29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Duket ideal për ata që janë në dietë, por pse nuk duhet ta pini ujin e gazuar

Uji i gazuar nuk përmban sheqer dhe kalori, ndaj konsiderohet si një zgjedhje ideale për ata që janë në dietë ose për ata që nuk duan të pinë alkool gjatë natës.

Por ai përmban acid karbonik, i cili krijohet nga dioksidi i karbonit që tretet në ujë.

Ky acid, si të gjitha acidet që përmbajnë pijet e gazuara, gërryen smaltin e dhëmbëve. Edhe një gotë e vetme me ujë të gazuar mund të shkaktojë dëme, pasi kur konsumojmë diçka acidike duhen rreth 45 minuta që pH e zgavrës me gojë të kthehet në normale.

Nëse sigurisht konsumimi i pijeve të gazuara, edhe nëse është ujë i gazuar, është i përditshëm, në terma afatgjatë ka shumë të ngjarë që të ketë dëmtime të mëdha në dhëmbë.

Sigurisht që dëmi i pijeve të gazuara me sheqer është edhe më i madh.

Mund të kufizoni deri diku dëmtimin e dhëmbëve nëse pini pije të gazuara me kashtë. Gjithashtu, nëse karbonati kombinohet me ushqimin, pH e zgavrës me gojë është më pak acid.

Banka Botërore thotë se pylli orbital i Tiranës është një mashtrim i madh

Një raport i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër dhe 2 milionë pemëve duke e ekspozuar atë si një nga mashtrimet më të mëdha publike.

Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thotë raporti.

Banka Botërore i referohet të dhënave nga Dynamic World, një partneritet mes Google dhe World Resources Institute, që mat në kohë reale me rezolucion maksimal ndryshimin e sipëfaqeve të gjelbra në 5 mijë qytete të botës. (Kliko për matjet).

Sipas Bankës, arsyeja se pse disa qytete në rajon janë bërë më pak të gjelbra lidhen me ndryshimin

“Ndryshimi në mbulesat e gjelbra mund të lidhet me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2. Kjo pasi, ndryshimet klimatike sjellin një rritje të faktorëve stresues që dëmtojnë rezistencën e bimësisë duke prishur pyjet dhe ekosistemet,” vijon raporti.

Pylli orbital në kosh

Në 26 mars të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi para mediave mbjelljen e pemës së 1 miliontë në Tiranë duke e quajtur këtë një ngjarje me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.

“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm,” u shpreh Veliaj.

Por 1 milionë pemët që bashkia thotë se ka mbjellë në Tiranë nuk rezultojnë ta kenë bërë Tiranën më të gjelbër. Përkundrazi, kryeqyteti shqiptar sot është sipas Bankës Botërore, lehtësisht më i zhveshur nga gjelbërimi se sa në vitin 2015.

Kjo ka dy arsye. Ose gjatë kësaj kohë janë prerë më shumë se 1 milionë pemë, ose shifra e Bashkisë nuk është e vërtetë. Në çdo rast, pylli orbital dhe propaganda e Tiranës që sot është më e gjelbur tani përfunduan në kosh. /Nga Banka Botërore

Nënkryetari i PD: Çfarë fshihet pas vendimit të Bardhit për të kthyer Berishën në PD

Gazment Bardhi ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Përmes një shkrese dërguar kryetares së Kuvendit, Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët e përjashtuar nga Basha të rikthehen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në kërkesë, thuhet se çdo deputet i vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, të konsiderohet anëtar i këtij grupi të Partisë Demokratik, ku përfshihet edhe Sali Berisha.

Këtë vendim e ka komentuar edhe Roland Bejko i ftuar në DritareTV. Bejko tha se rikthimi i Berishës është një akt i rëndë dhe minim i demokracisë në Shqipëri.

“Akti që bëri zoti Bardhi sot nuk është akt moral. Është një akt i rëndë sa i përket marrëdhënieve që duhet të ketë PD-ja me ndërkombëtarët, opozita dhe Shqipëria me ndërkombëtarët. Sepse zoti Berisha është non-grata për tre arsye. Një nga arsyet është fakti si minues i demokracisë.

