26.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e Jamarbër Malltezit.

Ky i fundit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’i rikthyer kompjuterat e sekuestruar nga SPAK, në hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku ai është nën masën e sigurisë “arrest me burg” bashkë me vjehërrin e tij, Sali Berisha.

Por, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimet e gjykatave të mëparshme dhe kompjuterat do të mbeten ende në duart e SPAK.

Jamarbër Malltezi akuzohet për vperat penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën.

Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

SPAK deklaron se në tokën e ish-kompleksit “Partizani”, Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro.

11 Pridh

Nga Edison Ypi

A ishte i shkolluar ?
Dridhej e spërdridhej të linte përshtypjen se kishte mbaruar shkolla. Por lindi dhe ngordhi thjesht një gdhë që s’mori dot asnjë diplomë.
Po i ditur, i kënduar, a ishte vallë ?
As minimalisht. Nga frika se mund të dëshmonin sa i paditur qè, i vrau një nga një të gjithë ata që e dinin çfar shtaze ishte.
I njohur në botë ?
Për tu dukur i njohur, paguante me gjakun e shqiptarëve dhe sillte në Shqipëri ca zorraxhinj, ca minj bodrumesh nga guxhuvërrat e botës, ku ishin e ku s’ishin ca halabakë të krrupshëm, ca zhabulanë të vjellshëm.
Po atdhedashës a ishte ?
Ishte atdhevrasësi, atdheshkatërruesi, atdhevarrosësi më i pashpirt që ka njohur bota.
Burrë shteti ?
Miu i shtetit e mbushi vendin me spiuna, burgje, bunkera. Administratën me mjelëse, mbjellëse, korrëse, saldatora, karrociera.
Ndoshta ishte trim ?
Dhjetëra vite ndejti fshehur si krimb nën gur.
I Besës ?
I vrau të gjithë shokët.
Ndërtimtar ?
Apartamente si furriqe. Asnjë rrugë. Për të realizuar të ashtuquajturin “elektrifikim” me tre a katër llampa për çdo shtëpi, nxiu nëpër kantiere dhe treti nën diga më tepër jetë shqiptarësh se metra kub betoni. Energjinë e digave të vdekjes e shpenzoi më së shumti në hekurishten më të madhe të planetit të quajtur Kombinati Çeliku i kurvit, për mender funksionimin e të cilit qymyrin e mori nga Polonia dhe mineralin e hekurit që ndodhet me miliona tonelata në Prrenjas, e merrte në Brazil.
E zhvilloi bujqësinë ?
Bujqësinë e bëri “çështje të të gjithë popullit”. Popullit i dha të hante “çështjen”, ndërsa Bujqësinë ua dha ta hanin gjermanëve dhe holandezëve të cilëve bqiri vrasës u shiste me çmime qesharake fruta dhe perime shqiptare që ta kishin barkun të mbushur në prag të shpërthimit të revolucionit proletar botëror.
Arsimdashës ?
Ngriti shkolla dhe universitete për të arsimuar budallenj sipas të cilëve Shqipëria është qendra e Universit, teoremën e Pitagorës e ka shpikur Çajupi, Kanalin e Suezit e ka çarë Kadri Hazbiu.
Naftën e kërkonte me lupë mbi hartë rrethuar nga eksperta të cilët i burgoste ose i vriste të nesërmen.
Për hedhjen në erë të kishave dhe xhamiave dhe pushkatimin e priftërinjve e hoxhallarëve përbindshi s’dinte gjë. U bënë me iniciativën e rinisë së Durrësit, asaj që në ’90-ën bashkë me dhjetra mijëra të tjerë u kacavjerr nëpër anije dhe iku e gjitha nga sytë këmbët në fund të botës.
A e donte Kosovën, kosovarët ?
Kosovarët që arratiseshin prej andej dhe vinin këndej, pasi i rrihte nëpër biruca i kalbte nëpër burgje me dhjetra vite.
Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore i bëri më të largëta se Zelanda e Re. Ka sot e kësaj dite shqiptarë të Shqipërisë që ngatërrojnë Strugën me Podujevën.
Gëzojuni o shqiptarë 11 Pridhit, kësaj date kur ngordhi një vampir.
Gëzohu ti i lodhuri dhe i sëmuri i internimeve e burgjeve që rrëke lotësh të nxehtë t’i çanë faqet gjatë dhjetra viteve.
Gëzohu ti o fshatar, se një copë tokë e ke.
Gëzohu edhe ti malësor, se një shtëpi e ngrite.
Falju kësaj date pridhi në këto ditë pranvere edhe ti o nostalgjik që gënjeshtra deshe, gënjeshtra kishe, gënjeshtra ke.
Lumnohu edhe ti o komunisti i pandreqshëm. Një parti kishe, tani ke disa.
A ta shpallim 11 Pridhin festë kombëtare ?
S’është nevoja. E keni në zemrat tuaja.

Si Rama, Berisha dhe ish “Gazka”, vërtetuan raportin amerikan vetëm pak orë pasi doli!

NGA POLI HOXHA

Si Rama, Berisha dhe ish “Gazka”, vërtetuan raportin amerikan

Prej disa kohësh një situatë politike në dukje absurde, po vazhdon në Shqipëri.

Edi Ramës i duket vetja shumë i zgjuar dhe xhongler, që kur vendosi të luajë farsën sipas të cilës në vend ka vetëm dy pole politike, ai dhe Berisha.

Gjithashtu si mish dhie në gjellën e mamuthëve qëndron Gaz Bardhi, të cilit i është mbushur mendja se është “lojtar” që shënon në të dyja porta e fushës dhe golat i quhen.

Berisha nga ana tjetër del përnatë në ballkon dhe bën sikur lufton me regjimin, lëshon gjyle mbi mullarët e SPAK dhe pasi hyn brenda në shtëpinë-burg, monitoron paktin e ri me Edi Ramën.

E gjithë kjo panoramë ka vetëm një emër: Intimidimin e drejtësisë dhe imponimin ndaj ndërkombëtarëve si faktorë të vetëm, të cilët në Shqipëri kanë në dorë edhe breshërin, edhe diellin!

Por fundi i lojës ka ardhur.

Raporti i fundit i Freedom House, organizatë amerikane që mision kryesorë ka monitorimin e demokracisë në botë, ishte një prozhektor i fortë që nxjerr në dritë çorbën e helmuar që po gatuan Rama me Berishën, edhe pse e mbysin me erëza të forta dhe mish dhie të tipit gazbardhistë.

Zbërthimi i lojës është tronditës.

Jo se nuk e dinin shqiptarët, por sepse ndërkombëtarët po i paralajmërojnë për herë të fundit që të mos bëjnë si të zgjuar me ata dhe të luajnë me dy porta.

Raporti e thotë troç: Forca politike e Berishës, Rama dhe qeveria e tij, mediet që kontrollojnë dhe bisneset në shërbim të tyre, janë bërë bashkë kundër SPAK.

Pasi nxihet mazhoranca Rama, qëndrimi për Berishën dhe këdo që i ndjek apo bën marrëveshje si Rama është i prerë: Po përdorin dhunën si instrument, synohet destabilizimi i vendit, minojnë demokracinë, po përdorin mediet dhe bizneset për kauzën e tyre malinje dhe kanë rrethuar dhe po intimidojnë SPAK dhe GJKKO.

Për ata që nuk e dinë, raportet e Freedom House janë bazë e qëndrimeve zyrtare të SHBA.

Për sy e mendjeleshët, kujtojmë se kur në këto lloj raportesh shkruhet se një grupim politik kudo në botë është i dhunshëm, synon destabilizimin e vendit dhe të demokracisë, zakonisht më pas qeveria i shpall këto grupime edhe zyrtarisht, si “terroriste”.

Askush nuk e do dhe e uron këtë përfundim, pasi edhe “ngrënia e barit” që po vazhdon prej 3 vitesh, është shumë. Por një gjë është e qartë: Pazari Rama-Berisha po monitorohet fortë nga ndërkombëtarët.

Ky raport është vetëm preludi dhe Edi Rama ka për të qenë fajtori kryesorë, pasi për ti shpëtuar drejtësisë duke rikonfirmuar pushtet edhe për 4 vite, po e shet organizatën e Berishës si të vetmin faktorë politik në vend që ai ka përballë por edhe që mund të bëjë marrëveshje, për hir të “demokracisë”.

E fuqizon në Kuvend, e fut në tryezën e lartë politike si ajo e Reformës Zgjedhore, e ushqen fuqishëm ekonomikisht nëpërmjet bizneseve oligarkike dhe mbi të gjitha e mban në lojë duke përpunuar opinionin publik me mediet e përbashkëta.

Me dorën e tij ju ka dërguar mesazh medieve kryesore, që ta trajtojnë Gazment Bardhin “si aset”. Kurse PD dhe Lulzim Basha që janë të vetmit pro SPAK e në linjën perëndimore për demokracinë shqiptare, të defaktorizohen, të sulmohen edhe pa lidhje, të tallen dhe të trajtohen si të mbaruar.

Kaq të madh e kanë hallin me SPAK dhe për të vazhduar të gëzojnë së bashku pushtetin e “mazhorancës dhe opozitës”, sa që e kanë futur kokën keq fare në konspiracionin për të minuar demokracinë.

E kanë futur deri aty sa që vetëm pak orë pas publikimit të raportit amerikan të Freedom House, e vërtetuan pikë për pikë atë.

Nëpërmjet ish-Gazkës, sot zëvendës i kryetarit nongrata të organizatës Rithemelimi,(“Aset” sipas Ramës), në bashkëpunim me Lindita Nikollën yesman-e, amnistuan nongratën e SHBA dhe të Britanisë së Madhe dhe certifikuan “minimin e demokracisë”.

Edhe atë pjesën e rëndë të “dhunës dhe destabilitetit të vendit”, nuk duruan por e vërtëtuan shpejt e shpejtë, duke hedhur bomba molotov te bashkia e Tiranës, pasi shtabin qëndror të korrupsionit në vend që është zyra e Ramës, e kanë çliruar me kohë!/

“Reagimi i qeverisë greke, i vonuar dhe i paqartë”- Lëvizjet e Athinës sapo u njoftua për masakrën e Peshkëpisë! Çfarë debatuan ish-ministri i Jashtëm Alfred Serreqi dhe homologu Papulias

NGA ESAT MYFTARI / “Masakra e Peshkpisë më 10 prill 1994, ishte në vazhdën e provokimeve greke, me anijen luftarake që në janarin e atij viti hyri në ujërat tona dhe qëlloi me armë…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit -Debatet e ministrit të Jashtëm, Alfred Serreqi, me homologun grek Papulias në Zyrih, me ndërmjetësinë e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Rajerson.

 

TAKIMI NË ZYRIH

Zoti Serreqi: I nderuar z. ministër, e konsideroj shumë të rendësishëm këtë takim dhe shumë të përgjegjshëm për të dyja qeveritë dhe për të dy popujt tanë, sepse marrëdhënjiet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të rendësishme, jo vetëm për të dy vendet tona, por edhe për të gjithë rajonin. Vullneti i mirë për të analizuar këto marrdhënie përbën burimin e përgjegjësisë për ti zgjidhur problemet. Nuk dyshoj në vullnetin e mirë të zotit ministër, por është e qartë që klima aktuale meriton angazhim dhe përpjekje serioze per t’u analizuar. Është në dobi të të dyja palëve per të vënë në tavolinë ato ngjarje qe kanë vënë në vështirësi këto marrëdhënie.

Pika kulminante është akti terrorist në Peshkëpi, akt i cili nuk është moment i shkëputur, por atij i kanë paraprirë një sërë aktesh në kufi. Tre qytetarë shqiptarë të vrarë në tetor 1993, një tjetër i vrarë po në tetor 1993, edhe një tjetër i vrare në mars 1994. Ka pasur shkelje të ujërave territorial, bile edhe pas ngjarjes ne Peshkëpi. Në momentin e kapjes së anijes së peshkimit “Aios Vasilis” me 15 prill të këtij viti, një anije ushtarake greke u fut në ujërat territoriale shqiptare dhe u largua vetëm pas një ore, me gjithë paralajmërimet tona.

Nuk kanë munguar edhe keqtrajtimet e shqiptarëve në aeroportin e Athinës. Po të kufizohemi në ngjarjen e Peshkëpisë, ngjarje e cila cënoi sovranitetin e vendit tim, qeveria greke i ka të gjitha strukturat dhe mjetet e nevojshme për sqarimin e saj dhe për nxjerrjen e fajtorëve. Qeveria greke duhet të japë prova te qarta. Ajo duhet të pranojë hetimin e ngjarjes nga nje komision i paanshem ndërkombëtar, të japë garanci që akte të tilla terroriste nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe për këtë do të desha mendimin e zotit ministër para se të kalojmë në diskutimin e çështjeve të tjera.

Zoti Papulias: Do të doja të theksoja që qeveria greke që në castin e parë shprehu dënimin per këtë akt terrorist dhe të siguroja zotin ministër se, sapo u njoftova për ngjarjen, u lidha me komandantin e divizionit VIII të Janninës dhe drejtorin e Policisë për Janinën dhe dhashë urdhër që në këtë rajon të bëhej një kontroll i rreptë lidhur me ngjarjen, pasi ishim lajmëruar nga qeveria shqiptare per kalimin e grupit në këtë rajon, dhe ata u futën në veprim. U shprehëm gjithashtu të gatshëm që të bashkëpunonim dhe më në fund u mblodhën komisionet në Janinë. Fatkeqësisht, deri tani nuk ka të dhëna për njerëzit që kryen aktin, por përpjekja per të mbledhur të dhëna me interes nuk u braktis.

Konsideroj se të gjitha ato që përmendi zoti ministër mund të shmangeshin me një bashkëpunim të koordinuar. Propozimet dhe marrëveshjet e arritura gjatë visitës së zotit Gjitonas në Tiranë, do të mund të shmangnin këto ngjarje. Po kështu edhe, bashkëpunimi midis dy divizioneve, i divizionit të Janinës me atë të Gjirokastrës. Bashkëpunimi mbi një bazë të tillë është mjeti për evitimin e incidenteve. Një bashkëpunim ushtarak do të ishte shumë i vlefshëm në të ardhmen dhe besoj se të dyja palët, autoritetet ushtarake dhe policore, mund të diskutojnë mënyrën e bashkëpunimit për të mos patur ngjarje të tilla që helmojnë klimën e marrdhënieve tona.

Zoti Serreqi: Po i referohem edhe një herë takimit të zv/ kryeministrave të Rendit Publik të të dy vendeve. Zv/ endesministri grek deklaroi se kanë marrë masa për një kontroll të rreptë të kufirit për pengimin e emigrantëve të paligjshëm. Këto masa sigurisht e rrisin përgjegjësinë e organeve greke për arrdhjen e bandave nga territori grek, të cilat kryejnë krimin, kthehen përseri në Greqi dhe i kanë shpëtuar deri më sot Drejtësisë.

Qeveria shqiptare gjykon se veprimi dhe reagimi i qeverisë greke ka qenë i vonuar dhe disi i paqartë. Në lidhje me incidentet që shpjegova, nuk kemi qëndrime të qarta të qeverisë greke. Nuk i vë në dyshim perpjekjet e zotit ministër, i cili ka ndërhyrë në organet e rendit për të marrë masat e duhura. Por reagimi i qeverisë greke në lidhje me ngjarjen ka qenë i vonuar dhe i sipërfaqshëm dhe unë si prononcim të parë të zotit ministër kam intervistën e tij me 4 prill 1994. Për episodin s’kemi shpjegime të qarta.

Qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të ndajë atë q eshte linjë e përgjithshme e qeverisë greke dhe ate qe është linjë e qarqeve të caktuara, që s’janë të interesuara per marrdhëniet tona të mira dhe qe shprehin rivendikime të qarta territoriale, si dhe cfare në këto struktura qeveritare është nën influencen e këtyre qarqeve dhe çfarë jo. Cilat janë rrethanat që e bejnë të mundur veprimin e këtyre qarqeve, sa është hapësira e krijuar që u lejon për të kryer veprime të tilla dhe për të paraqitur edhe pretendime territoriale ndaj nesh. Sa është mundësia e qeverisë dhe e shtetit ligjor të kufizojë këtë hapsirë dhe sa është përgjegjësia direkte dhe e tërthorte e kësaj qeverie?

Është e vërtetë e hidhur që s’ka si të mos influencojë marrëdhëniet shqiptaro-greke gjallërimi i qarqeve me pretendime të qarta shoviniste. Pretendimet e tyre nuk ia vlejnë të diskutohen, qoftë në aspektin historik, gjeografik e demografik. Qeveria shqiptare është shprehur në mënyrë të përsëritur se është kundër ndryshimit të kufijve me dhunë, por jemi shumë të shqetesuar për hapësirën e madhe që kanë qarqet shoviniste greke në TV, shtyp, që shtypin dhe shpërndajnë harta dhe bëjnë thirrje edhe për ndërhyrje të armatosur. Lind pyetja: A ka persona zyrtarë që u bëjnë jehonë ketyre qarqeve?

Zoti Papulias: Do të doja të bëja disa vërejtje. Unë nisem nga një tezë bazë që e kanë përqafuar të gjitha qeveritë greke të pasluftës: Moscënimi i kufijve, miqësi e përzemërt dhe bashkëpunim me fqinjët. E dimë historinë e Ballkanit. Në vitet 1946-1949, Greqia jetoi nën kërcënimin direkt ndaj territoreve të saj, e përballoi këtë kërcënim dhe nuk ngriti pretendime territoriale ndaj fqinjve. Në vitin 1955, Greqia përjetoi një tragjedi të dëbimit të popullit grek nga Stambolli.

Shumë mirë foli zoti ministër dhe për çfarë thonë gazetat ose radiot, për çfarë kanë thenë ose deklaruar këto qarqe. Gjynah që nuk solla disa artikuj të fundit të gazetave, ku as më shumë as më pak, ku as më shumë as më pak, më quajnë tradhtar sepse paskam shitur interesat e popullit minoritar te zoti Serreqi. Do të doja t’ju jepja një artikull të “Elefteros Tipos” që të shihnit se cilat jane frytet e shtypit të lirë. Unë jam mësuar që të quhem tradhtar i interesave të Greqise. Këto nuk kanë efekte tek unë, por mua më intereson boshti qendror i politikës greke.

Këtu, jashtë është edhe një gazetar që më sulmon në këtë linjë. Dua të them zoti ministër diçka që e besoj se sa kohe do të vazhdojnë marrëdhëniet e tensionuara Greqi-Shqipëri, valët e tyre do te shkojnë në tëe gjithë Ballkanin dhe ato qarqe që nuk duan paqe në Ballkan do të minojnë marrëdhëniet greko-shqiptare. Prandaj besoj se është në interesin tonë dypalesh, por edhe të rajonit, të perballojmë gjendjen me gjakftohtësi. Të gjejmë mjetet e shmangjes së ngjarjeve që helmojnë marrëdhëniet tona. Të gjejmë nje sistem që shmang problemet. Te zgjidhim cështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë dhe t’u vihemi punëve për të cilat jeni të ndjeshëm si ju si ne.

Me këtë rast, dua të bëj një vërejtje. Ne nuk reaguam për problemet e Kishës Ortodokse Autoqefale, por kur donim të flisnim me ju për problemin e “epiftafit” dhe të “ringjalljes” e kishim fjalën për një rit fetar. Konsideroj se ky ndalim do të kishte pasoja emocionale dhe efekte negative në të gjithë popullin grek. Po kështu, ndodh edhe me ndalimin e disa minoritarve grekë.

Në keto raste e dini se cili është reagimi i disa qarqeve: “Pse nuk ndërhyni në qeverinë shqiptare për të drejtat e minoritetit grek?”. Të gjithë këta na akuzojnë se i kemi shitur interesat e minoritetit grek në emër të marrëdhënieve grekoshqiptare. Kjo krijon një klimë shumë të rrezikshme brenda Greqisë. Mendoj se kur biseduam herën e fundit gjetem disa rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe e persëris se ka rrugë për zgjerimin e bashkepunimit. Dua të përfitoj nga rasti për të thenë se të gjitha këto varen nga vullneti ynë për të kapërcyer këto probleme dhe për të avancuar këto marrëdhënie miqësore.

Qeveria e sotme greke jo vetëm njeh kufijtë ekzistues, jo vetëm respekton parimet dhe rregullat ndërkombëtare të marrëdhënieve dhe miqësise midis shteteve, por edhe siguron se s’ka forcë që mund të ndryshojë kufijtë në Ballkan, sepse cdo ndryshim kufijsh në Ballkan do të thotë luftë ballkanike. Ky është një parim bazë i pandryshueshëm. A ka probleme që presin të zgjidhen? Sigurisht qe ka. Ekzistojnë zgjidhje dhe ajo që kërkojmë është t’i gjejmë ato.

Zoti Serreqi: Problem është krijimi i klimës së besimit.

Zoti Papulias: Shumë e drejtë. Nga të dyja palët.

