39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Pezullohen barnat me rimbursim, shkak sistemi elektronik i AKSHI-it. Rikthehen radhët në qendrat spitalore, pacientët detyrohet t’i blejnë vetë ilaçet që duhet t’i merrnin falas

Rikthehen problemet e AKSHI-t me sistemin e nënshkrimit elektronik.

Të sëmurët kronikë, pensionistët kryesisht, përfshirë edhe ata që duhet të marrin barna me rimbursim u duhet të presin në radhë në mënyrë që mjeku i familjes të lëshojë recetën e barnave të rimbursueshme e cila shkon onlinë në farmaci. Kjo pasi sistemi elektronik i cili administrohet nga AKSHI bllokohet herë pas herë dhe nuk i lejon mjekët të vijojnë procesin duke bërë që qytetarët të rovoltohen. Dhe kjo nuk është herë e parë që ndodh.

Jo vetëm pacientët por edhe mjekët nëpër qendra shëndetësore kanë shprehur këtë shqetësim në vazhdimësi të mos funksionimit të sistemit elektronik i cili shpesh i fut në konflikt me pacientët që duan të marrin në kohë barnat për kurimin e sëmundjeve që kanë por nuk munden duke bërë që shpesh ato barna që duhet t’i marrin falas t’i blejnë me para nga xhepi.

Rasti më i fundit ishte në mesin e muajit shkurt, afro pesë javë më parë ku sistemi i AKSHI-t u bllokua për më shumë se 5 ditë me radhë. Në këtë periudhë nuk funksionoi as sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe as sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim.

Madje burime për Top Channel në atë kohë thanë se as ministrja e Shëndetësisë nuk arrinte të firmoste disa dokumente që kërkonin nënshkrim elektronik.

Por edhe pse bllokimi i sistemit elektronik është problem që përsëritet në asnjë rast AKSHI nuk merr përgjegjësitë e veta. Top Channel ka kontaktuar disa herë burime pranë FSDKSh të cilët pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga AKSHI dhe jo nga zyrat e tyre.

Emri/ Akuzat për korrupsion, GJKKO njeh me masën e sigurisë një tjetër zyrtar të Bashkisë së Tiranë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar akuzën zyrtarit të Bashkisë së Tiranës, Enton Punaviha.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë. Deri më tani, ai ishte jashtë shtetit dhe sot është njohur me masën e sigurisë së detyrimit me paraqitje. Punavija mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor.

Hetimet ndaj tij dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë lidhen me dosjen 5D, ku dy drejtor, përkatësisht Mariglen Qato dhe Redi Molla kanalizonin tenderat publike për llogari të kësaj kompanie që e zotëronin de fakto.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përballë Alban Dudushit në RTSH

Sot në mbrëmje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, do jetë në një intervistë përballë gazetarit të njohur, Alban Dudushi, në Radio Televizionin Shqiptar.

Basha ka paralajmëruar se do jetë prezent në media dhe sot ai pritet t’i përgjigjet interesit të publikut për disa prej çështjeve të aktualitetit.

Kujtojmë se ditën e sotme, Basha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, kanë qenë mjaft aktiv për të denoncuar pazarin midis Rithemelimit dhe PS, që kulmoi me dakordësinë mes tyre për amnistinë penale, por që do të vijojë edhe me mosndryshimin e Kodit Zgjedhor apo me përpjekjen e tyre për të kontrolluar punën e SPAK-ut dhe të institucioneve të tjera të drejtësisë.

Partia Demokratike e kishte paralajmëruar prej kohësh këtë pazar dhe arsyet se pse bëhej dhe sot duket se gjithçka është bërë e qartë.

Për të gjitha këto, por edhe për vizionin dhe projektin e Lulzim Bashës për ta ndryshuar këtë situatë dhe për ta shndërruar Partinë Demokratike në një alternativë qeverisëse, Basha do të jetë sot në ora 21:00 përballë gazetarit Alban Dudushi në RTSH.

PAZARI ME AMNISTINË/ Flutura Açka: Kjo ishte loja e skutës, opozita në rrezik, demokracia në shembje!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar lidhur me diskutimet dhe miratimin e Amnistisë Penale nga Kuvendi, ku edhe mjaftoi të bashkoheshin votat mes PS-së dhe Rithemelimit.

Nga Flutura Açka

“Kjo ishte loja e skutës! Opozita në rrezik! Demokracia në shembje!!!”

PAZARI ME AMNISTINË:

ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Skenari rumun kundër Drejtësisë po rindodh si akt krimi në Shqipërinë e 2024, atentatorë Rama, Berisha, Bardhi dhe Meta!

NGA SIDI HASANAJ

Skenari rumun kundër Drejtësisë po rindodh si akt krimi në

Sot u faktua për të qindën herë, ajo çfarë është thënë prej dekadash:
“Shqipëria nuk rrëzoi komunizmin, por estabilishmenti i Ramiz Alisë ja trashëgoi atë bijvë të tijë”.

Shqipëria është vendi më i korruptuar dhe i varfër në Europë, sepse në Shqipëri sekretari i Partisë së Punës Sali Berisha nga njëra anë, dhe bijtë e xhelatëve të komuniznit nga ana tjetër si Edi Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Metaj et, trashëguan në formë të kamufluar pushtetin e 50 viteve komunizëm.

Sot Sali Berisha përmes njeriut mbase më të përdhosur, të pështyrë, të përdhunuar moralisht dhe keqpërdorur karakterialisht dhe politikisht, Gazment Bardhit, bashkoi votat me Edi Ramën dhe PS për të goditur fuqishëm shpresën e vetme të Shqipëtarëve… Drejtësinë (SPAK dhe GJKKO) e përkrahur fortë nga SHBA.

Deri dje SPAK arrestoi drejtorë të rrugëve, të ARRSH, të Bashkisë Tiranë e Durrës (si 5D e Veliajt), arrestoi Dakon, deputetin Bllako, ministrin Lefter Koka, ka kërkuar burg për Ilir Beqjan, po heton Ilir Metën dhe Monikën, ka rinisur hetim për Sajmir Tahirin, arrestoi Jorgo Goron etj etj… por nga sot Edi Rama dhe Sali Berisha vendosën të godasin SPAK-un dhe GJKKO.

Sot ranë dakort që të votojnë një amnisti penale, e cila parashikon se:

Zyrtarët e lartë (drejtorë, deputetë, ministra etj) që kanë kryer këto vjedhje miliona euro si më poshtë, tju ulet ulet dënimi:

​1. Korrupsioni aktiv dhe pasiv i:
Personave që ushtrojnë funksione publike
nëpunësve të huaj publikë dhe funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë,, dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit dhe gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

2.Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

3.Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

4.Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

5.Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Pra nga sot kush ka vjedhur në tendera, kush ka vjedhur si në rastin e inceneratorëve, kush ka përdorur shtetin për të bërl 18 kulla si në rastin Berisha-Malltezi, kush ka dhënë leje ndërtimi korruptive si Veliaj apo Dako etj etj, tu ulet dënimi!

Sot Ilir Beqja, Vangjush Dako, Tom Doshi, Arben Ahmetaj, Gjiknuri, Elvis Rroshi, Aqif Rakipi, Erion Veliaj, Belinda Balluku por edhe Sali Ram Berisha e Ilir Metaj janë të amniatuar për vjedhjet, abuzimin me pushtetin apo fshehjen e qindra miliona € pasurive.

Sapo votuan për të ndihmuar njëri-tjetrin, Damian Gjiknuri votoi të falet Sali Berisha, e Saliu votoi (përmes Gazit) të falet Ilir Beqja dhe Ahmetaj.

Mallkimi i Shqipërisë, kjo klasë politike që Ramiz Alia ja trashëgoi vendit në 1992!

Tashmë doli para publikut Aleanca e Qelbësirave e Vërtetë! Aleanca e Qelbësira të post komunizmit:
Berisha-Rama-Meta.

Kanë vjedhur aq shumë pasuri, kanë kryer aq shumë krime dhe korrupsion, sa që si Rama dhe PS, ashtu dhe Berisha me PL kanë armik drejtësinë dhe SHBA.

“Zgjedhorja”, Sefa: Rithemelimi dhe PS kanë bërë marrëveshje për lista të mbyllura, votën e diasporës dhe që herësi të jetë 7 mijë vota

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ka një marrëveshje mes Rithemelimit dhe PS-së për reformën zgjedhore ku është përcaktuardhe herësi i ri, i cili do të jetë 7 mijë vota.

Duke vijuar më tej, Sefa tha se në pazarin që është bërë listat do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe nuk do te ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë.

Patjetër që ka marrëveshje, kanë vënë herësin e ri, 7 mijë. Do të lënë 12 qarqe dhe do të votojnë ata 12-15 mijë emigrantë me zarf në të njëjtën mënyrë si ka rënë dakord nga një pjesë e deputetëve të Rithemelimit me PS. Është një propozim i një OJQ-je, “Vota për Diasporën”. E kanë zgjidhur ngërçin e reformës. Listat do të jenë të mbyllura, nuk do të ketë votim elektronik në të gjithë Shqipërinë. Do shtohen me dy qarqe.

Amnistia penale, Sefa: Propozimi i Bardhit, ‘fjalë për fjalë’ si ai i Manjës. Përfitojnë gjyqtarë dhe drejtorë të dënuar

Indrit Sefa, sekretar për çështjet ligjore në PD tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se propozimi i Gazment Bardhit për amnistinë penale është ‘mot a mot’ si ai që ka bërë në fillimi ministri Manja.

Më tej, Sefa theksoi se është e gjitha një pazar mes Rithemelimit dhe PS-së për të bërë shfaqjen e radhës dhe se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjyqtarë, prokurorë dhe drejtorë bashkish të dënuar.

Te neni 5 i amnistisë dhe me amendamentin e Bardhit, pika a e nenit 75/A e kodit të procedurës penale që janë veprat penale, lejohet vetëm pika c që është për funksionarë të lartë.

Të gjithë drejtorët, sekretarët që nuk janë pikë e pikës c të nenit 75/A të kodit të procedurës penale përfitojnë nga ulja e dënimit, 1 vit e gjysmë meshkujt dhe 2 vjet femrat. Varianti i parë i parë i amnistisë i propozuar nga qeveria nuk ka pasur ndarje me pika. Është hile që po bëhet.

Thoni që amnistohen protestuesit! Më gjeni një vendim ku është proceduar një protestues, është proceduar dhe hetuar me nenin 236 paragrafi i parë.

Të gjithë protestuesit që janë në hetim dhe janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë apo Apeli janë me 236/2.

Prokuroria i ka proceduar dhe hetuar në bashkëpunim kur janë në bashkëpunim janë në paragrafin e dytë. Propozimi i Bardhit është ‘mot a mot’ si propozimi i Manjës. Ato vepra që propozon Bardhi, paragrafi i parë amnistoheshin dhe në fillin sa kohë thuhej deri në 2 vite dënim.

Asnjë tjetër nuk përfiton nga amnistia. Është për t’i hedhur hi syve, për të bërë shfaqjen e e radhës, për të treguar që i ke zemër protestuesit. I sfidoj të gjejnë një protestues që janë hetuar me 236/ 1.

Mirë që bëjnë pazar, po japin dhe leksione legjislative.

Përfiton kryetari i Gjykatës Kushtetuese që u dënua tani së fundmi. Përfitojnë një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që janë dënuar me vendime të formës së prerë. Përfitojnë drejtorë të bashkive që janë me vendime të formës së prerë.

“Goditje nën brez SPAK-ut nëse votojnë sot amnistinë”- Alibeaj për amendamentin e PD: Pres që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për gazetarët jashtë Kuvendit, është shprehur se nëse votohet sot Amnistia Penale do të ishte një goditje nën brez ndaj SPAK-ut dhe të gjithë aspiratës shqiptare.

Alibeaj u shpreh se tashmë çdo ligj është si rezultat i pazareve të fshehta, ndërsa tha se pret që amendamenti i PD-së jo vetëm të futet të procedurë, por edhe të mbajnë një qëndrim politik që t’i hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve.

“Sot SPAK është në kulmin e vetë, godet grupet kriminale, korruptive. Sot është momenti më i papërshtatshëm që t’i jepet kjo goditje nën brez SPAK-ut dhe gjithë aspiratës shqiptare.

Ky është testi i mortalitetit ndaj protestuesve dhe drejtësisë së re

Dijenia e vetme është se fati se kanë rënë në një Pazar të errët për të bërë ligje që presin çështjet më të rëndësishme dhe përsa kohë është në anonimat, është e mbyllur pas perdeve asgjë e mirë nuk vjen.

Nuk kam frikë, ndjek procedurat. Jam i vetmi deputet që kam marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve. Nuk më bën çudi me këtë shkelje procedurash dhe rregullash. Pres jo vetëm të futet në procedura por të mbajnë një qëndrim politik që ti hapen petët lakrorit të hidhur që po u gatuajnë shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Partia Demokratike depoziton në Kuvend amendamentin për Projektligjin për Amnistinë Penale

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentin për Projektligjin për Amnistinë Penale.

Në amendamentin e depozituar nga Enkelejd Alibeaj, sanksionohet ndalimi i përfitimit nga kjo amnisti e zyrtarëve të dënuar e të hetuar apo në gjykim për korrupsion. Ndërkohë që sipas këtij amendamenti parashikohet që të përfitojnë të gjithë protestuesit që janë dënuar, nën hetim apo gjykim.

Amendamenti i plotë:

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN
“PËR DHËNIE AMINISTIE”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj, në projektligjin “Për dhënie amnistie”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 1 shtohet shkronja ë) me përmbajtjen si vijon:

“ë) personat e dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237, 282, 293 dhe 325 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024”.

Neni 2

Në nenin 4, pika 1, shkronja k) hiqet numri “237”.

Neni 3
Në nenin 5, bëhet shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtohet shkronja “c”, e pikës 2, si më poshtë:
“c. personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”
Neni 4
Në nenin 6, ndryshohet pika 3 me përmbajtjen si vijon:

1. Pika 3 bëhet:
“3. Nuk përfitojnë nga pika 1 e këtij neni subjektet që kanë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe subjektet e posaçme, akuzat penale ndaj të cilëve gjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.”

Neni 5

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1 me përmbajtjen si vijon:

“Neni 6/1
Dhënia e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit

Përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave politike dhe qytetare të organizuara deri në datën 31.3.2024, të parashikuara nga nenet 150, 151, 235, 236, 237,282,293 dhe 325 të Kodit Penal”.

Partia Demokratike depoziton në Kuvend amendamentin për Projektligjin

Partia Demokratike depoziton në Kuvend amendamentin për Projektligjin

 

75 vjet NATO, Basha: Aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e sukseshme, NATO, mush sot 75 vjet.

Basha shton më tej se sot kumbon mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”

Basha e shoqëron postimin me foton e aktit të anëtarësimt të ekspozuar sot në selinë e NATO-s

Postimi:

75 vjet NATO, aleanca më e madhe, më e fuqishme dhe më e suksesshme në histori!
Kumbon sot mesazhi i Sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright në 50 vjetorin e Aleancës:

“Ne e dimë se kur demokracitë e Europës dhe Amerikës ndahen, krijohen çarje midis të cilave mund të shfaqen forcat e së keqes dhe agresionit, por kur qëndrojmë së bashku nuk ka asnjë forcë mbi tokë më të fuqishme se solidariteti ynë në emër të lirisë”

15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e Aleancës, dhe për këtë sot çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar.