22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Siguria në shkolla/ Eksperti: Si mundet që thika zëvendëson librin? Të ftuarit në ‘Përballje’: Edukimi i fëmijëve të nisë që në moshë të hershme

Emisioni ‘Përballje’ në Report Tv trajtoi sigurinë në shkolla, a janë këto ambiente të sigurta për fëmijët dhe çfarë duhet bërë më shumë? Nga konfliktet mes fëmijëve, përdorimi i alkollit dhe lëndëve narkotike, pozicioni i shkollave buzë rrugës janë disa nga shqetësimet që ngritën të ftuarit në ‘Përballje’

Klaudio Pulaha, nga Linja Kombëtare e Ndihmës për Fëmijët ne Shqipëri, ALO 116, tha se kanë marrë 2500 raste denoncimi në 9 vite, duke theksuar se problematikë mbetet bullizmi në shkolla dhe përdorimi i lëndëve narkotike.

“Dua të theksoj se gjatë punë së përditshme, nuk kemi protokolle të qarta, për masa dhe koordinim që duhen marrë si brenda shkollë dhe jashtë saj që fëmijët të jenë të sigurt. Mos të kemi vetëm ndëshkime, por korrektimi i sjelljes së fëmijëve. Kur jemi në dijeni të një rasti dhune duhet ta denoncojmë.

Pranë Alo 6, raportohen raste. 2500 raste janë pritur ku shprehet problematika e bullizmit në shkollë, dhuna brenda shkollës dhe lëndë narkotiket. Kemi të rinj që telefonojnë për bashkëmoshatarët e tjerë”, tha ai.

Mësuesja Tatjana Jaupaj ngriti shqetësimin e shkollave buzë rrugës, duke thënë se janë të pasigurta për fëmijët.

“Shkolla e ‘De Radës’, shkollat në buzë të rrugës. Merr ‘Lidhjen e Prizrenit’ në buzë të Rrugës. Nuk janë të sigurta. Brenda në shkollë kanë vënë punonjës sigurie, ka ndryshim. Para 3 vitesh nuk ka pasur, por s’do të thotë që është i sigurt. Fëmijët që vijnë nga zonat rurale janë të ekspozuar, psh të futen në lokale të pinë duhan”, tha mëseuesja Jaupaj.

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se i rëndësishëm është edukimi që në moshë të hershme për fëmijët. Ai ngriti disa problematika në ambientet e shkollës, duke thënë se fëmijët shkojnë me thika e kaçavida.

“Thamë që vendosëm oficerët e sigurisë dështoi me sukses të madh, Dështoi dhe administratori i shkollës. Na thanë në tetor do vëmë perimetrin e sigurisë, ku është se nuk e dimë. Na thanë kishin dy muaj që ziheshin, humbi jetën një fëmijë, askush nuk mbajti përgjegjësi. Kur na dështojnë fillojmë iniciative të reja.

Nuk është vetëm shkolla që bën edukimin, e bën shoqëria. Siguria nuk vjen te ndëshkimi. Personi që jep psh pije alkoolike, duhet të merren masa. Duhet t’i ndihmojmë mos të marrin produkte të tilla. Parandalimi duhet të bëhet vazhdimisht

Nxënësit shkojnë me kaçavida me thikë. Janë kapur rrugëve 17-vjecar me pistoleta. Ne ka ceduar kjo punë. Nuk mundet dot që nga konflikt banal nxori thikën dhe i ra, ku e gjeti pse e mori. Si mundet që thika zëvendëson librin? Mësuesit thonë ishalla zihen jashtë shkollës. Ata shkojnë të armatosur në shkollë dhe mësuesit as duan t’ia dinë fare. Thonë të hanë kokën të bëjë ca të dojë.”

Edhe avokati Gylsen Zhllima vë fokusin tek edukimi i fëmijëve, ndërsa e rëndësishme sipas tij është edhe trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve.

Sa trajnohet mësuesit, se çfarë roli duhet të kenë në momentin e një konflikti mes nxënësve. Kush futet në sistemin arsimor duhet të jenë të trajnuar.

