17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Opozita e djallit

Nga Zef Ndreka

Është bërë qesharake por më shumë e shpifur politika shqiptare. E të dy krahëve. Sidomos e opozitës në tërësi dhe e grupimin të Foltorës në veçanti.

Kjo lojë e ka larguar qytetarin nga interesat e klaneve politike e mafjoze të tyre. Vetëm rrëmuje, vetëm flakadanë, karrige të thyera, bllokim punimesh të Parlamentit, zënje e kacafytje deputetësh etj.

Ku shkon opozita kështu?!

A i kanë mbetur më alibi të tjera Berishës, Bardhit, Nokës e Salijanit për të mashtruar e për të vazhduar spektaklet e shpifura?!

Për këto i ka votuar PD-ja, demokratët dhe një pjesëe popullit?!

Ndërkohë që muaji Nëntor e Dhjetor duhej të ishin diskutimet dhe vendimet më të rëndësishme të Parlamentit, siç ishte miratimi i Buxhetit, loja për të keqadministruar paratë e popullit ndërmjet tyre, e miratoi më vota Buxhetin për 5 minuta!

Nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Nuk ndodh me asnjë opozitë në asnjë vend të botës.
Çfarë politike do të ndërtoje opozita si alternativë për të rrëzuar pushtetin, kur asgjë nuk di dhe nuk imponon për mirë administrimin e parave në favor të zhvillimit, të hapjeve të vendeve të reja të punës, të përmiresimin të shërbimeve dhe mundesisht të uljes se kostot se jetesës?!

Kur nuk di asgjë opozita e djallit në Shqipëri, si mundet të fitojë nesër besimin apo votën e qytetarëve e për tu bërë alternativë qeverisëse?!

Kokëfortësia i ka mbetur rruga e vetme Berishës dhe grupimit të deputetëve që e mbështesin.

Ëndërrat me revolucione dhe mos bindje civile vazhdojnë të mbajnë të gënjyer disa demokratë të mjerë të mashtruar se rreth Berishës bëhet bashkimi dhe forcimi i opozitës.

Kuvendi i 2 dhjetorit besoj i ka bindur edhe të mashtruarit që po bindën se me Berishën pa projekte politike i kanë humbur shancet.

Berisha dhe Foltorja e tij janë tashmë e kaluara e politikës shqiptare.

Rithemelimi i artikuluar si projekt politik nga Berisha ishte një mashtrim i madh i radhës, një mashtrim politik i dështuar.

Nisur nga hallet e tij dhe të familjes së tij, Berisha aq deshi. Aq i mjaftoi sipas tij. Të rikonfirmohej si kryetarë i grupimit politik pa emër e më logo të vjedhura e të tjetërsuara dhe të fallcifikuara.

Pa një vendim gjykate, si është e mundur se e kanë prodhuar vulën dhe e përdorin ende atë? Ku është shteti?!

Po PD zyrtare, përse hesht dhe pranohet fakti se godina qëndrojë e saj mbahet ende e pushtuar nga një grup djajsh të shpallur non grat-a?!

Përçarja e opozitës, është gati gati e pa riparueshme. Përçarësi ka një emër: Berisha, i cili e ka shpartalluar PD, në katër grupime që bëjnë beteja mes tyre. Të gjithë e shohin Foltorën, që më shumë godasin PD-në zyrtare se qeverinë.

Po ashtu, grupimi i Bardhit me deputetë apolitik apo të padijshëm. Në të njëjtën mënyrë, edhe grupi tjetër i deputetëve kinse asnjanës pa shtyllë kurrizore.

Këto grupime nuk japin shpresë për shqiptarët. Beteja duhej të ishte më qeverinë, jo mes tyre.

Fati i Ramës ky që ka sponsorizuar për këto grupime e përçarje, i qeverive të tij të dështuara që nuk duhej të ekzistonin për aferat dhe korrupsionet e pa numërta.

Fati i keq i shqiptarëve të durojnë edhe shumë vite djajt e majtë dhe opozitën e djallit Berisha…

Flakë e tym nga Rithemelimi/ Dritan Shano: Sa më shumë ekstremizohet aksioni politik, aq më pak mbështetje publike

Deputetët e Sali Berishës krijuan sërish kaos në senacën plenare të ditës së sotme, duke ndezur flakë dhe tymuese në Kuvend.

