30.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Pas deputetëve, Berisha braktiset edhe nga demokratët

Pamjet që vijnë në redaksinë tonë nga Kuvendi i Foltores, flasin më shumë se çdo fjalë, më shumë se çdo analizë, më shumë se çdo reflektim.

Pas braktisjes dhe poshtërimit publik që iu bë sot nga grupi i deputetëve të gazment Bardhit, Berisha braktiset edhe nga demokratët.

Pamjet flasin më shumë se komentet!

Dy vjet që premton protesta por mban fjalime, Sali Berisha nga Kuvendi: Edi Rama nuk rrëzohet me konferenca për mediet!

Sali Berisha duket se pasi është vendosur vetë nën hetim së bashku me dhëndrin dhe ndërkohë që po i futet në sitë pasuria e madhe e familjes, është kujtuar që të bëjë protesta dhe “mosbindje civile”, të cilën nuk e kupton askush se si do të bëhet.

Pasi për dy vite rresht ka mbajtur vetëm fjalime dhe konferenca shtypi duke injoruar thirrjet e mijëra demokratëve që të paktën ti bënin presion Edi Ramës me protesta, Berisha me mendjen te SPAK dhe shpresën te ata që mashtroj që nga shpallja nongrata, duke premtuar se do ta rrëzonte “regjimin” brenda vitit, arriti këtë të shtunë në përfundim se “Regjimi nuk rrëzohet me fjalime dhe konferenca”.

“Ju bëj thirrje të gjithë opozitarëve, jo vetëm atyre demokratë. Ne mund të jemi të ndryshëm, por Edi Rama është armiku ynë i përbashkët. Mos mendoni se Edi Rama rrëzohet me fjalime, deklarata e zgjedhje, prandaj u ftoj të bashkoheni në aksionin pa kthim me mosbindje civile për shpëtimin e demokracisë. Ne do fitojmë”, bëri thirrje Berisha nga Kuvendi.

Kujtojmë se çështja e protestave të Sali Berishës gjatë këtyre 2 viteve u kthye në “Portokalli”, pasi pas çdo premtimi ato shtyheshin pa mbarim. Edhe në protestën më të madhe që arriti të organizojë korrikun e kaluar, ku nga gjithë vendi u mblodhën rreth 10 mijë vetë, Berisha e mbylli atë me fjalim të stilit bajat që mban çdo ditë në konferenca për medien dhe në fund fare, i zhgënjeu të gjithë demokratët e varfër që kishin ardhur me premtimin se “do rrëzojmë Ramën”, duke e rrëzuar regjimin me ndezjen e qiriu te dera e kryeministrisë./Alfapress.al

SHËNIM/ Berisha më i vetmuar se kurrë! S’e beson më askush, braktiset nga deputetët

Ndonëse kishte ditë që bridhte lart e poshtë nëpër Shqipëri për takimin e 2 dhjetorit, Sali Berisha arriti të mbledhë vetëm një grusht të vogël mbështetësish dhe militantësh.

Pa entuziazëm dhe pa shkëlqimin e pritur, ai pranoi të poshtërohej publikisht nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit, të cilët jo vetëm që e bojkotuan, por me këtë lëvizje shfaqën hapur ambicien e tyre se Doktorin e duan për mbështetjen që ai gjen te militantët, por e duan në burg, siç e duan dhe armiqtë e tij më të mëdhenj.

Përveç grupit të Bardhit, në radhët e Berishës ishin sot edhe deputetë si Tomor Alizoti, i cili nuk lë vend pa hedhur baltë mbi Berishën, mirëpo ka frikë të dalë hapur kundër tij, ndaj ushqen ëndrra iluzive se mos gjen një vend në listën e deputetëve të vitit 2025.

Në dallim nga ata që i kanë dalë hapur dhe e kundërshtojnë rrugën shkatërrimtare të nisur nga Berisha, grupimi i deputetëve të Bardhit apo të llojit të Alizotit, në raport me të, është edhe më i pamoralshëm, edhe më i papranueshëm.

Berisha të pranon si kundërshtar, por jo si tradhëtar.

Ai e di se kur ata i dolën dhe hodhën poshtë Lulzim Bashën, që nga hiçi i ngriti dhe i rriti në piedestal, me të e kanë edhe më të lehtë, duke qenë se e kanë sharë dhe akuzuar si zjarrëvënës të partisë dhe të Shqipërisë.

Madje, nëse Bardhi e akuzonte si “babi i Xenit”, Alizoti shprehej se Berisha po e kthen PD-në në një OJF.
Pavarësisht kësaj, edhe ashtu i poshtëruar dhe i vetmuar, Berisha nuk mund t’u shpallë luftë të hapur, për momentin, për shkak të retorikës së “bashkimit”.

