20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Basha: Ja kush qëndron pas Rezolutës për Ukrainën dhe si u iniciua ajo

Edhe këtë të diel, siç e ka bërë traditë prej dy javësh, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Podcast së bashku me gazetarin Ermal Peçi dhe pedagogun Marsid Gupi.

Basha i është përgjigjur interesit të dy moderatorëve, duke treguar se kush qëndron pas rezolutës së Ukrainës dhe se si u iniciua ajo.

“Zanafilla e angazhimit tim ka të bëjë me një bashkëpunim do thoja të thellë dhe prej kohësh me disa nga faktorët e rëndësishëm të çështjeve të tilla, të çështjeve të sigurisë, të çështjeve të financave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – u shpreh, mes të tjerash, kreu i PD-së.

Basha: “Rezoluta për Ukrainën do të votohet në Asamblenë Parlamentare ditën e martë. Pra, një proces prej afro 1 viti e gjysmë, do të finalizohet të martën e 16 prillit. Providenca e deshi që të vijnë të dyja çështjet bashkë. E para do të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, dhe menjërehë pas kësaj do të diskutohet rezoluta që është propozuar nga unë. Pra, pasditen e së martës presim lajme të mira edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, edhe për këtë hap historik që është aprovimi i rezolutës për të cilën unë jam reporteri dhe kam punuar për një kohë të gjatë që kërkon ngritjen e një mekanizmi që kërkon konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen ato në dispozicion të Ukrainës. Zanafilla e angazhimit tim ka të bëjë me një bashkëpunim do thoja të thellë dhe prej kohësh me disa nga faktorët e rëndësishëm të çështjeve të tilla, të çështjeve të sigurisë, të çështjeve të financave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Autizmi tek të rriturit, ja çfarë duhet të dini rreth simptomave dhe diagnostikimit

Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga fëmijët dhe shumë të rritur me kalimin e viteve kanë mësuar si të jetojnë me to.

 

Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është një nga çrregullimet neurozhvillimore më të zakonshme.

Në shumicën e rasteve, njerëzit autikë diagnostikohen në fëmijëri, zakonisht pas moshës 4 vjeçare. Megjithatë, disa të rritur autikë nuk diagnostikohen që në fëmijëri edhe nëse simptomat e tyre janë të rënda.

Në këtë artikull, njiheni me shenjat dhe simptomat e autizmit në moshë madhore dhe rëndësinë e marrjes së diagnozës.

Shenjat dhe simptomat e autizmit tek të rriturit

Shenjat dhe simptomat e zakonshme mund të përfshijnë :

  • vështirësi në zhvillimin e bisedës
  • vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta
  • parehati gjatë kontaktit me sy
  • sfida me rregullimin e emocioneve
  • interes ekstrem për një temë të caktuar
  • monologë të shpeshtë për të njëjtën temë
  • mbindjeshmëri ndaj tingujve ose aromave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët
  • vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave
  • mungesa e lakimit gjatë të folurit
  • interesi i kufizuar vetëm për disa aktivitete
  • probleme me leximin e emocioneve tek të tjerët
  • vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit
  • vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin
  • sjellje të përsëritura
  • ankth social
  • nevoja për të rregulluar artikujt në një rend të caktuar

Njerëzit autikë zakonisht nuk i kanë të gjitha shenjat dhe simptomat e mësipërme. Ata mund të përjetojnë të tjera simptoma që nuk janë në listë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person, por edhe sipas gjinive.

Pse diagnoza mund të jetë sfiduese tek të rriturit

Diagnoza e një të rrituri mund të jetë sfiduese për disa arsye:

  • Simptomat mund të jenë më të buta dhe si rezultat më të vështira për t’u njohur.
  • Ata mund të maskojnë shenjat dhe simptomat mjaft mirë.

Hulumtimet tregojnë se një nga testet e zakonshme që diagnoztikon autizmin në moshë madhore, ADOS-2, mund të jetë i besueshëm. Por një mjek duhet të njohë simptomat e një personi në mënyrë që t’i referojë ata në testim.

Shumë mjekë mund të mos jenë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore. Veçanërisht nëse simptomat e pacientit nuk janë të rënda ose nëse pacienti ka edhe shqetësime të tjera, për shembull, ankth.

Përfitimet e diagnozës

Jo çdo i rritur autik i padiagnostikuar mund të dëshirojë ose të ketë nevojë për një diagnozë.

Është e rëndësishme të respektohen nevojat dhe preferencat e individit. Për ata që e preferojnë atë, një diagnozë mund të ofrojë disa përparësi.

Diagnoza mund të japë një shpjegim për sfidat që mund të përjetojë një individ autik. Mund t’u japë anëtarëve të familjes, miqve dhe kolegëve një kuptim më të mirë të autizmit.

Mund të hapë akses në shërbime dhe përfitime, duke përfshirë në vendin e punës ose mjediset arsimore. Mund të zëvendësojë një diagnozë të gabuar./

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 5 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 5 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Spitallë. Në qeli është lënë ish-zv.drejtori iKadastrës, Leonard Kadrimi dhe 4 personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen se tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë.

Leonard Kadrimi ka qene drejtor i Kadastres Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për 9 persona të tjerë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës”, njoftoi policia.

