33.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Poloni/ Zyra e auditimit njofton prokurorët se ish-kryeministri mund të ketë abuzuar me pushtetin

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik përmes dhënies së subvencioneve për komunat, njoftoi të hënën zyra e auditimit.

Zoti Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) neglizhuan detyrat, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha në një deklaratë zyra e auditimit, NIK. Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish qeveria e mëparshme dhe as nga ish kryeministri.

Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive pro-evropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS.

Muajin e kaluar, zyra e auditimit (NIK) tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë në deficit buxhetet e shumicës së bashkive polake. Polonia mban zgjedhjet lokale më 7 prill./voa

Gjykata e Lartë vulos sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malktezit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.

BIRN: Qeveria e Ramës u fali ndërtuesve të paligjshëm mbi 2 milionë euro tarifa

Pasi premtoi se do t’i ndëshkonte ndërtuesit e paligjshëm të pallateve në Tiranë, qeveria nënshkroi kontrata që i amnistonte ata edhe nga detyrimet fiskale me vlerë rreth 2 milionë euro – një praktikë që sipas ekspertëve thellon favorizimin dhe cenon barazinë përpara ligjit.

Nga Vladimir Karaj, BIRN

Në vjeshtën e vitit 2022, kur prezantoi vendimin e qeverisë së tij për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës, kryeministri Edi Rama i paralajmëroi ndërtuesit se “do ta paguanin shtrenjtë shkeljen e ligjit”.

Ai premtoi gjithashtu se ndërtimet e konfiskuara do të përdoreshin për qëllime sociale ose do të mbushnin arkën e shtetit pasi të shiteshin me çmimet e tregut.

Por një vit e gjysmë më vonë, dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se qeveria, jo vetëm që ua ktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut, por u amnistoi atyre detyrime fiskale për lejet e reja të ndërtimet në një vlerë që llogaritet në gati 2 milionë euro.

Sipas kontratave që Ministria e Financave nënshkroi me ndërtuesit në gusht të vitit të kaluar, këtyre të fundit u mundësohet që të marrin leje të reja ndërtimi për t’i shitur më pas normalisht shtesat e ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Por në këtë proces, ndërtuesit përjashtohen nga tarifat e aplikimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi, certifikatën e përdorimit, policat e sigurimit, pagesat për shërbimet kadatrale si dhe pagesën e taksës së ndikimit mbi infrastrukturë.

Në shtatë pallatet e konfiskuara në Tiranë rezultoi të ishin ndërtuar pa leje 21404 metra katrorë shtesa. BIRN llogariti se sipas kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Financave, kompanive ndërtuese u faleshin në total detyrime fiskale në një shumë që varion nga 1.8 milionë euro deri në 2.2 milion euro.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike në opozitë akuzon qeverinë se skema e përdorur në këtë rast është e paramenduar, antikushtetuese dhe cenon barazinë përpara ligjit.

“Përjashtimi i tyre nga taksat është akoma dhe më i rëndë. Kjo së pari është bërë me paramendim,” tha Tabaku për BIRN.

Standardet e dyfishta kanë shqetësuar gjithashtu komunitetin e biznesit.

“Për ne që jemi totalisht të rregullt, nuk është se po na shqetëson në çmime, por vetëm që kemi marrë njollë nga ata ndërtues totalisht të pandershëm,” tha Latif Miha, nënkryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

I pyetur nga BIRN për arsyet se pse ata që kishin ndërtuar pa leje shmangeshin nga detyrimet fiskale për këto ndërtime, ministri i Financave, Ervin Mete i tha BIRN përmes një mesazhi se këto praktika kishin ndodhur “para se të vija në ministri”.

Zyrtarisht, ministria e Financave i tha BIRN se kontrata bazohej në ligj, por nuk iu përgjigj pyetjes se pse ndërtuesit pa leje po trajtoheshin në mënyrë preferenciale.

Favorizime për paligjshmërinë

Qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të konfiskojë për interes publik pallatet e ndërtuara pa leje përmes një vendimi të miratuar në shtator të vitit 2022. Me pretendimin se do t’i administronte pallatet e konfiskuara, parlamenti miratoi në verën e vitit 2023 edhe ligjin përkatës të pagëzuar me emrin e gjatë: “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”.