2 Dhjetori tregoi se bashkimi ra, por ngeli vetëm pazari, sipas shprehjes “ma jep-ta jap-ta qis-matanë”.

“Metamorfoza”/ Kërkesë për masë më të butë, Pëllumb Gjoka dhe të arrestuarit e tjerë regjistrojnë rekursin në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të cilët u arrestuan në saj të operacionit “Metamorfaza”. Ata ankimuan vendimin e Apelit të GJKKO, që i la në burg.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Marku: Marrëveshja për emigrantët e pa konsultuar. Shkelen të drejtat e njeriut, në rrezik dhe rendi

Kryetarja e Partisë Demokratike Lezhë, Alfrida Marku, marrëveshjen me Italinë për emigrantët e sheh me shqetësim për opinionin publik dhe në veçanti për banorët e Lezhës.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se nga Kryeministri Edi Rama shqiptarëve iu është komunikuar kjo marrëveshje në errësirë dhe e pa konsultuar.

Sipas saj, nuk merren parasysh mundësitë infrastrukturore, nuk bëhet as një analizë sociale se çfarë efekti do të sjellë kjo marrëveshje në Lezhë.

Në vijim Marku tha se marrëveshja është haptazi në kundërshtim me konventën europiane të të drejtave të njeriut, pasi ky kontigjent emigrantësh që sillen në Shqipëri mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Ka dhe një shkak që lidhet me rendin, sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë. Krimi i organizuar jo vetëm është i shtrirë mbi vendin tonë, por ka pushtet mbi shtetin.

Një nga problematikat është edhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Këta emigrantë që do sillen kundër vullnetit të tyre në Shqipëri, përbëjnë kontingjent ndaj të cilëve krimi i organizuar do i shënjestrojë, për t’i trafikuar në shtete të tjera.

Nga ana e bashkisë Lezhë dhe kryebashkiakut, nuk ka asnjë informacion. E vetmja shfaqje e fundit e tij, janë disa komente tallëse dhe fyese.

Pavarësisht se pretendohet se aeroporti i Gjadrit është zonë nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, e përjashtoj si argument.

Është përpjekje për t’iu shmangur detyrimeve, pasi sjell pasoja të drejtpërdrejta në jetën e banorëve të Lezhës.

Kryetari i bashkisë e pranoi se Kryeministri nuk i ka pyetur. Nën autoritetin e banorëve të Lezhës, kryebashkiaku duhet të kërkonte konsultim publik.

Ka treguar qartë dhe hapur se është shërbëtor i interesave të Kryeministrit dhe jo i interesave të banorëve të Lezhës.

Emigrantët që vijnë nga kjo marrëveshje 36 mijë në vit, nuk do të akomodohen në hotele me 5 yje, por në kampe që rrezikojnë trajtim të papërshtatshëm të tyre deri në çnjerëzor.

Askush nuk është kundër emigrantëve, por jemi kundër marrëveshjeve pa u konsultuar dhe diskutuar në shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut.

Pazari i Berishës për marrëveshjen Rama-Meloni, tradhëti ndaj Lezhës dhe Shqipërisë

Nga Besart Logu

Fjala e një deputeti italian në kuvendin e rithemelimit, për të krijuar idenë se ka mbështetje ndërkombëtare, ishte pazari i Sali Berishës duke i dhënë mbrapsht dyshes Meloni-Rama heshtjen ndaj marrëveshjes së emigrantëve.

Nëse levizja për rithemelimin e PD u ngrit mbi parime konservatore, sot u konsumua publikisht devijanca nga këto parime, që për hir të së vërtetës për Berishën nuk ishte kurrë e tillë por vetëm për mbështetësit e tij që besuan verbërisht në të.

Sot u zbulua edhe një e vërtetë tjetër për të cilën kemi dy vite që flasim. Berishës i duhen demokratët si mall shkëmbimi për interesat e tij personale. Imagjino, për një fjalë në gjuhën italiane pranoi 36 mijë emigrantë afrikan, po për të mbyllur çështjet penale që ka të hapura çfarë është në gjendje të bëjë?

Prandaj, Shqipëria dhe shqiptarët, sidomos Lezha dhe lezhjanët, sot ndihen më të tradhëtuar se kurrë. Jam i bindur se kjo besprerje do të marrë përgjigjen e merituar, si ndaj Ramës ashtu dhe ndaj Berishës. Tashmë, Lezha historike do të dijë ti peshojë ndryshe gjerat!

Kuvendi i Kullave të Ngujimit, ku ka ngecur korrupsioni blu e kuq!

