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit të Naftës, në Kuçovë, ndërsa në vitin 1965 u ngrit Instituti i Naftës menjëherë pas prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik. Përpjekjet e inxhinerëve dhe specialistëve shqiptarë në vite, bënë që prodhimi i naftës e gazit të arrinte pikun në vitin 1974, me 2,248,227 tonë. (Sipas AKBN).

“Nafta çan bllokadën” propagandonte regjimi, ndërsa për çdo avari në këtë sektor bënte gati goditjen e radhës, duke ndëshkuar inxhienerët që më parë kishin zbuluar tonelata naftë dhe ishin nderi i këtij sektori. Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesie, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët: Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur. “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, shkruhej në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve një vit më parë. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj.

FATI TRAGJIK

Koço Plaku, lindi në vitin 1929, në fshatin Hoçisht të Rrethit Korçë. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U arrestua më datën 25 mars 1975. Me vendim nr. 13, datë 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, sabotim, agjitacion e propagandë», dhe për këtë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskim të pasurisë së tij, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të drejtave për mbajtjen e dekoratave.

Që nga viti 2017, Bashkimi Europian po e mbështet Shqipërinë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, sjell edhe histori ndërgjegjësuese të shqiptarëve që kanë vuajtur pasojat e këtyre ngjarjeve. Para pak ditësh BE ndau në rrjetet sociale historinë e Jovan Plakut i cili e pa imazhin e babait të tij për herë të parë në një fotografi të fshehur në një gardërobë të kyçur. Ishte 6 vjeç, nuk e kishte takuar kurrë dhe në shtëpi nuk ia përmendnin emrin. Jovani është djali i Koço Plakut, inxhinier i ekzekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1976, pas një procesi gjyqësor të njohur si “Grupi i naftës”, ku dy inxhinierë u dënuan me vdekje dhe gjashtë të tjerë me burgim. I akuzuar për “sabotim në sektorin e naftës” dhe “agjitacion e propagandë”, trupi i Koço Plakut nuk iu dha kurrë familjes së tij pas ekzekutimit.

Ai dhe bashkëshortja u divorcuan pas arrestimit të tij, për të shmangur dënimin dhe internimin e gruas dhe djalit të tyre. Për shkak të divorcit, Jovani dhe nëna e tij nuk u informuan kurrë zyrtarisht për fatin e Koço Plakut. Deri në rënien e regjimit komunist, Jovani dhe e ëma kishin ende një shpresë të zbehtë se Koço Plaku ishte gjallë në ndonjë burg diku. Pastaj miqtë e babait të tij u liruan nga burgjet dhe nuk pati më vend për dyshim. Ai ndjeu se kishte një detyrë tjetër: gjetjen e eshtrave të të atit për t’i bërë një varrim të denjë. Koço Plaku është një ndër gati 6.000 personat e zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Nuk dihet numri i saktë, por organizatat vlerësojnë se janë rreth 6 mijë shtetas shqiptarë që janë ekzekutuar, kanë vdekur në burgje apo kampe pune, eshtrat e të cilëve nuk u janë dhënë kurrë familjeve të tyre dhe as nuk janë gjetur pas rënies së regjimit. Ata u varrosën në vende të panjohura, ndonjëherë në varre masive pa shenja që do të identifikonin praninë e një varri. Deri në vitin 2018, shumë familje kanë kërkuar privatisht eshtrat e të afërmve, madje disa kanë arritur t’i gjejnë. Mirëpo, mijëra të tjerë si Jovan Plaku nuk i kanë gjetur, me gjithë përpjekjet dhe kërkimet e tij 30-vjeçare në vende të ndryshme.

Mbështetja e BE lidhet me fuqizimin e kapaciteteve teknike të Autoritetit të Dosjeve, prerogativat ndërgjegjësuese, si dhe duke rritur rolin e saj koordinues. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka zbatuar dy projekte për një total prej rreth 1 milion euro kontribute të BE-së. Në shkurt 2024, nisi një projekt i ri “Mbështetja e drejtësisë tranzitore dhe ballafaqimi me të kaluarën në Shqipëri” me ICMP-në, që synon të rrisë angazhimin e institucioneve të shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur si trashëgimi e së kaluarës dhe rritjen e kohezionit social në Shqipëri.

Dimër në prill/ Mbrojtja Civile apel për kujdes: Ja qarqet më të rrezikuara, do ketë përmbytje

Harroni temperaturat e larta dhe fundjavën në bregdet. Nga sot, i gjithë vendi do të preket nga reshjet e shiut që do të intensifikohen gjatë të mërkurës duke sjellë pasoja në disa qarqe të vendit.

Më shumë detaje për motin që na pret ka dhënë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila ka nënvizuar me të kuqe të gjithë qarqet që do preken nga shiu. Sipas AKMC, më problematike do të jenë zona e Veri-Perëndimit dhe përgjatë gjithë vijës bregdetare në Perëndim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës. Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

•Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës.
• Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.
• Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
• Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Në datën 18.04.2023, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. Ne ju kujtojmë se siguria e çdo qytetari është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane

Në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, i cili i ka shprehur mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën.

“Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.
Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.” – shkruan Basha.

Më poshtë postimi i plotë:

Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.
Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.

Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, FSHF zbulon datën dhe stadiumin ku do të luhet

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datën, orën dhe stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2023/2024. Takimi final do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

 

Kupa e Shqipërisë ndodhet në fazën gjysmëfinale dhe deri më tani janë luajtur vetëm takimet e para. Kukësi është një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë pasi ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Tiranës 2-0. Ndërsa Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finale pasi triumfoi në sfidën e parë ndaj Vllaznisë minimalisht 1-0.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset në takimet e dyta gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa Vllaznia – Egnatia në orën 18:00.