Megjithatë, ligji që përmend strehimin social dhe interesin publik, duket se po përdoret për t’u falur ndërtuesve të paligjshëm edhe detyrimet fiskale.

Konkretisht, kontratat mes kompanive ndërtuese të kapura në shkelje të lejeve të ndërtimit dhe ministrisë së Financave, të nënshkruara në gusht 2023, referohen në nenin 30 të tij për të siguruar që kompanitë nuk do paguanin detyrime për lejet e reja që legalizojnë shtesat pa leje.

Neni i titulluar “Përjashtime fiskale”, nuk përmend në fakt ndërtuesit dhe as blerësit e këtyre pronave, por lejon që autoriteti publik që bën administrimit e objekteve të konfiskuar të “përjashtohet nga të gjitha tarifat” përfshi aplikimin për leje zhvillimi/ndërtimi, certifikatat e përdorimit, polica e sigurimit, pagesat për shërbimet kadastrale, si dhe nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Ndërkohë, përmes kontratës mes Ministrisë së Financave dhe ndërtuesve, këto të drejta u kalohen automatikisht këtyre të fundit. Në nenin 3 të kontratës, në pikën 3.4 parashikohet se “referuar dispozitave të nenit 28, 29 dhe 30 të “Ligjit me nr 66/2023”, kompanitë përjashtohen nga një listë e gjatë me detyrime.

Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ngre dyshime se vendimi i qeverisë u miratua për të favorizuar një grup ndërtuesish me probleme.

“Unë e shof si një copë të zezë të qepur më pe të bardhë. E shoh si një shërbim që elita qeverisëse i bën komunitetit të biznesit,” tha Preçi për BIRN.

“Në vend që t’i ndëshkojnë shkelësit, hartohen të tilla akte që nuk i shërbejnë interesit publik për të cilin janë marrë”, shtoi ai.

Edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve vlerësojnë se biznesmenët që shkelën ligjin u favorizuan nga shteti.

“Tek e para, nuk është që ne ndërtuesve të tjerë na sjellin ndonjë problem, por problemi është që dëmi i shkaktohet shtetit që i favorizoi. Shkurt muhabeti i favorizoi shteti dhe më gjatë s’di të të them,” tha Miha nga shoqata e Ndërtuesve përmes një mesazhi në Whatsapp.

Precedenti për të ardhmen

Përfituesit e kësaj “amnistie” i përkasin një grupi ndëtuesish, godinat e të cilëve u konfiskuan në vjeshtën e vitit 2022 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi kishin shkelur lejet e ndërtimit me disa mijëra metra katrorë.

Që prej fillimit akti i qeverisë, një VKM dhe më pas legjislacioni që pasoi, u cilësuan nga opozita dhe ekspertë si një përpjekje për t’i amnistuar këta ndërtues, që nga ana tjetër ishin nën hetim nga prokuroria për shkeljet e ligjit. Në shkurt të këtij viti, Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për ndërtim të paligjshëm për kompanitë Salillari dhe Arb&Trans-2010 dhe drejtues të këtyre kompanive, përfshi ish-administratorin e kompanisë Salillari, Lulzim Sallillari.

Edhe arkitektja Doriana Musai thotë se akti është i nxituar dhe i marrë vetëm për të favorizuar pak kompani. Ajo thotë se veç faljes së miliona eurove në taksa, precedenti i vendosur është i rrezikshëm.

“Normativa e krijuar Ad Hoc për legalizimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje, përveç se ka prodhuar kushte pabarazie të qytetarëve përpara ligjit, ka sjellë rezultat nul në “ndëshkimin” e këtij  modeli ilegal të ndërtimit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen,” tha Musai.

Ajo shtoi gjithashtu se çmimi i ulët që u përdor për t’i rishitur këto godina dhe e gjithë procedura e ndjekur i ngjan një amnistie, e cila ndryshe nga sa pretendohet prej qeverisë do të sjellë shtim të ndërtimeve pa leje.

“Me amnistinë qeveria krijoi kushte të përshtatshme për investitorët që të tejkalojnë ligjin, planin dhe rregullat dhe përsëri të dalin me fitim. Pra, kjo formulë e zbatuar nga lart-poshtë, shihet të stimulojë ilegalitetin në vend që ta ndalojë atë,” thotë Musai.