Nga Namir Lapardhaja 

Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen 7501; nuk ka ligj që e njeh, rregullore që e zbaton, gjykatë që e legalizon, institucion që i hap dyert, partnerë ndërkombëtar që e presin, e dëgjojnë apo tek të cilët të shkojë dhe të ankohet; madje, të vetmin italian anonim që ka sot në krah, e ka si pazar të çmimit të heshtjes, të qepjes së gojës, për marrëveshjen Rama-Meloni; që vetë flet e vulos, vetë kërcënon, jep verdikte, pretenca, vendime e dënime; dymbëdhjetë vjet filani, shtatë fistani e tetë fistëku, thotë përditë Saliu, që në mëngjes shfaqet si Ali, në mbrëmje shndërrohet në Kadi, në një shtëpi pa çati, ku të gjithë “fëmijët” i ngjajnë çuditërisht në vese e huqe babait hajdut, pa shpresë, pa të ardhme, pa të shkuar e të tashme, pa ideale, parime e besim, veç pazare, Kulla në këmbim të shitjes së zgjedhjeve, hidrocentrale, TEC-e e HEC-e në këmbim të tymit dhe flakës; përditë thirrje për revolucion, për protesta, mosbindje civile, marshime oqeanike e njerëz lumë, por oqeani i vetëm atyre anëve ka mbytur shtatë pashë nën tokë shpresat te Revolucioni, e lumi i vetëm atyre brigjeve ka lagur “barutin” pa ndezur, fitilin pa marrë, gurin e strallit pa shkëndijën e parë; askush nuk e dëgjon, askush nuk e ndjek, askush nuk i përgjigjet, askush nuk e shikon; tallje me demokratët për të negociuar fatin e tij penal, për shkak të mos ikjes kur duhej në shtëpi, por të marrjes së udhëve si kalorës i vrerosur në pleqëri, hipur mbi një Rosinant gërdallë dhe për nder të Zonjës së Zezë, Marrëzi; që nuk bind me askënd, që është më i vjetër se e vjetra dhe më i tripsur se çdo rreckë e grisur; nuk i shkon prapa askush me dy pare mend, veç pazarexhinjsh të vegjël me ambicie të mëdha, që shpresojnë që Saliu të bjerë nga Kali e, në mos kalit, t’i hipin mushkës a gomarit që do ngelë prej atij, si Sanço Panço që ndiqte në marrëzi zotërinë e tij, por Saliu nuk është Sojliu, ai i di, i njeh, i tall dhe përçmon, veç currila e ujit të shkojë në brazdën e tij, sepse pastaj ai ua rregullon, sapo t’i jepet mundësia, nëse do ketë mundësi për të dhe për ta, ngase këtë askush s’e di; siç ka bërë 32 vite me radhë, të luajë me shpresat e njerëzve që me rrena i ushqen dhe mban; duke rritur, shumëfishuar, filiza të gënjeshtërt, në gjenezë, pa dritën e së të vërtetës në fotosintezë, aq e nevojshme për të menduarin, si çdo frymor njerëzor.

Ja sa kushtoi heshtja e Berishës për marrëveshjen Rama-Meloni!

Që Sali Berisha është pa ideale dhe pa parime në politikë, kjo është e vjetër, tashmë.

Që ai i ndryshon ato që thotë në mëngjes me ato që thotë në mbrëmje, pa mbajtur përgjegjësi, edhe kjo nuk çudit më askënd.

Që ai të bën vrasës, peng, të shitur, dhe pastaj të “dekoron” si politikan vizionar, nuk ka nevojë për koment, sepse mjafton të shohësh marrëdhënien e tij të fundit me Gaz Bardhin.

Që ai bën si idealist i madh dhe shndërrohet në pazarexhi të vogël, edhe kjo nuk do koment për ta zgjatur.

Që ai bën si mbrojtës i dinjitetit, pastaj shndërrohet në shkelës me këmbë të çdo dinjiteti të njerëzve të zakonshëm, thjesht hidhi një sy karrierës së tij politke dhe e kupton.

Që Sali Berisha është pengu më i madh i Edi Ramës, kjo u vërtetua në Kullën që mbiu në mes të Tiranës.

Që Sali Berisha heshti dhe nuk foli për marrëveshjen Rama-Meloni, siç kishte premtuar se do të bënte protesta, kjo u kuptua sot, ku për shkak të heshtjes iu dërgua një deputet anonim nga Italia, për t’i dhënë pak “oksigjen” Revolucionit dhe për t’i gënjyer njerëzit me shpresa të kota.

Ky shpërblim për Berishën është një deputet anonim i Forca Italia, Alessandro Battilocchio, i cili është dërguar nga Tajani pas bisedës telefonike me Berishën, në një situatë kur ai vetë dhe e gjithë familja gjendet nën hetim intesiv nga SPAK për pasurim të paligjshëm.

