28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal, as s’kam pasur arsye ta takoj! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.” tha Dumani në një reagim për Report Tv.

I ftuar dje në emisionin “Opinion” kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë televizive tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.

“SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019, sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.

Lajmi ne perditesim…

VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

Një zjarr i madh ka shpërthyer herët në mëngjes (16 prill) në godinën e vjetër të Bursës së Kopenhagës në Danimarkë, e cila po i nënshtrohej punimeve restauruse në javët e fundit.

Konehages

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale flakët kanë kaluar mbi çati, ndërsa sipas raportimeve, bishtat e dragoit, dekorimi ikonë i kësaj ndërtesë u shemb në rrugë, gjysmë ore pasi nisi zjarri.

Zjarri në ndërtesën, e cila njihet si Borsen, ka shpërthyer rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa forca zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi duke ndaluar edhe kalimin e automjeteve në atë zonë.

Sipas informacioneve, një nga pengesat më të mëdha me të cilën po përballen forcat zjarrfikëse janë skalat e ngritura rreth ndërtesës. Në ndërtesë janë futur njerëz për të “shpëtuar” disa nga pikturat dhe veprat e artit që ndodhen brenda.

 

Borsen është një nga ndërtesat më të vjetra në Kopenhagë, e ndërtuar në vitin 1625. Ndërtesa tani strehon Dhomën Daneze të Tregtisë dhe ofrohet gjithashtu mundësia për të marrë me qira ambientet e saj për ngjarje zyrtare.

Ish-trajneri Hafizi kritikon mënyrën e lojës së kuqebluve: Kampionat absurd, Vllaznia rrezikon shumë

Astrit Hafizi është nga ata ish-trajnerë që ka fituar titullin kampion me Vllazninë, pikërisht në sezonin 1991- 1992, atëherë kur problemet në vendin tonë kanë qenë nga më të ndryshmet.

Shkodrani që ka drejtuar edhe Kombëtaren kuqezi është kritik për mënyrën se si po shkojnë gjërat për Vllazninë, por jo vetëm. Ai e konsideron “Final 4” si një formulë të shpikur nga FSHF-ja, që ka zhdukur tifozët. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 70-vjeçari theksoi se ky kampionat nuk të ngjall asnjë emocion. Ish-trajneri e shikon të rrezikuar ekipin kuqeblu për synimet që ka. Sipas tij, skuadra është pa ide dhe i mungon freskia fizike, por në të njëjtën kohë i duhet një mënyrë tjetër motivimi për të arritur te qëllimi final.

Profesor, si e shikoni kampionatin në tërësi deri në këtë pikë dhe a ka diçka që ju bën përshtypje?

Një kampionat i pakuptimtë, pa interes dhe pa asnjë emocion. Pra, një kampionat që nuk të argëton dhe me tifozë në zhdukje, aq më tepër prej formulës së gjetur nga FSHF-ja për këtë sezon.

Të flasim për Vllazninë. Si e shpjegoni ngërçin që ka pasur në këto 5 ndeshjet e fundit, ku ka pësuar tri humbje dhe ka marrë dy barazime?

Vllaznia pa na habit me atë çfarë po tregon. Bën një loje pa ide, pa shpirt dhe e shoh indiferente. Mbi të gjitha, më duket pa freski fizike!

Sa rrezikon tani që po afron dhe pjesa më e rëndësishme e sezonit, pasi ishte skuadra më stabël deri pak javë më parë?

Shumë rrezikon, duke parë edhe kalendarin. Nëse nuk shkundet nga trajnerët dhe stafi drejtues, do ta ketë shumë të vështirë. Duhet të reagojnë sa më shpejt, sepse nuk ka kohë.

Po në Kupë si e shikoni, mund ta përmbysë Egnatian për të shkuar në finale?

Që Vllaznia të përmbysë Egnatian dhe të kapë finalen, i duhet të japë 120 %, aq më tepër që kanë përballë një kundërshtari i cili moralisht, teknikisht, fizikisht dhe taktikisht, për momentin është më mirë sesa skuadra shkodrane. Vllaznia duhet të besojë dhe të shpresojë te kualifikimi, për të justifikuar emrin e madh që ka. Asgjë nuk është e pamundur.

A mund ta kthejë Vllaznia titullin në Shkodër pas shumë vitesh?

Të përfundojë një herë kampionat në katërshe, se çdo gjë mund të ndodhë me këtë formulë të shpikur.

Ju mendoni se ky është sezoni i duhur për të shpresuar titullin?

Kështu si po paraqitet jo. Duhet një mënyrë tjetër motivimi nga të gjithë për të arritur qëllimin final. Një titull para 2-3 vitesh i iku nga dora për këtë arsye që ndodhin edhe sot.