Lirim Xhameta 58-vjeç dhe Dashnor Taulla 61-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

Ardit Kërtusha, 33-vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

gjykata durres-masat e sigurise

 

Skema e tjetërsimit

Në shkurt 2023, një denoncues u paraqit para prokurorit Pali Deçolli në Durrës dhe kallëzoi se një sipërfaqe toke, për të cilën ai dhe të afërm të tij pretendojnë pronësinë dhe për të cilën ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ishte rrethuar me mure betoni nga persona të panjohur.

Prona sipas denoncuesit ndodhej në Spitallë, por ai nuk e dinte se kush ishte zaptuesi. E vënë në lëvizje pas këtij denoncimi prokuroria gjeti se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie që kishte bërë rrethimin dhe shtrimin e saj me çakull.

Por hetimet gjetën se procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Lirim Xhametës ishin të paligjshme, ashtu si dhe pasuria në emër të të ndjerit Dilaver Taulla.

Prokuroria zbuloi nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë se fillimisht pronat ishin regjistruar në emër të Xhametës dhe Taullës dhe përmes falsifikimit të dokumentave ishin përfshirë në regjistrat kadastralë në vitin 2010. Drejtuesi i kadastrës në atë kohë dhe një punonjëse, emri i të cilës përdoret ne praktika, mohuan që t’i kishin nënshkruar aktet.

Vetë prokuroria gjeti se në fakt këto akte ishin futur në regjistra përmes shënimeve me dorë vetëm në vitin 2019.

Prokuroria nuk diferencon rolet që personat e arrestuar dhe akuzuar kanë luajtur, por Kërtusha duket se është nyja lidhëse. Emri i tij përmendet nga Xhameta si “Diti” dhe po ashtu edhe nga Dashnor Taulla, trashëgimtar i Dilaver Taullës, si personi që premtonte të rregullonte dokumentet për tokë.

“Më pas janë takuar Dashnori dhe Krenari me shtetasin Ardit Kërtusha dhe ky i fundit i ka marrë përsipër që t’i rregullonte tokë, pasi sipas Arditit, i takonte sipas ligjit. Arditi i ka kërkuar kartat e identitetit të tij dhe të vëllezërve dhe motrave duke i thënë se ‘ju takonin të gjithëve”, citohet në dosje Dashnor Taulla, i cili thotë se u përfshi në këtë histori në vitin 2019 sëbashku me Krenar Karatin, që i kishte premtuar se njihte dikë që mund t’i rregullonte tokën.

Në këtë kohë, Kërtusha ishte drejtues i FRESSH-it të Partisë Socialiste të Durrësit, mbante një post drejtues në OSHEE-në lokale dhe po ashtu kishte kandiduar për t’u punësuar si regjistrues në kadastër, por ishte skualifikuar për shkak të mungesës së eksperiencës.  Në vitin 2020, ai garoi për t’u zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste në Durrës, por më pas u tërhoq nga gara.

Në profilin e tij në Facebook, Kërtusha akuzoi ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërhyrje në garë dhe akuzon se rivali i tij që fitoi zgjedhjet ishte marionetë e Dakos. Pas tërheqjes nga gara, Kërtusha mbështeti opozitën në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 mbeti i plagosur në një atentat.

I pyetur nga prokuroria për tjetërsimin e pronës, Kërtusha që njihet publikisht edhe si lektor në Universitetin e Durrësit, ka mohuar çdo dijeni.

 

“Është pyetur në lidhje me këto fakte, shtetasi Ardit Kërtusha, i cili ka deklaruar se nuk i njeh pjesëtarët e familjes Taulla dhe nuk ka asnjë lloj dijenie në lidhje me përfitimin prej tyre të sipërfaqes prej 76,000 m2,” citohet ai nga prokuroria.

Nga ana e tyre, Xhameta dhe Dashnor Taulla kanë mohuar të kenë përfituar nga transaksionet e kryera. Xhameta thotë se mori vetëm 200 mijë lekë, por nuk e pa asnjëherë pronën që iu kalua dhe që ai mendonte se ishte 3 mijë metra. Taulla nga ana e tij mohon të ketë dijeni që iu kalua në pronësi tokë dhe shtoi se në një përballje me Kërtushën, ky i fundit e kishte mohuar të kishin një marrëveshje.

Megjithatë, sipas prokurorisë ata kanë përfituar nga transaksionet e mëpasshme. Hetimet gjetën se si Xhameta ashtu edhe Taulla nënshkruan akte noteriale dhe i dhanë tagra përfaqësimi personave të tretë. Xhameta ia kaloi tagrat Gjovalin Ndocit, të cilit thotë se nuk e ka takuar kurrë. Ky i fundit sipas prokurorisë e shiti tokën në parcela te palë të treta për 17 milionë lekë. Po ashtu ai është një nga personat që aplikoi për ndryshimet në zërat kadastralë.

Ndoci ka dëshmuar se ai u përfshi në këtë histori me premtimin që të bënte para nga shit-blerja e pronave, prej një punonjësi të OSHEE-së, i identifikuar si i ndjeri Henkel Q. Ai tha se Henkel Q., e kishte njohur kur ai “punonte pranë OSHEE dhe në disa takime partiake”.

