18.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Berisha, zgjedh pasuesin, vret pa pikë mëshire ëndrrat e pretendentëve

Nga Bato Kosova

Sali Berisha tregoi se nuk i beson më askujt, veç familjes së tij. Paranojat kanë arritur kulmi. Ndërsa gaztori dhe mbështetësit e tij në një anë dhe Këlliçi, Bylykbashi e tjerë afër Berishës, prisnin tërheqjen e tij pas akuzave edhe të SPAK, Sali Berisha, ua shoi përfundimisht shpresat sot. Përveçse nuk u tërhoq, ai u plasi në fytyrë pasardhësen e tij, vajzën e tij, Argita Malltezi. E vetmja që Berisha i beson që ti lërë trashëgimin e tij gjithnjë e më të vogël, më të izoluar e të padëshiruar.

Kuvendi i dëshpërimit të Berishës nisi me braktisjen e madhe që është vënë re në çdo takim, në pamundësinë për të organizuar qoftë dhe një protestë kundër  Edi Ramës që nga humbja turpëruese e 14 majit, me mungesën e deputetëve që i futën një thikë pas shpine sot Berishës, edhe me të lodhur, më të plakur e më të mjerë.

Edhe pse ditë me radhë Berisha mundohej që të mbante me shpresë militantët e tij dhe tua shiste si fasadë shqiptarëve, se ai është me i fortë dhe se ka më shumë deputet dhe mbështetje, sot u vërtetua e kundërta. Berisha ishte më i vetmuar. Deputetët e kishin përdorur dhe e braktisën sot kur kishte më shumë nevojë. Ata donin vendin e tij, donin mbështetësit e tij, por jo atë.

Drama e Berishës u shfaq me fjalimin e tij vajtues për fatin e tij të zi. I padëshiruar nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, BE e çdo institucion ndërkombëtare, nën hetim nga SPAK e me dhëndrin të arrestuar për korrupsion e pastrim parash, ai kishte mbushur faqe të tëra me akuza për të gjithë, përfshi dhe deputetët që sot e kanë prerë në besë, të cilët i përshëndeti nga larg, si një mesazh për mbështetësit e tij që ata nuk janë me ne.

Salla ndërkohë kishte filluar të zbrazej, njerëzit nuk kishin më asnjë arsye për të qëndruar, pasi panë se partiçka e tyre pa emër dhe simbole ishte dhe më e vogël se disa muaj me parë. Edhe shpresa se ajo numëronte me shume deputet u shua, sapo në sallë nuk u shfaq askush. Pastaj një e nga një merrnin fjalën të njëjtit, që nga lëvizja Foltore kundër SHBA.

Flamuri që pësoj humbjen më të thellë dërrmuese në Kukës edhe kur bënte sikur ishte më “i fortë” pasi ishte bashkuar me gaztorin. Boçi që vinte nga humbja e Elbasanit, Bylykbashki nga humbja e Durrësit dhe Paloka që nuk ka nevojë për koment. Këta fol me sytë nga Berisha dhe Argitia, kurse salla boshatisej më me shpejtësi!

Dhe në kulmin e këtij dëshpërimi dhe bojkoti, Berisha vendos të prezantoj pasardhësen, vajzën e tij e cila po ashtu si Berisha është Non Grata, e bashkëshortin e ka me masë arresti për korrupsion. Aty ra heshtja. Shpresat e pretendentëve për pasues të Berishës u shuan përfundimisht, dëshpërimi u shtua dhe një hije e zezë pushtoj atë sallë.

Argita foli si udhëheqësja e re e demokratëve, por me të njëjtin status si babi i saj, biologjik. Të luftojmë për fëmijët tanë– tha tekstualisht pa u skuqur dhe zverdhur!

Demokratët u larguan me kokën ulur e të dëshpëruar. Një zë burri u dëgjua nën psherëtima. Ishte i shqetësuar se dalja e Argitës mund të lidhet me zërat për arrestimin e Berishës.

Ai të hënën duhet të shkoj prapë në SPAK. Atë tani nuk ka as kush ta mbrojë më. Edhe deputetët e tradhtuan– tha burri me zë të trashë verior, ndërsa vuajtjet dhe varfëria i lexohej në çdo detaj të qenies së tij. Kurse bashkëbiseduesi i tij u mjaftua vetëm me një pasthirrmë dhe një pyetje: Uhhhhhhhh…. Po tani?!