“Metamorfoza”/ SPAK i komunikon akuzat ish-prokurorit të Kukësit, ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka! Veçohet çështja për “mbretin e kumarit”, Ervis Martinaj

Ndonëse u konsiderua si një prej operacioneve më të bujshme në vend, edhe pse shumica prej anëtarëve të grupit kriminal u larguan jashtë vendi, “Metamorfoza” po shkon drejt mbylljes së hetimeve.

 

Biznesmeni i njohur, Pëllumb Gjoka; ish-kryepolici i Operacionales Oltion Bistri; ish-prokurori Kukësit, Xhevahir Lita, ish-punonjësi i policisë, Ardit Hasanbegaj dhe kreu që menaxhonte këta persona, Behar Bajri, do të përballen me gjykimin mbi një mori akuzash të rënda, që SPAK i ka dokumentuar përgjatë fazës së hetimit.

Ajo që bie në sy lidhet me faktin që ish-prokurori Lita nuk do të hetohet si pjesëtar i organizatës kriminale, po ashtu edhe Oltion Bistri, ish-kreu i Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, nuk do të dënohet për “shpërdorimin e detyrës”, por SPAK thotë se ai ka dekonspiruar operacione. Po ashtu, Bistri do të gjykohet edhe për pastrim parash, pasi pak javë më parë SPAK gjurmoi pasuritë e ish-kryepolicit të Operacionales.

KOMUNIKIMI I AKUZAVE

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka bërë me dije se është drejt mbylljes së hetimeve ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, që qendrën e kishte në Shkodër, por disa prej elementeve më funksionalë të grupit vepronin edhe në Tiranë e madje afër kupolës së Policisë së Shtetit.

Burimet zyrtare nga SPAK saktësojnë se ka nisur komunikimin e akuzave për personat nën hetim, ku deri më tani mësohet se është bërë për biznesmenit Pëllumb Gjoka, për ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri, të cilit në këtë fazë i është hequr akuza për shpërdorim detyrës, teksa akuzohet vetëm për korrupsion. Gjithashtu, pjesë e dosjes është edhe ish-zyrtari i policisë, Ardit Hasanbegaj, cili dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri në planin e vrasjes së Ibrahim Licit dhe Dorjan Dulit. Për ish-prokurorin e Shkodrës, njëherësh ish-drejtues i akuzës në Kukës, Xhevahir Lita, ka rënë akuza për grup kriminal, teksa akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Vijimi i komunikimit të akuzës po bëhet së fundmi për anëtarët e tjerë të grupit që ranë në pranga. Ndërkohë për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Mësohet se prokuroria ka nisur letërporosi rreth disa detajeve shtesë të zbuluara gjatë hetimeve dhe bisedave që kanë kryer anëtarët e grupit përmes aplikacioneve “Encro Chat” dhe “SKY ECC”. Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit në Vaun e Dejës, planin e vrasjes së ish-policit të burgjeve, Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës dhe një sërë atentatesh të tjera. Gjithashtu, Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

PËRGJIMET NË DOSJE

Vetë SPAK në morinë e hetimeve që publikoi në media përgjatë hetimeve të grupit kriminal, ku ishin përfshirë funksionarë të lartë të sistemit të drejtësisë, tregoi se nga dosja e “SKY” zbardhej edhe më shumë roli i drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili akuzohet se ka nxjerrë nga burgu dhe bashkëpunonte ngushtë me Behar Bajrin.

Në dosje u tha më herët se ka përgjime, të cilat i përkasin kohës kur Lita ishte ende prokuror në Shkodër dhe nuk ishte transferuar. Këtij i referohen me emrin “Xhev”. Lita njofton Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim dhe i çon mesazh ku i shkruan:

“Ka dalë në kërkim, me Shehu… se po ta kapin… deri në tetor krynë punë…”.

Ndërkohë më datë 28.07.2020, prokurori njofton Bajrin që të shkojë te një lokal ku kishin drekuar së bashku: “Kam lënë syzet aty… ku hëngra bukë poshtë…”. Po në vitin 2020 i shkruan Bajrit dhe i premton se dosjen “Drini” do ta mbyllë ai, por pa u transferuar, pasi nëse ndodh e kundërta, askush tjetër nuk mund ta bëjë.

“Desha ta mbyll unë, se mund të transferohem dhe ngel pastaj e nuk ta bën kush. Problemi është më shumë tek ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin… se ty po ta kaloj… nuk është punë telefoni… duhet me dhënë deklarim… të shikojë mundësinë që të vij…”.