Kreshnik Spahiu: Agjenturat ruse paguajnë miliona për të vjedhur informacione nga TIMS

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja e ndërhyrjes në sistemin TIMS është e një rëndësie të veçantë pasi aty janë të regjistruara informacione sensitive dhe sekrete.

Spahiu u shpreh se në TIMS nuk regjistrohen vetëm hyrje-daljet e shqiptarëve por ka informacione të ndjeshme rreth aksioneve të policisë apo përgjimeve që mund të përdoren edhe nga agjenturat ruse.

“Çështja e TIMS është më rëndësishme se çështja e një tenderi në bashki apo truall në Himarë, në sistemin TIMS preken interesat e 3 mln shqiptarëve dhe diplomatëve. Ja shumë informacione sensitive dhe të regjistruara sekrete. Nuk regjistrohen vetëm hyrje daljet e shqiptarëve, ka informacione rreth aksioneve të policisë, mbi ngjarje jo kriminale që lidhen me përgjime. Dhe përvetësimi i paautorizuar i sistemit TIMS është një rrezik ku mund të dëmtohen interesat e sigurisë kombëtare, e rendit publik dhe policisë e mbrojtjes civile dhe cili mund të jetë qëllimi për t’i përvetësuar?

Mund të ndodhë për 3 arsye; për të shantazhuar çdo individ, e dyta mund të përdoret për interesa mafiozë, banda të ndryshme mund të paguajnë deri 2 mln euro për të marrë informacione ndaj aksioneve të policisë. Mund të përdoret për qëllime agjenturash, për shembull shërbimi rus mund të kërkojë informacione nga sistemi TIMS për gjithë agjentët amerikanë, britanikë, gjermanë që hyjnë e dalin në Shqipëri, kush janë agjentët e kundërzbulimit që bëjnë punë të 2 fishtë për disa shërbime. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA i ka shkuar në zyrë ministrit dhe kryeministrit për t’i treguar se sa e ndjeshme është kjo çështje”, tha Spahiu.

Sinqeriteti i zonjës Xhaçka!

Nga Irena Beqiraj

Sot rrjeti ishte mbushur me një sekuencë të intervistës së deputetes Xhaçka, në të cilën ajo shprehej se “plazhi i është dhënë bashkeshortit të saj kundrejt tarifës, me qëllimin që të mos vijnë ato nga mali edhe të ngulin çadrën pasi investimi ka qëllimin ekselent të ofrojë turizëm cilësor”!

Sinqeriteti i Oltës është çarmatosës. Me fjalinë e mësipërme ajo ka konfirmuar se qeveria socialiste me vizionin e saj ka varrosur dhimbshëm njëherë e mirë axhendën progresive socialiste, e cila ka në themel “mirëqënien e banorit lokal nga mali”.

Turizmi që duhet të zhvillonin socialistët, duhet të ishte mjeti për rritjen e mirëqënies pikërisht “të banorit lokal nga mali” edhe jo të ushqente kaq hapur plagën e diskriminimit, fanatizmit dhe përjashtimin. Ne si vend mund të përparojmë vetëm nëse ka prosperitet të përbashkët.

Unë nuk jam e majtë denbabaden e nuk vij nga një familje socialiste si zonja Xhaçka. Unë jam e majtë sepse jam ekonomiste. Në ekonomi mësova se për të përcaktuar qëllimet e së ardhmes, duhet të studiojmë të tashmen në dritën e së shkuarës edhe se asnjë pjesë e natyrës së njeriut ose e institucioneve të ndërtuara prej tij nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë kur hartojmë politikat ekonomike.

Edhe ishin pikërisht studimet në ekonomi ato që më bindën se ideologjia , ku investitori strategjik përpiqet të fitojë më shumë, edhe duke mos lejuar “vendaliun nga mali” të vendos çadrën ishte e gabuar; Besimi pothuajse fetar në fuqinë e investimeve të ekselencës siç e quajti deputetja investimin e bashkëshortit — edhe aq më tepër mbështetja e pakufizuar qeveritare për disa investitorë – nuk ka baza as teorike e as praktike në ofrimin e prosperitetit ekonomik të vendit.

Sot, përtej pabarazisë ekonomike midis investitorit strategjik edhe dhërmiotëve apo himariotëve nga mali, realiteti ekonomik i “kapitalizmit së kurorës” që po përcjellim çdo ditë ka braktisur me kohë çdo logjikë ekonomike, duke ushqyer një pabarazi ektreme shoqërore edhe relacionale.

Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të duhet të kërcejë në kohë zgjedhjesh Rama& Co për të zhbërë sinqeritetin e znj. Xhaçka, e cila tregoi në një fjali të thjeshtë, spontane, pa shume stërhollime se si në të vertetë brenda mendjes se tyre qeveritarët socialistë i shikojnë e trajtojnë “shqiptarët nga mali”.

Ajo fjali shkallmoi dje çdo propagandë!

Ajo fjali vlen më shumë se 1000 analiza kritike që një e “majtë e bërë nga librat” si unë i ka bërë qeverive socialiste këto 8 vjet!

Bardhi kërkoi rikthimin e Berishës në Grup, LITA: Shkeli vijën e kuqe amerikane

Gazetari Lavdrim Lita ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet më të fundit politike.

Lita u ndal dhe te kërkesa e kreut të grupit paramentar të PD, Gazment Bardhi, drejtuar Kuvendit, ku kërkon rikthimin në grupin paralamentar të të gjithë deputetëve të përjashtuar, përfshirë dhe Sali Berishën.

Lita theksoi se kjo kërkesë e Bardhit është një shkelje e vijës së kuqe amerikane dhe britanike në lidhje me personat non-grata të cilët duhen jashtë parlamentit.

“Është shkelje e vijës së kuqe amerikane dhe britanike për non-gratën. Në 9 shtator të 2021 Lulzim Basha nuk është se kishte ndonjë qejf të madh për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, por e bëri sepse SHBA-të përmes nënsekratarit Reeker dhe shumë lajmëtarëve të tjerë, i kërkonte PD që të mbante një qëndrim politik në lidhje me shpalljen non-grata të Sali Berishës për minim të demokracisë dhe korrupsion masiv familjar. PD duke parë interesin e votuesve të saj tha se është më e rëndësishme të bashkëpunojmë me SHBA-të se sa të mbajmë një person si zoti Berisha në atë kohë. Gaz Bardhi ka qenë pro këtij vendimi për ta përjashtuar Berishën. Grupi i deputetëve që u përjashtuan nga Gazmend Bardhi, janë ata që kanë sulmuar më 8 janar selinë e PD-së ku desh u bë dhe vëllavrasja. Sot Bardhi ka bërë piruetën 180 gradë dhe kërkon rikthimin e Berishës dhe të tjerëve në grupin parlamentar. Kjo është një shuplakë ndaj atyre që kanë vite që thonë që non-gratat nuk duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”,
tha Lita

Teatri i gaztorëve/ Rama dhe Balluku e shitën si arritjen më të madhe të shekullit, SHELL konfirmon zyrtarisht dështimin në Shpirag

Nga Klodian Tomorri

Gjigandi ndërkombëtar i hidrokarbureve, Shell, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri. (Lexo raportin)

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania në përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja duke mbledhur të dhëna sizmike dhe duke shpuar puse për të zbuluar vendburime të reja naftë dhe gazi. Por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

Teatri i gaztorëve
Në verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

“Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

Detyra për ngritjen e fondit sovran sipas modelit norvegjez, i cili do të administronte miliardat nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Kjo e fundit nisi menjëherë nga puna duke numëruar paratë, të cilat sipas saj ishin aq shumë sa që nuk menaxhoheshin dot nga buxheti i shtetit.

“Nga momenti që filluam punën për ngritjen e një Fondi Sovran, flitet për të ardhura shumë më të larta se 500 milionë euro në vit, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga Fondi Sovran,” deklaroi Balluku.

Por e gjithë kjo shfaqje qesharake përfundoi shumë shpejt. Fillimisht ishte Kapitali, i cili në 13 shkurt të këtij viti publikoi lajmin se zbulimi i Shpiragut po shkonte drejt dështimit. Në atë kohë qeveria dhe kompania nuk reaguan. Por tashmë, lajmi i dështimit është zyrtar dhe i pranuar edhe nga vetë Shell.

