20.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta/ ISKK promovon librin “Biri i Armikut” të Nebil Çikës

ISKK promovoi sot librin “Biri i Armikut” të gazetarit, publicisit dhe një prej drejtuesve dhe zërave më të fortë antikomunistë, Nebil Çikës.

Promovimi u zhvillua në prani të familjarëve, kolegëe dhe miqve të tij në njëvjetorin e largimit të tij nga kjo botë.

Drejtori Ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha, duke theksuar veprimtarinë e Nebil Çikës, u shpreh se ai ishte një gur i rëndësishëm në rrugëtimin për të gdhendur të vërtetën e shoqërisë shqiptare në të shkuarën gjatë diktaturës komuniste.

Ligjëruesit në takim, Brahim Shima, Roland Bejko, Artan Murrizimi e Lavdërim Lita, folën për për kontributin e tij në media, politikë dhe në mbështetjen e kauzës së ish të përndjekurve komunistë.

Në fund, familjarët e Çikës shprehën falënderimin për ISKK, për organizimin e aktivitetit që ishte njëkohësisht edhe në përkujtim të largimit të tij nga kjo jetë!

Basha: Ja ku dallon marrëveshja e 17 majit nga ‘pazari’ PS-Rithemelimi

Në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha tregoi dallimin e marrëveshjes së 17 majit 2017 që ai bëri me Edi Ramën me pazarin që ai e quan mes PS-së dhe Rithemelimti së fundmi.

”Marrëveshja e 17 majit u përshëndet nga të gjithë. Me një google search i gjen lehtësisht, sa të eksituar ishin pavarësisht se unë isha skeptik, por ata ishin shtyrësit kryesor të kësaj marrëveshjeje.

Pastaj i dolën kundër sepse nuk ishin në listat e deputetëve. Marrëveshja u publikua në orën 5 pasdite. Pazari është diçka tjetër, është sekret. Në një ambient të hapur fjala qarkullon.

Dhe pa diskutim që këto përpjekjet e eksponentët e PS lidhur me Sali Berishën, nuk janë gafa janë pjesë e një mendësie. Pasi Rama projekton tek fati i Sali Berishës, fatin e vet.

Është pazari i individëve për hallet e tyre. Bëhet për interesat e tyre dhe i kundërvihet interesave absolute të shqiptarëve. Ky është ndryshimi bardh e zi nga një marrëveshje politike.

Marrëveshjet politike duhet të jenë transparente. Kjo kulturë e marrëveshjes transparente është përbaltur nga këta njerëz. Ne jemi kundër kësaj”, tha Basha.

“Vepra e Nebil Çikës bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet nga e keqja”/ Basha përkujton gazetarin e njohur në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit, polemistit dhe ish-të persekutuarit politik, Nebil Çika, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka përkujtuar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Basha shkruan se vepra e Nebil Çikës është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja.

Më poshtë postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Një vit pa Nebil Çikën!

Ikja e Nebil Çikës nga kjo botë ishte një humbje për familjen, por dhe një goditje për të gjithë ata që bashkudhëtuan me të në 33 vite ndryshimesh. Ai ishte njeriu i fjalës dhe i veprimit, i këmbënguljes për të vërtetën e asaj që kish ndodhur në diktaturën komuniste dhe i asaj që nuk mundëm të bënim siç duhet në Liri!

Libri “Biri i Armikut” është trashëgimia e përpjekjeve të tij për të mos e harruar kurrë të shkuarën.

PD do ta ndiej mungesën e fjalës së Nebilit, të këmbënguljes dhe të vërtetave të tij, edhe kur s’na pëlqenin.

Të përndjekurit dhe antikomunistët kanë prej një viti një luftëtar më pak. Por vepra e tij është bashkudhëtarja që na duhet për një PD që sheh nga vlerat dhe ndahet përgjithmonë nga e keqja. I paharruar kujtimi i tij!

“Basha, pakt me PS për mandatin e Xhaçkës”, Alibeaj i përgjigjet akuzave të Shehajt: E kuptoj trishtimin e tij, por ja si qëndron e vërteta

Pas akuzave të bëra në Kuvend të enjten nga deputeti i pavarur, Agron Shehaj se Basha bëri pakt me PS për mandatin e Xhaçkës, ka reaguar Enkelejd Alibeaj.

Ai tha se të parët që depozituan kërkesë në Kushtetuese për Xhaçkës ishte 1/10 e deputetëve të PD-së së Bashës.

“E udhës është që të sqarojmë publikun që me pak të dhëna do kuptojë të vërtetën. PD e Lulzim bashës, e para 1 viti e ca ndërmori të gjitha aktet sipas procedurave ligjore, kushtetutës, rregullores, ligjit të gjykatës kushtetuese, për ta çuar çështjen te Kushtetuesja. Mocion nga 1/10 e deputetëve, paraqitur në Kuvendi, votimi në seancë dhe depozitimi i çështjes në gjykatën Kushtetuese. Ky është rregulli dhe jurisprudenca e gjykatës kushtetuese. E kuptoj trishtimin e deputetit Shehaj, pasi në atë kohë pati një garë shpejtësie se kush e kush të çonte më parë në Kushtetuese këtë çështje për të marrë flamurin se kush e çoi i pari. Hapi i parë është iniciuar nga 1/10 e deputetëve demokratë.”, tha ai.

Basha shigjeton Rithemelimin dhe maxhorancën: Sulme ndaj sistemit të drejtësisë, presion SPAK për interesa të pista politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat foli për kërcënime ndaj SPAK.

Ai akuzoi grupin e Rithemelimit dhe maxhorancën se sulmojnë sistemin e drejtësisë.

“Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë, dhe SPAK në veçanti, duke insinutar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.”,
tha Basha.

Ngjela: Saliu është i arrestuar, shumë shpejt në prangat e SPAK edhe 3-4 zyrtarë të nivelit të lartë

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se pritet të ketë “goditje” nga ana e SPAK-ut drejt zyrtarëve të nivelit të lartë që janë përfshirë në afera korrupsioni.

Ngjela tha se në vijim edhe tre ose katër zyrtarë të lartë deri në nivelin e ministrave, mund të jenë subjekt i SPAK-ut për shkelje të kryera gjatë detyrës.

Në një lidhje skype për emisionin top “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, Spartak Ngjela, mes të tjerash theksoi:

“Të dy palët janë trembur. Edhe Rama është trembur. Këto janë çështje penale që drejtohen nga stuktura të mëdha të anti-krimit, ndërkombëtarët. Unë shoh se ka lëvizje, Saliu është i arrestuar. Kam përshtypjen që do ketë edhe nja tre ose katër nga nivelet e larta, ministra. Rama është i paprekshëm se është kryeministër dhe ka mazhorancën. Kur kërcënon SPAK-un u thotë që kam mazhorancën. Kur strukturat juridike dalin shpesh dhe thonë do vazhdojmë, e kanë argument politik, jo juridik. Sepse vonesat krijojnë pikëpyetje dhe ata e ndërmarrin këtë hap për të thënë se ne jemi ata që kemi qenë dhe do vijojmë”- u shpreh Ngjela.

Sa i takon deklaratës së bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani i cili u ankua se institucionet shtetërore nuk po denonconin rastet e korrupsionit, Ngjela tha se nuk i jepte të drejtë pasi është prokuroria që duhet t’i gjurmojë këto raste.

“Mendoj se Dumani këtu nuk ka të drejtë. Kemi një institucion ligjor që është prokuroria edhe gjykatat që kanë eliminuar një numër shumë të madh punonjësish të tyre të cilët nuk kanë justifikuar dot pasurinë. Ata i kanë pushuar sepse kanë dyshime për korrupsion. Në Shqipëri, korrupsioni kishte marrë pushtetin. Nuk e ka lëshuar ende por nuk është aq i fortë sa ka qenë. Reforma në Drejtësi po e zbeh”– u shpreh mes të tjerave Spartak Ngjela.

Rikthimi i Berishës në grupin e PD, Basha parlajmëron Nikollën: Po shkel ligjin, minim i demokracisë

Lulzim Basha ka parlajmëruar aksion të ashpër politik, pas kërkesës së Gazment Bardhi drejtuar Lindita Nikollës, për shfuqizimin e vendimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, mes tyre edhe Sali Berisha, nga grupi demokrat.

Kreu i PD-së duke ju përgjigjur gazetares së Report Tv Danjela Maloku, parlajmëroi kryetaren e Kuvendit se kushdo që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.

Basha tha se ky është minim i demokracisë dhe një nga motivet që Berisha është shapllur non grata.

‘Politikisht është e qartë që Edi Rama, nuk është në panik vetëm nga SPAK por edhe nga pasojat e një sillej të tillë korruptive dhe ka thirrur në ndihmë persona të sanksionuar për korrupsion madhor. Kjo është një betejë që kalon sinorët e PD-së. Është një problem i shtetit shqiptar dhe i besueshmërisë që partnerëve tanë strategjikë. Tentohet diskreditimi i këtyre partnerëve strategjikë. Tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndryshim. Persona të shpallur non grata për korrupsion madhor nuk mund të jetën pjesë e PD-së.

Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.

Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata. PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre.

Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal.’- tha Basha.

PS mbrojti Xhaçkën/ Basha: Akt i denjë për Lukashenkon, u bë me urdhër politik duke sfiduar Kushtetutën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi mazhoranca rrëzoi raportin për të dërguar mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha tha se Xhaçka u mbrojt me urdhër politik dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Një vendim i tillë, tha Basha, është akt i denjë për diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“E enjtja tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur ai dhe qeveria e tij po e shtyn drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohorë që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon. Shkelja e hapur e Kushtetutës për mandatin e Olta Xhaçkës është një shenjë paniku, por edhe risi që ndodh për herë të parë, pavarësisht të gjithë të zezave, shkelet për herë të parë Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtore të ngushtë politik të kryeministrit. Bëhet me urdhër politik, me sfidim të plotë të vendimeve të GJK dhe me sfidim të plotë të Kushtetutës”
, shpreh Basha.

“PD, s’bën lojëra me Kushtetutën! Rama po tenton të na bëjë pis”, Basha: Të heqim imunitetin parlamentar për deputetët!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të merret në trajtim kërkesa e partisë së tij për heqjen e imunitetit parlamentar për deputetet.

Në një konferencë për mediat ai tha se PD nuk e shkel kushtetutën.

“PD nuk bën lojëra me Kushtetutën, aq më tepër kur bëhet fjalë për abuzime me ligjin, apo të përfitojmë në kurriz të qytetarëve. Gjej rastin për kërkesën tonë, heqjen e imunitetit parlamentar një orë e më parë, që të procesohet në komisionet përkatëse dhe të sillet në Kuvend. Prej nëntorit ndodhet në parlamentin e Shqipërisë, që të gjithë deputetët të jenë të barabartë para ligjit. Rama po tenton të na bëjë pis.”, tha ai.

“Të rritet numri i hetuesve”, Basha: Javën e ardhme dorëzojmë në Kuvend amendamentin për mbështetjen e SPAK-BKH

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se javën që vjen do të depozitojnë një amendament pro-SPAK-BKH, për mbështetjen e kësaj strukture për të luftuar korrupsionin.

Ai tha se një nga propozimet e PD është rritja me 15% e hetuesve të çështjeve në SPAK.

“Qeveria dhe maxhoranca e kësaj qeverie, jo vetëm që nuk kanë hedhur asnjë hap për të ndihmuar, lehtësuar dhe zhvilluar potencialin, kapacitetet hetuese të SPAK dhe BKH-së, por në një kohë kur ditën bëjnë sikur janë në mbështetje të drejtësisë, natën shfrytëzojnë resurset e këtij sektori. Kjo qeveri është në panik ndaj SPAK, po bashkëpunon haptazi me kontingjentin e të korruptuarve, të shpallur non-grata, apo për lidhje me krimin e organizuar. PD do të depozitojë javën e ardhme një nismë pefektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend. Kjo paketë pro-spak, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë. 4 do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse të buxhetit të shtetit, për burime njerëzore të bëra nga SPAK. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve.”, tha Basha.