Prokuroria thotë se toka e tjetërsuar në këtë mënyrë u rivlerësua me ndihmë të akteve të falsifikuara për të shmangur taksat me vlerë disa herë më të lartë. Prokuroria gjeti se parcelat që i kaluan Xhametës u vlerësuan 279 milionë lekë. Veprimet kadastrale dhe aktet e rivlerësimit u kryen për dy ditë nga zëvendës drejtori i Kadastrës së Durrësit Leo Kadrimi, juristi Mikel Zaho dhe vartës të Kadrimit. Sipas prokurorisë, punonjës të kadastrës përfshi edhe drejtuesin e kohës, u shmangën nga procesi i kontrollit të regjistrimit.

Ndryshe nga rasti i Xhametës, Dashnor Taulla dhe të afërmit e tij që pretendohet se e trashëguan pronën nga i ndjeri Dilaver Taulla, ia kaluan tagrat e përfaqësimit Oliver Xhamuçës dhe toka u kaloi të tretëve përmes akteve të dhurimit.

Prokuroria thotë se edhe pse u bë dhurim, toka iu nënshtrua një rivlerësimi të falsifikuar që mundësonte shmangien e detyrimeve tatimore.

“Në vijim të veprimeve krejtësisht joligjore e me qëllim përforcimin e titullit të pronësisë, tjetërsimin e saj dhe përfitimin e vlerave monetare që do të vinin pas tjetërsimit së saj në vijim (si dhe ka ndodhur, pavarësisht se është bërë me dhurim), autorët e veprave penale kanë vijuar në plotësimin e 4 referencave rivlerësimi tërësisht të falsifikuara”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi. Toka në këtë rast u rivlerësua 273 milionë lekë.

Prokuroria thotë se aktet e ndërmarra dhe personat e përfshirë tregojnë për një skemë identike.

“Pra, i gjithë mekanizmi i kryerjes së veprave penale si në rastin e parë të përfitimit të sipërfaqes prej 75,000 m2 shtetasit Lirim Xhameta, ashtu dhe në rastin e dytë të përfitimit të sipërfaqes prej 76,000 m2 të shtetasit të ndjerë Dilaver Taulla është identik dhe ka dyshime të arsyeshme që të jenë të njëjtët autorë”, thuhet në kërkesë për masë sigurimi.

Si në skemën e parë edhe në të dytën, përfituesit e pronës dhe personi që mori tagrat për t’i përfaqësuar thonë se nuk e njohin njëri tjetrin, por të dy palët pretendojnë se u përfshinë në skemë nga Kërtusha.

“Shtetasi Oliver ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga pjesëtarët e familjes Taulla, por kujton se në vitin 2019 shtetasi me emrin Ardit Kërtusha me të cilin kishte njohje i ka thënë që të shkonte tek Zyra Noteriale e J.B që të firmoste disa dokumente, pasi Arditi do të përfitonte një sasi toke duke i premtuar se pasi t’i shiste do t’i jepte një sasi parash,” thuhet në dosje.

Xhamuça madje ka këmbëngulur të takojë Ardit Kërtushën pas marrjes në pyetje në prokurori dhe pretendon se pasi e takoi, Kërtusha i kishte premtuar që gjithçka do të sqarohej prej tij.

Në këtë rast të dytë, toka është tjetërsuar përmes akteve të dhurimit nga Dashnor Taulla dhe të tjerë, te persona të tretë. Por prokuroria thotë se Taulla ka marrë sipas dëshmive 60 mijë euro dhe aktet e dhurimit ishin vetëm një formë e zgjedhur për të shmangur detyrimet. “Ai më ka thënë që të rrija pa merak pasi do ta zgjidhte ai këtë punë dhe pas kësaj nuk e kam takuar më”, citohet Xhamuça nga prokuroria.

Veprimet e regjistrimit në kadastër u kryen po nga të njëjtët zyrtarë sipas prokurorisë. Nga këta, ish- zv. drejtori Kadrimi, i cili u arrestua, ka dëshmuar se nuk kishte dijeni për skemën. Ai ia ka kaluar përgjegjësinë vartësve, duke pretenduar se ai vetë nuk verifikonte origjinën e pronës apo të  dokumenteve.

Akuzat

Prokuroria thotë në kërkesën për masë sigurie se Lirim Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri, kanë qenë me dijeni pjesë e kësaj skeme dhe se ndryshe nga sa pretendojnë, kanë përfituar më shumë se 200 mijë lekë. Sipas prokurorisë, ata ishin në dijeni të plotë se nuk kishin pronë, por bashkëpunuan për të kryer tjetërsimin e tokës shtetërore.

Të njëjtën gjë vë në dukje prokuroria edhe për përfaqësuesit  në këto transaksione, Gjovalin Ndoci dhe Oliver Xhamuça.

Madje Ndoci sipas prokurorisë, në përpjekje për t’ia ngecur fajin një personi të vdekur, ka cënuar edhe normat morale të shoqërisë.

“Vetë fakti që ky shtetas më vonë, të paktën për njërën nga këto pasuri ka kryer veprime blerje e shitje tregon se është ai vetë në bashkëpunim me persona të tjerë të fshehur nga vetë ai, autorë në tjetërsimin e pronave për të cilat ai jo vetëm nuk kishte asnjë tagër të qartë dhe ligjor, por veprimi I tij ka qenë për të fshehja dhe mbulimi I origjinës së kësaj pasurie”, shprehet prokuroria në dosje.

Xhamuça “lehtësohet”, pasi prokuroria duket e ka besuar pretendimin e tij se ai nuk kishte lexuar aktet noteriale. Megjithatë, prokuroria pretendon se ai dhe Ndoci kanë ndihmuar me dashje shtetasin Ardit Kërtusha dhe bashkëpunëtorët e tij që të përfitojnë vlera monetare.

Ndërkohë, punonjësit e ASHK Durrës, Leonard Kadrimi si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë, sipas prokurorisë, si pasojë “fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive”.

Prokuroria thotë se nga hetimi rezultoi se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK-së nga kontrolli i praktikave të paligjshme.

“Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përkisnin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë”, thuhet në dosje.

Skandal me licencat në ARRSH! Zbardhet skema se si përjashtohen kompanitë e huaja nga tenderat 200 mln euro

Në fillim të muajit Prill 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli të paktën 13 procedura për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim aksesh rrugore, për një vlerë totale prej afërsisht 200 milionë euro.

arrsh-ja

Dokumentat e këtyre tenderave, të cilët janë thuajse të gjithë njëlloj, përveç aksit rrugor dhe fondit limit, janë hartuar në gjuhën shqipe dhe anglisht.

Madje, siç thuhet në dokumentet e tenderit, procedurat janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare.

1

Por, e gjithë kjo duket, më së paku, një hipokrizi. Në të gjithë dokumentat standarde të tenderave ka një detaj, fare të vogël, gati të padukshëm, por që është i mjaftueshëm për të shmangur kompanitë e huaja nga procedurat qindra milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Përfundimi, siç ndodh rëndom, është “dorëzimi” i tenderave në pak duar vendase, të cilat shpallen shpesh fitues.

Afatet e tenderave

Në tenderat e shpallur së fundmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka caktuar kompanive që synojnë të marrin pjesë në procedurë një afat për të dorëzuar ofertat që varion nga 30 deri në 36 ditë.

Ky afat është pak a shumë standard në tenderat me vlera shumë më të ulta dhe që zhvillohen gjerësisht nga institucionet publike.

Por, për procedurat dhjetra milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në të cilat kërkohet një ekspertizë më e thelluar dhe me nevojë të lartë për kompani që operojnë në Perëndim, ky afat është tejet diskriminues.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Në dokumentat standarte të tenderave është një paragraf për kriteret kualifikuese të kompanive të huaja.

“Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. (Rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi, e miratuar me VKM-në nr.42, datë 16.01.2008).

Mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues”.

2

Pra, në rast se kompanitë e huaja nuk dorëzojnë dokumentin e ekuivalentimit të licensave profesionale bashkë me dokumentat e tjera të tenderit, atëherë ato skualifikohen menjëherë.

Ekuivalentimi i licensave për kompanitë e huaja kryhet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

9cb32de0-bb1c-479f-bd95-14b44d782f48-640x323

“Boldnews.al” verifikoi mënyrën e ekuivalentimit të licensave profesionale për kompanitë e huaja.

Në portalin qeveritar jepen hapat sqarues se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e licensave.

Shpjegimet mbyllen me një shprehje: “Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit, 38 ditë”.

4

Pra, ndërkohë që ARRSH, për 13 tenderat me vlerë 200 milionë euro ka caktuar afat nga 30 deri në 35 ditë për dorëzimin e ofertave, kompanive të huaja u duhen 38 ditë për ekuivalentimin e licensave.

Edhe në rast se kompanitë e huaja të interesuara për tenderat shqiptarë do të aplikonin që ditët e parë të shpalljes së tenderit dhe botimit të tyre në median e huaj, ato sërish nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licensave profesionale brenda 30-35 ditëve. Pasi, Ministria e Infrastrukturës dhe strukturat përgjegjëse do t’u kthenin përgjigje 38 ditë, më konkretisht 3 deri në 5 ditë pas mbylljes së afatit të ofertave.

Dhe, siç përcaktohet në dokumentat standarde të këtyre tenderave, Mosparaqitja në këtë formë (pra licensa të ekulivalentuara për shoqëritë e huaja) është kusht skualifikues”.

Lista e tenderave dhe afatet

Për të qenë më konkret me “detajin” që skualifikon kompanitë e huaja, më poshtë është lista e tenderave të shpallur nga ARRSH në fillim të muajit Prill 2024 dhe afatet për dorëzimin e ofertave.

