22.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Nis sulmi pas bojkotit të Kuvendit të Berishës/ Gazetarja e Syri Tv akuzon Bardhin për takime të fshehta me mazhorancën!

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta, i ka surprizuar të gjithë kur pas seancës së sotme parlamentare i ka bërë Gazment Bardhit një pyetje retorike “me spec”, duke hedhur insinuata se ai këtu në parlament bën sikur lufton me Edi Ramën dhe mazhorancën, ndërkohë në prapaskenë e gjejnë gjuhën dhe bashkëpunojnë.

Bardhi i kapur gafil jo edhe aq për pyetjen se sa nga fakti që ajo i erdhi nga televizioni në shërbim të Berishës, dha një përgjigje konfuze dhe me fjalë të përgjithshme.

Pyetje: Zoti Bardhi, si ka qenë raporti juaj me mazhorancën në udhëtimet që keni zhvilluar në Bruksel? Pse kur jeni brenda Shqipërisë nuk arrini ta gjeni gjuhën, por jashtë shtetit ju keni arritur mesa duket të merreni vesh me mazhorancën, sepse keni pasur disa foto në rrjetet sociale?

Gazment Bardhi: Së pari, ne nuk kemi udhëtuar me mazhorancën. Kemi qenë të ftuar nga Parlamenti Europian në një aktivitet që zhvillohej në kuadër të programit për liderat e rinj. Një program që nuk vepron vetëm për Shqipërinë, por vepron për të gjithë rajonin. Dhe sigurisht konflikti jonë I brendshëm në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk mund të shtrihet në bojkotin tonë ndaj një ftese të marrë nga Parlamenti Europian. Pra, nuk ka qenë një udhëtim i organizuar nga Parlamenti i Shqipërisë. Ka qenë një ftesë e Parlamentit Europian, me mbështetjen e OSBE-së në Tiranë, ku sigurisht delegacioni do të duhej të ishte I balancuar mazhorancë, opozitë. Unë nuk kam qendruar me asnjë koleg të mazhorancës, kam pasur mjaftueshëm koleg të opozitës me të cilët kam ndarë atë pak kohë.

E hëna e parë e muajit, Berisha ia “hodhi” edhe sot drejtësisë

Pas zhurmës dhe tymit në Parlament, Berisha iu fsheh sërish drejtësisë.

E hëna e parë e muajit, do duhej ta gjente Berishën në SPAK, por sërish ai iu fsheh drejtësisë, duke vënë para Mulin dhe Gazin, dhe duke ndezur tymin e Revolucionit me gurin e strallit.

Në vend që të ndizte Revolucioni i Berishës, ndezi vetëm Muli dhe Gazi, mes të cilëve ka lindur një dashuri e pashpjegueshme.

Pas zhurmës dhe tymit, fshihet halli i Berishës.

Të presim të hënën e tretë të muajit, për të parë se çdo bëjë sërish Berisha, Gazi dhe Muli për t’ia hedhur sërish drejtësisë.

Me duar në xhepa, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK. Në disa pamje të siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Hajdari shfaqet nën shoqërinë e avokatit të tij, Teodhori Sollaku, kryebashkiaku është futur në ambientet e SPAK. Qetësisht dhe me duar në xhepa, kryebashkiaku është futur në SPAK pa bërë asnjë koment për mediat.

Kujtojmë se më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu si i pandehur.

Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Konsultohet me Berishën dhe Palokën, ja momenti kur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve të përmbysura (VIDEO)

Ndonëse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij.

Pasi ndezi disa tymuese, ai tentoi dhe t’i vinte flakën disa karrigeve. Në pamjet e siguruara Noka si fillim shfaqet duket folur me Berishën dhe Edi Palokën dhe më pas shkon drejt foltores.

Pasi merr disa letra dhe i ndez, tenton që t’i hedhë ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës.

Për më tepër shihni videon.

 

Video/ “Mos e prek”, dashuria e Gaz Bardhit për Flamur Nokën që lindi nga urrejtja dhe përbuzja e ndërsjelltë!!

Sot në parlament pamë një ngjarje që për mungesës e kohetencës dhe karakterit, as edhe në ëndërr nuk do e imagjinonim dot.

Gazmend Bardhi mbron me pathos Flamurën Nokën nga gardistat në parlament!

Në videon e mëposhtme dëgjohet Bardhi teksa flet me tona të forta mdaj gardistëve në Kuvendn: Mos e prek me dorë, mos e preeek! Po mbron Flamur Nokën i cili vetëm pak muaj më parë e bullizonte, duke e quajtur, Gazka” dhe madje, duke e akuzuar edhe për bashkëpunim me Taulant Balën për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan gjatë zgjedhjeve 2021.

Kjo dashuri e lindur përmes urrejtjes dhe përçmimit, duket se paska kaluar deri né përmasa vetësakrifikimi.

Rikujtesë:

Një vit më parë akuzat mes çiftit Bardhi-Noka ishin shumë të rënda.

Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me dorën shtrirë për të mbushur thesin”, thoshte Noka për Bardhin.

I menjëhershëm erdhi edhe reagimi i Bardhit me një status të gjatë:

Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme

Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.

E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!

Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.

Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!

Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.

Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.

Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm dhe tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.

Investimi im kryesor është tek dija.

Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.

Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Tensionet në Kuvend/ “Keni shkelur rëndë rregulloren”, Nikolla përjashton Flamur Nokën

Që në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka.

Sakaq, deputeti Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla, ndërsa Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e rithemelimit.

Kaos në Kuvend/ Rithemelimi zbaton skenarin, mbledh karriget në mes të sallës, Garda ‘blindon’ foltoren

Siç duket rithemelimi po ndjek të njëjtin skenar edhe në këtë seancë plenare.

Pak para nisjes zyrtarisht të punimeve të Kuvendit, deputetët e opozitës pasi janë përplasur me Gardën, kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku kanë vijuar që të mbledhin në mes të sallës karriget e kolegëve të tyre.

Kujtojmë se këtë gjë opozitarët e kanë bërë edhe në seancat e kaluara, në shenjë proteste për mospranimin e kërkesave të tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

E hëna e parë e muajit; në vend që të shkojë në SPAK Berisha bllokon foltoren e Parlamentit

E hëna e parë e muajit; në vend që të shkojë në SPAK Berisha bllokon foltoren e Parlamentit

Sot është e hëna e parë e muajit dhe sipas vendimit të gjykatës, Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK përpara një oficereje të BKH për të dhënë gjenealitetet, ashtu sikurse po bëjnë dhe të tjerët, të thirrur nga SPAK.

Në vend të zbatojë vendimin e Gjykatës, Berisha shkon dhe bën teatër në parlament, duke e shkatërruar dhe duke e shndërruar në tym e flakë.

Tymi dhe flaka mund t’i zgjasin agoninë Berishës, por nuk janë zgjidhje për demokratët.

Halli i Berishës është shpëtimi i kokës dhe familjes së tij.

Revolucioni është mashtrim dhe e thënë me gjuhën e udhëheqësit shpirtëror të Berishës, “është opium për masat”.

Sot Kuvend/ “Ka flakadanë!”, deputetët e “rithemelimit” përplasen me Gardën, ‘shpërthen’ Bardhi: Mos e prek me dorë!

Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seancë plenare. Deputetët e “rithemelimit” janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

“Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, ndërkohë një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.

Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në FB, dëgjohet Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.

VIDEO/ “Un i bie më të fortit”: Ilir Meta ka “ilaçin” si të mundim Italinë e Spanjën

E mbani mend fjalën e Ilir Metës “Unë i bie më të fortit dhe e këpus në mes”. Njerëzit e kanë gjetur dhe po e përdorin si një ilaç pas mërzitjes për shortin e Europianit. Ku ne na ra një grup i ferrit dhe i tmerrit. Duke marrë me humor, rrjetet humoristike kanë risjellë fjalët e mjeshtrit Ilir Meta…