19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Mamurras, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Basha në Devoll: Bujqësia shqiptare ndihmohet me një paketë subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri

Nga Devolli, ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, kreu demokrat, Lulzim Basha, u ndal edhe në çështjet e interesit të zonës, më konkretisht te bujqësia.

Shteti duhet të jetë në krah të fermerit shqiptar, u shpreh Basha.

Sipas tij, shteti “duhet të jetë në gjendje të planifikojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta për planifikimin sa i takon prodhimeve të cilat orientohen drejt tregut të brendshëm apo të jashtëm”.

Basha: Nëse ka një sektor që mund të ndryshojë, nëse ka një sektor që 30% e popullsisë që brenda një kohe të shkurtër ta kthejë nga njerëzit më të varfër, me pasiguri të mëdhaja ekonomike, në një shtresë të mesme që siguron aq sa të paktën sa ç’siguron fermeri kosovar, 800 deri në 1200 euro për frymë në muaj. Mendojeni pak a ka më kuptim që fermeri devollit të braktisë tokën? A ka më kuptim për fermerët shqiptarë të vajtojnë boshatisjen e familjeve të tyre, largimin e fëmijëve të tyre? Është plotësisht e mundshme. Një kombinim i një pakete subvencionesh që bazohet në prodhimin e çdo fermeri. Me indeksim për çdo mall, pa kufizime që faktikisht janë aty për të nxitur korrupsionin dhe për të pamundësuar subvencionet. Si për shembull duhet të kesh kaq dynym tokë, e duhet të kesh kaq kokë bagëti. Jo, jo, në bazë të prodhimit subvencion për çdo produkt të fermerit shqiptar. Me zhvillimin e infrastrukturës, dhe se kam fjalën vetëm për rrugët e aksesit, apo për rrugët kryesore në shumë raste të fshatrave. Por e kam fjalën për gjithçka tjetër, për vaditjen, për kullimin, për infrastrukturën agropërpunuese, magazinimin në mënyrë që çdo prodhim që vjen nga djersa e fermerit shqiptar mos të kalbet por të jetë i gatshëm për të shkuar në treg. Dhe së treti, aksesi në treg. Dhe se kam fjalën thjesht që mos të dalësh nga ara apo nga magazina për ta çuar në treg e të dalin katër inspektoriate, dy patrulla policie, të të ngrenë tabelën e kuqe e të të gjobisin. Apo të monopoleve të tregjeve që kërkojnë tarifa të barabarta me çmimin për kile të produktit. E kam fjalën që shteti në krah të fermerit shqiptar të jetë në gjendje të planifikojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta për planifikimin sa i takon prodhimeve të cilat orientohen drejt tregut të brendshëm apo të jashtëm.

“Pazari i hallexhinjve”, Basha: Nuk i hiqet mandati Olta Xhaçkës, si kompensim kërkojnë rifutjen e “Non gratës” në grupin parlamentar të PD

Nga Devolli, ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së, kreu demokrat, Lulzim Basha, përsëriti edhe një herë se pazari mes Rithemelimit dhe PS për të mos i hequr mandatin Olta Xhaçkës dhe për të rifutur në grupin parlamentar të PD të “Non gratës” bëhet me qëllim për të ruajtur status quon dhe që asgjë të mos ndryshojë për njerëzit.

“Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.” – u shpreh Basha.

 

Basha: Ku është Edi Rama në raport me vjedhjet? Thotë nuk di gjë se ç’hanë ata pas kurrizit tim, por ata që hanë pas kurrizit të tij i heq nga ministër dhe i mban këshilltar për t’iu dhënë mbrojtje politike. Siç bëri me mandatin e ish ministres së jashtme, Olta Xhaçka ditën e enjte. Ky është një pazar i qartë. Të gjitha këto ndodhin në një pazar të hapur me hallexhinjtë që kemi pasur deri para disa kohësh brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë bëjnë sikur protestojnë, por nga ana tjetër pazari është i qartë, nuk i hiqet mandati Oltës, por hajde si kompensim kërkojmë rifutjen e non gratës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pse? Sepse kështu është një garanci që Edi Rama të vazhdojë i pashqetësuar të jetë në pushtet. Sepse dihet që shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të distancohen nga të korruptuarit dhe nga individët që tregohen qartësisht nga partnerët tanë strategjikë.

Basha nga Devolli: Shteti trajtohet si pronë private i Edi Ramës dhe kjo ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Devoll.

Nga Devolli, kreu demokrat u shpreh se “kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij”.

“Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë.” – u shpreh më tej ai.

Basha: Kurrë më parë nuk është trajtuar i gjithë shteti si pronë private të një njeriu si në kohën e qeverisjes së Edi Ramës dhe shpurës së tij. Me arrogancë ekstreme, me shpërfillje totale për ligjet e vendit dominon kjo sjellje, dominon kjo e keqe. Shqipëria, shteti shqiptar si pronë e Edi Ramës. Kjo mendësi e politikanëve të vjetër të tranzicionit, kjo qajsje ka çuar ekonominë shqiptare drejt falimentimit, ka çuar mijëra familje shqiptare në kufijtë e mjerimit dhe ka përgjysmuar në 10 vite numrin e shqiptarëve që jetojnë në Devoll, në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë. Këto janë faktet dhe këto janë të padiskutueshme. Kjo sëmundje e rëndë faktikisht ka një emër. Është një skllavëri moderne, jo si në kohët e lashta, por padiskutim një skllavëri. Në instrumentat e veta, shteti privat i Edi Ramës zeron aftësinë e çdo shqiptari për të bërë përpara. Të marrim bujqësinë, të marrim fermerin e Devollit. Pasi paguan çmimet më të larta në rajon për të gjithë imputet bujqësore, shumica prej tyre me cilësi të dyshimtë. Pasi paguan faturat e kripura të çdo shërbimi, nga energjia dhe uji dhe çdo shërbimi të tjetër, paguan taksat më të larta në rajon, ai duhet vetëm të paguaj, të paguaj dhe të paguauj. Këtu kemi ardhur pas 34 vitesh dhe është dështim i kastës politike të tranzicionit.