Askush si tha përgjigje.

Megjithatë ashtu siç tha edhe Lideri lexhendarë, beteja vazhdon. Po për çfarë se?!

“Basha nuk futet te mëkatarët”, Topi: Ja për çfarë do ta këshilloja

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur edhe për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Sipas tij Shqipëria ka vuajtur nga “mëkatërët e mëdhenj” sa i përket figurave politike publike, por shtoi se Basha nuk bën pjesë te kjo listë.

Ai shtoi se nëse do t’i jepte një këshillë, ajo do të ishte që të ketë aksion politik.

“Ky vend kur bëjmë interpretimin e personazheve politike publike, duhet t’i largohemi mëkatarëve të mëdhenj. Nuk besoj se Basha futet tek mëkatarët. Por në një vrojtim relative të gjërave shoh që ai ka mundësinë, por nuk e di kush e këshillon.

 

 

Nëse do jepja një këshillë në interes publik, duhet të ketë aksion politik. Po të isha unë do t’i kisha kaluar të gjitha studiot politike, mundësisht me shumë gazetarë”, u shpreh Topi.

Publikohet studimi i Oksford: A shkakton dëm në shëndetin mendor përdorimi i internetit?

Raporti bie në kontrast me një grup kërkimesh në rritje vitet e fundit që kanë lidhur fillimin e epokës së smartfonëve me ritmet në rritje të ankthit dhe depresionit, veçanërisht në mesin e vajzave adoleshente.

Një studim i përdorimit të internetit nga më shumë se 2 milion njerëz nuk gjeti asnjë “armë” për dëmtim të gjerë të shëndetit mendor nga aktivitetet në internet si shfletimi i mediave sociale dhe lojërat, pavarësisht shqetësimeve të pretenduara gjerësisht se aplikacionet në celular mund të shkaktojnë depresion dhe ankth.

Studiuesit në Institutin e Internetit të Oksfordit, sipas të cilëve studimi i tyre ishte më i madhi i këtij lloji, thanë se nuk gjetën prova për të mbështetur “idetë popullore se grupe të caktuara janë më të rrezikuara” nga teknologjia.

Megjithatë, Andrew Przybylski, profesor në institut – pjesë e Universitetit të Oksfordit – tha se të dhënat e nevojshme për të krijuar një lidhje shkakësore “mungonin”. Nëse aplikacionet dëmtojnë shëndetin mendor , vetëm kompanitë që i ndërtojnë ato kanë të dhënat e përdoruesit që mund ta vërtetojnë këtë, tha ai.

“Të dhënat më të mira që kemi në dispozicion sugjerojnë se nuk ka një lidhje globale midis këtyre faktorëve,” u shpreh Przybylski, i cili kreu studimin me Matti Vuorre, një profesor në Universitetin e Tilburgut. Për shkak se “aksionet janë kaq të larta” nëse aktiviteti në internet vërtet çoi në probleme të shëndetit mendor, çdo rregullore që synon ta trajtojë atë duhet të bazohet në prova shumë më “përfundimtare”, shtoi ai.

“Mirëqenia globale dhe shëndeti mendor në epokën e internetit” u botua të martën në revistën Clinical Psychological Science.

Në punimin e tyre, Przybylski dhe Vuorre studiuan të dhënat mbi mirëqenien psikologjike nga 2.4 milion njerëz të moshës 15 deri në 89 vjeç, studim që u krye në 168 vende midis 2005 dhe 2022, të cilat ata i kundërshtuan me të dhënat e industrisë në lidhje me rritjen e abonimeve në internet gjatë asaj kohe, si dhe gjurmimin e shoqatave që merret me shëndetin mendor, si dhe adoptimi i internetit në 202 vende nga 2000-19.

“Rezultatet tona nuk ofrojnë prova që mbështesin pikëpamjen se interneti dhe teknologjitë e mundësuara prej tij, të tilla si telefonat inteligjentë me akses në internet, po promovojnë ose dëmtojnë në mënyrë aktive mirëqenien ose shëndetin mendor global,” përfunduan ata. Ndërsa kishte “disa prova” të lidhjeve më të mëdha midis problemeve të shëndetit mendor dhe teknologjisë tek të rinjtë, këto “dukeshin të vogla në përmasa”, shtuan studiuesit.

