22.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Altin Dumani zbardh rekomandimet e BE-së për SPAK

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit ka qenë i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka zbardhur rekomandimet e BE-së për SPAK-un.

Altin Dumani: Lidhur me rekomandimet e Bashkimit Europian, sipas Screening dhe Progres-Raportit, në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime dhe pas publikimit të raportit, SPAK zhvilloi takim me projektet e asistencës së BE për të diskutuar mundësinë e marrjes së masave dhe përgatitjes së akteve nënligjore të nevojshme. Një nga rekomandimet, përgatitja e udhëzimit të përgjithshëm mbi hetimin financiar. SPAK ka ngritur një grup pune dhe mund ta konsiderojmë të ezuaruar që në Qershor mendohet që ky udhëzim të zbatohet. Një udhëzim tjetër është për uljen e çështjeve të mbetura. Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër, përgatitja e strategjisë për komunikimin me publikun, po punohet intensivisht në përgatitjen e kësaj strategjie, besoj se brenda këtij vitit kjo strategji do të miratohet.

Gjatë fjalës së tij, Altin Dumani ka thënë se kanë adresuar disa problematika që pengojë punën e SPAK, teksa ka shtuar se po vlerësojnë të shtojnë numrin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Altin Dumani: Ne kemi adresuar disa problematika. Një është mungesa e përcaktimit të saktë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, një tjetër problematikë. Pasja e këshilltarëve ligjorë do të ndihmonte prokurorët e posaçëm. Adresimi i ngarkesës së shtuar është një tjetër problematikë, shpresoj të gjejë zgjidhje. Nga ana ime janë organizuar analiza me të gjithë hetuesit me qëllim evidentimin e problematikave dhe përfundimin e hetimeve brenda kohës së shpejtë. Problematike është edhe rënie e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar në kuvend, rënie 40% krahasuar me 2022-shin, përjashtuar Policinë e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e hetuesve të BKH-së pasi 70% e hetime kryhen prej tyre dhe shtimi i tyre është i domosdoshëm./

Çfarë është marrëveshja e 2008-ës që vrau demokracinë?!

Marrëveshjet Edi Rama-Sali Berisha në kurriz të popullit shqiptar i kanë fillesat e hershme.

E fundit ishte Amnistia Penale, ligj i cili do të lirojë të dënuarit për korrupsion nga SPAK por që do të lërë në burg protestuesit që proteston ndaj korrupsionit.

Por marrëveshja Rama- Berisha e cila i rëndon akoma në kurriz të popullit shqiptar dhe e përfolur më së shumti është marrëveshja e vitit 2008.

Në mesnatën e 21 prillit 2008, Sali Berisha në atë kohë kryeministër e kryetar i PD dhe Edi Rama në atë kohë kryebashkiak i Tiranës e kryetar i PS, bënë një pazar privat për ndryshimin e Nenit 68 të Kushtetutës, duke krijuar sundimin personal në parti, parlament e qeveri.

Berisha e Edi Rama sajuan seancë të posaçme parlamentare, për të caktuar në Kushtetutë, që deputetët, nuk duhet t’i zgjedhë populli, por vetëm kryetarët e partive me listë dhe këtë krim anti-parlamentar, deputetët  PD-PS e votuan për 6 minuta.

Neni 68 sot në fuqi ka këtë përmbatje:

1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.

2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet.

Pra nisur nga ky ndryshim çdo kryetar partie mund ta fus në parlament deputetë sipas interesave të karriges së tij. Siç dhe ka ndodhur me deputetë të inkriminuar me krimin.

Gjithashtu u kalua nga sistemi i votimit miks në sistemin proporcional rajonal, por thelbi lidhej me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku u kalua me zgjedhje me shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit.

Roli i presidentit, u bë fare pa peshë qoftë mbi pozitën e Kryeministrit por edhe ndaj parlamentit.

Kryeministri, që këtej e tutje, kishte kontroll mbi parlamentin, ndërsa me mocion besimi mund të provokonte në çdo kohë zgjedhje të parakohshme teksa shkarkimi me mocion mosbesimi bëhej teknikisht thuajse i pamundur.

Dhe siç shihet kjo marrëveshje ka rezultuar shumë e sukseshme për Edi Ramën i cili ka mbi 10 vite në pushtet.

Po ku qëndronte interesi i Ramës dhe i Berishës tek kjo marrëveshje?

Përmes listave të mbyllura, Rama ia doli ta spastrojë partinë nga çdo kundërshtar duke e kërcënuar me heqjen nga lista e kandidatëve për deputët.

Mandat pas mandati ai i largoi thuajse të gjithë, deputetët e vjetër socialistë.

Ndërsa Berisha nuk ishte i interesuar për këtë marrëveshje pasi e zotëronte grupin parlamentar dhe gjithë strukturat e partisë.

Askush nuk guxonte të dilte kundër Berishës.

Por marrëveshja bëhej në një situatë kur mazhoranca ishte tronditur nga ngjarja e Gërdecit dhe opozita e Edi Ramës nuk e përdori për të rrëzuar kundërshtarin.

“Unë jam njeri që instinktivisht nuk merrem me histori”  do të shprehej Berisha në seancën e 21 prillit 2008 duke mbrojtur paketën e ndryshimeve në kushtetutë.

“Unë që jam në pushtet, çfarë leverdie personale kam për të ndërruar sistemin? Jo, zotërinj, ka interesa vendi, ka interesa kombi, ka interesa shoqërie dhe ne vendosim bashkërisht për atë krizë, sepse krijoi krizë “Dushku”, krijoi turp, duke na damkosur, krijoi krizë dhe krizë të thellë. A ka ndodhur ndonjëherë të ngrihet Parlamenti Europian dhe të diktojë mënyrën e zgjedhjes? Kurrë! Po “Dushku” e solli atë, prandaj ne ndahemi me “Dushkun”, do të shprehej ndër të tjera Berisha.

Çfarë është sistemi propocional që u vendos nga kjo marrëveshje?

Sistemi proporcional nënkupton, se përqindja e votave që fiton një parti politike në nivel shtetëror, përkthehet proporcionalisht në përqindje të vendeve të fituara në parlament.

Në këtë sistem kandidatët për deputetë renditen në listën e partisë në një numër rendor, dhe futja e tij në kuvend varet pikërisht nga numri që ai mban në listë. Vendi ndahet në zona zgjedhore, dhe nëse partia si logo, fiton 50 përqind të votave në rang vendi, atëherë ajo do të marrë përafërsisht 50% të vendeve në kuvend.

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën”.

Ndaj ish-drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra.

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

Pampuri: Duke mbajtur Xhaçkën, Rama dhe mazhoranca mbrojtën veten. Veliajn po e fundos SPAK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, rrëzimin nga Kuvendi të kërkesës së opozitës për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka, tha se opozita ishte e gjitha për heqjen e mandatit.

Nga studio e MCN Live, Pampuri deklaroi se me anë të Olta Xhaçkës, Edi Rama, qeveria dhe mazhoranca mbrojtën veten, pasi nuk është vetëm Xhaçka investitore strategjike.

“Ajo që po ndodh në parlament, aty janë aq të përfshirë një numër personash dhe personazhesh në investimet strategjike dhe të gjithë aty e dinë njeri tjetrin dhe duke mbrojtur Olta Xhaçkën, mbrojtën veten.

Dje dolën hapur, siç kanë dalë shumë herë që këta janë kundër SPAK. SPAK vepron dhe këta bëjnë të kundërtën e SPAK.

Por SPAK nuk mund të veprojë i vetëm. Vendi ka një opozitë dhe opozita duhet të veprojë.

Ne kemi 33 vite që themi demokracia, por nuk ka demokraci pa një opozitë të fortë.

Ata tentojnë të hedhin grepat herë pas here”

Duke folur për protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, ku u kërkua largimi i Erion Veliajt, Pampuri tha se është mirë që në këtë vend drejtësinë ta kërkojnë ata që janë të pastër përballë drejtësisë.

Sipas saj, vetëm drejtësia e paanshme që është SPAK, mund t’i çojë para drejtësisë dhe se 5 drejtorët i nxori SPAK mbi ujë, ashtu sikundër u shpreh se Erion Veliajn po e fundos SPAK.

“Ka ardhur momenti të mendojmë për një alternativë bindëse, se si ta bëjmë opozitën fituese përballë një mazhorance të zhytur në skandale.

Nga njëra anë dalin mbështesin protestën dhe nga ana tjetër mbështesin amnistinë penale për të liruar drejtorët e korruptuar.

Nga njëra anë shkojnë bëjnë show, dhe nga ana tjetër bëjnë pakt me Lindita Nikolla, për të lexuar një shkresë (rikthimin e Berishës në grupin parlamentar).

Lindita Nikolla duhet çuar para drejtësisë, se ne të gjithë presim një vendim final sa i takon vulës së PD.

Ka një pazar i cili u konkludua me rikthimin e zotit Berisha në grupin parlamentar.

Ne kemi vendosur një standard që nuk pranojmë persona non grata brenda Partisë Demokratike.

Si mos ta quash që nuk është pazar kur ti bën një revolucion dhe kërkon 8 komisione hetimore dhe në fund fare merr vetëm dy më të lodhurit.”

Zbardhet skema e mashtrimit të dy drejtorëve të Bashkisë Korçë, abuzuan me detyrën duke shkaktuar 30 mln lekë dëm

Zbardhet skema e abuzimit të dy drejtorëve, një përgjegjësi dhe një specialisti në Bashkinë e Korçës, të cilët shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milion lek dëm.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte.

Sipas po të njëjtave burime të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.

Nuk kurseu as kolegun, e çoi në burg / “Prova e madhe” që dha Altin Dumani vite më parë

Gazetarja Fatjona Mejdini tha për kreun e SPAK, Altin Dumani, se është një njeri shumë korrekt si në aspektin profesional, ashtu edhe familjar.

Bashkëshortja e tij është pedagoge në një Universitet shtetëror në Durrës, e cila nuk është në fushën e drejtësisë, por të gjuhëve të huaja. Vajza e madhe është studente në SHBA, ka një element interesant në fakt se është me bursë të shtetit amerikan. Do të thotë që është ekselente, ndërsa vajza tjetër është në sistem publik 9 vjeçar në Shqipëri”, tha ajo shkurtimisht për familjen e kreut të Strukturës së Posaçme.

Më tej, Mejdini ndau një detaj shumë interesant për Dumanin. Sipas saj, në vitin 2009 ai çoi një koleg të tij në Prokurorinë e Tiranës në qeli, për një rast ryshfeti. Element që tregon besnikërinë e tij ndaj punës e cila u bë më pas arsyeja e krijimit të raporteve të mira me amerikanët.

Në vitin 2009 kur ai drejtonte task-forcën në Prokurorinë e Tiranës. Ka qenë mini SPAK-u që u drejtua nga Dumani. Ka një element shumë interesant që është një shembull shumë i mirë ilustrativ. Në vitin 2009, Dumani ka çuar për arrest një kolegun e tij prokuror. Për shkak të një rasti ryshfeti.

Po flasim për vitin 2009 kur prokurorët ishin edhe sekserë. Ishte gjë që ndodhte rëndom. Bashkëshortja e tij ishte gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe prokurori kishte marrë një ryshfet nga një grup kriminal për t’i zbutur dënimin një elementi kriminal. Kjo ishte një gjë e madhe për kohën, nëse ti mund të arrish të hetosh kolegët e tu, atëherë toleranca për të tjerët është shumë e vogël dhe mendoj që në këtë formë ai fitoi edhe besimin e amerikanëve.

Në 2013-ën Dumani është përgjuar, për këtë çështje. Çështje e cila është e zbardhur. I është vendosur nga persona të afërt me prokurorin, i cili është dënuar si përfundim me një vit burg. I kishin vendosur GPS në makinë për të parë lëvizjet e tij. Kjo mund të ishte edhe për shkak të një atentati të mundshëm. Është kapur në kohë, ka pasur një aksident, GPS ka rënë nga makina. Dumani e ka pikasur dhe e ka çuar çështjen, dhe në fund ka dalë se ishin njerëz të afërt të prokurorit që në formë hakmarrje po e përgjonin. Kjo është një provë e madhe!”, tha Mejdini.

Basha nga Forumi i Delfit: PD po përfundon ofertën për qeverisjen, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, ku ishte një ndër folësit kryesorë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, Basha shprehet se “Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit. Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot”.

“Ne Partia Demokratike e Shqipërisë po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi! Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh.” – vijon më tej kreu i PD, Lulzim Basha.

Më poshtë postimi i plotë i Bashës:

Me temën “Ndryshimi i Madh” pata kënaqësinë të isha një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik të Delfit. Zhvillimet në teknologji na kanë vendosur në prag të një epoke të re, teksa ato gjeopolitike në prag të një prej ndryshimeve me të thella që nga rënia e Murit të Berlinit.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit. Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot. Ndërsa në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës, forcimi i marrëdhenieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, mbetet prioritet për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në mënyrë që progresi dhe arritjet e fituara me aq mund të mos kërcënohen dot nga asgjë.

Shqipëria ka mundësi të shumta, vende dhe investitorë të huaj kanë interes, por ata duan mundësi investimi, luftë kundër korrupsionit dhe kushte të favorshme. Ne kemi një potencial njerëzor që sot kërkon mundësi jashtë vendit, pasi Shqipëria ofron pak alternativa punësimi dhe zhvillimi dhe ato janë për njerëzit e lidhur me pushtetin dhe bizneset e tyre.

Ne Partia Demokratike e Shqipërisë po përfundojmë ofertën tonë për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqiperisë po i vjen fundi! Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh.

Alibeaj: Dikush t’i kujtojë Çuçit dhe të tjerëve se me votimin e tyre kanë amnistuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Ndërsa ka qenë në Komisionin e Integrimit, kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, lidhur me atë se çfarë po ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kanë kaluar vetingun.

Lidhur me këtë, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili shprehet se “dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët“.

Më poshtë reagimi i plotë i Alibeajt:

Dëgjova kryetarin e grupit të PS, Bledi Çuçi që “i preokupuar” për integrimin e Shqipërisë në BE, pyet drejtuesin e SPAK, Altin Dumani: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun?

Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët!
(Shënim: ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK)

Aksion me urdhër të prokurorisë në Kadastrën e Durrësit/ Arrestohen pesë persona, në kërkim dy të tjerë, mes tyre edhe ish zv.drejtori

Një aksion me urdhër të prokurorisë së Durrësit po zhvillohet në Kadastër.

Pesë persona kanë përfunduar në pranga, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim,. Një prej personave të shpallur në kërkim xështë edhe ish zv drejtori i këtij institucioni.

Ndërkohë që 9 të tjerë janë nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Dumani: Problem, rënia e kallëzimeve nga institucionet publike. Shqetësim për SPAK edhe ngarkesa e madhe

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani teksa renditi rezultatet e punës së bërë nga ky institucion përgjatë vitit 2023, u ndal jo pak edhe te vështirësitë me të cilat ata po përballen.

Në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, Dumani tha se një problematikë e adresuar nga SPAK është edhe rënia e kallëzimeve nga institucionet publike. Sipas Dumanit, në krahasim me vitin 2022, në vitin 2023 ka një rënie me 40% të referimeve nga institucionet publike, përjashtuar Policinë e Shtetit.

“Një problematikë që ne kemi adresua është edhe rënia e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar edhe në Kuvend dhe KLP evidentohet një rënie me 40% krahasuar me vitin 2022, këtu përjashtuar Policinë e Shtetit që ka ruajtur një rend të njëjtë, institucionet e tjera kanë rënie të referimeve apo kallëzimeve”, theksoi ai.

Dumani tha se shqetësim për SPAK përbën edhe ngarkesa e madhe dhe veçanërisht dosjet e mëdha. Për pasojë, Dumani tha se po përgatitet një strategji e veçantë për uljen e çështjeve të mbartura.

“Shqetësuese për SPAK përbën ngarkesa e madhe dhe sidomos dosjet e mëdha. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë në këtë aspekt. Në fazën aktuale po pritet që projekte të asistencës të caktojnë një ekspert për përgatitjen e një strategjie për uljen e çështjeve të mbartura”, u shpreh Dumani.

Po ashtu, kreu i SPAK bëri me dije se po vlerësohet edhe shtimi i numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një “domosdoshmëri” që, sipas Dumani vjet pikërisht nga ngarkesa e madhe.

“Ne po vlerësojmë edhe shtimin e hetuesve të BKH dhe kjo duke marrë në konsideratë sepse tashmë mbi 75% e hetimeve të procedimeve tona kryhen e prej hetuesve të BKH dhe shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm nga ngarkesa e madhe, por edhe zgjerimi i bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja që kërkon më shumë angazhim”, u shpreh ai.