Rama sot me marrëveshjen që është bërë para disa ditësh, po i shërben kësaj teze, minimit të demokracisë në vend për të ruajtur privilegjin e tyre në krye të pushtetit. Pra për të mbajtur një formacion politik në Shqipëri, bipolar, ku duhet të ketë dy pole, PS-në me Edi Ramën dhe Sali Berishën dhe që çdo organizatë tjetër politike të mos ketë peshë në jetën politike të vendit tonë”, tha zoti Bejko.

Pas Berberit, një tjetër titullar i Belinda Ballukut me kompani që fiton tendera publikë! Edhe drejtor i ARRSH edhe ‘konstruktor” privat! Pasi fitoi milionat, Ergys Verdho i shiti aksionet për 50 euro

EMISIONI VETTING

Drejtor që emërohen në konflikt interesi me ligjin, mbajnë të hapura kompanitë kur janë në krye të institucioneve shtetërore dhe që parat publike i kanalizojnë tek persona të lidhur me ta, ortak ndoshta edhe miq.

Dhe si për çudi, në mënyrë të rastësishme apo të qëllimshme, emërohen dhe që janë në varësi të zëvendëskryeministres Belina Balluku, njëherësh dhe ministre Infrastrukturës dhe Energjetikes. Edhe pse janë në shkelje të ligjit, drejtuesit vijojnë të katapultohet në detyra të rëndësishme dhe institucione shtetërore, duke i shpëtuar përballjes me ligjin.

Ergys Verdho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) në Tetor të viti 2018. Por Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, firmosi emërimin e tij në krye të ARRSH në një kohë kur Ergys Verdho figuronte në Qendrën Kombëtare të Biznesit me kompaninë “V & CE Studio”. Në shkelje Verdho ka pranuar detyrën edhe pse dispononte kompani që binte ndesh me pozicionin e punës.

Objekti i aktivitetit të Ergys Verdhos rezultonte “vlerësim pasurish të paluajtshme dhe projektim ndërtimesh”. Sipas të dhënave si administrator figuron Ndriçim Allkaj, i cili dispononte asokohe 50% të aksioneve.

Referuar të dhënëve zyrtare, shoqëria “V & CE” sh.p.k është regjistruar në QKB konkretisht në 4 nëntor 2019.

Sipas të dhënave të ILDKPKI më herët Ergys Verdho rezulton që të jetë emëruar fillimisht zv. Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Korrik 2018.

Për periudhën 2018- 2019 Verdho dyshohet se ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, pasi ka qenë aksioner me 50 % të kuotave të kompanisë, ndërkohë që ka pasur poste drejtuese në ARRSH.

Kjo pasi  Ergys Verdho ka vijuar ta ketë në emër të tij kompaninë deri në nëntor 2019, kohë kur mori emërimin si Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve.

Ligji për “Parandalimin e konfliktit të interesave…” ndalon çdo zyrtar të administratës publike, aq më tepër të nivelit të lartë, ku përfshihet edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, për të pasur aktivitet privat si “Person fizik” sipas Rregullores për parandalimin e konfliktit te interesave ne ARRSH.

Neni 19 Kufizimi i Interesave private për parandalimin e konfliktit rast pas rasti të interesit për çështje të veçanta sqaron se:

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit:

–Nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik

-Nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse

-Nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë kapital të një shoqërie tregtare në çdo formë

Zyrtarë të tjerë:

-nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion tjetër publik

-nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari tjetër fitimprurëse me përjashtim të mësimdhënies

-mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose kapital të një shoqërie tregtare pa asnjë kufizim, me përjashtim të rastit kur shoqëria ushtron veprimtari në një sfere që përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit të autoritetit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte të nxjerra nga ai ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve të cilat krijojnë pasoja juridike, përfitimi, ose kosto mbi ato shoqëri apo mbi shoqëri të tjera që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me shoqërinë në fjalë…

Pra Ergys Verdho, qoftë si zëvendës drejtor i ARRSH, por akoma më keq si drejtor i përgjithshëm duke qenë aksioner, ka shkelur ligjin.

Për më tepër që objekti i kompanisë dhe ARRSH janë dy drejtëza që takohen me ndërtimin dhe projektimin të rrugëve, godinave apo çdo lloje forme konstruksioni.

Sipas avokatit Spartak Ngjela: “Është shkelje administrative deri në ndjekje penale se lejon ligji të gjitha abuzimet kështu janë bërë me kompanitë e tyre, por janë bërë me kompanitë e korrupsionit të miqve të tyre”.

Por çfarë ndodh me kompaninë “V & CE studio” me aksioner drejtorin e ARRSH

Ky subjekt përfiton 2 tendera nga Programi i rindërtimit me objekt rikonstruksion shkolle me vlerë 7 milion e 800 mijë lekë. Në garën e hapur datë 31-12-2020 kanë marr pjesë 12 kompani por subjekti i Ergys Verdhos ka arritur të fitoi bindshëm.

Pasi merr këtë tender Ergys Verdho e kupton se nuk duhet të vazhdoj të mbaj aksionet e kësaj kompani duke vendosur t’i shesë kuotën prej 50% që dispononte me një vlerë anormalisht të ulët për vetëm 50 euro.

Pas kësaj lëvizje të datës 24.11.2020 tashmë administratori, aksioner me të drejta të plota merr tenderin e radhës nga rindërtimit me vlerë 162 milion lekë. Objekti i kësaj pune publike është studim i projektit për ndërtimin e Rrugës Jorgo Panajoti.

Këto tendera kompania “V & CE studio” e Ergys Verdhos , i ka marr në bashkëpunim me subjektin tjetër “Sphaera shpk”.

kompania e verdhos

Kompania tjetër që ka marrë miliona euro nga ARRSH dhe njohja me Ergys Vjerdhon

Në datë 13.06.2019 Ergys Verdho ka ushtruar detyrën si konstruktor duke bashkëpunuar me Sokol Imeraj për ndërtimin e një pallati. Bashkëpunimi është bërë për llogari të kompanisë FLO-BES Constraction.

Në lejen për godinë banimi 8-katëshe ku njëri punonte si arkitekt, ndërsa Ergys Verdho rezulton konstruktor.

Raporti i Freedom House është lajmi i vërtetë!

Nga Ermal Peçi

Palët politike gjatë ditës së sotme përdorën çdo mekanizëm të mundshëm, për të zhvendosur vëmendjen kryesore nga lajmi i vërtet që duhet të dëgjonin qytetarët. Duket sikur ka një marrëveshje jo vetëm politike, por underground midis mazhoranncës dhe Rithemelimit të Berishës për ta mbajtur shoqërinë shqiptare larg të vërtetës.

Protesta që u lajmërua nga mbështetësit e Berishës përpara bashkisë së Tiranës dhe parlamentit solli një mobilizim të forcave të policisë deri në autobote ujë që do të përdoreshin për të shpërndarë protestuesit. Shumë zhurmë për asgjë, u fokusua gjithë media për ta trompetuar një protestë, e cila pati më shumë policë se sa protestues.

Kjo ishte dhe fabula, e cila nuk po pi më ujë as tek mbështetëtësit e Berishës, të cilët mesa duket janë lodhur nga teatri dhe nga marrëveshjet që grupi parlametar i tij mbylli me Ramën. Në anën tjetër ishte beteja për të çuar në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, e cila pavarësisht çfarë vendimi merr parlamenti karriera e saj politike duket se është drejt fundit për një sërë arsyesh objektive, por edhe nga hetimi i fundit i SPAK për investimin strategjik të bashkëshortit të saj. Pavarsisht teatrit, i cili ka 33 vite që ndodh në klasën tonë politike dhe skenarëve që krijohen për të zhvendosur vëmendjen nga problematikat reale, lajmi i vetëm shumë i rëndësishëm për shqiptarët që secili prej tyre duhet ta lexojë e të ketë informacion është raporti i Freedom House.

Organizata Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” të publikuar të enjten, thekson se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsoliduan më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet.

