25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Basha: Komunikoj çdo javë me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA

Basha në ‘Studio Live’ iu përgjigj pyetjes së Arbër Hitajt mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.

‘Komunikime javore edhe përfaqësuesit në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA. Janë pjesë e luftës politike. Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogla. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i perëndimit, BE, SHBA. Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit. PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë.’, thotë Basha.

Basha: Nëse më thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin TIMS, do të shkoj me dëshirë, se nuk kam pak për të thënë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh në Report Tv se nëse e thërrasin si dëshmitar në Komisionin për Sistemin TIMS, do të shkojë me dëshirë, sepse nuk ka pak për të thënë.

“Të më thërrasin si dëshmitar në Komisionin Parlamentar për Sistemin Tims do të shkojë. Por ne bëjmë sikur kemi institucione, por nuk kemi institucione. Kjo është një inerci shkatërruese dhe vetshkatërruese, e diktuar nga kjo politikë e mbrapsht. Se kam fjalën vetëm për këtë rast. Si mundet që për cështje të tilla serioze, të komunikohet përmes statuseve apo përmes medias. Sigurisht në qoftë se ka një kërkesë nga komisioni padiskutim që do të shkoj dhe do të shkoj me dëshirën më të madhe se nuk kam pak për të thënë. 

Ajo që ka ndodhru me sistemin Tims, është ajo që ka ndodhur me çdo sistem tjetër të të dhënave konfidenciale të shtetasve shqiptarë. E pamë në zgjedhjet e 2021-shit se si u kompromentuan këto të dhëna, shohim në mënyrë të rregullt sulme të suksesshme të hakerave, sa nga Irani sa nga vendet e tjera dhe një larje duarsh nga qeveria nga përgjegjësia dhe qeverisja. Edhe kjo vërteton që qeverisja është e dështuar dhe de facto e dorëhequr nga përgjegjësitë që ka, duke nisur nga përgjegjësitë që ka për sigurinë kombëtare. E padiskutim Timsi ka të bëjë me sigurinë kombëtare, ka të bëjë me rendin publik, ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit.”

 

Komisioni për Dezinformimin, Basha: Është një mbivendosje teatrale që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të bashkisë së Tiranës

“Komisioni për Dezinformimin është “më çoi halla me la gojën”. Çfarë do bëjë ky komision, do bëjë verifikime? Po ne kemi Shërbimin Informativ Shtetëror, ke policinë e shtetit me drejtoritë përkatëse, ke AMA-n, ke drejtorinë e tatim taksave, ke Drejtorinë për Pastrimin e Parave të Pista. Pra, kemi të paktën 5, se ke dhe të tjerë që bëjnë verifikime, që bëjnë mbledhje informacioni. Derisa është komision parlamentar, mund të thuhet që do të merret me legjislacionin. Po kemi dy komisione të përhershme, kemi Komisionin e Medias në qoftë se bëhet fjalë për dezinformimin në nivel mediatik, Komisionin e Sigurisë Kombëtare në qoftë se bëhet fjalë për faktorë të tretë jo mediatik, spiunazh, lobim, etj. Atëherë për çfarë e ke këtë? Është një mbivendosje teatrale që jo më kot doli javën kur filloi arrestimi masiv i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe ministrave të qeverisë. Në pamje të parë është një akt, apo një xhest propagandistik.” – u shpreh kreu i PD, Basha, gjatë intervistës së tij me gazetarin Arbër Hitaj.

Basha në Report Tv: Me Metën s’ka bashkëpunim në zgjedhjet e 2025! Listat, po evidentojmë më të mirët brenda e jashtë! Marrëdhëniet me SHBA, të shkëlqyera

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me Ilir Metën në zgjedhjet e 2025. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Basha tha se koalicioni me LSI-ne (Dje sot Partia e Lirisë) u diktua nga rrethanat politike të 2017

Tregon se ka  ‘zero raporte me Metën e Kryemadhin’ dhe përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me ta në zgjedhjet parlamentare të 2025

 “Ka qenë koalicion politik i diktuar nga rrethanat e 2017. Nuk ka qenë asnjëherë marrëdhënie e çliruar nga mosbesimi. Koha e tregoi se ishte marrëdhënie me shumë dëme për PD, e demokratët. Përjashtoj çdo bashkëpunim me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quan aleancë PS dhe Rithemelimi kundër SPAK miratimin e amnistisë penale më 4 prill 2024.

Pyetje: Aministia Penale, a u kompleksuat pak?

Basha: Jo. Ne i kemi bërë të qarta kushtet dhe ishim transparentë. Nëse të dy kushtet do të përmbusheshin do të votonim amnistinë. PS zgjodhi të ulte në gjunjë disa deputetë të opozitës. Shumica dërrmuese mbi 90% e protestuesve do të vijojnë të jenë në procese gjyqësore. Aleancë e karshillik i hapur që i bëhet PS, nga një grup njerëzish që vepruan si aneks për PS. Nga amnistia lanë të përfitojnë drejtorët. Mesazhi i SPAK është ju i hetoni, i dënoni ne i lirojmë.  Aleancë kundër SPAK

Basha flet për një pazar për mbijetesë politike.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në panik nga SPAK dhe ajo opozitë në vend që të inkurajojë SPAK po e sulmon. Kush ka dy sy në ballë e dy pare mend në kokë e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre, kundër interest të shqiptarëve. Kjo do të ketë kosto për ta!” tha Basha. 

Reforma Zgjedhore?

Basha paralajmëron dhe votë kundër reformës zgjedhore nëse nuk do të pranohen problemet e saj.

Listat e PD-së

Pyetje: Çfarë do të ketë të re dhe çfarë do të jetë ndryshe nga 2021?

“Shumë gjëra do të jenë ndryshe. Do të kenë dhe jashtë vendit. Jemi në një fazë të evidentimit të potencialeve më të mira të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit” tha Basha. 

Duke folur për aktorët politikë në Shqipëri, Basha thotë se ngjajnë më shumë si aktorë teatri. Ai shtoi se politika nuk mund të jetë një spektakël si ‘Big Brother’.

‘E mbajnë veten më aktorë se aktorët, e shohin demokracinë si kontest për klikime. Politika nuk është garë në facebook. Po shohim pasojën e trajtimit të politikës si Big Brother. Shteti sot është domen privat i kryeministrit aktual. Kësaj i japim fund. Institucionet janë aty për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. Kërkojmë një politikë me fytyrë njerëzore. Kthimi i politikës tek qytetarët.’, vijoi më tej Basha.

Ndryshe nga vizitat e mëparshme, gjatë vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Blinken nuk pati një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, po si janë raportet e tij.

Basha i quan ‘të shkëlqyera’

 

“Tribalizmi politik në Shqipëri do të marrë fund”, Basha: Kultura e re politike është edhe fundi i tranzicionit

Gjatë intervistës së tij me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se kultura e re politike që PD-ja do sjellë në shoqërinë shqiptare, do shënojë fundin e tranzicionit.

“Përballë kësaj ka një kulturë të re politike dhe jo më kot sulmet ndaj meje nuk reshtin, sepse suksesi i kësaj politike të re është edhe fundi i tranzicionit dhe fillimi i normalizimit në Shqipëri. Ajo që pretendoj unë dhe bashkëpunëtorët e mi me Partinë Demokratike, është sjellim një fytyrë normale, një fytyrë njerëzore të politikës” – u shpreh Basha.

Basha: Politika e mitit, politika e tifozerisë pa u bazuar në një analizë personale. Për shumë nga këta njerëz, për fat të keq këtë e kanë transmetuar edhe tek elektorati. Nuk ka nevojë të kesh mend e tua, nuk ka nevojë të kesh kokën tënde mbi supe, mjafton të shfaqësh një luajalitet tëndin pothuajse tribal ndaj liderit, të sigurosh një vend mundësisht në listën e deputetëve dhe në këtë mënyrë është krijuar tribalizmi politik në Shqipëri në të dyja krahët e politikës. Kundër kësaj qëndrojmë ne, kundër kësaj faktikisht kam qëndruar jo pa dështimet e mia, edhe gjatë kohës që kam pasur përgjegjësi  qeverisëse në vend dhe kjo në fakt më ka distancuar edhe nga kolegët e tjerë në Partinë Demokratike. Në fakt kjo është edhe tipari kryesor që na diferencon nga të gjithë faktorët e tjerë qoftë nga PS, qoftë nga faktorët e tjerë që i thonë vetes opozitë sot. Këta në një farë mënyre janë në të njëjtin ekosistem, pra, ndajnë të njëjtën mënyrë të të bërit të gjërave, të komunikimit publik, të fshehjes të së vërtetës, dhe të një bilanci tërrësisht të dështuar. Përballë kësaj ka një kulturë të re politike dhe jo më kot sulmet ndaj meje nuk reshtin, sepse suksesi i kësaj politike të re është edhe fundi i tranzicionit dhe fillimi i normalizimit në Shqipëri. Ajo që pretendoj unë dhe bashkëpunëtorët e mi me Partinë Demokratike, është sjellim një fytyrë normale, një fytyrë njerëzore të politikës.

 

E njofton vetë Elon Musk, interneti satelitor Starlink tashmë aktiv edhe në Shqipëri

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Elon Musk ka njoftuar se sateliti Starlink tashmë është edhe në Shqipëri.

 

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi,

Shërbimi Starlink është i disponueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende, sipas SpaceX. Kompania tha në maj të vitit të kaluar se kishte mbi 1.5 milion abonentë.

Starlink në parim ka kryesisht përdoruesit në zona më të largëta dhe kompania ka filluar ofrimin e shërbimit të saj në linjat e lundrimit dhe në linjat ajrore gjatë vitit të kaluar. Kompania gjithashtu lansoi dy vite më parë një plan interneti prej 135 dollarësh muaj për pronarët që posedojnë mjete transportuese RV.

syarrr

 

 

Basha në Report Tv: Pjesa tjetër e opozitës nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik, e jo më të jenë alternativë

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuat në ‘Studio Live’ u shpreh se Rama mori në dorë reformën zgjedhore me marrëveshjen me Rithemelimin. Sipas tij pjesa tjetër e opozitës, nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik, e jo më një alternativë qeverisëse.

Basha: Akuza të pabaza të një grupi pazarxhish që e kanë mendjen te karrigia e tyre, nuk kanë kapacitet të diskutojnë as një diskurs politik. Jemi në një program të ngjeshur për riorganizimin e Partisë dhe denoncimit të qeverisë me vepra. Këta që janë aneks i PS dhe protestat i bëjnë me leje. Mbajnë në sirtar propozimet tona për heqjen e imunitetit. Dhe denoncimet i kanë me leje, janë akaparuara nga PS. Vëmendja e njerëzve po drejtohet nga ajo që do vijë pas një viti.

Kush ka frikë nga SPAK?

Basha: Kushdo që e di që ka kryer akte të paligjshme me abuzimin me pushtetin. Pas 11 vjet qeverisje, goditet si më e korruptuara nga partnerët frika më e madhe është e pushtetit. Inkurajomë që SPAK të hetojë, qeverisja është më e shqetësuara por kanë gjetur aleancë tek ata që ulen te karriget e opozitës në parlament.

Marrëveshjes për amnistinë, mos do ja dëgjojmë krismën diku tjetër, tek Reforma zgjedhore?

Basha: Komisioni i reformës zgjedhore u shua dhe u zëvëndësua me një formulë opake. Rama mori në dorë reformën zgjedhore. Është Edi Rama në një anë dhe LSI me jnë deputet në anën tjetër. PD nuk është askund. Këta kanë garuar në emër të LSI. Beteja jonë për lista të hapura, është shtrirë në rrafshe të tjera, përfshirë në tryezën e para disa javëve, përfshirë edhe një diskurs me qytetarët.

Disa kanë hallin thjesht të karriges së tyre, disa kanë halle më të thella. Por kjo i ndan me shumicën e shqiptarëve. Për çdo abuzim duhet të përgjigjen para ligjit. Në një anë janë interesat e një grupi shumë të vogël njerëzish. Janë gjithnjë e më të braktisur. Nga ana tjetër kemi ofertën tonë për reformën zgjedhore.

A ka dakordësi nga pala tjetër?

Basha: Çdo faktor që i thotë vetes opozitarë duhet të rreshtohet me këto ndryshime. Fakti që nuk rreshtohen në krah të interesit publik, tregon se e kanë hedhur fatin e tyre në të njëjtën vorbull me keqqeverisjen. Ajo që i thotë vetes opozitë po sulmon SPAK. Kanë interesa të përbashkëta. Janë vendosur kundër interesit publik. Është zgjedhja e tyre dhe do të ketë një kosto. Ne do të vazhdojmë dialogun me qytetarët.

Pazari bëhet për mbijetesë politike. Nuk mendojnë për rotacion. Qëllimet tona shkojnë përtej interesave të ngushta, partiake. Nëse vijnë tek propozimet tona do ti votojmë. Nëse nuk merren parasysh vota jonë do jetë kundër.

Basha në Report Tv: Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik nga SPAK-u

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në Report TV përballë gazetarit Arbër Hitaj u shpreh se “Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik nga SPAK-ut”.

Basha: “Edi Rama, Erion Veliaj, ministrat dhe drejtorët e tyre janë në panik për shkak të drejtësisë, për shkak të SPAK-ut. Por ajo pjesë e deputetëve që i thotë vetes opozitë në vend që të inkurajoj SPAK-un, po bën të njëjtën gjë si qeveria, po amniston të korruptuarit, po sulmon SPAK-un në mënyrë të papranueshme dhe po pamundëson avancimin e reformës zgjedhore. Pra, kush ka dy sy në ballë dhe dy pare mend në kokë që thonë shqiptarët, e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre dhe janë vendosur kundër interesave të shqiptarëve. Dhe jo thjesht kundër interesave të Partisë Demokratike, jo thjesht kundër interesave të opozitës, janë vendosur kundër interesit publik.”

LETRA/ Ngritja e Komisionit për Dezinformimin, rrjeti SafeJournalists i shpreh shqetësimet kryetares së Kuvendit: Të merret parasysh ndikimi që ka në lirinë e medias

Rrjeti Safe Journalists, i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ku shpreh shqetësimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.

safe journalists kuvendi komisioni

Në letër, Safe Journalists thekon të domosdoshme të merren parasysh implikimet më të gjera që kjo nismë dhe ky komisionin mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Sipas tyre, mekanizmat ekzistues brenda kuadrit legjislativ të Shqipërisë, si komisionet e tjera parlamentare, apo Kodi i Transmetimeve Audiovizive, i miratuar vetëm vitin e kaluar, tashmë ofrojnë rrugë për të adresuar çështjet që lidhen me dezinformimin.

“Nevoja e krijimit të një entiteti të ri me kompetenca potencialisht të gjera dhe të papërcaktuara garanton një diskutim të plotë për të parandaluar çdo cenim të lirive gazetareske”, thuhet në letër.

Ndër të tjera, Safe Journalists, i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe komisionit të sapoformuar, të miratojnë një kuadër që i jep përparësi transparencës, gjithëpërfshirjes, llogaridhënies dhe efektivitetit në veprimtarinë e tij.

“Fokusi i Komisionit të Posaçëm për Dizinformimin duhet të jetë në respektimin e kuadrit ligjor shqiptar ndaj këtyre standardeve për të siguruar që qasja e Shqipërisë për të luftuar dezinformimin të përputhet me objektivat më të gjera të BE-së dhe praktikat më të mira”, theksohet më tej.

Letra e plotë

Rrjeti Safe Journalists, që përfaqëson mbi 8,200 anëtarë nga Ballkani Perëndimor, është i përkushtuar të avokojë për të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve, si dhe të mbrojë liritë e medias në rajon. Organizata jonë monitoron nga afër peizazhin mediatik në Shqipëri dhe është thellësisht e investuar në zhvillimet që prekin komunitetin gazetaresk.

Ndërkohë që ne e pranojmë qëllimin për të trajtuar çështjen urgjente të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, pas krijimit të një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin, është e domosdoshme të merren parasysh implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Urgjenca në formimin e komisionit, e karakterizuar nga mungesa e një procesi konsultativ me palët përkatëse, mungesa e konsensusit nga opozita dhe miratimi i shpejtë më 3 prill 2024, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ngre shqetësime në lidhje me qëllimin dhe objektivat e komisionit.

Për më tepër, mekanizmat ekzistues brenda kuadrit legjislativ të Shqipërisë, si komisionet e tjera parlamentare, apo Kodi i Transmetimeve Audiovizive, i miratuar vetëm vitin e kaluar, tashmë ofrojnë rrugë për të adresuar çështjet që lidhen me dezinformimin. Nevoja e krijimit të një entiteti të ri me kompetenca potencialisht të gjera dhe të papërcaktuara garanton një diskutim të plotë për të parandaluar çdo cenim të lirive gazetareske.

Duke qenë se krijimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin është tashmë një fakt i përfunduar, i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe komisionit të sapoformuar të miratojnë një kuadër që i jep përparësi transparencës, gjithëpërfshirjes, llogaridhënies dhe efektivitetit në veprimtarinë e tij.

Është e domosdoshme që vendimet dhe strategjitë e komitetit të ankorohen në kërkime rigoroze dhe analiza të të dhënave. Angazhimi i një game të ndryshme aktorësh, duke përfshirë profesionistët e medias, shoqërinë civile, organizatat e lirisë së medias, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, është gjithashtu çelësi për ruajtjen e vlerave demokratike. Komisioni duhet të ndërmarrë një proces të plotë për të përcaktuar qartë qëllimin dhe objektivat e tij.

Kjo qartësi është thelbësore për të shmangur çdo dyfishim të roleve me strukturat ekzistuese dhe për të siguruar që përpjekjet e komisionit të synohen saktësisht dhe të japin rezultate të prekshme. Një mandat i mirëpërcaktuar gjithashtu do të parandalojë tejkalimin e mundshëm dhe do të sigurojë që aktivitetet e komitetit të përqendrohen në trajtimin e dezinformatave pa cenuar lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Ndërsa Shqipëria përparon në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE, përafrimi me standardet e përcaktuara nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) dhe Akti i ardhshëm i Lirisë së Medias (MPJ) bëhet jo vetëm një çështje përafrimi, por një hap vendimtar në harmonizimin me kuadrin ligjor dhe rregullator evropian.

Fokusi i Komisionit të Posaçëm për Dizinformimin duhet të jetë në respektimin e kuadrit ligjor shqiptar ndaj këtyre standardeve për të siguruar që qasja e Shqipërisë për të luftuar dezinformimin të përputhet me objektivat më të gjera të BE-së dhe praktikat më të mira.

Roli i gazetarisë së pavarur dhe cilësore është i domosdoshëm në zhvillimet demokratike shqiptare, duke shërbyer si shtyllë për qytetari të informuar dhe llogaridhënie. Çdo masë e marrë për të luftuar dezinformimin duhet të rrisë, jo të pengojë, aftësinë e medias shqiptare për të përmbushur këtë rol. Ne presim me padurim një dialog konstruktiv dhe jemi të etur të shohim Kuvendin e Shqipërisë të miratojë një qasje që balancon luftën kundër dezinformimit me imperativin për të mbështetur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Ne jemi të vëmendshëm ndaj veprimeve dhe vendimeve tuaja në këtë çështje dhe jemi në dispozicionin tuaj për çdo dialog apo kontribut që mund të ndihmojë në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta.

Mezi presim të dëgjojmë nga ju.

Sinqerisht i juaji,

Tamara Filipovic Stevanovic

Në emër të:

Shoqatës së Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Shoqata Kroate e Gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

letra safe letra safe journalsits

“Numri i viktimave në rang global po rritet!”- OBSH: Virusi i hepatitit po vret 3.500 njerëz në ditë! Ja zonat më të prekura në botë

Më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.

Sipas raportit të OBSH-së, 83 për qind e vdekjeve regjistrohen nga hepatiti B dhe 17 për qind nga hepatiti C. Për trajtimin e këtyre viruseve ka barna efektive dhe të lira.

Megjithatë, vetëm 3 për qind e atyre me hepatit B kronik morën trajtim antiviral deri në fund të vitit 2022, thuhet në raportin e OBSH-së.

Për hepatitin C, ndërkaq, u trajtuan vetëm 20 për qind e të prekurve.

“Këto rezultate bien ndesh me objektivat globale për të trajtuar 80 për qind të të gjithë njerëzve që jetojnë me hepatit B dhe C kronik deri në vitin 2030”, tha në një konferencë për gazetarë Meg Doherty, udhëheqëse e programeve globale të HIV-it, hepatitit dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, pranë OBSH-së.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se raporti “paraqet një pamje shqetësuese”.

“Pavarësisht progresit global në parandalimin e infeksioneve të hepatitit, numri i vdekjeve po rritet, sepse shumë pak njerëz me hepatit janë duke u diagnostikuar dhe trajtuar”, tha ai.

Sipas raportit të OBSH-së, dy të tretat e të gjitha rasteve të hepatitit janë në: Bangladesh, Kinë, Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri, Pakistan, Filipine, Rusi dhe Vietnam./REL