30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Mos harroni çadrat! Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për javën

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

 

 

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë I kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Njoftimi i SHMU: 

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat I tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë I ulët  dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë I kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Gjatë ditës së Mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim  2-9m/s,  ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë.

Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

436021139_18122199751357388_3303661280907876351_n

Lufta e vërtetë që estabilishmenti Rama-Berisha po i fshehin shqiptarëve

Nga Sidi Hasanaj

Në mediat online dhe konvencionale të vendit tonë, është krijuar prej javësh “perdja e hekurt” thuajse po aq efikase sa Iron Dome me të cilin Izraeli po neutralizon raketat e Iranit. Teksa në Lindjen e mesme po zhvillohet një luftë (më shumë egzibicionale sesa e vërtetë) mes Iranit dhe Izraelit, në Shqipëri ka hyrë në një fazë më agresive një luftë tjetër: binomi në distancë korrektësie Basha-Dumani kundrejt binomit të estabilishmentit të vjetër Rama-Berisha.

E këtu ka hyrë fuqishën në aksion “perdja e hekurt” e censurës mediatike e ndërtuar nga pushteti tepër i pasur Rama-Berisha.

Goditjet e Mëdha të Bashës ndaj binomit Rama-Berisha, po intesifikohen çdo ditë e më shumë.
Dje finalizoi trajektoren e sulmeve të tij ndaj Berishës dhe Ramës, e nisur prej Janarit, në formën më agresive dhe konkrete:

Basha tregoi dje për herë të parë se si zyrtarët më të lartë të partisë Popullore Europiane ishin habitur me bashkëpunimin Berisha-Rama për të goditur figurën e tij në periudhën që Këshilli i Europës vendosi ta zgjidhte si krye komisioner të sekuestrimit të aseteve ruse.
Lulzim Basha dje tregoi se si në KiE ishin nisur letra dhe emaile nga anëtarë të Rithemelimit ku i bënin thirrje zyrtarëve të Brukselit, të mos pranonin Bashës si kryekomisioner pasi ai ishte i financuar nga rusët dhe citonin shpifjet e vërtetuara tashmë të dosjes McGonnigal.

Pra nga njëra anë Rama korruptonte McGonnigal të fabrikonte akuza për Bashën, nga ana tjetër Berisha me deputetët e tij i merrnin këto akuza të Ramës dhe jua dërgonin zyrtarëve të Brukselit si fakte… ndërkohë që në Tiranë në formën më hipokrite protestonin për çështjen “McGonnigal”.

Po ashtu L.Basha artikuloi një akuzë të fortë ndaj Berishës dhe Rithemelimit:
“ Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.”

Përditë e më shumë L.Basha po distancohet me një kontrast të madh me Sali Berishën, e përditë e më shumë po sulmon Edi Ramën në pa fjalë boshe të retorikës politike, por me akuza konkrete dhe specifike.

Tashmë për Lulzim Bashën, ndarja me Berishën nuk është thjeshtë për “nongratën” e SHBA-ve, por sepse Berisha është zgjatim i Edi Ramës, është bashjëpunëtorë i tij në ruajtjen e pushtetit të njëri-tjetrit… është i dëmshëm për Shqipërinë pothuajse si Edi Rama.

Një ndarje e madhe konceptuale e Bashës, e cila po i sjell një rimëkëmbje morale PD dhe vetë Bashës… por “perdja e hekurt” mediatike e Rama-Berishës po bën çmos që kjo ndarje dhe rimëkëmbje morale mos të përkthehet në rimëkëmbje elektorale të PD dhe Bashës.

Po e censuron në maksimum.

Kjo është sfida e rradhës në fakt e L.Bashës!

Ashtu si fushata denigruese ndaj Altin Dumanit dhe SPAK arriti kulmin dje, kur S.Berisha bëri thirrje që Dumani të arrestohet sepse është një keqbërës i pashembullt… deklaratë skandaloze, në kufijtë e kriminales, e cila kaloi pazhurmë në mediat tona.

Pra, e skicuar dhe thjeshtëzuar në maksimum skalionët e luftës politiko-penale në Shqipëri janë të qarta:
Nga njëra anë PD-SPAK dhe nga ana tjetër Rama-Berisha, në mes të tyre qëndron “perdja e hekurt” e censurës mediatike.
Tashmë ka një kostelacion të qartë të pozicionimit të aktorëve politikë, Lulzim Basha çdo ditë e më shumë në përkrahje të Dumanit, dhe Rama me Berishën çdo çast më afër me njëri-tjetrin!

Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura

Pasuritë e paluajtshme, nuk janë të preferuara vetëm për të investuar por edhe për të pastruar paratë e krijuara nga aktivitetet kriminale. SPAK thotë se paratë e krimit kryesisht pastrohen në sektorin e ndërtimit, në blerje apartamentesh, ndërtesash, trojesh apo blerje biznesesh.

Si një nga krimet më të përhapura në vend pastrimi i parave me kalimin e viteve është sofistikuar, me synim kamuflimin e parave kriminale. Përtej pasurive të paluajtshme, SPAK raporton se një pjesë e konsiderueshme e parave të pista po pastrohen duke bërë investime me makina, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri e deri tek investimet në pajisje kompjuterike.

 

Jo të gjitha qytetet janë tërheqëse për pastrimin e parave, pasi edhe ky lloj krimi ka krijuar një hartë specifike, e përqendruar në qytetet ku gjenerohet më shumë ekonomi e para.  Investimi në pasuri të paluajtshme me para të dyshuara se vijnë nga aktiviteti kriminal janë kryesisht në Tiranë, dhe në zonat bregdetare kryesisht në Vlorë, Durrës dhe Lezhë.

Një tjetër formë e pastrimit të parave vitin e kaluar thuhet në raportin e Prokurorisë së Posaçme është edhe përmes shoqërive tregtare, të cilat kanë pritur para nga jashtë në llogaritë e tyre bankare, dhe duke shërbyer si ndërmjetës kanë bërë transferta në shtete të tjera. Gjithashtu vjet ka pasur rritje të rasteve, ku janë bërë depozita në llogari bankare në Shqipëri në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve.

“Ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta. Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve”, raporton SPAK.

Vjet numri i procedimeve të regjistruara për pastrim parash thotë SPAK është rritur me 75% në krahasim më vitin 2022. Vjet vetëm për pastrim parash janë regjistruar 35 procedime penale, nga 20 që ishte numri në 2022, apo 15 në 2021-shin.  Për herë të parë në 2023-shin Prokuroria e Posaçme ka bërë edhe hetime, që lidhen me kriptovalutat dhe sasi të konsiderueshme parash të depozituara në llogari bankare.

Në raport SPAK ka sjellë edhe hetime nga skema komplekse të pastrimit të parave ku të përfshira janë edhe organizatat kriminale ndërkombëtare, ku në këto raste paratë pastrohen përmes sistemit bankar, ku si ndërmjetës kanë shërbyer subjektet tregtare shqiptare që kanë pritur paratë në llogaritë e tyre bankare. Më pas këto para kanë kaluar përmes transfertave në shtete të tjera.