Në kapitullin për Shqipërinë, Freedom House po ashtu vë në dukje përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës të shoqërisë civile. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes.

‘Freedom House’ vlerëson përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe veçon rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u gradualisht përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanësh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucionet e pakta funksionale të drejtësisë dhe prokurorisë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023″,thuhet në raport.

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish kryeministrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabilizojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.”

Sipas raportit, “pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformimi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskredituar punën e SPAK-ut.”

Sipas ‘Freedom House’: “partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre dhe duken të pavullnetshme për t’u distancuar nga udhëheqësit problematikë partiakë që janë sanksionuar jashtë vendit ose që ballafaqohen me akuza serioze nga SPAK-u.”

“Kjo dukuri pjesërisht ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme të partive politike dhe paaftësisë së tyre” për t’i dhënë përgjigje kësaj dukurie negative në radhët e tyre.

Në kapitullin për Shqipërinë, organizata ‘Freedom House’ sjell një pasqyrë të zymtë dhe për skenën mediatike. Sipas raportit, një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm.

Sipas organizatës biznesmenë “paguajnë opinionistë dhe gazetarë dhe sponsorizojnë emisione kryesore televizive të debatit politik, të cilat ndikojnë në opinionin publik”. Kjo sipas raportit bëhet “për të promovuar agjendat e partive politike në këmbim të përfitimit të kontratave për tendera publikë apo favoreve tjera.”

Në këtë formë, sipas raportit, këto media shpërfillin çështjet e rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria. Raporti vjetor i ‘Freedom House’ që trajton parametrat kryesorë demokratik të shteteve në tranzicion, bën përgjegjëse të dy anët e spektrit politik në Shqipëri që kanë çuar në dobësimin e pozitës së parlamentit për të mbikëqyrur punën e qeverisë.
Këto janë disa nga pikat që shqiptarët sot duhet të lexonin edhe të dëgjonin të zgjedhurit e vet, të tjerat janë teatër politik që nuk i shërben Shqipërisë por vetëm një grupi pushtetarësh edhe oligarkësh.

Gentian Gaba s’ia përton medias së Berishës: Sado të aktroni, njerëzit e kanë kuptuar lojën dhe pazarin tuaj

Pas postimit lidhur me protestën e sotme përpara Bashkisë Tiranë, ku, mes të tjerash, Gentian Gaba thoshte se më shumë të korruptuar ka brenda në Bashki se sa protestues jashtë saj, ai u bë pjesë e linçimeve të medias së Berishës, syri.tv dhe syri.net, duke u akuzuar si i shitur te Veliaj.

Në fakt, shkrimi i Gabës kishte kapur thelbin e problematikës dhe merrej pikërisht me të kundërtën, duke akuzuae Veliajn dhe njerëzit e tij si të korruptuar, por mungesa e moralit të protestuesve bënte që njerëzit mos t’i përgjigjeshin thirrjes së tyre.

Në një postim pasditen e sotme, Gentian Gaba i është përgjigjur sulmit të medias së familjes Berisha, duke u shprehur se “sado të perpiqeni të mbuloni pazarin që eprorët tuaj kanë bërë me Ramen, sado të aktroni, njerëzit e shohin me sy të lirë ku qëndroni në raport me interesin publik, prandaj janë gjithmonë e më të paktë në tubime që do të duhej të shkulnin të korruptuarit nga kolltuqet e tyre në Bashki e Kryeministri”.

Më poshtë postimi i plotë:

Media e Çim Pekes me paska pershkruar si njeri ne mbrojtje te Veliaj, duke treguar edhe ne kete rast se qenkan “merzitur” me shume per hajdutet e Veliaj sesa per ata te Rames.