Raporti është në kontrast me një grup kërkimesh në rritje vitet e fundit që kanë lidhur fillimin e epokës së smartfonëve, rreth vitit 2010, me ritmet në rritje të ankthit dhe depresionit, veçanërisht tek vajzat adoleshente. Studimet kanë sugjeruar se reduktimi i kohës në mediat sociale mund të përmirësojë shëndetin mendor, ndërsa ata që kalojnë më gjatë në internet janë në rrezik më të madh të dëmtimit.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë janë nën presion në rritje nga ligjvënësit dhe rregullatorët për të trajtuar efektet e dukshme të produkteve të tyre. Dy vjet më parë, informatorja e Facebook , Frances Haugen zbuloi një hulumtim të brendshëm nga Instagram mbi përdorimin e aplikacionit të fotografive nga vajzat adoleshente, që sipas saj tregonte korrelacione negative në fusha të tilla si imazhi i trupit dhe vetëvlerësimi.

Marrë nga Fiancial Times: https://www.ft.com/content/e5dcdbf4-a914-4216-b212-ec1b362692e2?fbclid=IwAR3IZdmC9M9qdnVa3fYegFXE1T0pcZ1aYW6zkdd2BVCt6aZy-ZEK-xG0GUI

Zëri i Amerikës: Berisha i thirri në Kuvend për zgjedhjet e 14 majit, por për ato nuk u fol!

Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, mblodhën sot Kuvendin Kombëtar, ku paralajmëruan mosbindjen civile si aksionin e tyre të ardhshëm për t’ju kundërvënë shumicës socialiste në pushtet. “Mosbindja civile është betimi im”, tha zoti Berisha në fjalën e tij, ndërsa deklaroi se “do të jetë një aksion pa kthim për të shpëtuar demokracinë”. Ai ftoi që kësaj lëvizje t’u bashkohen dhe faktorët e tjerë opozitarë: “Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata apo me zgjedhje”.

Ish kryeministri, solli si shembull të efektit të mosbindjes civile, qëndrimin në parlament të deputetëve që e përkrahin atë, duke penguar zhvillimin e seancave dhe punën e komisioneve parlamentare. “43 vetë jemi në parlament, vetëm një muaj kemi dhe me kaq veta, në kaq pak kohë, me betejën pa kthim dhe mosbindjen civile, ne i çorrëm maskën Edi Ramës. E gjithë bota mësoi ditët e fundit, se Shqipëria një vend anëtar i NATO-s ka një kryeministër që ka bërë grusht shteti brenda shtetit”, u shpreh zoti Berisha.

Megjithatë, në Kuvendin e sotëm mungonin një pjesë e mirë e atyre deputetëve, të cilët bëjnë pjesë në atë që njihet si grupimi i zotit Gazmend Bardhi. Kritikë të rikthimit të zotit Basha në krye të PD-së zyrtare, në muajin shtator, ata u afruan me deputetët që përkrahin ish kryeministrimin, për të forcuar qëndrimin e opozitës në sallën e parlamentit, por duke refuzuar sot të jenë pjesë e e asaj që zoti Berisha e konsideron si Partia e vërtetë Demokratike.

Ish kryeministri nuk e bëri të qartë se kur ky aksion i opozitës do të shtrihet përtej parlamentit, dhe se për çfarë forme të mosbindjes civile ai bën fjalë.

Një nga momentet që ra në sy në Kuvend, ishte shfaqja për herë të parë në një aktivitet politik të demokratëve, të zonjës Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit. Por zoti Berisha deklaroi se ajo thjesht mori fjalën si një aktiviste që në ditët e para të themelimit të Partisë Demokratike. “Është fjalimi i parë i saj publik në Kuvendin e partisë po kjo nuk do te thotë asgjë më shumë se sa një fjalim në të cilën shprehu si aktiviste e Partisë Demokratike mendimet e veta”, tha zoti Berisha, ndërsa vetë ajo shpjegoi se nuk kishte asnjë ambicie politike.

Bashkëshorti i zonjës Malltezi, është në arrest shtëpie, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për procedurat e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani, të cilat kanë përfshirë dhe vetë ish kryeministrin Berisha.

