15.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Kreu i PD Krujë, Sabah Sheta, rendit problematikat e sezonit turistik: Ja çfarë i mungon Krujës historike dhe turistike. Bashkia dhe qeveria duhet të reagojnë

Nga Sabah Sheta

Qyteti i Krujës është një nga destinacionet e pakta turistike në Shqipëri ku numri i turistëve në këtë qytet historik rritet nga viti në vit, fal interesit për historinë dhe bukurinë që zoti ia ka falur. Vizitorët i kanë qëndruar besnik qytetit dhe për këtë duhet që çdo krutan t’u jetë mirënjohës, por miqtë e ardhur në shtëpinë tonë janë ndeshur me mjaft vështirësi qoftë infrastrukturore ashtu edhe mungesë informacioni të nevojshëm për të lëvizur. Kruja jonë e bukur pret vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe gjithë bota pothuajse në çdo stinë të vitit.

Kur tashmë jemi në një stinë ku starton sezoni më i madh i ardhjes së turistëve, na duhet që të vëmë theksin mbi mangësitë me të cilat përballen vizitorët si një apel ndaj institucioneve qendrore dhe vendore që të rrisin vëmendjen ndaj qytetit të Krujës dhe të mos e lënë në harresë nevojat që nisin nga ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, tek sinjalistika, mbajtja pastër e qytetit, deri tek promovimi i kulturës dhe historisë së Krujës si dhe përçimin e informacionit të detajuar për çdo pëllëmbë të territorit të Bashkisë Krujë.

Si kryetar i degës së PD Krujë, në këtë apel timin do të rendisë disa nga problematikat më të cilat ndeshen turistët vendas dhe të huaj në Krujë e ndërkohë kërkoj nga Ministria e Kulturës si dhe Bashkia Krujë të marrin përgjegjësinë në këtë drejtim që të iu mundësohet çdo vizitori të kalojë sa më mirë në qytetin tonë të bukur plot histori.

Një arsye me shumë që institucionet duhet të kenë në qendër të vëmendjes Krujën është edhe shifra e numrit të vizitorëve në Muzeun e Krujës e konfirmuar nga Ministria e Kulturës prej 110 mijë veta në 2023, një vikamë e madhe për të ndryshuar qasjen e pushtetit me qytetin tonë.

Fjalët i merr era, por si një krutan që e dua shumë qytetin tim, e pastaj si opozitar, më duhet të rendisë me pika disa nga problematikat për të cilat nuk është vënë dorë dhe nevojitet një reagim urgjent për zgjidhje:

1. Edhe pse një qytet me histori dhe bukuri Krujës i nevojitet sërish promovim jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, gjë që mungon kjo edhe nga Bashkia dhe Ministria e Kulturës.

2. Turistët ndeshen me mungesën e një stacioni autobusi me orare e patolerueshme kjo.

3. Turistët nuk kanë një hartë turistike të qytetit, ndeshen me mungesën e udhërrëfyesve të pazarit të kalasë si dhe mungon një hartë e monumenteve të natyrës.

4. Në Krujën turistike mungojnë tabelat orientuese për në shtigjet turistike apo zona historike si; Droja dhe kanionet, Kisha Laqetit dhe e Shënmërisë, ura Abdyl Agës dhe e gjithë Malësia, por më e pafalshme është që kjo situatë të ndodh brenda qytetit. Nevojitet vendosja e tabelave orientuese ne qytet per rruget qe te cojne ne “Qafshtame dhe ne Malin e Krujes” sepse shumica e turisteve si vendas dhe te huaj ngaterrohen. Ne fillim te rruges “Marin Barleti” duhet te nderrohet pozicioni sa me shpejt i tabeles orientuese per rrugen qe te con ne malin e Krujes!

5. Krujës i mungon një zyrë e informacionit turistik dhe tashmë as faqja e Bashkisë nuk është funksionale edhe pse kur ishte nuk gjeje asgjë në të.

6. Mungon dhe është e nevojshme të ketë një organizim të subjekteve turistike për të bashkërenduar për mbarëvajtjen e turizmin në qytetin tonë.

7. Në kohë sezoni turistik në qytetin tonë nuk ka asnjë aktiviteti argëtues, kulturore-artistike si; panair festë, apo festival muzikor.

8. Kruja është i vetmi qytet turistik pa taksi legale me tabelë dhe kjo është një problematikë jo e vogël për turistët.

9. Rruga hyrëse e qytetit e prishur dhe nevojitet ndërhyrje infrastrukturore. Rrugët emergjente për të cilat ka nevojë Kruja të ndërtohen që të afrojne njesite dhe duhet të jenë prioritet i Bashkisë dhe qeverisë janë; Krujë-Brret-Thumanë, Kruje-Kurcaj-Nikël.
Partia Demokratike dega Krujë do të jetë në një dialog me qytetarët duke trokitur derë më derë për të qenë mbrojtëse e interesave të tyre përballë harresës dhe arrogancës së pushtetit vendor dhe qendror. E sigurt është që nëse Bashkia dhe qeveria nuk do të reagojnë ndaj këtyre problematikave, ndëshkimi i sigurt do të jetë në zgjedhjet e radhës të vitit 2025, për të mos thënë që përballë kësaj arrogance sikurse po ndodh dhe me rrugën Thumanë-Kashar, ku izolohen 85 mijë banorë dhe mijëra biznese, turistëve do iu duhet të shkojnë në Qafë-Kashar për tu kthyer për në Krujë, revolta mund të jetë edhe më e shpejt.

Të gjithë duhet të jemi Një për Krujën tonë.

Deputeti dhe elektorati; kur tradhtohet vota e besimi?

Nga Ardi Stefa

Përpara disa kohësh kam debatuar me disa analistë në lidhje me qëndrimin e deputetëve të Rithemelimit, më pas edhe të deputetëve që mbështesnin Gazment Bardhin, qëndrim, të cilin ata e quanin aksion politik. Sikundër ata edhe unë e konsideroja të papranueshëm “aksionin politik”, sidomos për mesazhin, i cili përcillej në pjesën e moderuar të popullit me skenat e dhunës, verbale e fizike, karriget e përmbysura, bilbilat, zhurmuesit e flakadanët! Dhe, natyrisht, e konsideroja të papranueshëm funksionimin jonormal të Kuvendit me ligjet që miratoheshin në pak minuta dhe me një buxhet jashtëzakonisht të lartë të vitit 2024, i cili kaloi për 8 minuta.

I njëjti debat e diskutim u ripërsërit përpara disa javësh kur bilbilfryrësit, karrigepërmbysësit dhe flakadanëndezësit nga një urrejtje e pamasë kaluan në një dashuri pa kushte dhe bashkuan votat me partinë në pushtet, në emër të “paqes politike” dhe braktisën “revolucionin,” i cili asnjëherë nuk u ndez, duke parë për të disajtën herë personazhet groteske të një teatri absurd politik të fyejnë inteligjencën e shqiptarëve me pretendimin e prodhimit politik.

Por, cila është natyra e mandatit të deputetit, e cila i është dhënë nga elektorati me votë? Si përmbushet ai? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet pasur parasysh se, sipas Kushtetutës, deputetët vendosin me ndërgjegje të lirë se çfarë i shërben më mirë kombit dhe kanë të drejtë të pakufishme të mendimit, veprimit e votës.

Kushtetuta jonë përcakton se Shqipëria është republikë parlamentare. Në ndryshim nga demokracia e drejtpërdrejtë, populli nuk e ushtron pushtetin drejtpërdrejt, por nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Qytetarët zgjedhin deputetët në zgjedhje dhe i mandatojnë që t’i përfaqësojnë për katër vjet.

Çfarë mandati është ky, sipas Kushtetutës? Do të thotë se deputeti duhet të ndjekë urdhra konkretë nga votuesit që e kanë zgjedhur, urdhrat e partisë së tij, apo është i lirë të gjykojë vetë se çfarë i shërben më mirë interesit publik? A mundet partia apo votuesit t’i heqin mandatin e deputetit nëse gjykojnë se ai që ata zgjodhën nuk po zbaton programin, urdhrat apo dëshirat e tyre?

*
Sipas Kushtetutës sonë, deputetët përfaqësojnë kombin në tërësi, prandaj ata nuk përfaqësojnë interesa të veçanta, siç është interesi i qarkut, në të cilin janë zgjedhur, partisë me siglën e së cilës po ashtu janë zgjedhur, as të ndonjë grupi të caktuar shoqëror!

Pra edhe me Kushtetutë, nuk mund të përcaktohet se ata nuk përfaqësojnë një grup të caktuar zgjedhësish edhe nëse kishin premtuar se do ta bënin këtë gjatë periudhës parazgjedhore.

Deputetët vendosin me ndërgjegje se çfarë i shërben më së miri kombit dhe kanë të drejtë të pakufizuar të mendimit dhe të votës (“Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues!” – neni 70, paragrafi 1 i Kushtetutës). Kushtetuta jonë nuk parashikon kufizim të kësaj lirie as nga partia së cilës i përket deputeti, as nga zgjedhësit që e kanë votuar.

Për më tepër, as partia e tij dhe as votuesit nuk mund t’ja heqin mandatin parlamentar. Kushtetuta jonë nuk parashikon mundësinë e heqjes së një deputeti nga ana e votuesve, as nuk u jep partive fuqinë për të hequr nga Parlamenti deputetë, të cilët nuk janë dakord me linjën e partisë dhe për t’i zëvendësuar me të tjerë. Dorëheqja nga funksioni parlamentar është e drejtë ekskluzive e deputetit (neni 71 par. 2/a, b,,c, ç, d dhe dh i Kushtetutës). Ky rregull është shprehja dhe garancia më themelore e të ashtuquajturit “mandat i lirë” i deputetëve si përfaqësues të kombit.

Kjo do të thotë se Kushtetuta jonë, edhe pse shprehimisht njeh rolin dhe rëndësinë e partive në organizimin e veprimit politik dhe të procesit parlamentar, i jep deputetit lirinë për të gjykuar dhe votuar në kundërshtim me vijën e partisë. Gjë që do të thotë se deputeti mund të ndryshojë qëndrimet që ka shprehur në periudhën parazgjedhore dhe t’i përshtatë ato me zhvillimet, pa pasur nevojë që kjo të pasqyrojë qëndrimet e zgjedhësve që e kanë votuar apo edhe programin e partisë, me të cilën ka kandiduar e fituar.

*
Themeli i shtetit tonë është sovraniteti popullor (neni 2 par. 1 i Kushtetutës). Megjithatë, sipas Kushtetutës, zgjedhësi e ushtron sovranitetin, jo duke paracaktuar dhe kontrolluar pozicionet specifike që do të shprehë deputeti që ai zgjedh, por duke i dhënë besimin dhe duke e konfirmuar apo hequr këtë besim në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe nga përfaqësimi në çështjet private, në përfaqësimin politik, gjykimi i interesit publik formohet në thelb gjatë konsultimeve dhe negociatave në sferën publike dhe në Kuvend.

Kjo liri nuk do të thotë që deputeti të mos i nënshtrohet kontrollit për mendimin dhe votën e tij. Deputeti kërkon votën e elektoratit duke paraqitur një kontekst të caktuar, si personalisht, me qëndrimin e tij programor, ashtu edhe nëpërmjet anëtarësimit në një parti të caktuar, që përfaqëson qëndrime dhe parime të caktuara politike.

Tejkalimi i këtij kuadri nuk mund të sjellë, sipas Kushtetutës sonë, humbjen e mandatit të deputetit, por nuk përjashton pasojat politike. Votuesit shprehin mosmiratimin e tyre duke kontaktuar deputetin, individualisht ose të organizuar, dhe në fund duke votuar në zgjedhjet e ardhshme. Në nivel partie, deputeti mund të mos miratohet nga fraksioni politik të cilit ai ka zgjedhur t’i përkasë dhe përfundimisht të përjashtohet nga radhët e tij në përputhje me rregullat e brendshme.

