31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

“Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues sesa ai fetar”/ Studimi: Votimi për partinë në pushtet, i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratë

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot një studim, sipas të cilit qytetarët janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik se sa për atë fetar.

Nga studimi doli se ekstremizmi fetar është shqetësim për mbi 30 për qind të qytetarëve, ndërsa ai politik për mbi 43 për qind të popullatës.

Mbi 76 për qind e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

Ky Vlerësim Kombëtar mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri mbështetur në një pyetësor, i cili iu drejtua rastësisht në terren një mijë e 600 të anketuarve në 61 nga nga 62 bashki të vendit.

Nga studimi doli se mbi 30 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për ekstremizmin fetar në Shqipëri

Vetëm 6.6 për qind e tyre anketuarve pohuan se në zonën ku ata jetojnë ka individë ose grupe, që nxisin ekstremizmin fetar, me sjellje intolerante, islamofobe, apo edhe të feve të tjera.

Afro 37 për qind e të anketuarve besojnë në studim se komuniteti i tyre fetar është i përfaqësuar sa duhet në politikë dhe institucione shtetërore.

Ndërsa mbi 43 për qind e tyre pohuan se në lagjet e tyre ka grupe fetare, që u ofrojnë të mira materiale ose ekonomike praktikantëve të fesë së tyre.

Një gjetje shqetësuese për autorët e studimit lidhet me shifrat se mbi 30 për qind e të anketuarve mendojnë që pasurimi i shpejtë nuk është gabim, ndërsa afro 28 për qind pohuan se e justifikojnë çdo lloj veprimtarie ekonomike, qoftë edhe të paligjshme.

Vetëgjyqësia zë një vend me rëndësi në pohimet e qytetarëve. Mbi 40 e qytetarëve thanë se njerëzit kanë të drejtë të bëjnë vetëgjyqësi, kur u mohohen liritë e të drejtat nga institucionet shtetërore.

Madje mbi 46 për qind besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar, madje edhe me dhunë po qe nevoja.

Përfshirja ose nxitja e e civilëve për t’u përfshirë në konflikte të armatosura cilësohet si një veprim i lejueshëm për 23 për qind të anketuarve.

Më shumë se 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë se institucionet shtetërore respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit.

Një e katërta e tyre u shprehën se çdo qytetar duhet të mbrojë ideologjinë e vet me çdo mjet dhe çmim. Po aq ishin edhe ata që besojnë se është detyrë e çdo besimtari të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e vet fetar me çdo mjet dhe çmim.

Por nga ana tjetër, 13.6 për qind pohuan se një besimtar i denjë nuk duhet të denoncojë anëtarët e komunitetit të tij që kanë bindje ekstremiste fetare.

Çereku i qytetarëve të anketuar (26.4%) besojnë se vendet me shumicë të krishterë në Ballkan kanë pasur më shumë mbështetje nga Perëndimi pikërisht për shkak të përkatësisë fetare. Vetëm një pakicë nga 7- 11 për qind mendojnë se në Shqipëri është e vështirë të jesh besimtar mysliman apo i krishterë.

Mbi gjysma e të anketuarve thanë se (54.1%) besojnë që qëndrimet e kreut të komunitetit fetar (në Tiranë) gëzojnë mbështetjen e plotë të besimtarëve të zonës ku jetojnë. Ndërsa

40.5% besojnë se njerëzit kanë të drejtë të ndjekin interpretime fetare jozyrtare nëse nuk pajtohen me bashkësitë përkatëse fetare.

Ndër kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm edhe motivet politike dhe ato etnike-nacionaliste.

Studimi tregon se të anketuarit janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik mbi 43 për qind, dhe më pak për ekstremizmin fetar (30 për qind) dhe Akoma më pak atë etno-nacionalist.

Mbi 29.2% e të anketuarve pohuan se në zonën ku ata banojnë, ka politikanë që shprehimisht bëjnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politike.

Sipas studimit, 76.5% e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

Në studim thuhet se 3 në 4 shqiptarë besojnë se disa anëtarë të elitës politike kanë lidhje me kriminelë dhe i shërbejnë interesave të njëri-tjetrit.

Pritshmëria e lartë dhe besimi tek drejtësia shfaqen sërish edhe në këtë studim: mbi 40.9% e të anketuarve besojnë se pandëshkueshmërisë së njerëzve me pozita të larta në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i vjen fundi.