Kuvendi i sotëm u thirr për votbesimin e zotit Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, por në fakt për to nuk u fol. Ish kryeministri e shpjegoi këtë me faktin se sipas tij vendi gjendet përpara “zhvillimeve dramatike, të zhvillimeve do të thosha më dramatike nga viti 1991 e gjer sot, të grushtit të shtetit brenda shtetit, ndaj opozitës. Sigurisht kjo situatë i dikton PD-së, agjendën e saj duke filluar nga parlamenti dhe duke vazhduar në të gjithë strukturat e saj. Kam bindjen se ky angazhim i PD-së dhe kjo platformë që paraqitet sot në kushtet e emergjencës së krijuar nga grushti i shtetit brenda shtetit, nuk do të pengojë analizat e demokratëve për zgjedhjet e kaluara”.

Rioknfirmimi i zotit Berisha ishte një formalitet. Nga 1 mijë delegatë që morën pjesë në votimin për votbesimin e tij, vetëm 55 votuan kundër, ndërsa 7 vota u shpallën të pavlefshme./ VOA

Politologu Ilir Kalamaj: Berisha nxori Argitën si pasardhëse, tkurrje dramatike e mbështetjes

Politologu Ilir Kalemaj, flet për një tkurrje të madhe të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të pjesës së Rithemelimit në Partinë Demokratike, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021 ku ishin 4920 delegatë.

Në studion e lajmeve të MCN TV, Kalemaj tha se i vetmi lajm i prodhuar në Kuvendin e së shtunës ishte dalja publike e Argita Malltezit, dhe projektimi i saj si pasardhëse e Sali Berishës.

Në Kuvendin e sotëm kishte një tkurrje dramatike të delegatëve, referuar shifrave del se në sallë numri i përgjithshëm del nën 1 mijë vetë.

Ky numër nuk lë shumë vend për optimizëm, krahas dhe faktit që jo vetëm grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi refuzoi të merrte pjesë, por edhe disa nga deputetët më të spikatur të PD, si Gjekmarkaj apo Salianji munguan.

Duket se mbështetja politike e Sali Berishës nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër ka ardhur disi e zbehtë, ndoshta presin se cila do të jetë e ardhmja e Rithemelimit.

Palët janë në një bashkëpunim të vështirë për faktin që Gazment Bardhi dhe deputetët që i mbështesin, ata që bojkotuan mbledhjen e sotme, refuzojnë të njohin Berishën kryetar të PD.

Këtu nuk kemi nuanca të vogla, por ajo që është ashiqare, nuk mund të fshihet fakti që gati dyfishi i grupit, janë kundër njohjes së Berishës si kryetar i PD.

Dhe këtu nuk po flasim për grupin e Bashës, ata dhjetë që ka Basha me vete, që nuk njohin as Berishën dhe as Bardhin. Kjo është drama e Partisë Demokratike, paaftësia për tu bashkuar.

Berisha u vetëbesua në bazë të statusit të krijuar prej vetë tij, që nëse humbet zgjedhjet lokale votëbesohesh, nëse humbet zgjedhjet parlamentare, hapet gara për kryetar.

Nëse ti nuk e ke në plan të mundësh Ramën dhe të rregullosh problemet e familjes, koston politike e mban opozita.

Lajmi i vetëm që u prodhua sot është shfaqja e Argita Malltezit si pasardhëse politike, dalja e dytë publike e saj, për të cilën është përfolur që ka qenë faktori kryesor që solli Lulzim Bashën.

Kjo e sotmja i vë vulën deri diku që zonja Berisha do të jetë dhe pasardhësja politike e Sali Berishës.

Zbulohen stadiumet ku Shqipëria do ndeshet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën

Shqipërisë nuk i buzëqeshi fati në shortin për grupet e Europianit Gjermani 2024. Kombëtarja jonë ra në grupin B, përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

15 qershor: Shqipëri – Itali, Dortmund

Ndeshjen e parë të grupit do ta zhvillojmë me Italinë më datë 15 qershor në qytetin e Dortmundit në stadiumin “Dortmund BVB Stadion”

BVB Stadion Dortmund ka një kapacitet prej 66 mijë spektatorësh. Skuadra vendase është e famshmja Borussia Dortmund.