Zoti Serreqi: E kam ndjekur shtypin grek në mënyrë të përditshme dhe kam mësuar se ajo pjesë e shtypit grek që është antishqiptare, pra, antigreke, është kundër marrëdhënieve të të dy vendeve. Problemi është se marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund ë personalizohen. Demokracia dhe shteti ligjor nuk e kanë të vështirë të kundërveprojnë ndaj aktiviteteve antiligjore, që bien ndesh me Kartat Ndërkombetare të KSBE-së, të KB-së etj., sepse rrezikohet vetë demokracia dhe cenohen marrëdhëniet ndërshtetërore.

Këtej buron kërkesa e qeverisë shqiptare që qeveria greke të marrë masa për të penguar dhe për t’u kundërpergjigjur me deklarata të veta, ku linja e saj të bëhet me e qartë dhe të jetë më e fuqishme e ku të dalin më mirë në dritë marëdhëniet shqiptaro-greke. Ne se ka forca të jashtme kundër marrrëdhënieve shqiptaro-greke dua të theksoj se qeveria shqiptare kurrë nuk i ka ndërtuar marrëdhëniet dypalshe në dëm të një pale të tretëe, po kështu edhe në raport me Greqinë.

Problemi i minoritetit grek. Nga mënyra se si trajtohet, minoriteti mund të jetë faktor pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve, por mund të jetë edhe pengesë, mund t’u kundërvihet këtyre marrëdhënieve. Ju zoti minister, iu referuat historisë së Ballkanit. Në qoftë se do t’i referohemi revolucionit grek, luftës se pullit grek për pavarësi, do te bisedonim për praninë aktuale të shqiptarëve të hershëm dhe kontributin e tyre në Greqi. Qeveria shqiptare e konsideron dhe ekzistencën e faktorit shqiptar në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri si faktor që na bën të kemi nevojë për marrëdhënie të mira.

Minioriteti grek në Shqipëri e vuajti diktaturën e Hoxhës si gjithë populli shqiptar dhe gëzon të drejtat demokratike të shtetit të parë demokratik të pasluftës. Të drejtat dhe liritë bazë në Shqipëri sigurohen me një ligj kushtetues. Ligji shqiptar për arsimin do t’u sigurojë minoritetit grek ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor. Kështu, ai do të ketë një bazë të plotë ligjore në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Sigurisht, minoriteti grek përballon problemet e tranzicionit që kalon gjithë populli shqiptar. Falë kujdesit tuaj, ai është në kushte më të mira se sa pjesa tjetër e popullsisë. Në politikën tonë ndaj minoriteteve ne vazhdojmë të ecim në dy drejtime. Ata jo vetëm do të ruajnë identitetin e tyre, por kanë mundësi edhe të integrohen në shoqërinë shqiptare. Nga rradhet e minoritetit grek ka parlamentarë, ministra, ambasadorë, diplomatë, akademikë, studiues etj.

Në lidhje me ndalimin e disa shtetasve nga minoriteti grek, se pari dua të theksoj se edhe shtetas të tjerë, jo me origjinë minoritare, janë ndaluar dhe arrestuar gjatë kontrolleve rutinë të Policisë. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë mbajtur edhe pesë shtetas nga minoriteti grek për mbajtje armësh pa leje dhe dokumentacionesh antiligjore.

Lidhur me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e konsideroj provokuese dhe të pahijshme ndërhyrjen e ambasadës greke në Tiranë për çështjen e festimit të Pashkëve. Shteti shqiptar është shumë i ndjeshem ndaj lirisë së besimit, pasi kemi ardhur pas një periudhe të gjatë, në të cilën shteti komunst shqiptar mohoi lirinë e besimit dhe u shpall si shtet ateist. Kisha Ortodokse Shqiptare është autoqefale. Në strukturën e shtetit ka një Sekretariat të fesë, ku ajo ka përfaqësuesin e vet.

Pra, ekzistojnë të gjitha strukturat që rregullojnë marrëdhëniet e konfesioneve fetare me shtetin. Ndërhyrja provokuese e ambasadës greke të kujton disa reminishenca të vjetra teokratike dhe konsideohet si tendencë për të cenuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse, për të ngatërruar fenë me kombësinë. Uroj që ndërhyrje të tilla të mos përseriten më. E verteta është se ortodokset shqiptarë i festuan Pashkët të gëzuar në të gjithë Shqipërinë. Po kështu edhe minoriteti grek.