Atëherë kur e tradhton besimin dhe votën e elektoratit deputeti? Natyrisht kur shkelet neni 71 paragrafi 2. Por, pavarësisht se sipas nenit 73, paragrafi 1 (Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.), ka edhe penalitet moral, veç atij ligjor (Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.) (I njëjti ligj, paragrafi 1).

Por, kur deputeti shkel besimin e elektoratit për interesin e tij të ngushtë politik e ekonomik, për një vend të sigurtë në parlament, nuk quhet tradhti?

Dhuna verbale e fizike, që shohim në Parlament, gjuha fyese, mungesa e debatit të mirëfilltë, e zëvendësuar me ulërima, ofendime e dhunë ndikon te njerëzit e thjeshtë. Pavarësisht se, në fakt, gjuha e tyre është një “teatër i madh”. Ata lëshojnë batuta, shajnë, fyejnë, për t’i treguar publikut se janë të aftë, duke ndikuar tek njerëzit me kulturë e formim të ulët e nën mesatar, tek militarët partiakë…

Kur mungon debati, që jo vetëm ndan dhe identifikon pozicionet e partive politike, dallon programet e tyre, por dhe ndikon në krijimin e atmosferës qytetare, në të cilën pikëpamjet kontradiktore të palëve politike të mos ndikojnë për acarimin e klimës sociale”, atëherë nuk është tradhtuar vota dhe besimi i elektoratit?

Raporti i “Freedom House” goditi qeverinë, zhbëri retorikën e Rithemelimit, i dha të drejtë PD-së

Nga Namir Lapardhaja

Organizata “Freedom House”, e cila raporton dhe monitoron lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën, publikoi të enjten raportin e saj për Rajonin, ku një vend të posaçëm kishte edhe Shqipëria.

Ndonëse politika ditore është futur në një qorrsokak paradoksal, ku grupimi i Rithemelimit paradite bën sikur proteston kundër qeverisë, ndërsa pasdite ulet buzë më buzë dhe vesh më vesh në pazar për të mbajtur fort radhët dhe për të mos lënë sistemin që të bjerë, qeveria është zënë në çarkun e korrupsionit, ku përditë nga një zyrtarë i lartë i bie në rrjetën e Dumanit, Bashkia Tiranë, si institucioni më i rëndësishëm vendor, është në prag kapitullimi përpara SPAK-ut, ndërsa PD zyrtare vijon rrugën e saj të ngadaltë, por të sigurt, për të pritur që të pastrohet e gjithë fusha e “lojës” dhe për t’u konfiguruar i gjithë realiteti politik, ka një sy vigjilent atje në Washington që monitoron dhe sheh se si zhvillohet gjithçka, duke dhënë herë pas here “goditje”, me qëllim reflektimi dhe qartësimi.

Përveç elementeve të përgjithshme të raportit të “Freedom House”, ai goditi rëndë qeverinë, zhbëri retorikën e Rithemelimit dhe i dha të drejtë Partisë Demokratike në shqetësimet e saj.

Së pari, në dallim nga ajo që retorika dhe propaganda mundohet të paraqesë si një qeveri dhe një kryeministër i pëlqyer nga amerikanët dhe evropianët, raporti sendërtoi një qeveri autoritare dhe të korruptuar, e cila nuk qëndron në pushtet si pasojë e pëlqimit të njerëzve dhe e meritës së punës së saj, por ajo ka konsoliduar edhe më shumë pushtetin “duke shfrytëzuar përçarjen dhe konfliktin e opozitës”. Në kushte të një opozite tjetër, në partneritet me SHBA dhe e qartë në luftën kundër korrupsionit dhe duke përjashtuar nga radhët e saj të dizenjuarit si “Non grata”, sigurisht që nuk do të kishim këtë qeveri. Praktikisht, konflikti në radhët e opozitës, mban qeverinë në pushtet.

Së dyti, zhbëri idenë e retorikës së grupimit të Rithemelimit dhe të përfaqësuesve të saj, se SPAK me porosi të qeverisë, “po mban liderin e opozitës në arrest shtëpie”. Për të parë se cili është koncepti për liderët e opozitës në regjimet autokratike, mjafton të shohësh raportet e “Freedom House” për vdekjen në burg të udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, reagimet e tyre dhe shqetësimin për shtypjen dhe nivelin e demokracisë. Ndërsa për “liderin e opozitës” shqiptare jo vetëm që nuk ka asnjë gjysmë fjale në këtë drejtim, por është pikërisht e kundërta. Berisha nuk shenjohet si një i burgosur i regjimit Rama, por “krahu i tij politik është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket sikur dëshiron të destabilizojë vendin”. Madje, ai së bashku me qeverinë blejnë opoinionistë dhe gazetarë për të dezinformuar opinionin publik me retorikë dhe propagandë që u interesojnë vetëm axhendave personale.

Së treti, raporti i dha të drejtë shqetësimit të përditshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhur me “fushatën në rritje të dezinformimit nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe në opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut”. Në fakt, raporti duket se nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka marrë denoncimet dhe shqetësimet e PD-së lidhur me aleancën që Rithemelimi dhe qeveria kanë lidhur për të zhbërë dhe për të goditur Prokurorinë e Posaçme. Ashtu sikurse përmendte se “është jetike për demokracinë në Shqipëri për të larguar nga radhët e tyre politikanët e korruptuar”, gjë që duket se është një përkthim i përshtatur i argumenteve të PD-së zyrtare për t’u ndarë nga “Non Grata” dhe të gjithë të hetuarit dhe të dënuarit për korrupsion.

Sigurisht që raporti i “Freedom House” nuk e zhbën dot realitetin shqiptar, por ai është një letër lakmuesi i një syri të pavarur dhe të paanshëm për të sqaruar dhe peshuar se në anën e kujt është e drejta dhe e vërteta në këtë vend, pavarësisht konfliktit dhe retorikës asgjësuese, që mbahet gjallë nga lekët e korrupsionit 34-vjeçar.

 

 

Kryqëzimi i biznesmenëve si shërbim ndaj zyrtarëve publikë të korruptuar

Nga Klodian Tomorri

Shpërthimi i skandalit të rëndë korruptiv 5D çliroi edhe një herë kryqëzatën publike ndaj bizneseve. Ne median e shkruar vërshuan lajmet që denonconin biznesmenët, të cilët kishin fituar tendera në bashkëpunim me kompaninë 5D. Në studiot televizive të mbrëmjes përpunohej narrativa se një pjesë të madhe të bashkëfajësisë në këtë korrupsion e kishin pikërisht biznesmenët, të cilët jo vetëm nuk e kishin denoncuar kompaninë 5D, por ishin bërë palë në korrupsion me të.

Në fakt, prej kohësh biznesi është shndërruar në gjahun me të lehtë të shantazhit publik. Për median ky është një sport me përfitime të mëdha, ndërsa për zyrtarët e korruptuar një shërbim i paçmuar.

Së pari nuk është e vërtetë se bizneset nuk kanë folur për dosjen 5D ashtu siç përpiqet të propagandohet në publik. Denoncimi i kesaj dosje ka ardhur pikërisht nga biznesi dhe opozita e di mirë këtë. Madje zyrtarëve të lartë të bashkisë, përfshirë kryetarit të saj Erion Veliaj i është thënë haptazi nga biznesmenë, që 5D është kompani e bashkisë.

Zoti Veliaj e pranoi vetë kur pohohi publikisht se kishte dëgjuar fjalë, por shtoi se nuk mund të besonte çdo thashethem që thuhet nëpër Tiranë. Kjo është e vërteta e kryetarit të Bashkisë. Por ka dhe një të vërtetë tjetër.

Njëri nga biznesmenët që ka denoncuar kompaninë 5D shumë kohë para se ajo të denoncohej publikisht, që pas atij momenti nuk fiton më asnjë kontratë në bashkinë e kryeqytetit. Madje, biznesmenit në fjalë i refuzohet firmosja e kontratës për një tender, të cilin e ka fituar me 3 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik. Ky është një rast i paprecedent në historinë e shtetit shqiptar.

Edi Rama pati thënë dikur se faji është i sistemit. Dhe kishte të drejtë. Sistemi që ai dhe maxhoranca e tij kanë ndërtuar ngjason me një pellg, i cili i bën pis të gjithë. Biznesin, mediat, shoqërinë civile, intelektualët, të gjithë ….

Eshte e lehtë të kryqëzosh biznesmenët. Madje edhe shumë fitimprurëse. Por dosja 5D nuk është komplot i një grupi biznesmenësh kundër qytetarëve dhe interesit publik. Ajo është thjesht korrupsion i disa zyrtarëve, të cilët mandatin publik e shndërruan në sipërmarrje private. Kjo është e vërteta e thjeshtë.

Këneta që bën pis gjithçka ndotet vetëm nga një burim. Ai është korrupsioni që gjenerojnë zyrat e shtetit. Gjithë të tjerët janë viktima. Përfshirë biznesmenët, të cilët në xhunglën korruptive janë vendosur me pahir përballë dy zgjidhjeve të detyrueshme. Të mbijetojnë në pellgun e ndotur ose të dërgojnë punonjësit e tyre në shtëpi dhe të marrin në krah trastën e kurbetit. Ky është sistemi për të cilin ankohej dikur kryeministri./ Kapitali.al

‘Kanë dy vite që na thonë ‘Lul Brava’, Haklaj: Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës

Mandati i deputetes OIta Xhaçka dhe situata e opozitës PD e vulës dhe Rithemelimi u diskutuan në ‘Studio Live’ me anëtarin e kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj.

Lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Haklaj u shpreh se është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.

‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë. Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.

Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

‘Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur’,
u shpreh Haklaj.

‘Nafta e Shpiragut si raki Ballë Kazani’

Nga Lutfi Dervishi

Nëse s’do të ishim dëshmitarë të gjallë të këtyre kohëve, subjekti i këtij shkrimi mbase do dukej si një skenë e trilluar e marrë direkt nga një film komedi.

Gjithçka nis kur nga goja e kryeministrit dëgjuam atë që deri në atë moment e kishim hasur veç në rrëfime sharlatanësh që sytë i kanë shndërruar në dedektorë për gjëra që ekzistojnë veç në mendjen e tyre.

Nuk ishin të paktë ata që u mrekulluan kur dëgjuan lajmin që do ndryshonte jetë të tëra njerëzore: Shpiragu ishte plot me ar të zi. Naftë! E jo naftë dosido, fantazia shkonte më tutje: Naftë cilësia e parë, ballë kazani!

Kryeministri dhe Ministrja dolën me fanfara për të njoftuar se Shqipëria së shpejti do të ishte aq e mbushur me para sa që do të kishte nevojë për një fond sovran për të menaxhuar të gjitha të ardhurat.

Por si në çdo përrallë të bukur vjen një moment kthese kur realiteti të detyron të zgjohesh.

Pas shpenzimit modest të 600 milionë dollarëve në kërkime, Shell njofton se rezultati është… pothuajse i njëjtë me atë që merr kur kërkon monedhën e rënë në “të çarën” e divanit.

Absolutisht, të gjithë do të donin që rezultatet të mos ishin këto dhe njëkohësisht që titullarët mos i trajtonin njerëzit si të ishin laborator ku eksperimentojnë ëndrrat e tyre në kufij me gënjeshtrat.

Në një botë ideale, kjo histori do të shërbente si një mësim i çmuar për qeverinë: Jo çdo gjë që shkëlqen është ar (i zi) dhe… heronjtë e përrallave moderne duhet të jenë pak më të kujdesshëm me premtime parazgjedhore që tingëllojnë si “hapu Sezam”.

Është mirë që shpesh të hapin librin e proverbave dhe të lexojnë: “Peshku në det, tigani në zjarr!”, apo “Më mirë një zog në dorë se 100 që fluturojnë!”.

Kryeministri, i cili kishte paralajmëruar një epokë të re prosperiteti falë Shpiragut, tani do të duhet të jetë gati për një tjetër vëllim rrëfenjash.

Nëse dekada e Sudes dhe e Xhaferrit do vazhdojë të stërzgjatet kaq pafundësisht, atëherë një tjetër “Shpirag” do të shfaqet.

Nuk thonë kot: Zoti me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret. Një zbulim i ri pritet që këtë radhë jo vetëm të ndryshojë fatet e vendit, por edhe të mbarë rajonit dhe botës: Është hidrogjeni në Bulqizë.

Ky qytet mbetet i njohur më shumë për varfërinë dhe viktimat se sa për pasurinë e tij që vetëm vret, ku në një anë të pasurit numërojnë vagonat e kromit, të varfërit numërojnë arkivolet e viktimave.

Megjithatë, pas dështimit në Shpirag, qeveria me lugën bosh në brez i ka gati planet për të shpallur Bulqizën si “Kuwaitin e Ri” të Ballkanit.

“Shihni, nuk ka rëndësi se nuk gjetëm naftë në Shpirag; ne kemi tani – H2 në Bulqizë!” mund të imagjinohet duke thënë Kryeministri me syzet në kokë, duke i dhënë një kthesë të papritur ngjarjeve që çuditërisht ndodhin para zgjedhjeve.

“Hidrogjeni është e ardhmja, dhe Shqipëria do të jetë lideri i këtij revolucioni të gjelbër. Hidrogjeni nuk është vetëm i lehtë, por është i pastër. Aq i pastër saqë njerëzit në këtë vend nuk do të thithin oksigjen (O2), por hidrogjen (H2)”.

Ndërsa skeptikët (që nuk i kanë munguar asnjëherë këtij vendi), thonë se Bulqiza është episodi i radhës në serialin e pafund të “Teatrit të Gaztorëve”, disa janë të bindur se këtë herë qeveria ka të drejtë.

A është Hidrogjeni në Bulqizë shpëtimi që të gjithë kanë pritur, apo thjesht një tjetër iluzion në repertorin e larmishëm të qeverisë?

E sigurt është vetëm një gjë: Në këtë teatër gaztorësh, askush nuk mund të thotë që nuk është argëtuar e do argëtohet, pasi për ta përtypur këtë realitet zgjidhja që ka mbetur është të qeshësh!

“Diti të bën me pronë”- BIRN: Zbardhet skema e zhvatjes së 448 mijë m2 tokë shtetërore në Durrës

Në vitin 2018, një ish-punëtor ferme i quajtur Lirim Xhameta u kontaktua nga një person me emrin Diti, i cili i premtoi se do t’ia bënte ai dokumentat për të përfituar 3 mijë metra katrorë tokë në Spitallë në periferi të Durrësit.

Muaj më vonë, personi që identifikohet si Diti në një vendim për caktim mase sigurie të Gjykatës së Durrësit, e adresoi Xhametën në një zyrë noterie, pasi më parë i dha të firmoste një akt të bardhë për marrje toke në pronësi.

Në zyrën e noterisë, Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri firmosën një akt përfaqësimi në emër të një personi që nuk e njihnin dhe morën në këmbim 200 mijë lekë nga Diti.

E vënë në lëvizje në vitin 2023 nga një denoncues, Prokuroria e Durrësit gjeti se përmes falsifikimit të akteve të Kadastrës, Xhametës i ishin kaluar në fakt 75 mijë metra katrorë tokë, të cilat edhe pse ai nuk e dinte se ku ndodheshin, ishin tjetërsuar dhe shitur për 17 milionë lekë.

“Deri në këtë fazë të hetimit, nga kryerja e veprimeve hetimore në dinamikë, ndër të tjera ka rezultuar se pasuria e regjistruar në ASHK fillimisht në emër të shtetasit Lirim Xhameta me një sipërfaqe prej 75,000 m2 dhe më pas e ndarë dhe tjetërsuar është përfituar në mënyrë tërësisht joligjore”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi e cila disponohet nga BIRN.

E njëjta skemë është përsëritur edhe për një sipërfaqe të dytë prej 76 mijë metrash katrorë, e regjistruar fillimisht në emër të të ndjerit Dilaver Taulla. Edhe pse Taulla kishte vdekur në vitin 2003, toka kaloi në pronësinë e tij në vitin 2010 dhe trashëgimtarët e tij u vunë në dijeni në vitin 2010.

Skema e tjetërsimit të pronave shtetërore në Spitallë të Durrësit është edhe më e gjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, 448.000 m2 tokë u zhvatën dhe u tjetërsuan përmes mashtrimit, falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët shtetërorë.

Prokuroria e Durrësit akuzon për këtë skemë masive të fasifikimit me tokat Ardit Kërtushën, një ish-drejtues i Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe ish-punonjës i OSHEE në atë kohë, Leonard Kadrimin, ish- zv.drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe 14 persona të tjerë.

Kërtusha u arrestua të premten me akuzat e “Mashtrimit” dhe “Pastrimit të parave”, sëbashku me Leonard Kadrimin që akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Lirim Xhameta, 58 vjeç, Dashnor Taulla, 61 vjeç dhe Gjovalin Ndocin, 44 vjeç akuzohen gjithashtu për pastrim të parave. Dy persona të tjerë, juristi i ASHK-së Durrës, Mikel Zaho, 46 vjeç, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe Krenar Karati, 65 vjeç janë shpallur në kërkim. Ndaj 9 personave të tjerë, përfshi familjarë të përfituesve të arrestuar dhe zyrtarë të ASHK-së është marrë masa detyrim paraqitjeje.

Skema e tjetërsimit

Në shkurt 2023, një denoncues u paraqit para prokurorit Pali Deçolli në Durrës dhe kallëzoi se një sipërfaqe toke, për të cilën ai dhe të afërm të tij pretendojnë pronësinë dhe për të cilën ndodhen në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ishte rrethuar me mure betoni nga persona të panjohur.

Prona sipas denoncuesit ndodhej në Spitallë, por ai nuk e dinte se kush ishte zaptuesi. E vënë në lëvizje pas këtij denoncimi prokuroria gjeti se prona ishte shitur dy herë dhe i kishte kaluar një kompanie që kishte bërë rrethimin dhe shtrimin e saj me çakull.

Por hetimet gjetën se procedurat e regjistrimit të kësaj prone në emër të Lirim Xhametës ishin të paligjshme, ashtu si dhe pasuria në emër të të ndjerit Dilaver Taulla.

Prokuroria zbuloi nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë se fillimisht pronat ishin regjistruar në emër të Xhametës dhe Taullës dhe përmes falsifikimit të dokumentave ishin përfshirë në regjistrat kadastralë në vitin 2010. Drejtuesi i kadastrës në atë kohë dhe një punonjëse, emri i të cilës përdoret ne praktika, mohuan që t’i kishin nënshkruar aktet.

Vetë prokuroria gjeti se në fakt këto akte ishin futur në regjistra përmes shënimeve me dorë vetëm në vitin 2019.

Prokuroria nuk diferencon rolet që personat e arrestuar dhe akuzuar kanë luajtur, por Kërtusha duket se është nyja lidhëse. Emri i tij përmendet nga Xhameta si “Diti” dhe po ashtu edhe nga Dashnor Taulla, trashëgimtar i Dilaver Taullës, si personi që premtonte të rregullonte dokumentet për tokë.

“Më pas janë takuar Dashnori dhe Krenari me shtetasin Ardit Kërtusha dhe ky i fundit i ka marrë përsipër që t’i rregullonte tokë, pasi sipas Arditit, i takonte sipas ligjit. Arditi i ka kërkuar kartat e identitetit të tij dhe të vëllezërve dhe motrave duke i thënë se ‘ju takonin të gjithëve”, citohet në dosje Dashnor Taulla, i cili thotë se u përfshi në këtë histori në vitin 2019 sëbashku me Krenar Karatin, që i kishte premtuar se njihte dikë që mund t’i rregullonte tokën.

Në këtë kohë, Kërtusha ishte drejtues i FRESSH-it të Partisë Socialiste të Durrësit, mbante një post drejtues në OSHEE-në lokale dhe po ashtu kishte kandiduar për t’u punësuar si regjistrues në kadastër, por ishte skualifikuar për shkak të mungesës së eksperiencës. Në vitin 2020, ai garoi për t’u zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste në Durrës, por më pas u tërhoq nga gara.

Në profilin e tij në Facebook, Kërtusha akuzoi ish-kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërhyrje në garë dhe akuzon se rivali i tij që fitoi zgjedhjet ishte marionetë e Dakos. Pas tërheqjes nga gara, Kërtusha mbështeti opozitën në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 mbeti i plagosur në një atentat.

I pyetur nga prokuroria për tjetërsimin e pronës, Kërtusha që njihet publikisht edhe si lektor në Universitetin e Durrësit, ka mohuar çdo dijeni.

“Është pyetur në lidhje me këto fakte, shtetasi Ardit Kërtusha, i cili ka deklaruar se nuk i njeh pjesëtarët e familjes Taulla dhe nuk ka asnjë lloj dijenie në lidhje me përfitimin prej tyre të sipërfaqes prej 76,000 m2,” citohet ai nga prokuroria.

Nga ana e tyre, Xhameta dhe Dashnor Taulla kanë mohuar të kenë përfituar nga transaksionet e kryera. Xhameta thotë se mori vetëm 200 mijë lekë, por nuk e pa asnjëherë pronën që iu kalua dhe që ai mendonte se ishte 3 mijë metra. Taulla nga ana e tij mohon të ketë dijeni që iu kalua në pronësi tokë dhe shtoi se në një përballje me Kërtushën, ky i fundit e kishte mohuar të kishin një marrëveshje.

Megjithatë, sipas prokurorisë ata kanë përfituar nga transaksionet e mëpasshme. Hetimet gjetën se si Xhameta ashtu edhe Taulla nënshkruan akte noteriale dhe i dhanë tagra përfaqësimi personave të tretë. Xhameta ia kaloi tagrat Gjovalin Ndocit, të cilit thotë se nuk e ka takuar kurrë. Ky i fundit sipas prokurorisë e shiti tokën në parcela te palë të treta për 17 milionë lekë. Po ashtu ai është një nga personat që aplikoi për ndryshimet në zërat kadastralë.

Ndoci ka dëshmuar se ai u përfshi në këtë histori me premtimin që të bënte para nga shit-blerja e pronave, prej një punonjësi të OSHEE-së, i identifikuar si i ndjeri Henkel Q. Ai tha se Henkel Q., e kishte njohur kur ai “punonte pranë OSHEE dhe në disa takime partiake”.

Prokuroria thotë se toka e tjetërsuar në këtë mënyrë u rivlerësua me ndihmë të akteve të falsifikuara për të shmangur taksat me vlerë disa herë më të lartë. Prokuroria gjeti se parcelat që i kaluan Xhametës u vlerësuan 279 milionë lekë. Veprimet kadastrale dhe aktet e rivlerësimit u kryen për dy ditë nga zëvendës drejtori i Kadastrës së Durrësit Leo Kadrimi, juristi Mikel Zaho dhe vartës të Kadrimit. Sipas prokurorisë, punonjës të kadastrës përfshi edhe drejtuesin e kohës, u shmangën nga procesi i kontrollit të regjistrimit.

Ndryshe nga rasti i Xhametës, Dashnor Taulla dhe të afërmit e tij që pretendohet se e trashëguan pronën nga i ndjeri Dilaver Taulla, ia kaluan tagrat e përfaqësimit Oliver Xhamuçës dhe toka u kaloi të tretëve përmes akteve të dhurimit.

Prokuroria thotë se edhe pse u bë dhurim, toka iu nënshtrua një rivlerësimi të falsifikuar që mundësonte shmangien e detyrimeve tatimore. “Në vijim të veprimeve krejtësisht joligjore e me qëllim përforcimin e titullit të pronësisë, tjetërsimin e saj dhe përfitimin e vlerave monetare që do të vinin pas tjetërsimit së saj në vijim (si dhe ka ndodhur, pavarësisht se është bërë me dhurim), autorët e veprave penale kanë vijuar në plotësimin e 4 referencave rivlerësimi tërësisht të falsifikuara”, thuhet në kërkesën për masë sigurimi. Toka në këtë rast u rivlerësua 273 milionë lekë.

Prokuroria thotë se aktet e ndërmarra dhe personat e përfshirë tregojnë për një skemë identike.

“Pra, i gjithë mekanizmi i kryerjes së veprave penale si në rastin e parë të përfitimit të sipërfaqes prej 75,000 m2 shtetasit Lirim Xhameta, ashtu dhe në rastin e dytë të përfitimit të sipërfaqes prej 76,000 m2 të shtetasit të ndjerë Dilaver Taulla është identik dhe ka dyshime të arsyeshme që të jenë të njëjtët autorë”, thuhet në kërkesë për masë sigurimi.

Si në skemën e parë edhe në të dytën, përfituesit e pronës dhe personi që mori tagrat për t’i përfaqësuar thonë se nuk e njohin njëri tjetrin, por të dy palët pretendojnë se u përfshinë në skemë nga Kërtusha.

“Shtetasi Oliver ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga pjesëtarët e familjes Taulla, por kujton se në vitin 2019 shtetasi me emrin Ardit Kërtusha me të cilin kishte njohje i ka thënë që të shkonte tek Zyra Noteriale e J.B që të firmoste disa dokumente, pasi Arditi do të përfitonte një sasi toke duke i premtuar se pasi t’i shiste do t’i jepte një sasi parash,” thuhet në dosje.

Xhamuça madje ka këmbëngulur të takojë Ardit Kërtushën pas marrjes në pyetje në prokurori dhe pretendon se pasi e takoi, Kërtusha i kishte premtuar që gjithçka do të sqarohej prej tij.

Në këtë rast të dytë, toka është tjetërsuar përmes akteve të dhurimit nga Dashnor Taulla dhe të tjerë, te persona të tretë. Por prokuroria thotë se Taulla ka marrë sipas dëshmive 60 mijë euro dhe aktet e dhurimit ishin vetëm një formë e zgjedhur për të shmangur detyrimet. “Ai më ka thënë që të rrija pa merak pasi do ta zgjidhte ai këtë punë dhe pas kësaj nuk e kam takuar më”, citohet Xhamuça nga prokuroria.

Veprimet e regjistrimit në kadastër u kryen po nga të njëjtët zyrtarë sipas prokurorisë. Nga këta, ish- zv. drejtori Kadrimi, i cili u arrestua, ka dëshmuar se nuk kishte dijeni për skemën. Ai ia ka kaluar përgjegjësinë vartësve, duke pretenduar se ai vetë nuk verifikonte origjinën e pronës apo të dokumenteve.

Akuzat

Prokuroria thotë në kërkesën për masë sigurie se Lirim Xhameta, bashkëshortja e tij dhe i biri, kanë qenë me dijeni pjesë e kësaj skeme dhe se ndryshe nga sa pretendojnë, kanë përfituar më shumë se 200 mijë lekë. Sipas prokurorisë, ata ishin në dijeni të plotë se nuk kishin pronë, por bashkëpunuan për të kryer tjetërsimin e tokës shtetërore.

Të njëjtën gjë vë në dukje prokuroria edhe për përfaqësuesit në këto transaksione, Gjovalin Ndoci dhe Oliver Xhamuça.

Madje Ndoci sipas prokurorisë, në përpjekje për t’ia ngecur fajin një personi të vdekur, ka cënuar edhe normat morale të shoqërisë.

“Vetë fakti që ky shtetas më vonë, të paktën për njërën nga këto pasuri ka kryer veprime blerje e shitje tregon se është ai vetë në bashkëpunim me persona të tjerë të fshehur nga vetë ai, autorë në tjetërsimin e pronave për të cilat ai jo vetëm nuk kishte asnjë tagër të qartë dhe ligjor, por veprimi I tij ka qenë për të fshehja dhe mbulimi I origjinës së kësaj pasurie”, shprehet prokuroria në dosje.

Xhamuça “lehtësohet”, pasi prokuroria duket e ka besuar pretendimin e tij se ai nuk kishte lexuar aktet noteriale. Megjithatë, prokuroria pretendon se ai dhe Ndoci kanë ndihmuar me dashje shtetasin Ardit Kërtusha dhe bashkëpunëtorët e tij që të përfitojnë vlera monetare.

Ndërkohë, punonjësit e ASHK Durrës, Leonard Kadrimi si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë, sipas prokurorisë, si pasojë “fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive”.

Prokuroria thotë se nga hetimi rezultoi se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK-së nga kontrolli i praktikave të paligjshme.

“Me veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përkisnin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë”, thuhet në dosje./BIRN

Shifrat e plakjes së popullsisë në botë/ Shqipëria rrit ritmet, por mban ekulibër në Europë

Në mbarë botën ekzistojnë një sërë faktorësh të shumtë që ndryshojnë demografinë.

Por faktorët më kryesorë mbeten rënia e nivelit të lindjeve, rritja e shkallës së divorcit dhe rritja e jetëgjatësisë.

Shumë vende po përjetojnë një plakje të përgjithshme të qytetarëve të tyre.

Alfapress.al
përmes një analize liston vendet e mëposhtme në bazë të popullsinë më të vjetër në botë dhe gjithashtu tregon se ky ndodhet Shqipëria në këtë listë.

Japonia

Me një moshë mesatare 48 vjeç, Japonia është vendi më i vjetër në botë. Në fakt, një e katërta e popullsisë së saj (28%) është 65 vjeç ose më e vjetër, një përqindje që pritet të rritet në 38% deri në vitin 2050. Ulja e nivelit të lindjeve së bashku me rritjen e jetëgjatësisë në dekadat e fundit qëndrojnë në rrënjë të kësaj tendence demografike. Në fakt, deri në vitin 2050, numri i punëtorëve pritet të jetë i barabartë me atë të pensionistëve! Është interesante se ndërsa martesa ende vlerësohet fuqishëm në kulturën japoneze, martesat atje vazhdojnë të ulen. Për më tepër, vetëm 2% e lindjeve ndodhin jashtë martesës dhe rreth një e katërta e japonezëve nuk martohen në kohën kur mbushin moshën 50 vjeç, një tjetër shpjegim për rënien e nivelit të lindjeve.

Italia

Njëzet e tre përqind e popullsisë së Italisë është 65 vjeç e lart, duke e bërë atë vendin e dytë më të vjetër në botë dhe më të vjetrin në Evropë. Tendenca globale e rënies së nivelit të lindjeve në vendet e zhvilluara është fajtore, natyrisht, por shumë nga të rinjtë italianë po emigrojnë gjithashtu. Faktorë të tjerë, të tillë si besimi se një person duhet të martohet para se të largohet nga shtëpia e familjes, mungesa e ndihmës financiare për studentët dhe pak mbështetje për gratë shtatzëna, shpjegojnë gjithashtu rënien e lindjeve në Itali.

Portugalia

Jo vetëm që mbi 22% e popullsisë portugeze është 65 vjeç e lart, por vendi ka pësuar gjithashtu një rënie prej 2% të popullsisë gjatë dekadës së fundit. Popullsia e Portugalisë po plaket me shpejtësi, pjesërisht për shkak të mungesës së punës për të rinjtë në shtëpi, duke i shtyrë ata të kërkojnë mundësi jashtë vendit. Portugalia pritet të ketë më shumë se 10,000 njëqindvjeçarë deri në vitin 2050, më shumë se dyfishi i 4,000 që jetojnë atje sot.

Finlanda

Më shumë se një e pesta e popullsisë së Finlandës është 65 vjeç ose më e vjetër. Ky vend konsiderohet si një nga më të lumturit në botë, kështu që nuk është për t’u habitur që finlandezët kanë pasur jetëgjatësi të shtuar. Në të vërtetë, popullsia e Finlandës është plakur me shpejtësi dhe ka pësuar një rënie të lindjeve. Për të kundërshtuar këtë prirje, qeveria zbatoi masa miqësore për lindjet që në fakt kanë përmirësuar nivelet e lindjeve që nga fillimi i pandemisë.

Greqia

Rreth 22% e popullsisë së Greqisë është 65 vjeç e lart. Në fakt, banorët e Greqisë janë plakur vazhdimisht që nga viti 2010, ndërsa numri i tyre u ul me 3.7% midis 1 janarit 2011 dhe 1 janarit 2020, kryesisht për shkak të rënies së lindjeve të shkaktuar nga kriza ekonomike. Jo vetëm që gratë lindin fëmijë më vonë në jetë, por edhe familjet kanë më pak pasardhës për shkak të kostos dhe mungesës së masave të mbështetjes sociale.

Gjermania

Me një të pestën e popullsisë së saj të moshës të paktën 65 vjeç, shkalla me të cilën popullsia e Gjermanisë po plaket është përshpejtuar që nga fillimi i shekullit të 21-të. Një jetëgjatësi më e gjatë dhe rënia e lindjeve për shkak të politikave joefektive familjare janë ende ndër shkaqet kryesore të kësaj trajektore demografike.

Bullgaria

Pak më shumë se 21% e bullgarëve janë të moshës 65 vjeç e lart, duke kontribuar si në një plakje të përgjithshme të popullsisë dhe një nga shpopullimet më të shpejta në të gjithë Evropën. Midis shkallës së vdekshmërisë midis të moshuarve dhe eksodit të të rinjve që ikin nga korrupsioni, popullsia e Bullgarisë, e cila ishte 9 milionë në vitet 1980, pritet të bjerë në 5.4 milionë deri në vitin 2050.

Kroacia

Kroacia është një tjetër vend evropian me një popullsi në plakje të konsiderueshme. Përafërsisht 20.8% e kroatëve janë 65 vjeç ose më të vjetër. Një krizë e rëndë ekonomike ka shtyrë gjithashtu të rinjtë të kërkojnë mundësi diku tjetër në Evropë. Ky trend u theksua më pas kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian në vitin 2013 dhe udhëtimi u bë më i lehtë.

Malta

Përafërsisht 20.8% e popullsisë së Maltës, si ajo e Kroacisë, është e moshës 65 vjeç e lart, një shifër që vlerësohet të rritet në 34.68% deri në vitin 2065. Kjo, e kombinuar me një nivel të ulët lindjeje dhe një eksod të të rinjve në vendet më të pasura evropiane, po krijon një popullsi gjithnjë e më e vjetër.

Franca

Ashtu si në pjesën tjetër të Evropës, popullsia e Francës vazhdon të plaket. Ata 65 vjeç e lart përbëjnë afërsisht 20.3% të popullsisë së përgjithshme. Me një rritje të jetëgjatësisë mesatare nga rreth 47 vjet në vitin 1900 në rreth 80 vjet sot, e kombinuar me bumin e bebeve midis 1946 dhe 1974, numri i banorëve francezë të moshës 75 vjeç e lart pritet të dyfishohet deri në vitin 2070.

Letonia

Profili demografik i shteteve baltike shpesh përshkruhet si alarmant, veçanërisht në Letoni. Jo vetëm që një e pesta e popullsisë së saj është mbi 65 vjeç, por edhe shkalla e fertilitetit ra nga 1.6 në 1.4 në vetëm dy vjet midis 2008 dhe 2010. Kriza sociale pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, gjatë së cilës materniteti dhe mbështetja e fëmijërisë së hershme është përkeqësuar ndjeshëm, është pjesërisht fajtor për këtë plakje. Lëvizja e lirë brenda zonës Shengen ka lënë gjithashtu Letoninë me një normë negative migrimi. Të rinjtë po largohen për të kërkuar kushte më të mira pune në vendet fqinje.