Megjithatë mbi 68.1% e të anketuarve pohojnë se në zonën ku ata banojnë, votimi për partinë në pushtet është i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratën publike.

Vetëm 35 të anketuar sugjeruan praninë e ekstremizmit etno-nacionalist, të cilin ata e asocionin me raste të diskriminimit racial, etnik ose kombëtar që ata kishin vënë re; si dhe raste të dhunës ose kërcënimeve për shkak të përkatësisë etnike.

Ky është vlerësimi i katërt kombëtar i ekstremizmit të dhunshëm kryer nga IDM gjatë dekadës së fundit.

Autorët besojnë se studimi ka zbuluar dhe trajton çështjeve kyçe dhe sfidave të reja të identifikuara në kohët e tashme, ku mund të bazohen përpjekjet mbi shmangien e këtyre rreziqeve, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bashkësive qytetare./VOA

“Angazhimi i SHBA për aleancën nuk diskutohet”, Blinken jep garanci: Nëse preken vendet anëtare, zbatojmë nenin 5 të NATO-s

US Secretary of State Antony Blinken meets with Jamaicas Prime Minister Andrew Holness (out of frame) at the State Department in Washington, DC, on April 1, 2022. (Photo by OLIVIER DOULIERY / POOL / AFP) (Photo by OLIVIER DOULIERY/POOL/AFP via Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë një intervistë për mediat në Francë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Paris.

Gjatë intervistës Blinken nuk sulmoi në asnjë moment ish-Presidentin dhe kandidatin republikan Donald Trump.

Blinken u tregua i sigurt se në rast të fitores së Trump, angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO nuk do të jetë në pikëpyetje duke adresuar komentet e mëhershme të republikanit.

Trump para pak kohësh ka paralajmëruar se nëse aleatët e SHBA në NATO nuk paguajnë detyrimet e tyre për mbrojtjen, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë në rast lufte.

Duke folur më tej për aleancën ushtarake, Blinken dha garanci për nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit në rast kërcënimi të një shteti anëtar, të gjithë vendet e tjera përfshihen drejtpërdrejtë në konflikt me agresorin.

Blinken tha se sikur edhe një milimetër tokë e vendeve baltike të preket, neni 5 i NATO-s do të zbatohet, duke iu referuar tensioneve të krijuara në Detin Baltik me Rusinë.

Juventus triumfon ndaj Lazio, dy gola në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Juventusi ka triumfuar 2-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Takimi filloi me ritëm të lartë, me “Zonjën e Vjetër” që u vendos menjëherë në kërkim të golit të epërsisë. Në minutën e 11-të, Vecino preku topin me dorë në zonë, për arbitrin Massa nuk pati dyshime: Penallti për bardhezinjtë. Por Massa u thirr nga VAR dhe pas rishikimit të rastit, ai i anuloi 11-metërshin skuadrës së Allegrit për pozicion jashtë loje të Cambiaso. Në minutën e 39-të, shansi i parë i artë për kryeqytetasit, Luis Alberto gjeti vetëm traversën.

Në pjesën e dytë golat e Chiesas dhe Vlahovic i dhanë Juventusit suksesin në aktin e parë.

Vuani nga urthi? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të çliroheni nga ndjesia e bezdisshme

Nëse vuani nga urthi, nuk nevojitet shumë përshkrim. Është ajo ndjenjë veçanërisht e bezdisshme që gjoksi dhe fyti të digjen.

Urthi zakonisht shfaqet pas një vakti të rëndë dhe pikant, si dhe kur jeni shtrirë ose pini duhan menjëherë pas ngrënies. Urthi shkaktohet nga refluksi i acidit të stomakut në ezofag për shkak të relaksimit të sfinkterit të ezofagut, i cili normalisht mbyllet sapo të kalojë ushqimi. Por nëse ajo mbetet e hapur, atëherë ushqimi ngrihet nga stomaku dhe ju ndjeni një ndjesi djegieje në ezofag.

Bananet

Bananet qetësojnë simptomat e urthit duke lehtësuar ndjesinë e djegies të shkaktuar nga lëngjet gastrike, duke mbrojtur ezofagun e irrituar. Provoni të hani një banane për mëngjes dhe si meze të lehtë.

Xhenxhefil

Kjo rrënjë është një ilaç i shkëlqyer dhe i lashtë për shumë sëmundje të tretjes. Thjesht vendosni një lëvozhgë ose fërkoni pak xhenxhefil në ujë të valë për të bërë pijen më të mirë për urthin.

Qumësht bajame

Nëse pini një gotë qumësht bajame në mëngjes, do ta filloni ditën me më pak probleme me tretjen. Qumështi i bajames redukton urthin dhe ndihmon në përballimin e simptomave të pakëndshme.

Kopër

Mjafton të vendosni dy lugë çaji fara kopër me mjaltë në ujë të vluar, ta pini dhe do të zbuloni se simptomat e urthit do të fillojnë të zhduken.

Kefir dhe aloe

Për të qetësuar urthin thjesht përzieni një lugë çaji lëng aloe vera me pak kefir. Kjo përzierje mund të lehtësojë simptomat sepse lëngu nga bima e aloes redukton inflamacionin dhe shëron traktin gastrointestinal, dhe kefiri neutralizon acidin. Por mos e teproni me lëngun e aloes, pasi mund të shkaktojë diarre dhe dhimbje stomaku.

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Ali Oseku

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përcjell mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të artistit Ali Oseku.

Më poshtë mesazhi i kreut Basha:

Lamtumirë Ali Oseku, njeriu ynë i madh, artisti i paepur dhe i palodhur, i cili së bashku me dimensionin modern i dha pikturës shqiptare universin e një krijimtarie unikale si një thesar i çmuar i artit pamor kombëtar. U prehsh në paqe!

Shqipëria, trampolina drejt BE-së, Poli Hoxha: Instalimi i FRONTEX, tregues i shqetësimit. Bashkë me emigrantët, futen dhe terroristë

Shpresa për të kaluar nga kufiri grek përmes Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përfundoi në tragjedi.

7 klandestinë të huaj dhe drejtuesi i mjetit humbën jetën kur makina fluturoi nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit. Ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit, kur tentativa e trafikut u zbulua nga policia.

Pikërisht rikthimi i trafikut të emigrantëve të paligjshëm ishte pjesë e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma.

Për analistin Poli Hoxha çështja në fjalë shkon në kufijtë e sigurisë kombëtare.

“Asnjëherë në këto raste kur kapen shoferët deri këtu kanë mbetur çështjet dhe asnjëherë nuk është bërë një hetim se kush janë kokat e trafikut të emigrantëve në Shqipëri.

Dhe për të parë sa shqetësuese është kjo, ndodh që BE-ja kërkon të instalojë trupat e Frontex-it dhe duan ta sjellin si ushtri, tregon shqetësimin në fjalë.

Kjo sepse bashkë me këtë flukse emigrantësh mund të futen dhe flukse kriminale, terroriste, apo personash të tjerë me rrezikshmëri të lartë”, theksoi Poli Hoxha.

“Foltorja s’do dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës”, Zekthi: Bardhi mund të ketë ëndërr të marrë drejtimin e partisë por…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi u pyet edhe nëse qëllimi i Gazment Bardhit është të marrë drejtimin e Foltores. Në intervistën për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, Zekthi tha se Bardhi mund të ketë ëndërr ta arrijë një gjë të tillë por nuk mund të manipulojë dot Berishën për këtë gjë.

“Ai vetëm personale i ka qëllimet. Ajo lëvizje nuk do të dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës. Nëse do të kishte një synim të tillë Berisha, do e kishte jetësuar gjatë këtyre viteve kur nisi Foltoren. Por Bardhi kërkon një rol të rëndësishëm. Nuk e përjashtoj që në pjesë të pjesë të fshehta të ndërgjegjes së vet të ketë ëndërr që të marrë në dorë atë parti.

Pra, fillimisht ta bindë Berishën, dhe më pas gradualisht të hajë dhe të tjerët dhe të bëhet kryetar. Por unë mendoj se Berisha është i pakubueshëm nga Bardhi, sado që të ketë talent për të bërë spërdredhje politike. Ai më shumë e bën për këtë gjë që të dëshmojë zell te Berisha, para atyre që i ka sharë se ai është njëri prej tyre.

Lufta themelore në opozitë është midis Bashës dhe Berishës, ata që nuk e kuptojnë dhe duan ta fshehin e kanë gabim. Kjo luftë po zhvillohet në një fazë të avancuar dhe Bardhi ka zgjedhur qe të shkojë në anën e Berishës por për qëllime jo politike.”, u shpreh Zekthi.