Madje një prej deputetëve besnik të Berishës, Flamur Noka i vuri flakën një letre dhe tentoi të zmbrapsë gardistin në sallën e Kuvendit duke e rrezikuar.

Lidhur me kaosin e krijuar sot nga Rithemelimi, Dritan Shano ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

”Sa më shumë ekstremizohet aksioni politik, aq më pak mbështetje publike ke.

Aksionistët janë të vetëdijshëm për këtë. Thjesht duan të rrisin pazarin. Ekstremizmi politik është thjesht terrorizëm.

(në foto: Nuri beu dhe Orkestra e tij në aksionin e Mosbindjes Civile pa kthim)”, shkruan Shano në një postim në platformën X.

VIDEO/ Me lot në sy dhe trëndafila, shokët e klasës i thonë lamtumirë 14-vjeçares që u vra në Shkup: Vanya na la!

Me trëndafila në duar, me lot në sy dhe me kokë të ulur, sot në mëngjes shokët e klasës, prindërit dhe qytetarët e thjeshtë të Vanjës kanë pritur në radhë para shkollës “Johan Heinrik Pestalozzi” në Qendrën e Shkupit për të shkruar lamtumirën e fundit në librin e zisë që u hap për të nderuar Vanjën e vogël.

Një foto me imazhin e saj, e mbuluar me shirit të zi, ishte vendosur në një tavolinë përpara hyrjes së shkollës.

Drejtoresha e Pestalozzi-t, Katerina Atanasova, nuk ka dashur të bëjë deklarata për media, ndërsa sigurimi i shkollës ndalon filmimin dhe fotografimin.

“Vanya na la,” tha mësuesi që mësoi Vanjën nga klasa e parë në të tretën. Ai tha se Vanya ishte një fëmijë i qetë dhe i tërhequr.

 

 

Karabina: Ndryshimi statutor që u bë të shtunën, goditje ndaj demokracisë. Legjitimon kthimin e një partie në parti familjare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina tha në studion e MCN Live se Kuvendi i Rithemelimit i mbajtur në 2 dhjetor u përdor si mekanizëm kundër drejtësisë dhe SHBA-së.

Duke vijuar më tej, Karabina tha se ditën e shtunë është bërë një ndryshim statutor që legjitimon kthimin e një partie në një parti familjare.

Sipas Karabinës ndryshimi statutor është goditje e parimeve të demokracisë dhe të funksionimit të një partie, përqendrimin e vendimmarrjes në një grusht njerëzish pse jo dhe me lidhje familjare.

U mblodh një Kuvend që nuk është as në të mirën e demokratëve dhe as në të mirën e qytetarëve shqiptarë. Ky Kuvend po përdoret si mekanizëm kundër drejtësisë dhe SHBA-së.

Është bërë një ndryshim statutor që legjitimon kthimin e një partie në një parti familjare.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që ndryshimet statutore të miratohen me një grupi aq të vogël, me 2/3 e Këshillit Kombëtar. Ata e thanë, ndryshimet statutore me 2/3 do të hyjnë në fuqi, pastaj do të ratifikohen në Kuvendin e ardhshëm.

Kjo është goditje e parimeve të demokracisë dhe të funksionimit të një partie, përqendrimin e vendimmarrjes në një grusht njerëzish pse jo dhe me lidhje familjare.

Në këtë Kuvend me këtë ndryshim statutor ata dëshmuan që kanë bërë një ndryshim të tillë, kanë goditur demokracinë. Një grupim që ka penguar PD, rotacionin politik, ka bërë zallamahi dy vjeçare që me këtë Kuvend, ka larguar dhe më shumë demokratët se kanë kuptuar se asgjë s’po bëhet për ta.

Ndryshimi statutor që është bërë është goditje e parimeve demokratike brenda një partie. Nuk ka ndodhur që ndryshimet statutore të mos bëhen nga një grup shumë më i madh.

PD në Kuvendin e 18 dhjetorit e ka zgjedhur rrugën e saj.

PD përgjatë këtyre 2 viteve ka dëshmuar koherencë në atë që po bën në 18 dhjetor PD ndahet nga e shkuara, do jetë pranë aleatëve.

Listat e anëtarësisë së PD kanë qenë fiktive dhe këtu mbajnë përgjegjësi për ata që e kanë përdorur.