Edhe Jorida Tabaku, deputete e opozitës në parlament, thotë se ky ligj dhe mënyra se si po zbatohet do të sjellë rritje të informalitetit.  “Përveç faktit që cënojnë barazinë para ligjit, përjashtimi nga taksat në këtë rast janë shumë të dëmshme, pasi nxisin informalitetin dhe paligjshmërinë,” tha Tabaku.

Ajo shtoi gjithashtu se kjo nxitje e paligjshmërisë ka ndodhur me një grup të seleksionuar ndërtuesish dhe nuk vlen për qytetarin e thjeshtë apo edhe ndërtuesit normalë.

Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro! Çfarë përmban plani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainën me vlerën 100 miliardë euro, çka do t’i mundësonte aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejt të mbështetjes për Kievin, thanë pesë diplomatë të martën.

 

Sipas planit, NATO-ja do të merrte përsipër disa nga detyrat koordinuese të koalicionit ad-hoc, i njohur si grupi Ramstein, një hap që do të mbronte pjesërisht çdo shkurtim të mbështetjes amerikane nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, thanë diplomatët.

Propozimi pritet të diskutohet në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s të mërkurën dhe të enjten, me synimin për të finalizuar një paketë në prag të takimit të lartë të NATO-s në Uashington në muajin korrik.

Deri më tani, NATO-ja si organizatë nuk e ka ndihmuar Ukrainën me armatime nga droja se një rol i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Shumica e vendeve anëtare të aleancës i ofrojnë Ukrainës ndihma ushtarake në baza dypalëshe.

Por diplomatët thanë se brenda aleancës po shtohet mbështetja për idenë që NATO-ja ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën në aspektin afatgjatë dhe se aleanca mund ta marrë përsipër pjesën më të madhe të këtij roli.

Në bazë të planit, NATO-ja do të krijonte një mision për Ukrainën, megjithëse ishte ende e paqartë nëse misioni do të vepronte brenda vendit, thanë diplomatët. Disa shtete ishin të kujdesshme edhe në emërtimin e operacionit si mision.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani është pjesërisht “për t’u mbrojtur kundër erërave të ndryshimeve politike” në çdo vend anëtar të NATO-s.

NATO-ja nuk pranoi të komentonte në detaje lidhur me propozimet e zotit Stoltenberg, por një zyrtar i aleancës tha se ministrat e jashtëm do të “diskutojnë mënyrën më të mirë për të organizuar mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, për ta bërë atë më të fuqishme, të parashikueshme dhe të qëndrueshme”.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk do të merret në takimet ministrore të prillit dhe diskutimet do të vazhdojnë ndërsa i afrohemi takimit të nivelit të lartë në Uashington në korrik”, tha zyrtari, i cili kërkoi që të mbetej anonim.

Diplomatët thanë se diskutimet mbi propozimin ishin në një fazë të hershme dhe ishte e paqartë nëse do të miratohej shuma prej 100 miliardë eurosh apo si do të financohej. Të gjitha vendimet e NATO-s kërkojnë konsensus nga 32 vendet anëtare të aleancës./VOA

Njerëzit ikin, qeveria mbetet

Nga Agim Baçi

Politologu i njohur Ivan Krastev, në një studim të gjatë lidhur me krizën e sotme të demokracisë, thekson faktin se kriza më e madhe ka të bëjë me krizën tonë ndaj besimit, e më së pari ndaj besimit se mund të ndryshojmë.

Dhe në fakt, gjithkush nga ne, sot mendon se di më shumë se sa paraardhësit, por njëkohësisht, beson se ka më pak fuqi për të ndryshuar realitetin se sa paraardhësit.

Po çfarë nuk shkon në këtë epokë ku gjithsecili denoncon, jep fakte, dërgon në rrjetet sociale foto skandalesh, dhe sërish mundësia për ndryshim mbetet gjithnjë e më e paktë, dhe se qeveritë dhe personat që e mbështesin qeverinë vijojnë të zgjerojnë pushtetin e tyre?

Një analizë e politologëve që merret me këtë çështje, vë theksin te humbja e debatit ideologjik. Pra, në këtë komunikim me kaq shumë miq virtualë dhe pak realë, shumëkush nga ne nuk e ka më të qartë kufirin mes atij që mund të konsiderojë mik dhe atij që ka armik. Pra kontrolli ynë për të dhënat rreth nesh, për njohjen me skandale, nuk përkthehet në një instrument që të dimë për të zgjedhur më mirë.

