20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Deputetë lexoni historinë e Shqipërisë

Nga Enriketa Papa

Politikanët duhet të lexojnë më shumë nga historia e këtij vendi. Ngjarjet që ndodhën sot, janë përseritje të përplasjes së madhe pozitë-opozitë, të varur-të pavarur, sidomos gjatë gjysmës së parë të viteve 1920-të. Vendi në ato vite u karakterizua nga një përplasje e egër, me atentate, grushta e sharje, linçime, ekuilibri dhe normalizimi i klimës politike, dukej pothuajse i pamundur.

Ironia e votimit të sotëm, ku pinjollë të familjeve të persekutuara, të vrara, të internuara, të zhvatur nga prona dhe ata që ende e konsiderojnë veten të djathtë, opozitarë të vërtetë, bashkuan votat për “inat të Lulit” me pinjollët e familjeve që në pjesën dërrmuese kanë patur përgjegjësi, për zbatimin e diktaturës në Shqipërinë komuniste.

Secili merr vendimet dhe bën zgjedhjet personale, qoftë për të qëndruar në anën e integritetit dhe moralit politik, qoftë për t’u lekundur, ndërruar mendje, mikluar, dhe kaluar Rubikonin dhe bërë pakt me djallin.
Votimi sot, duke bashkuar votat me PS, për të falur ofiqarët e korruptuar, drejtorët arrogant dhe gjyqtarë dhe prokurorë për shperdorim detyre, korrupsion, shkelje barazie në tendera, përmban dhe një aspekt tepër inteesant për t’u studiuar.

Ky aspekt nuk ka aq lidhje me politikën, se sa me kqyrrjen dhe studimin e sjelljes së atyre që votuan nga opozita. Një veçanti që ceket nga teoritë mbi bihejviorizmin, sjelljen njerëzore përballë sfidave dhe konfliktit. Nga vëzhgimi prej kamerave të transmetimit live televiziv, të secilit deputet/e berishist(e) ishte mbresëlënëse, për dikë që studion gjestikën trupore dhe bihejviorizmin human tek aktorët që janë përballë vendimarrjeve sensitive dhe me impakt për ata vetë dhe publikun.

Gjestika trupore, kafshimi i buzëve, ngrënia e thonjve, skërmitja e dhëmbëve, moskontrolli i trupor, zbehja, shtrembërimi i fytyrës, zgërdheshja, rrotullimi i syve, miratimi me kokë, ulja e kokës, eksitimi emocional, kafshimi i dhëmbëve, afrimi i kokave, teksa kundërshtari fliste, ishte interesante për t’u studiuar.

Megjithatë, për disa kjo është politika. Mobile, lëviz sa andej këndej. Për disa s’ka shtyllë kurrizore. Kot nuk e quajnë që qëmoti ,të përdalë!

Për ironi të gjithçkaje dhe gjithkushit që ka kopjuar dhe promovoi “revolucionin demokratik” për të shembur pushtetin e sotëm, ju sjell në vëmendje atyre që veç histori nuk lexojnë. Simboli i revolucionit demokratik, Fan Noli, tentoi të votonte një amnisti në parlamentin shqiptar, për ata të akuzuarit për vepra politike, si rezultat i ngjarjeve të Marsit 1922.

Por dhe të ndryshonte ligjin elektoral, nga votimi i përfaqësuar në atë të drejtëpërdrejtë. Por nuk ia doli. Pozita e atëhershme ia hodhi poshtë.

Çfare vijioi, ishte vetëm polarizim, pakënaqesi, agresivitet dhe përfundimi tek marrëzia e Revolucionit të Qershorit 1924, një puç i pastër shtetëror. Ngritje strukturash paralele dhe mosnjohje ndërkombëtare dhe dështim total politik, i ndjekur nga një azil, që për disa ishte i përjetshëm.

Ndërsa këta “opozitarët e vërtetë”, sot 100 vjet pas, bashkojnë votat për të falur, ulur dënimet ofiqarëve të pushtetit dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, për të treguar unitet të çeliktë ndaj atij që 2 vjet më pare ngritën dorën ta përjashtonin nga partia. Sot votuan propozimet e tyre në dakordësi me pushtetin, duke mos u kujtuar, evituar të mendojnë, pse nisi gjithçka.

Ndër ta, dhe triumvirati udhëheqës, që emocionohej, teksa po “ia fuste pengut” dhe zgërdhihej dhe eksitohej në kurriz të atyre që deri sot ju kanë besuar, se e kishin seriozisht politikën dhe opozitarizmin përballë pragmatizmit.

Opozitën e vërtetë, historia do e gjykojë, por sot fakti mbetet që votuat për të ruajtur status quo e sistemit politik dhe shtrirë rrugën autokracisë elektorale të Ramës.

Vrasja e të rinjve për një ‘fjalë goje’/ “Ishte radha e Aureljos”, gazetarja Anila Hoxha publikon statistikat: Ç’po ndodh me fëmijët në konflikt me Ligjin?!

Nga Anila Hoxha

Aureljo, i moshës 18 vjeç u vra nga dora e një fëmije tjetër, me shpejtësi sikur të ishin duke kopjuar një pasazh të mirë menduar krimi, ku të dyja palët gjaknxehta ndalojnë mjetet në një rrethrrotullim. Këtë herë sulmi, përplasja ndodh në një rrugë të Tiranës. Herë të tjera grindjet me thika duarve, pistoleta, leva e gurë kane ndodhur jo shumë larg shkollës, pranë shtëpisë, në lagje, në një bar a restorant. Edhe në spital madje.

Të ndezura nga jeta virtuale, marrin flakë shpesh nga një follow, një emoji, një kompliment ndaj një fotografie, një sharje, një lidhje e pa aprovuar, një ndarje e papranuar. Bullizëm, persistencë për tu shfaqur superior ndaj bashkëmoshatarëve, gjasme më i rritur, gjasme më i fortë, gjasme më i zgjuar. Ose më keq akoma grinden për territore , ku çdonjëri përpiqet të konfirmohet se po bëhet një burrë, se është mjaftueshëm I zoti të mposhtë. Por është vetëm një fëmijë

Më shumë fëmijë sesa adoleshentë, zbresin të mllefosur nga mjetet, njëri me makinë më të mirë se tjetri.

Ky i dyti që do vdesë pas pak, quhet Aureljo. I pari një 16-vjeçar që shoqërohet nga shokët , ardhur nga Kalaja e Dodës jeton në zonën e Farkës , në shtëpi private dhe duhet thënë ekonomikisht nuk i ka munguar asgjë. Megjithatë kjo nuk i ka dhënë aq siguri saqë të jetë i bindur se konfliktet sqarohen me diskutim, ose nuk sqarohen fare.

Jo, ai është më i sigurt me një thike te fshehur në trup. Disa moshatarë të tij konstatohen shpesh rrugëve nga postblloqet herë më shkopinj bejsbolli, thika, pistoleta, doreza grushti.

Në një rast njëri prej tyre u justifikua para gjyqtarit se e mbante shkopin e bejsbollit mbasi ishte pjesë e një skuadre. Por kur gjyqtari G.H i kërkoi një provë të vetme, një fotografi që vërtetonte angazhimin si sportist, adoleshenti u dorëzua dhe tregoi të vërtetën. I duhej për situata të tilla sulmesh ku fëmijë e adoleshentë, nuk përmbahen , por grupe grupe lëndojnë e viktimizojnë.

Ndryshe nga 16-vjeçari dhe shokët e tij, njëri me prindër që zotërojnë një furrë buke, tjetri i përkëdhelur nga gjyshërit, Aureljo, djalë i vetëm është njëfarësoj supi për ekonominë e familjes, dhe  familja supi i tij. Ka nisur të mbështesë punën e të atit si elektricist, pak mbasi rrumbullakosi 18 vjeç dhe ka kuptuar me shumë mundësi diferencat.

Ka fatin e keq që mbasi të sulmohet fryma do ta lërë aty në atë rrethrrotullim të mallkuar.

Ndryshe nga dy vëllezër të tjerë që u sulmuan barbarisht me thika pak kohë më parë , vetëm e vetëm pse njëri ndër ta kishte krijuar raport me ish partneren e njërit prej agresorëve.

Por për shkak të ligjit tha komisariati numër 2 ato ditë, keqbërësit nuk mund të arrestoheshin mbasi nuk kishin mbushur moshën 14 vjeç. Nëna e djemve mu lut publikisht,  që së paku autoritetet të gjenin një zgjidhje dhe ti penalizonin autorët, mbasi gruaja po ndeshej me vështirësinë tjetër. ‘ Tani që djemtë shpëtuan, dhe po shohin në rrjetet sociale palën tjetër që po i provokon, do veprojnë djemtë njësoj si ata” tha.

Në të vërtetë Kodi i Drejtësisë për të Mitur, duke synuar të mos i përballë fëmijë në konflikt me ligjin me sistemin penitenciar, policët, prokurorët, synon të përqaset miqësisht me ta. Pra në formë edukuese, të bëjë atë që familja, shkolla dhe shoqëria dështuan ta bëjë.

Por sidoqoftë pavarësisht synimit dhe dëshirës së mirë, kjo vijon të mbetet teori, përsa kohë vendimet e gjykatave mbeten të pazbatueshme dhe përderisa nuk janë ngritur institucionet përkatëse. Një ndër to shkolla e riedukimit, planifikuar të ndërtohet në zonën e Mëzesit, ku fëmija në konflikt me ligjin, qoftë hajdut, shpërndarës droge, sulmues, kanosës, armëmbajtës i nënshtrohet programeve derisa ta kuptojë se çfarë ka bërë.

Praktikisht kemi qindra fëmijë që në emër të drejtësisë miqësore, gjykatat janë te detyruara tu qasen deri diku “na falni që po të pyet xhaxhi gjyqtar” . Dhe këta fëmijë as që e kuptojnë se kanë kryer një krim, kundravajtje apo kanë shkelur ligjin.

Për të folur me shifra , për vitin 2023 janë evindentuar 2600 fëmijë si autorë ngjarjesh kriminale. Fare pak prej tyre janë arrestuar, mbasi ndaj tyre aplikohet instituti i shmangies, që do ishte perfekt nëse do të kryhej i mbikëqyrur, me platforma shkollore dhe mësimnxenese apo shkollim i  detyruar, dhe masa te tjera kufizuese – edukuese.

Që nuk ndodh, arsyet i thamë më sipër.

1449 të mitur janë dëmtuar gjatë 2023, prej tyre pesë fëmijë janë vrarë, katër janë tentuar të vriten. 46 janë kanosur. 24 fëmijë janë plagosur rëndë. 122 plagosur lehtë me dashje. 139 dëmtime me dashje. 13 të mitur janë vjedhur me dhunë. 514 janë dëmtuar në aksidente si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit. 85 janë keqtrajtuar. 33 janë braktisur nga prindërit. 72 janë dëmtuar nga krimet seksuale. Si një drejtoreshë për pareandalimin e krimeve tek fëmijës, Klaudia Hasanllari bën të pamundurën ta ndajë shqetësimin me mua për Aureljon qe nuk jeton me. Për dhjetëra fëmijë të tjerë që ndikohen nga jeta online, dhe nga modele pa model, si ai i 16 vjecarit me tre shoke qe janë arrestuar , por me gjase për shkak të moshës ata dalin për pune orësh

‘ Parandalohet me edukim- më thotë në telefon Klaudia. Në familje, në shkollë, në masmedia. Duhet larguar trendi i pakuptueshëm “bad boy”, “I pronarit”. Po ushqejmë instiktet e gabuara, rritjen para kohe, konkurrencën e pamëshirshme. Më shumë se sa çështje e zbatimit të ligjit, është çështje e edukimit , e parandalimit” këmbëngul zyrtarja.

E dëgjoj. Dhe mendoj, ishte radha e Aureljos për të vdekur. A kishin folur prindërit me ta?

Top Channel

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken: Ukraina ‘do të bëhet anëtare e NATO-s’

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbyllur një takim të diplomatëve të NATO-s duke dyfishuar një çështje që ndihmoi në nxitjen e konfliktit Rusi-Ukrainë: lejimin e Kievit për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore.

“Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s”, u tha Blinken gazetarëve në Bruksel. “Qëllimi ynë në samit është të ndihmojmë në ndërtimin e një ure për atë anëtarësim dhe të krijojmë një rrugë të qartë për Ukraina që ecën përpara.”

Blinken i bëri komentet e tij ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s përfunduan një takim dy-ditor për të mbledhur më shumë mbështetje ndërkombëtare për Kievin. Ai foli në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, i cili argumentoi se Ukraina “e meriton të jetë anëtare e NATO-s”. Diplomati ukrainas shtoi: “Kjo duhet të ndodhë më shpejt sesa më vonë”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar për pjesën më të madhe të dy dekadave se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes minon sigurinë kombëtare ruse dhe se lëvizja e forcave të bllokut në Ukrainë do të kalonte një “vijë të kuqe”. Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar aq shumë mes krizës aktuale të Ukrainës, saqë aleanca tani është në “konfrontim të drejtpërdrejtë” me Moskën, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Vendosmëria e anëtarëve të NATO-s për të mbështetur Ukrainën mbetet “e qëndrueshme”, tha Blinken në konferencën për shtyp. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi; Aleatët do të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të vazhduar të përballet me agresionin e vazhdueshëm të Rusisë.”

Diplomati i lartë amerikan i kërkoi gjithashtu Kongresit të miratojë 60 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën. Propozimi është bllokuar nga kundërshtimi në rritje nga ligjvënësit republikanë që nga vjeshta e kaluar. Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden ka djegur tashmë 113 miliardë dollarë në fondet e miratuara më parë për Ukrainën.

Përfaqësuesja e SHBA Marjorie Taylor Greene tha në një intervistë të mërkurën se projektligji i fundit i ndihmës ka të ngjarë të shkojë drejt miratimit kur Kongresi të kthehet në seancë javën e ardhshme. Republikani i Gjeorgjisë argumentoi se përshkallëzimi i “luftës me përfaqësues” të Uashingtonit në Ukrainë po i bën amerikanët më pak të sigurt dhe po e shtyn botën më pranë Luftës së Tretë Botërore.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Blinken, Greene u kujtoi 3.2 milionë ndjekësve të saj në X (ish Twitter) se sipas kartës së NATO-s, një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. “Të bësh Ukrainën një anëtare të NATO-s do të thotë që SHBA do të hyjë në luftë kundër Rusisë, siç mandatohet nga Neni 5,” shkroi ajo .

I përfolur për një kalim në Arabinë Saudite, lojtari i shpreh dashurinë Arsenalit: Dua të qëndroj këtu

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është lidhur shpesh me një lëvizje në Arabinë Saudite, por në fund mbeti në Angli. Në verë me siguri do të ketë sërish oferta, por mesfushori nuk ka dyshime dhe e ka përsëritur këtë për Football.london.

“Mendja është gjithmonë këtu te Arsenali. Këtu zgjedh të luaj, jam shumë i lumtur sa herë që futem në fushë. E di që ka pasur shumë spekulime, por për sa më përket mua, jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe që vazhdoj të luaj për këtë klub” – tha Partey. Mesfushori ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon.

Vuani nga problemet me stomakun? Ky është lëngu me tre përbërës që i jep fund dhimbjeve

Në kërkimin e një zgjidhjeje natyrale për problemet me stomakun, si urthi gastriti dhe çështjet me tretjen, një kombinim i veçantë i lëngjeve mund të ofrojë ndihmë të çmuar.

Lëngu i përgatitur nga selinja, karotat dhe mollët është një ilaç i fuqishëm për shëndetin gastrointestinal, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe fibrit. Në këtë artikull do të eksplorojmë vlerat e këtij lëngu, duke u mbështetur në të dhëna konkrete nga studime të publikuara.

Selinoja

Selinoja është e njohur për vetitë e saj antinflamatore dhe është pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmtimin e qelizave. Një studim i publikuar në “Journal of Medicinal Food” tregon se ekstrakti i selinos përmban apigenin, një komponent që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe mbështet funksionimin e mirë të sistemit tretës (Smith et al., 2018). Kjo bën selinon një përbërës kyç në parandalimin e urthit gastrit dhe uljen e simptomave të tij.

Karotat

Karotat, të pasura me beta-karoten dhe vitamina të tjera, kontribuojnë në shëndetin e mukozës së stomakut. Vitamina A, e cila formohet nga beta-karoteni në trup, është esenciale për riparimin dhe mbajtjen e një linje të shëndetshme mbrojtëse të brendshme të traktit gastrointestinal. Sipas një studimi në “Nutrition Journal”, konsumi i rregullt i karotave ndihmon në përmirësimin e funksionit të mukozës gastrointestinale, duke ofruar një mbrojtje të shtuar kundër dëmtimeve dhe infeksioneve (Johnson et al., 2017).

Mollët

Mollët, të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave, veçanërisht pectin, ofrojnë ndihmë të madhe në rregullimin e tretjes. Pectina funksionon si një prebiotik, duke ushqyer bakteret e mira në zorrë dhe duke ndihmuar në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme zorrë. Një studim i botuar në “Food Chemistry” zbuloi se konsumi i mollëve mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit të traktit gastrointestinal dhe të mbështetë një tretje më të mirë (Davis et al., 2019).

Si vepron ky lëng?

Kombinimi i këtyre tre përbërësve në një lëng jo vetëm që ofron një sasi të pasur të lëndëve ushqyese që mbështesin funksionin e stomakut dhe të sistemit tretës, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imunitetit dhe uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kronike. Përveç të dhënave të mësipërme, konsumi i rregullt i këtij lëngu mund të ndihmojë në:

-Uljen e aciditetit në stomak, falë vetive alkalizuese të selinos dhe mollës.

-Përmirësimin e lëvizshmërisë së zorrëve, duke parandaluar kapsllëkun.

-Forcimin e barrierës mbrojtëse të mukozës së stomakut, duke reduktuar rrezik

Basha: Lajmi i mirë është që qeveria është në panik nga SPAK

“Lajmi i mirë është që qeveria është në panik nga SPAK.” – kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, në emisionin 3D të gazetarit Alban Dudushi.

“Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.” – vijoi më tej Basha.

Basha: Qeveria po bën gjithçka për të penguar SPAK-un dhe lajmi i mirë këtu është që qeveria është në panik, kryeministri është në panik pavarësisht të kryemnistrit aktual. Ky është një lajm që duhet të na gëzojë si qytetarë që aspirojmë një vend me ndarje pushtetesh, një vend ku nuk ka më të plotfuqishëm që janë përtej ligjit. Mund të jetë ky kryeministër sot, mund të jem unë nesër, e rëndësishme është kryemnistrat duhet ta kenë frikë ligjin, Dhe kjo është diçka që nuk ka ndodhur këto 34 vite.
Ju e dini fare mirë që ka kohë që kryeministri nuk firmos aktet e qeverisë. Shenjë paniku është kjo. Ka dy dimensione paniku, paniku nga drejtësia, paniku nga verdikti politik. Është e pamundur që një qeveri të cilës i kanë plasur kaq shumë skandale, që ka kaq shumë nga zëvendëskryeministri në arrati, në kërkim ndërkombëtar, tek ministra nën hetim dhe një pjesë e madhe kanë shanse për t’u dënuar, një pjesë të dënuar tashmë dhe figura kryesore të mazhorancës. Është e pamundur që e gjitha kjo të jetë një ngjarje rastësore, rrethanore, ku kryeministri është diku në udhëtim në një ekspozitë dhe e shikon këtë nga jashtë. Kjo është përshtypja që do të lërë kryeministri. Fakti është që kryeministri është kokë e këmbë brenda. Fakti është që kryeministri është më i personaliziar më shumë se kurrë në këto 34 vite, ka tejkaluar gjithçka. Ne themi “Berishizmi”, por “Ramizmi” në këtë kuptim është përqendrimi total i pushtetit. Dhe padiskutim në një rast të tillë, është bindja ime, përtej kostos politike që ku ishe ti kur hanin këta kumbulla dhe dardha, çfarë bëje ti? –i vizatoje këta? Sigurisht që jo, se nuk mund të sillesh si një turist. Se edhe një ambasador e kuptojn që kur ke gjithë këta bashkëpunëtorë problematik, ka dy mundësi, ose ti je out fare s’bën për këtë punë, ose ti je pjesë e kësaj.

Basha: Rithemelimi ka zero shanse për të fituar me ligj vulën dhe logon e PD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se “Rithemelimi” ka zero shanse për të fituar nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, vulën dhe logon zyrtare të PD-së.

Sipas tij, nëse “Trekëndëshi i Bermudës” vendos të deformojë procesin dhe të fus në “thes gjyqtarët”, në këtë rast ky është problem i prokurorisë dhe i partnerëve strategjik të PD-së.

“Në politikë disa gjëra janë të paparashikueshme. Ne u nisëm për të qeverisur vendin, u përpoqëm të krijojmë një sinfoni të plotë. Gjërat nuk funksionuan. Përpjekja për tu bërë deputetë me listën e Berishës dhe me logon e Metës është tërësisht e gabuar. Ata duhet ti bëjnë llogaritë me PD dhe opozitën shqiptare. Nëse zbatohet ligji, PD-ja që drejtoj është PD-ja zyrtare. Vendimi i Gjykatës së Lartë është mjaft i qartë dhe ka përcaktuar kufijtë dhe nuk lë asnjë fije dyshimi për atë që është realitet ligjor. “Rithemelimi” ka zero shanse në një proces korrekt ligjor të marrë vulën dhe logon zyrtare të PD-së. Nëse “Trekëndëshi i Bermudës” “fut në thes gjyqtarët”, kjo është tjetër gjë. Është çështje për prokurorinë dhe partnerët strategjik.”, tha Basha.

Basha: Berisha i dhuroi Ramës Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH akuzoi Berishën se i dhuroi Ramës Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.

“Vendimi ndaj Berishës nuk u pa me mendim të kthjellët. Vetë Rama nuk e pa se ishte në të mirë të Shqipërisë, por e pa si oportunitet dhe u rreshtua 2- 3 ditë pas vendimit tim në krah të Berishës. Ja vuri të gjitha gjërat në dispozicion Berishës që nga oligarkët, mediat dhe Berisha më pas i ktheu borxhin duke i dhuruar Ramës, Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Nuk them se e ka bërë me zemër, por ka qenë i detyruar ta bëjë sepse duke shkatërruar PD-së i dhuroi Ramës, Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Kur Berisha nisi lëvizjen e tij e nisi me fjalor të fortë. Nëse ne do të bënim të njëjtën gjë, situata do ishte me probleme serioze. Koha është ilaçi më i mirë. Shumë akuza të rreme ndaj meje tashmë kanë rënë.”, tha Basha.

Basha: Ka deputetë të PD që shqetësohen për fatin e tyre personal dhe e kanë gabim

Ka deputetë të cilët shqetësohen për fatin e tyre personal, më shumë se shqetësohen për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë, duhet ta themi këtë. Dhe duket për një moment sikur basti më i sigurtë është të jenë në listën e sigurtë të zotit Berisha me stemën e zotit Meta. E kanë gabim. Ka deputetë të tjerë të cilët llogaritë i bëjnë me Partinë Demokratike, i bëjnë me opozitën shqiptare dhe me interesat e shqiptarëve.” u shpreh Basha në emisionin 3D të gazetarit Alban Dudushi në RTSH.

Basha në 3D: Përpjekja e PD është që të mbyllë derën e tranzicionit të stërzgjatur nga “trekëndëshin e bermudës”

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH1 HD dhe Radio Tirana 1 u shpreh se përpjekja e PD është që të mbyllë derën e tranzicionit të stërzgjatur nga “trekëndëshin e bermudës”.

Basha: Shqipëria, shqiptarët, shoqëria, ekonomia, shteti, e ardhmja e vendit nuk mund të jenë në mëshirën e një trekëndëshi i cili për një kohë kaq të gjatë ka diktuar me mjete politike dhe jopolitike ecurine e shoqërisë. Dhe jo vetëm ka diktuar, por në këtë proces ka bërë edhe dëme shumë të mëdha. Dhe prandaj metafora qëndron jo thjesht në raport me mua, me Lulzim Bashën apo me Partinë Demokratike, qëndron për shoqërinë. Jemi me të vërtetë në një cikël të stërzgjatur tranzicioni krahasuar me vendet e tjera, por gjykoj se lajmi i mirë është që asgjë nuk është e përjetshme, edhe ky cikël tranzivcioni duhet të marrë fund. Dhe përjekja jonë, përpjekja e Partisë Demokratike, por besoj dhe me një aleacë shumë të gjerë vlerash, jo thjeshtë një aleancë politike, është që ta mbyllim derën e tranzicionit në mënyrë që gjeneratat e reja të shqiptarëve të kenë mundësinë si fqinjët tanë të gëzojnë një kulturë të re politike dhe përmes kësaj frytet e kësaj kulture të re politike, që do të thotë një standard tjetër jete, ekonomik, komunikimi shoqëror e të gjithëanshëm.