Më tej, Karabina tha se PD-ja po riformatohet.

PD po riformatohet, jemi në zgjedhjen e strukturave, e përfundojmë në fund të dhjetor. Në janar kalojmë me kryetarët e degëve dhe sigurisht PD është mes njerëzve.

Politikbërja e fyetjeve, e sharjeve e britmave, dhe e humbjeve të njëpasnjëshme nuk është më pjesë e PD.

PD sot ekziston falë Lulzim Bashës që ka shpëtuar PD-në nga mosekzistenca e saj. Kjo që po ndodh tani është pikërisht për ta bunkerizuar PD-në, për ta futur në konflikt me SHBA-të, Britaninë dhe BE-në. Në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj ishte i vetmi që qëndroi dhe shpëtuam PD-në.

Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 alpinistë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur të hënën dhe dymbëdhjetë të tjerë ende janë të zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi. Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të gjetur dhjetëra alpinistë të bllokuar në malin Marapi në ishullin Sumatra. Alpinistët e vdekur u gjetën afër kraterit të Marapit pasi vullkani shpërtheu nga maja e malit prej 2.891 metrash dhe hiri u shpërnda në fshatrat e afërta, sipas një zyrtari lokal të shpëtimit.

Për pasojë, dymbëdhjetë persona u zhdukën, tre të tjerë u gjetën të gjallë dhe 49 kishin zbritur në mënyrë të sigurt nga krateri. Disa prej tyre ishin me djegie dhe fraktura, tha zyrtari. “Ne nuk mund të bëjmë kërkim ajror me helikopter, sepse shpërthimi vullkanik po vazhdon”, tha shefi i agjencisë lokale të shpëtimit, Abdul Malik. Ai tha se rreth 120 persona ishin të përfshirë në kërkim. Tre personat e tjerë që u gjetën të gjallë nuk kishin zbritur nga mali, siç kishin vepruar të 11 personat që u gjetën të vdekur.

Të mbijetuarit u gjetën afër kraterit dhe “gjendja e tyre ishte e dobët dhe disa kishin pësuar djegie”, tha Malik. Zhafirah Zahrim Febrina, njëra nga alpinistët e shpëtuar, shfaqet në një video-mesazh duke i kërkuar ndihmë nënës së saj. Febrina 19-vjeçare është në një spital me babanë dhe xhaxhanë e saj pasi ishte bllokuar në mal në një udhëtim me 18 shokë të shkollës. “Ajo po kalon një traumë të jashtëzakonshme”, tha nëna e saj Rani Radelani, 39 vjeç. “Ajo është e prekur psikologjikisht sepse ka parë djegiet e saj dhe gjithashtu është dashur të durojë dhimbjen gjithë natën”, tha ajo. Zëdhënësi i agjencisë lokale të shpëtimit, Jodi Haryawan, tha se përpjekjet e shpëtimit ishin ndërprerë nga shpërthime sporadike, por kërkimi ishte ende duke vazhduar, pavarësisht rreziqeve.

“Sapo situata ishte më e sigurt, ata vazhdonin kërkimin. Kështu që kërkimi nuk u ndal”, tha ai. Kreu i Agjencisë për Zbutjen e Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Rudy Rinaldi, i tha AFP-së se disa nga alpinistët e shpëtuar kishin pësuar djegie. “Ata që janë lënduar kanë qenë ata që janë afruar pranë kraterit”, tha ai. Të paktën tetë persona pësuan djegie, një prej tyre kishte djegie dhe një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas një liste të atyre që u gjetën nga Basarnas, një agjenci kombëtare e kërkim-shpëtimit.

I vunë flakën Kuvendit, zbardhen akuzat për deputetët e Berishës, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Do referohen në SPAK

Policia e ka konsideruar vendngjarje atë që ndodhi me flakadantët që u hodhën në sallën e Kuvendit.

Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë ishin në sallën e Kuvendit dhe mblodhën prova.

Për dy deputetët e Foltores, Flamur Noka dhe Albana Vokshit, mbështetës të Sali Berishës, do të referohen materiale në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi ndezën flakadanë në seancën plenare të kësaj të hëne në Kuvend, por dhe u vunë flakën letrave.

Mësohet se ndaj Nokës dhe Vokshit, janë dy akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”, parashikuar nga nenet 150 dhe 282 të Kodit Penal.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

U reklamua me shumë bujë, “Napoleoni” po merr kritika të forta nga historianët: Shumë ngjarje nuk kanë ndodhur

Historianët nuk duket se janë veçanërisht të kënaqur me filmin e ri të Ridley Scott, “Napoleon”. Filmi biografik, ku interpreton Joaquin Phoenix si ushtar francez i kthyer në perandor, përmban përshkrime të disa prej betejave më të famshme evropiane në histori.

“Nuk është një dokumentar, ne e dimë këtë! Por do të jetë një vepër e shkëlqyer arti,” tha Dan Snow, historian dhe prezantues televiziv, në një video 5-minutëshe të TikTok.

“Nga 2 orë e 38 minuta, do të thoja 38 minuta të filmit janë të sakta”, tha historiani ushtarak Andrew Roberts për Sky News.

Snow dhe Roberts janë dy nga disa historianë që kanë zgjedhur pjesët e filmit dhe kanë kritikuar interpretimin e lirshëm të Scott për jetën e perandorit francez.

Scott, në përgjigje, nuk ka kërkuar falje. I pyetur nga “New Yorker” për postimin e Snow-it në TikTok, regjisori i famshëm tha: “Snow nuk është i vetmi që mund të bëjë diçka të tillë: “Të marrë një jetë”.

Historianët kanë thënë se shumë skena në film nuk kanë ndodhur kurrë. Një skenë, e cila tregon Napoleonin duke gjuajtur në piramidat egjiptiane, ka shkaktuar zemërim të veçantë mes akademikëve.

“Napoleoni nuk qëlloi në piramida dhe e ashtuquajtura beteja e piramidave, nuk u zhvillua në bazën e piramidave,” tha Snow. “Por, ju e dini, duket bukur!” tha ai.

Joan Tumblety, profesoreshë e asociuar e historisë franceze në Universitetin e Southampton, ishte më kritike ndaj skenës. Duke shkruar në “The Conversation”, ajo vuri në dukje: “Ju nuk keni nevojë të shpikni kurthe akulli ose Napoleoni të urdhërojë njerëzit e tij të qëllojnë piramidat, siç bën biografia e Ridley Scott, për të përcjellë indiferencën e tij të pamëshirshme ndaj jetës”.

 

Studiuesit kanë vënë në pikëpyetje edhe përzgjedhjen e Vanessa Kirby, e cila është 14 vjet më e re se Joaquin Phoenix, për të luajtur rolin e gruas së tij Napoleon, Josephine. Kjo zgjedhje shkaktoi “një valë befasie midis historianëve”, pasi Josephine ishte gjashtë vjet më e madhe se Napoleoni, tha për “The Conversation” Catherine Astbury, profesoreshë e frëngjishtes në Universiteti i Warwick.

Snow vuri në dukje se Napoleoni kurrë nuk u ngarkua në krye të një kalorësie të çorganizuar, nuk mori pjesë në ekzekutimin e Marie Antoinette dhe nuk vinte nga origjina modeste. “Nuk doli nga hiçi. Babai i tij ishte në fakt një aristokrat,” tha ai.

“Filmi i Ridley Scott nuk përfaqëson aq shumë të kaluarën, sa përcjell versione të historive dhe imazheve që kanë ndjekur Napoleonin që nga koha e tij – shumë prej të cilave janë fabrikuar nga dora e tij,” tha Tumblety.

I pyetur për historianët që kritikojnë saktësinë historike të filmit të tij, Scott i tha BBC-së: “A doni vërtet që unë t’i përgjigjem kësaj? … do të ketë një bip në të.”

Kërkon leje të posaçme për t’u betuar/ Në seancë edhe ambasadorja greke, shtyhet gjyqi për Belerin

Është shtyrë për në 11 dhjetor, seanca gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkoi që të marrë një leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Në seancë ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Këto janë pamjet kur ambasadorja shkon në GJKKO, për të ndjekur nga afër procesin.

Kujtojmë se Beleri ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave, ndërkohë që ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Sulmi i TV së Berishës ndaj Bardhit, tregon se “Revolucioni” filloi të hajë bijtë e vet

Nga Namir Lapardhaja

Sulmi që televizioni “syri.tv” i bëri sot në mënyrë të hapur Gazment Bardhit, nuk është rrufe në qiell të hapur.

Nëse pak ditë më parë, Berisha ua bëri të ditur atë që janë nëpërmjet gojës së Tritanit, sot i gjuajti me “kobure” nëpërmjet televizionit të Revolucionit.

Revolucioni nuk njeh arsye, por vetëm sulme, tradhëti, gijotinë.

Ai nuk ngrihet mbi fjalën, por mbi baltën.

Ai nuk lejon mendimin, por vetëm zjarrin dhe flakën.

Bardhi u akuzua për tradhëti të lartë, njëjtë si Basha dhe të gjithë pengjet e tjerë.

E thënë me fjalë të tjera, për atë që akuzohen të gjithë “tradhëtarët” e Berishës.

Kështu iu drejtua gazetarja, duke i thënë se pse këtu bëni sikur ziheni dhe jashtë shtetit udhëtoni dhe bashkëpunoni.

Sigurisht që ditët do të jenë shtatzënë me “zhvillime” të reja në gjirin e tyre, por një gjë është e sigurt: paqe nuk do të ketë më në radhët e Revolucionit.

Ai jo vetëm që do fillojë të hajë një e nga një bijtë e vet, por, njëkohësisht, do të tregojë më qartë se retorika e bashkimit ishte një tallje dhe e hapur, se pazari mes Bardhit dhe Berishës nuk ishte për të mirën e demokratëve, por se i pari donte akses te militantët, duke negociuar një vend për veten e tij në listën e 2025, dhe i dyti donte vulën e partisë, për të marrë legjitimitet.

Duke qenë se të dy ishin të pasinqertë, gënjeshtra nuk mund të vijojë pafund dhe ajo herët a vonë do t’i nxirrte këmbët.

Bardhi, Salianji dhe ndonjë tjetër deputet që ka ende ambicie për të marrë drejtimin e “Foltores” pas Berishës, le ta vijojnë përballjen e tyre epike “për të mirën e PD-së dhe demokratëve”, por të tjerët, ata që e kanë menduar dhe besuar se ky “bashkim” do ishte rruga e duhur për të ardhur drejt pushtetit, sot duhet ta kenë më të qartë se s’ka bashkim parimor dhe ideor me Berishën.

Me të ose mund të nënshtrohesh dhe t’i bindesh, ose do duhet të durosh nga goja e Tritanit ato që mendon Berisha, dhe nga ekrani i “syrit” koburen me të cilën gjuan Berisha.

Nuk ishte pjesë e Kuvendit të Berishës, Bardhi jep një arsye “as mish as peshk” për arsyen e bojkotit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për herë të parë pasi nuk mori pjesë në Kuvendin e 2 Dhjetorit, të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për votëbesimin e tij si kryetar i PD-së së Rithemelimit, pas humbjes së zgjedhje vendore të 14 Majit.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të seancës parlamentare që u shoqërua me kaos, Bardhi u përdrodh sërish duke mos dhënë ndonjë arsye të qënësishme por u mjaftua duke thënë se ishte vetëm një fazë e një procesi, që ka nisur prej shumë kohësh.

“Është një proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe 2 dhjetori ishte një fazë e këtij procesi” tha shkurtimisht Bardhi.

Votëbesimi i Berishës

Pa asnjë surprizë dhe i vetëm në garë, Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike nga Kuvendi Kombëtar. Berisha u rikonfirmua me 938 vota pro dhe 55 kundër. Nga 1203 votues që ka Kuvendi Kombëtar, për votëbesimin e Berishës votuan 1000 prej tyre.

Numri i votave të vlefshme ishte 993, 7 vota të pavlefshme dhe kundër 55 delegatë. Votimi u bë në Kuvendin Kombëtar, që u mbajt ditën e shtunë në Pallatin e Kongreseve, pjesë e së cilit nuk u bë grupi i Gazmend Bardhit. Kuvendi Kombëtar, i cili u përshëndet edhe nga deputetë të “Forza Italia”-s miratoi një rezolutë, ku u bëhet thirrje qytetarëve të bashkohen në një front të vetëm për të ndërmarrë të gjitha sakrificat që dikton koha.

Gjithashtu u votua edhe një ndryshim në nenin 63 të statutit, ku në raste të veçanta, me propozim të Kryesisë së Partisë ose të një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky i fundit mund të miratojë ndryshime statutore, të cilat hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë ekzekutive.