Kurse qeverisë i mbeti përralla me fondin sovran dhe miliardat, që do të vërshonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë nga femijët deri tek pensionistët. Me pak fjalë, një teatër kllounësh me aktorë kryesorë dy figurat më të rëndësishme të qeverisë, kryeministrin dhe zëvendësen e tij./ Kapitali.al

Bashkëshortja e Julian Assange-it, pas komenteve të presidentit Biden: Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur

Bashkëshortja e Julian Assange-it tha të enjten se çështja ligjore ndaj bashkëshortit të saj “mund të jetë në drejtimin e duhur”, pasi presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi se Shtetet e Bashkuara mund t’i tërheqin akuzat ndaj themeluesit të burgosur të rrjetit WikiLeaks.

 

Komentet u bënë ndërsa mbështetësit e tij në disa qytete u mblodhën për të kërkuar lirimin e Assange, në përvjetorin e pestë të burgosjes së tij në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh në Londër.

Presidenti Biden tha të mërkurën se administrata e tij po shqyrton një kërkesë të Australisë për t’i dhënë fund përpjekjeve prej një dekade tashmë të Shteteve të Bashkuara për procedimin gjyqësor të zotit Assange për publikimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane. Ky propozim do të mundësonte që zoti Assange, shtetas i Australisë, të kthehej në atdheun e tij, në vend që të ekstradohej drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me akuza për spiunazh.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme, por Stella Assange tha se komentet janë “një shenjë e mirë”.

“Duket se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur”, i tha ajo kanalit BBC, duke shtuar se padia është “një trashëgimi e Trump-it dhe se Joe Biden-i duhet ta kishte tërhequr që në ditën e parë”.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se komenti është inkurajues.

“Zoti Assange ka paguar tashmë një çmim domethënës dhe kaq mjafton”, i tha zoti Albanese rrjetit Australian Broadcasting Corp.

Ndaj Assange janë ngritur 17 akuza spiunazhi dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuterash, për publikimin e në faqen e tij të internetit të dokumenteve të klasifikuara amerikane gati 15 vite më parë. Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, inkurajoi dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

Australia thotë se ka një mospërputhje mes trajtimit nga Shtetet e Bashkuara të zotit Assange dhe të zonjës Manning. Presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama shkurtoi në shtatë vite dënimin që ishte dhënë me 35 vite burgim, duke mundësuar lirimin e saj në vitin 2017.

Mbështetësit e Assange thonë se ai është një gazetar që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara për lirinë e shtypit dhe se ai ekspozoi shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak dhe në Afganistan.

Assange ka qenë në burg që në vitin 2019, ndërsa vazhdon të kundërshtojë në gjykatë kërkesën për ekstradim dhe pasi kaloi shtatë vite i ngujuar në ambasadën ekuadoriane në Londër, për të shmangur dërgimin e tij në Suedi ku akuzohej për përdhunim dhe sulm seksual.

Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh, për shkelje të lirimit me kusht në vitin 2012.

Qeveria britanike firmosi një urdhër ekstradimi në vitin 2022, por gjykata britanike vendosi muajin e kaluar se zoti Assange nuk mund të dërgohej për në Shtetet e Bashkuara, nëse autoritetet amerikane nuk munden të garantojnë se atij nuk do t’i jepet dënimi me vdekje.

Një tjetër seancë dëgjimore është caktuar për në datën 20 maj.

Assange ka qenë i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në seancat më të fundit gjyqësore. Stella Assange ka thënë se shëndeti i bashkëshortit të saj vazhdon të përkeqësohet në burg dhe druhet se ai mund të vdesë në burg.

Kryeredaktorja e rrjetit WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson tha se themeluesi i WikiLeaks-it i priti si “një rreze shprese” komentet e presidentit Biden.

Hrafnsson, e cila vizitoi burgun Belmarsh të enjten, tha se zoti Assange u shfaq “në gjendje të qëndrueshme”, por “ jo të mirë”.

“Ajo që e mban gjallë është familja dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga jashtë burgut”, tha ajo./voa

“Gjykata vendos çfarë SPAK kërkon”/ Dumani sqaron deklaratën e tij që u keqpërdor nga Rithemelimi

Deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani javën e kaluar gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë se GJKKO vendos atë çfarë Prokuroria e Posaçme kërkon, nxiti mjaft debate.

Rithemelimi shkoi deri aty sa foli për kapje të institucioneve dhe shndërrimin e GJKKO-së në notere të SPAK.

Këtë të premte, kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi para Këshillit të Integrimit Europian për bilancin e punës së institucionit që ai drejton.

Ai u pyet nga deputetja e PD, Dhurata Çupi lidhur me atë deklaratë, për të dhënë një sqarim shterues nëse ajo ishte nxjerrë jashtë kontekstit apo artikulimi ishte po i tillë, që solli edhe polemikat.

Dumani tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar pasi ai kishte theksuar se me rëndësi për prokurorët e SPAK është të tregohen të kujdesshëm në ngritjen e akuzave të cilat më pas vlerësohen nga GJKKO.

Dhurata Çupi: Pyetja ime është për zotin Dumani, e natyrshme që të fokusohen të gjitha pyetjet. Janë tre elemente që e kanë kaluar testin nga SPAK, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave. Por një nga kriteret bazë është besueshmëria e institucionit, ashtu siç është ruajtja e integritetit, pavarësisë dhe bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë me njëri-tjetrin. Një deklaratë e juaja zoti Dumani është kapur jashtë kontekstit, do të doja të shfrytëzohej për ta sqaruar. Në mbledhjen e KLP keni deklaruar natyrshëm Gjykata vendos çfarë SPAK kërkon. A mund të na jepni një detaj ose ta zgjeroni këtë deklaratë se ka patur goxha debate në opinionin publik.

Altin Dumani: Në raportimin tim para KLP-së unë kam evidentuar mes të tjerave një shqetësim institucional që kishte të bënte me ne Prokurorinë, që ishte rritja e numrit të pafajësive krahasuar me një vit më parë. I gjithë qëllimi ishte që ne prokurorët të jemi pak më të kujdesshëm kur ngremë akuzën. Gjykata është në të drejtën e vebt të japë vendime siprodukt i bindjes së brendshme dhe duke u bauar në ligj e prova. Unë asnjëherë, edhe në marrëdhënie me kolegët kush më njeh e kush punon me mua, nuk komentoj asnjëherë, asnjë vendim gjykate. Kam qenë dhe jam prokuror çështje dhe mund të ngelem i pakënaqur nga një vendim gjykate sepse prokurori “dashurohet” më atë çështje, por realisht gjykata është sovrani dhe të dyja shkallët kanë dëshmuar integritet e profesionalizëm në dhënien e vendimeve të tyre. Ne s’bëjmë asgjë tjetër, të gjithë prokurorët e Prokurorisë së POsaçme respektojmë vendimet, kur nuk kënaqemi ushtrojmë të drejtën e ankimit në të gjitha shkallët e gjyqësor dhe kemi të mirën tjetër që i përfaqësojmë vetë në të gjitha shkallët çështjet. Ju ftoj të shikoni vendimmarrjet e gjykatave ët posaçme në raport me pafajësitë e dhëna, masa e dënimi që janë të ndryshme në shumë raste me ato që kërkon prokurori, në raport me masat e e sigurimit, përqindja që masat e sgurimit janë të ndryshme nga kërkesat e prokurorit kjo është në diskrecionin e gjykatës e zgjidhur shekuj më parë.

Mënyra si ajo (deklaratë) u interpretua ishte komplet jashtë asaj që unë po trajtoja në punën para Këshillit. Dhe thashë ishte momenti i përgjegjësisë tonë si institucion që të jemi të kujdesshëm kur ngremë akuzën, me një analizë më të gjerë të provave dhe të ligjshmërisë të vendimmarrjes tonë, para se të shkojmë në Gjykatë.

Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie? Rrumbullaku kyç gojën: I jap llogari vetëm…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të shkurtër për mediat teksa u pyet në lidhje me Ervin Muçën, drejtorin e IT, i cili është në hetim për ndërhyrjen ne sistemin TIMS.

Në një konferencë për mediat Rrumbullaku tha se do i japë llogari vetëm drejtësisë dhe në komisionin hetimor parlamentar.

Pyetje: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit një person pa certifikatë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë  pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar?

Rrumbullaku: Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedura dhe aktet normative që normojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjen me certifikatë sigurie për të gjithë drejtuesve policore. Unë për këtë jap llogari në dy institucione, drejtësisë dhe komisionin hetimor parlamentar.

Ambasada e SHBA shprehu mbështetjen ndaj SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme: Do vijojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri!

Prokuroria e Posaçme, ka shprehur falënderimet ndaj Ambasadës Amerikane dhe të Ngarkuarin me punë David G. Wisner, për mbështetjen e tyre ndaj SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.

Në një reagim në “X”, SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

“SPAK falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Wisner dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.

SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.”, thuhet ne reagimin e SPAK.

Kur t’i trokasë drejtësia në derë, do thotë: “Ja, s’jam mirë nga trutë!”

NGA ARDIT RADA

 

Ilir Meta e ka nisur rilindjen e tij politike me akte të habitshme. Edhe pse beson se ngjallin debat në publik, në fakt të gjitha kanë përfunduar në nivelin e memeve. Herë duke ia dubluar, e herë duke ia retushuar, pamjet e Metës nga qeni Darko në Bosnje dhe larjet në det s’kanë dhënë ndonjë mesazh politik, gjë për të cilën merr rrogën këtu e sa vite. Teksa si ish president tundte Darkon, kridhej në det dhe ngjiste malet, tani në opozitë pa asnjëlloj mandati i ka thelluar çuditë. Megjithatë obsesionin duket se e ka gjetur me një hekur ku është ngjitur të paktën dy herë, pa llogaritur herët që ka bërë prova.

Politikani i nivelit të lartë herë del mes pemëve duke cituar thënie bajate popullore e duke ngatërruar Vlorën me atë gjënë (siç tha, prill-maj Vlorës mos iu ndaj). E herë me një gomar a gjëkafshë që i del përpara. Në thelb, Ilir Meta po jep panoramën e një politikani që mbi të gjitha po dokumenton veprime të papërgjegjshme, pa mesazhe politike dhe të padobishme për seriozitetin shoqëror.

Të vetmin rast që pati për të dhënë ndonjë mesazh politik ishte protesta para Bashkisë së Tiranës. Edhe aty, ai u hodh degë më degë si në videot që shpërndan dita-ditës duke akuzuar Gardën e Republikës. Me pak fjalë, Ilir Meta shfrytëzoi një protestë të tërë antikorrupsioni për të deklaruar se i kishte përzënë bodyguardët që ia jep ligji si ish-president pasi dyshonte se ata ishin spiunë të Edi Ramës. Shqiptarët mesatarë të gjendur në protestë e duartrokitën për këtë vendim të jashtëzakonshëm dhe ai çau ferrën për të filmuar klipin e radhës tek paralelja me pamje nga Tirana.

Ilir Meta një ditë më parë ka marrë një mesazh nga e shoqja. Monika Kryemadhi teksa priste mamanë të dilte pas 6 orësh nga SPAK, iu drejtua Olta Xhaçkës me një dëshpërim: “Ndonjëherë ne gratë Olta, bëhem mish për top, për burrat”.

Ndodh rrallëherë që Kryemadhi të flasë në Kuvend, por dje kishte dy halle: Mamasë pas 6 orësh në SPAK i kishin marrë edhe celularin. Ndërsa i shoqi që në mëngjes qëndronte varur si majmuni në palmë edhe pse të gjitha janë kusuret e pushtetit që ai ka konsumuar.

Thelbi i kësaj tabloje është i qartë deri diku. Ajo që s’është zbërthyer zyrtarisht janë arsyet pse Ilir Meta po i përshpejton veprimet e papërgjegjshme. Duket sikur mezi pret të gdhijë dita që të postojë çmendurinë e radhës. Imitim i stilit “Rama 98-2005”? Është tepër vonë që të tentojë pushtetin me ekstravagancë të shtirur. Por me siguri të gjitha këto, nga 11 haletë e maces Sasha, te qeni Darko, gomari e paralelja i do për prova filmike. Që kur t’i trokasin në derë ata që po tmerrojnë fillimisht familjen e së shoqes, t’u thotë: Ja kam prova, s’kam qenë mirë nga trutë!/