Ndërkohë Bajri, me kodin TIV9E3 e njofton se nesër do e marrë në telefon dikush dhe po ia pret biletën “Drinit”, por nuk e sqarojnë edhe më gjatë se çfarë kërkojnë dhe pse. Sakaq, konkretisht më datë 17.10.202, prokurorit Lita i ka ardhur një dosje në emër të ‘Gent Vaso’, ndërsa pyeste Bajrin për faktin nëse e njihte apo jo. Ky i fundit i kthen përgjigje, ndërsa i sugjeron dhe se si të veprojë, duke ia kthyer masën e sigurimit ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Dyshohet se biseda e bërë nga Behar Bajri (Brajoviq) nënkupton që ofrohen para në rast të caktimit të masës së sigurimit ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i sugjeron prokurorit që të takohet me vëllain e Vasos. Më pas, prokurori i dërgon një mesazh Bajrit për rastin e ‘Drinit’. “Edhe këtë të atij, përtej të mos e lë mbas dore t’i vihemi e ta bëjmë se nuk është e lehtë…. T’i pyesim njerëzit dhe të bëjmë siç duhet, se mund të lëviz pz dhe nuk e bën kush…”.

Një jetë – tre luftëra!/ Heroi i tre lufterave rikthehet si sfinks në vendlindje!

Nga Azgan Haklaj

Prej më shumë së dy dekada me gjithë mundësitë e mija njerëzore e politike i jam përkushtuar jo vetëm ndriçimit të veprës së Tahir Tahir Sinanit por edhe përjetësimit të tij në Malësinë e Gjakovës, Tropojë me një vepër monumentale të denjë për përmasat e heroizmit të tij.
Ishte komandant i luftës dhe lideri i paqes e integrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti i cili në thjeshtësinë e fjalës kishte përmbushjen e premtimit që mundësoi përsonalisht rikthimin në vendlindje të Gjeneralit Hero Tahir Sinani të derdhur në bronx me madhështinë që i takon për tu përjetësuar me malet e Shkelzenit e Jezercës.
Dhe jo rastësisht zgjodhëm datën 5 Maj 2024.
Është Dita e Deshmoreve të Kombit.
Në vigjilje të ditëlindjes së Heroit Kombëtar, simbolit kombëtar e personofikimit shtetëror Gjergj Kastrioti (Skenderbeu).
E pikërisht në vigjilje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 25 -vjetorit të çlirimin të Dardanisë, Kosovës.
Në javën e Europës.
Tahir Sinani nuk është vetëm ushtaraku i përgatitur që kontriboi me profesionalizmin e tij në tre luftëra çlirimtare në trojet amëtare por së pari është sinjali i qartë se përballë rrezikut ne regojmë si një komb dhe një qëndrim do të kemi kudo ku jetojmë e kudo ku jemi.
Malësia e Gjakovës, Tropoja është vendi i heronjëve për çeshtjen kombëtare për lirinë e demokratizimin e tyre ndaj do ketë përgjithmonë një vënd nderi për Tahir Sinanin.
Ai jo vetëm do vlerësohet individualisht për kontributin deri në sublimitet por do shërbejë si vend pelegrinazhi e refleksioni për genin tonë historik për brezat që vijnë.

“Kanë pasur paratë e popullit në dorë”, Ngjela shpërthen ndaj Kryemadhit dhe Metës: Të tregojnë si…

Avokati Spartak Ngjela, tha i ftuar në “Breaking”, në “Top News” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se të ishin në pushtet dhe sa kanë pasur pas, dhe të tregojnë si e kanë bërë këtë pasuri.

Para pak ditësh është thërritur nëna e Monika Kryemadhit, për të dhënë shpjegime mbi pasurinë, çfarë ecurie ka pasur dosja?

Nuk di gjë unë, ata janë sekret hetimor. I gjithë korrupsioni i lartë shtetëror do të shkojnë drejt proceseve penale. Nuk janë vetëm këta të dy.

Më trego sa para ke pasur dhe me sa ke dalë pasi ke qenë kryeministër, etj. Kjo është arsye juridike e penalitetit në gjithë botën, për ata që kanë pasur paratë e popullit në dorë.

Këta nuk kanë pse lodhën, të tregojnë shqiptarëve si e kanë bërë pasurinë. SPAK nuk drejtohet nga shqiptarët, drejtohet nga Uashingtoni, nuk ndërhyn dot as Rama, as Parlamenti”, tha Ngjela i ftuar në “Breaking”, në “Top News”.

A ka tentativë për të ndërhyrë në SPAK?

Nuk e di nëse ka apo jo tentativa, SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, kështu deklaroi dhe Blinken, sepse ka shkatërruar gjithë sistemin shoqëror. Sepse ka goditur ekonominë, është nga të dy krahët. Unë pres që politika amerikane të mbaj fjalën e vet, vetëm ata e kanë në dorë”, deklaroi Ngjela.

PD, Marku: Bashkitë Elbasan dhe Kolonjë, i hapin rrugë projekteve abuzive. Procedura në kundërshtim me ligjin

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin, Alfrida Marku, u shpreh se “bashkitë Elbasan dhe Kolonjë, në 2 javët e fundit i kanë hapur rrugë projekteve abuzive, duke zhvilluar në kundërshtim me ligjin procedurat për dhënien në përdorim dhe asgjesimin e 352 hektarëve pyje dhe kullota”.