Nuk do të më keqkuptoni, zoti ministër, të bëj një sqarim. Sipas ligjit kushtetues, pushtetet janë të pavarura në Shqipëri. E kemi konsideruar dhe vazhdojmë ta konsiderojme ndërhyrje të pajustifikueshme në autoritetet juridike shqiptare nëdrhyrjen për çështjen e Fatos Nanos, i cili është dënuar për krime ordinere dhe jo për krime politike. Solidariteti midis partive socialiste nuk vlen për udhëheqës të korruptuar.

Tentuan të kalonin Mesdheun me gomone mes motit të keq, humbin jetën 9 persona në ishullin Lampedusa, mes tyre edhe një foshnjë! 15 emigrantë ende të zhdukur

Nëntë persona, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur pasi anija e tyre u përmbys teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun në mot të stuhishëm, ndërsa 15 të tjerë dyshohet se janë të zhdukur sipas rojës bregdetare e Italisë.

Roja bregdetare tha të enjten se kishte marrë një kërkesë bashkëpunimi nga zyrtarët maltezë të kërkimit dhe shpëtimit, pasi anija u përmbys rreth 30 milje (50 km) në jug-lindje të ishullit Lampedusa të mërkurën.

Roja bregdetare tha se kishte dërguar varkën e saj patrulluese në vendngjarje, e cila shpëtoi 22 të mbijetuar dhe gjeti nëntë individë të vdekur, përfshirë një foshnjë.

Operacionet e shpëtimit ishin veçanërisht sfiduese për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe detit, me valë deri në 2.5 metra, shtoi roja bregdetare.

Kjo ngjarje tragjike, vjen pas rreth një dite pasi eurodeputetët votuan për të miratuar një paketë historike të ligjeve të migracionit dhe azilit, por OJQ-të thanë se ndryshimet nuk do të bënin asgjë për të zvogëluar numrin e njerëzve që vdesin në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të hynin në BE.

Kombësia e pasagjerëve të varkës nuk dihet ende, ndërsa të mbijetuarit u dërguan në Lampedusa, e cila ndodhet midis Tunizisë, Maltës dhe ishullit më të madh italian të Siçilisë, dhe shpesh është pika e parë e uljes për njerëzit.

Zyrtari i komunikimit i UNHCR-së, Filippo Ungaro, në një reagim në “X” bëri me dije se të mbijetuarit ishin “në një gjendje hipotermie dhe shoku”.

Vdekjet erdhën menjëherë pasi shpëtimtarët më në lindje në Mesdhe gjetën trupat e tre vajzave në ishullin grek të Kios. Roja bregdetare greke tha të mërkurën se treshja kishte vdekur pasi një varkë që i transportonte nga Turqia e afërt u përplas me shkëmbinj. Katërmbëdhjetë persona, përfshirë tetë fëmijë të tjerë, u shpëtuan.

Broja në listën e shitjeve, një klub i Premier Ligës do të futet në garë vetëm nëse Çelsi ul çmimin

Çelsi po mbyll një tjetër sezon larg Evrope, larg çdo objektivi sezonal. Me laps e letër në dorë, drejtuesit e klubit po përgatiten për një tjetër revolucion në shkallë të gjerë.

 

Sipas mediave angleze, nga Londra pritet të largohen gjatë verës jo pak por 11 lojtarë, mes tyre edhe Armando Broja. Sulmuesi kuqezi u largua gjatë janarit në formë huazimi pa asnjë obligim, një huazim i thatë, për t’u rikthyer te Çelsi në verë.

Pavarësisht këtij fakti, fati i Brojës është i shkruar, në verë do të largohet, nuk bën pjesë në planet e klubit. Nuk parashikohet një qëndrim i tij te Fulham pasi ky huazim shkoi shumë keq.

Broja mbetet një lojtar për të cilin interesohen ende shumë klube, një prej tyre është edhe Uest Ham. Në fakt, “çekanët” u interesuan për Brojën edhe gjatë janarit, kanë shfaqur interesim edhe në të kaluarën, por kjo shihet vera e duhur për të paraqitur një ofertë zyrtare.

Përcaktues në të ardhmen e Broja është dhe kërkesa e klubit të Çelsit, nëse blutë ulin pretendimet e tyre prej 50 milionë euro, atëherë klube si Uest Ham mund të futen në garë për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar.

Gentian Gaba: Më shumë të korruptuar brenda Bashkisë Tiranë se sa protestues përpara saj. Ja arsyeja!

Nga Gentian Gaba

Ka me shume te korruptuar brenda Bashkise sesa protestues perpara saj, sepse njerezit i njohin mire fytyrat qe u imponohen qytetareve dhe pakenaqesise se tyre ndaj korrupsionit te Rilindjes.

Ka me shume te korruptuar brenda bashkise sesa protestues perpara saj, sepse pak metra me tutje, ne parlament, Rilindja dhe Rithemelimi jane krah per krah per te mbrojtur interesa personale te vogla ne dem te interesit te cdo shqiptari qe kerkon nje reforme te vertete zgjedhore, jo pazarin e karrigeve; jane krah per krah kunder SPAK; jane krah per krah per te amnistuar kasnecet e vegjel e korruptuesve te medhenj; jane krah per krah per te ricikluar njeri-tjetrin teksa vala e antikorrupsionit po rrezikon ekositemin e tyre te kalbur.

Skenat e zarave te Rames dhe Berishes, e deleve qe trashin blegerimen per t’u bere te besueshme ne syte e njerezve, nuk i ha njeri, sidomos kur fjala nuk perpythet me vepren. Jeni shfqja me qesharake dhe simboli i nje epoke te korruptuar ne dekikat e saj te fundit.

SPAK kërkoi 93 vite burg për 10 të akuzuarit e laboratorit të kokainës në Frakull, ja çfarë vendosi gjykata

GJKKO ka dënuar grupin e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit. Më herët  u raportua se SPAK kishte kërkuar 93 vite burg për 10 të akuzuar.  Personat kanë përfituar ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

DENIMI
1.Nikolin Gjolena, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 dhe denimin me 16 vjet burgim. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar, denimin perfundimisht me 12 vjet burgim.

2.Viktor Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 15 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/4, denimin me 2 vjet. Ne bashkim te denimeve 16 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimin e tij perfundimisht me 10 vjet e 8 muaj burgim.

3.Denilson Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 16 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, 5 vjet. Per nenin 278/4, 2 vjet. Per nenin 280, 1 vit. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar denimin e tij perfundimisht me 12 vjet burgim.

4.Klajdi Vrioni, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 denimin me 16 vjet. Per nenin 333/a/1 denimin me 5 vjet burgim. Per nenin 278/1, 6 vjet. Ne bashkim te denimeve 18 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 12 vjet.

5.Zenel Çervanaku, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 14 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 15 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 10 vjet.

6.Enxhi Ferhati, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 12 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet.

7.Redion Meshi, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Per nenin 278/2, 9 vjet. Ne bashkim te denimeve 15 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 10 vjet.

8.Bledar Matoshi, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Per nenin 278/1, 5 vjet. Ne bashkim te denimeve 12 vjet e 6 muaj. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet e 4 muaj burgim.

9.Marildo Rona, per nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 denimin me 12 vjet. Per nenin 333/a/2 denimin me 3 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve 12 vjet. Per shkak te gjykimit te shkurtuar 8 vjet.

10. Deklarimin fajtor te te pandehurit Julian Malaj per nenin 300 KP dhe denimin me 3 vite burgim. Ne aplikim te gjykimit te shkurtuar denimin e tij me 2 vite burgim.

Vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, shpallen në kërkim 4 persona

Katër persona, një shqiptar, dy malazez dhe një rumun, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi vidhnin automjete luksoze në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

makinat-luksoze-1024x559

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur shqiptari me inicialet A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen”, njofton policia.

 

Po ashtu, mësohet se blutë kanë sekuestruar 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 Euro.

Njoftimi i policisë:

Vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët.

Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.

Arrestimi i vëllait të deputetit të PS-së, si u kap “mat” në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës! Llambat furnizoheshin me energji të paligjshme, sekuestrohen rreth 3 mijë bimë kanabisi

Vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca, është arrestuar nga policia si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Armando Ndreca akuzohet se ka përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet për kultivim e kanabis nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

 

Në këtë ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Pas operacionit policor, u arrestuan vëllai i deputetit të PS-së dhe 28 vjeçari me iniciale E. Sh., të dy banues në Koplik.

Gjithashtu u ndalua dhe 32 vjeçari Armenl Nikdukaj, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Eduard Ndreca
Eduard Ndreca

 

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi 1”, në zbatim të planit të posaçëm operacional policor, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe një 32-vjeçar i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Më tej, në banesat e 2 të arrestuarve në flagrancë, Policia gjeti 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të zbatuar planin e posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Lezhë, me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Imazhi 1”.

Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik.

Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.