Skema, si pastrohen paratë në Shqipëri! Raporti i SPAK

Shembulli i SPAK – Si bëhet pastrimi i parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare
Duhet cilësuar se, një nga skemat komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si “ndërmjetëse” të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias Italiane.
Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare në rolin e “ndërmjetësve” profesionistë kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer “shtresëzimin” e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera. Rasti me tipik është ai i një individi, i cili pastronte para për llogari të Cosa Nostra në Itali. Skema e pastrimit të parave konsistonte në kalimin e parave nga fondacioni i themeluar prej tij me qendër në Lihtenshtajn, por me llogari bankare të çelur në Zvicër.
Paratë fillimisht u transferuan nga llogaria e fondacionit në llogarinë e tij personale, po në të njëjtën bankë në Zvicër. Prej aty, me lidhjet e krijuara me një shoqëri tregtare në Shqipëri, e cila luante rolin e “ndërmjetësuesit” profesionist, paratë do të vinin fillimisht në llogarinë e tij personale të çelur në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.
Me pas këto para do ti kalonin shoqërisë tregtare shqiptare, që merrej me tregtinë e karburanteve në formë huaje dhe kjo kompani do t’i transferonte në Hong Kong tek një shoqëri tjetër tregtare, që do të shërbente si “garantuese” për kryerjen e transanksioneve fiktive për blerje karburantesh. Për këtë shërbim shoqëria tregtare shqiptare do të përfitonte 16% (afërsisht 3 milion Euro) të vlerës së parave që do të pastroheshin.

Skema  e pastrimit të parave nga jashtë në Shqipëri, pjesë nga raporti i SPAK

114 mijë dosje në pritje për t’u gjykuar, VOA: Strategjia e KLGJ-së për çështjet e prapambetura ngre debate, situata më e rëndë në Apel

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar së fundi një projekt-strategji kombëtare 3 vjeçare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykata, të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi. Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar sipas këtij dokumenti, i cili sheh si zgjidhje kryesore rritjen e ndjeshme të numrit të gjykimeve për një gjyqtar në vit, në një kohë kur këta të fundit janë reduktuar për shkak të procesit të rivlerësimit. Strategjia përfshin edhe disa masa në ndihmë të trupave gjyqësore. Pedagogë në fushën e drejtësisë dhe gjyqtarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen skeptikë për zbatimin e saj.Në projekt strategjinë e KLGJ, e cila merr në analizë 4 nga 20 gjykata në vend, të cilat kanë volumin më të lartë të çështjeve të prapambetura, rreth 75%, konstatohet se stoku i dosjeve filloi të krijohet pas vitit 2018, moment që përkon me pakësimin e trupës gjyqësore për shkak të procesit të vettingut.

Situata paraqitet më e rëndë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku ushtrojnë detyrën 26 nga 78 gjyqtarë, ose 33% e trupës gjyqësore dhe në atë administrative të shkallës së parë në Tiranë që ka aktualisht 60% të trupës, ndjekur nga ajo e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm po në Tiranë me 62% dhe ajo administrative e apelit me mbi 80 përqind.

Për pasojë dhe numri i shqyrtimit të çështjeve në këto gjykata ka rënë në raport me numrin e çështjeve të ardhura, duke sjellë dhe shtimin të dosjeve të prapambetura.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka numrin më të lartë të çështjeve të prapambetura me mbi 37 mijë, (52 mijë në pritje për t’u shqyrtuar) ndjekur nga ajo administrative e apelit me afro 23 mijë të tilla. Ndërsa në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë janë në pritje 19 mijë dosje dhe në atë të shkallës së parë administrative po në Tiranë rreth 7 mijë dosje në pritje.

Një prej objektivave kryesorë për uljen e çështjeve të prapambetura lidhet me rritjen e numrin e dosjeve të gjykuara nga një gjyqtar në vit. KLGJ konstaton se në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm numri i çështjeve të shqyrtuara mesatarisht nga një gjyqtar aktualisht është 347 dosje në vit. Skenari që sheshon stokun e dosjeve të prapambetura në vitin 2029, në këtë gjykatë parashikon një rritje me 50% të normës së gjyqtarëve, ndërsa në draft përmenden dhe skenarë me 10 apo 20% të rritjes së kësaj norme.

Norma e punës së gjyqtari përcaktohet me një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD-së), të vitit 2010, ku si kriter vlerësimi për gjyqtarët e Apelit, përcaktohet një normë prej jo më pak se 150 çështje penale në vit, apo 200 çështje në rastet civile.

KLGJ deri tani nuk ka përcaktuar një normë të re, ndërsa sugjeron të marrë për bazë mesataren aktuale, e cila në vetvete është gati dyfish i normës në fuqi. Propozimi për ta rritur më tej, deri me 50 përqind, shihet me shqetësim nga gjyqtarët e Apelit, të cilët thonë se kanë dhënë maksimumin në një kohë krize, kur numri i tyre ka rënë ndjeshëm prej 6 vitesh

“Gjyqtarët janë sforcuar për të balancuar mungesën e kolegëve të tyre, për të bërë më të mirën, pavarësisht se ne nuk ia kemi dalë, sepse ne e dimë që numri i çështjeve që pritet të gjykohen është relativisht shumë i lartë. Të synosh rritjen e numrit të gjykimit të çështjeve trefish nga norma aktuale në fuqi, jo vetëm që nuk është motivuese për gjyqtarët, por nga ata perceptohet si mjet presioni. Shoqëria nuk ka dobi nga gjyqtarë të vënë në presion” shprehet për Zërin e Amerikës, gjyqtarja për median në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Edlira Petri.

Rritje të produktivitetit të gjyqtarëve parashikohet edhe në Ajykatën Administrative të Apelit. Sipas strategjisë një gjyqtar aktualisht shqyrton mesatarisht 225 çështje në vit. Sipas skenarit më optimist çështjet e

prapambetura zerohen në vitin 2030 nëse numri i gjykimit të çështjeve në vit për një gjyqtar rritet me 80%. Edhe në dy gjykatat e tjera, atë të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dhe atë Administrative të Shkallës së Parë, po në Tiranë parashikohet rritje e produktivitetit të gjyqtarëve, por pa specifikuar në çfarë përmase.

KLGJ i tha Zërit të Amerikës se rritja e normës sasiore për gjyqtarët është hartuar duke patur parasysh situatën problematike në sistemin gjyqësor. Ky institucion nuk duket të shohë ndonjë problem me përballimin e ngarkesës në rritje, madje “në kuadër të vlerësimit etik dhe profesional mund të konsiderohet mekanizëm motivimi për ta”- thotë KLGJ.

Projekti parashikon që, rritja e produktivitetit të gjyqtarëve të shoqërohet me masa të tjera që i vijnë në ndihmë trupës gjyqësore, duke nisur nga plotësimi në vijimësi i vendeve vakante në gjykata, shtimi i stafit jo gjyqësor, trajnimi i tij, inventarizimi dhe kategorizimi i çështjeve të prapambetura, përdorimi i modeleve standarde për vendimet gjyqësore, ndryshime ligjore për uljen dhe parandalimin e çeshtjeve të prapambetura, dhe në sistemin për lëshimin e urdhërave të ekzekutimit apo zhvillim të seancave gjyqësore në distancë.

Pedagogu i administrimit gjyqësor në Shkollën e Magjistraturës, Vangjel Kosta i tha Zërit të Amerikës se mekanizmat ndihmës për gjyqtarët të parashikuar në strategjinë e KLGJ nuk janë bindës.

“Nëse gjyqtarët ndihmohen më shumë me staf ndihmës dhe me teknologji, natyrisht numri i çështjeve që do gjykojë një gjyqtar do jetë më i lartë. Por duhet parë se kur vijnë këto ndihma. Sepse duhet të kuptojmë që mund të flasim për ndihmësa të parashikuar në ligj por nuk kemi ndihmësa në gjykata. Nga kjo pikpamje në strategji unë shoh vetëm shifra mekanike dhe nuk shoh një lidhje logjike përse gjyqtari duhet të gjykojë më shumë. Njoh shumë gjyqtarë, i kam parë të lodhur dhe të dëshpëruar, sepse për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve kanë ngarkuar më shumë se ç’duhet veten”- argumenton Zoti Vangjel Kosta.

Migena Laska, gjyqtare e medias në Gjykatën e Shkallës së Parë, Dhoma Penale, në Tiranë, shprehet se në këtë seksion nuk ka çështje të prapambetura, për shkak të afateve proçeduriale, ndërsa pranon se ngarkesa e viteve të fundit është e paprecedentë. Zonja Laska thotë se në vitin 2023 një gjyqtar gjykoi mesatarisht 800-1000 dosje nga 500, 6 vjet më parë.

“ Produktiviteti i gjyqtarëve patjetër mund të rritet, por në radhë të parë unë mendoj se duhet të shtohet numri i gjyqtarëve. Patjetër duhet të shtohet numri i administratës gjyqësore dhe kualifikimi profesional i kësaj administrate. Janë disa hallka që mbështesin dhe ndihmojnë punën e gjyqtarit. Ne duam zgjidhje, nëse më gjen zgjidhje se si do gjykojmë më shumë, dakort do bëjmë më shumë. Unë vetë kam bërë 1 mijë dosje në vit”- shprehet Migena Laska, gjyqtare e medias në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Tiranë.

Duke folur për mekanizmat ndihmës për gjyqtarët, të parashikuar në strategjinë e KLGj gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Znj. Petri, thekson se produktiviteti i gjyqtarëve parashikohet të rritet në muajin prill, ndërsa ngre dyshime nëse këto mekanizma do mund të jenë gati në të njëjtën kohë.

“Numri i çështjeve mund të arrihet por jo në situatën ku jemi tani, mund të arrihet vetëm nëse masat e tjera fillojnë zbatohen njokohësisht. Nuk ka të dhëna të qarta se kur do të realizohen mekanizmat ndërveprues. Në strategji është parashikuar të ngrihen grupe të caktuara me administratë gjyqësore të cilat do të trajnohen për inventarizimin e çështjeve. Është përcaktuar një afat që është qershori i këtij viti. Duket praktikisht e pamundur, sepse është procesi i rekrutimit dhe trajnimit të tyre dhe më pas invetarizimi i një numri shumë të lartë dosjesh. Nuk duket realiste. Nga ana tjetër janë parashikuar ndryshime në ligj, në kodet e proçedurave. Ne e dimë shumë mirë, që pavarësisht dëshirës që mund të ketë KLGJ, kjo varet nga kuvendi”- argumeton gjyqtarja Edlira Petri.

KLGJ i tha Zërit të Amerikës, se rritja e normës sasiore për gjyqtarët në fazën fillestare shihet si objektiv ambicioz duke shtuar se asnjë proces nuk mund të mbetet peng i një procesi tjetër.

Por në ndryshimet ligjore të propozuara është dhe lehtësimi i procedurave të rekrutimit të ndihmësave ligjorë duke parashikuar të njëjtën procedurë sikurse edhe rekrutimi i nëpunësve të tjerë civilë gjyqësor në gjykata. Një gjë e tillë shmang disa elementë të fortë garancie të parashikuara aktualisht si rekrutimi përmes Shkollës së Magjistraturës, testimin e tyre profesional, ashtu edhe kontrollin e pasurisë që kryhet në këtë rast. Një ndërhyrje e tillë mund të tingëllonte si një hap pas ndaj kritereve rigoroze që parashikon reforma në Drejtësi.

Pedagogu Kosta në shkollën e magjistraturës vlerëson se nisma e KLGJ-së në vetvete është e mirëpritur por ai mendon se:

“ Një gjyqtar i lodhur, një gjyqtar i raskapitur nuk besoj se do japë vendime që krijojnë besueshmëri si vendime të drejta. Dhe produkti i tyre mund të jetë një sjellje e nxituar dhe e paduruar në raport me palët në gjyq. Kjo përkthehet në dëme te besueshmëria në publik pasi gjyqatrët po kalojnë nga një gjykim normal në gjykim të shpejtë për të ulur stokun. Nuk është kjo rruga përmes së cilës ulet numri i çështjeve të prapambetura në gjykata”- shprehet zoti Vangjel Kosta.