1. Tenderi: Qendra e monitorimit të trafikut (Faza II).
– Fondi limit 1,257,327,869 lekë.
– Data e shpalljes: 11.04.2024
– Data e mbylljes: 15.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 34 ditë

2. Tenderi: Plotësimi i punimeve në rrugët dytësore By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë në krahun e majtë.
– Fondi limit 57,953,533 lekë.
– Data e shpalljes: 08.04.2024
– Data e mbylljes: 25.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 13 ditë

a671b1cd-d43c-46ff-a848-6576194ee52b-640x671

3. Tenderi: Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare.
– Fondi limit 249,417,164 lekë.
– Data e shpalljes: 05.04.2024
– Data e mbylljes: 24.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 19 ditë
4. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1.
– Fondi limit 1,906,685,712 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

5. Tenderi: Zgjerimi i rrugës së Ksamilit.
– Fondi limit 1,666,361,655 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

6. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2.
– Fondi limit 12,257,611,208 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

7. Tenderi: Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza II).
– Fondi limit 1,666,528,125 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

8. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza V).
– Fondi limit 2,493,781,944 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

9. Tenderi: Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I).
– Fondi limit 1,666,081,794 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

10. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII).
– Fondi limit 2,499,999,994 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

11. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI).
– Fondi limit 2,488,938,322 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VII).
– Fondi limit 2,472,508,964 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: ikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1.
– Fondi limit 2754,965,352 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

Referuar afateve të këtyre procedurave, dallohet qartësisht që kompanitë e huaja nuk mund të marrin pjesë në 13 tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me vlerë totale 200 milionë euro, pasi ato nuk do të arrijnë të ekuivalentojnë licensat profesionale brenda afatit./Boldnews.al

Arrestohet ish-prokurori special në Mal të Zi dhe një ish-zyrtar i lartë policie, dyshohen si të përfshirë në organizatë kriminale

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniç, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviç, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.

 

“Katniç dhe Llazoviç janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiç.

Ai shtoi se arrestimet janë kryer në bashkëpunim me agjencinë evropiane të policisë, Europol.

“Bastisjet e banesave dhe objekteve të tyre në Podgoricë, Cetinë, Budvë dhe Bijello Pole janë duke vazhduar, për të gjetur gjurmë të veprës penale dhe gjëra që mund të jenë të dobishme për procedurën”, tha prokurori Radonjiç.

Ai, po ashtu, tha se Katniç dhe Llazoviç do të dërgohen në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje brenda afatit ligjor.

Zyrtarë të Qeverisë malazeze e mirëpritën lajmin për arrestimin e Katniqit dhe Llazoviqit.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se veprimi i Prokurorisë Speciale dëshmon për “shkallën e infiltrimit të krimit të organizuar në institucionet e sistemit, të krijuar në kohën e ish-pushteteve”.

Mendësia e të parit të partisë dhe të shtetit si interes personal duhet të marrë fund/ Basha: Vetëm një PD që ngrihet mbi interesin e demokratëve, është një forcë që mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Devoll.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social facebook, Basha shprehet se mendësia e të parit të partisë dhe të shtetit si interes personal duhet të marrë fund.

Më tej ai thotë se vetëm një PD që ngrihet mbi interesin e demokratëve, është një forcë që mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Prej dy vitesh në PD mbizotëroi mendësia se e gjithë partia dhe të gjithë demokratët duhet të vihen në dispozicion vetëm të një njeriu, ashtu sikurse e njëjta mendësi ekziston në raport me mënyrën se si e trajton Edi Rama dhe shpura e tij të gjithë pushtetin.

Është e njëjta filozofi që nuk e lë Shqipërinë të zhvillohet dhe që i mban peng njerëzit vetëm të një grushti të vogël politikanësh.

Por falë qëndresës dhe lidershipit të treguar nga demokratët e Devollit dhe të të gjithë Shqipërisë, ne arritëm ta shpëtojmë Partinë Demokratike të Shqipërisë nga asgjësimi dhe sot ecim të sigurt dhe të vendosur për ta bërë atë një alternativë të besueshme për të gjithë shqiptarët.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarin…. e dalë nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD-së në Devoll!

Vetëm një PD që sot mbështetet te interesi më i mirë i demokratëve dhe i anëtarëve të saj, është një Parti Demokratike që nesër bëhet shpresë dhe zgjidhje për të gjithë shqiptarët!

“Rrezikohet të destabilizohet rajoni”- Vendet e G7 dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje

Grupi i vendeve të G7 kanë dënuar sulmin e Iranit në drejtim të Izraelit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se sulmet “rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin”, duke shtuar se Irani “ka demonstruar se synon të mbjellë kaos”.

“MB do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, tha ai.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se vendi i tij “dënon pa mëdyshje sulmet ajrore të Iranit”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Izraelin”.

“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë”, tha Trudeau.

Ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne ka thënë se Franca “dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit”.

“Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak.”

Ambasadori gjerman në Izrael Steffen Seibert tha: Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po i terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, arabët dhe të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt.”

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

Nga dr. Hasan Bello

Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të pakta mbi lidhjet që ekzistonin ndërmjet drejtuesve të perandorisë me vendin e tyre të origjinës. Megjithatë, duke marë në konsideratë faktin se pjesën dërrmuese të pozicioneve drejtuese në ushtrinë dhe administratën osmane e zinin subjektet jourbane dhe kryesisht të krishtera që vinin nga radhët e devshirmes, arrijmë në konkluzionin se edhe në këtë fazë të historisë së shtetit osman kishte një lob shqiptar. Këtu bën pjesë edhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Ballaban Pasha, Hamza Kastrioti dhe figura të tjera shqiptare, që mbanin detyra të larta në ushtrinë dhe administratën osmane në fund të shek.XV-të dhe gjatë shek.XVI-të.