Kanonet e Skraparit as plazhet e Belerit s’të mbrojnë dot prej verës përvëluese!

Nga Azgan Haklaj

Pasi ka “kapur” për veshi amerikanët kur ishte president, pasi “theu”në mes çunat e pazarit të ri, pasi nuk la hekur e shtangë pa pozuar të fortin, mitomani Ilir Meta (Metaj) kulmoi në Korçë me çmendurinë e tij dhe shprehjen që u bë meme “SPAK o torollak”.
Ky reaksion kolerik i tij për psikologët dhe studiuesit e xhestikulacioneve nuk është gjë tjetër përveçse një tronditje e rëndë psikike që kërkon trajtim klinik të thellë.
Fakti që ai e kulmoi neoskizofreninë e tij me SPAK-in tregon qartë se pikërisht ky institucion është shkaktari i vërtetë i furtunës në mendjen e ish kreut të shtetit.
Miliardat e vjedhura e të investuara së bashku me krimin, interceptimi i miliardave të fshehura nga agjensitë e inteligjencës perëndimore, mungesa totale e mbështetjes elektorale, mos pranimi nga asnjë faktor politik i ujdisë me të e kanë berë Ilir Metën (Metajn) jo vetëm agresiv por edhe qesharak.
Është turp që t’ju tregosh fëmijëve në ekranin e televizioneve këtë bufon e t’ju thuash që ka qënë kryeministër, kryetar parlamenti dhe president i Republikës së Shqipërisë.
E gjithë fyerja që Ilir Meta (Metaj) ashtu si Sali Berisha adresojnë ndaj SPAK-ut me fjalor bastard në fakt është një rritje e madhe autoriteti që ata ju bëjnë prokurorëve të këtij institucioni.
Partia Demokratike sistematikisht ka apeluar për mbështetje pa rezervë të këtyre organeve të drejtesisë se re si e vetmja garanci e shpresë për stopimin e gangrenës korrupsion që po çonte vendin në limitet e mbijetesës.
Tani po shihet qartë se kush i mban betimet dhe kush mashtron,kush janë ortakët anti -SPAK dhe kush nuk tundohet dhe as intimidohet.
Deklarata e djeshme e kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me Prokurorinë e Posaçme nuk do të ngelë verbale por do pasohet nga veprime energjike parlamentare e ekstra parlamentare në mbështetje të saj.
Dielli i ngrohtë i kësaj pranvere paralajmëron se vera do të jetë përvëluese.

Nevoja urgjente për të mbrojtur qytetarët nga shitja e hiçit

Nga Klodian Tomorri

Një njeri me NIPT hap fjalë se po merr leje për një projekt ndërtimi. Mjafton vetëm kaq dhe fillon të arkëtojë para nga qytetarë, të cilët nxitojnë të prenotojnë banesa për të përfituar çmime okazion.

Shitja e banesave pa filluan ende puna në kantier është një fenomen, që po përhapet me ritme të frikshme së fundmi. Nëse kësaj i shton dhe zgjerimin e pandalshëm të sektorit të ndërtimit, përfundimi është i qartë. Qytetarët shqiptarë po ekspozohen masivisht para riskut të mashtrimit.

Në të gjithë këtë marrëzi, ka një pyetje që lind natyrshëm. Çfarë ndodh me qytetarët nëse dikush që ka arkëtuar paratë e tyre duke u shitur ajrin, zhduket? Ose e lë në mes pallatin? Ligjërisht asgjë. Sot Shqipëria nuk ka asnjë ligj, që të mbrojë qytetarin nga mashtrimi. Ndaj kjo ndërhyrje është bërë e domosdoshme dhe urgjente.

Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë apo të bëjë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Mjafton të kopjojë modelet e vendeve të tjera. Disa prej tyre kanë të sanksionuar me ligj se ndërtuesi nuk mund të përdorë asnjë qindarkë nga paratë e arkëtuara për një projekt banimi në aktivitete të tjera, pa mbyllur më parë detyrimet kontraktuale për përfundimin e objektit.

Të tjerë, si Maqedonia e Veriut i detyrojnë kompanitë e ndërtimit që të ngrijnë në një llogari të posaçme escroë, të paktën 20 për qind të arkëtimeve nga prenotimet e apartamenteve.

Masat që mbrojnë qytetarët nga mashtrimi i shitjes së hiçit nuk kanë dalë nga hiçi. Por kanë ardhur pas eksperiencave të dhimbshme. Sot Shqipëria rrezikon shumë të përballet me të tilla eksperienca.

Zgjerimi i pandalshëm i ndërtimit dhe shitjet e ajrit nuk janë faktorët e vetëm të riskut. Ka dhe një faktor tjetër, por aq shqetësues. Ky është ai që ka të bëjë me stofin e investitorëve në ndërtim.

Nëse deri pak vite më parë, kompanitë e ndërtimit në Shqipëri numëroheshin me gishtat e dorës dhe ishin aktorë të besuar në treg, tani në këtë sektor mund të gjesh çfarëdo. Banditë, trafikantë, mashtrues dhe kontigjente të tjera nga bota e krimit. Mjafton vetëm një NIPT.

