Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat e tyre po mbërrijnë fatura tatimore të cilat shkojnë deri në 30 për qind të xhiros.
Administrata Tatimore ka nisur tek mijëra biznese të vogla të profesioneve të lira njoftim vlerësimet për parapagimin e tatim fitimit për vitin 2024 duke u bazuar tek xhiro që ata kanë realizuar për vitin e kaluar. Kapitali konsultoi njoftim vlerësimet e mbërritura në dhjetra profesionistë të lirë. Sipas njoftimeve rezulton që për pjesën dërrmuese të profesionistëve tatim fitimi shkon deri në 30 për qind e xhiros.
“Tani zgjidhja e vetme që më ka mbetur është të pezulloj aktivitetin sepse detyrimi që më ka ardhur është i papërballueshëm” tha për Kapitalin një profesionist i lirë.
Shkelje ligjore
Ligji për tatimin mbi të ardhurat thotë se bizneset e klasifikuara si profesione të lira paguajnë tatim fitim në masën 15 për qind, kur kanë xhiro vjetore më të vogël se 14 milionë lekë dhe 23 për qind për fashën mbi këtë xhiro. Por në të vërtëtë, sipas vlerësimeve që u kanë shkuar bizneseve, detyrimi i përllogaritur nga administrata shkon deri në 30 për qind të xhiros.
Përveç kësaj në tatimin që u ka llogaritur profesionistëve të lirë, administrata tatimore nuk njeh fare as lehtësimin ligjor, që u jep të drejtë profesionistëve të lirë të zbresin de ri në 30 për qind të xhiros si shpenzime të njohura. Përballë ankesave të shumta nga bizneset e profesioneve të lira për llogaritje arbitrare të tatimit, administrata tatimore justifikohet se vlerësimi gjenerohet automatikisht nga sistemi.
Por pavarësisht justifikimeve, fakti është ky. Tatimet po detyrojnë profesionistët e lirë që të paguajnë një shkallë tatimore mbi dy herë më të rëndë se sa korporatat e mëdha. Nëse për bizneset e mëdha që xhirojnë dhe fitojnë miliona euro në vit, tatim fitimi është 15 për qind, për profesionistët e lirë administrata tatimore po ngarkon tatim deri në 30 për qind të xhiros. Një sistem i mirëfilltë regresiv taksash, sipas parimit “kush fiton më pak, paguan më shumë.”
Kur erdhi në pushtet, Edi Rama propagandoi gjerësisht të ashtuquajturin taksim i ndershëm. Në çdo dalje publike, kryeministri deklaronte se qeveria e tij kishte çliruar më në fund sistemin tatimor nga padrejtësia duke vendosur parimin “kush fiton më shumë, paguan më shumë”. Por tashmë parimi i kryeministrit është kthyer me kokë poshhtë dhe administrata tatimore po takson bizneset e vogla të profesioneve të lira, dy herë më shumë se miqtë oligarkë të kryeministrit./ Kapitali.al
Duke qenë një popull i varfër dhe ngushtësisht i lidhur me politikën, si mundësi përfitimi dhe punësimi, shpeshherë, politika ka ditur të përdorë “veset” e njerëzve për t’i shfrytëzuar dhe për të realizuar planet e saj.
Këtë gjë bën Edi Rama, kur synon që të gjithë popullin shqiptar ta anëtarësojë në Partinë Socialiste, duke mos harruar se të vetmen gjë që bën është anëtarësimi dhe politizimin në ekstrem i administratës shtetërore, duke i dhënë asaj një “leje” partiake për të vjedhur dhe për të shkelur ligjin, me premtimin “kujdes po ju kapi SPAK-u, se ne nuk ju denoncojmë”.
Të njëjtën gjë ka bërë për një kohë të gjatë Ilir Meta, i cili ka qenë “kampion” i përdorimit të “veseve” më të ulëta të njerëzve, duke qenë model i shkatërrimit të administratës shtetërore dhe të përmbysjes së hierarkisë së vlerave, gjë që ka “detyruar” në shumë raste edhe aktorë të tjerë politikë që të ndjekin modelin e tij të “suksesshëm”.
Sigurisht që nga ky përdorim i përbrendësisë më të errët të natyrës njerëzore nuk ka shpëtuar as Sali Berisha, për të cilin për një kohë të gjatë ka ekzistuar legjenda se për të gjithë bashkëpunëtorët e vet ka pasur në sirtar nga një dosje. Se sa e vërtetë është kjo, nuk është se ka shumë rëndësi për këtë shkrim, por vlen për t’u përmendur si përdorim i “veseve” njerëzore për të bërë karrierë dhe për të pasur sukses.
Ky përdorim i suksesshëm i “veseve” në politikë, nuk mund të ketë produkt tjetër nga ky që shohim përditë.
E njëjta situatë që ndodh në rrethe, është edhe në Tiranë, duke mos ndryshuar asgjë, përveçse babëzisë dhe oreksit të madh, sipas parimit se sa më të mëdha të jenë “veset”, aq më i madh është edhe përfitimi nëpërmjet politikës.
Ndaj në kushtet e një qeverie thellësisht të korruptuar dhe të një opozite të marrë peng për hallin personal të një njeriu, rreth së cilit janë mbledhur bashkë një numër i madh bashkëpunëtorësh me plot “vese”, që shpresojnë se duke qëndruar pranë tij në këtë periudhë do të kenë mundësi që nesër të jenë ata vjelësit e frutave të pemës që do bjerë medoemos në shportën e tyre, situata është e pashpresë dhe pa kurrfarë drite në fund të tunelit.