Suedia

Ashtu si në disa vende të tjera evropiane, një në pesë suedezë është mbi 65 vjeç dhe çdo vit popullsia suedeze fiton 30,000 pensionistë të cilët nuk zëvendësohen nga punëtorë më të rinj. Për më tepër, deri në vitin 2037, vlerësohet se më pak se 60% e popullsisë totale do të jetë në moshë pune. Për të luftuar popullsinë e saj në plakje, Suedia ka zbatuar programe sociale miqësore për familjen, duke rezultuar në një nga nivelet më të larta të lindjeve në Evropë (mbi 1.8 fëmijë për grua).

Sllovenia

Popullsia e ndenjur e Sllovenisë po plaket për disa dekada. Në të vërtetë, 20% e popullsisë është mbi 65 vjeç, një shifër që ka të ngjarë të rritet për shkak të nivelit të ulët të lindjeve në vend. Qeveria e Sllovenisë tashmë po miraton masa për të absorbuar kostot e popullsisë së saj në plakje, të tilla si krijimi i shtëpive private të të moshuarve dhe zbatimi i strategjive të imigracionit.

Lituania

Ashtu si fqinjët e saj, edhe Lituania po përballet me sfidën e moshës. Një në pesë lituanez është mbi 65 vjeç. Tashmë një nga vendet më pak të populluara në botë, numrat e Lituanisë vazhdojnë të bien kryesisht për shkak të shkallës së ulët të lindshmërisë dhe eksodit të të rinjve jashtë vendit.

Estonia

Estonia po përballet gjithashtu me sfidën e një popullsie në plakje. Në fakt, shumë ekspertë janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit. Përballë të rinjve në emigrim dhe nivelit të ulët të lindjeve, qeveria është detyruar të zbatojë masa për të inkurajuar estonezët të qëndrojnë ose të kthehen në vendin e tyre.

Danimarka

Ashtu si vendet e tjera nordike, Danimarka ka një popullsi që plaket me shpejtësi. Pak më pak se 20% e banorëve të saj janë 65 vjeç ose më të vjetër. Për ta kundërshtuar këtë, qeveria daneze ka krijuar një politikë imigracioni për të siguruar rritjen afatgjatë të popullsisë.

Ishujt e Virgjër të SHBA

Përmirësimi i cilësisë së jetës, arsimit dhe shëndetit kanë rritur jetëgjatësinë në Ishujt e Virgjër të SHBA. Jo vetëm që përqindja e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart u rrit nga 12.5% në 2005 në 19.8% në 2019, por numri i emigrantëve të moshuar gjithashtu vazhdon të rritet, duke kontribuar në një plakje të përgjithshme të popullsisë.

Republika Çeke

Pavarësisht rritjes së kohëve të fundit në normat e lindjeve, mesatarja e çekëve është 42 vjeç, ndërsa rreth 19.8% e popullsisë është mbi 65 vjeç. Qeveria ka nisur një sërë fushatash ndërgjegjësimi në përgjigje të popullsisë së saj në plakje.

Porto Riko

Ishulli i Porto Rikos ka një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në rajonin e Karaibeve. Territori gjithashtu vuan nga një status administrativ i paqartë në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe një krizë financiare. Në fakt, humbja e gati 400,000 banorëve të ishullit që nga viti 2000 vetëm sa ka përkeqësuar shkallën me të cilën popullsia po plaket. Përafërsisht 19.6% e Puerto Ricans janë 65 vjeç ose më të vjetër.

Hungaria

Hungaria gjithashtu e gjen veten në mesin e vendeve me një popullsi në plakje. Me 19.6% të banorëve të saj të moshës 65 vjeç e lart dhe me një shkallë të ulët të lindshmërisë, qeveria po zbaton masa për të inkurajuar lindjen e fëmijëve. Për shembull, gratë me katër ose më shumë fëmijë nuk paguajnë më tatimin mbi të ardhurat dhe gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre kanë të drejtë për ndihmë sociale.

Shqipëria

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Europë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Europë, por në të gjithë globin.

Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.
Grafiku i publikuar nga Visual Capitalist (shiko në fund) përdor të dhëna nga parashikimet e Popullsisë Globale nga Kombet e Bashkuara për të dhënë rritjen e popullsisë së moshuar në botë.

Në vitin 2022, sipas raportit., kishte 771 milionë njerëz të moshës 65+ vjeç në të gjithë botën, që përbënin pothuajse 10% të popullsisë botërore.

Ky segment është rritur me një ritëm të madh dhe pritet të arrijë në 16% në vitin 2050, dhe përfundimisht në 24% deri në vitin 2100. Grafiku tregon se parashikohet të duket, për çdo vend dhe territor.

Disa nga vendet me përqindje të lartë të të moshuarve sot, përfshijnë vende me të ardhura të larta si Japonia (30%), Italia (24%) dhe Finlanda (23%).

Përqindjet më të ulëta janë të përqendruara në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Shumë vende kanë vetëm 2% të popullsisë së tyre të moshës 65 vjeç e lart, si Katari, Uganda dhe Afganistani.

Por me kalimin e kohës, pothuajse të gjitha vendet pritet të përjetojnë rritje në segmentet e popullsisë më të vjetër. Në vetëm tre dekada, vlerësohet se një në katër banorë europianë, amerikano-veriorë dhe aziatikë, do të jenë mbi 65 vjeç.

Deri në vitin 2100, një sërë vendesh aziatike dhe kombesh ishullore, që përballen me rritje të ulët të popullsisë, pritet të kenë më shumë se një të tretën e popullsisë së tyre në moshën 65 vjeç ose më të vjetër, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Xhamajkën, me 44%.

Por, thekson “Visual Capitalist”, nivelin më të lartë në botë pritet ta arrijë Shqipëria, që do të ketë 49% të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2100.

Pesha e popullsisë mbi 65 vjeç në Shqipëri pritet të rritet me shpejtësi, nga 16.7%, që është sot.

Sfida e një popullsie në plakje, thekson raporti, do të ndikojë në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë tregun e punës dhe financiar, kërkesën për strehim dhe transport, dhe veçanërisht strukturat familjare dhe lidhjet midis brezave.

Si po ulet dhe plaket popullsia e Shqipërisë

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat më të hershme nga Kombet e Bashkuara (OKB), Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona, sipas informacionit të përpunuar nga Monitor nga database e OKB-së.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë.

Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot ende po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë.

Ne vitin 1950 mosha mediane e popullsisë ishte 19.2 vjeç, ndërsa në 2022 arriti në 38.2 vjeç, sipas INSTAT. OKB parashikon që në vitin 2100, mosha mediane do të arrijë në 63.3 vjeç, që do të thotë që gjysma e popullsisë në vend do të jetë mbi 63 vjeç./Alfapress.al

Kirovi

Nga Edison Ypi 

Kishin filluar të dukeshin televizionet private italiane. Njerëz që u ishte bërë shpirti zeher duke pritur me dhjetra vite të visheshin si jerëz dhe të hanin me lugë floriri por kishin përfunduar te rreckat dhe supa me këmbë derri, këmbenin ethshëm eksperienca mbi mjete dhe mënyra si mund të shihnin televizionet e huaja. Flisnin me të njohur të besuar, elektronikë, kanoçe, tranzistorë, rezistenca kondensatorë, vida, llamarina, tuba çeliku, tuba bakri, skema nga më të çuditshmet, edhe të imrovizuara, por më tepër të marra nga revista ruse të viteve ’60 mbetur në bodrumet e bibliotekës kombëtare prejnga Zoti e di si arrinin ti nxirrnin, ose në fund të ndonjë baule të vjetër të atyre që pasi kishin qënë në Rusi me studime, për shkak të gruas ruse, përfunduan nëpër baltra.
S’kishte fund ethja për të bërë gjithçka lypsej me pa ndonjë film për së mbari, a për të dëgjuar ndonjë fragment lajmi, ca fjalë si ca trumcakë të trembur për Shqipërinë e mjerë për të cilën kurrkush nuk u kujtua kurrë.
Flitej për netë të bardha në kërkim të kanaleve që vinin e iknin në varësi të motit, reve, temperaturave, turbulencave, fragmente filmash që i merrnin për reklama, copa reklamash që u dukeshin si filma, lodhje, sy të skuqur nga pagjumësia, frikra nga spiunat ose nga budallenjttë me zell të tepërt në mbrojtje të pastërtisë ideologjike, frikë nga pensionistat e mëhallës që te çdo antenë shihnin një teprim, një devijim, një qëllim armiqësor që duhej dënuar, duhej ndëshkuar si e meriton, sa më rëndë, sa më egër, pa mëshirë.
Flitej deri edhe për idera surreale futuristike si mund të shihej me kanoçe ndonjë televizion satelitor.
Këmbeheshin edhe shakara. Për shembull, një herë, Agron Nallbani tha: Ti Edison bën kanoçen më të mirë në Shqipëri. Por meqënse kanoçebërja është një zeje që praktikohet vetëm në Shqipëri, ti je kanoçtari më i madh në botë.
Mes sukseseve që u arritën u bë i famshëm një rast tronditës: Te një pallat te Rruga e Durrsit, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë sa s’kishe ku të hidhje kokrrën e muçmollës, një qefli televizori kishte vendosur një antenë tepër të lartë, një superantenë. Aq e lartë dhe aq e dukshme ishte ajo Antenë, sa, të kaloje te Rruga e Durrsit dhe të mos e shihje kryeveprën e trimit të çartun që kishte guxuar ta ngrinte duke hedhur valle në gojë të ujkut, qè e pamundur.
Antena madhështore që sfidonte hapur dhe rëndshëm spiunat dhe spiunllëkun dhe shërbimet e tyre të vyera në të mirë të diktaturës së proletariatit, i zilepste të gjithë, i linte të gjithë pa fjalë.
Quhej Kirov.
Ta njihja Kirovin, nuk e pata fatin.
S’thonë kot se durimi, përveç atij të derrit, është vëllai i suksesit. Këto ditë Kirovi më mori në telefon. Për Antenën madhështore Kirovi tha:
Më pëlqenin Lucio Batisti, Massimo Ranieri, Lucio Dalla dhe të tjerë. I kisha nigju. Desha edhe me i pa.
Ju futa punës si turku sumbullës.
Tubat mbajtës dhe hekurat për bazamentin i mora te NMI-a njit me Politeknikumin.
Betonin me mistri, me vegla, me të gjitha, ma pruri një mik me karrocë nga një pallat që po ndërtohej aty afër.
Tubat e bakrit mi solli një tjetër nga Uzina Dajti.
Zhivën për me ja fut mrena tubave të bakrit për me i thith më mirë valët e televizorit, ma pru njoni që kishte qen marinar te nëndetset në Pashaliman.
Elementat e antenës në formë bisht dallandyshe m’i pru i tjetër shok i besuar që i mori te Uzina Traktori nga Sofokli Karpuzi që i përgatiste me stampë të posaçme të bërë vetë.
Për me llogarit peshën dhe përmasat e bazamentit dhe sasinë e betonit që Antenën gjigande mbi 20 metra të lartë të mos e përmbyste era, më ndihmoi me kalkulimet përkatëse një inxhinier ndërtimi te Rruga Ura.
Për mos me ma vjedh, antenën e bllokova me një bulon tërthor horizontal që shtëngonte tubin e jashtëm me tubin e brëndshëm. Mos me e liru hajdutat me çels hekzagonal, bulonit ja sharrova kokën. Mirpo bulonat pa kokë mund të lirohen me çels papagall.
Vorrit kom me ja kallxu sa kam vujt me e blloku bulonin bllokues që mos e hapte asnjë papagall.
I hodha bulonit acid, nuk bëri asnjë efekt, prapseprap lirohej me papagall.
E laga me përç, hiç.
E provova edhe me sapun rrogozhine të shkrirë, pastaj solucion baterish, bar për minj, helm për qen, ilaç për gjarpërinj, graso për derra, gjalp për horra, margarinë për burra, asnjë rezultat, papagalli e rrotullonte dhe e lironte bulonin lehtësisht.
Pastaj provova ta lag bulonin me rradhë nji nga nji me të gjitha thartirat, shëllirat, spirrat, uthullat, lëtyrat, këllirrat, pocaqirat, që u jepnin t’i hanin dhe pinin puntorve nëpër menca. Asnjë rezultat.
Zgjidhja, si të gjitha zgjidhjet gjeniale, erdhi papritmas.
Një mesditë dola në terracë, nxorra rrushin, i bëra shurrën bulonit.
Suksesi qè i plotë.
Tentativat nokturne për me vjedh antenën e mutit duke liru bulonin e shurrës dështuan me sukses. Efekti bllokues i shurrës triufoi. Shurra kishte qënë zgjidhja. Shurra ma shpëtoi antenën nga vjedhja. Zbulimi ishte tronditës. Fama ime mori dhenë. Për pak sa nuk më dhanë titullin “Mjeshtër i Madh”. Në një Mbledhje Kolektivi dikush propozoi të shkuleshin telat me gjëmba dhe Shqipëria të mbyllej e tëra me pllaka çeliku që të shtrëngoheshin dhe bllokoheshin me bulona të lagura me shurrën time, e cila, tash e tutje, do ishte aq e vlefshme, sa do kuotohej në Bursë. Jam krenar që shurra ime lagu aq lart, dhe që arrita me sende të vjedhura dhe bulona të shurruar të bëj antenën më të lartë në botë.