Përtej kësaj, janë dhe investitorët nga jashtë. Supozoni vetëm një moment skenarin e një investitori të huaj që shet ajër në Shqipëri dhe pasi ka transferuar paratë jashtë vendos të largohet edhe vet. Çfarë e pengon për shembull Mohammed Alabbarin ta bëjë këtë? Pra, që pasi ka shitur ajër pa leje ndërtimi në Durrës, të largohet së bashku me paratë e qytetarëve.

Dikush dhe qeveria mund të thonë se zoti Alabbar është një nga investitorët më seriozë në botë në këtë sektor. Kjo mund të jetë e vërtetë. Por shteti nuk i mbron qytetarët me emrin e mirë. Sepse po të ishte ashtu, ndërtuesi më i madh sot në botë duhet të ishte Papa i Romës.

Qeveritë i mbrojnë qytetarët e tyre me ligje. Nëse ato rrinë duarkryq kur risqet formësohen, atëherë fatura që vjen pas është e rëndë. Dhe sot në sektorin e ndërtimit risqet po ndërtohen me shpejtësi. Shitje në ajër, investitorë të huaj, banditë dhe të fortë me leje ndërtimi. Ky është terreni pjellor i hatasë./ Kapitali.al

Ngjela: Po të mos jetë Saliu, Rama rrëzohet! Rama është me Berishën

Avokati Spartak Ngjela e konsideron tentativën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD-së si lëvizje në favor të Edi Ramës.

Në një intervistë për Report Tv, Ngjela tha se Basha e përjashtoi Berishën se u shpall non grata, dhe lëvizja e mbështet, të cilën e cilësoi antiamerikane, nuk mund të fitojë zgjedhjet më antiamerikanizëm.

‘Është në favor të PS-së. Socialistë do të kenë më mirë Berishën. Status në favor të PS-së, Berisha nuk ka vota. Po mos të jetë Saliu, Rama rrëzohet. Nuk e shiko se çfarë po bëjnë i dogji Basha që e përjashtoi nga grupi por ai ishte non grata.

Çfarë ndodhi… bëri atë lëvizje ka marrë ata injorantë antiamerikanë. Do të fitojnë zgjedhje me antiamerikanizëm. Këta me kë janë. Rama është me Saliun. Nuk ka vota.

Pse Saliu peshk i vogël është? Janë tre ministra në burg, si nuk paska punuar SPAK. Pyetja do të ishte kështu a do të vazhdosh kështu. Ka prova ka dosje dhe kijeni parasysh. 3 mld prona ka. Sa sekuestro i kanë vënë Metës. I kanë vënë sekuestro pronave të Metës disa ish-ministrave. Familjes së Salit janë sekuestro që ka proces penal.’– tha Ngjela.

Fjala e plotë e kreut të PD-së, Basha, në konferencën me gazetarët/ Pse Rithemelimi dhe PS janë në aleancë kundër SPAK-ut dhe pse PD-ja është e qartë në mbështetjen e saj ndaj drejtësisë!

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Të nderuar përfaqësues të medias, të dashur bashkëqytetarë, java që po lëmë pas tregon se Shqipëria ka ardhur në një moment kritik sa i takon të sotmes dhe të nesërmes të saj dhe kjo në lidhje me disa prej investimeve më të rëndësishme, me pritshmëri më të larta për t’i dhënë një goditje përfundimtare korrupsionit në nivele të larta, luftës kundër krimit të organizuar dhe hapat e shqipërisë drejt Bashkimit Europian, jo thjesht si një aspiratë, por si një proces që do të sjell një standard të ri të ekonomisë, të jetës, të cilësisë së shërbimeve dhe padiskutim të politikëbërjes.

E kam fjalën për ofensivën e kombinuar të partisë socialiste të Shqipërisë dhe një pjese të opozitës për të frenuar, vënë nën kontroll dhe intimiduar SPAK, bashkë me komponentët e tjerë përkatës, BKH, GJKKO. Kjo ofensivë po kryhet në mënyrë të kombinuar dhe me role të përcaktuara. Njëra palë sulmon me fjalorë të papranueshëm sistemin e drejtësisë dhe SPAK në veçanti, duke insistuar në mënyrë të përditshme dhe të përnatshme të imazhit dhe në nxirrjes të punës të kësaj strukture në veçanti kur vjen fjala për hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Pala tjetër, partia socialiste e Shqipërisë dhe kryeministri i vendit nga njëra anë pretendojnë se me retorikën e tyre janë pro SPAK, por siç tregojnë faktet, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar punën e kësaj structure, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korrupstuarve në veçanti tani që kjo punë po intensifikohet dhe një numër shumë i madh zyrtarësh të kësaj qeverie të niveleve më të larta dhe të niveleve të ndryshme, janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.

Kjo e dyta është edhe më e rrezikshme. Në qoftë se qasja e parë, ajo e retorikës anti-SPAK buron nga interesa të ngushta individuale të një pjese të eksponentëve që i thonë vetes opozitarë por që qartësisht kanë sinkronizuar interesat e tyre politike me ato të Edi Ramës. E dyta kryhet nga njerëz të cilët administrojnë pushtetin në Shqipëri. Pushtetin legjislativ, pushtetin ekzektuv dhe të gjithë flukset e tjera të pushteteve, duke përfshirë edhe pushtetin mediatik që siç tregoi raporti i Freedom House, ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm nga qeveria dhe nga nevoja për t’i shërbyer interesave të pista politike në veçanti sa i takon korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prej kohësh qeveria ka paralajmëruar, përfaqësuesit më të lartë të kësaj mazhorance kanë paralajmëruar të ashtuquajturën nevojë për struktura të cilat do të mbikqyrin punën e SPAK, prokurorëve. Knë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj BKH dhe në të gjitha format dhe mënyrat janë përpjekur të pamundësojnë dhe të vështirësojnë misionin e kësaj structure që në fund të fundit u votua me votë unanime për të luftuar korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Mjafton këtu të citojmë disa fakte dhe të vërteta publikisht të njohura për të kuptuar se sa serioz është ky përbetim i partisë socialiste dhe Edi Ramës për të asfiksuar SPAK, kur vet statistikat zyrtare të shtetit tregojnë se numri i denoncimeve kundër korrupsionit ka rënë në thuajse zero sa i takon denoncimeve që vijnë nga institucionet shtetërore. Ndërkohë është e qartë që qeveria dhe mazhoranca e kësaj qeverie në parlament, jo vetëm që nuk kanë hedhur asnjë hap në parlament për të ndihmuar, lehtësuar dhe zhvilluar potencialin, kapacitetet hetuese të SPAK dhe BKH, por ndërkohë ditën bëjnë sikur janë në mbështetje të drejtësisë, natën apo gjithë kohën po kufizojnë resursest e kësaj strukture për të hetuar të korruptuarit. Ta themi shkoqur, kjo qeveri është nënpanik nga SPAK-u, po bën gjithçka për t’i mohuar SPAK-ut resurset dhe infrastrukturën ligjore. Pra burimet njerëzore, burimet financiare dhe infrastrukturën ligjore dhe po bashkëpunon haptazi me kontigjentin e të korruptuarve, me kontigjentin eindividëve të shpallur non grata për korrupsio madhor apo për lidhje me krimin e organizuar dhe me këdo tjetër që ka frikë nga SPAK-u në një kundërofensivë që tashmë ka nisur. Për t’iu përgjigjur ofensivës së SPAK-ut kundër korrupsionit të zyrtarëve shqiptarë në 34 vite.

E vetmja forcë politike që qëndron në mbështetje pa kushte ndaj SPAK, mbetet vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë. Ky angazhim i yni buron nga një bindje e thellë se Shqipëria ka arritur në një pikë ku nuk mund të hidhet më asnjë hap përpara pa çmontuar kulturën e pandëshkueshmërisë e cila është rënjosur në këto 34 vite në Shqipëri. Çrënjoshja e kulturës së pandëshkueshmërisë, do të thotë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe të mos ketë një grup njerëzish të cilët pavarësisht prej shkeljeve të rënda të ligjit, prej veprave të rënda penale, prëj vjedhjeve marramendëse të parave të shqiptarëve vazhdojnë t’i shpëtojnë ndjekjes penale dhe përgjegjësisë ligjore për veprat që kanë kryer. Pa këtë, asnjë hallkë tjetër e rrugës që nap ret drejt BE, nuk mund dhe nuk do të kryhet. Pa këtë, Shqipëria do të vazhdojë të tregohet me gisht nga partnerët strategjikë siç e bëri të qartë edhe raporti i Freedom House i publikuar në javën që po lëmë pas.

Ndaj, të vetëdijshëm që misioni i SPAK është në fakt një mission kombëtar, është një pritshmëri it ë gjithë qytetarëve shqiptarë, si dhe pas një analize të thelluar nga ekspertët tanë siç e njoftova para një jave të situatës aktuale, Partia Demokratike e Shqipërisë do të depozitojë javën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë një sërë propozimesh ligjore dhe amendamentesh në lidhje me mbështetjen efektive ndaj SPAK dhe BKH-së. Kjo paketë pro SPAK, anti-korrupsion nuk është thjesht një kundërvënie ndaj ofensivës së Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës dhe faktorëve të tjerë të frontit anti-SPAK, por është mbi të gjitha përmbushja e angazhimit tonë para qytetarëve shqiptarë për të mbështetur pa asnjë rezervë hetimin dhe vënien para drejtësisë të çdo të korruptuari, pavarësisht prej ngjyrave politike të çdokujt që ka vënë dorë mbi paratë e shqiptarëve. Në këtë kontekst, katër do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera, Partia Demokratike do të kërkojë procedimin me shpejtësi të këtyre propozimeve dhe votimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse në buxhetin e shtetit me qëllim dhënien e mbështetjes së plotë financiare për burimet e nevojshme njerëzore dhe të tjera të kërkuara nga SPAK dhe BKH. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 50% numrin e hetuesve të BKH-së. Bashkë, pra jo thjesht domethënë fondin e pagave për ta, por dhe rritjen e mbështetjes logjistike qoftë për hetuesit aktual, qoftë për hetuesit e tjerë që duhet t’i bashkëngjiten kësaj structure për të përballuar volumin e jashtëzakomshëm të çështjeve që fatkeqësisht vetëm shtohen si rezultat i shtimit të korrupsionit qeveritar.
Rrritjen po kështu të këshilltarëve ligjor për SPAK. Këshilltarët ligjor janë asistentët juridik të prokurorëve të SPAK, po kështu me numrat aktual janë tërrësisht të mbingarkuar pikërisht për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe vendosmërisë së tyre për të mos mbyllur sytë por për të vazhduar me hetimet e korrupsionit dhe vëninen e përgjegjësve para ligjit. Bashkë to do të propozohet edhe rritja e fondit përkatës për ndihmë logjistike për SPAK.

Kjo ndihmë i përgjigjet një realiteti të ri që përbëhet nga 2 pjesë. Pjesa e parë që është në sytë e të gjithë qytetarëve, është zbulimi dhe hetimi i një sërë aferash korruptive nga nivelet më të larta të qeverisë, deri tek drejtorët apo funksionarët e lartë të qeverisë apo të pushtetit vendor, duke përfshirë këtu edhe njësinë më të madhe të pushtetit vendor në Shqipëri, që është Bashkia e Tiranës. Dhe nga ana tjetër, ndërkohë që kjo punë kërkon akoma më shumë resurse më të mëdha, pamundësimin e këtyre resurseve pikërisht nga ata të cilët janë nën hetim. Është e qartë që ka një konflikt interesi midis Edi Ramës, Erion Veliajt dhe shokëve të tyre nga njëra anë, dhe interesit publik të shërbyer nga SPAK. Ky volum pune ka më shumë nevojë për prokurorë, ka nevojë për më shumë hetues, ka nevojë për më shumë këshilltarë ligjor, ka më shumë nevojë për resurse. Dhe nga ana tjetër protagonistët e korrupsionit janë hedhur në sulm për t’i mohuar këtë mbështetje të nevojshme për të zbatuar ligjin në dobi të ligjit, në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe në fakt për t’i ngushtuar hapësirat në çdo aspekt. Në aspektin buxhetor, në aspektin ligjor dhe në aspektin e sapocituar të urdhrit të heshtur për të mos denoncuar korrupsionin në administratën shtetërore.

Në këtë kuadër, përveç amendamentit apo propozimeve tona për rritjen e ndihmës financiare për SPAK dhe BKH, do të dërgojmë në Kuvendin e Shqipërisë javën e ardhshme edhe parashikimet e tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të prokurorëve të SPAK-ut, si dhe parashikimin në dispozitat ligjore të këshilltarëve ligjor si funksion ndihmës të SPAK-ut. Do të ndihmojmë po kështu, apo do të qëndrojmë po kështu në mbështetje të SPAK-ut për të ndihmuar në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale dhe kompetencat e GJKKO-së në raport me njohjen e vendimeve të huaja penale. Duke dërguar amendamentet përkatëse në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të trajtojmë çështje e cila ka nevojë të ketë një zgjidhje të plotë në përputhje me realitetin, që është çështja e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut.

Këto janë amendamente apo projektligje që aktualisht po finalizohen, po u jepet dora e fundit dhe javën e ardhshme do të depozitohen në Kuvendin e Shqipërisë. Është një shenjë e qartë e vullnetit të Partisë Demokratike ku qëndrojmë ne dhe ku qëndrojnë faktorët e tjerë politik që përdorin një gjuhë linçuese dhe demonizuese ndaj SPAK-ut. Dhe nga ana tjetër po përpiqen me të gjitha format, mënyrat dhe mjetet ta asfiksojnë, t’ia pamundësojnë hetimin e korrupsionit, ta intimidojnë institucionalisht, ta kontrollojnë, pra të shuajnë shpresën e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

E kam thënë dhe do ta them se Partia Demokratike është në mbështetje të SPAK-ut pa kushte. Javën e ardhshme kjo mbështetje do të marrë jo thjesht formë politike, por formë institucionale dhe ligjore me amendamentet për rritjen me 50% të kapaciteteve njerëzore për hetuesit dhe këshilltarët ligjor, ndryshimin e statusit të këshilltarëve ligjor, propozime për të përmirësuar ndërveprimin e SPAK dhe GJKKO-së me juridiksonet e tjera dhe çështjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut. Siç e thash, një nga arsyet kryesore për rritjen e kapaciteteve të SPAK-ut, është rritja e volumit të punës së SPAK-ut. Rritja e volumit të punës së SPAK-ut, vjen si rezultat i zbulimit dhe i goditjes së aferave marramendëse me taksat e shqiptarëve në një situatë ku është e qartë prej kohësh këta kanë vepruar me një arrogancë totale sikur ka qenë në pronën e tyre private dhe në fakt shtetin e trajtojnë si pronë private. Taksat e shqiptarëve i trajtojnë si pronë private.

Dhe sikur këta kanë të drejtën të bëjnë gjithçka që duan me pronat, me taksat e shqiptarëve, me pasuritë e shqiptarëve. Javët e fundit kjo është ilustruar më së miri nga grimini në të cilën janë zhytur funksionarët më të lartë të bashkisë së Tiranës, një pjesë e mirë e të cilëve sot ndodhen në gjendje arresti. Siç e kam thënë dhe dua ta përsëris, fabula qesharake se këta kanë ngrënë molla, dardha, arra, qershia, pas shpinës së drejtuesit është diçka që se besojnë as ata që e thonë, as vet familjarët e tyre. Përgjegjësia politike është e qartë, nuk ka shqiptar që nuk e kupton se afera të tilla korruptive në bashkinë e Tiranës apo në institucionet e tjera të qeverisjes qëndrore nuk mund të ndodhnin pa dijeninë, pa syshkeljen dhe qartësisht pa pjesëmarrjen e drejtuesve kryesor në këtë rast kryetarit të bashksië së Tiranës, Erion Veliaj që njihet botërisht dhe kombëtarisht si më i korruptuari ose ndër më të korruptuarit në historinë 34 vjecare të vendit dhe njola e zezë e bashkisë së Tiranës, do të thoja që nga shpallja e Tiranës kryeqytet.

Ndaj sot, në emër të Partisë Demokratike dua të ripërsëris mbështetjen e plotë ndaj drejtësisë për të thelluar dhe vazhduar procesin e nisur për hetimin e këtyre aferave korruptive që nga inceneratori dhe landfilli i Tiraës, e deri tëk pëpirja e taksave të shumëfishtam të shumëfishuara ndaj qytetarëve të Tiranës nga trusti i drejtiorëve të Erion Veliajt me të në krye. Qytetarët e Tiranës meritojnë dhe presin që kjo çështje të avancojë pa vonesë drejt kreut të qartë të kësaj afere, njeriut më të korruptuar të bashksië së Tiranës dhe një nga kokat e korrupsionit kombëtar, Erion Veliaj.

Nga ana tjetër e enjtja e kaluar tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur aid he qeverisja e tij në çdo dimension të saj, qëndror dhe vendor, po e shtynë drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohor që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon e Bjellorusisë. Shkelja e hapur e Kushtetutës në çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është një shenjë paniku por është edhe një risi, precedent që ndodh për herë të parë me gjithë të zezat që kemi parë e kemi përjetuar në këto 34 vite, për hetë të parë shkelet në mënyrë flagrante Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtor të bgusht politik të kryesministrit. E qartë, bëhet me urdhër politik bëhet në sfidim të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, bëhet në sfidim të plotë të Kushtetutës. Edhe këtu Partia Demokratike qëndron ndarazi veç nga të gjithë faktorët e tjerë politik në vend. Në këtë rast, sikundër në çdo rast, qëndrimi ynë ka qenë në mbështetje të zbatimit të ligjit, të zbatimit të Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe kur çështje të tilla kanë prekur individ të cilët i përkasin apo i përkisnin Partisë Demokratike, apo aleatëve tanë politik, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë dhe i tillë do të vijojë. Partia Demokratike nuk bën lojëra politike me Kushtetutën në veçanti kur bie fjala për abuzimin e pushtetit. Së këtu bëhet fjalë për abuzim pushteti. Jo më kot për shpërdorim pushteti. Jo më kot qëndron ajo dispozitë aty, për t’i pamundësuar njerëzve që fitojnë pushtet politik duke u bërë deputet apo ministra që të tjetërsojnë apo të përfitojnë në kurriz të qytetarëve favored he privilegje.

Dhe këtu gjej rastin të përsëris dhe njëherë kërkesën tonë, propozimi ynë për heqjen e imunitetit parlamentar një orë e më parë të procedohet në komisionet përkatëse dhe të sillet në seancë plenare. Dua t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë që ky propozim ndodhet prej nëntorit në Parlamentin shqiptar dhe parashikon që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të jenë para ligjit njësoj si çdo qytetar. Pra, mos të gëzojnë benefitet e imunitetit parlamentar që është një mbeturinë, një atavizëm it ë shkuarës.

Çështja e fundit para se të kalojmë në pyetjet që mund të keni, ka të bëjë me përpjekjen e Edi Ramës për të bërë pis Partinë Demokratike, për t’i dikuar Partisë Demokratike ndryshimin e kursit të saj Euro-Atlantik dhe të aleancës së saj strategjike me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. PD është i vetmi institucion që mund të marrë vendime për organizimin e saj brenda dhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Pjesë e këtyre vendimeve ka qenë dhe do të mbetet, parimi i mos përfshirjes në asnjë instancë zyrtare i individëve të përcaktuar non grata për korrupsion nga aleatët tanë strategjikë. Përpjekja për të rifutur në grupin parlamentar të PD një individ të tillë, nuk është asgjë më pak se sa jo thjesht një zbulim i allishverishit, i pazarit mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por është një përpjekje e qartë e Edi Ramës për të bërë pis Partinë Demokratike në përpjekjen e tij që një pjesë e atyre që e quajnë veten opozitarë, t’i kthejë në një rimorkio, në një aneks në revanshin, në yryshin që kanë marrë kundër SPAK-ut. Dhe në panikun që e ka zënë për aferat korruptive që po i plasin ditë për ditë. I vetmi institucion që mund t’i marrë këto vendime është dhe mbetet Partia Demokratike. Ndaj duke e refuzuar me neveri këtë përpjekje diabolike të Edi Ramës për të bërë pis PD, për të na bërë ne si të gjithë ata bashkë të përlyer në aferat korruptive dhe në interesat politike për t’iu kundërvënë drejtësisë për të mbrojtur veten e tyre, kjo padiskutim do të dështojë. Dhe çdo përpjekje për ta avancuar më tej do të ketë përgjigjen adeguate politike, institucionale dhe ligjore nga Partia Demokratike.

Biden përballet me një krizë të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme. Skenarët dhe pse sulmi iranian ndaj Izraelit ndryshon për amerikanët nga sulmet e mëparshme

Nga CNN

Për presidentin Joe Biden, një sulm ndaj Izraelit i nisur nga toka iraniane përbën një skenar që ai do të kërkonte shumë ta shmangte që nga fillimi i konfliktit aktual në Lindjen e Mesme. Reprezaljet rrisin rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal që mund të tërheqë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet e tjera. Tensionet e vendosin Biden, përsëri, në pozicionin e dobët të zotimit për mbështetje të palëkundur për Izraelin, ndërsa gjithashtu përpiqen të parandalojnë një zjarr të ri që të shpërthejë ku Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira.

Ajo që vjen më pas nuk dihet. Menjëherë pas sulmeve të Iranit, zyrtarët amerikanë pranuan se po hynin në një territor të paeksploruar, me shtrirjen e sulmeve të Iranit fillimisht të paqarta. Një pikëpyetje e rëndësishme është se si përfaqësuesit mund t’i bashkohen përpjekjeve iraniane për të synuar Izraelin dhe për të shtuar një shtresë të re të paparashikueshmërisë.

Dhe me planet e Izraelit për një përgjigje ende në formim, zyrtarët e administratës Biden pritet të vazhdojnë të këshillojnë homologët e tyre izraelitë, me dëshirën për kontroll dhe vetëpërmbajtje. Biden po vepron gjithashtu brenda politikës së ngjeshur të një viti zgjedhor, duke i dhënë rëndësi të madhe vendimeve të tij të ardhshme. Shpërthimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor e ka lënduar Bidenin në vend, duke gërryer mbështetjen e tij me zonat kryesore elektorale pasi ai ka refuzuar të bëjë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Një nga arsyet pse Biden u kthye urgjentisht në Shtëpinë e Bardhë nga shtëpia e tij në plazh në Delaware të shtunën pasdite ishte natyra e vazhdueshme e sulmit, tha një zyrtar, nga Situation Room e pajisur më mirë për monitorimin në kohë reale të ngjarjeve. Zyrtarët e administratës i panë sulmet e Iranit ndaj Izraelit të shtunën si joproporcionale me sulmet e Izraelit në Damask që shkaktuan hakmarrjen, tha një zyrtar amerikan për CNN. Kjo pikëpamje ka qenë një faktor i rëndësishëm në diskutimet që po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë gjatë gjithë ditës për hapat e ardhshëm, veçanërisht pasi Biden është vendosur të parandalojë shpërthimin e një konflikti rajonal në shkallë të plotë.

Ekziston gjithashtu një njohje se ajo që Izraeli ka të ngjarë të bëjë si përgjigje do të varet nga një vlerësim i plotë i dëmit, duke përfshirë viktimat e mundshme, kështu që këshilla e administratës Biden për Izraelin do të varet nga vëmendja e asaj pamjeje, shtoi zyrtari. Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu folën të shtunën mbrëma, si dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij Yoav Gallant, dhe të dy qeveritë do të qëndrojnë në kontakt të ngushtë në orët dhe ditët në vijim.

Menjëherë pas sulmeve izraelite në Siri që vranë komandantët e lartë iranianë, zyrtarët amerikanë vëzhguan Iranin që po përgatitej për të nisur një sulm të madh ndaj Izraelit, duke e parë atë si të pashmangshëm. Ndërsa SHBA, në konsultim të ngushtë me Izraelin, u përpoq të kuptonte saktësisht se si, kur dhe ku saktësisht do të hakmerrej Irani, zyrtarët e administratës kurrë nuk e përjashtuan plotësisht mundësinë e përpjekjes së Iranit për të goditur brenda Izraelit, si dhe personelin dhe asetet amerikane në rajon.

“Skenari i rastit më të keq”, tha një zyrtar i lartë i administratës në ditët para sulmeve të së shtunës të Iranit, ishte një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani ndaj Izraelit dhe shpërthimi i një konflikti shtet-në-shtet që mund të nxiste shumë mirë fillimi e një konflikti më të gjerë rajonal për të cilin SHBA-ja ka punuar për ta parandaluar që nga pasojat e menjëhershme të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Me gjithë tensionet e tij aktuale me Netanyahun për luftën në Gaza, Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë kërkuar gjatë javës së kaluar të zvogëlojnë çdo dyshim mes SHBA-së dhe Izraelit kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Izraelit kundër Iranit.

Në orët para se Irani të niste sulmin e tij, sekretari amerikan i mbrojtjes dhe këshilltari i sigurisë kombëtare folën me homologët e tyre në Izrael për të përsëritur këtë mbështetje. Javën e kaluar, gjenerali Erik Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, ishte në Izrael duke diskutuar mbi rastet e paparashikuara me zyrtarët përpara sulmit të pritshëm. Biden e mbajti premtimin e tij të së premtes se “SHBA-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit”, me zyrtarë të mbrojtjes që i thanë CNN se ushtria amerikane kapi me sukses disa raketa iraniane të shtunën.

Të përfshira në bisedat për përgatitjet për sulmin e Iranit dhe koordinimin e një përgjigjeje ishin gjithashtu inkurajimi i nënkuptuar për qeverinë izraelite për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit nëse përgjigja e Iranit ishte e kufizuar në natyrë, thanë zyrtarë të njohur me këtë çështje.

SHBA i dërgoi gjithashtu mesazhe publikisht dhe privatisht Iranit duke paralajmëruar për përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës dhe u bëri presion aleatëve evropianë dhe arabë që të përdorin ndikimin e tyre me Teheranin për të dhënë mesazhe të ngjashme.

Ndërsa planet e Iranit për të sulmuar Izraelin u bënë më të qarta, zyrtarët amerikanë vlerësuan gjithnjë e më shumë se Teherani nuk po kërkonte konflikt të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara. Përpara sulmit me dron të nisur nga Irani të shtunën, zyrtarët amerikanë thanë se nuk prisnin që objektivat të përfshinin forcat amerikane në rajon.

Ky është një ndryshim nga fillimi i konfliktit, kur milicitë e mbështetur nga Irani sulmuan rregullisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një sulm që vrau tre amerikanë të vendosur në Jordani. Pasi SHBA nisi sulmet hakmarrëse, sulmet nga përfaqësuesit iranianë u zbehën. Megjithatë, tensionet e ndezura midis Iranit dhe Izraelit nuk kanë pushuar. Pa asnjë kanal të drejtpërdrejtë komunikimi midis dy vendeve, rreziku i llogaritjes së gabuar është përforcuar.

Më pak hapësirë për idiotët, më pak “ushqim” për budallenjtë! Si mund të shpëtojë Shqipëria nga ligësia?

Nga Aranit Muraçi

Ligësia i ideon për qëllimet e saj dhe i financon, idiotët i përhapin, budallenjtë i besojnë.
Shprehje e vërtetë ndoshta për “patriotët” .

Kur idiotët dhe budallenjtë, të cilët i ka çdo komb, përmes një skeme piramidale i shiten publikut si më eruditët e shoqërisë, si “ekspertë” , “specialistë”, “doktorë”, profesorë” a mund të përbëjnë ata në çdo kohë një rrezik të madh kombëtar?

Janë pikërisht ata të cilët shesin marrëzira në treg dhe nuk flasin kurrë për gjendjen e vërtetë ku ndodhet kombi shqiptar. Nuk flitet për zgjidhje. Kurrë nuk japin asnjë ide dhe as mendim për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të shoqërisë, sepse, e vërteta e tyre e madhe është se nuk kanë mendim. Dhe fatkeqësisht nëse nga njëra anë shqiptarët të cilët kërkojnë një jetë normale po largohen masivisht ata ironikisht janë duke u shtuar po aq masivisht, çdo ditë.

Mos po na gënjen sërish mëndja, duke qenë se jemi anëtarë të NATO-s se nuk na pushton kush ose nuk do të na lejojnë më të luftojmë me armë ndaj njëri-tjetrit, prandaj, “të bekuar” si dikur nga lart le t’ia japin shansin vetes të bëhemi të gjithë të pasur dhe të ditur përmes skemave piramidale si në ‘97!

A keni dëgjuar të thuhet shpesh se gjuha shqipe është “hyjnore” dhe madje prej saj rrjedhin të gjitha gjuhët e botës, në vend që të bëhen përpjekje që ajo të mbrohet nga ndërhyrjet e shumta dhe rreziku që i kanoset?
Ose në vend që të gjendet ndonjë zgjidhje sa më e mirë për fëmijët e rreth gjysmës së shqiptarëve sot në emigrim, që të mos e harrojnë gjuhën e atdheut ose të mëmëdheut!

A keni dëgjuar prej “patriotëve” me “grada shkencore”, që origjina e çdo luftëtari të lavdishëm i racës ariane që nga Aleksandri i Madh, Jul Çezari, Napoleon Bonaparti, del shqiptare! Në vend që prej tyre, do të ishte më mirë të njihej dhe të mbrohej historia e lavdishme e Skënderbeut! Ose prej kombit të identifikoheshin dhe të lejoheshin studiuesit e vërtetë që ta mbrojnë atë. Pse jo të financohej edhe një dokumentar historik për Gjorg Golemin, me qëllim që ne shqiptarët ta shihnim e ta njihnin më mirë historinë e tij të lavdishme krahas me atë të Ertogrulit.

Nga qytetërimi i lashtë persian tek ai egjiptian, grek dhe ai romak, a keni dëgjuar të thuhet shpesh se prej tyre flitej dhe shkruhej shqip, këndohej dhe vallëzohej shqip! Veçse “dijetarë” të këtij soji të cilët shtohen dhe promovohen në vend që të ndodhte e kundërta: si nuk japin dot një shpjegim logjik pse ne shqiptarët universitetin e parë e themeluam në vitin 1957.

Nga lumi Eufrat, në Kajro, Paris, Britani e deri në Amerikë, “gjuhëtarë” dhe “shkencëtarë” të fushës së etimologjisë, a keni dëgjuar të fantazojnë mbi emërtime nga më të ndryshmet e të larmishmet, duke iu dhënë shpjegim përmes gjuhës shqipe? Duke kërkuar gjurmë në “hënë”, a nuk rrezikojmë përmes sharlatanëve të humbin Ulqinin, Tetovën e madje edhe Gjirokastrën, Himarën, Prizrenin e Gjakovën?!

Si shembull, duke fantazuar pa bërë asnjë studim dhe pa u bazuar mbi asnjë dëshmi shkencore le të “shpjegojmë” etimologjinë e prejardhjes së fjalës prej nga ku ka marrë emërtimin që mban sot Afganistani.
Afganistan është quajtur më herët Albani-stan por me kalimin e shekujve ka ndryshuar germa “l” në “f”, ndoshta edhe nga ndërhyrjet dashakeqëse të ‘armiqve’ historikë të kombit tonë. Fjalë për fjalë Afganistan do të thotë ‘stani i Albanit’ dhe bëhet fjalë për një shqiptar të famshëm me gomar i cili tregonte historitë e të parëve tanë ndër shekuj sa herë dilte dhe bënte pazar.

Çfarë mund të ndodhë disa vite ose dekada më vonë nëse sistemi arsimor dhe ai kulturor humbasin qëllimin dhe degradojnë akoma më keq si deri tani në filtrimin dhe përçimin e vlerave e të dijes?

Po nëse edhe ai politik, për të mbajtur pushtetin e tij pa vizion anon nga interesi i momentit; e zëmë se për një moment do të kemi më shumë budallenj votues të cilët janë gati t’i shpallin luftë ShBA-ve sepse do të besojnë se jemi ne perandoria e vërtetë e botës, çfarë ndodh? Çfarë duhet të bëjmë? T’i bashkohemi nismës së shumicës?!

Nëse marrëzi të tilla nga më të larmishmet do të gjejnë mjedis e do të vazhdojnë të përhapen, në vend që studiues të vërtetë dhe njerëz kompetentë të fushës, të përçojmë zërin për të drejtat tona të mohuara ndër vite e shekuj, apo në vend që i tërë debati publik të fokusohet për të ardhmen dhe përparimin e shqiptarëve nga ekspertë me besueshmëri dhe integritet, a nuk rrezikojmë përmes kaosit të shndërrohemi në të ardhmen jo vetëm në një komb të pabesueshëm për botën që na rrethon, por kësisoj mund të bëhemi si shoqëri edhe më keq se kaq; qasharakë.

Është emergjencë kombëtare; kërkohet një zgjidhje mbarëkombëtare që të ngushtohen hapësirat publike për të frenuar sa të jetë e mundur ligësinë që financon injorancën. Edhe nëse nuk do të ketë investim dhe përkrahje për vlerat shoqërore e dijen, të paktën në hapësirat publike do të ketë më pak “ushqim” për budallenjtë. Gjysma e së keqes.