Ky stadium është një nga mjediset më të njohura në futbollin botëror falë tribunës së tij të famshme ‘Muri i verdhë’. BVB Stadion Dortmund është një nga arenat më të mëdha në UEFA EURO 2024 dhe ka pritur një sërë ndeshjesh të Kupës së Botës dhe futbollit evropian, duke përfshirë finalen e kupës së UEFA-s së vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Deportivo Alavés.

19 qershor: Shqipëri – Kroaci, Hamburg 

Ndeshjen e dytë do të përballemi me Kroacinë më 19 qershor në Hamburg, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Stadiumi Volksparkstadion Hamburg ka një kapacitet prej 50 mijë spektatorësh dhe skuandra vendase është Hamburger SV.

Volksparkstadion Hamburg u hap për herë të parë në 1953, por u riparua rrënjësisht në vitin 2000 dhe ka pritur ndeshje në Kampionatin Evropian të UEFA-s 1988 dhe Kupat e Botës 1974 dhe 2006.

24 qershor: Shqipëri – Spanjë, Duseldorf 

Ndeshjen e tretë të grupit do të përballemi me Spanjën më 24 qershor në Duseldorf, në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Düsseldorf Arena është stadiumi më i vogël për nga numri i spektatorëve ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024.

Stadiumi është 47 mijë vendësh dhe skuadra vendase është Fortuna Düsseldorf.

Edhe pse nga stadiumet e vogla të Gjermanisë, në Düsseldorf Arena janë zhvilluar ndeshjet e grupeve të kampionatit europian të UEFA-s në vitin 1988.

Emigrimi i studentëve: 100% e të ikurve nga Shqipëria shumë të kënaqur me zgjedhjen e tyre

Emigracioni përgjatë 33 viteve, që nga rënia e komunizmit, mbetet një plagë sociale që jo vetëm nuk po mbyllet por në vend të kësaj përhapet dhe bëhet më e madhe vit pas viti.

Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve publike shqiptare që thirhin mbi 70 për qind të fondeve jo vetëm nuk po përmirësohet, por përkundrazi, askush nuk mban përgjegjësi për gjendjen.

Të dhënat që i takojnë vitit 2017 tregojnë se stoku i studentëve jashtë vendit është 17,488 prej të cilëve 59,4% studionin në Itali, 6.9% në Greqi dhe 5.7% në Turqi, dhe pjesa e tjetër në vendet e tjera të BE-së. Fluksi është shtuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se studentët jashtë vendit janë kryesisht pasardhës të profesionistëve (mjekë, avokatë, arkitektë, profesorë universiteti, ekspertë IT, gazetarë etj.) dhe të personave të biznesit (pronarë, drejtorë, menaxherët, partnerët etj.). Baballarët e studentëve jashtë vendit, gati 53.5% në këto dy sektorë orë (biznes dhe profesione).

Autorët evidentojnë se, familjet më të pasura dhe më të fuqishme politikisht i dërgojnë fëmijët e tyre në universitete të rangut të lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një masë më të vogël në Zvicër, Holandë dhe Francë. Kjo kërkon investime të mëdha jo vetëm në tarifat e shkollimit dhe akomodimin. Të dhënat e anketës tregojnë se 62 për qind e prindërve të studentëve që studiojnë në Britaninë e Madhe janë persona në biznes, profesionistë apo zyrtarë të lartë shtetërorë.

Të intervistuarit kanë pohuar se studimi me bursë jashtë vendit është selektiv dhe kryesisht fitohet nga familjarëve me poste drejtuese në Administratë. Megjithatë ata që largohen për të studiuar jashtë kanë më shumë gjasa të kenë prindër të diplomuar.

Studimi tregon se synimet e të rinjve për t’u larguar dhe arsimuar jashtë vendit duket të jenë më të larta se kurrë më parë.

Për të frenuar këtë hemorragji të trurit, politikat e brendshme duhet të sigurojnë perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri, sugjerojnë autorët.

Kjo sipas tyre do të kërkonte disa gjëra: përmirësimin e standardit të universiteteve shqiptare dhe lidhjen e tyre në mënyrë më efektive në rrjetet akademike ndërkombëtare, duke përfshirë shkëmbimet afatshkurtra të studentëve në mënyrë që studentët nuk ‘humben’ por sigurohen që të kthehen. Gjithashtu duhen krijuar perspektiva më të mira pune për të diplomuarit, me të ardhura më të larta dhe struktura më të qarta të karrierës.

Trishtimi, emocioni i fshehur! Simptomat, shkaqet dhe trajtimet

Paniku, ankthi , trishtimi apo depresioni janë nga fjalët që përdoren më shumë për të shpjeguar problemet psikologjike shëndetësore.

Por ekziston dhe një gjendje shpirtërore, pikëllimi, që shpesh herë anashkalohet apo merret për tjetër gjë. Prandaj duhet të arrihet një diferencim mes tyre.

Tre gradat e shqetësimit që sjell pikëllimi dhe simptomat

Ankthi i shëndetshëm është reagimi normal ndaj një rreziku apo një situate sprovuese gjatë jetës.

Ankthi patologjik është reagimi i çekuilibruar ndaj një gjendje alarmuese si pasojë e një rreziku pak a shumë real. Pra një gjendje e vazhdueshme e të qenit në tension pa një shkak të qartë.

Pikëllimi është një gradë më lartë. Lidhet me një gjedje shpirtërore mbytëse ku trupi dhe mendja janë thuajse të paralizuara.

Kjo si pasojë e emocioneve të brendshme apo ndaj faktorëve të jashtëm, që janë shumë intensivë dhe të shpeshtë sa nuk i japin kohë organzimit të normalizohet.

Nëse ankthi është sinjali i një energjie që kërkon në një mënyrë a tjetrën që të gjej një zgjidhje. Pikëllimi sinjalizon se muret mbrojtëse të organizmit kanë rënë dhe se gjendja shpirtërore është rrethuar nga një atmosferë negative.

Ndjesia e pikëllimit: emocionet në udhëkryq

Personat që preken nga pikëëlimi nuk kanë ndjesinë se diçka e keqe do të ndodhi, si në rastin e panikut. Pikëllimi është ndjesia ku “rreziku” është duke ndodhur.

Pikëllimi qëndron në gërshetimin e tre gjendjeve: është më e rënduar emocionalisht se ankthi, vjen përpara panikut dhe nëse zgjat për shumë gjatë krijon bazat e forta të depresionit, raporton Agroweb.

Prandaj nevojitet që të trajtohet dhe kurohet.

Pikëllimi: çfarë rrezikon nëse nuk kuptohet në kohë

Nëse trajtohet si një ankth ‘i lehtë’, duke e trajtuar me teknika të relaksimit, nënvlerësohet dhe rrezikon të kthehet në gjendje kronike duke e çuar në një krizë depressive.

Nëse trajtohet di depresion, në rastin kur mjekohet me medikamente, rrezikon që të nxitet një shpërthim euforie patologjike që mund të hapi rrugë problemeve si bipolariteti.

Nëse trajtohet si panik, duke e trajtuar me qetësues mjekësor, kjo gjendje vetëm shtypet dhe bllokohet brenda trupit duke dhënë pasoja fizike.

Kur kalon e pa trajtuar rrezikon shkaktimin e një krize depressive apo një shqetësimi të rëndë paniku.

Këshillat e sakta për zbutur simptomat e pikëllimit

Pikëllimi shfaqet në disa momente kur problemet e pazgjidhura duken sikur grumbullohen të gjitha. Kështu mund të: Këshilloheni me specialist të fushës së psikologjisë, për të kuptuar kështu dhe gradën e shqetësimit mjekësor.

Nëse shpejtoni dhe përdorni kurimin e gabuar mjekësor, rrezikoni rezultatet e një analize të saktë mekësore. Personat që preken nga kjo gjendje, vuajnë nga ndjesia e ‘boshllëkut’. Duke qenë më i hapur ndaj projekteve të reja arrin të neutralizojë këto emocione negative.

Më kryesorja është të kërkoni ndihmë. Shumë nga rastet e ankthit, panikut apo depresionit anashkalohen pasi personi që vuan nuk kërkon ndihmë si mjekësore por dhe nga familja.

Mos qëndroni vetëm. Një nga pikat kyçe të kësaj gjendjeje është vetmia, e cila duhet të luftohet. Mjafton që të merrni dikë në telefon, apo të dilni për një kafe dhe sikur për një ecje. Shoqëria arrin të neutralizojë djesitë negative dhe lejon kalimin e krizës emocionale në mënyrë të sigurt.

Stina e çajit! Studimi: Mos i shtoni sheqer nëse doni vetëm efekte pozitive

Sipas një studimi të ri, një lugë sheqer nuk është e nevojshme për të shijuar një gotë çaj.

Të paktën ky ka qenë rezultati i një analize njëmujore nga hulumtuesit londinezë, të cilët ua kanë ekzaminuar shprehitë e pirjes së çajit 64 meshkujve, të cilët zakonisht e kanë pirë çajin me sheqer.

Pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ose të ndalonin së shtuari sheqer në çaj, ose ta reduktojnë gradualisht sasinë e sheqerit që e shtojnë, ose të vazhdojnë të pinë çaj me sheqer.

Pas katër javësh, hulumtuesit kishin zbuluar se ata të cilët kishin ndaluar së shtuari sheqer ose e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, përsëri e kishin shijuar në maksimum çajin. Me përfundimin e eksperimentit, 42% e meshkujve që kishin qenë në grupin e atyre që gradualisht e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, kishin ndaluar krejtësisht t’i shtojnë çajit sheqer.

Autorët e studimit kanë konstatuar se konsumimi i tepërt i sheqerit është problem i shëndetit publik dhe sheqeri në pijet e zakonshme kontribuon jashtëzakonisht shumë në rritjen e sasisë së sheqerit që e konsumojmë. Britanikët konsumojnë rreth 700g sheqer në javë, sasi e cila është e barabartë me 140 lugë çaji për person. Kjo sasi e tejkalon sasinë e lejuar ditore, e cila i bie rreth 210g në javë apo 30g në ditë.

Rezultatet e një studimi tjetër tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në depresion. Sheqernat mund të shkaktojnë procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive. Kur kombinohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit, një dietë e mbushur me ushqime të përpunuara që përmbajnë nivele të larta të sheqerit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin mendor.

Bamir Topi: Berisha të bëj grevë urie që ta provojë vetë të shkoj drejt vdekjes. Të mbahet mend që bëri një gjest

Bamir Topi ka komentuar Kuvendit Kombëtar të mbajtur më 2 dhjetor nga Sali Berisha, ku ky i fundit është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit me 938 vota pro.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Topi është shprehur se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Ndër të tjera ai është ndalur dhe në daljen publike të  së bijës së Berishës, Argita Malltezit, për të cilin ish-presidenti Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit.

Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes.

“Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë.

Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar. Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike.

Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare.

Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes.

Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte?

Jam i bindur se gjithçka që në çdo lloj rrethane gjithë predispozicioni është që ajo të ecë në hapat e të atit, por varet sa e lejon ai. Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, tha ai.

Në lidhje me thirrjen e ish-kryeministrit për grevë urie dhe mosbindje civile, Topi u shpreh se ka ardhur koha që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori, i cili rrezikoi jetën.

Ndër të tjera, ish-presidenti tha se ‘Berisha ka parë boll se si kanë bërë të tjerët’, ndërsa shtoi se kjo është një mënyrë, gjest për të cilin ish-kryeministri do të mbahet mend.

Aksioni i opozitës me këto përmasa, si e shihni?

Bamir Topi: E keni parë zotin Berisha që i hedh deklaratat përtej të mundshmes. Ajo bëhet për të thirrur nën forcë ‘eja në radhë’ militantët. Kush është jashtë këtij informacioni e shikon fatin e Berishës të mbyllur. Unë besoj se është një kapitull që duhet të jetë i fundit. Duhet të jetë epilogu.

Unë kam eksperiencën e jetës politike. Thënieve të tij se do ketë gjeste deri të mosbindje civile…më kujtohet kur i ndjeri Pjetër Arbnori, i cili shkoi në prag të vdekjes. Sot mesa duket ka ardhur dita që vetë zoti Berisha për t’i dhënë besim kësaj lëvizje të bëj grevë urie që ta provojë vetë. Të shkojë ta provojë. Boll ka parë të tjerët. Të mbahet mend që tek e fundit bëri një gjest.