Projekt Strategjia e KLGJ për uljen e çështjeve të prapambetura parashikon se mund të arrihet një përmirësim në uljen e stokut rreth vitit 2028 nëse plotësohen disa objektiva. Pas konsultimit në 4 gjykatat me problematikat më të thella, pritet që ky dokument të shoqërohet me sugjerime apo vërejtje edhe nga përfaqësues të trupave gjyqësore para miratimit të tij në KLGJ./VOA

“Rajoni dhe bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë!”- Pas sulmit iranian në Izrael, mblidhet Këshilli i OKB-së, Guterres: Civilët po paguajnë çmimin më të lartë

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, me kërkesë të Izraelit është thirrur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, hapi seancën duke thënë se populli në rajon po përballet me një rrezik real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë.

“Tani është koha për të qetësuar dhe depërshkallëzuar. Tani është koha për përmbajtje maksimale”, ka bërë thirrje Guterres.

Ai tha se Irani i kishte shkruar presidentit të këshillit të sigurisë duke pretenduar se sulmi ndaj Izraelit ishte mbrojtës, pas sulmit në konsullatën e tij në Damask, Siri.

Guterres u kujtoi anëtarëve se “karta e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet në ambientet diplomatike nuk lejohen.

“Është koha për t’u larguar nga pragu. Është jetike për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po mbajnë barrën dhe po paguajnë çmimin më të lartë”, theksoi ai.

Guterres tha se përgjegjësia e të gjithë anëtarëve është të ndihmojnë në sigurimin e një armëpushimi në Gaza, lirimin e pakushtëzuar të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi dhe dhënien e ndihmës të papenguar.

Ai tha gjithashtu se dhuna që po ndodh në Bregun Perëndimor duhet të përfundojë.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”, përfundoi ai.

Llogaritë e titullit/ Nuk ka ndodhur kurrë më parë, ja si shpallet Interi kampion në derbin ndaj Milanit

Të gjithë pyesin se sa pikë i duhen Interit për të fituar titullin kampion. Nga tani deri në fundin e kampionatit mungojnë edhe 6 ndeshje, çka do të thotë se Milani mund të grumbullojë 87 pikë në total.

Zikaltrit për momentin kanë 83 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 5 pikë në 6 javët e mbetura të kampionatit italian. Po si mund të shpallet Interi kampion matematikisht në derbi?

Zikaltërve u bën punë vetëm fitorja ndaj Milanit, për t’u kurorëzuar edhe matematikisht. Në rast barazimi, titulli nuk mund të fitohet zyrtarisht, pasi diferenca e pikëve do të mbetej 14, teksa do të mbeteshin për t’u luajtur edhe 5 ndeshje.

Pra interistët mund ta festojnë titullin në derbi vetëm në rast triumfi. Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë. Derbi mes Milanit dhe Interit do të luhet më 22 prill me kuqezinjtë që do të jenë pritës.

Nga karotat te preshi, zbuloni perimet e pasura me fibra! Ja përfitimet që ju sjellin në shëndet

Perimet janë thelbësore për një dietë të ekuilibruar dhe shëndet të mirë. Në fakt, ato kanë një përmbajtje të lartë të lëndëve ushqyese themelore për trupin, duke përfshirë fibrat.

Fibrat mund të jenë dy llojesh, të tretshme dhe të patretshme : të parat kryesisht kontribuojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave në gjak, dhe për rrjedhojë parandalojnë majat e glicemisë, ndërsa të dytat veprojnë në nivel gastrik, duke lehtësuar kalimin intestinal të lëndëve ushqyese të gëlltitura.

Fibrat janë të rëndësishme për ushqimin korrekt sepse janë voluminoze dhe për këtë arsye kontribuojnë në rritjen e ndjenjës së ngopjes gjatë vaktit; për më tepër, pasi ato nuk përthithen nga trupi, ato nuk përmbajnë kalori në vetvete. Për të dhënë një shembull, një sanduiç me miell integral (prandaj që përmban disa fibra në brumë) do të ketë një konsum energjie prej rreth 220 kalori për 100 g, pra më pak se 270-280 kcal të krijesave ose bukës së rafinuar.

Fibrat që përmbahen në perime quhen fibra dietike dhe janë përbërës të dietës që i nënshtrohen një lloj pune tjetër: në fakt, edhe nëse ato janë të vështira për t’u tretur nga stomaku dhe zorrët, kalimi i tyre përsëri stimulon prodhimin e stomakut. lëngjet, duke nxitur tretjen, ndërsa veprimi i tyre përqendrohet sapo të arrijnë në zorrën e trashë, duke ndihmuar në rregullimin e tranzitit të zorrëve. Pra, le të shohim se cilat perime janë më të pasura me fibra:

Selino

Selino është një nga perimet më të pasura me fibra: me përqindjen e saj prej 1,6 g fibra të patretshme për çdo 100 gram, është një nga zgjidhjet më të mira natyrore për rritjen e ndjenjës së ngopjes. Për më tepër, selino ka veti diuretike dhe pastruese, ul kolesterolin dhe trigliceridet, ndihmon tretjen dhe zvogëlon ënjtjen e zorrëve .

Kopër

Finoku karakterizohet nga një përmbajtje e mirë fibrash (rreth 3.1 gram fibra totale dietike për çdo 100 gram). Për më tepër, ato janë pak kalori, kanë një veprim diuretik-detoksifikues dhe karminativ në rast të problemeve me zorrët dhe janë të pasura me kalium, vitaminë A dhe vitaminë C.

Angjinarja

Angjinarja është e pasur me veti dhe përfitime, në fakt, përveç se janë një burim i shkëlqyer fibrash (5.4 g për hektogram), ato gjithashtu kanë një përmbajtje të lartë të folateve, të cilat janë thelbësore gjatë shtatzënisë dhe vitaminës K, e cila ka një funksion antikoagulant, rregullon metabolizmin e kockave dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht aterosklerozës.

Rrepa

Rrepa është një burim i mirë i fibrave, që përmban rreth 3 gramë për hektar, por karakterizohet mbi të gjitha nga prania e inulinës, një fibër diete filamente me veti shumë të rëndësishme për shëndetin e zorrës së trashë dhe për përmirësimin e efikasitetit të metabolizmit të sheqernave. Për më tepër, rrepa është një perime me shumë pak kalori, e pasur me kalium, me veti pastruese dhe gjithashtu një ndihmë e vlefshme për ata që vuajnë nga kapsllëku dhe vështirësitë në tretje.

Fasule Borlotti

Fasulet Borlotti, përveçse janë një burim i shkëlqyer i proteinave bimore, janë të pasura edhe me fibra. Në fakt, në fasulet e thata gjenden afërsisht 6,9 g fibra për çdo 100 g produkt. Për më tepër, fasulet borlotti kontribuojnë në uljen e kolesterolit, triglicerideve dhe madje edhe niveleve të sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye indikohen në rastet e diabetit.

Patëllxhani

Patëllxhanët përbëhen kryesisht nga uji dhe fibra, mesatarisht, ato kanë 3 gram fibra totale dietike për hektar. Pikërisht për këtë arsye, marrja e patëllxhanëve u rekomandohet shpesh atyre që kanë nevojë të nxisin kalimin e zorrëve. Për më tepër, patëllxhanët kanë veti diuretike, kulluese dhe antioksiduese, janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale dhe stimulojnë prodhimin e tëmthit.

Karotat

Karotat janë kryesisht të njohura për vetitë e tyre antioksiduese dhe për përmbajtjen e vitaminës A, vitaminës C dhe beta-karotenit, aleatë të vlefshëm për shikimin dhe rrezitje. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë marrjen e tyre të fibrave (rreth 3 gram gjithsej për hektar) dhe kaloritë e pakta, të cilat përcaktojnë një indeks të shkëlqyer të fibrave (rezultat i raportit midis sasisë së fibrave dhe kalorive në ushqim).

Preshi

Preshi konsiderohet një perime e vërtetë detoksike: me veti diuretike dhe laksative, është një ushqim detoksifikues, hidratues dhe një antioksidant i shkëlqyer natyror, falë pranisë së flavonoideve, mineraleve dhe vitaminave. Për më tepër, preshi është i pasur me fibra: kur është i papërpunuar, në fakt ka rreth 2,9 gram fibra totale dietike për 100 gram.

PD kallëzon Nikollën, Sefa: Bardhi e Berisha janë përjashtuar, të strehohen tek Meta

Në një intervistë me Ora News, sekretari i çështjeve ligjore në PD, Indrit Sefa tha se PD është e qartë dhe tentativat për të futur një person non grata në PD nuk do të tolerohet.

Ai shtoi se në një bashkëpunim të Bardhit, Nikollës, Ramës dhe Berishës, është bërë lajmërim se personat e përjashtuar nga PD do të jenë pjesë e grupit.

Sefa: PD është e qartë dhe tentativat për të futur një person non grata në PD nuk do të tolerohet. Ne i kemi shkruar Lindita Nikollës duke i thënë se Bardhi nuk është më anëtar dhe kreu i grupit tonë parlamentar. Nikolla e ka njoftuar një vendimmarrje të tillë, dhe nga ai moment Bardhi nuk ka qenë më anëtar i PD-së.

Nikolla në kundërshtim me ligjin dhe shpërdorim detyre, nuk e ka pasqyruar një gjë të tillë në organet e kuvendit dhe e quan si kryetar grupi. Ne i kemi çuar saj 11 shkresa, që një pjesë nuk i ka referuar dhe nuk ka refuzim të asaj të ne kemi kërkuar. Në një bashkëpunim të Bardhit, Nikollës, Ramës dhe Berishës, është bërë lajmërim se personat e përjashtuar nga PD do të jenë pjesë e grupit. Të shkojnë të strehohen tek Ilir Meta.

Basha: Ja pse PS nuk e diskuton amendamentin “Basha” për ndihmë ndaj Kosovës

Gjatë Podcastit të sotëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu rikthye edhe një herë propozimit të tij për t’i ardhur në ndihmë Forcës së Sigurisë së Kosovës me një shumë për 50 milionë euro, gjë që u refuzua dhe u rrëzua nga PS-ja në Kuvendin e Shqipërisë.

“Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike.” – u shpreh ai.

Basha: “Në aspektin e sigurisë ne duhet të marrim të gjitha masat, e në veçanti forcimin e aparatit të sigurisë tonë kombëtare dhe investimin në sigurinë kombëtare, ku përfshihet investimi në sigurinë e Republikës së Kosovës. Dhe kjo është racionialja edhe për propozimin që kam bërë për 50 milionë euro ndihmë ushtarake të cilën e kanë rëzuar kërkesën time për ta futur në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi në Parlament. Akoma nuk kanë sjell në Parlament amendamentin që të shprehen për amendamentin. Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike. Nuk e bëj unë për këtë, për kredi dhe për Bashën dhe për Partinë Demokratike. Përkundrazi në qoftë se e sjellin dhe e votojnë, do të dalë në konferencë për shtyp dhe do t’i falënderoj me emër të gjithë deputetët që do ta votojnë.”

Basha: Sulmet që bashkuan Ramën dhe Berishën kundër PD, që nga McGonigal e deri tek lobimi kundër meje në Bruksel dhe Këshillin e Europës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, iu përgjigj interesit të drejtuesve të Podcastit lidhur me financimet ruse në PD dhe se si Rama dhe Berisha koordinuan së bashku për të njëjtën akuzë ndaj tij.

Përveç rastit McGonigal, Basha tregoi se kundër tij është lobuar edhe në Bruksel dhe në Këshillin e Europës.

“Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy rtaste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal.” – u shpreh Basha.

Basha: “Në këtë përqasje ata kanë pasur dhe kanë një sinergji të plotë. Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy rtaste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal.”