Prej kësaj situate nuk mund të dilet, duke konkurruar në të njëjtin “regjistër vesesh”. Politika nuk mund të jetë një garë virtytesh, por e keqja është thelluar aq shumë në këtë vend saqë për të bërë diferencën dhe për të kthyer shpresën dhe besimin, duhet bërë një thyerje dhe një lëvizje e madhe.
Se sa mundësi do të ketë PD zyrtare apo lëvizjet e reja politike për të koordinuar dhe për të qenë në sintoni të plotë të këtij shqetësimi, ngelet për t’u parë.
E sigurt është nevoja për ta nxjerr politikbërjen nga bataku i “veseve” njerëzore dhe për t’i dhënë asaj qoftë edhe disa nuanca të lehta virtyti, njerëzillëku dhe humanizmi.
Vetëm nëse do të arrihet kjo, mund të thuhet se është dhënë një kontribut i rëndësishëm në politikë dhe shoqëri.
Në të kundërtën, “veset” do t’ia lënë vendin njëri-tjetrit dhe e keqja thjesht do të shumëfishojë vetveten në forma më të rënda se më parë.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, u shpreh se “ARRSH ka shpallur 13 tendera me vlerë 200 milionë euro për ndërtim ose rehabilitim rrugësh, me kritere që minojnë garën, për të favorizuar të njëjtët oligarkë”.
“PD do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për këtë bandë hajdutësh të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës dhe çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret.” – vijoi më tej Sefa.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, INDRIT SEFA
Të nderuar qytetarë!
Siç jeni njohur nga mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh, në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro.
Këto procedura janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare sipas përcaktimeve ligjore për tendera me vlerë të madhe monetare.
Por, Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë.
ARRSH në kriteret e tenderimit kërkon domosdoshmërisht dhe ka vendosur si kriter përjashtues pikën si më poshtë:
Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. Mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues.
Nga ana tjeter, çdo shoqëri e huaj që kërkon të bëjë ekuivalentimin e liçensave profesionale do të duhet t’i drejtohet portalit E-Albania për të bërë këtë proçedurë e cila kërkon minimalisht 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.
Ndërkohë, të gjitha prokurimet publike që ka publikuar ARRSH kanë një afat për depozitimin e dokumentacionit që varjojnë nga 13 deri në 36 ditë.
Pra siç dhe shihet asnjë shoqëri e huaj ose shqiptare që kërkon të bashkëpunojë me shoqëri të huaja nuk ka mundësi të marrë pjesë në këto proçedura tenderimi për sa kohë nuk arrin dot që të plotësojë dokumentacionin ligjor sipas kritereve të vendosura nga ARRSH.
Qëllimi është fare i qartë, Balluku dhe zgjatimet e saj në ARRSH duan t’i japin të njëjtëve oligarkë tenderat që kanë vlerë mbi 200 milionë euro duke përjashtuar në mënyrë antiligjore kompani të tjera shqiptare apo të huaja që në bashkëpunim mes tyre të jenë pjesë e këtyre tenderimeve.
Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të paravete të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi.
Për këtë arsye, brenda pak ditësh do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal të detajuar për këtë bandë hajdutësh të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës dhe duke përfshirë çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në garë.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe kompanive private të cilët janë viktimë e padrejtësive dhe për shumë arsye nuk i drejtohen personalisht vetë organeve të drejtësisë, të paraqesin çdo informacion që ata disponojnë në Partinë Demokratike e cila do të vendosi në dispozicion të gjithë burimet njërëzore që ajo disponon për të çuar përpara drejtësisë çdo funksionar që abuzon me detyrën shtetërore në dëm të qytetarëve shqiptar.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, Ymer Markun, Kujtim Balliun, Agim Locin, si edhe shtetasin Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan 7500 metër katrorë tokë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Gjithashtu është kërkuar sekuestrimi i tokës i llojit “Arrë” pas dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas iu është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.
“Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit Kujtim Allmeta (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi Agim Loci dhe Kryetari i Komunës Ymer Marku, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull”, informon Prokuroria.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Ymer Marku, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Komunës Bërxullë nga viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, në shkresën e datës 13 korrik 2005, ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A.
Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit Agim Locikanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.
Por në shkresën e datës 12 maj 2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T, shtetasi Kujtim Balliu dhe është firmosur nga kryetari i Komunës, Ymer Marku për të njëjtën pasuri në emër të Kujtim Allmetës (ndryshe nga sa kishte vepruar më parë për të njëjtën pasuri).
“Personi nën Kujtim Balliu, i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit Kujtim Allmeta për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij.
Ndërkohë që Kujtim Allmeta, nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë)”, informon Prokuroria.
Kujtim Allmeta, sipas Prokurorisë,rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.
Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasit Ymer Marku, Kujtim Balliu, Agim Loci akuzohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” , pasi ka dyshime të bazuara në prova se këta punonjës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën funksionale, duke cënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisë të pretenduar dhe gëzuar prej vitesh prej tyre.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe shtetasin K.A si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për ish-zyrtarët Y.M., K.B., A.L., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe shtetasin dhe K.A. për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.
Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arrë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.
Më 16.09.2020, kjo prokurori ka regjistruar proçedimin penal nr.5783, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të K.Penal.
Nga hetimi rezultoi se plani i rivelimit për pasurinë me sip 7.500 m2 shkoi në favor të shtetasit K.A. (nënshkruar/firmosur) nga Kryeplaku i Fshatit Bërxullë shtetasi A.L. dhe Kryetari i Komunës Y. M, në një kohë kur tokat në kodër Bërxullë kanë qënë toka të Bashkisë Vorë dhe në vitin 1998 kanë kaluar në administrim të ish-Komunës Bërxull.
Personi nën hetim shtetasi Shtetasi Y.M nga viti viti 2004 – Gusht deri në vitin 2015, ka qënë me detyrë Kryetar i Komunës Bërxull, Tiranë. Me shkresën me nr.1021 prot, dt. 13.07.2005, ai ka dërguar për verifikim në Këshillin e Qarkut Tiranë, dokumentacionin për shtetasit A.A., P.A. dhe Sh.A. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës Bërxullë së bashku me kryeplakun e fshatit shtetasin A.L. kanë nënshkruar në plan rilevimin për pasuritë e këtyre shtetasve.
Ndërsa me shkresën me nr.576 Prot, datë 12.05.2015 me lëndë “Dërgim dokumentacioni për rregjistrim” është formuluar/konceptuar nga specialisti i Z.M.M.T, shtetasi K. B. dhe konfirmuar (firmosur) nga kryetari i Komunës shtetasi Y.M. për të njëjtën pasuri në emër të shtetasit K.A. (ndryshe nga sa kishte vepruar një vit më parë për të njëjtën pasuri).
Personi nën hetim shtetasi K. B. i cili nga muaji Korrik 2011- Shtator të vitit 2015, ka qënë me detyrë Përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Tiranë ka përpiluar shkresat për dërgimin për regjistrim bashkëlidhur dhe ka dërguar AMTP origjinale pa numër në emër të shtetasit K.A. për pasurinë me nr.1032 z.k.1167 me sipërfaqe 7.500 m2, pa kryer më parë verifikimin në dokumentacionin që dispozonon zyra e tij. Ndërkohë që shtetasi K.A., nuk mund të pajisej me AMTP pa numër datë 14.1.1996 (e falsifikuar sipas aktit të ekspertimit) pasi ishte pajisur me AMTP me nr.30 datë 06.01.1996, për pasurinë me nr.133/12, me sipërfaqe 5.100 m2 e llojit arë (sa ka qënë edhe norma për frymë).
Personi nën hetim shtetasi K.A. rezulton se pasi ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit, ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj, duke konsumuar dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, duke tjetërsuar pasurinë me qëllim mbulimin e orgjinës së saj, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumentave.
Në rastin konkret, gjatë ushtrimit të detyrës në Komunën Bërxullë, shtetasit K. B., A.L. dhe Y. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të K.Penal, pasi ka dyshime të bazuara në prova se këta punonjës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën funksionale, duke cënuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe personave të tjerë pretendues, për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit jo të ligjshëm të pasurisë të pretenduar dhe gëzuar prej vitesh prej tyre.
Duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, përhapjen e veprës penale, sanksionin, si dhe me qëllim kryerjen e një hetimi gjithë përfshirës, në kushtet kur ekzistojnë shkaqe të cilat vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (kriteret e përcaktuara në nenin 228 të K.Penal), vlerësojmë se ndaj shtetasve K.A., K. B., A. L. dhe Y.M., duhet të caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Qindra mijëra metra tokë rezultuan të tjetërsuara në zonën e Spitallës në Durrës. Tjetërsimi sipas të dhënave ka ndodhur në harkun kohor të 4 viteve të fundit, ndërkohë që prokuroria ka mundur të sekuestrojë praktikat e mënyrës së si është kryer ky tjetërsim.
Pas vënies në pranga të 5 personave dhe disa të tjerëve nën hetim, gjykata dje ka dhënë masën e sigurisë për ta duke lënë në burg 5 të arrestuarit. Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci ranë në pranga si pasojë e një operacioni në kadastrën e Durrësit tri ditë më parë.
Hetimi për rastin u tha se nisi një vit më parë, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Fiqiri Shaba, i cili pretendonte pronësinë mbi dy sipërfaqe toke, kur një ditë konstatoi se një pjesë e pronës ishte rrethuar nga një mur betoni. Kallëzuesi thotë nuk e dinte kush ishte zaptuesi, por hetuesit zbuluan se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie private.
Hetimet intensive që zgjoi qytetari që iu kishte shitur toka dy herë zbuloi një ‘masakër’ të vërtetë të ndodhur në zyrat kadastrale të qytetit të Durrësit, ndërkohë që një nga ‘pronarët’ që identifikoi prokuroria, kishte ndërruar jetë që 21 vjet më parë. Në fakt, nga dosja hetimore mësohet se ‘pronari’ që nuk je tonte rezultonte pronar që në vitin 2010, që sërish kishte 7 vjet që kishte ndërruar jetë. Sipas hetimeve, dyshohet se pronësia në emër të të ndjerit është realizuar me dokumente të falsifikuara dhe ka ndodhur viteve të fundit dhe jo në vitin 2010, siç pretendohet nga të hetuarit.
DOKUMENTIMI I VEPRIMEVE TË KADASTRËS
Në dosjen e prokurorisë është bërë publike me detaje skema manipuluese për të kthyer tokën shtet në tokë privat. Janë identifikuar dy episode të ndryshme me gati të njëjtën sipërfaqe toke. Për njërën bëhet fjalë për një tokë 75 mijë metra katrorë dhe 76 mijë metra katrorë tokë. Sa i përket rastit të parë prej 75 mijë metrash katrorë, tokën e përfitoi një person i vetëm që më pas e shiti për 20 ditë.