Por ndryshe nga Çimi, me Veliaj nuk me ka lidhur asnjehere asgje; ndryshe nga Çimi, Veliajit i kam qendruar perhere perballe, duke bere sa kam pasur ne dore per t’u perballur me padrejtesine, korrupionin dhe klientelizmin e tij dhe te Rames.
Sidoqofte, lincimet, shkrimet e stisura e te mllefosura, nuk me shqetesojne sepse e njoh mire teknologjine e tyre te akuzes, e cila ndizet dhe fiket me buton, sic ka ndodhur me bedelet e rinj te revolucionit, qe para se t’i nenshtroheshin udheheqjes se ricikluar, bombardoheshin me akuza, qe si per magji fshihen sapo mohonin te drejten e tyre per te patur mendim ndryshe, qendrime dhe identitet politik te mevetshem.

Gjithsesi, sado te perpiqeni te mbuloni pazarin qe eproret tuaj kane bere me Ramen, sado te aktroni, njerezit e shohin me sy te lire ku qendroni ne raport me interesin publik, prandaj jane gjithmone e me te pakte ne tubime qe do te duhej te shkulnin te korruptuarit nga kolltuqet e tyre ne Bashki e Kryeministri.

E verteta eshte se peretj gjullurdise te telekomanduar, shoqeria ju sheh si aksionere minorance te regjimit te Rames, i cili mezi ju ka e ju mban me cdo mjet, si uji i pakte, sepse pa ju nuk qendron dot, sikurse pa te ju do kishit mbyllur me kohe qepenat e “marketit te madh”.

Ne foto keni Peken e Berishes duke luftuar Veliaj dhe Gaben e Bashes duke bere pazar me policine e Veliaj dhe Rames…

Pendimet e shumta dhe të pakuptimta të Gazment Bardhit

Nga Ervis Iljazaj

Pas më shumë se dy vitesh duket sikur Gazment Bardhi është penduar për pezullimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Sot, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës ka kërkuar që Berisha të rikthehej si anëtar grupi. Në këtë mënyrë, po shkon kundër vendimeve amerikane dhe britanike që e kanë shpallur Berishën non-grata, duke nënvlerësuar vendime të tilla të rëndësishme gjeopolitike të qeverive aleate me Shqipërinë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që zoti Bardhi pendohet për aksionet e tij politike, gjatë viteve tw fundit. Pendimet e tij kanë qenë të shumta dhe të pakuptimta politikisht për hir të së vërtetës. Dyzime politike të cilat nuk janë parë kurrë në 34 vite të tranzicionit shqiptar. Gazment Bardhi në këtë drejtim është duke futur në kulturën politike shqiptare një shkollë tjetër, të paparë dhe të padëgjuar më parë, e cila nuk dihet se ç’përfundim do të ketë, por që nuk ekziston në asnjë manual të shkencave politike dhe të historisë politike.

Brenda një kohe relativisht të shkurtër politike, njëherë e konsideron Lulzim Bashën si lider të jashtëzakonshëm, pastaj si një politikan që ka tradhtuar kauzën e opozitës. Po ashtu Sali Berishën para shumë pak kohe e konsideronte si një të keqe të madhe të Partisë Demokratike, pastaj si një lider të madh opozitar. Madje publikisht është shprehur se nëse Berisha vjen në krye te PD-së, ai nuk do të jetë më pjesë e saj. Ndërsa sot, është Nën-Kryetar i Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Për dy vite me radhë ka mbajtur qëndrimin publik dhe ligjor që Kuvendi i thirrur nga Rithemelimi në 11 Dhjetor ishte jo legjitim. Ndërsa sot, mendon se ajo pjesë e Partisë Demokratike është partia legjitime dhe i takon vula e PD-së. Në të njëjtën kohë pretendon se është dhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së Luzlim Bashës dhe Nën-Kryetar i Sali Berishës. Njëherë është ndërkombëtarisht, ku aleanca me ShBA-në dhe Britaninë janë strategjike, pastaj shndërrohet në sovranist dhe legjitimon çdo aksion politik të Berishës të cilin aleatët kryesorë të Shqipërisë e kanë shpallur non-grata.

Dyzime si këto te Gazment Bardhi mund të gjesh pa fund në këto dy vite të aksionit të tij politik. Është si të thuash një rekord në politikën shqiptare. Një rast më shumë unik se sa i rrallë. Problemi më i madh nuk janë dyzimet politike dhe pendimet e shumta. Problemi më i madh është se përse i humbi kohë demokratëve për dy vite rresht dhe u bë pjesë e përçarjes dhe katandisjes së opozitës, ashtu sikurse është sot.