Në Shqipëri p.sh paradoski është mëse i dukshëm- mbi 70 % e shqiptarëve e shohin prej disa vitesh të ardhmen jashtë Shqipërisë, dhe sërish rezulton se po të votohet sot, qeveria ka vota për të mbajtur pushtetin që qytetarët nuk e duan!!!!. Ky paradoks nuk ndryshon edhe kur publikohen skandale, e as kur emra të korruptuarish nuk janë më sekret, siç ka ndodhur edhe me ish zv/kryeministrin apo ministra e drejtorë të rëndësishëm që krijojnë firma për të marrë paratë e taksapaguesve si t’i kenë të babait të tyre.

Po pse sot në këtë fuqi të madhe të transparencës, të denoncimit, të nxjerrjes së fakteve, mbetemi kaq të pafuqishëm për ndryshim?
Sociologu i famshëm, Niklas Luhman, në librin e tij, “Teoritë e shoqërisë” shprehet se “besimi është akt themelor i jetës sociale”. Pra, ne kemi faktet, por kemi humbur besimin. Ne kemi faktet, kemi skandale para syve, por kemi humbur fuqinë tonë dhe qëndrimet morale përballë të keqes, përballë të padrejtës. Sepse ne publikojmë qëndrime në rrjete sociale por nuk bëhemi bashkë në një protestë kundër të keqes, kundër mashtrimit, kundër atyre që vijnë si të fortë për të na rrëmbyer votën.

Sa nga ne e dënojnë sot shpifjen, gjuhën e urrejtjes? Sa nga ne i refuzojnë politikanët që krenohen se arrijnë të vënë në vështirësi kundërshtarin përmes bullizimit, përmes sajimit të fakteve, sajimit të gënjeshtrave, të linçimit, dhe jo të dhënies së argumenteve? E nëse ne nuk arrijmë të jemi ndëshkues ndaj atyre që na gënjejnë, që mashtrojnë që përhapin dhunë, që ushqejnë urrejtjen, që bullizojnë, atëherë, përse duhet të presim ndryshimin?

Pra, ne sot jemi përballë faktit se, jo se nuk dimë për politikat e mbrapshta, por përballë faktit se këto që dimë sot nuk i përkthejmë në qëndrime morale, në reagime vetjake për të drejtën. Ideja se “populli e di” nuk ka asnjë kuptim nëse ne nuk e mbrojmë të drejtën duke kërkuar aleancë të fortë.

Nëse nuk reagojmë, qeveria do e kontrollojë gjithnjë e më shumë zemërimin tonë, duke na dhënë iluzionin se kemi demokraci përmes denoncimit në rrjete sociale, ndërkohë që këto qëndrime të veçuara, egosite të secilit prej nesh, mbeten thjesht në linçime e jo bashkim për një kauzë të drejtë.

Madje në jo pak raste gjithçka mbetet thjesht në linçime anonime, në sharje. Këto qëndrime të veçuara, egosite, më shumë se sa fuqinë për të ndryshuar, forcojnë hijen e komploteve rreth nesh, – “komplote” që i shërbejnë më së shumti atyre që duan të kontrollojnë këtë zemërim të qytetarëve ndaj keqqeverisjes përmes asaj që na e shesin për trasnparencë.

Tërmeti më i fortë në 25 vitet e fundit! Pamje nga momenti i lëkundjeve me magnitudë 7.4 në Tajvan, njerëzit mbesin të bllokuar nën rrënoja nga shembja e ndërtesave (VIDEO)

Tajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet, duke shkaktuar shembje të ndërtesave dhe ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

 

Agjencia e monitorimit të tërmeteve të Tajvanit tha se lëkundjet e mëngjesit të së mërkurës ishin me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e vlerësoi atë në 7.4 dhe agjencia meteorologjike e Japonisë 7.7.

Tërmeti çoi në një cunami të vogël në disa zona bregdetare të Japonisë, por paralajmërimet u hoqën më vonë.

 

 

Shtatë persona kanë vdekur, shumë janë nën rrënoja dhe mbi 700 janë plagosur në Tajvanin lindor, epiqendra e tërmetit,i cili goditi gjatë orës së pikut të mëngjesit në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale (04:00 me orën e Shqipërisë).

Epiqendra e tij ishte rreth 11 milje në jugperëndim të Hualien dhe rreth 22 milje e thellë.

skynews-taiwan-earthquake-hualien_6508739

Në kryeqytetin Taipei, në veri të ishullit, tjegullat ranë nga çatitë e ndërtesave të vjetra dhe brenda disa komplekseve më të reja të zyrave.

Ndërkohë, më shumë se 87,000 familje në Tajvan janë pa energji elektrike, sipas furnizuesit të energjisë elektrike të ishullit.

Shërbimet e trenave në të gjithë Tajvanin, e cila është shtëpia e 23 milionë njerëzve, u pezulluan, ashtu si edhe metroja.

Një ndërtesë 5-katëshe në Hualien u dëmtua rëndë. Kati i parë u shemb, duke lënë pjesën tjetër të mbështetur në një kënd 45 gradë.

skynews-taiwan-earthquake_6508697

Shkollat ​​evakuuan nxënësit e tyre në fusha sportive, duke i pajisur me helmeta të verdha sigurie.

Disa gjithashtu u mbuluan me tekste shkollore për t’u mbrojtur nga objektet që binin ndërsa vazhduan pasgoditjet.

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka thënë se vendi i tij është gati të mbështesë Tajvanin pas tërmetit.

Agjencia meteorologjike e Japonisë e përshkroi tërmetin si shumë të cekët, i cili mund të shkaktojë dëme më të mëdha.

skynews-earthquake-taiwan_6508703

Agjencia tha gjithashtu se njerëzit “duhet të jenë vigjilentë” për pasgoditjet, të cilat mund të jenë me intensitet të ngjashëm për rreth një javë.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi tha se nuk ka pasur raportime për lëndime apo dëme në Japoni.

Ai u bëri thirrje banorëve në rajonin e Okinaëas që të qëndrojnë në terren të lartë derisa të hiqen të gjitha këshillat për cunami.

Agjencia e Sizmologjisë e Filipineve u bëri thirrje gjithashtu banorëve në zonat bregdetare të disa provincave që të evakuohen në zona malore.

skynews-taiwan-earthquake_6508701

Mediat kineze konfirmuan se tërmeti u ndje në Shangai dhe disa provinca përgjatë bregdetit juglindor të Kinës.

Kina dhe Tajvani janë rreth 100 milje larg njëra-tjetrës. Kina nuk lëshoi ​​asnjë paralajmërim për cunami për territorin kinez.

Tajvani shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrtë të Paqësorit, një linjë e çarjeve sizmike ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë.

Tërmeti më i keq i Tajvanit në vitet e fundit goditi në vitin 1999, me magnitudë 7.7 ballë, duke shkaktuar 2,400 të vdekur, duke plagosur rreth 100,000 dhe duke shkatërruar mijëra ndërtesa.

Në mars 2011, një tërmet me magnitudë 9 ishte më i fuqishmi në historinë e Japonisë, duke shkaktuar një cunami masiv dhe krizën më të keqe bërthamore në botë që nga Çernobili.

skynews-taiwan-earthquake_6508696

“Opozita turke ka ndryshuar dhe ka bërë përmirësime”/ Humbja në zgjedhjet lokale, Zekthi: Partia e Erdoganit ka rënie në elektorat

Për politologun Fitim Zekthi, humbja e partisë së Presidentit Erdogan në zgjedhjet lokale lidhet me inflacionin e lartë dhe atmosferën elektorale.

I ftuar në emisionin Open në Neës24, Zekthi ka theksuar se partia e Erdoganit ka nisur të dobësohet që më parë, teksa në zgjedhjet e kaluara kishte humbur Stambollin dhe disa bashki kryesore në Turqi.

“Atmosfera elektorale nuk e favorizonte Erdoganin. Inflacioni i lartë nuk favorizoi atë. Opozita turke ka ndryshuar shumë, ka bërë përmirësime. Kemi parti të re CHP me figura të reja. Humbja ishte e qartë dhe e dukshme, e pritshme ishte, por jo në këtë masë.

Partia e Erdoganit ka rënie në elektoral në zgjedhje lokale. Janë disa dinamika në Turqi, që kanë favorizuar partitë opozitare. Duhet thënë se Erdogan ka humbur disa bashki kryesore edhe më parë”, deklaroi Zekthi.

Bujqësia merr pikiatën, rënia më 2023, më e forta që nga 1997-ta

Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të sektorit të prodhimit në vend dhe sidomos bujqësisë, që është edhe sektori më i madh në ekonomi.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se sektori i bujqësisë shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta e sektorit që nga viti 1997 (shiko grafikun bashkëngjitur).

Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes në këtë sektor filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, sektori i bujqësisë është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Nga viti 2000 deri në 2010, sektori bujqësor është rritur mesatarisht 3.7% në vit. Të dhëna më të detajuara tregojnë se rënia më e madhe ka ndodhur në sektorin e blegtorisë dhe në mbylljen e fermave të vogla, ngastrave për vetëkonsum.

Pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën,  e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.

Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë dhe bujqësisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin.

Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon.

Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, pas grevës së blegtorëve, vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.

Kjo diferencë në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, gjë që do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë.

Bujqësia kontribuon me mbi 18% të rritjes ekonomike në vend dhe është sektori më i madh në vend, por dy vitet deficitet në prodhimin po zgjojnë sërish kanalet e importit, teksa eksportet kanë mbetur në vendnumëro.

Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.

Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej këtë vit, pasi buxheti i shtetit dha më pak financim, teksa mbështetja e BE nga fondet IPARD mbetet e bllokuar. Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023.

Të dhënat nga tabelat që shoqërojnë buxhetin 2024 tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë më 2024, nga 15,6 miliardë lekë më 2023./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

/Revista Monitor

Arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës, Kulluri: Heshtja e Veliajt si pranim i fajeve!

Lidhur me arrestimet e fundit në bashkinë e Tiranës, ka reaguar Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri.

Kulluri shprehet se heshtja e Erjon Veliajt është pranim i fajeve.

“Asnjë fjalë, asnjë belbëzim për dhjetra miliona euro shpërdorime të dyshuara. Njeriu që drejton i pari gishtin ndaj opozitës por qep gojën për njerëzit e tij. Njeriu që paguan fotografë për të nxjerrë në facebook punëtorët e bashkisë duke pastruar kazanet e plehrave, por që nuk belbëzon për paratë që ka paguar për inceneratorin që nuk ekziston. Njeriu që inaguron çdo rrugicë, hesht për tenderat miliona euroshe që vartësit e tij i japin vetes. Hesht sepse e di që është përgjegjës!” – shprehet sekretari demokrat duke iu referuar kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ne 2 muajt e fundit SPAK ka marre ne hetim duke ndaluar ne paraburgim apo arrest shtepie pothuaj 20 nenpunes te nivelit te larte te Bashkise Tirane! Ne fillim per Inceneratoret dhe tashme per tendera abuzive. Ne te dyja rastet Erion Veliaj nuk flet, nuk jep asnje sqarim per opinionin publik. Ashtu si Rama, edhe Veliaj mburret me sukseset por fshihet per skandalet e njerezve te tij. Njeriu qe edhe nga tualeti ben selfie, nuk gjen dot 20 sekonda kohe per te folur rreth abizimeve te renda te dyshuara nga SPAK!

Hipokrizi, burracakeri qe fshihet pas fryrjes si gjel neper ekrane kur shperndan tasa me supe ne qendrat sociale. Asnje fjale, asnje belbezim per dhjetera miliona euro shperdorime te dyshuara. Njeriu qe drejton i pari gishtin ndaj opozites por qep gojen per njerezit e tij. Njeriu qe paguan fotografe per te nxjerre ne facebook punetoret e bashkise duke pastruar kazanet e plehrave por qe nuk belbezon per parate qe ka paguar per inceneratorin qe nuk ekziston. Njeriu qe inaguron cdo rrugice, hesht per tenderat miliona euroshe qe vartesit e tij i japin vetes.

Hesht sepse e di qe eshte pergjegjes!

