26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Lëshohen 26 urdhër-arreste, mes tyre edhe efektivë policie

Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve të paligjshëm ka zhvilluar një operacion në të gjithë Shqipërinë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Mësohet se nga ky operacion janë rreth 26 urdhër arreste.

Dyshohet se të përfshirë janë edhe efektive policie.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit kryesisht në pikat kufitare, por edhe në zonat ku kalojnë rrugën ndërqytetase.

Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane për të pestën herë me radhë nuk ka ndryshuar normat e interesit, pavarësisht rënies së inflacionit.

 

Banka, me seli në Frankfurt, gjatë mbledhjes më 11 prill për politikat monetare, ruajti normën bazë të rifinancimit, që ofrojn likuiditet për sistemin bankar, në 4.5 për qind. Edhe norma e depozitave mbeti i pandryshuar në 4 për qind.

Ekonomistët gjerësisht presin që të ketë ulje të normave të interesit në qershor.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, shtoi shpresat për këtë gjë, duke thënë se ulja e normave të interesit mund të ndodhë së shpejti, nëse vazhdon trendi i rënies së inflacionit.

“Do të ishte e përshtatshme të reduktohej niveli aktual i politikave kufizuese monetare” nëse inflacioni afrohet drejt cakut prej 2 për qind të Bankës Qendrore Evropiane, tha ajo gjatë një konference për media.

Në qershor, ekspertët e Bankës Qendrore Evropiane pritet të prezantojnë parashikimet e reja ekonomike dhe të inflacionit.

Në mënyrë që të luftohet inflacioni, i cili arriti në nivele rekorde pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Banka Qendrore Evropiane rriti dhjetë herë resht normat e interesit që nga korriku i vitit 2022.

Kjo bën që kreditë të jenë më të shtrenjta, të ulet kërkesa dhe kështu të luftohet niveli i lartë i inflacionit. Por, në të njëjtën kohë rritja e normave të interesit krijon një barrë më të rëndë për ekonominë dhe individët që duan të marrin hua.

Së fundi, inflacioni në Eurozonë ka rënë dhe pritet që të vazhdojë të bjerë.

Çmimet e konsumit u rritën për 2.4 për qind në mars, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në vlerësimet paraprake. Inflacioni është 2.6 për qind në shkurt, ndërkaq në janar ishte 2.8 për qind. Në mars të vitit 2023, inflacioni ishte 6.9 për qind./REL

Ish-presidenti Bamir Topi flet për herë të parë: Ja kur u nda rruga ime me Berishën

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News, foli mbi situatën politike në vend.

Ai tha se aktualiteti politik që shohim sot është rezultat i marrëveshjes së 2008-ës mes dy partive të mëdha, duke theksuar se ai vetë ishte kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat sipas tij, do të dëmtonin institucionet e shtetit.

“Pas kaq vitesh u konfirmua çfarë kisha thënë më 15 prill të vitit 2008. Nuk kam folur më pas, por ditë më parë për ato probleme të mëdha që u krijuan në raport me presidentin. Kam qenë I vetëm në betejën me këta, sepse këta u bënë bashkë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryetar shteti në detyrë të qëndrote neutral. Por nuk qëndrova dot neutral sepse pashë se pas pazarit që kishin me 2008-ën, do prekeshin themelet e shtetit, institucionet filluan të binin njëri pas tjetrit”– tha Topi.

Ndër të tjera, ish-kreu i shtetit tregoi se kjo ishte edhe pika e ndarjes politike që pati me Berishën. Ndryshimet kushtetuese, sipas Topit, i jepnin mundësi qoftë edhe një partie politike të zgjidhte presidentin me 71 vota.

“Po e them sot ndoshta për herë të parë, para ndryshimeve kushtetuese presidenti kishte një mekanizëm, ishte shumë moral në raport me njerëzit. Kur ishte me 84 vota akti I dorëheqjes ishte shumë I rëndësishëm, sepse me aktin e dorëheqjes ti e çoje vendin në zgjedhje të parakohshme për të vendosur ekuilibra të ri politikë. Por në momentin kur presidenti u zgjodh me 71 vota, ata mezi e prisnin këtë rast sepse nesër do emëronin më mirë një njeri që i shkonte linjës së tyre. Ky ishte momenti kur u ndanë rrugët”- shtoi ish-presidenti.

VIDEO/ Gafa e Olta Xhaçkës bëhet virale: Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vendosë çadrën aty

Deputetja dhe ish-ministrja socialiste, Olta Xhaçka mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, ka folur gjatë e gjerë për projektin e resortit turistik në Gjilekë, i cili do të ndërtohej nga bashkëshorti i saj. Toka tashmë e sekuestruar nga SPAK, ndërsa opozita kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës.

Po ashtu ajo ka folur dhe për përballjen që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, për akuzat për përfitime nga marrja e statusit “investitor strategjik” nga bashkëshorti i saj.

Mirëpo ashtu në bisedë e sipër me Grida Dumën, deputetja Xhaçka ka bërë një gafë, duke thënë se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vërë çadrën aty…”.

Ndërkohë që prej vitesh tashmë aktivistët dhe qytetarë bëjnë thirrje për më shumë hapësira publike në plazhe, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta frekuentojnë, pa kosto të lart, pasi shumica e hapësirave është privatizuar nga bizneset.

Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është  e përvitshme si gjithë subjektet e tjerat. Ke vetëm prioritet për mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh”, tha deputetja ndër të tjera në Top Channel.

Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin ‘Fan Noli-Apostulli’

Ilir Ikonomi është shpallur fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023.

Libri i tij “Fan Noli – Apostulli” është vlerësuar si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj dhe me anëtarë Uran Butka, Belina Budini, Bledar Kurti dhe Ardit Gjinali e vlerësuan veprën publicistike të Ilir Ikonomit me motivacionin: “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.

Ikonomi fitoi në një garë të fortë me emra të njohur të publicistikës si Thomas Frashëri, Blendi Fevziu, Natasha Lako dhe Ardit Bido. Të pranishëm ishin edhe botues si dhe emra të njohur të krijimtarisë letrare në vend.

Ky çmim jo vetëm rikthen vëmendjen tek një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare si Mid’hat Frashëri, por dhe vlerëson dy gjini që shpesh lihen në harresë, publicistikën dhe eseistikën.

Hasanaj: Bardhi dhe Berisha janë bashkuar në kontradiksion moral

Anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Sidi Hasanaj, i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se bashkimi i Bardhit me Berishën janë të bashkuar në kontradiksion moral.

Hasanaj: Në gjykimin tim ata janë të bashkuar në kontradiksion moral.

Të kesh bërë një betëjë 3 vjecare mbi themele të kartave morale dhe me akuza penale.

Unë nuk gjej asnjë logjikë linerare për të kuptuar që Salianji, Gjekmarkaj, dhe Bardhi nuk e di cfarë ka ndryshuar.

Nuk mund të luftosh një hajdut me një hajdut pak më të vogël.

Nuk mund të luftosh një keqbërës me një keqbërës tjetër.

Berisha rikthehet në Grupin Parlamentar të PD, Kulluri: Politika sport i vështirë, nuk është punë për burokratë si Bardhi

Socialistët votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetëm 39 deputetë të opozitës mbështetën me votë dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese, ndërkohë që 72 deputetë të mazhorancës për të dytën herë dolën në mbrojtje të deputetes socialiste Olta Xhaçka duke votuar kundër.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi vendimin e Kuvendit për të mos e çuar mandatin e deputetes në Kushtetuese.

Kulluri: Këtu nuk ka asgjë të re. Janë edhe dy vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese që nuk zbatohen, njëri për listat e hapura, tjetri për votën e diasporës.

Gazment Bardhi vendosi që të kthejë në Grupin Parlamentar të PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe disa deputetë të tjerë të cilët ishin përjashtuar më herët nga Grupi i PD. Si e lexoni ju këtë vendim të zotit Bardhi? Çfarë do të thotë kjo për opozitën?

Kulluri: Zoti Bardhi ka krijuar një traditë politike, një hap para, dy hapa pas. Të dalësh kundër vendimeve të tua, që i ke shkruar vetë, i ke votuar vetë…janë çështje të rëndësishme. Inkoherenca e zotit Bardhi është ekzemplare, është i pakuptueshëm, jo vetëm në vendimet politike që merr nga java në javë. Politika është sport i vështirë dhe nuk është punë për burokratët si zoti Bardhi. Nuk kemi çfarë presim përveçse gjeste apolitike, kaotike që nuk përmbajnë as koherencë, as moral dhe as vijë logjike. Në politikë nëse nuk krijon besueshmëri nuk mund të votohesh dhe nuk mund të gëzosh respektin e opinionin publik. Njerëzit që shkelin me dy këmbët ato gjëra që kanë bërë vetë, pa dhënë asnjë shpjegim…sepse unë do e mirëkputoja që nëse SHBA e heqin statusibn “non grata” të zotit Berisha, patjetër që kjo çështje do ridiksutim.

Por nuk duhet të ndodhte në kushtet kur zoti Berisha është ende “non grata” thoni ju.

Kulluri: Edhe djali im 7 vjeç e kupton që ka disa parime në jetë. Nuk mund të bësh çfarë të duash, sidomos me interesin publik. Politika është niveli më i lartë i aktivitetit publik të njeriut.

Sot ka zhvilluar një mbledhje grupi politik për Reformën Zgjedhore, është bërë një plan pune që pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme. Por mesa duket çështja e listave të hapura nuk është ende në plan të parë. Ju si e shikoni këtë sjellje? Opozita që është në Komision ka më shumë këmbëngulje për koalicionet dhe për çështje që nuk lidhen drejtpërdrejt me hapjen e listave.

Kulluri: Ka një grup deputetësh në opozitë që i përkasin grupit të urrejtjes ndaj votës. Nuk duan të votohen, nuk kanë asnjë lidhje me votën, janë frikacakë politikë dhe janë mësuar me parimin “Ha Muço, pi Muço”, merre mandatin qyl nga kryetari i partisë. Kështu janë bërë deputetët në vitin 2013, 2009 dhe në vitin 2021. Nuk çuditem më. Kjo kategori politike është ajo kategori që po e mban opozitën në ato kuota të ulëta

Xama: Ja sa milionë euro më shumë ka planifikuar Veliaj t’u marrë këtë vit qytetarëve

Duke analizuar faktin se sa taksa dhe tatime u merr bashkia e Tiranës, qytetarëve të Tiranës, gazetarja Ola Xama, sqaroj saktësisht se si është raporti i rritjes së taksave sivjet krahasuar me vitin e kaluar.

E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Xama, tha se për vitin 2024 projektohen të merren 9 milionë € më shumë taksa qytetarëve të Tiranës, sesa vitin e kaluar.

“Bashkia e Tiranës për vitin 2024 merr 124 milion €. Për këtë vit projektohen të merren 9 milionë € më shumë sesa vitin e kaluar. Vitin e shkuar ishin 116 milion €, që u morën nga taksa. Ky nuk është buxheti, por këto janë që merren si taksë e drejtpërdrejtë, si tarifa, gjoba, penalitet nga xhepat e qytetareve. Një pjesë tjetër e buxhetit të bashkisë që është në total 333 milionë € për vitin 2024, shkoj përmes ndihmës, granteve që jep qeveria dhe një pjesë tjetër që janë projekt e huaja që financojnë. Dy taksa kanë pësuar rritjen më të madhe, taksa e ndikimit në infrastrukturën arsimore dhe taksa e pasurisë së ndërtesave. Duke qene se qeveria në muajin gusht rriti çmimin e referencave të hartës fiskale, taksa pësoj rritje.”
tha Xama.

“Gënjeshtarë!”/ Vuçiç shpërthen ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Kosovë: Turp të keni! Shikojeni veten në pasqyrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të shteteve të QUINT në Kosovë, të cilët kërkuan që serbët të rishqyrtojnë vendimin për të mos marrë pjesë në votimin për ndryshimin e kryetarëve të komunave në veri.

“Shikoni deri ku shkon kjo pafytyrësi. Pra Kurti organizon zgjedhje. 3.4 për qind dalin në ato zgjedhje, para kësaj ai kryen aksione të panumërta kundër popullit serb. Arreston njerëz, i keqtrajton. Rrahin njerëz, plagosin njerëz. Ata mbajnë ” Zgjedhjet e gjeniut dhe na thonë – nuk është problem, pranoni të merrni pjesë në zgjedhje, ata menjëherë do të japin dorëheqjen. Dhe pastaj kur të pranojnë, thonë, nuk do të japim dorëheqje”, tha Vuçiç, duke iu referuar letrës së QUINT.

“Ne themi, mirë, çfarë doni nga ne tani? Pra, ata thonë, thjesht bëni një peticion, duhet të mblidhni sa 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Duhet të mblidhni nënshkrime që peticioni të jetë vlen me te gjitha mashtrimet e Kurtit, ku thua se gjysma nuk vlen për ty e kështu me radhe. Ne i mbledhim te gjitha dhe pastaj thonë jo jo dhe tani ti merr pjese ne referendum dhe ne referendum na duhet për të marrë 50 plus 1 nga totali i votave të regjistruara”, tha ai.

“Lista Serbe u thotë, kjo është e pakuptimtë, dhe ata i thonë se pas të gjithave, pas zgjedhjeve në të cilat dolën 3.4 për qind, pas gjithçkaje që bënë, fajin e ka Beogradi. Turp të keni. Shikoni veten në pasqyrë, gënjeshtarë. ”, tha Vuçiq.

Bayern i bindur nga paraqitjet, ka gati rinovimin me lojtarin

ipas Sky Germany, Alexander Nubel, aktualisht i huazuar në Stuttgart, do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2030 me Bayern Munich. Bavarezët e shohin portierin jo vetëm si një nga pasardhësit e mundshëm të Manuel Neuer, por favoritin numër një për të mbrojtur portën në të ardhmen.

Duke dëshmuar se sa shumë beson Bayern te lojtari, tashmë ka pasur kontakte me Stutgartin në lidhje me zgjatjen e huazimit aktual të Nubelit, i cili duhej të përfundonte këtë verë. Zgjatja e huazimit do ta mbajë 27-vjeçarin te Die Schëaben deri në verën e vitit 2025, periudhë pas së cilës ai pritet të kthehet një herë e mirë në Mynih.

Nubel ka pasur një sezon të shkëlqyer me Stuttgartin, aq sa ekipi i tij aktualisht ka mbrojtjen e katërt më të mirë në ligë dhe ka pranuar më pak gola se edhe vetë Bayerni. Shtutgarti është në vendin e tretë të tabelës, duke qenë kështu pranë Champions.