Saliu nuk lufton për dinjitet, por në baltën e së përditshmes zhgryet për të arritur të mbijetojë.

Ai e di që nuk fiton, që shpresa nuk ka, por pazare të vogla edhe mund të bëjë.

Sigurisht, në kurriz të opozitës dhe të shqiptarëve.

Vendet mike dhe armike për shqiptarët, Barometri publikon listën

Shqiptarët kanë renditur se cilet janë vendet mike dhe armike me Shqipërinë në sondazhin e fundit të Barometrit.

Italia, Gjermania, SHBA-ja, Turqia janë sipas renditjes së qytetarëve më miqësore me vendin tonë në krahasim me 14 vende të tjera të listuara në pyetjen drejtuar atyre. Përkatësisht Italia 98 përqind, Gjermania 92 përqind, SHBA 91 përqind dhe Turqia 90,5 përqind.

Në analizën e mëtejshme të këtij vleresimi rezulton se vendet më armiqësore sipas tyre janë Serbia dhe Rusia.

Kjo gjë konfirmohet edhe në pyetjen e drejtpërdrejtë të Barometrit për vendet armike, ku Serbia kryeson listën e vendeve të vleresuara si më armiqësore me 49,7 përqind, ndjekur nga Rusia me 49 përqind.

Një vlerësim më neutral për të qenit miqësor me vendin tonë, qytetarët e kanë për vendet e tjera europiane si Britania e vlerësuar me 67.4 përqind si mike dhe 6.6 përqind si armike, apo vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit.

Kjo renditje në analizën e të dhënave të krahasuara më një vit më parë nuk ka ndryshime çka tregon se kjo është një bindje kulturore dhe historike dhe jo rastërore për qytetarët shqiptarë.

Po kështu edhe krahasimi i vlerësimit për miq dhe armiq të shqiptarëve nuk ka diferencë të dukshme në grupmosha të ndryshme, por është pak a shumë një vlerësim në të njejtat nivele.

Alibeaj depoziton në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor: Ja propozimet e opozitës

Deputeti i PD dhe bashkëkryetari në komisionin e reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke propozuar ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional-rajonal në proporcional-kombëtar me lista të hapura si dhe garantimin e votës së diasporës.

Ndryshimi i përllogaritjes së mandateve në listat emërore të deputetëve të bëhet në bazë të votave të përgjithshme dhe jo sipas zonave zgjedhore, sugjeron ai në projektligj.

“Zonë zgjedhore është tërësia e territorit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvend dhe bashkia për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore,” thuhet në propozimin e Enkelejd Alibeajt, që nënkupton sistem proporcional kombëtar.

Sipas propozimit të bërë nga deputeti i PD, sistemi aktual i fragmetizuar ka defekte dhe sistemi me një zonë zgjedhore garanton barazinë e votës së çdo qytetari.

“Nga ky lloj sisitemi përfitojnë më shumë partitë e vogla që futen në zgjedhje, votat e të cilave nuk arrinin të nxirrnin një mandat deputeti në përballje me formulën aktuale ku partitë e mëdha favorizohen në formulën e përllogaritjes së votave sipas qarqeve.”

Alibeaj po ashtu kërkon ndryshimin e formulës së llogaritjes së votave për kandidatët fitues brenda listave shumëemërore të partive politike duke propozuar lista të hapura; cili kandidat ka marrë më shumë vota shpallet fitues dhe nuk favorizohet rrjeshtimi i tyre sipas listës që sjell kryetari i partisë.

“Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat të listës shumë emërore.”- shkruhet në propozim.

Në projektligjin e propozuar të deputetit demokrat parashikohen dhe rregulla dhe detyrime të KQZ-së për të siguruar votën e diasporës shqiptare, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e cilëson antikushtetuese mohimin e të drejtës së votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve.

Sipas BIRN, propozimet e Alibeajt prekin dhe pjesën e sjelljes së mediave në fushatën zgjedhore, duke ashpërsuar gjobat për gazetarët dhe operatorët televizivë në rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe duke ritheksuar rregullat për transmetimet e reklamave politike. Ai kërkon ashpërsim të gjobave të parashikuara në këto raste duke filluar me gjoba ekzekutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në masën nga 100,000 lekë për reporterin që ka përgatitur kronikën, me 300,000 lekë redaktorin përgjegjës, me 500,000 lekë drejtorin e informacionit dhe me 800,000 lekë drejtorin e përgjithshëm.

Këto gjoba aktualisht janë 20,000 lekë për reporterin, 30,000 lekë për redaktorin përgjegjës, 35,000 lekë për drejtorin e informacionit dhe 60,000 lekë për drejtorin e përgjithshë