Në osmanisht termi për vendin e origjinës ishte “xhins” (“cins”). Ai përdorej shpesh për të treguar preardhjen e një individi apo drejtuesi të caktuar. Një nga përpjekjet e para për të studiuar lobet në Perandorinë Osmane është realizuar nga prof.Metin Ibrahim Kunt në një artikull që ai botoi në 1974 në një revistë të Universitetit të Kembrixhit mbi solidaritetin etniko-krahinor (xhinsit) në estabilishmentin osman të shek.XVII-të. Pavarësisht informacionit jo shterues që jep autori në këtë artikull, ai ka meritën se ishte i pari që shtroi disa teza dhe çeli shtigjet për këto studime.

Sipas artikullit të mësipërm dhe studimeve që janë realizuar dekadat e fundit, një nga lobet më të fuqishme shqiptare të Perandorisë Osmane gjatë shek.XVII-të ishte familja e Qyprylinjve, me origjinë nga Roshniku i Beratit. Pinjollët e kësaj dinastije drejtuan për disa dekada perandorinë si kryeministra, ministra dhe ushtarakë të lartë të shtetit osman.

Lind pyetja a ishin të ndërgjegjshëm përfaqësuesit e kësaj familjeje për vendin e tyre të origjinës? Sigurisht që po. Mehmed Pashë Qypryliu ndërtoi një shkollë dhe një xhami në fshatin Roshnik, të cilin në testamentin e shkruar (vakfijen) e përshkroi si vendin e tij të origjinës. Përveç kësaj ata afruan dhe promovuan në poste drejtuese, për shkak të origjinës së përbashkët shumë shqiptarë.

Sipas prof.Kunt, në shek.XVII-të ndarja e lobeve, duke u mbështetur në origjinën e përbashkët dhe preardhjen e drejtuesve të perandorisë me shumë gjasë ishte mes shqiptarëve dhe boshnjakëve (perëndimorëve) dhe atyre të krahinës së Kaukazit, abkazët, çerkezët, gjeorgjianët që përfaqësonin krahun “lindor”.

Në shek.XVIII-të i cili nga shumë studiues konsiderohet si shekulli i shqiptarëve në Perandorinë Osmane, lobi shqiptar përveç nënpunësve të nivelit të lartë merr përparësi dhe konsolidon pozitat e tij nëpërmjet feudalëve lokalë, ose siç quhen ndryshe “ajanët”. Mehmet Ali Pasha në Egjipt, Ali Pashë Tepelena në Janinë dhe Kara Mahmud Pashë Bushtalliu në Shkodër sëbashku me disa familje të tjera më të vogla në Kosovë konsiderohen si faktori më imponues për shtetin osman. Këtu nuk përjashtohen edhe “asosacione” më të vogla, që jetonin dhe punonin në qendrën e perandorisë, siç ishin zagoriotët që merreshin me tregti dhe zanate të ndryshme, të cilët, për interesat e tyre lobuan nëpërmjet financimit, që sulltani të dekretonte zyrtarisht Ali Pashë Tepelenën.

Me dobësimin e perandorisë në shek.XIX-të dhe interferimin gjithnjë e më të madh të shteteve europiane dhe Rusisë në shtetin osman nëpërmjet kapitulacioneve dhe marrëveshjeve imponuese, lobi shqiptar humbi terren. Përparësi tani morën pakicat dhe elementët (myslimanë dhe të krishterë) preferencial të fuqive të interesuara. Pavarësisht se në fund të shek.XIX-të ata konsideroheshin si element besnik dhe ishin një nga dy grupimet kryesore në gardën e sulltanit, shkëlqimi dhe fuqia e lobit shqiptar në kuadër të shtetit osman kishte kaluar në plan të pestë…

Si të pasurohemi duke drejtuar Bashkinë e Tiranës

Vincent W.J. van Gerven Oei

Më 28 mars, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e njohur ndryshe edhe si Prokuroria Speciale, lëshoi një deklaratë për shtyp se kishte lëshuar urdhër-arreste për një sërë administratorësh të lartë nga Bashkia e Tiranës, përfshirë Redi Mollën. , ish-drejtor i Operatorit të Ujësjellësit Tiranë UKT dhe Mariglen Qato, ish-Drejtor i Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit (IMT). Të dy janë akuzuar për korrupsion dhe mosdeklarim të interesave private si funksionarë publikë, pasi u denoncuan vitin e kaluar nga deputeti i opozitës, Belind Këlliçi.

Sipas akuzave, Molla dhe Qato ishin pronarë de facto të një kompanie private pjesëmarrëse në tenderat e lëshuar nga një sërë institucionesh publike, përfshirë edhe vetë UKT-në. Në letër, kompania ishte në pronësi të një bukëpjekës dhe nuk kishte histori të provuar për asnjë nga llojet e projekteve për të cilat fitoi tenderët. Në periudhën 2016–2020, kjo kompani (Igor Elektrik, ndryshe V.A.S Konstruksion, a.k.a. 5D Konstruksion) ka fituar 7 tendera të ndryshëm nga UKT, për të cilët Molla dhe Qato, si dhe shtatë të tjerë janë aktualisht nën hetim:

Ndërtimi i depos së ujit (2016): Igor Elektrik dhe Kola Invest dhanë tenderin për 4.795.344,00 lekë (nuk ka konkurrentë të tjerë në tender);

