23.1 C
Tirana
E martë, 20 Maj, 2025

Vodhi punëdhënësit, prokuroria kërkon 6 vite burg për Rozeta Dobin, 4 për të birin. Ja sa para vodhi pastruesja në shtëpinë e Alda Klosit

Prokuroria ka prezantuar sot konkluzionet përfundimtare për rastin e Alda Klosit, pastrueses së saj dhe të birit të kësaj të fundit.

Prokurorja Mirela Zavalani tha sot në Gjykatën Penale, teksa prezantoi konkluzionet me 29 faqe, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me 6 vite burg dhe se të aplikohej gjykimi shkurtuar.

Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Organi i akuzës thekson se është vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur 462 mijë euro.

Rozeta Dobi dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj, Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Përsa i përketë akuzës për pastrim të parave,

Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë se Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Po ashtu, prokurorja theksoi se dy makinat që përdorte i riu, janë blerë me paratë e vjedhura, me vlerën rreth 300 mijë lekë të reja. Sakaq, prokuroria kërkoi që dy automjetet të kalojnë në favor të shtetit që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.

Vula e PD, Av. Logu: Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit që ta zgjidhë çështjen në themel

Avokati Besart Logu komenton vendimin e Gjykatës së Lartë për të kthyer në Apel çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Gjykata e Apelit thotë se nuk ka dy palë, por një palë, që është Partia Demokratike e Shqipërisë, duke rrëzuar atë që përdoret rëndom në retorikën e përditshme Rithemelimi dhe PD zyrtare.

Gjykata nuk hyn në çështjet e brendshme të një subjekti politik.

Ndaj Apeli ka thënë se legjitimohet që të bëhet ankimi, Gjykata e Lartë i thotë Apelit që zgjidhe ti në themel.

Nuk u shpreh Basha kanë vdekur 60 mijë anëtarë. Ai ka thënë se këto të dhëna janë para katër viteve.

Kanë emigruar mbi 700 mijë vetë dhe pjesa më e madhe të larguarve janë demokratë dhe në katër vite kanë vdekur edhe anëtarë të PD.

Sa i takon marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, Logu tha se mbasi të sigurohen që i shpëtojnë burgut, duan të ruajnë sistemit politik atë të vitit 2008, ku nuk duan lista të hapura, votim elektronik dhe votimin e emigrantëve.

Vula e PD/ Me cilin “Sy” e lexon Rithemelimi vendimin e Gjykatës së Lartë, me atë me xham apo atë pa xham?!

Nga Namir Lapardhaja

E gjithë retorika e Rithemelimit është e ngritur mbi propagandën dhe mashtrimin.

Ashtu si i gënjyen demokratët për revolucion dhe për rrëzim të qeverisë dhe pastaj përfunduan te pazari me Edi Ramën, vijojnë t’i gënjejnë paturpësisht për vendimin e Gjykatës së Lartë, edhe pse aty është e shkruar qartë dhe kushdo mund ta lexojë.

Vetëm nëse lexojnë te relacioni i kësaj gjykatë, pretendimet e tyre, mund të kenë të drejtë, por gjykata i përfshin pretendimet e të gjitha palëve dhe në fund shpreh konkluzionin e saj.

Gjykata e Lartë nuk jep vendime për vulën dhe logon e PD, por ajo merr në shqyrtim dhe analizon vendimin e Apelit.

Dhe thelbi i relacionit dhe vendimarrjes së Gjykatës së Lartë është ky: nëse Apeli e ka njohur Alibeajn dhe Bashën si palë në proces, pse e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe nuk e ka dhënë vendimin në favorin e tyre.

Ndaj, pas njohjes së PD zyrtare si palë në proces, Gjykata e Lartë çmon pikërisht rishqyrtimin e çështjes në Apel me një trup tjetër gjykuese.

Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës së Lartë. Vendimi është publik dhe mund të lexohet prej të gjithëve.

Fatkeqësisht propaganda “qorri.net” e Berishës vijon të gënjejë dhe të tallet mëngjes e mbrëmje me demokratët. Gjykata nuk shprehet mbi pretendimet e shumicës apo pakicës, por mbi aktet, procedurat dhe ligjet.

Ambasada e SHBA-së zbardh detaje nga takimi i Todd Robinson me kreun e SPAK dhe prokurorë të tjerë

Ambasada amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbardhur fokusin e bisedimeve të Ndihmës Sekretarit amerikan, Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë.

Në postim Ambasada shkruan se Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

Postimi i Amabasadës së SHBA:

Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni…Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor…por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju…dhe unë mund t’jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipëris

Nëna e solli në jetë në banesë, foshnja e vendosur në qese u hodh në lumë nga vajza e madhe! Në ngjarjen horror, e përfshirë e gjithë familja! Ja gjendja e 42-vjeçares

Detaje të reja dalin nga ngjarja horror në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare pasi solli në jetë foshnjën në banesë, e vendosi në qese dhe e hodhi në lumë.

Dyshohet se ka qenë vajza e madhe e gruas që ka marrë qesen me foshnjën dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Sipas gazetarit Ilgi Çelemeta, ajo ka qenë në banesë kur nëna ka sjellë në jetë fëmijën.

Megjithatë vajza ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se çfarë kishte brenda qeses, duke u shprehur se e ka lënë tek koshat pranë lumit.

Ndërsa dyshohet se në shtëpi kanë qenë edhe pjesëtarë të familjes. Këta të fundit kanë dhënë deklarata kontrandiktore dhe nuk janë treguar bashkëpunues për.

Foshnja ndodhet në morgun e spitalin, ndërsa 42-vjeçarja Leta Koçi, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

Ndihmës Sekretari amerikan në SPAK, takim dy orësh me Altin Dumanin dhe prokurorët e posaçëm. Zbardhen diskutimet

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson, ka mbërritur në Tiranë dhe paraditen e sotme (19 mars) ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Robinson është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe me prokurorët e posaçëm, me të cilët ka diskutuar për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mësohet gjithashtu se është folur dhe për bashkëpunimin dypalësh për luftimin e këtyre dy fenomeneve.

Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006.

“Të burgosurit ‘shpërthyen’ mbi personelin e armatosur, që hapi zjarr ndaj tyre”- Si nisi revolta e Qafë-Barit, zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit! Nga trajtimet çnjerëzore, tek torturat, çfarë e shkaktoi rebelimin

AFRIM IMAJ

 

Historia e burgjeve të regjimit komunist ka regjistruar ndër të tjera dy revolta tronditëse me karakter thellësisht antikomunist. E para, ajo e kampit të Spaçit, në vitin 1973, dhe tjetra e Qafës së Barit në maj të vitit 1984.

Përtej mobilizimit maksimal për t’i shtypur me dhunë e hekur, policia sekrete, ka bërë ç’është e mundur për t’ia fshehur opinionit të vërtetën e tyre. Të vlerësuara si ngjarje të jashtëzakonshme, me to është operuar fund e krye me procedura sekrete. Se çfarë ndodhi në Spaç dhe QafëBari në ditët e revoltave, është zbardhur shumë më vonë. Hapja e burgjeve politike do të hapte përfundimisht dhe historinë e revoltave të panjohura, me protagonist kundërshtarët politik të regjimit.

Kronikën e shpërthimeve të përgjakshme, do ta zbulonin së pari të mbijetuarit me dëshmitë e tyre autentike. Pastaj, zhvillimet e reja do të nxirrnin nga “burgu” i përjetshëm edhe dosjet e zeza, ku sigurimi i shtetit kishte koleksionuar revoltat tronditëse. Gazeta “Panorama” ka siguruar një raport të komandës së burgut të Qafë Barit, ku përshkruhen rrethanat në të cilat shpërtheu dhe u shtyp revolta e të dënuarve politikë. Janë regjistruar në të momentet kryesore dhe emrat e protagonistëve të protestës.

“Ngjarja e datës 22 maj 1984 në repartin tonë, nënvizohet në këtë dokument, tregoi edhe një herë se armiku nuk bëhet kurrë mik, prandaj i treguam vendin”. Ndërkaq, artikuluesit e tij, teksa raportojnë për autoritetet e larta të shtetit, nuk harrojnë t’i garantojnë se ngjarje të tilla nuk kanë për t’u përsëritur. Sidoqoftë, ndodhia e Qafës së Barit nuk kishte si mos ta cenonte krenarinë e këtij institucioni që deri në atë kohë mbahej më i sigurt ndër burgjet e tjerë të sigurisë së lartë. Po si e ka dokumentuar komanda e burgut revoltën e 22 majit ’84 në raportin e adresuar për kreun e Ministrisë së Brendshme, Hekuran Isai?

Capture

RAPORTI SEKRET: REVOLTA

Dokumenti sekret “Mbi ngjarjen e ndodhur në datën 22 maj 1984 në regjimin e të dënuarve të repartit 311 Qafë Bari”, mban datën 27 maj 1984 dhe është nënshkruar nga drejtuesit e lartë të burgut. Plotë pesë ditë pas revoltës tronditëse, autoritet e repartit Nr. 311, rigrenë versionin zyrtar të ngjarjes. Padyshim krerët e Policisë Sekrete, por jo vetëm ata, kanë qenë në kontakt çast pas çasti me atë që ndodhte në burgun e Qafës së Barit. Raporti i datës 27 maj saktësonte përfundimisht rrethanat e revoltës pas analizave të hollësishme të bëra në të gjitha hallkat e institucionit të riedukimit. Pjesa kryesore e tij fokusohej në përshkrimin e ngjarjes, duke bërë një përmbledhje kronologjike të saj.

Gjithçka zbulohet në dokument, nis me njoftimin e orës 07:30, datë 22.05.1984, sipas të cilit dy të burgosur të turnit të tretë, Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla, nuk kishin realizuar normën në galeri dhe sipas rregullores së kampit duhej të riktheheshin me turnin në vijim. Kundërshtimi i prerë i dy të burgosurve të tjerë, Sokol Sokoli e Sokol Progri, për t’i kthyer mbrapsht dy bashkëvuajtësit e tyre që sa kishin përfunduar turnin e tretë, u bë shkak i përplasjes së pazakontë.

Mjaftoi kaq dhe menjëherë policët e shërbimit lajmëruan oficerin e rojës. Vetëm në pak çaste mbërritën aty 5 policë me shkopinj gome. Përballë tyre këtë radhë nuk ishin vetëm dy të burgosurit që refuzojnë për t’u rifutur në galeri, por një masë e madhe të dënuarish që protestojnë energjikisht në mbrojtje të shokëve të tyre. Reagimi është i menjëhershëm. Ndërhyrja e forcave të policisë për të çuar në dhomat e izolimit të pabindurit, ndezi protestën e pjesës tjetër. Sakaq, të dënuarit Sokol Sokoli, Sokol Progni, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovsi, Lush Bushgjoka e Kostandin Gjordeni, aty për aty vendosen në pozicione mbrojtëse dhe fillojnë t’u bëjnë thirrje policëve për të lëshuar shokët e tyre.

Shpërfillja e palës tjetër ndaj këtij apeli e bëri dhe më agresive turmën, e cila tanimë e papërmbajtur filloi të gjuajë me gurë e tulla mbi forcat e Policisë. Në raport shprehet se përballë kësaj gjendjeje të nderë, oficeri i rojës vendosi anulimin e urdhrit dhe marrjen e masave për stabilizimin e situatës. Komandanti i togës u bëri thirrje të dënuarve që të futeshin në mensë për të bërë apelin. Në vazhdim, dokumenti sekret përshkruan tensionin e krijuar aty pas thirrjes së oficerit të shërbimit, për të nxjerrë jashtë të dënuarit që kishin iniciuar përplasjen. Kostandin Gjordeni ishte i pari që refuzoi t’i bindet urdhrit. Të njëjtën gjë bëri dhe i dënuari tjetër, Sokol Sokoli.

Kundërshtimi i tyre i dha zemër turmës dhe sakaq një pjesë e saj shpërtheu derën e mensës dhe doli jashtë. Në pak sekonda, gati të tërë të dënuarit u grumbulluan te sheshi dhe filluan të protestojnë energjikisht. U njoftua menjëherë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Pukës dhe komandanti i repartit që ishte me shërbim në Fushë – Arrëz. Nga çasti në çast, dueli bëhej më agresiv. Të dënuarit shpërthejnë mbi forcat e sigurisë dhe me çfarë të mundin qëllojnë mbi ta. Tensionit në rritje iu shtuan krismat e armëve. Ushtarët e shërbimit hapën zjarr të pandërprerë. Për një moment policët tërheqin me forcë për në birucë Kostandin Gjordeni.

Të burgosurit e tjerë shpërthejnë dhe më vrullshëm mbi personelin e armatosur. Për të zbutur gjendjen, urdhërohet lirimi i Gjordenit, por tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit. Në panik e sipër, rojet fillojnë të tërhiqen nën goditjen e gurëve dhe tullave, me të cilat i sulmojnë të dënuarit. Përforcimet e ardhura rishtazi hapin zjarr nga larg. Plumbat e parë ranë mbi supet e Kostandin Gjordenit. Të tjerë të dënuar u plagosën e përgjakën. Kaosi vazhdoi disa orë. Mbërritja me helikopter nga Tirana e zëvendësministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë së Zbatim Vendimeve Penale, e futi përballjen në një hulli të re. Me urdhrin e tyre u bë arrestimi i organizatorëve të protestës, të cilët u izoluan në Degën e Brendshme të Pukës. Pjesa tjetër u fut në mensë me forcën e shkopinjve të gomës dhe sulmit me armët e zjarrit…

KOMANDA: ARSYET E PROTESTËS

“Protesta e të dënuarve të Qafës së Barit ka lidhje të drejtpërdrejtë me zbulimin dhe goditjen nga Partia dhe shoku Enver të grupit armiqësor të poliagjentit Mehmet Shehu e bandës së tij, Kadri Hazbiu e Feçor Shehu”. Jo rastësisht në raportin e autoriteteve të burgut 311, argumenti i parë për shkaqet e “ngjarjes së rëndë”, lidhej me sfondin politik të kohës. Shkaku tjetër, sipas dokumentit sekret të datës 27 maj 1984, ishte “shtimi i veprimtarisë armiqësore në radhët e të dënuarve, kryesisht nga rrethet e Shkodrës dhe të Tropojës”.

Ndërkaq, në raportin e zyrtarëve të repartit 311, përmendej si shtysë e artikulimit të pakënaqësive “norma e ulët e ushqimit dhe trajtimi jo si duhet nga personeli” etj. Po kështu, eprorët e Qafës së Barit, të tronditur nga ngjarja e papritur, gjejnë rastin të reflektojnë për “punën jo të efektshme të këshillit të edukimit të të dënuarve”, e cila sipas tyre ka ndikuar sadopak në situatën e jashtëzakonshme të datës 22 maj 84. Kaq dhe asgjë tjetër për arsyet e protestës. Në përfundim, dokumenti sekret i rikthehet përsëri një argumenti politik “Ngjarja e datës 22 maj 1984 në repartin tonë, shkruhet në të, tregoi edhe njëherë se armiku nuk bëhet kurrë mik e ai ashtu siç ka thënë partia e shoku Enver, gjithmonë është përpjekur e do përpiqet të pengojë ndërtimin e socializmit në vendin tonë, por nga ana tjetër, kjo ngjarje tregoi edhe njëherë gatishmërinë e vigjilencën dhe urrejtjen klasore të efektivit tonë ndaj armikut të klasës”.

MINISTRIA: MASAT E REFLEKTIMIT

Në dosjen e revoltës së Qafës së Barit, njëherazi me raportin për ngjarjen, janë dhe dokumentet e tjera, që kanë të bëjnë me masat e marra për të parandaluar situata të tilla. Në një program pune të hartuar pas ngjarjes nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së të Brendshme dhe të miratuar nga kreu i dikasterit, Hekuran Isai, parashikoheshin një sërë masash për forcimin e regjimit të sigurisë në tërë sistemin e burgjeve dhe në mënyrë të veçantë në ato të të dënuarve politikë.

Për vetë rëndësinë e ngjarjes së Qafës së Barit, në dokumentin me firmën e ministrit të Brendshëm bashkëlidhej lista me emrat e të dënuarve, të etiketuar si organizatorë të protestës së 22 majit 84, të cilët i kishin kaluar për gjykim organeve të drejtësisë. Në këtë praktikë zyrtare të panjohur, krerët e policisë veçojnë emrat e tre të dënuarve të Qafës së Barit, pjesëmarrës në revoltë, të cilët duke reflektuar shfaqën “gatishmëri të lartë në dhënien e shpjegimeve të hollësishme mbi ngjarjen”(!). Gjithsesi, dokumenti i përpiluar nga Agron Tafa, ish-numri Dy i dikasterit të sigurimit, nuk kufizohej vetëm në problematikën e kampit të Qafës së Barit.

Krerët e lartë të Policisë Sekrete e vlerësonin revoltën e 22 majit 84, si kambanë alarmi për ta riparë me themel tërësinë e regjimit të sigurisë në kampet e riedukimit. Fill pas analizës së revoltës së Qafës së Barit, ministri Hekuran Isai organizoi një mbledhje urgjente me funksionarët e lartë të ministrisë, ku u shqyrtua me përgjegjësi forcimi i diktaturës në tërë sistemin e burgjeve. Ndërkaq, reflektimi ndaj kësaj çështje, solli dhe një rokadë në radhët e drejtuesve të kampeve të riedukimit, siç quheshin në atë kohë vendet e dënimit…

LISTA E TË RIDËNUARVE

Në dosjen e Ministrisë së Brendshme për revoltën e Qafës së Barit, me siglën “Sekret”, ndodhet dhe lista me emrat e 12 të burgosurve që u ridënuan menjëherë pas saj. Renditja fillon me emrin e Sokol Sokolit, njërit prej më të rinjve në moshë dhe vazhdon me Sokol Progrin, Tom Ndojën, Lush Bushgjokën, Haxhi Baçinovskin, Vllasi Koçin, Kostandin Gjordenin, Barjam Vuthin, Martin Lekën, Lazër Shkëmbin, Hysen Tabakun dhe Ndue Pishën.

Komanda e burgut pas asaj që ndodhi mëngjesin e 22 majit 84, ka bërë seleksionimin e organizatorëve dhe njëherazi me identitet ka formuluar një aktakuzë të përgjithshme për ta dhe për secilin veç e veç. Sipas saj, 12 të dënuarit “në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e terrorit kundër përfaqësuesve të shtetit” dhe në veçanti “Sokol Progri, Lush Bashgjoka dhe Ndue Pisha kanë konsumuar krimin e tradhtisë ndaj atdheut, duke tentuar për t’u arratisur”. Nga mënyra si është operuar më tej me gjykimin e tyre në Pukë dhe në Gjykatën e Lartë (Kolegji penal) bie në sy e njëjta aktakuzë për të gjithë, me përjashtim të ndonjërit që e përjashtoi veten duke pranuar bashkëpunimin me organet e sigurimit..

Kronika e një kryengritje të paralajmëruar

Revolta në burgun e Qafë Barit, ku vuanin dënime të rënda rreth 500 të burgosur politikë nisi mëngjesin e 22 majit të vitit 1984, por ajo ishte paralajmëruar më herët. Persekutimi barbar, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, ushqimi i pamjaftueshëm dhe torturat fizike ishin arsyet kryesore të rebelimit masiv të të burgosurve politikë. Më shumë se për kushtet e jetesës revolta ishte një kryengritje kundër regjimit. Nuk ishte e rastit që të burgosurit pasi morën me forcë kontrollin e plotë të burgut, shpërthyen me thirrjet për një Shqipëri të lirë e demokratike.

Për asnjë moment, autoritetet nuk morën mundimin të negocionin me të rebeluarit, por atë e shtypën me dhunë, madje dhe me armët e zjarrit. Ngjarja e pazakontë për burgun e tmerrshëm fillimisht nisi në formë rezistence kundër punës së detyruar. Të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen në fjetinë pa realizuar normën dhe nuk pranonin urdhrin për t’u kthyer në galeri. Ndërkaq, dy të tjerë, Sokol Sokoli dhe Sokol Progri, porositën shokët të mos shkonin në galeri. Kjo ishte shkëndija e përballjes. Policët u përpoqën të marrin situatën në kontroll.

Urdhëruan rreshtimin e të dënuarve në mensë. Aty do bëhej apeli. Pas apelit të dënuarve do t’u komunikohej urdhri kategorik: Ata që refuzonin të ktheheshin në punë, do dërgoheshin në birucë. Kaq mjaftoi për të ndezur turmën që tashmë jo vetëm ishte totalisht e pabindur, por edhe shumë agresivë ndaj forcave të sigurisë. Sheshi shpërtheu i gjithë nga thirrjet “Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori!”. Sakaq, kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura nga Tirana. Përballja zgjati disa orë. Kryengritësit vetëm kur dëgjuan breshëritë e armëve që drejtoheshin ndaj tyre filluan të tërhiqen. Nga ky çast autoritetet filluan gjuetinë e shtrigave dhe me një proces të shpejtë bënë ridënimin e organizatorëve të revoltës. Dy ndër ta u dënuan me vdekje, ndërsa shumë të tjerë me burgime të gjata.

Capture
Protestuesit e burgut të Qafë-Barit

DËNIMI I PROTAGONISTËVE TË REVOLTËS

Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim

Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim

Sokol Progri, me 25 vjet burg

Vllasi Koçi, me 25 vjet burg

Martin Leka, me 16 vjet burg

Haxhi Baçinozi, me 21 vjet burg

Bajram Vuthi, me 15 vjet burg

Ndue Pisha, me 25 vjet burg

Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg

Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg

Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg

Hysen Tabaku, me 11 vjet burg

Ish-ministri i Nasip Naço flet pas daljes nga SPAK: U thirra për çështjen CEZ-DIA

NACO PER VEPRAT PENALE - Ministri i Drejtesise Nasip Naco, duke hyre ne nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ministria e Drejtesise do i kerkoje prokurorise ashpersim te denimit te veprave penale.

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili u paraqit në SPAK paraditen e sotme (19 mars) është shprehur se ishte thirrur për çështjen CEZ-DIA.

nasip-naco

“Nuk do të doja të isha sot këtu, për shkak të marrëdhënieve të mia me publikun. Skeptikët dhe ziliqarët do të hedhin baltë. Jam thirrur për të deklaruar në lidhje çështjen penale që ka të bëjë me kompaninë CEZ.

Në atë kohë kam patur qëndrim korrekt. Kam folur me letra, jo në heshtje. Fakti që atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo interesat e shtetit, unë kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin 20% të tregut të CEZ dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe komunikonte me ta më lehtë se me qytetarët.

Ky fakt i kurse buxhetit të shtetit 40 milionë euro dhe nxori këto kompani në treg të lirë.

Sigurisht që ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe spekulonin morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji, ish drejtori i CEZ u shkarkua nga detyra dhe Kastriot Ismailajt iu ndërpre kontrata dhe besoj se miratimi i ligjit ka folur gjithçka”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka rihapur në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike.

Për këtë çështje, në SPAK është thirrur dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dhënë shpjegime për marrëveshjen mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.

Meta vazhdimisht ka thënë se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n.

Çështja është gjykuar njëherë në vitin 2017 ku është dënuar me 11 vite burg administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Josep Borrelli akuzon Izraelin për nxitjen e urisë në Gazë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, e akuzoi Izraelin për përdorimin e urisë si armë në Gazë.

Gjatë fjalimit në Forumin Humanitar Evropian në Bruksel, Borelli tha se Izraeli, me anë të parandalimit të hyrjes së ndihmës humanitare në Gazë, është duke e nxitur urinë.

Ai tha se uria, që ka prekur me mijëra civilë, është tërësisht e krijuar nga njeriu dhe i nxiti autoritetet izraelite dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu që të ndalojnë pengimin e hyrjes së ndihmës në Gazë.

Sipas tij, pengimi i hyrjes së qindra kamionëve me ndihma dhe përdorimi i urisë si armë përbëjnë veprime të papranueshme.

Alibeaj: Ja pse nuk shkova në komision dhe interesat e vërteta që ka Rithemelimi

Sekretari i përgjithshëm i PD dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tregoi se përse nuk ishte i pranishëm ditën e djeshme në mbledhjen për komisionet hetimore.

Ai theksoi se nuk u vu në diskutim reforma zgjedhore dhe sipas tij dhe Edi Rama por edhe pala e Rithemelimit kanë interesin e tyre.

“Nëse e keni vënë re, ne kemi qenë të vetmit që edhe gjatë kohës që e bëheshin online ne kemi qenë prezent. Pjesa e parlamentit që e ka dashur debatin dhe ka dashur të flasë me njerëzit nepërmjet debatit ka qenë pala jonë. Dy palët e tjera nuk e kanë dashur. E dimë se si kanë kaluar ligjet në Kuvend.

Kisha kërshëri për të parë, vutë re ndonjë diskutim lidhur me reformën zgjedhore apo çështje të tjera lidhur me interesat e publikut. PS do të bëjë sikur asgjë s’ka ndodhur. 7 miliardë të shqiptarëve nuk dimë se ku shkuan. Përkeqësuan rregulloren e Kuvendit. Çfarë ka humbur nga situata para dhe pas. Sakrifikimi i parë është komisioni për reformën zgjedhore”-tha ai për Euronews Albania.

Alibeaj shtoi se qëllimi i vërtetë i Rithemelimit nuk është të vijë në pushtet. Sipas tij, qëllimi i një pjese të Rithemelimit është të ruajnë pushtetin e tyre dhe të mbajnë në pushtet Edi Ramën.

“Ajo që duket që ka ndodhur ose do ndodhë së shpejti është të dështosh komisionin e reformës zgjedhore. Për sa kohë kishim një komisioni ku ishin 9 anëtarë të opozitës përfshirë të gjithë, të shkosh në një sistem tjetër me 2 ose 3 anëtarë, si mundet të jesh i kënaqur me një përfaqësim 3 me 3 kur ke pasur 9 kur ke qenë në kushte pariteti me mazhorancën, ke pasur edhe të drejtën e vetos.

Duket fare qartë që interesi i një pjese të rithemelimit nuk është për të ardhur në qeveri dhe për t’i shërbyer publikut që kërkon largimin e qeverisë aktuale, por kanë interesa të tjera për të ruajtur pushtetin e tyre dhe për t’i shërbyer Edi Ramës. Duke i krijuar komoditetin Edi Ramës që të mbajë listat e mbyllura, duke mos lejuar diasporën të votojë, i ke krijuar kushtet që ai të fitojë një mandat të katërt”, tha Alibeaj