Degradimi i shtetit/ Kompania 5D shpallte vet fituesit e tenderave të Bashkisë

Dosja e SPAK për aferën 5D zbulon një çudi të padëgjuar më parë në historinë e shtetit shqiptar. Ndonëse ishte e privilegjuar në procedurat e prokurimit dhe kishte akses në përpilimin e kritereve, kompania 5D nuk është ndalur aty, por ka arritur deri në pikën që të marrë edhe atributet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Bisedat e zbuluara në telefonat apo kompjuterat e punonjësve të kësaj kompanie faktojnë se skualifikimi i ofertave dhe shpallja e fituesve në disa tendera publikë, nuk janë bërë nga zyrtarët e shtetit, që ishin pjesë e Komisionit të Tenderave, por janë bërë nga vetë kompania 5D. Rasti klasik është ai i tenderit për “rikonstruksionin e sheshit të parkimit tek Selman Stermasi,” me vlerë 150 mijë euro.

Në këtë procedurë garuan disa kompani, të cilat u skualifikuan nga Manjola Bunguri, punonjëse e kompanisë 5D. Kjo e fundit, pasi bëri vlerësimin e ofertave dhe skualifikimet përkatëse shpalli fituese kompaninë 5D, që në atë kohë mbante emrin V.A.S Konstruksion së bashku me Rroku Guest.

Kapitali zbardh përgjimet e SPAK mbi këtë tender, nga bisedat e kryera mes administratorit të 5D Nestor Muhametllari, punonjës së kësaj kompanie Manjola Bunguri si dhe drejtoreshës së Tirana Parking, Eglantina Zëre.

Biseda e kryer mes shtetasve Nestor Muhametllari dhe Manjola Bunguri datë 23.09.2019:

Nestori: O Manjola, nga ajo lista që më dërgove ti nga Tirana Parking vetëm Ndregjoni dhe Turja kanë ngelur se të tjerët kishin ngatërruar ofertën. Këto duhen parë kur të kesh mundësi.
Manjola: Pa merak se i shikoj unë.

Biseda e datës 24.09.2019
Manjola: Nestor, Ndregjonit i gjeta plot mangësi. Se këtë kisha merak.
Nestori: Aaaaa shumë mirë. Shyqyr se atë kisha merak.

Biseda e datës 26.09.2019
Manjola: Nestor janë gati skualifikimet nesër në orën 9. Më vonoi pak Kevin Konstruksion se i kishte shumë të mira letrat, kurse Turja kishte plot mangësi.

Biseda e datës 28 shtator 2019
Nestori: O Manjola, taksirat e ke të shohësh pak edhe Shpresa.al se nuk po i japin dot drejtim.
Manjola: Ok pa merak.

Më pas, skualifikime që përpilonte punonjësja e kompanisë Manjola Bunguri, i përcilleshin drejtorëshës së Tirana Parking Eglantina Zëre dhe miratoheshin formalisht nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo sipas SPAK është faktuar nga bisedat mes Nestor Muhametllarit dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre.

Biseda e kryer në 24 shtator 2019:
Eglantina:C’bën mo… Do e mbyllim apo doni dru
Nestori: Ja kam dhënë Mannjolës, deri nesër mbyllet.

Bisedë e datës 28 tetor 2019:
Eglantina: është hedhur njoftimi i fituesit lal. Besoj sot e shpall APP dhe ecim përpara.

Me publikimin e fituesit edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike, drejtoresha e Tirana Parking uron Nestor Muhametllarin për tenderin.

Eglantina: Ecim tani, ta gëzosh.
Nestori: Thank You, jeni të paparë.

Pas zbardhjes së ketyre bisedave prokurorët shkruajnë në dosjen e SPAK sa më poshtë:
“Rezulton se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të kompanive të tjera që kanë marrë pjesë në këtë tender nuk e kanë bërë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, por e ka bërë shtetasja Manjola Bunguri, e cila ka punuar punonjëse në shoqërinë 5D.”

Por ai i Tirana Parking ishte vetëm një rast. Një një tjetër tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mungjes, drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i ka dhënë Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:
Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO
Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789
Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën
Deborah: joana mullara sporti2020
Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?
Nestori: Po po patjetër, nesër.

Edhe në këtë rast përmes fjalëkalimeve të anëtarëve të Komisionit të Ofertave, kompania 5D ka aksesuar sistemin elektronik të prokurimeve dhe ka bërë vlerësimet dhe skualifikimet e ofertave të kompanive të tjera duke shpallur veten fituese.