“Bashkia Kolonjë, në 3 tenderat e zhvilluar më datë 29 shkurt 2024, ka shpallur fitues operatorët e vetëm në garë, që sipas QKB rezultojnë subjekte që nuk plotësojnë kriteret financiare për të ndërtuar impjanteve fotovoltaike apo eolike.” – tha më tej ajo.

 

DEKLARATA E SEKRETARES PËR PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN NË PD, ALFRIDA MARKU

Të nderuar qytetarë !

Abuzimet me pronën publike, shpërdorimi i taksave të qytetarëve, tendera fiktiv e në shkelje të rregullave të prokurimeve publike, operatorë ekonomik pas të cilëve fshihen qëllime abuzimi në bashkëpunim edhe me zyrtarë të institucioneve, mungesa e shërbimeve, investimet jo cilësore, janë dështime me dashje të përditshme të Bashkive në vendin tonë.

Sikurse kemi denoncuar dhe më herët, Parqet fotovoltaike dhe eolike, ku mijëra hektar nga fondi i pyjeve dhe kullotave pronë publike po jepen në përdorim nga Bashkitë, Projekte këto në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të rezultojnë skandale të mëdha abuzimi dhe korrupsioni, sikurse Inceneratorët.

Në vetëm 2 javët e fundit, Bashkitë Elbasan dhe Kolonjë, i kanë hapur rrugë projekteve abuzive, duke zhvilluar në kundërshtim me ligjin procedurat për dhënien në përdorim dhe asgjesimin e 352 hektarëve pyje dhe kullota, respektivisht 228 hektar në Elbasan dhe 124 hektar në Kolonjë: ku secili subjekt konkuron në mënyrë fiktive, i vetëm dhe i porositur, në tendera të zhvilluar në të njejtën date e ku janë paracaktuar fitues.

Për më tepër, Bashkia Kolonjë, në 3 tenderat e zhvilluar më datë 29 shkurt 2024, ka shpallur fitues operatorët e vetëm në garë, të cilët sipas të dhënave të publikuara në regjistrin e QKB, rezultojnë subjekte që nuk plotësojnë kriteret ekonomike dhe financiare për të zhvilluar projekte për ndërtimin e impjanteve fotovoltaike apo eolike.

Konkretisht, operatorët ekonomik “Gramozi Green Energy” sh.p.k, “Get Solar Solution” sh.p.k, dhe “Erseka Solar Park” sh.p.k, të shpallur fitues nga Bashkia Kolonjë, për përdorimin e respektivisht 40, 50, dhe 34 hektarëve pyje e kullota, rezultojnë subjekte të themeluar në periudhën qershor-tetor 2023, dhe me kapital themeltar, secili vetëm 100 mijë lekë.

Këto dhe raste të tjera janë pjesë që plotësojnë skandalin e radhës të kësaj qeverisje.
Mbi sa më sipër, duke risjellë në vëmendje rastet e tjera të denoncuara nga Partia Demokratike, të zhvilluara apo në proces, edhe në Bashkitë Lezhë, Shkodër, Lushnje, Divjakë, Durrës, Vlorë, Vau i Dejës, Klos, u bëjme thirrjë autoriteteve kompetente, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Institucioneve të Drejtësisë të verifikojnë ligjshmërinë e këtyre projekteve, procedurën e ndjekur, historikun e subjekteve dhe kapacitetin e tyre ekonomik, financiar dhe teknik, dhe të vënë para përgjegjësisë çdo rast abuzimi.
I bëjmë thirrje cdo zyrtari të ndershëm që shërben në Institucionet shtetërore vendore apo qëndrore, të denoncojë cdo rast abuzimi për të cilin ka dijeni apo gjendet nën presion, duke i bërë kështu shërbimin më të mirë vendit: Luftën kundër korrupsionit ! Mbrojtjen e interesave të qytetarëve !

Ju faleminderit !

Për pension të plotë duhet punuar 38 vjet, por pensionistët e rinj kishin mesatarisht 26.8 vite kontribute!

Periudha kontributive e pensioneve të reja po vjen në ulje nga viti në vit, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kushtit për të përfituar pension të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, personat që dolën në pension vitin e kaluar kishin mesatarisht 26.8 vite punë me sigurime nga 38 vite që duheshin për të përfituar pension të plotë. Në vitin 2014 kur nisi të zbatohej reforma e pensioneve, vitet mesatare kontributive ishin 33.4 dhe në vitin 2010 ishin 39.

Kjo ecuri po tregon se pjesa dërrmuese e pensionistëve të rinj, që futen në skemën e pensioneve, nuk plotësojnë kriteret që ligji ka për përfitimin e pensionit të plotë. Kjo dukuri bën që pensionistët e këtij brezi të paguhen më pak se ata që dolën në pension 10 vite më parë.

Vitin e kaluar 50% e totalit të pensioneve të pleqërisë ishin të pjesshme, një tregues që po rritet vit pas viti.

Ekspertët në sigurimet shoqërorë pohojnë se tani po del në pension brezi që ka punuar 30 vite në tranzicion dhe nuk ka paguar sigurime.

Shkalla e mbulimit me sigurime në popullsinë në moshë pune është shumë e ulët në Shqipëri. Për shembull, në vitin 2023, sipas Institutit të Statistikës 1.86 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç. Prej tyre vetëm rreth 44% ishin kontribuues në skemën e pensioneve dhe rreth 56% e popullsisë në moshë nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë.

Midis të vetëpunësuarve, një numër i vogël kontribuon në skemën rurale, ndërsa të vetëpunësuar të tjerë kontribuojnë në skemën kryesore dhe përbëjnë vetëm 10% e totalit të kontribuuesve, teksa vetëpunësimi zë gati 30% të punësimit total në vend. Shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve ngre rrezikun për rritjen e fortë të pensioneve të pjesshme në të ardhmen.

Në njërën anë, pensionistët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër, vit pas viti, bashkë me moshën e daljes në pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Vitin e kaluar duheshin 38 vite sigurime për të përfituar pension të plotë dhe deri në vitin 2032 do të duhen 40 vite për të përfituar pension të plotë.

Por me ritmet aktuale, pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal.

Pensionistet, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit./B.Hoxha/Monitor

I ashtuquajturi ‘Mbreti shqiptar i TikTok’, Aleks Visha, pretendon se është drejtuesi i një perandorie droge në Mbretërinë e Bashkuar! Çfarë zbuloi media britanike

I ashtuquajturi ‘Mbreti shqiptar i TikTok’, Aleks Visha, pretendon se është drejtuesi i një perandore droge në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Në videot Live në Instagram e TikTok, Aleksi Visha shihet teksa u mburret për numrin e fermave të kanabisit që ai ka në Britani të famshmëve të tjerë në internet nga kombi ballkanik, shkruan media britanike.

“Unë prodhoj 1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj”, mburret ai me një ndjekës në rrjetet sociale.

Në video të tjera, Aleks Visha thërret vëllain e tij, Dor, për të festuar korrjen e bimëve të kanabisit që dyshohet se ka kultivuar në Britani.

Përveç mburrjes për perandorinë e tij të drogës, Express zbuloi video ku Aleks bën një turne virtual në një fermë kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2022, Daily Mail publikoi foto nga një video Live në Instagram ku shqiptari dyshohet se fliste nga një telefon celular kontrabandë në burgun Wandsworth, ku media britanike pretendonte se ai u tha ndjekësve se “urren Britaninë dhe policinë e saj”.

Express zbuloi se, pavarësisht mburrjes në internet për zotërimin e fermave të shumta të kanabisit, Aleks ka qenë në gjendje të vazhdojë të udhëtojë në Britani, duke i dokumentuar paturpësisht këto udhëtime në mediat sociale. Në fillim të këtij muaji ai ndau imazhe nga Leicester, Londër dhe Aeroporti Luton.

Instagram dhe TikTok refuzuan të komentojnë veprimet e Aleks Vishës dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim të dukshëm ndaj llogarive të tij që kur Express i ka kontaktuar.

Agjencia Kombëtare e Krimit u shpreh se “ndjek dhe pengon grupet e krimit të organizuar që paraqesin rrezikun më të madh për sigurinë dhe ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne punojmë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, për të kuptuar kërcënimin, për të identifikuar të dyshuarit dhe rrjetet më të dëmshme dhe në fund të fundit për të mbrojtur publikun e Mbretërisë së Bashkuar nga krimi i rëndë dhe i organizuar”, shtoi një zëdhënës.

Home Office nuk komentoi në mënyrë specifike për vëllezërit Visha, por tha në një deklaratë të përgjithshme: “Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe shqiptare kanë një partneritet të ngushtë pune dhe ne shfrytëzojmë çdo mundësi për të kapur kriminelët dhe për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore. për të qenë në MB.”

“S’e lëviz dot as këmbën e as dorën”- Kur nisi përkeqësimi i shëndetit të diktatorit Enver Hoxha dhe alarmi që shkaktoi te “shokët e udhëheqjes” pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu

DASHNOR KALOÇI/ Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zemra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës.

 

Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që ai pësoi në vitin 1973, duke i shpëtuar paq vdekjes, por që në fillimet e viteve ’80, iu acarua së tepërmi, duke i dhënë edhe mjaft komplikacione, kjo solli dhe vdekjen e tij në mesnatën e 11 prillit 1985.

Por, keqësimi i shëndetit të Enver Hoxhës, filloi që nga ditët e para të shkurtit të vitit 1984, gjë e cila shkaktoi një alarm të vërtetë te “shokët e udhëheqjes”, duke bërë që Ramiz Alia, njeriun të cilin Enveri, pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorit të vitit 1981, e kishte “pagëzuar dhe promovuar si pasardhësin e tij, të mblidhte disa herë në takime pune anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për t’i informuar ata për situatën e rëndë shëndetësore, që po kalonte “Komandanti”, apo dhe komunikuar herë pas here, mbi sëmundjen e tij dhe “masat që po merrte Partia”, për ta kaluar atë situatë tejet të vështirë.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente me siglën “Tepër sekret e një rëndësie të veçantë”, të nxjerra nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, (Fondi 14, Ap. O.U). Gjëja e parë që bie në sy nga këto dokumente me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, të mbajtur në datën 17 shkurt 1984, është fakti se Ramiz Alia, tashmë kishte marrë në dorë “frenat” e shtetit shqiptar dhe në një farë mënyre ai ishte tashmë edhe “de facto” kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, duke vendosur vetë për gjithçka. Dhe tjetra që vihet re në këto dokumente, është preokupimi mjaft i madh i Ramiz Alisë dhe gjithë “shokëve të udhëheqjes”, për ta mbajtur sa më të fshehtë sëmundjen e Enverit dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës dhe ekipin e mjekëve shqiptarë që ishin angazhuar në atë drejtim, Ramiz Alia, ka diskutuar me “shokët e Byrosë”, edhe për mundësinë e sjelljes nga jashtë shtetit të disa mjekëve specialistë, kryesisht nga Franca, por nuk është pranuar nga vetë Enveri, dhe as nga Ramizi me Nexhmijen, pasi i druheshin lajmeve të shtypit botëror, sepse një gazetë greke, kishte shkruar se Enver Hoxha kishte vdekur.

Nisur nga këto, në ato mbledhje, Ramiz Alia i ka porositur “shokët e Byrosë”, që të kenë kujdes në ruajtjen e sekretit “për shëndetin e shokut Enver”, madje të mos bisedojnë as me familjarët e tyre dhe në shtëpi e në publik, të rrinë të qeshur, që populli të mos kuptojë gjë. Por për më shumë, na njohin dokumentet i më poshtëm me proces-verbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të datës 17 shkurt dhe 11 nëntor të vitit 1984, të cilat po e publikojmë.

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCESVERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE, 17 SHKURT 1984, MBI SËMUNDJEN E ENVERIT

“Tepër sekret, i rëndësisë së veçantë”

Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i datës 17 shkurt 1984.

Kjo mbledhje u thirr sot rreth orës 13 e 30 nga shoku Ramiz Alia, me anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike që ndodhen në Tiranë, për t’i vënë në dijeni mbi një fenomen shqetësues shëndetësor, që i ndodhi dje shokut Enver rreth orës 17 pasdite.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ju thirra një çikë, shokë, për t’ju informuar mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Gjendjen e përgjithshme të shëndetit të tij, ju e dini, por dje rreth orës 17-17 e 30 ai pati një fenomen të papëlqyeshëm, një iskemi të lehtë në formë spazme, e cila i shkaktoi njëfarë vështirësie në dorën e krahun e djathtë dhe në këmbën e majtë. U thirrën menjëherë mjekët, me të cilët u takova edhe vetë. Në përgjithësi, pas ndërhyrjes së tyre, gjendja u stabilizua dhe u përmirësua disi që mbrëmë.

Unë shkova edhe tani për ta parë, pas mbledhjes së Sekretariatit që bëmë sot. Sa hyra brenda, shoku Enver më pa dhe më pyeti nëse e bëmë mbledhjen. Pa hyrë në detaje, iu përgjigja që e bëmë dhe shkoi shumë mirë. Kaq i thashë dhe i bëra të fala nga të gjithë ju, nuk u zgjata më tepër. Ashtu siç paraqitet sot, gjendja e shokut Enver është disi e mirë, një përmirësim pas ja deri këtu, se këto lloj fenomenesh, siç janë spazmat apo iskemitë, ndodh që të përsëriten. Prandaj, tani të tëra përpjekjet, si të thuash për këtë po bëhen për të dominuar situatën, të shmangen përsëritjet.

RAMIZ ALIA: Ajli Alushani së bashku me mjekët po vëzhgojnë nga afër situatën. Për këtë qëllim u krijua menjëherë një grup mjekësh specialistë të fushave të ndryshme me të tëra mjetet e duhura në dispozicion, në krye të të cilëve është vetë ministri i Shëndetësisë, Ajli Alushani.

Ky shkoi që në fillim në vend dhe vazhdon të qëndrojë atje tok me gjithë mjekët e tjerë, që po i bëjnë shokut Enver, të gjitha shërbimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore e shokut Enver, siç shihet ka tendencë dhe po ecën drejt përmirësimit. Tani e tërë lufta, të gjitha përpjekjet e terapitë po bëhen së pari, që të dominohet situata, siç thashë të mos ketë përsëritje të këtyre fenomeneve shqetësuese.

Synimi i dytë është, që mundësisht të shmangen konsekuencat që mund të shkaktojë sëmundja në zemër e të mos i rëndohet zemra. Probleme në zemër, shoku Enver nuk ka. Përpara disa vjetësh, siç e dimë, ka pasur ndonjë episod të vogël dhe ai ka qenë ankuar, po në përgjithësi edhe zemra e tij tani është në gjendje të mirë. Sidoqoftë, rreziku shqetësues se vetë dobësimi i organizmit mund të shkaktojë konsekuenca në këtë organ. Me pak fjalë, kjo është gjendja shëndetësore e shokut Enver, që nga dje pasdite që iu shfaqën fenomenet shqetësuese.

Më tepër nuk di gjë t’ju them. Ne do ta ndjekim gjendjen e tij dhe me përpjekjet që po bëhen, do të shikojmë çfarë ka konkretisht, mbasi çfarë është ky fenomen me saktësi, akoma nuk del qartë nëse jemi përpara iskemie, një spazme të thjesht apo ka diçka tjetër.

Pikërisht këtë janë duke e shikuar mjekët. Ata po kujdesen dhe do t’ia bëjnë të gjitha shërbimet si duhet. Përpara një gjendjeje të tillë, të them të drejtën e gjykova të domosdoshme t’ju njoftoja ju shokë se nuk mund ta mbaja dot vetëm përsipër këtë shqetësim të madh.

Dëshiroj gjithashtu t’ju theksoj se këtë ngjarje tani për tani e dimë vetëm ne që jemi këtu, asnjë njeri tjetër, prandaj askush nuk duhet të marrë vesh mbi këtë çështje. Me njëri-tjetrin ne edhe mund të bisedojmë, çështja është të mos na bëhet zakon dhe të bëjmë biseda ku të mundim, sidomos në vende ku mund të jenë edhe të tjerë veç nesh.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Po ja për shembull, kur të marrim njërit-tjetrin në telefon, nuk ka pse të pyesim si jeni, të mos bëjmë hiç fare të tilla pyetje. Kur të takohemi dhe të jemi vetëm, është tjetër çështje.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kryesorja është tani ndalimi i procesit të sëmundjes.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo ka rëndësi. Ja, tani që isha atje dhe u takova me shokun Enver, si e pashë gjendjen e tij që është më e mirë, u ula pak në kolltukun e tij, megjithëse nuk qëndrova gjatë, e informova pak për mbledhjen.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Raste me fenomene të tilla nuk ka pak edhe në vendin tonë, po kur kapen në kohë dhe kurohen, nuk lënë asnjë shenjë.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Bile nuk lënë shenja as në moshat e mëdha.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ka raste që disa njerëzve u bie edhe dy-tri herë me radhë dhe e kapërcejnë krizën.

SHOKU MANUSH MYFTIU: Ja, kam vëllanë tim që i kanë rënë dhe megjithëse është 58 vjeç, është normalizuar. Kalojnë të tilla fenomene, po të trajtohen me kujdes.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Kam besimin e plotë që kjo gjendje Enverit do t’i kalojë.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Kalojnë, kalojnë. Edhe shokut Enver me siguri do t’i kalojë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Siç thashë shokë, ne do t’i qëndrojmë mbi kokë. Ekipi i mjekëve që është atje, do t’ia bëjë të gjitha shërbimet. Unë ju njoftova vetëm sa për ta ditur këtë gjendje. Nga mjekët tanë më të mirë, vetëm Petrit Gaçe nuk është tani për tani, se ndodhet jashtë shtetit, por edhe ky sonte ose nesër do të kthehet, megjithëse në gjendjen e tanishme nuk ka ndonjë punë për të.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Sidoqoftë, ai duhet të kthehet shpejt dhe të jetë këtu, se është specialisti më i mirë që kemi për këto lloj sëmundjesh.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pra, deri tani kështu është gjendja. Po të ketë ndonjë gjë tjetër, do t’ju mbaj në korrent kur duhet dhe aq sa duhet. Me këtë rast mendoj se nuk ka nevojë të marrim ndonjë vendim. Grupi i mjekëve është krijuar nga specialistët tanë më të mirë. Dje, thirrëm edhe Bajram Prezën, specialist neurolog, që edhe ky të diskutojë bashkë me të tjerët, mbi këtë çështje.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ne mund të sjellim menjëherë nga jashtë çdo lloj preparati të nevojshëm që mund t’u duhet mjekëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po të ketë nevoja, jo vetëm preparatin, por çdo gjë tjetër të domosdoshme që mund të nevojitet e sjellim nga jashtë për këtë rast.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Mund të lindë nevoja edhe për ndonjë specialist.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe këtë çështje do ta shikojmë, por natyrisht një gjë e tillë ka edhe anën tjetër që duhet parë.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Kjo është ana tjetër e medaljes. Duhet vigjilencë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ju të jeni të bindur shokë, se ne do të marrim të gjitha masat çfarë duhet e si duhet, por theksoj edhe një herë, ta mbajmë parasysh se problemi është shumë serioz, se pa qenë gjë, kanë dalë llafe, jo më ta marrin vesh njerëzit tanë, ç’ka ngjarë. Pse e them këtë? Sepse dalin llafe. E ç’tju them unë? Ja ta filloj nga vetja. Mbase shokët që ishin me mua në mbledhjen e Komitetit Qendror, sot nuk e vunë re se nuk po e mbaja dot veten. Si pa dashur atje flisja me një ton pak të irrituar dhe nuk isha në humor. Nuk i shpreha me tonin e zakonshëm. Mirëpo ai tjetri, të psikologjis.

SHOKU SIMON STEFANI: Ashtu është shoku Ramiz, prandaj duhet të përpiqemi të kemi kujdes edhe humorin në këtë rast, të mos e ndryshojmë nga i zakonshmi.

SHOKU SIMON STEFANI: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në qëndrimet tona.

SHOKU SIMON STEFANI: Se na e njohin natyrën njerëzit tanë.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Të gjithë ne që ishim në mbledhjen e Komitetit Qendror, u munduam të mos e japim veten.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja mbrëmë, kur u ktheva në shtëpi duke më parë pa humor, vajza më pyeti “Ç’ka babi?”. Kisha një punë me shokun Enver – iu përgjigja unë – dhe kështu e mbylla këtë muhabet. Të shikojnë njerëzit, kur nuk je në humorin e zakonshëm.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Ata të pyetën se, nuk të panë në humorin e zakonshëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Prandaj ta kemi parasysh edhe këtë anë, se problemi është tepër serioz dhe po të hapen fjalë, mund t’i shkaktohen telashe Partisë. Fjalë janë hapur edhe herë të tjera, po për t’ua mbyllur gojën njerëzve, u thoshin shokut Enver të dilte në ndonjë mbledhje publike, që ta merrte televizori, kështu njerëzit qetësoheshin.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Na ka dalë disa herë përpara kjo çështje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Këto kisha për t’ju thënë shokë, ç’tju them tjetër?!

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Dëshira jonë e madhe është që shoku Enver, ta kalojë sa më shpejt këtë gjendje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nexhmija më tregoi se Enveri nuk lëvizte dot as krahun dhe as këmbën.

SHOKU RAMIZ ALIA: Do ta kalojë, unë kam bindjen se do ta kalojë. Ja po ju tregoj se në krahasim me dje pasdite, gjendja e tij sot ka shumë ndryshime për mirë. E dyta, nga ç’më thanë mjekët në fillim të them të drejtën, kisha krijuar një vizion tjetër, pak si pesimist, se gjendja e shokut Enver mu duk më e rëndë. Edhe Nexhmija, sa më mori dje në telefon që të shkoja shpejt dhe ika menjëherë atje, megjithëse shokun Enver nuk e pashë, se nuk hyra në dhomë. Në atë kohë, ajo më tregoi se ai nuk lëvizte dot as dorën, as krahun, dhe as këmbën e djathtë. Mirëpo pas dy orësh gjendja filloi të ndryshonte pozitivisht. Kurse sot kur e pashë vetë me sy, nuk mu duk shqetësuese gjendja, përkundrazi mu duk e mirë. Kuptohet vetvetiu që edhe shoku Enver pacient është, këto lloj sëmundjesh kështu janë, po fakt është që sot sa më pa, më pyeti për mbledhjen dhe siç ju thashë, i tregova.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Rëndësi ka çështja që ka filluar kthesa për mbarë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kështu është, kthesa ka filluar nga e mira.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Mjekët e dominuan menjëherë situatën dhe kjo ka shumë rëndësi.

SHOKU RAMIZ ALIA: E dominuan se edhe masat u morën shpejt.

SHOKU BESNIK BEKTESHI: Shpejtësia në këto raste ka rëndësi të madhe në marrjen e masave.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Tani duhen porositur mjekët që po punojnë atje për këto që thamë, se ata e të tjerë hyjnë e dalin atje dhe hapet fjala.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për të tërë kemi marrë masa ne atje, edhe për mjekët, edhe për personelin e shërbimit. Sidoqoftë, duhet të kemi shumë kujdes në këtë çështje. Mirë shokë, me kaq mbaruam.

Tiranë, më 18.2.1984. Memorie.al