Tokat ishin regjistruar në emër të një personi të quajtur Lirim Xhameta, që në fakt nuk ishte e tija. Ai ka pretenduar para hetuesve se u kontaktua nga një person i quajtur Diti në vitet 2018- 2019 për të përfituar një sipërfaqe toke, duke qenë se Lirimi ka qenë punëtor ferme. Pasi i plotësoi dokumentacionin, i tha se do t’i jepte 2 milionë lekë të vjetra në këmbim të tokës, të cilën Lirim Xhameta as nuk kishte dijeni se ku ndodhej.
Akti i marrjes së tokës në pronësi në emër të Xhametës rezulton që në qershor 1999 dhe dyshohet se është tërësisht i falsifikuar, pasi vetë Lirim Xhameta nuk ka asnjë dijeni se ka përfituar tokën si ish-pronar dhe aq më tepër në sipërfaqe kaq të madhe. Regjistrimi i kësaj toke është futur arbitrarisht në arkivin e Kadastrës së Durrësit në vitin 2019, në numër reference të vitit 2010.
Për të regjistruar të katër pasuritë në emër të Lirim Xhametës, Gjovalin Ndoci ka dorëzuar fillimisht te noteri dhe më pas në ASHK certifikata pronësie dhe harta treguese të falsifikuara si të jenë të vitit 2010 dhe kartela pasurie në emër të Lirim Xhametës, por pa datë regjistrimi. Këto janë bërë nga juristi Mikel Zako dhe hartografi Malvino Turku, të ngarkuar nga përgjegjësia e zonës Albana Gjoni dhe të gjitha veprimet në ASHK janë bërë në një ose dy ditë. Të gjitha veprimet e para në maj 2019 janë bërë nga ish-juristja në ASHK Durrës, Aida Kila. Tokën e dytë prej 76 mijë metra katrorë ishte regjistruar në emër të Dilaver Taulla, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2003.
Për këtë rast, Prokuroria e Durrësit ka pyetur Dashnor Taulla, i cili ndër të tjera ka deklaruar se rreth muajve maj–qershor 2019, i njohuri i tij, Krenar Karati, i ka thënë se njihte një shokun e tij që t’i rregullonte dokumente që të përfitonin tokë. Më pas janë takuar Dashnori dhe Krenari me shtetasin Ardit Kërtusha dhe ky i fundit i ka marrë përsipër që t’i rregullonte tokë, pasi sipas Arditit i takonte sipas ligjit. Pasi kanë rënë dakord, pjesëtarët e familjes Taulla kanë shkuar të gjithë tek Zyra Noteriale e noterit Juled Begiraj kanë firmosur disa dokumente, por pa i specifikuar se çfarë ishin konkretisht, por ishin pikërisht për këtë pasuri që kishin biseduar Dashnori, Krenari dhe Arditi.
Në vijim Dashnor Taulla ka deklaruar se që nga ajo ditë nuk e ka takuar më shtetasin Ardit Kërtusha dhe se nuk ka përfituar asgjë nga ky veprim. Pas disa muajsh, ai i ka thënë Krenarit se çfarë u bë me tokën dhe Krenari i ka thënë që shkojmë të takojmë Arditin. Arditi i ka thënë që e kam sqaruar Krenarin për tokën dhe nuk kam pse të sqaroj dhe ty e në vijim kanë debatuar Dashnori me Arditin. Pasi janë ndarë, Dashnori i ka thënë Krenarit që t’i bënte mirë llogaritë se mos na dilte ndonjë problem e Krenari i ka thënë që çdo gjë është në rregull dhe se Arditi do i rregullonte këto punë.
Prokuroria ka kryer veprime hetimore intensive pranë ASHK Durrës në lidhje me regjistrimin fillestar të këtyre pasurive dhe vijimin e tyre, nga të cilat ka rezultuar se ky akt dyshohet se është tërësisht i falsifikuar pasi rezulton se shtetasi Dilaver Taulla ka vdekur në vitin 2003 dhe siç rezulton nga deklarimet e trashëgimtarëve asnjë prej tyre nuk ka pasur dijeni në vitin 2010 se babait të tyre të ndjerë i takonte toke në Spitallë si ish-pronar.
TË ARRESTUAR
1- Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv.drejtor i ASHK Durrës, – Akuzohet për “Shpërdorim detyre”
2- Lirim Xhameta, 58 vjeç, përfitues i 75 000 m2,.banues në Durrës, akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
3- Dashnor Taulla, 61 vjeç, përfitues i 76 000 m2, banues në Durrës, akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
4- Ardit Kërtusha, 33 vjeç, banues në Lagja nr.15, rruga “Aleksandër Goga”, Durrës. Akuzohet për “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
5- Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, banues në Durrës, akuzohet “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
NË KËRKIM
-Mikel Zaho, 46 vjeç, banues në Durrës, ishjurist i ASHK Durrës, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
-Krenar Karati, 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
DETYRIM ME PARAQITJE 2 HERË NË MUAJ
1-Aida Kila, ish-juriste e ASHK Durrës, akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).
Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri.
Megjithatë një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.
Në 2022 u shënuan 164 humbje jete, që është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat (shiko grafikun: Të vrarë në aksidente rrugore, Shqipëria). Në krahasim me 2077-n, ku u shënua rekordi i viktimave, jetët e humbura janë përgjysmuar në 2022.
Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit
Vdekjet nga aksidentet rrugore në BE u rritën me 4% në 2022
Sipas Eurostat, 20 653 persona humbën jetën nga aksidentet e trafikut rrugor në Bashkimin Europian gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2021 (19 917 viktima). Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve.
Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.
Në vitin 2022, në BE kishte mesatarisht 46 viktima në trafikun rrugor për 1 milion banorë. Duke marrë në konsideratë popullsinë e çdo vendi të BE-së, shkalla më e ulët e vdekjeve në rrugë në vitin 2022 u regjistrua në Suedi (22 vdekje rrugore për 1 milion banorë), e ndjekur nga Danimarka (26) dhe Irlanda (31).
Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71)./Monitor
Në një deklaratë për media, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, u shpreh se “propozimi i qeverisë për ndërtimin e një muzeu të vogël në Reps, rreth 7.5 km larg Burgut të Spaçit, do shkaktojë humbjen e interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike”.
“PD ka 2 vite që ka propozuar projektligjin për shpalljen Muze Kombëtar të “Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaçit” dhe “Kampi i Intemimit te Tepelenës”, qeveria ende nuk ka një vendimmarrje.” – vijoi më tej Jupi.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ANËTARJA E KRYESISË, TAULANDA JUPI
Burgu i Spaçit është vendi i gjallë i memories, dhimbjes e dëshimsë së vuajtjes çnjerëzore, është vendi i torturës e persekutimit të qindra e mijë të burgosurve politikë, është vendi simbol i shkeljes së të drejtave të invidit në Shqipëri e njëkohësisht simbol i qëndresës e revoltës në ditët më të errëta të regjimit komunist. Ky monument i trashëgimisë historike duhet të vazhdojë të dëshmojë për brezat që vijnë se komunizmi nuk ishte një etapë historike, ishte një zgjedhje e gabuar, në anën e gabuar të zhvillimit historik të njerëzimit, pasojat e të cilës i vuajtën mijëra viktima, mijëra të burgosur dhe të internuar politik .
Partia Demokratike e Shqipërisë, jo vetëm si një detyrim politik, por mbi të gjitha si një detyrim moral që e gjithë shoqëria duhet të reflektojë ndaj vuajtjes dhe sakrificës së mijëra viktimave të regjimit komunist dhe familjeve të tyre, ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë që prej datës 30 .06.2022 projekligjin për shpalljen Muze Kombëtar të “Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaçit” dhe “Kampi i Intemimit te Tepelenës”. Prej dy vitesh, qeveria nuk ka asnjë vendimmarrje mbi këtë projektligj, ndërkohë që prej disa ditësh Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar për konsultim publik me qytetarët “Planin e Menaxhimit për ish- Burgun e Spaçit” Me shqetësim konstatojmë se “Plani i Menaxhimit për ish- Burgun e Spaçit”, parashikon ndërtimin e një muzeu të vogël në Reps, vendodhje gjeografike rreth 7.5 km larg Kampit –Burg të Spaçit. Ky plan për të ndërtuar muzeun larg vendit të memories do ta shndërrojë burgun e Spaçit në një aneks dhe një site plotësues të muzeut të Repsit, duke shkaktuar humbjen graduale të interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike, si një vend memorie e dëshmisë së gjallë, si një moment reflektimi dhe përballje emocionale me të vërtetën, e për rrjedhojë degradimin e plotë të tij në harkun e pak viteve. Partia Demokratike e Shqipërisë mbetet e vendosur në propozimin dhe rikonfirmon qëndimin e saj se Kampi –Burg i Spacit duhet të shpallet Muze Kombëtar, dhe pikërisht në Spaç të ndërtohet një muze i mbështetur dhe finacuar nga shteti shqiptar me vetëdijen se mund dhe duhet të kujdesemi për memorien tonë historike si dëshmi e një pendese kolektive duke vendosur të paktën moralisht drejtësinë. Ky është një detyrim moral ndaj të shkuarës dhe ndaj të ardhmes , detyrim ndaj qindra e mijëra viktimave, të burgosurve,të persekutuarve në periudhën e komunizmit që kërkon sot më shumë se kurrë, një angazhim gjithpërfshirës dhe vullnet, jo vetëm politik, por mbi të gjitha qytetar. Nxisim opinionin publik, ekspertët, historianët, mediat, shoqërinë civile dhe veçanërisht organizatat vendase dhe të huaja të cilat kujdesen për trashëgiminë kulturore dhe historike, të reagojnë në mbrojtjen , ruajtjen dhe zhvillimin e një prej objekteve më simbolike të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore të përiudhës së komunizmit , Burgu i Spacit duhet të shpallet Muze Kombëtar dhe të ndërtohet në Spaç.
Në vitin shkollor 1929-1930, në liceun francez të Korçës, në klasën e filozofisë kishte 13 nxënës. Njëri prej tyre u bë drejtuesi i shtetit shqiptar gjatë diktaturës komuniste. Katër nga dymbëdhjetë të tjerët, u dënuan prej tij.
Histori të shumta përndjekjesh gjatë regjimit komunist e kanë krijuar tashmë idenë për sjelljen e diktatorit Hoxha ndaj atyre që kishin qenë pranë tij në periudha të ndryshme të jetës, që adoleshent e deri në ngjitjen, për habinë e tyre, në majë të shtetit shqiptar. Mësues, shokë klase në Lice, bashkëstudentë në Monpelje, njerëz që e kishin ndihmuar, deri edhe të afërm prej gjakut apo marrëdhënieve familjare, përfunduan të vrarë, të burgosur dhe internuar.
Kujto.al po ndalet sot te nxënësit që kanë qenë në një klasë me të në Liceun Francez të Korçës. Një dokument i fundvitit 1929, lajmëron Ministrinë e Arsimit për liceistët e vitit të fundit. Janë 19 gjithsej, 13 nga të cilët në degën e Filozofisë dhe 6 në degën e Matematikës. Në klasën e parë, që kishte edhe numrin më të madh të nxënësve, studionin Asllan Muhedin, Enver Hoxha, Enver Zazani, Fejzi Dika, Fejzi Dobi, Foto Bala, Jusuf Jashar, Kel Gashi, Nedin Kokona, Petraq Leka, Petraq Progri, Sotir Angjeli dhe Tef Jakova.
Shihen disa emra të njohur në këtë listë që studiuan jashtë Shqipërisë dhe u bënë profesionistë të spikatur, por edhe disa prej viktimave të diktaturës, të dënuar nga shoku i tyre i klasës, i viteve kur zakonisht formohen miqësitë e vërteta.
“Pas mbarimit të liceut iu akordua bursë për Mjekësi në Francë, në fillim në Monpelje dhe pastaj në Lion. Pas studimeve bëri edhe 2 vjet specializim. Me gjithë ofertat që i bënë për të qëndruar në Francë, ai u kthye në atdhe. E caktuan me punë në Qarkun e Durrësit. Mjeku i ri, në pak kohë, u bë i njohur dhe i dashur për durrsakët, kavajasit, shijakasit jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për humanizmin, mikpritjen në shtëpi, kurajën që u jepte të sëmurëve e familjarëve të tyre” shkruan Vehip Bakiri, nipi i Enver Zazanit në gazetën Panorama. Enver Zazani mori pjesë në luftën nacionalçlirimtare dhe në zgjedhjet e vitit 1946 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor, por ai shumë shpejt, nisi të kundërshtonte, politikat antiperëndimore të qeverisë komuniste dhe për këtë arsye, u arrestua në maj 1947, dhe u akuzua me grupin e deputetëve. Mundi të dërgonte mesazhe nga burgu, por një e kapën dhe e torturuan aq sa i thyen edhe syzet, pa të cilat nuk shikonte. Hetuesi Mihallaq Ziçishti, siç i ka dëshmuar Foto Bala, Agim Mustës, i ka shuar cigaren ne kapakun e syrit. Pas 5 muajve tortura e pushkatuan bashkë më shokët në Bregun e Lumit.
Bashkëshortja e diktatorit, Nexhmija Hoxha, që megjithëse jetoi gjatë, nuk shfaqi pendesë për krimet që u kryen gjatë komunizmit, në një intervistë dhënë Rudina Xhungës për emisionin “Shqip”, ka bërë vetëm dy përjashtime, kur u pyet nëse ndiente keqarjdhe për ndonjë nga personat e pushkatuar. “Po, për dy prej tyre. Njeri ishte Syrja Selfo, që ka ndihmuar shumë familjen e Enverit gjatë luftës. Tjetri ishte Dr. Zazani dhe gruaja e tij franceze. Ata jo vetëm luftuan, por më kanë strehuar mua dhe shokë të tjerë në shtëpinë e tyre. Nuk mundëm t’i ndihmonim atëherë, ashtu ishte situata”.
Sot, si të gjithë deputetët e pushkatuar, është pa varr. Është shpallur “Martir i Demokracisë”.
U lind në Vuno. Gjysmën e gjimnazit e kreu në Gjirokastër, më pas u zhvendos në liceun francez të Korçës dhe studimet e larta për Filozofi i kreu në Monpelie të Francës, duke pasur mundësi të njohë nga afër, në të gjitha këto etapa shkollimi, Enver Hoxhën.
Në librat me kujtimet, ish-i dënuari Agim Musta, bashkëvuajtës me Foto Balën në burgun e Burrelit, ka sjellë disa nga përshtypjet e profesorit të filozofisë për diktatorin Hoxha. “Në bisedat që bënim më fliste për të kaluarën e tij, që e gjykonte si fatalitet: “Në Gjirokastër, jam njohur me Enver Hoxhën qysh kur isha 12 vjeç. Ishim moshatarë dhe së bashku shkuam në Korçë për të vazhduar Liceun. Kishte një zgjuarsi diabolike dhe ishte pervers. Flija me të në një dhomë, por akoma s’e kisha njohur ashtu si duhej…Edhe në Monpelje qëndrova në një dhomë me Enverin. U ndava me të, kur ai mbeti në klasë dhe u detyrua të largohej. Ishte i pabesë”. U takuan sërish si mësues në Liceun e Korçës në vitet ’30, por jo në kushte të barabarta. Foto Bala ishte diplomuar, ishte emëruar profesor dhe paguhej me rrogë fikse, ndërsa Enver Hoxha vetëm me honorare.
Në vitin 1945, u pushkatua i ati i Fotos, Dhimitër Bala, i cili gjatë pushtimit italian kishte qenë në funksionin e kuestorit të prefekturës së Durrësit. Ai i ndihmoi lëvizjen nacionalçlirimtare me sa mundi, duke e justifikuar si një ndihmë që nuk mund t’ua mohonte kurrë shqiptarëve, madje edhe në gjyq dëshmuan për këtë, por kjo nuk e shpëtoi nga pushkatimi. Pas një viti, arrestuan edhe Foton dhe e dënuan me burgim të përjetshëm që më pas u kthye në 25 vite heqje lirie.
Provoi punën e rëndë të kampeve të punës dhe izolimin e Burrelit deri sa u lirua në 21 prill 1963. Kreu 17 vite burg dhe më pas shkoi në internim në Gradishtë të Lushnjës, ku kishin internuar edhe gruan dhe vajzat, por pavarësisht mundimeve fizike dhe goditjeve që mori, arriti të mbijetonte. U shua në fillim të vitit 1991, duke e përjetuar erën e ndryshimeve.
Para se të regjistrohej në Liceun Francez të Korçës, Nedin Kokona kish ndjekur shkollën fillore në kolegjin franko-turk të Izmirit. Emri i tij, për sa u përket viteve të Liceut përmendet nga autori i librit biografik “Enver Hoxha, sulltani i kuq”, Thomas Schreiber i cili shkruan: “Kur ai bën shëtitje me shokët në rrugët e Korçës, vajzat kanë sy vetëm për një farë Nedin Kokona, një tjetër student dhe Hoxha bëhet sërish xheloz”.
Pas Liceut, Nedin Kokona vazhdoi studimet e larta në Toulouse dhe pasi diplomimit, u kthye për të ushtruar profesionin e avokatit në Elbasan dhe Tiranë. Gjatë viteve të pushtimit fashist dhe nazist, pati detyra të rëndësishme si prokuror shteti pranë Gjykatës së Tiranës më 1940 dhe më pas si kryetar i Gjykatës së Tiranës, ndërsa në vitin 1943, në muajin tetor, u dekretua sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, detyrë që e mbajti për rreth një vit, deri në vjeshtën e vitit 1944, çfarë solli edhe arrestimin e tij dhe gjykimin në gjyqin special. U dënua me 10 vjet heqje lirie.
Salla e Gjyqit Special
Provoi kampet e rënda të punës së viteve të para të regjimit siç ishte ai i Maliqit. U lirua pas pesë vitesh, por mbeti i internuar deri në vitin 1960. Më pas punoi punëtor, përkthyes si edhe dha privatisht mësime të gjuhës frënge. U nda nga jeta më 28 maj 1998.
Fejzi Dika, i arrestuar dhe i lënë në hije
Fejzi Dika nuk u dënua me burg apo internim, por as ai nuk i shpëtoi përndjekjes. I lindur në Gostivisht të Kolonjës në vitin 1907, mbeti jetim në moshë të njomë, por pavarësisht vështirësive, ishte një nxënës shumë i mirë dhe, me anë të bursave shtetërore, arriti të kryente liceun francez të Korçës dhe më vonë, të diplomohej për Filozofi dhe Pedagogji në Monpelie.
Siç ka shkruar në autobiografinë e tij, pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1934, dha mësime të frëngjishtes në shkolla dhe qytete të ndryshme. Me heqjen e gjuhës frënge nga shkollat, filloi të japë letërsi në politeknikumin “17 Nëntori”, ku arriti t’u mësonte shqip katër profesorëve sovjetikë brenda një viti, çfarë i dha reputacion si mësues i shqipes për të huajt. Në vitin 1950, kur jepte mësim në Liceun Francez në Gjirokastër, u pushua nga puna.
Pasi gruaja e parë ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje, Fejzi Dika u martua me Nora Prosin, bijë e një familjeje të konsideruar armike nga qeveria. “Nga fillimi i vitit 1951 kur ndodhi incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike, në mes shumë të arrestuarve, gjoja si të implikuar në atë ngjarje, ishte dhe Fejzi Dika, i cili në atë kohë u jepte mësime private të gjuhës shqipe disa nëpunësve të asaj ambasade. Atë ditë që mësuam arrestimin e Fejziut, unë dhe motrat e mia u mërzitëm shumë dhe duke ditur problemet e tij me Enver Hoxhën, mendja na shkonte vetëm për keq. Duke qenë se ne nuk kishim vëlla dhe Fejziun e kishte rritur babai ynë Asimi, ne e konsideronim atë si vëllanë tonë dhe ai na quante motra. Fejziu mundi të lirohej, vetëm një ditë para se 22 personat e arrestuar, t’i çonin drejt pushkatimit dhe kjo gjë u bë e mundur vetëm në sajë të ndërhyrjes së vetë ambasadorit sovjetik tek Enver Hoxha, i cili i doli atij garant se profesor Fejzi Dika, nuk mund të ishte i implikuar në hedhjen e bombës në ambasadën e tyre. Atë ditë që u lirua ai, të gjitha ne motrat kishim dalë për ta pritur në qendër të Tiranës, aty ku ka qenë “Kursali” dhe sapo u takuam, ai na tha: ‘Shpëtova dhe këtë herë”.-ka thënë për memorie.al, Drita Dika Morava.
Atë e pushuan nga puna siç pushuan edhe bashkëshorten e tij që ishte folëse në Radio-Tirana, me motivacionin se ishte pinjolle e një familjeje aristokrate dhe reaksionare. Ajo nisi të punonte si rrobaqepëse, ndërsa Fejziu u kthye në ndihmësin e saj. Pas disa vitesh, arriti t’u kthehej përkthimit dhe mësimdhënies duke dalë në pension si mësues. Pavarësisht pasionit për poezinë lirike dhe vlerësimeve pozitive që mori për poezitë e botuara gjatë viteve ‘30, emri i tij mbeti në hije gjatë diktaturës. Kushërira e tij ka treguar se në vitet 1973-74, diktatori dërgoi Sulo Gradecin t’i merrte kujtimet për të gjatë kohës së studimeve në Francë, por ai refuzoi duke u justifikuar se nuk mbante mend gjë. Fejzi Dika u largua nga kjo jetë në vitin 1983. Dy vite më vonë, kur ndërroi jetë Enver Hoxha, e veja e Fejziut, doli të shëtiste e veshur bukur dhe me buzë të lyera me një të kuq të ndezur. Sigurisht që e ndaluan, diku i kërkuar llogari, por ajo tha se Enver Hoxhës, zinë, t’ia mbante Nexhmija. Më 16 gusht 1986, u arrestua djali i vogël i Fejzi dhe Nora Dikës, Nilsi. Ai u dënua për tradhti në formën e arratisjes së mbetur në tentativë, me 5 vite burg./ kujto.al
Në një postim të shpërndarë në facebook, kreu i PD, Lulzim Basha, njofton se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të vendosë këtë javë për anëtarësimin e Kosovës dhe njëkohësisht për propozimin e tij për konfiskimin e aseteve ruse dhe për përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Më poshtë postimi i plotë i Bashës:
Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
Në dosjen hetimore në ngarkim të 26 personave që tashmë është dhënë masë sigurie nga GJKKO për të mësohet detaje të reja në lidhje me aktivitetin e tyre.
Sipas prokurorisë, bëhet me dije se grupi kriminal ku bënin pjesë edhe efektivë të Policisë së Kufirit trafikonin emigrantë nga Bangladeshi, Iraku dhe Pakistani. Në dosje tregohet se kufiri shqiptar është lehtësisht i kalueshëm dhe kjo për shkak të zyrtarëve policor që thyejnë ligjin dhe lejojnë kalimin e paligjshëm.
Në materialin hetimor thuhet se grupi kriminal i kishte role konkrete, ku sipas Prokurorisë së Posaçme, Luan Sulaj mundësonte transportin, Lulzim Lami siguronte kontrata punësimi fiktive, Xhuljo Krasniqi, Edmond Baklli dhe Tom Preka ishin organizatorë, ndërsa zyrtarët e policisë Edmond Braha e Altin Hasani ishin garancia për të mos u prekur emigrantët që hynin në vendin tonë.
Sipas SPAK, ata dyshohet se përmes përfitimit të paligjshëm, në dijeni të plotë, lejuan aktivitetin kriminal, aktivitet në gjurmët e të cilit SPAK ra që në fundin e gushtit të vitit të kaluar. Në fakt, operacioni i Prokurorisë së Posaçme vuri në lëvizje Policinë e Shtetit dhe BKH-në për të sjellë në pranga të përfshirët në këtë rrjet kriminal, duke bërë që të kishte jo pak tension brenda radhëve të policisë, për shkak të implikimit të punonjësve të Policisë së Kufirit.
HETIMET
Sipas të dhënave hetimore që dalin nga dosja e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin në fjalë mësohet se Arba Hysenllari punonjëse e agjencisë së punësimit, ishte në dijeni të aplikimeve për punësim e viza pune, si dhe të aktivitetit kriminal.
Endri Seiti dhe Luan Tafalla organizojnë aktivitetin kriminal, të cilët përmes agjencisë së punësimit “Intercontinental Link”, me ortak dhe administrator Endri Seitin, në bashkëpunim me shoqërinë tregtare “Mags Shoes” të italianit Antonio Spechio, “Gerem Konfeksione” me Xhuljeta Çoben dhe shoqërinë “Konservimi Adritatik” të Artur Matës, kryenin aplikime për leje unike punësimi e më pas aplikime për pajisje me vizë “D”, për punësimin e klandestinëve.
Por, të gjitha ishin fiktive dhe qëllimi ishte që të hynin lirshëm në Shqipëri, dhe më pas të ndiqnin destinacionin final, vendet e Bashkimit Evropian. Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërrinin të huaj që kryesisht ishin nisur nga Dubai. SPAK ka përdorur edhe një pajisje GPS të quajtur “Peakslim” që ia ka vendosur përmes agjentëve në çantë njërit prej pasagjerëve që ka udhëtuar me linjën Dubai-Tiranë, përmes të cilët janë kontrolluar lëvizjet e refugjatëve në disa raste.
Artur Mata rezulton edhe i promovuar në disa media vendase si sipërmarrës që punëson bangladeshas, teksa në pamje shfaqet duke pritur klandestinë, të cilët fotografohen e më pas nis lëvizja e tyre nëpër vendet ku edhe janë vënë kontaktet. Po sipas prokurorëve të çështjes, efektivi Edmond Braha përfundonte porositë e specialistit Altin Hasani. Ky i fundit nuk takohej personalisht në ambiente të hapur me trafikantët, por dërgonte kolegun.
Hasani jepte aprovimin në lidhje me procedurat e pajisjes me vizë të shtetasve të huaj. Braha pasi takonte trafikantët shkonte dhe raportonte tek Hasani. Në një përgjim ambiental, agjentët arrijnë të sigurojnë të dhëna me interes. Po Luan Tafalla flet me kode duke i shpjeguar një personi që ka qenë në banesën e Altin Hasanit dhe ku kanë biseduar rreth shtetasve të huaj.
Në këto biseda kuptohet që në të njëjtin pallat ky ka banesën, ka zyrën edhe bashkëshortja e tij e cila punon pranë OSBE-së dhe takimet realizohen pa mbajtur telefon me vete, fakte të cilat tregojnë për kujdesin e shtuar që personi nën hetim ka për të mos u kapur.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...