“Lëvizjet e Bardhit, të pakuptimta”, Zekthi: Kërkon protagonizëm. Për llogari të Berishës, po përpiqet të dëmtojë opozitën

Fitim Zekthi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e cilësoi veprimin e Gazment Bardhit drejtuar gjykatës së Tiranës për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar të PD, si të pakuptimtë. Në “Special Report”, Zekthi tha se Bardhi kërkon protagonizëm dhe po përpiqet, për llogari të Berishës, që të dëmtojë opozitën.

“Është një lëvizje absurde. Jeta politike e Bardhit në 1 vit e gjysmë është një absurditet, një lëvizje politike e pakuptimtë ku ai nuk kuptohet se çfarë pozicionesh ka sot, nesër ka pozicione të tjera dhe pasnesër ka të tjera. Dhe brenda kësaj situate, ai ka bërë këtë lëvizje për të çregjistruar emrin e Bashës si kryetar i PD në gjykatën e Tiranës. Bardhi i është drejtuar gjykatës së Tiranës sot sikur të jetë sekretar i përgjithshëm i PD sepse në fakt ai ka menduar, është sjellë dhe ka vepruar deri pak pak muaj si sekretar i përgjithshëm. Ka pretenduar si një i tillë.

Ai mblodhi një këshill kombëtar vjet, u fut në derë, vuri një çelës dhe tha për mbledhje online, duke bërë një gjë të padëgjuar në historinë politike të botës. Dhe me atë këshill kombëtar që mblodhi online tha kam vendosur që të mos lejoj zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Ndërkohë që pak muaj më parë Basha dhe të tjerë janë duke pritur vendimin e Apelit, ndërkohë që Bardhi pak muaj më parë ka shkuar në një parti tjetër. Qëllimi është që Bardhi po përpiqet, për llogari të Sali Berishës, që ta çmontojë dhe sakatojë më keq opozitën shqiptare sepse atij dhe Berishës nuk i ka interesuar që të ketë një farë sensi opozitë normale në Shqipëri dhe legjitimitet normal të një institucioni.

E dyta, Bardhi kërkon protagonizëm sepse është në një luftë të shambullt politike me ata që gjeti tek lëvizja e Berishës, me sekretarin e përgjithshëm të Berishës. Dhe kërkon që të fitojë pëlqimin dhe simpatinë e Berishës që të jetë i mirëpritur nga ata që dikur i ka quajtur të paligjshëm, njerëz që kanë vrarë, kanë bërë krime. Bardhi do të duhet të qetësojë në radhë të parë këto lloj pjese të ndërgjegjes së asaj partie.”, tha Zekthi.

PD pa kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, Bejko zbulon prapaskenat: Bardhi luajti lojën e Berishës! Vendimin e gjykatës për vulën e pranojmë, sfidojmë dhe Rithemelimin

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, hodhi akuzat në drejtim të grupimit të Gazment Bardhit se në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, ka luajtur lojën e Sali Berishës. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Bejko tha se Gazment Bardhi do po ashtu që t’i çojë edhe siglën dhe vulën e PD-së te Sali Berisha.

‘Ne donim të përfaqësoheshim në 61 bashki. Por pjesa e bardhit nuk donte. Këto po bënin lojën e Sali Berishës. Vazhdojnë misioni. Kanë bërë marrëveshje me Sali Berishës. Këta kanë dashur të shkojnë te Sali Berisha me trofe. Në bazë të trofeut të kishin është pozicionin në rankimin hierarkik. Ende nuk e ka çuar deri në fund amanetin që të çojë kryetarin siglën dhe të zhbëjë jo thjesht një grumbull njerëzish. Sallat tona janë plot.’- tha Bejko.

I pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço në lidhje me nëse po i bëhet presion gjykatës së Apelit për seancën e çështjes së vulës së PD-së, Bejkoi mohoi se ato po i bëjnë presion. Sipas Bejkos ata do të pranojnë vendimin e gjykatës dhe madje kanë sfiduar Rithemelimin të bëhë të njëjtën gjë.

‘Ne jo. Jo vetëm ne por të gjithë demokratë. Dhe ju te medias është midis të gjithëve, thonë po kjo gjykata kaq të vështirë e ka të marrë një vendim. Ne jemi më të urtët në këtë. Ishte në tagrin e nënkryetarit. Pushtete të jenë të ndara. Padiskutim që do ta pranojmë, kemi bërë sfidën që edhe pala tjetër ta pranojë.’- tha Bejko.

Nga ana tjetër Bejko tha se Rithemelimi, po u thotë qytetarëve në bazë se opozita e tyre do të jetë për çlirimin e Sali Berishës.

‘Ju kanë thënë që të qëndrojnë fort dhe gjithë strategjinë që duhet të ketë opozita e tyre të jetë për çlirimin e Sali Berishës. Gjithë hallin e kanë të çlirojnë Sali Berishën.’- tha Bejko.

Bejko po ashtu iu rikthye edhe fushatës parlamentare në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku hodhi dyshime për financimin e fushatës së Sali Berishës.

‘Ku i gjeti paratë Sali Berisha. Unë nuk dukesha gjëkundi se nuk e financoja dot. Ku i gjetën këta paratë për ngritjen e skenave gjigande. Këta janë bashkë. Oligarkët janë bashkë. Duan të mos ketë asnjë zë. Duan ta zhdukin PD-në sepse ne përfaqësojmë të ndryshimin e tyre, nëse ata janë oligarkët ne jemi kundër oligarkëve.’- tha Bejko.

Vula e PD/ Sefa: Çdo palë të pranojë vendimin e Gjykatës! Bardhi mbledhje imagjinare të këshillit, s’mund ta çregjistrojnë Bashën

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike dhe dërgimin e kësaj çështje për rigjykim në apel me një tjetër trup gjykuese.

Në “Studio Live” në Report Tv Indrit Sefa Sekretari për Çështjet Ligjore në PD tha se kërkon nga Gjykata që të vendosë ta shqyrtojë çështjen sa më shpejtë.

Në intervistën me Arbër Hitajn, Sekretari për Çështjet Ligjore nënvizoi se PD do ta pranojë cilido të jetë vendimi i Gjykatës.

“Shpresoj që brenda muajit të ketë zgjidhje madje i bëj thirrje gjykatës dhe trupit gjykues që të vendosin një datë sa më të shpejtë për shqyrtimin e kësaj çështje. Çdo palë të pranojë vendimmarrjen e gjykatës. Ne do e pranojmë çdo vendimmarrje të gjykatës së apelit. Flas në emrin tim dhe në emër të PD. Çdo palë duhet ta pranojë”, tha Sefa.

“Të marrë një vendim larg influencave politike që e vlerëson që është e drejtë. PD kërkon të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër”, shtoi ai.

Një formë presioni Sefa e ka cilësuar letrën që Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit.

“Mënyra e formulimit të letrës dhe mënyra si dërgohet kjo letër si nënkryetar i kuvendit. I është drejtuar gjykatës letrën si zëvendës i Lindita Nikollës. Kjo do të thotë se personi që i adresohet gjykatës me këtë letër ka kulturë të pakët juridike, institucionale…”

Ndalur te Reforma Zgjedhore, teksa theksoi se palët nuk i duan listat e hapura, ai u shpreh pro propozimit të Rithemelimit për koalicione parazgjedhore.

“Këta janë akoma në nivelin që kryetari i partisë cakton listën këta janë në listë dhe votohet partia. Këta duan të votohet partia dhe të mos votojnë këta. Këta thonë votoni partinë por përfaqësues të popullit jemi ne.”

“Jemi shumë dakort që të rikthehen koalicionet. Nëse palët bien dakort për të pranuar koalicionet para zgjedhore jemi dakort nuk kemi asnjë kundërshtim. Por me sa shoh listat e hapura janë një imazh i largët. Pra nuk i sulmon PS listat e hapura por Rithemelimi, këta vullnetarë të rinj të Ramës për të thënë që nuk i duam”.

Një koment pati edhe për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Gazment Bardhi për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD. Ai tha se Bardhi ka bërë mbledhje imagjinare të këshillit kombëtar, ndërsa gjykata sipas tij ende nuk ka marrë vendim nëse Rithemelimi mund të bëjë kërkesë të tillë.

“Procesi ka nisur në 27 korrik me kërkesë të Bardhit. Siç e mbani mend bëri mbledhjen e këshillit imagjinar. Deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim nëse këta munden të bëjnë kërkesa të tilla”.