Ndërtimi i rrjetit të ujit (2017): Igor Elektrik dhe Kola Invest dhanë tenderin për 14 047 079,00 (në konkurrencë me një konsorcium tjetër, përfshirë edhe Igor Elektrik dhe Kola Invest);

Rindërtimi i depove sanitare (2017): Rej dhe Igor Elektrik dhanë tenderin për 9.933.768,00 (duke konkurruar me një konsorcium tjetër, duke përfshirë gjithashtu Rej dhe Igor Elektrik);

Rikonstruksioni i stacioneve të pompimit dhe rrjetit (2017): Igor Elektrik, Rruga Ura Asfaltim Nr 2 Elbasan, dhe Delia Impex kanë vënë në dijeni tenderin për 33.303.253,00 lekë;

Rikonstruksioni i rrjetit të ujit (2018): 5D konstruksion shpalli tenderin 6.824.486,00 lekë;

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve publike (2020): V.A.S Konstruksion dhe Senka dhanë tenderin për 29.347.096,00 lekë;

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve publike (2020): V.A.S Konstruksion, Beis dhe Meteo dhanë tenderin për 113.715.031,50 lekë;

Këto tendera arrijnë në total 221 966 057 lekë ose rreth 2 milionë euro. Kësaj mund t’i shtojmë më shumë se një duzinë tendera të tjerë nga institucione të tjera publike në Tiranë e gjetkë, për ndërtimin e rrugëve, ambienteve sportive dhe së fundmi rikonstruksionin prestigjioz të kompleksit Kinostudio me një çmim prej 345.099.918,00 lekë. (~3.4 milionë euro), disa prej të cilave tashmë janë nën hetim nga SPAK për parregullsi.

Ky vetë-trajtim i tenderëve publikë nuk duhet të jetë befasi. Për gati një dekadë, procedurat e prokurimit publik në Shqipëri janë njollosur nga marrëdhënie të padrejta, njohuri të brendshme, rritje të çmimeve nga kartelet dhe teknika të tjera të ndryshme që rritin koston dhe ulin cilësinë e ofruar për taksapaguesit shqiptarë. Të gjitha këto janë dokumentuar mirë.

Pyetja kryesore është se deri ku brenda Bashkisë së Tiranës ka pasur njohuri për pasurimin që ka ndodhur. Gazetari, duke cituar nga dosja, vëren tashmë se administratori i 5D Konstruksion ishte urdhëruar të merrte pjesë në fushatën politike për Partinë Socialiste, duke konsideruar se kompania ishte “shtetërore”. Kjo sugjeron një njohuri shumë më të gjerë të marrëdhënieve të 5D Konstruksion sesa vetëm pronarët e saj.

Një tjetër kompani pjesërisht në pronësi të Redi Molla, Mediterranean Investment Group, mori në vitin 2021 nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro statusin e “investimit startegjik” për një projekt hotelerie me pesë yje në Durrës. Ligji i Investimeve Strategjike, i parashtruar fillimisht si një mënyrë për të tërhequr investime të huaja direkte, është përdorur kryesisht për të përfituar projekte ndërtimi nga oligarkët kryesorë të vendit, duke tundur taksat, duke privatizuar tokën publike për qindarka në dollarë dhe duke ofruar mbështetje shtetërore për infrastruktura si menaxhimi i ujit dhe mbetjeve për t’i shërbyer “investimit”. Pra, realiteti i Ligjit të Investimeve Strategjike është një hemorragji masive, e pakontrolluar e parave publike drejt subjekteve private (të favorizuara).

Pra imagjinoni sa vijon: Molla zotëronte një kompani që merrte tenderë nga institucionet publike që ai vetë i miratonte, dhe paratë publike që përfitoi nga këto tendera, më pas i investoi në një projekt privat që merrte lehtësira të mëdha tatimore nga qeveria të cilës i shërbente. Në çdo hap publiku shqiptar paguan faturën. Në çdo hap, një individ i lidhur politikisht përfiton financiarisht nga paratë e taksapaguesve. Dhe ky është vetëm një shembull i vetëm. Sa të tjerë kanë ndjekur të njëjtën rrugë?

Vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përflitet si një nga aksionerët kryesorë të këtij hoteli në Durrës, i fshehur pas aksionerëve nominalë Gazmend Haxhia, Redi Molla, Dritan Kadiu dhe Bledar e Elvin Tivari. Dosja e SPAK-ut për 5D Konstruksion vërtet përmban komunikim që i referohet “Lali Erit” si një nga pronarët. Kjo do të dukej arsye e mjaftueshme që SPAK t’i bëjë thirrje Veliajt të dëshmojë për korrektësinë e këtij pretendimi.

Se e gjithë kjo aferë me të vërtetë po trondit kafazin e Veliajt, duket qartë nga video deklarata që ai publikoi në YouTube. Pasi deklaroi se nuk mund të komentojë dot procedimet ligjore, ai vazhdon duke vlerësuar Mollën, Qaton dhe Taulant Tushën, ish-drejtorin e Punëve Publike i cili po ndiqet penalisht për shkelje të procedurave të tenderit për të njëjtën çështje. Por më pas ai hap një sulm të drejtpërdrejtë në linjën e mësipërme të pyetjeve:

Tani lind një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që zakonisht ngrihet nga inkuizitorët mesjetarë, oficerët e shërbimeve sekrete moderne dhe prokurorët e medias në kabinat televizive, sa herë që SPAK vepron kundër një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi që Edi Rama nuk e ka bërë. dijeni këtë dhe a ka mundësi që edhe zëvendësi i tij, një person që aktualisht është në kërkim nga sistemi i drejtësisë, të mund të kryejë këto krime të mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Veliaj e krahason veten drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili aktualisht fshihet në Zvicër nga një tjetër urdhër-arresti i SPAK. Mesazhi themelor është i qartë: nëse kjo “gjueti shtrigash” po më rrëzon, unë do t’ju tërheq poshtë me mua. Ju jeni njësoj si unë. Një e shtënë përtej harkut, siç do të thoshte dikush.

Ai vazhdon të pretendojë, me aq iluzion sa mund të grumbullojë, se në “asnjë vend demokratik” ndjekja penale e tre drejtorëve të lartë do të ndikonte në pozitën e eprorit të tyre të drejtpërdrejtë politik dhe administrativ, i cili tashmë është nën dyshimin në të paktën një tjetër. rasti, përkatësisht tenderët publikë për inceneratorët që nuk kanë ekzistuar kurrë… Realiteti, natyrisht, është se në çdo “vend demokratik” veprimi politikisht përgjegjës do të ishte dorëheqja.

Kryeministri Rama është përgjigjur në Facebook:

NUK MUND TË JESH MË TË MIRË TË MARREVESHJËM me atë që u tha sot qytetarëve të Tiranës kryebashkiaku Erion Veliaj, në një mesazh të lidhur drejtpërdrejt me arrestimin nga SPAK të disa ish-drejtorëve dhe drejtorëve të bashkisë!

Prokurimet publike, investimet strategjike, SPAK, sharjet e poshtra të Veliajt, postimet Trumpiane të Ramës në Facebook. Pak duket se ka ndryshuar që kur u tërhoqa nga shkrimi për Exit Albania në 2018, por ja ku jemi sërish.

Le ta mendojmë qeverinë Rama si një lule që lulëzoi në 2013 dhe dha fryt – fryt vërtet i çuditshëm – në 2017 dhe 2021. Tani kemi mbërritur në momentin kur ky frut kaq i pasur dhe i pasur, ka filluar të kalbet. Ky është një kalbësi që po përhapet brenda vetë qeverisë, pasi ajo dominon pothuajse çdo institucion, bashki, lagje e rrugë. Armiqtë e saj të mposhtur ose të nënshtruar, ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthehet në vetvete, me dorën e djathtë duke vjedhur nga e majta, me këmbën e majtë të godasë me këmbën e djathtë. “Si ka mundësi që zëvendësi i tij…?” “Jam plotësisht dakord, në lidhje me ish-drejtorët dhe drejtorët tuaj…”

Ëmbëlsia e frutave ka qenë e pështirë, por kalbja – këtë kalb dua ta nuhas.

https://thealbanianmechanism.substack.com/p/how-to-get-rich-running-the-municipality

Lojtarët iu helmuan para ndeshjes në Madrid, Mançester Siti ngre dyshime

Lajmi më i papritur para ndeshjes së vajtjes në çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit ishte mungesa e Kevin de Bryjne. Belgu është një nga kolonat e kampionëve të Europës dhe mungesa e tij ngriti mjaft pikëpyetje.

Disa ditë pas ndeshjes, mediat spanjolle dhe ato britanike kanë raportuar se te Mançester Siti i druhen faktit të një helmimi nga ushqimi në Madrid përpara se të luhej takimi. “Ai ka vjellë para ndeshjes, nuk ndihej mirë. Ne patëm një takim dhe ai ishte gati, por kur arritëm në dhomat e zhveshjes ai filloi me të vjella. Ai u ndie keq”, shpjegoi Pep Guardiola në “TNT Sports” para ndeshjes.

Ndërkohë, gazeta “Daily Star” ka bërë me dije De Bryjne beson se u helmua nga diçka që hëngri në hotelin e ekipit disa orë para fillimit dhe se Siti ishte i shqetësuar se ai nuk ishte i vetmi anëtar i ekipit që mund të vuante nga helmimi i ushqimit në Madrid. Mediat spanjolle nga ana e tyre kanë bërë me dije se Siti ka kërkuar një ekzaminim të shpejtë edhe të pjesëtarëve të tjerë të ekipit, përpara se ata të zbrisnin në fushë kundër Realit. Ndonëse kjo ka qenë jo fort e lehtë duke parë afatet e shkurtra.

Gjithsesi, ata kanë bërë kontrolle të rastit në disa prej lojtarëve të ekipit për të kuptuar nëse Kevin de Bryjne ishte një rast i izoluar apo kishte dhe lojtarë të tjerë të cilët mund të kishin probleme me aparatin tretës. Për fat të mirë, helmimi i dyshuar i Kevin De Bryjnes ishte një rast i izoluar dhe nuk u përhap në mesin e lojtarëve të tjerë të Mançester Sitit. Takimi i vajtjes në Champions në Madrid mes Realit dhe Mançester Sitit u mbyll me barazim 3-3. Takimi i kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme në “Etihad”.