Adam Zagajewski: Më intereson më shumë poezia që ende nuk e kam shkruar

Me gjasë, poeti polak më i madh i gjallë dhe njëherësh, më i lëvduari, Adam Zagajewski flet me Culture.pl rreth fëmijërisë së vet, çfarë do të sjellë e ardhmja, dhe pse ai nuk i mban mend përmendësh poezitë e veta. 


Përktheu Elvana Zaimi

Sveta Gutkina: Poeti dhe kritiku amerikan Edward Hirsch e ka barazuar poezinë tuaj me lutjet …

Adam Zagajewski: Mendoj se disa prej poezive të mia mund të të ngjallin asociacione të tilla dhe s’kam gjë kundër saj, por faktikisht nuk është thjesht një modus. Disa prej poezive të mia si natyrë, janë paksa filozofike, të tjerat pak më shumë lirike. E kam shumë për zemër Edëard Hirsch, dhe jemi shumë miq, por në këtë pikë nuk bie dakord me të.

SG: A mund t’i ngjajë poezia lutjes?

AZ: Absolutisht. Shumëpoezi, ndonjëherë edhe ato më të bukurat, kanë një aspekt si prej lutjesh. Gjakimi për të shkruar poezi, në një farë mënyre, është si gjakimi me u lutë, edhe për faktin se shumë poetë janë të bindur se dikush apo diçka duket se ua dikton poezitë e veta. Për shumë poetë, vetë premisa për të shkruar poezi është diçka fetare në vetvete, religjioze, sikur një autoritet  më i epërm po u ndih në procesin e të shkruarit. Kjo nuk është shkencërisht e vërtetueshme, sigurisht.

SG: Njëherë ju patët shkruar se ‘Poezia është në kërkim të shkëlqimit’. A është poezia po aq edhe në kërkim të Zotit?

AZ: S’do shkoja aq larg. Është interpretim i metaforës së shkëlqimit, por nuk do ta thjeshtoja gjithë poezinë në kërkim të Zotit, sepse poetët prekin gjithashtu edhe tema shumë tokësore. Poezi politike, poezi dashurie, në të cilat poetët kërkojnë njeriun e tyre të dashur, jo Zotin. Poezia është e shumëllojshme dhe ka një shumësi qëllimesh. Disa poetë janë krejtësisht jo’religjioze, dhe kjo gjë duhet repsektuar.

SG: Në ‘Lekka Przesada’ (Një teprim i lehtë), ju citoni njëpoet francez që ju pati thënë se, meqë francezët e dinin ndërkohë që nuk kishte Zot, ata shkruajnë për gjera të tjera.

AZ: Në lidhje me këtë, poetët francezë më së shumti përbëjnë një përjashtim, edhe pse mund të kenë ekzistuar edhe poetë religjiozë në Francë (nuk e di, nuk kam të dhëna).

SG: Si ndryshon nga kjo poezia polake?

AZ: Mendoj se ndryshon falë interesit të saj të madh në atë që lëviz komunitetet, dmth çështjet politike. Poezia polake u lind në formën e saj aktuale direkt pas Luftës së Dytë Botërore. Miłosz dhe Różeëicz ishin personat “përgjegjës” për ripërkufizimin e saj dhe më vonë atyre iu bashkau edhe Herberti. Poezia polake mori një kthesë shenjuese drejt magjepsjes së komunitetit. Jo në mënyren gazetareske, por në një mënyrë më të sofistikuar dhe metaforike, të cilën e ndjej se është shumë më e ndryshme se shumë poezi të tjera kombesh, të cilat i mbetën besnike një apo më shumë modeleve klasikë, më saktësisht atij që poezia jo domosdoshmërisht duhet të rrëmojë në çështje historike apo qytetare. Poezia polake në këtë kuptim, është e kundërta e kësaj.

SG: Cila është e ardhmja e poezisë polake?

AZ: Nuk e di. Unë mendoj se i përkas brezit të fundit që shkon pas vizionit poetik të Miłosz, Różeëicz dhe Herbertit. Poetët më të rinj të brezit BruLion iu shmangën kësaj dhe poezia u privatizua sërish; poetët shkruajnë vetëm për përvojat dhe gjërat e tyre, pa ndofarë shqetësimi për atë se çfarë mendon shoqëria. Ndoshta mund të derivojë edhe ndonjë reagim tjetër dhe do të kthehet sërish, sepse poezia nuk zhvillohet vetëm në një drejtim. Mund të ndodhë që 20 vjećarët e sotëm, për të cilët ne dimë shumë pak ose thuajse asgjë, të rikthehen edhe një herë në trendin e komunitetit.

SG: A e ndiqni poezinë bashkëkohore?

AZ: Unë nuk jam si Miłosz, i cili ka thënë se poezia polake është si shtëpia e tij në fshat. Kam disa miq dhe të njohur mes këtyre poetëve më të rinj, të cilët më dërgojnë poezitë e tyre. Kam njëfarë shkalle kontakti me ta, por vetëm për shembuj individualë. . shpesh ata janë poetë që madje as nuk janë botuar dhe poezitë e tyre nuk janë as në qarkullim. Mes atyre që janë mbi 50 vjeç, i preferuari im është Tomasz Różycki, poezinë e të cilit e pëlqej shumë. Ai nuk identifikohet plotësisht me modelin që përmedna më sipër. Edhe familja e tij ka ardhur nga Lvovi. Ai ka shkruar shumë poezi për ndjeshmërinë e vet ndaj gjërave që e kanë prekur jo drejtpërdrejt, por në fatin e familjes së tij.

SG: Pse shkruhet në varg të lirë poezia polake?

AZ: Disa poetë po përpiqen të kthehen te format klasike. Gjuha polake moi frymë kur u shkund nga detyrimi i vargut silabik. Për fat të keq, gjithë theksi në polonisht bie në rrokjen e parafundit, gjë që ia kufizon mundësitë zanore poezisë. Rusishja ka theks më të ndryshueshëm, siç e ka dhe anglishtja, ndërsa frëngjishtja e ka në rrokjen e fundit. Disa gjuhë të caktuara, në njëfarë mënyrë, janë “me aftësi të kufizuara”, por kjo nuk përbën pengesë: të gjithë duan të kenë poezinë e francezëve! Kjo do të nënkuptonte se Baudelaire apo Apollinaire do të ishin poetë mjeranë. E dyta, ka modele të ndryshme të vargut të lirë. Unë përpiqem (por nuk e di nëse gjithmonë ia dal) ta pasuroj vargundhe ta bëj këtë në mëyrë elegante. Aktualisht, rimat më acarojnë, më duken paksa si këmbana që të ndërmend të përgjunjesh në kishë. Nuk më pëlqejnë rimat dhe, për më tepër, ato janë shpikje e kohëve të fundit. U zbuluan vetëm gjatë Mesjetës, ndërkohë që poezia greke, romake dhe psallmet biblike nuk kanë rima apo nuk i masin rrokjet me numër apo metër.

Në vargun e lirë, përpiqem të përqarkoj pasurinë e formës përmes imazheve dhe metaforave. Nuk më pëlqen vargu i lirë i dobët, ku mjaft të shkruash fjali në monokolonë që të quhet poezi. Kjo sigurisht që nuk mjafton; përshkrimet he metaforat uhet të jenë të pakapshme. . poezia pa metafora s’përben asnjë interes për mua. Shpirti i poezisë nuk është as rima, as gjatësia e vargut, vetëm metafora. Duhet t’i japësh gjuhës njëfarë pasurie që artikujt e gazetarisë dhe madje as proza nuk e kanë njohur kurrëe.

SG: Si do ta përkufizonit poezinë?

AZ: Anoj nga një pohim shumë i vjetër i një poeti dhe filozofi jezuit italian në und të shekullit të 18-të: ‘Poezia ëhstë një ëndërr e ëndërruar në prani të arsyes’. E adhuroj këtë shprehje, për faktin se përfshin dy elementë – njëfarë gjëje të egër që lidhet me imagjinatën dhe ëndrrat, por megjithatë, e mbajtur me “këmbë në tokë” nga arsyeja. Njëfarëlloj dialogu me imagjinatën.

SG: Çfarë mendimi keni për poezinë uaj të hershme (nga kohët e Valës së Re Polake)?

AZ: mendoj se poezitë e mia të vonshme janë më të pasura dhe më interesante, por disa nga lexuesit e mi besojnë pikërisht të kundërtën dhe u pëlqejnë shumë poezitë e mia të hershme. Ato janë poezi të qashtra pa metafora, të cilat tni nuk më pëlqejnë më, por se janë jetësuar në njëfarë klime të caktuar, si shprehje e një brezi të caktuar. Unë besoj se kanë qenë të domosdoshme për atë kohë. Poetët, në përgjithësi, operojnë thuajse në një mjedis vakuumi, me disa mijëra lexues. Shumë pak poetë kanë shkallë të madhe leximi si Mayakovsky ose Gałczyński, por ne ia dolm të arrinim një numër të madh lexuesish. Për një kohë të gjatë, unë isha i njohur si bashkë-autori i Śëiat Nieprzedstaëiony (‘Bota e papërfaqësuar’), por kjo ka ngjarë diku te pesëdhetë vjet më parë!

SG: I mbani mend përmendësh poezitë tuja?

AZ: Jo, dhe më vjen shumë keq. Po ju tregoj një anekdotë: nuk ka shumë kohë që vdiq poeti amerikan Ë.S. Merëin. Ka qenë shok me Herbertin gjatë kohës kur ky jetonte në Kaliforni në vitet 1960. Ai tregonte se si një herë e kishte parë Herbertin të pikëlluar dhe e pyet, ‘Ça ke, Zbyszek? Nuk dukesh aspak mirë. Si e ke punën?’ Herberti i përgjigjet: ‘Po ja, kam shkruar ca poezi të rea dhe isha shumë i gëzuar, pastaj hipa në taksi dhe i harrova aty’. Merëin e pyeti, ‘Po si kështu, nuk i mësove përmendësh?’ por Herberti ia ktheu, ‘Vetëm poetët rusë i mësojnë poezitë e tyre përmendësh’. Kjo hstë normale edhe sot në Rusi. Ndonjëherë, Brodsky ngatërrohej në mbrëmjet letrare, por për të, recitimi me anë të kujtesës ishte një pikë e mirë fillimi.

SG: Ndoshta vijnë në ndihmë edhe rimat?

AZ: Rimat sigurisht që ndihmojnë. Ekziston një teori ipas së cilës murgjit mesjetarë i kanë paraqitur rimat si një mjet të kujtesës pë rtë ndihmua në mbamendjen e poezive fetare. Ata donin që edhe populli t’i mesonte përmendësh.

Fëmijëria është poezia e jetës

SG: Dikur keni thënë se në 1968-ën nuk keni menduar vetëm për politikë, por gjithashtu keni qenë edhe i ri dhe i lumtur…

AZ: Të rinjtë nuk e dinë se janë të rinj. Ne kemi qenë të lumtur sepse e ndjenim se po bënim diçka të mirë dhe poezitë ona po mbërrinin te njerëzit, pavarësisht gjithë censurës dhe problemeve me policinë. Kam qenë në Romë në një konferencë për Brodsky-n një herë, dhe dikush po fliste për kohën e tmerrshme që ai pat kaluar në Leningrad, kur ishte nën survejimin e policisë dhe i dëbuar në veri. Unë ngrita zërin dhe thashë se kjo nuk ishte e vërtetë. Ai ka qenë i ri dhe i vetëdijshëm se ishte një gjeni; ai e ndjente lumturinë e talentit të tij. Unë mendoj se artistët e rinj e fillojnë me pasiguri: A kam gjë për të thënë? Ai shumë shpejt dha prova se ishte i talentuar dhe i admiruar si poet i ri. Thashë se nuk besoja se ka qenë i mjerë në të i të tij si poet. Përveç policisë dhe komunizmit, në njëfarë mënyrë, ai ka qenë i lumtur, mend sa s’plaste nga energjia e talentit të vet. Lumturia nuk ëhstë diçka automatike, ndonjëherë njerëzit janë në gjendje të shprehin diçka përmes poezisë, artit, shkencës, madje edhe futbollit.lumuria buron nga gjetja e një forme shprehjeje që fiton edhe ajo po kështu një pranim dhe vlerësim.

SG: A mund të thuhet e njëjta gjë edhe për fëmijrëinë? Ju keni shkruar ‘Ma ktheni fëmijërinë’ dhe ‘Tani jam i sigurtë se e di si të jem fëmijë’.

AZ: Sigurisht që një fëmijë nuk e di se është i tillë, pra fëmijë. Por unë nuk kam qenë fëmijë mjeran. Mendoj shumë për njerëzit që ëndërrojnë njëfarësoj të kthehen edhe një herë në fëmijëri, gjë që është e pamundur, siç e dimë. Por ama ka kohë kur ne vetëmse mund të përjetojmë menjëmned fëmijërinë kur asaj po i vjen fundi. Gjatë kohës që jemi fëmijë, nuk dimë mënyrë tjetër për të përjetuar, jetuar botën. Vetëm kur arrijmë moshën e pjekurisë përballemi me një tjetër lloj jete, më mondane he të orientuar drejt mbijeteësës, pastaj papritmas ndërgjegjësohemi se çfarë thesari ka qenë fëmijëria.

SG: Pra, ju ëndërroni të ktheheni prapë në fëmijëri?

AZ: Jo, është figurë ligjërimore. Disa nga kujtimet e fëmijrësisë sime duket se kanë mbijetuar në mua, ndaj dhe fëmijëria ime nuk ka humbur krejtësisht në mënyrë të pakthyeshme.

SG: Shkruani shumë për fëmijërinë …

AZ: Po, shkruaj, por nuk jam i vetmi që them se poezia nuk mund të ekzistojë pa fëmijërinë. Fëmijëria ëhstë poezia e jetës. Kushdo e ka këtë dhunti si fëmijë; disa e bjerrin, por disa të tjerë e ruajnë.

SG: Ka njerëz që besojnë se temat qendrore të poezisë janë dashuria dhe vdekja. Poezia juaj përmban shum dashuri, por akoma më shumë vdekje…

AZ: S’e kam numëruar ndonjëherë. Kam shkruar shumë elegji për njerëz që s’janë më. Është qasja ime individuale ndaj vdekjes. Sigurisht, askush nga ata që shkruajnë elegji nuk e harron se një ditë, edhe ai s’do të rrojë më. Thelbësisht, elegjia është njëfarë gjesti kundër vdekjes, që i mundëson njeriut për të cilin ne po shkruajmë të ringjallet për një çast. Elegjia është një formë ngushëllimi apo ringjalljeje, ndaj dhe është si njëfarë dueli ndaj vdekjes: ‘Ma kthe këtë person, qoftë dhe për një grimëkohë!’ Edhe pse flitet për vdekjen, është kundër saj më së shumti. Por, natyrisht, ka disa poezi ku unë hamendësoj se si mund të jetë vdekja ime, por nuk mendoj se kam shumë poezi të tilla.

SG: Ju keni shkruajtur edhe ‘Të vdekur, ju jeni mjeshtrat e mi’…

AZ: Pjesërisht, kjo rrrjedh nga formulimi i qartë se, kur shkojmë në një muze apo në ndonjë koncert, ndeshemi me shfaqjen apo paraqitjen e të vdekurve: kompozitorë apo piktorë të mëdhenj që mund të kenë vdekur prej shekujsh. I vdekuri luan një rol në jetët tona, jo se feston apo i thur himn vdekjes, por përkundrazi, na jep ne jetë. Pasi dëgjojnë Bahun, njerëzit duket se fitojnë fuqi he forcë. A nuk është e pabesueshme që dikush që ka vdekur shekuj më parë mund t’u japë njerëzve ende fuqi?!

Vitet e udhëtarit

SG: Në Dëa Miasta (‘Dy qytete’), keni shkruar se njerëzit ndahen në njerëzit me shtëpi, të pastrehët dhe emigrantët. Ju e shihni pikturën si artin e njerëzve me shtëpi, muzikën si art të të pastrehëve dhe poezinë si art të emigrantëve. Njeheni ju si emigrant?

AZ: Jo më. Do të thosha se jam më pak i pastrehë këto kohë sepse Krakóë ëhstë qyteti im tani. Në fakt, njerëzit që kanë shtëpi janë ata që asnjëherë nuk largohen nga vendlindja dhe e njohin qytetin apo qytezën aq mirë, deri në mërzi. Për mua, Krakóë është qytet i ri; erdha këtu për studime, kur isha 18 vjeçdhe u dashurova me të. Kam gjithashtu edhe shumë miq që kanë lindur këtu dhe thonë, ‘A e mban mend atë dyqanin e vogël që ka qenë këtu dikur?’ … po unë nuk e di. Është një periudhë e Krakóë-it rreth të cilës nuk di asgjësend. Isha thuajse i rritur kur erdha këtu dhe nuk bëj pjesë në atë sekt krakovas që dinë gjithçka.

SG: Por më vonë, ju u larguat nga Krakóë për një kohë të gjatë…

AZ: Po, por kjo si pasojë e komunizmit dhe dashurisë. Nuk ika nga Krakóë sepse më erdhi në majë të hundës ky qytet. Ekziston koncepti i ‘viteve të udhëtarit’, dhe shumë artistë e kanë kaluar një periudhë të tillë. Artistët edh emë parë kanë udhëtuar nëpër Europë gjatë Mesjetës – në Itali, Romë, Firence. Këta kanë qenë vitet e mia si udhëtar, që kanë qenë menjëmend të gjatë, por që i përshtaten këtij modeli klasik.

SG: Mund të themi atëherë se jeta juaj filloi me udhëtimin.

AZ: Kam bërë udhëtime edhe kur kam qenë fëmijë, ndaj nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë.

SG: tema e zhvendosjes ka luajtur gjithashtu një rol shumë jetik në poezinë tuaj.

AZ: Po, por jo në mënyrën e duhur. Kjo temë u përjetësua kur i kisha kaluar tashmë të tridhjetat. E kam vënë re këtë edhe në brezin e prindërve dhe tezeve, për arsye se nuk kisha përjetuar dhimbjet e tyre kur humbën Lvovin. E kam ditur që kisha humbur diçka, por për shumë kohë nuk e dija se çfarë. Teze Anja, të cilën e përmend në Lekka Przesada, ka qenë më e palumtura ndër të tërë, dhe ka qenë edhe më jo aktivja profesionalisht. Im atë ishte profesionalisht aktiv, por kur doli në pension, iu kthyen edhe njëherë këto ndjesi të pikëllueshme. Nuk u ndodhte vetëm prindërve të mi; askush syresh nuk donte të shkonte në Lvov. Ata zgjodhën të mos e ndotnin imazhin e kujtimeve të tyre të para-luftës. Dhe kurrë nuk u kthyen atje. Nga bisedat me miq, vërej se kjo ishte kthyer në normë. Ai brez thjesht nuk donte të kthehej më atje.

SG: Ndoshta sepse, me gjasë, ai ishtë shndërruar në tjetër qytet?

AZ: Sepse do të kishte hapur plagë të vjetra. Nuk kanë dahsur të përjetonin edhe një herë atë dhimbje. Ata i kishin rindërtuar jetët e tyre tjerakund, në një farë mënyre, por, deri në më të mbramen, e ndjenin se kishin humbuar mëmëdheun e tyre. Gliëice ka qenë një qytet shumë provincial…

SG: Pra, ju e keni përshkruar Gliëice si një ‘qytet pa përshkrim’, ‘një qytet të shëmtuar’, ‘një qytet memec’. A ka pasur ndonjë gjë të mirë në Gliëice?

AZ: Është pak e tepruar kjo. Unë ndonjëherë shkoj aty, gjë për të cilën edhe miqtë më afrohen disi. Kam pasur dy perspektiva, si me thënë.  Pikëpamja ime: më pëlqente Gliëice, por për një kohë të gjatë ka qenë qyteti i vetëm  që njihja në botë. Por kisha gjithashtu edhe perspektivën e prindërve të mi, që ishtye më zi se sa një qytet: ‘Shiko, Lvovi është qytet prej vërteti! Gliëice është shumë koti…’

SG: A shkoni në Lvov?

AZ: Po, një herë në dy apo tre vjet.

SG: pra, mitologjia leopolite është ende gjallë, ndërsa ajo e Gliëice-s jo më?

AZ: Po dhe jo. Njëherë, iu ktheva poezive të mia he pjesa më e madhe e tyre ishte për Gliëice-n se sa për Lvovin. Por Gliëice ka qenë fëmijëria ime e vërtetë. Zbulimet e mia të para dhe përvojat qendrore kanë ndodhur aty. Lvovi u rishfaq më vonë, si një atdhe i vdekur.

SG: Pas më shumë se dy dhjetëvjeçarësh, ktheheni në Krakóë në vitin 2003. Sa shumë kishte ndryshuar?

AZ: Pashë më shumë vazhdimësi se sa ndryshim. E mbaja mend Krakóë-in nga vitet e mia studentore, muajt e parë aty kur qeshë 18 vjeç, por ishte si të thuash, njëfarë fëmijërie. Çfarëdo rizbulimi është një formë fëmijërie. Atëherë bëja shëtitje shumë të gjata, zbuloja lagje të panumërta dhe më lumturonte kjo gjë. Miqtë krakovas më thoshin: ‘Sa gri ka qenë ky zytet gjatë komunizmit’, por unë e kisha gjetur tashmë anën e mrekullueshme dhe e ndjeja potenciali e Krakóë-it. Jam mjaft i ndjeshëm nga prania e historisë. Më pëlqejnë qytetet ku mund të eceësh rrugëve  dhe të ndjesh se në atë vend kanë ndodhur shumë gjëra, ndonjëherë edhe gjëra të tmerrshme, por që gjithsesi, ekziston ajo përmasë historike. Por në Krakóë as nuk u ktheva drejt e përfundimisht. E kisha të mundur të kthehesha në Poloni që nga zgjedhjet e vitit 1989, kështu që nuk më dukej si një kthim madhështor në shtëpi. Ishte i ndarë në dy faza. Sapo ra komunizmi, kisha dëshirë të kthehesha.

Poezitë janë një zhytje në të panjohurën

SG: Ju shkruani poezi dhe ese. A ka ndonjë temë për të cilën është më e lehtë të shkruash një ese se sa një poezi?

AZ: Asgjë nuk është ‘e lehtë’. Ndonjëherë pyes edhe vetë veten se ku qëndron ndryshimi, por mendoj se të shkruash poezi  është më shumë se sa një sasi e panjohur. Este shkruhen për tema të cilat ke dijeni. Poezitë shkruhen për gjëra që nuk i dimë; një zhytje në të panjohurën. Por eseja të lejon të ndash një erudicion më të madh.

SG: Poezitë janë më emocionale, ndërsa esetë më racionale?

AZ: Në dofarë mënyrash, po, por nuk do të thotë që poezia nuk kërkon mendim. Poezia ëhstë më e rëndësishme për mua dhe, po të isha i detyruar me zgjedhë, sigurisht që do të zgjidhja poezinë. Shpoesh shkruaj ese kur nuk jam në gjendje të shkruaj poezi, por gjithashtu, më pëlqen të shkruaj ese, ndaj mund të them se nuk vuaj kur i shkruaj.

SG: Keni orar të caktuar për të shkruarit?

AZ: Në përgjithësi, orët e mia të shkrimit janë në pjesën e parë të dtës; zor se shkruaj në mbrëmje. orët afër mesditës, zeniti i ditës, janë mirë për të punuar.

SG: A shkruani çdo ditë?

AZ: Jo. tani për shembull, nuk po shkruaj gjë. Por shumë më përpara  kemi pasur pushime në verë, kur bota dhe pemët ishin në bash të harlisjes; atëherë merrnim pushim nga puna, si pushimet verore të fëmijëve. Mua më pëlqen shumë të punoj; nuk është aspak e mërzitshme. ka pasur vera kur ia kam pasë dalë të shkruaj dofarë gjërash, por zakonisht nuk ia kam dalë.

SG: Shumë interesante kjo, meqenëse vera shfaqet shpesh në poezinë tuaj.

AZ: Po, sepse unë e adhuroj verën, e cila jo se më motivon të punoj, tamam-tamam, por ama i them vetes se jeta nuk është vetëm punë. për mua, vera është koha për të shijuar botën dhe unë dua ta shoh atë sa më shumë të jetë e mundur.

SG: Ju shkruani gjithashtu shumë edhe për zogjtë: mëllenjat, dallëndyshet…

AZ: …dhe skifterët. Nuk jam ndofarë eksperti, por i dua zogjtë. Për shembull, sapo ka dalë një libër i vogël në format A5 nga Hans Magnus Enzensberger, përkthyer nga Krynicki. Nuk ma kishte zënë veshi, por pashë një poezi për skifterët, dhe edhe  Bergerit i pëlqejnë skifterët. Mendoj se mund të gjejmë edhe poetë të tjerë që kanë një dobësi për zogjtë, por, nga ana tjetër, ata i duan edhe macet që i vrasin zogjtë.

SG: Po ju, ju pëlqejnë macet?

AZ: I adhuroj!

Gdyby Rosja (‘Ah sikur Rusia’) – Kultura ruse & Brodski

SG: Të ndërrojmë temë, në një nga poezitë tuaja, uni lirik thotë, ‘Për të parën herë qava pas vdekjes së Stalinit’. A e mbani mend vdekjen e Stalinit?

AZ: Vetëm shumë pak, zbehtë, dhe mbaj mend gjithashtu se kam qenë paksa i indoktrinuar. në atë kohë isha shtatë vjeç, në klasë të parë në shkollë, dhe më duket se kam qarë; nuk e kuptoja se aktualisht ishte një lajm për t’u hedhur përpjetë nga gëzimi. mabj mend se prindërit e mi ishin shumë të lumtur. Është jashtëzakonisht e lehtë t’i indoktrinosh fëmijët. tek e fundit, Stalini gjithmonë qeshte, ka qenë i dashur me fëmijët, mbante lule në duar. Por mua kjo nuk më zgjati shumë.

SG: Në shkollë, a ju thanë se kjo ishte humbje e madhe?

AZ: Sigurisht. U mbajt një ansamble dhe u kënduan këngë komuniste… Ishte shkollë komuniste, por jo e keqe; mendoj se mësuesit tanë vetëm sa shtireshin, dhe nuk e donin atë përbindësh vërtet me zemër.

SG: Ju shkruajtët poezinë ‘Gdyby Rosja’ (Ah sikur Rusia). Çfarë mendoni për Rusinë e sotme?

AZ: Ajo poezi është akoma e rëndësishme për mua. Të dyja Rusitë janë jashtëzakonisht interesante, sipas meje: Rusia e Ahmatovës dhe… ka qenë pothuajse ashtu në shekullin e 19-të: Rusia e Pushkinit, si dhe Rusia e kyeprokurorit Pobjedonoscev. Nuk mendoj se ekziston vend tjetër që të ketë një personalitet kaq të ndarë, me një kulturë, letërsi dhe muzikë të tillë të mrekullueshme, por, nga ana tjetër, edh enjë shtet policor.

SG: Keni qenë mik me Josif Brodskin. A mund të na tregoni diçka rreth tij?

AZ: Brodskin e doja shumë. E admiroja. Gjithmonë i kam shijuar bisedat me të dhe e di që edhe ai më pëlqente po aq. Ishte miqësi. Ka qenë një nga gjërat më të bukura q ëmë ka ndodhur në jetë.

SG: Si ishte Brodski si njeri?

AZ: Edhe ai kishte dy anë, por në një mënyrë të ndryshme nga Rusia. Nga njëra anë, kishte fituar famë për një biçim arrogance; ka qenë tmerrësisht shumë inteligjent dheshumë i vetëdijshëm për këtë. Kur takonte ndonjë njeri, ai në sekondë do e vendoste nëse i pëlqente apo jo. Më duket se ai e maste zgjuarsinë e dikujt dhe donte të kuptonte nëse lexonte apo jo poezi. Poezia ka qenë pika absolute qendrore për të. Nëse e shihte se ky person lexonte poezi, atëherë ai mund të bënte pjesë ‘në klubin e tij’ dhe çdo gjë ishte në rregull, por mund t’ua plaste shpirtin njerëzve që i konsideronte si filistinë. Kur vinte puna te artet, përfshi sidomos poezinë, ai ka qenë një shovinist absolut. Artet kanë qenë qendra e jetës së tij.

Madje kam dëgjuar se ka qenë aq arrogant, sa, në shoqëri të amerikanëve, ai madje dhe i korrektonte ata. Dhe e kishte aq të madhe forcën imponuese, sa ata as nuk e merrnin dot guximin t’i thoshin: ‘Josif, në e dimë më mirë’. Ai fliste një anglishte të shkëlqyer, por hera-herës përdorte edhe shprehje të dala nga përdorimi. Çdo gjuhë ka shprehje që kanë qenë përdorur në vitet ’20, por disa prej yre tashme mund të gjenden vetëm në fjalorë. Brodski pra, i lexonte fjalorët dhe ndonjëherë edhe merrte këto shpehje prej tyre. Por si të të pranonte një herë, ai ishte i mrekullueshëm, i ndjeshëm, një mik i kujdesshëm, që do të të pyeste si je e si s’je apo mos je sëmurë.

SG: A mbani mend ndonjë situatë gazmore me të?

AZ: Ja të kujtohem… Më ërdhi në mend një situatë jashtëzakonisht jo-qesharake me të, kur të dy ndjenjëm një natë në shtëpinë e një mikut tonë në Cambridge, Amerikë. Ai kishte dhomën e vet, unë timen. Ka pasur probleme serioze me zemrën atë natë dhe në mëngjes po i flisja – ai akoma shtrirë në krevat. Por aty pashë frikën.  Ai e dinte një një ditë zemra do ia sillte vdekjen. Nuk e kisha parë kurrë më parë ashtu. Pashë një burrë të frikësuar; një burrë me një bombë me sahat në zemrën e tij. Nuk arritën ta kuronin asnjëherë plotësisht. Isha i mahnitur tek shihja një ankth të tillë ekzistencial te ai, sepse ai ishte një njeri i mrekullueshëm në shoqëri, dhe vdiste të bente shaka që të meknin nga të qeshurat.

SG: Brodski e donte Amerikën. Po ju?

AZ: Brodski vendosi të mos kthehej kurrë më në Rusi. Ai fliste një anglishte të shklëqyer dhe zhvilloi një interes shumë aktiv për këtë gjuhë. Për mua, Amerika ka qenë një vend stinor. Unë jetoja në Francë dhe jepja leksione përgjatë një semestri; nuk doja të rrija në Amerikë sepse jam shumë pro-Europian dhe i dua shumë qytetet e vjetra. Unë i dua amërikanët që njoh, po nuk më ka shkuar kurrë ndërmend të shpërngulem atje. Brodski ndjehej si në shtëpi në Amerikë dhe ishte jashtëzkaonisht i suksesshëm aty, brenda një kohe shumë të shkurtër u bë pjesë e elitës. K qenë mik me Susan Sontag, madje mendoj se kanë pasur dhe një lidhje bashkë. Edhe unë u pranova në atë elitë në njëfarë mënyre, por ndryshimi kryesor ishte se, për mua, Amerika ishte vetëm një semestër dhe pastaj do të kthehesha pas një viti. Brodski kishte pashaportën, ai ishte zyrtarisht amerikan. Ai nuk shkoi kurrë në Rusi, edhe pse e ftuan.

SG: Poeti lituanez Tomas Venclova ka thënë se në Amerikë atë e merrte mlli për arkitekturën e Qytetit të Vjetër. A vlen kjo edhe për ju?

AZ: Po. Unë jepja leksione në Hjuston, Teksas, për shumë vite. Hjustoni ëhstë një qytet shumë i ri. Mua më pëlqejnë qytetet me qendër, si p.sh., Shëshi i Tregut në Krakóë. Në Amerikë nuk ka kështu gjërash. Capak qytete janë ndërtuar sipas metodës Magdeburg, por jo shumë syresh. Më pëlqen Nju jorku, me të vërtetë, që nuk ka qendër (edhe pse mund ta quash të tillë Central Park-un). Në lidhje me këtë, unë jam si Venclova – përherë kërkoj mesjetaren që mungon në Amerikë. Më së shumti më pëlqejnë bibliotekat: të stërmëdha dhe luksoze, ku të lejojnë ti tërheqësh vetë librat nga raftet.

SG: Jeni marrë ndonjëherë me përkthime?

AZ: Nuk kam pikën e talentit. Nuk di si të hyj në marrëdhënie të afërt me tekstin e një poezie, që të jem në gjendje të përfshihem në procesin e shndërrimit. Më vjen keq që nuk e kam këtë pjesë. e kam provuar disa herë, por nuk di si bëhet.

SG: A i lexoni përkthimet e poezive tuaja?

AZ: Po, por jo sa duhet. Analizimi i përkthieve nuk është ndonjë pasion fort i madh i imi, në atë pikë sa nuk e shtrëngoj dot veten të jem aq i vëmendshëm, sa ndonjëherë këto përkthime arrijnë të botohen edhe me gabime të vogla. Shpjegimi im është se jam më shumë i interesuar në poezinë që më duhet të shkruaj ende, sepse poezitë që kam shkuar dhe që janë përkthyer tashmë, janë të vdekura për mua, në njëfarë mënyre. Kur i lexoj në mbrëmje poetike, ato kthehen sërish në jetë. Besoj se kjo ndodh rëndom mes poetëve – një dëshirë e parezistueshme për të hedhur në letër poezi të reja, si dëshmi se jemi ende gjallë dhe në formë të mirë.

Intervistë e bërë në Varshavë, korrik 2019, përkthyer në anglisht nga Mark Bence, qershor 2020.