26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Nata e Kadrit, pse nata e sotme vlen sa një jetë për muslimanët

Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Myslimanët e respektojnë natë të shenjtë me devotshmëri, lexime dhe lutje, pasi shenjtëria e natës besohet të jetë një kohë shumë e mirë për t’ju përgjigjur lutjeve.

Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit konsiderohen një kohë veçanërisht e rëndësishme shpirtërore, pasi që çdo ditë mund të jetë Nata e Kadrit, dhe kështu adhuruesit përpiqen të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe.

Shume muslimanë marrin pjesë në një tërheqje shpirtërore të quajtur “itikaf”, ku kalojnë dhjetë ditët në xhami duke lexuar Kur’anin dhe duke u lutur.

Spahiu: Pazaret Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me amnisti për njëri-tjetrin

Analisti Kreshnik Spahiu, është shprehur se dakordësia për amnistinë penale është reflektim mes PS dhe Rithemelimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë aleancë kundër SPAK duke nënvizuar se nga amnistia përfitojnë zyrtarët e dënuar me formë të prerë nga GJKKO.

Juridikisht ka disa aspekte pozitive, politikisht është tërësisht negative. Në çdo shtet amnistitë konsiderohen si lehtësi ekonomike. Mesa duket kodi penal është shumë i ashpër për disa vepra penale të cilat shoqëria mund të përfitojë më shumë përmes gjobave. Do thosha se ky është reflektimi dhe pazari i parë i  dy partive kryesore. Mendoj se ky është reflektimi i frutave të cilave ndodhen në marrëveshjen e tyre, Rithemelimi dhe PS. Sipas disa shkrimeve, disa vepra penale  që lidhen me korrupsionin dhe me subjekte të caktuara, përfitojnë nga kjo amnisti. Është një pazar politik dhe para një aleance anti-SPAK. Target-grupi përfitues janë të gjithë zyrtarët që janë dënuar me vendim të prerë të GJKKO”-tha ai.

Digjet godina historike në Sarandë, studiuesi: Isha aty, e dogjën qëllimisht për të ndërtuar më pas

Godina ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të qytetit të Sarandës, një godinë historike, e cila dikur ka qenë dhe konsullatë italiane u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Ishte ora 10:00 dhe sot Saranda nuk kishte as diell të fortë.

Studiuesi Auron Tare, i cili u gjend rastësisht aty, dëshmitar i shkatërrimit të këtij ‘xhevahirit’ historik pa me keqardhje të gjithë skenën.

“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimbje” thotë Auron Tare për Report Tv.

Me bindje thotë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm

“Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” thotë ai.

Biseda me biznesmen, ministra, drejtorë…/ Zbulohet se çfarë përmban telefoni i Kryemadhit që SPAK i ka konfiskuar

Më 7 dhjetor 2023 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Çela e refuzoi kërkesën e ish -kryetares së LSI, Monika Kryemadhit për t’i kthyer asaj disa sende të sekuestruara.

2 javë përpara këtij vendimi agjentët e BKH kishin kryer kontrolle në zyrat e Partisë së Lirisë dhe në shtëpinë e nënës së deputetes.

Siç raportuan mediat, ishin sekuestuar dokumente, kompjutera dhe të paktën 5 telefona.

Kryemadhi nxitoi t’i drejtohej Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i kthyer vetëm njërin prej tyre, një aparat të vjetër të markës iPhone.

Ky telefon nga disa burime, ishte gjetur në shtëpinë e nënës së saj, që ka një derë komunikuese me shtëpinë e deputetes.

Në këtë ambient agjentët e BKH kishin hyrë me udhër kontrolli të Gjykatës së Posaçme.

Gjatë hetimeve mbi Kryemadhin ata kishin gjetur disa shkresa të dyshimta që mbanin emrin e nënës së deputetes.

Më 4 janar 2024 edhe Apeli, me kryesuese Igerta Hysi ia rrëzoi kërkesën.

Deputetja e PL insistoi.

Ajo iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila vendosi sot (5.04.2024) të mos ia japë celularin.

SPAK, nëpërmjet prokurorit Sotir Kllapi, argumentoi në të dyja shkallët e gjyqësorit se materialet e gjetura në telefonin e ish -kryetares së LSI ishin të vlefshme për hetimin që po vijon ndaj saj për kontrata e lobimit të LSI në SHBA, në vitin 2017.

Por veç të dhënave për lobimin, ish -drejtuesen e partisë së Ilir Metës duket se e shqetësojnë të dhëna të tjera që gjenden në aparatin e sekuestruar.

Kryemadhi ka insistuar në të gjitha gjykatat se telefoni është i saji.

Sipas saj, duke qenë deputete, asnjë send personal nuk mund t’i sekuestrohet për shkak të imunitetit.

Por prokurorët e SPAK u thanë gjykatave se, nëse pranojnë një kërkesë të tillë, pretendime të kësaj natyre mund të ngrejë çdo deputet apo person me imunitet për sende që prokurorët mund të sekuestrojnë në çështje të ndryshme, duke thënë “janë të miat”.

Prokurorët e SPAK thonë se nuk e kanë vërtetuar ende me prova se kujt i përket aparati.

Kryemadhi dhe nëna e saj janë në një linjë: është i deputetes.

Por SPAK shprehet se nuk ka arritur në një përfundim.

Nga disa burime se ky telefon dyshohet të jetë përdorur mes viteve 2013 – 2016.

Nëse është përdorur nga Monika Kryemadhi, periudha përkon me kohën kur LSI ishte në pushtet.

Në atë kohë, LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, me të cilën u bashkua pas 4 vitesh koalicion me Partinë Demokratike.

Kryemadhi nuk ka mbajtur detyrë zyrtare në atë periudhë.

Megjithatë ajo ka pasur rol kyç në LSI si bashkëshorte e kryetarit Ilir Meta, si kryetare e Forumit të Gruas, anëtare e kryesisë e deputete, derisa në vitin 2017 ajo u zgjodh kryetare, një post që e mbajti deri ditën kur ia ridorëzoi partinë Metës.

Për këtë arsye, besohet se ajo ka pasur komunikime me persona të rëndësishëm të asaj periudhe.

Bëhet fjalë për ministra, drejtorë të rëndësishëm të LSI, deputetë, punonjës të administratës, biznesmenë etj.

Këmbëngulja e saj për të rimarrë pikërisht këtë aparat celular mes 5 të sekuestruarve, i ka shtuar dyshimet se SPAK mund të ketë gjetur komunikime kompromentuese.

Burimet që konfirmuan të dhënat thanë se SPAK ka mundur ta hapë aparatin, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Nuk është e qartë se çfarë bisedash kanë mbetur në telefon, por burimet i thanë  se komunikimet që kanë mbetur në aparat janë të shumta.

Sipas tyre, thuajse të gjithë personat me të cilët ajo ka biseduar mund të thirren në SPAK për t’u marrë në pyetje.

“Nuk është çudi që në dyert e SPAK të shohim ish -ministra të LSI e të PS, deputetë të ndryshëm, drejtorë të përgjithshëm e zyrtarë të tjerë të lartë apo biznesmenë” – tha një burim i afërt me hetimin.

Monika Kryemadhi po hetohet bashkë me disa drejtues dhe ish -drejtues të LSI për kontratat e lobimit në SHBA.

Veç kësaj, ajo dhe bashkëshorti i saj, ish -presidenti dhe kryetari i PL, Ilir Meta, janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme edhe për pastrim parash./Zoom.al

Rreziku më i lartë se kurrë, Gjermani: Qindra policë nën dyshim për qëndrime ekstremiste

Rreth 400 policë gjermanë të landeve federale dyshohet se kanë qëndrime ekstremiste të djathta. I ngarkuari federal gjerman për policinë, Uli Grötsch, e quan rrezikun të lartë si kurrë më parë.

Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e policëve gjermanë japë hapur procedura disiplinore apo hetime nën dyshimin për qëndrimeekstremiste të djathta dhe/apo bindjeve ideologjike konspiracioniste. Këtë e kanë raportuar mediat gjermane “Stern” dhe “RTL” duke iu referuar një pyetësori të 16 Ministrive të Brendshme të landeve në Gjermani. Shifra reale mendohet të jetë më e lartë, për shkak se Berlini, Meklenburg-Pomerania, Tyringjia, Bremeni nuk kanë dhënë shifra aktuale, thuhet.

I Ngarkuari Federal për Policinë, Uli Grötsch njoftoi se “jetojmë në kohë, kur ekstremistët e djathtë përpiqen me qëllim të destabilizojnë policitë. Sipas Grötsch, rreziku është i lartë si kurrë më parë. “Për të gjithë vendin. Dhe prandaj edhe për policitë.”

“Rrezik i madh për demokracinë”

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali Herbert Reul tha, se policet e policët që nuk respektojnë kushtetutën, por mbajnë qëndrime ekstremiste janë rrezik i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor.” Këta njerëz nuk i duam në polici.

Hetime mbi raste ekstremizmi tek forcat e sigurisë në lande apo federatë ka pasur herë pas here. Në një raportim të vitit 2022 nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, u bë e ditur, se brenda tre vitesh nuk janë më në detyrë 327 punonjës të policisë, sepse kanë qenë të lidhur me prova me ekstremizmin e djathtë apo kane qenë pjesë e “Qytetarëve të Rajhut”. Një raport tjetër të vitit 2023 pas akuzave për racizëm ndaj policisë, thuhet, se forcat drejtuese të policisë, të cilat janë konfrontuar me akuzat për racizëm tek policia, shpesh kanë reaguar duke thesuar se bëhet fjalë për raste të veçanta, shkruan media gjermane “tagesschau”./DW

Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

 

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

Vlerësimet e ndërkombëtarëve për shkatërrimin

Sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW), të publikuar më 2001, shkalla e shkatërrimit të pronave civile nga forcat qeveritare serbe më 1999 ka qenë shumë e madhe.

Në raport citohet një sondazh i Zyrës së Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas të cilit, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë ishin dëmtuar rëndë ose ishin shkatërruar plotësisht.

Në një raport të shtatorit të vitit 1999, të përpiluar prej Komitetit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim të Këshillit të Evropës, përmendet se organizatat atëbotë aktive në Kosovë vlerësonin që mbi 120.000 objekte banimi ishin bërë të pabanueshme.

Sipas raportit të HRW-së, ngjashëm pësuan edhe shkollat dhe xhamitë: “Sipas vlerësimeve të OKB-së, në Kosovë janë dëmtuar 649 shkolla – më shumë se një e pesta e shkollave të inspektuara janë dëmtuar për mbi 60 për qind ose janë shkatërruar plotësisht”.

Shumë dëshmitarë janë cituar të kenë thënë se forcat serbe u kishin grabitur gjëra me vlerë, përfshirë unazat e martesës e automjetet, dhe se i kishin kërcënuar me jetë nëse nuk do t’ua dorëzonin të gjitha paratë që i kishin.

Lufta besohet se ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm psikologjik dhe emocional, se ka kthyer tejet mbrapa zhvillimin ekonomik, se i ka penguar investimet e huaja, se ka shkaktuar jostabilitet politik dhe tensione sociale.

Një nënë duke vajtuar mbi varrin e të birit të vrarë në luftë. (Foto: AFP)
“Nënvlerësim i shkatërrimit të Kosovës”

Në korrik të vitit 1999, Roy Dickenson, atëbotë zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se gazetarë dhe zyrtarë tjerë të huaj, që nuk kanë arritur të udhëtojnë jashtë Prishtinës, e kanë nënvlerësuar tej mase shkallën e dëmit që i është shkaktuar Kosovës në luftë.

Kriminologia Furtuna Sheremeti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, për të pasur një pasqyrë të qartë të së kaluarës, fillimisht duhet të adresohen të gjitha krimet që kanë ndodhur, e pastaj të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

“Mosdokumentimi i krimeve, e aq më pak i dëmeve, ka ndikim të madh, për shkak se na ka vendosur në rrezik të humbasim kujtimet primare të luftës. Përtej kësaj, ka shumë viktima të luftës që kanë vdekur pa iu adresuar dëmi i shkaktuar e pa iu njohur asnjëherë nevojat e tyre”, ka thënë Sheremeti, studimet e së cilës janë fokusuar në vlerësimin e dëmeve të luftës.

Çfarë ka bërë Kosova për dokumentimin e dëmeve?

Më 2011, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u themelua një Institut për dokumentimin e dëmeve të luftës. Puna e tij u përmbyll më 2018. Anëtarë të saj thanë se publikuan tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

Më 2021, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u themelua Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99. Në maj të vitit 2023, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, publikoi disa gjetje të raportit të përpiluar prej këtij Komisioni.

Çeku përmendi dëmtimin apo shkatërrimin e 1.788 objekteve të trashëgimisë kulturore, vjedhjen e mbi 3.000 artefakteve të Muzeut të Kosovës, djegien apo shkatërrimin e 1.7 milion librave në gjuhën shqipe dhe 175 librarive publike, si dhe grabitjen e mbi 25 mijë dosjeve me dokumentacione të ndryshme gjatë kohës së luftës.

Ai paralajmëroi që, në bazë të këtij dokumenti, “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Punë “e vështirë, por jo e pamundur”

Në nëntor të 2023-tës, ekzekutivi në Kosovë themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Drejtori i tij, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë duke pranuar materiale prej institutit paraprak dhe prej organizatave joqeveritare: “Në bazë të ligjit, Instituti duhet t’i trajtojë disa lloje krimesh, shembull krimet kundër njerëzimit, krimet ushtarake, krimet psiko-sociale dhe ato të bëra në ambient”.

Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet për vlerën e dëmeve, por disa materiale tregojnë shkatërrim të madh:

“Disa pjesë të Kosovës kanë qenë të shkatërruara tërësisht”.

Kriminologia Sheremeti, e cila ishte angazhuar në themelimin e Institutit, beson se puna e tij do të jetë sfiduese: “Ta bësh krejt këtë punë 25 vjet pas luftës, është përpjekje e jashtëzakonshme. Kështu që, po, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Ndëshkimi i krimeve të luftës

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse./RE

Amnistia Penale/ Deputeti i PD-së: Drejtorët hajdutë falen, protestuesit kundër korrupsionit në burg!

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, ka reaguar për marrëveshjen mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste në lidhje me miratimin ditën e djeshme të Amnistisë Penale.

Agalliu shkruan se drejtorët hajdutë, nga ata me çizme, që ngelën duke ngrënë mollë e dardhë, amnistohen nga deputetët e halleve të mëdha, ndërsa protestuesit kundër korrupsionit mbesin në burg.

Reagimi:

Drejtorët hajdutë, nga ata me çizme, që ngelën duke ngrënë mollë e dardhë, amnistohen nga DEPUTETËT e halleve të mëdha.

Ehh mor popull sa gjëra bëhen në emrin tënd!!!!

Hapni sytë dhe shikoni!!!
DREJTORËT HAJDUTË FALEN E PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT NË BURG!

“Edi Rama në pazar me Rithemelimin e Berishës. Amnistia është vetëm fillimi”/ Karabina: PD e vendosur për t’i denoncuar pazaret e pista në kurriz të njerëzve

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, u shpreh se, tashmë, është i qartë pazari i Edi Ramës me Sali Berishën.

Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar. Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.” – u shpreh Karabina.

Më tej Karabina solli në vëmendje sjelljen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila, një ditë më parë, ndonëse ishte i përjashtuar, lejoi deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka, të votonte.

“Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë që ishin përjashtuar më parë. E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, që fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambentet e Kuvendit. E bërë edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.
Ndaj Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.” – u shpreh zëdhënësja demokrate.

“Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.” – përfundoi ajo.

Më poshtë deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Mirela Karabina:

Që Edi Rama është në pazar me Sali Berishën kjo dihej dhe qartësohet përditë dhe më shumë.

Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar.

Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.

Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.

Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj.

Sigurisht që pazari mes Berishës dhe Ramës, nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista.

Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë që ishin përjashtuar më parë.

E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, që fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambentet e Kuvendit.

E bërë edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.

Ndaj Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.

A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre?

Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren.

Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.

Edi Rama është drejtuesi i qeverisë më të korruptuar në Europë. Ai ose është i paaftë, ose është bashkëfajtor, në të dyja rastet duhet të mbajë përgjegjësi

Nga Gentian Gaba

Rilindja e tij ka më shumë funksionarë në brug sesa në zyrat e shtetit, ai është përgjegjës kryesor për frymën me të cilën ka qeverisur vendin, me afera të panumërta (kanabizimi, inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, rrugët milona euroshe, Becchetti, vjedhja e fundove të BE të bujqësisë, etj. etj. etj.), fryti më i dhimbshëm i të cilave ka qenë shpopullimi dramatik i vendit.

Jetëgjatësia e tij në pushtet mbetet produkti i korrupsionit me të cilin ai dëmtoi interesat publike për të avancuar interesat e tij elektorale, kriminalizimi i jetës institucionale, duke futur kriminelë në zyrat e shtetit, gabimet e opozitës që nuk u reformua mjaftueshëm për të tejkaluar pengesat që pushteti vendosi në rrugëtimin e saj, e mbi të gjitha infrastruktura institucionale e dakordësuar në 2008-ën, nga Rama dhe Berisha, me të cilën u pajtua edhe antagonisti i herëshm i këtyre ndryshimeve, Meta, pasi për dy mandate u bë pakicë bllokuese e për rjedhojë përfituese.

Këtë ekuilibër e shkallmoi nisma e SHBA për sanksionimet në vend dhe rajon për non grata, e cila në Shqipëri përcillet edhe me reformën në drejtësi, si mjet për të ndarë pushtetet dhe zhbërë sundimin e një grupi të vogël njerëzish, që përmes makinacioneve (para krimi e korrupsion, klientelizëm dhe media jo të lira), riciklojnë njëri-tjetrin dhe klikën plot takëme të tranzicionit.

Dhe, mesa duket nga intensiteti përvëlues i ngjarjeve politiko-juridike, jemi në një kapërcyell epokash, të diktuar nga ingranzazhet e vëna në lëvizje në Korrik të 2016-ës, e që me ngadalë, por pa u ndaluar, po shtrëngojnë litarin në fytin e lojës së vjetër, e pikërisht sepse e vjetër, është bërë e ngathët dhe e kuptueshme në lëvizjet e saj, në dukje të forta e kaotike.

Ja një kronologji:

– Pas pezullimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD, përfaqësuesja e SHBA deklaron në selinë e PD se mezi pret që të festojnë fitoren e PD;
– Dialektikisht, Rama kupton se perdia po ulej mbi Rilindjen e tij dhe mban në sipërfaqe Berishën; Rama i jep Shkodrën Berishës në 2022 për të sulmuar Bashën, Berisha i jep gjithë Shqipërinë Ramës në 2024;
– Berisha nis përballjen me drejtësinë; Rama bën sikur mohon ngritjen e komisioneve hetimore (e drejtë kushtetuese e pamohueshme e 35 deputetëve), qëllimi është stisja e një krize parlamentare për të futur në lojë përsëri mikun e tij të 2008-ës si faktor bllokues, për të penguar ndryshimet për reformën zgjedhore që Ramës nuk i interesojnë, duke u thënë të hujave, unë duhet të merrem vesh me këta edhe pse ky është non grata (pretekst i non gratës është falsitet i Ramës që prej vitesh bashkëpunon me Dakon, Doshin e Rakipin).
– Kriza artificiale arrin qëllimin, godet Komisionin e Reformës Zgjedhore, aty ku PD kishte propozime konkrete në dobi të interesit publik, e ku PS do të duhej të mbante një qëndrim mbi këto propozime. Sigurisht, PS ka interes të mbaj gjërat kështu siç janë, nuk do reformë zgjedhore reale, sikurse edhe Rithemelimi, që sot e kësaj dite nuk ka një propzim konkret për sistemin. (Intermezzo: Thonë që me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, po si mundet ky Rama i fortë atëhere?! Duke bërë aleancë me partnerë më të fortë se Rama, që janë matanë Adriatikut, por sovranistët dun babën);
– Por kjo nuk mjafton për Rilindjen dhe Rithemelimin, sepse atyre nuk u duhet vetëm bllokimi i një Refrome të vërtetë Zgjedhore, u duhet edhe një pretekst për të mbyllur diskutimet, për të mos lejuar ndryshime që janë kundër interesave të tyre, dhe këtu vijmë të kriza e dytë artificiale pas asaj që shpërtheu në Tetor, dosja e “Xibrakës”.
– Pyetja lind natyrshëm pse tani? Pse jo para marrëveshjes? Pse kur je ulur për të bërë “reforma” me Ramën? Mesa duket, pasi stuhia e parë në gotë u mbyll me dy komisione hetimore që shërbejnë si zbor për revolucionin imagjinar dhe vrasjen e Komisionit të Reformës, dhe dashuria e rigjetur u festua me lule e buzëqeshje për Ministren e Ramës, shpërthimi me detonator të kurdisur 5 muaj më parë në studio televizive i dosjes, ka si qëllim krijmin e perceptimit në publik të një mosmarrëveshje të re (që ka sebep të vjetër), e cila shumë shpjetë do të bëjë që palët të bëhen refraktare (sigurisht me kurdisje), kur do vijë momenti për të prekur tema të rëndësishme për ndryshimet zgjedhore. E ku ka më mirë se shpërthime të kontrolluara për të hedhur në erë një urë që nuk i hynë në punë as Rilindjes, e as Rithemelmit, pasi tashmë janë të dyja në të njëjtën anë të lumit, atë anti-SPAK dhe në mbështetje të STATUS QUO-së (mbajtjes së gjendjes kështu siç është, ku mund të ndryshojnë personazhet dytësorë, tretësor, por jo ingranazhet që i lëvizin);
– Dhe vijmë te thembra e Akilit, SPAK. Teksa dashuria e ripërtërirë mes Rilindjes dhe Foltores nisi të bëhet e sikletshme për palët në sytë e qytetarëve, ndërkohë që po përgatisnin celeberimin e radhës në publik, amnistinë, Xibraka ishte shpërthimi i kontrolluar më i mirë për të bërë sikur po zihemi, ndërkohë që duke bashkuar votat, i japim një mesazh SPAK, përveç atyre që vijnë me zë e me figurë, por edhe me kartona: “Kujdes, se nuk ka vetëm Amerikë këtu, ka edhe parlament.”

Ky ishte pra Revolucioni i rilindur, apo Rilindja e rithemeluar, anë të ndryshme, të së njëjtës monedhë fallso. Tani, trashja e zërit, me akuza të ricikluara, në dukje të hatashme, por që shërbejnë vetëm për një polarizim fiktiv, që mbush ekranet, që ul arsyetimin, që asgjeson debatin, kanë në thelb vetëm pengimin e çdo ndryshimi në interes të njerëzve.

E thënë thjeshtë, revolucionarët në tentativë do thonë: Rama është koka e krimit, nuk mund të ketë reformë me të (a thua nuk është ky me të cilin janë ulur te komisini 3+3, a thua nuk është ky dhe Manja i “Dosjes 184”).

Ndërsa Rama, nga ana tjetër, do thotë që e provuam dhe nuk eci, ata janë të pandreqshëm, janë non grata etj etj. (a thua se nuk e dinte çfarë ishin deri para 2 ditës, a thua nuk di që non gratat i ka në qeveri).

Dhe kështu, të bashkuar në qëllime, por të ndarë sa për sy e faqe, do përpiqen të tërhiqen zvarrë, derisa dikush të trokasë te dera e një vile, apo e një zyre, e të thotë vijmë nga BKH, lini telefonat dhe kompjuterat në vend.

Dhe sa më shumë do afrohen, aq më agresiv do bëhen kundër SPAK, të cilin do kërkojnë të marrin nën kontroll me pretekstin e rrjedhjes së një lajmi diku, e një informacioni diku tjetër, që sipas Pallatit të politikës, diskrediton të hetuarit, shkel të drejtat e njeriut etj etj.

E ndërkohë që SPAK do kryej punën e tij, si në rastin e Bashkisë Tiranë, që e ka lënë Veliaj si gjethe fiku të korrupsionit me të cilin ka ushqyer pushtetin politik dhe zgjedhor, do ketë portesta e përplasje, por nuk do të ketë propozime politike për të pamundësuar që, përtej institucioneve hetimore, degradimi të shkojë deri në nivelin aktual të pushteti të Rilindjes.

E që kjo të ndodhë, politika nuk duhet të ketë hallin e drejtësisë, apo t’i mbivendoset asaj, por duhet të ketë sensin e përgjegjshmërisë për të ofruar alternativa reformuese, që fuqizojnë njerëzit dhe u japin atyre në dorë mjete për ta ndryshuar qeverisjen përmes votës, u japin mjete që forcojnë përfaqësimin dhe llogaridhënien. Pra, ndryshime të vërteta që vijnë përmes politikës e jo përmes rrokjes së histerimit akuzues, që nuk njeh vlera e parime, e që ka për qëllim krijimjn n
te qytetarët e ndjesisë së neverisë ndaj politikës, në mënyrë që lodra të mbetet në dorë të një pakice të vogël, e cila tërheq fijet e teatrit të kukullave, që nxjerrin në skenë. Thënë më thjeshtë, kërkojnë riciklimin e lojës ‘të ikë Lena e të vijë prena”, dhe nuk kërkojnë asnjë ndryshim strukturor që pamundëson abuzimin me pushtetin.

Por Rilindja e rithemeluar, apo Rithemelimi i rilindur dukshëm nuk ka interes ta bëj këtë; sepse, të vetëdijshëm për fundin e tmerrshëm që i pret, gjejnë lumturi te zgjatja me lojëra të rëndomta të këtij tmerri pafund. Nuk shpëtoni dot!

“Djalli fshihet në procedurë”, avokati Artan Murrizi tregon dënimet e protestuesve: Asnjë prej tyre nuk përfiton nga amnistia e djeshme

Avokati Artan Murrizi u shpreh gjatë ditës së sotme se asnjë nga dënimet e protestuesve nuk përfshihen në amnistinë penale.

“Djalli fshihet në procedurë është për rastin tonë sipas variantit “djalli fshihet në detaje”. Ajo që është miratuar dje është luajtur me paragrafet e neneve për të cilat janë akuzuar protestuesit. Të gjithë protestuesit, pa përjashtim akuzë kryesore kanë pasur kundërshtimin e punonjësve të policisë të parashikuara nga neni 236/2.
Ndërkohë amendamenti i djeshim që i është bashkëngjitur, amendamenti i atij grupi deputetësh opozitarë që janë bërë deputetë nga votat e këtyre protestuesve, nga votat e këtyre demokratëve, tekstualisht po ua citoj: “paragrafi 1 i nenit 236”.” – u shpreh avokati Murrizi.

Më poshtë pjesë nga fjala e tij:

Unë kam disa vendime këtu konkrete për të gjithë protestat dhe akuza në ngarkim të tyre tashmë me vendim përfundimtar të Shkallës së Parë, janë deklaruar fajtor, është:
Protestuesi D.B, është dënuar për kundërshtim të punonjësit të policisë, rendit publik, parashikuar nga neni 236/2, dënuar me 1 vit burgim.
Shtetasi E.B i dënuar me 1 vit burgim, shtetasi G.B dënuar me 1 vit burgim dhe të tjerë. Të tillë janë mbi 700 veta që kanë filluar procedimet dhe kanë vajtur në gjyq dhe janë deklaru fajtor.
Ajo çka është më interesante madje, kemi rastet që ende nuk kanë përfunduar gjykimi në shkallë të parë. Janë ende në shkallë të parë. Është një 63-vjeçar që vjen që nga viti 2019 që vjen në çdo seancë gjyqsore nga një fshat it hell i Devollit. Shtetasi A.P, pra ka 5, 6 vite që vjen në cdo seancë që ka këtu.
Kemi rastin e një pedagogu me inicialet A.K, ende nuk ka përfunduar procedimi, është ende në shkallë të parë. Mendo pastaj Apeli, apo Gjykata e Lartë.
Të gjithë këta njerëz me votat e deputetëve që janë bërë nga këta protestues, mund të amnistoheshin dje, edhe i mbyllnin hallet. E theksoj dhe njëherë, asnjë protesues nuk përfiton nga amnistia e djeshme.