Gazment Bardhi ka ardhur te vendimet e Flamur Nokës, Albana Vokshit, apo Klevis Balliut dy vite më vonë. Vokshi, Noka dhe Balliu treguan një inteligjencë politike dhe intuitë më të lartë se të zotit Bardhi, pasi ata kishin këto qëndrime që në krye të herës dhe si kanë ndryshuar ato. Je dakord ose je me to, të paktën janë qëndrime politike koherentë ku koha i dha të drejtë. Dhe të gjithë të tjerët, duke filluar nga Gazment Bardhi dhe deputetë që i shkojnë pas erdhën te ato qëndrime shumë me vonesë.

Sigurisht në politikë edhe mund të ndryshosh qëndrim, ama pasojat e qëndrimeve të tua kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. Prandaj, ajo që e mban gjallë aksionin politik është përgjegjësia që ke ndaj njerëzve. Me sa duket, në politikën shqiptare askush nuk mban përgjegjësi për ato që bën dhe ato që thotë. Mund të thuash çdo gjë, mund të veprosh ndryshe nga ato që ke menduar dhe ke mbajt qëndrim, dhe përsëri mund të kesh mendimin se do t’ja dalësh. Por në fakt ky është vetëm një iluzion. Në politikë rrallë, shumë rrallë, ke një mundësi të dytë për të bërë një impresion të parë./Liberale.al

Rrëzohet kërkesa, mandati i Olta Xhaçkës nuk kalon në “Kushtetuese”

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka votuar kundër përcjelljes në Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim mandatin e deputetes që gëzon ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Për dërgimin e mocionit në lidhje me papajtueshmërine e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese kishte 39 vota pro nga opozita, të cilat u mposhtën nga 72 votat kundër të mazhorancës.

Vetë Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.

Pampuri: Nuk vendos Lindita Nikolla për Grupin Parlamentar të PD

Nënkryetarja e PD Orjola Pampuri ka reaguar pas leximit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të shkresës së Gazment Bardhit për tërheqjen e përjashtimeve të Sali Berishës dhe disa deputetëve nga grupi parlamentar i PD.

Gjatë një interviste në A2cnn, Znj. Pampuri është shprehur se, z. Bardhi nuk është kryetar i grupit parlamentar të PD.

Kjo çështje ka mbetur pezull sepse i kemi çuar shkresa znj. Nikolla derisa të përfundojë çështja e shqyrtimit ligjor. Deri më sot KQZ, Gjykatat njohin z. Basha si kryetar i Partisë Demokratike.

Dhe nuk është Lindita Nikolla që vendos sepse nuk vendos ajo kush kthehet në grupin parlamentar ose jo, nuk vendos znj.

Nikolla për çështje të brendshme të statutit të PD. Këto sjellje të Nikollës dëshmojmë për një marrëveshje mes tyre”.

Përgjimet/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”/ Kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, kush ishte “lushnjari”

Emisioni “Në shënjestër” në News24 pak kohë më parë publikoi detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Më poshtë përgjimet e grupit të trafikantëve, të cilët u dënuan sot nga GJKKO me burg.

Përgjimet mes të dyshuarve, zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, asokohe drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikimet e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problematikat që mund tu dalin në vazhdim mbi mallin

Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre. Me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe.

Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianët do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktimi.

Përgjim 11 Nëntor 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.

D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.

Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.

D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.

Z. Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.

D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.

Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimin e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikimet midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën.

Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij.

Ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohet kolumbianin, nuk bëri gjë. Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet ‘se do ti fuste ndonjë plumb kokës, se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni, i cili nuk e kishte përfunduar punën.

Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbianit’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbianin me dasht’, dëgjohet Gjolena ti thotë Denilson Çervanakut. I cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën.

Më tej ata flasin për provën e vogël që do ti bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkalojnë as marrjen përsipër të përgjegjësisë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh.

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit.

Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit.

Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve.

Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi.

Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet.