29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

DËSHTIMI I BERISHËS/ Më shumë “Thirrje” se përkrahës

Ju bëj thirrje: Ky është refreni i kreut të Rithemelimit, Sali Berisha që e përsit në çdo dalje të tij.

Po për çfarë bën thirrje Berisha?

Që kur kreu i Rithemelimit krijoi Foltoren nuk pushoi së thirruri njerëzit e thjeshtë, militantët, njërezit e bazës që të dilnin në mitingje që të mbronin interesat e tij që nga shpallja non grata  nga SHBA dhe deri tek kullat në qendër.

Por a i ka dëgjuar kush deri më tani thirrjet e Sali Berishës?

Po të rikthemi kohë pas Berisha së bashku me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Metaj bënin thirrje për protesta.

Pas protestës së thirrur nga Berisha më 7 korrik 2022,  tentoj që të bënte të tjera, por jo vetëm që numri i i protestuesve ulej ndjeshëm pas çdo thirrje, por tashmë si Metaj edhe Berisha kur flasin për protesta, nuk guxojnë që të japin një datë të saktë, pasi kanë frikë nga mos përkrahja.

Dhe sot kur Berisha flet për mos bindje civile ai nuk u përgjigj se kur mund të fillojë ajo, por tha që një gjë e di mirë që do jetë pa kthim. Dhe pastaj bëri sërish “Thirrje” për herë të x.

Por a do ta ndjekin njerëzit Berishën edhe pse ka dy vite që bën thirrje?

Me shumë gjasa jo, sidomos kur tashmë është marrë vesh si drita e diellit se të gjitha këto lëvizje Berisha po i bën për ti shpëtuar SPAK i cili e akzuon për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij,

A do të kthjellohet ndonjë ditë Sali Berisha dhe të ndalojë së thirruri popullin e imagjinatës së tij?!Alfapress.al

2 dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Nga Namir Lapardhaja 

Ndonëse zgjedhjet vendore kanë shtatë muaj që kanë kaluar, Berisha ka thënë vazhdimisht se atë rezultat nuk e njeh dhe nuk e pranon, Kuvendi Kombëtar i Foltores që ka thirrur më 2 dhjetor për t’u votëbesuar, si gjithçka që ai ka bërë në këto kohë, nuk mblidhet për atë që thuhet, por për atë që fshihet.

Më shumë se sa për votëbesimin e Berishës, ai është një përpjekje e fundit për t’i treguar muskujt SPAK-ut dhe SHBA-ve, sikurse është edhe një shuplakë për të rreshtuar përfundimisht grupimin e deputetëve të Gazment Bardhit.

Duke qenë se SPAK-u, i mbështetur nga partnerët ndërkombëtare, nuk po dëgjon dhe nuk po sheh, Berishës i duhet një organizim i tillë për të treguar se ai vijon të jetë shumicë, që ka përfaqësinë e opozitës në Shqipëri, ashtu sikurse i duhet për t’i dhënë fund qëndrimeve ambigue, jo plotësisht të qarta, shpeshherë konfuze dhe të pakuptimta, të grupimit të
Bardhit.

Ndaj 2 dhjetori do të shërbejë për të ndarë përfundimisht këtë çështje: Ose me Berishën kundër SHBA-ve dhe SPAK-ut, ose me PD-në euro-atlantike, për sa kohë që ky grupim deputetësh kanë treguar një paaftësi të llahtarshme për të krijuar një rrugë të tretë, për të dhënë një alternativë dhe për të qenë zëra individual dhe të besueshëm, se ajo që thonë dhe artikulojnë nuk bëhet për merakun e karriges, por për të mirën e demokratëve dhe të shqiptarëve.

Berisha përgjatë gjithë historisë së tij politike ka qenë i qartë. Ai njeh vetëm një rrugë, o je me të, o je kundër tij, të ndërmjetme nuk ka.

Deputetët e Bardhit po shkuan, do marrin përfundimisht damkën antiamerikane, siç edhe janë paralajmëruar herë pas here, por, mbi të gjitha, një pjesë e tyre do të tregojë se, pavarësisht se i dinë pasojat e afrimit me Berishën, pasi i shkaktuan humbje katastrofike në Kukës, i nxin imazhin në kancelaritë perëndimore, si njeriu zjarrvënës i Shqipërisë, do zgjedhin ose të poshtërohen, duke e ngrënë turpin me bukë, për shkak të miopisë dhe paaftësisë së tyre politike, ose të mos i shkojnë, duke i treguar se ai nuk ka asnjë peshë dhe me të nuk mund të vihet në pushtet.

Kështu merr fund “bashkimi”, por mbetet pazari i tyre.

Njëkohësisht mosvajtja e tyre, është sfidë personale për Sali Berishën, të cilit do t’i duhet ta rrëzojë përtokë atë pak dinjitet që i ka ngelur pas damkës “Non Grata”, dhe të pranojë poshtërimin e tyre, edhe pse, pak ditë më parë, nëpërmjet gojës së Tritan Shehut, u tregoi se, nëse nuk i binden, do jenë pjesë e linçimit dhe e poshtërimit publik.

Dhe një pjesë e madhe e tyre, duke mos pasur kurrfarë identiteti politk, i tremben linçimit të Berishës si djalli temjanit.

Përveçse sa më sipër, Kuvendi i Foltores, i thirrur nga Berisha për hallin e tij, është tallja e radhës me demokratët, që mund të besojnë, sepse një gjë e tillë e përshtjellon edhe më shumë tollovinë institucionale paralele të krijuar nga Berisha përgjatë kësaj periudhe, në një kohë që tashmë është e qartë se cila është PD-ja reale, zyrtare, institucionale, ajo që njihet nga ligji, gjykata, institucionet, partnerët.

Vijimi i agonisë dhe i paqartësisë, vetëm se do të zgjasë edhe më shumë zvarritjen dhe ngeljen rrugëve të këtyre njerëzve.

Çfarë do prodhojë Kuvendi i 2 Dhjetorit të Foltorës?!

Nga Zef Ndreka 
Nuk do ketë asnjë lajm të ri. Nuk do ketë asnjë zhvillim.
Edhe pse në vetvete është një Kuvend i paligjshëm, pasi nuk janë të zyrtarizuar si forcë politike, ky zgjatim politik i halleve përsonale të Berishës i quajtur Foltore, vazhdon thjeshtë të polarizojë elektoratin, duke mbajtur të përçarë PD-në dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e qetë të Ramës në pushtet.
Asnjë ndryshim nuk do të ketë ky Kuvend me ato të daljeve të përditshme të Berishës në media e në konferenca shtypi.
Asnjë ndryshim nuk do ketë në zgjedhje dhe përzgjedhje të organeve drejtuese të Foltorës.
Misioni antikombëtar i Berishës vazhdon ende me mashtrimet, pasi shkatërroi ekonominë shqiptare, pasi dobësoi shtetin dhe varfëroi shqiptarët, pasi furnizoi me naftë makinerinë militare serbe të Millosheviçit, pasi bëri çfarë deshi me ligjin 7501 për tokën, pasi u tall me pronarët dhe të persekutuarit politik, pasi shpërndau si deshi pasuritë kombëtare, pasi shkatërroi mbi 500 fabrika prodhimit dhe uzina, pasi u pasurua familjarisht në mënyrë marramendëse bashkë me grupet e tij kriminale, sot vazhdon për çudinë e të gjithve në misionin e tij të palëkundur.
2 Dhjetori pra, nuk është ditë për demokratët, por dita ku mblidhen të mashtruarit, interesaxhinjt, të korruptuarit dhe të kapurit. Në këtë kuptim, i bëhet mirë PD-së zyrtare, sepse vazhdon vetëpastrimi i saj nga llumrat.
Kuvendi i sotëm i Foltorës me kujton Kuvendet e veteranëve revolucionar të Enverit të cilët pas pak kohe u ndjenë të turpëruar përpara historisë.
Hallet përsonale dhe familjare të non grat-ës Berisha, nuk i zgjidh, as i lehtëson ky Kuvend.
As përdorimi i foltoristëve që për hir të së vërtetës po zvogëlohet dita ditës.
Endërrat për revolucione, thyerje karrige në Kuvendin e Shqipërisë, prishjes së seancave të saj, mbajtjes peng të opozitës dhe përdorimit të saj si kështjellë mbrojtëse po i vjen fundi.
Drejtësia në këtë vend do funksionojë dhe Shqipëria do ecë përpara vetëm në krah të aleatëve të saj euroatlantik, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Çdo organizim, Kuvend, apo tubime kundër linjes euroatlantike, është i destinuar të deshtojë, siç do të ndodhë sot me Kuvendin e 2 Dhjetorit të Foltorës…

Frika se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë punonjësit/ Flet eksperti i IT

Eksperti i IT, Ardit Gavani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv për të folur për të mirat që sjell Inteligjenca Artificiale dhe “rreziqet” për zëvendësimin e shumë profesioneve në tregun e punës.

Ai tha se frika e njerëzve nga Inteligjenca Artificiale është pak e tepruar, duke theksuar se momentalisht nuk është aq e avancuar sa mendojnë disa persona. Duke marrë shembullin e Chat GPT eksperti tha se po kryehen vetëm detyra të thjeshta, me fjalë kyçe.

“Chat GPT hyn në kategorinë që quhet “nero AI”, pra “AI e vogël”. Chat GPT edhe pse duket e avancuar tek njerëzit që nuk e kuptojnë, nuk është aq e avancuar sa duket. Po operohet vetëm në një taks të vogël, pra përgjigjen vetëm në varësi të atyre fjalëve kyçe. Kompjuterat sot nuk e kanë aftësinë që ka njeriu”- u shpreh Gavani.

Ndërsa më tej, sa i takon frikës për zëvendësimin e profesioneve nga Inteligjenca Artificiale, Gavani tha se duhet të ketë një evoluim në mënyrë që punonjësit të avancojnë në punën që kryejnë duke e bërë më së miri. Sa i takon programuesve të cilët janë të parët që mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, eksperti nënvizoi se duhet të avancojnë më shumë në punën e tyre.

“Njerëzit tremben se mos do të mbeten pa punë pas Inteligjencës Artificiale. Kjo është një jetë tjetër që njerëzimi ka ofruar. Duhet parë si një mjet që duhet ta përdorim për më mirë. Ata që hyjnë te profesionet e rrezikuara, mendoj se disa profesione duhet të avancojnë.  Për shembull programuesit duhet të evoluojnë dhe të jenë vërtet programues të mirë. Nëse dikush do dojë të punësohet, duhet të jetë vërtet shumë i aftë sepse punët e vogla i kryen Inteligjenca Artificiale”- tha ai.

Në këndvështrimin e ekspertit të IT, Shqipëria ka avancuar në përdorimin e teknologjisë, por ende mbetet në fazën konsumuese dhe jo prodhuese.

Dëborë dhe erë e fortë, mësoni si parashikohet moti këtë fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, tha se gjatë ditës së ditës së shtunë dhe të diel do të jetë problematike.

Edhe pse ditën e premte temperaturat e ajrit ishin në maksimum, deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius

“Era gjatë ditës së shtunë do të jetë problematike. Do të jetë një erë me shpejtësi mbi 85 km për orë nga drejtimi jugor duke bërë që të kemi valëzim në det të hapur mbi 6 ballë. Herë pas here do të shfaqet problematike. Për fat të mirë ditën e diel do të ketë rënie të intensitetit të erës. Sa i përket temperaturave të ajrit ditën e sotme do të kemi maksimume që do të jenë deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius. Sa i përket kushteve atmosferike sot dhe gjatë fundjavës mbetemi në vranësira të shpeshta që herë pas here pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu , ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Edhe vendet e rajonit, Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë në ndikimin e vranësirave. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut reshjet e dëborës do të jenë më të dukshme. Ndërsa në Malin e Zi do të ketë një erë shumë të fortë në zonat bregdetare”, tha metorologu.

VOA: Çfarë përmban projekt statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?

Partitë opozitare në Kosovë thanë se e kanë marrë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga diplomatët perëndimorë, dhe i cili po mbahej nën një vello fshehtësie që nga 21 tetori, kur u ishte paraqitur udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëra nga partitë nuk bëri komente të menjëhershme rreth përmbajtjes së projekt statutit i cili përcakton rolin dhe përgjegjësitë e Asociacionit.

Hartuesit e tij që në hyrje u referohen dokumenteve ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës dhe respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe tërësisë tokësore të saj.

Në dokument thuhet se synimi kryesor është krijimi i mundësive për komunitetin serb që të përfitojë nga të drejtat e caktuara dhe përgjegjësitë komunale, tashmë të përfshira në Kushtetutë dhe ligjet tjera në fuqi.

“Asociacioni, i themeluar me këtë statut siguron një kuadër vetëmenaxhues për komunitetin serb brenda vetëqeverisjes lokale aktuale dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare të saj. Kuadri përfshin mbështetjen e ofrimit të bashkërenduar të shërbimeve në fusha të caktuara, mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të komunikimit të drejtpërdrejtë për komunitetin serb me qeverinë e Kosovës përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal”, thuhet në dokumen

Asociacioni, thuhet mes tjerash do të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb të Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të zëvendësojë, përjashtojë, ose zvogëlojë të drejtat dhe interesat e subjekteve të tjera juridike, që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.

Po ashtu, thuhet në dokument, Asociacioni në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë ose dëmtojë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet autoriteteve qendrore dhe vendore në Kosovë.

Ky statut thuhet më tej rregullon përgjegjësitë, fushëveprimin, organizimin dhe funksionimin e organeve dhe të të gjitha punëve tjera të Asociacionit dhe ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Jo më vonë se 45 ditë nga shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese Asociacioni duhet të mblidhet për të zgjedhur pos tjerash udhëheqjen e kuvendit të tij si dhe presidentin dhe zëvendëspresidentin e Asociacionit, i cili siç thuhet, mund të zhbëhet vetëm me votën ne dy të tretave të delegatëve të tij. Ai do të ketë po ashtu këshillin drejtues që i ngjan një trupi qeverisës.

Asociacioni do të ketë simbolet e tij zyrtare, të cilat mund të përbëhen nga një flamur dhe një stemë dhe mund të përdoren vetëm krahas simboleve shtetërore të Kosovës.

Projekt statuti i njeh të drejtën Asociacionit që të bashkëpunojë edhe me agjencitë qeveritare në Serbi në formën e ofrimit të financave dhe ndihmës teknike, përfshirë pajisjet. Kjo mbështetje nga Serbia do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe auditimit nga autoritetet qendrore.

Po ashtu, dokumenti i njeh të drejtën Asociacionit të krijojë marrëdhënie dhe të hyjë në marrëveshje bashkëpunimi me të tjera asociacione vendore dhe ndërkombëtare të komunave, autoriteteve lokale, rajoneve dhe njësive të tjera të vetëqeverisjes lokale në shtetet tjera, në përputhje me ligjet në fuqi.

Asociacioni do të menaxhojë institucionet e arsimit dhe shëndetësisë, që financohen drejtpërdrejt nga Serbia, ndërsa kryetarët e komunave në veri të Kosovës do t’i ofrojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme listën e kandidatëve për postin e komandantit Rajonal të policisë.

Dy vitet e para të funksionimit të asociacionit do të vëzhgohen nga Bashkimi Evropian i cili do të vazhdojë ta bëjë këtë punë edhe më pas, nëse Asociacioni dhe Qeveria e Kosovës nuk vendosin ndryshe.

Projekt statuti parasheh po ashtu që çdo mosmarrëveshje ndërmjet Asociacionit dhe Autoriteteve Qendrore që nuk mund të zgjidhet me negocim të drejtpërdrejtë ose me mjete të tjera, do të trajtohet nga një komision arbitrazhi.

Teksti përfshinë edhe hollësi të tjera rreth funksionimit dhe përgjegjësive të Asociacionit, i cili mund të pësojë ndryshime përgjatë negociatave, vazhdimi i të cilave mund të zvarritet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, që mbahen me 17 dhjetor.

Propozimi për projekt statutin u është dorëzuar palëve me 21 tetor nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë. Më 26 tetor udhëheqësit e Gjermanisë, Francës e Italisë dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian takuan ndarazi në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të diskutuar rrugën përpara drejt normalizimit, duke i kërkuar Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin, por akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se refuzoi të nënshkruante. Presidenti serb tha ndërkaq se propozimi paraqet bazë të mirë për bisedime të mëtejme, por hodhi poshtë çdo mundësi të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Çështja e Asociacionit është Thembra e Akilit në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Palët në vitin 2013 u morën vesh për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë.

Themelimi i Asociacionit është detyrim i përfshirë në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit që u arrit më herët gjatë këtij viti, e cila synonte të ulte tensionet ndërmjet palëve, të cilat që atëherë u përkeqësuan duke arritur një pikë të lartë në fund të muajit shtator pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie.

Sulmi nxiti përpjekje të reja perëndimore për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve, mes palëve mes shqetësimeve për qëndrueshmërinë në rajon.

PD është shkëputur nga politika e vjetër, do negociojmë gjithçka në interes të shqiptarëve

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina thotë se propozimi i mazhorancës për ndryshim të legjislacionit në lidhje me komisionet hetimore, bëhet për të kufizuar opozitën.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Karabina u shpreh se PD do të negociojë për komisionet hetimore, në interes të qytetarëve.

“Ne në fakt po jetojmë në një periudhë politike ku janë ndarë aktorët politikë. PD është shkëputur nga kjo politikë e shkuar. Kemi një klasë politike e cila është në agoninë politike, e frikësuar sepse është nën hetim nga SPAK. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë kushtetuese. Këtu nuk ka funksionuar sepse është penguar. Tani, shikohet që ka një përpjekje për të vepruar me legjislacionin. Është një përpjekje për të mos lejuar komisionin sepse është indicie për hetime të mëtejshme nga organet përkatëse. Ka një përpjekje për të kufizuar opozitën, padiskutim që ka një përpjekje.

Duke luajtur me legjislacionin, duan të kenë nën kontroll komisionet hetimore. PD do të bëjë negociata dhe do të ulet për çdo gjë që ka interes publik. Lulzim Basha është këtu, unë jam një përfaqësuese e Lulzim Bashës. Ai është te qytetarët, ai bën daljet e tij në momente të caktuara. Lulzim Basha është më mirë se çdo herë tjetër, mes njerëzve dhe në krye të PD”, theksoi ajo.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Karabina deklaroi: “PD ka dërguar një draft projekt, dhe në fakt do i bashkohet mazhoranca PD-së, sepse ajo e ka hartuar, është draft shumë i mirë. Kjo tashmë nuk ka mbetur retorikë politike, por është dërguar në Parlamentin e Shqipërisë. Shpresoj që të gjendet mirëkuptimi. PD ka propozuar vettingun e politikanëve, në bashkëpunim edhe me aleatët, për të pasur njerëz jo të shantazhuar nga bota e krimit. Gjithashtu, edhe vota e diasporës. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë”.

Votimi final në UEFA, golat e Asanit dhe Asllanit në ‘podium’ mes tre më të mirëve të Euro 2024

UEFA ka zbardhur edhe rezultatet finale për golat më të bukur në fazën kualifikuese të Euro 2024. Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë mes tre golave më të bukur, teksa më i preferuari nga tifozët ka dalë realizimi i Askhat Tagybergen.

Lojtari i Kazakistanit i shënoi Danimarkës një gol fantastik, thuajse identik si ai i Jasir Asanit. Mëngjarashi i Kombëtares vetëm në vendin e dytë për golin e shënuar kundër Polonisë.

Më pas Kristjan Asllani me “perlën” shënuar kundër Ishujve Faroe. Mes dhjetë golave më të bukur, në vendet 2 dhe 3 janë atë të Kombëtares, realizime që ndihmuan kuqezinjtë të shkojnë në finalet e “Gjermani 2024” që do zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik.

Renditja:

Vendi 1: Askhat Tagybergen i Kazakistanit kundër Danimarkës

Vendi 2: Jasir Asani i Shqipërisë kundër Polonisë

Vendi 3: Kristjan Asllani i Shqipërisë kundër Ishujve Faroe

Vendi 4: Emin Makhmudov i Azerbajxhanit kundër Suedisë

Vendi 5: Yunus Akgun i Turqisë kundër Letonisë

Vendi 6: Zan Vipotnik i Sllovenisë kundër Kazakistanit

Vendi 7: Kylian Mbappe i Francës kundër Gjibraltarit

Vendi 8: Sandro Uolfinger i Lihtenshtejnit kundër Bosnjës

Vendi 9: Leando Trossard i Belgjikës kundër Estonisë

Vendi 10: Bukayo Saka i Anglisë kundër Maqedonisë së Veriut.

“Ngrohemi në diell”/ Të moshuarit nuk përballojnë dot jetesën: Mbulohemi me batanije

Pensionistët në Durrës nuk kanë mundësi të paguajnë faturat dhe për këtë arsye ngrohen me orar. Ka edhe nga ata që në pamundësi, shfrytëzojnë ditët me diell.

“Ngrohemi me korent. E lëmë 10 min ose çerek ore dhe e heqim pastaj”, është shprehur një prej pensionistëve të intervistuar nga Euronews në Durrës.

“Biem në gjumë, mbulohemi me batanije”, tha ai më tej.

“Rroftë dielli për ne”, tha dikush tjetër.

Pensionistët e Durrësit i sheh thuajse çdo ditë në sheshin e qytetit në kërkim të rrezeve të diellit.

Tani që jemi zyrtarisht në dimër dhe temperaturat në qytetin bregdetar janë ulur me disa gradë, ata po ngrohen me batanije.

“Batanije e jorgan, ç’të bëjmë? Ku të shkojmë? Pleq jemi ne”, tha një prej të intervistuarve.

“Ngrohemi me batanije, jorganin e kemi, po dhe ndonjë ngrohëse e kemi”, tha dikush tjetër.

Më “fatlumët” ngrohen me orar.

“Unë me korent jam ngrohur”, tha një tjetër qytetar.

“1 orë sa ngrohej dhoma e fiknim, ftohej e ndiznim prapë, nga pak e nga pak”, vijoi ai.

“Ne pak jemi, drutë janë shtrenjtuar, 2 veta jemi ne mundohemi ta ndezim kur është ftohtë, jo gjithë ditën. Të kursejmë pak, se jemi pensionistë”, tha një grua.

“Jo gjithë ditën, ngrohemi nja 2 dorë, nga njëçikë”, tha një i moshuar.

Pensionet vijojnë të mos jenë të kënaqur, me jetesën që është shtrenjtuar në çdo aspekt të saj. Prandaj, shumica varen nga fëmijët.

“Unë i kam fëmijët në punë, edhe nusen edhe djalin”, tha dikush tjetër.

“Për faturat dhe për gjithçka që do shtëpia. Pensionet që kemi janë ato minimalet, unë 150 mijë lekë marr”, u shpreh një tjetër qytetar.

Ndërsa vendimin e qeverisë, për ta shpërndarë më herët bonusin prej 5 mijë lekësh të reja këtë fundvit, ata e konsiderojnë qesharak.

“Si nuk i erdhi zor njëherë. Si e mori para kohe, si e merr në fund të muajit, ç’kuptim ka ajo? Ai 50 mijë lekësh nuk vajti 100 mijë lekë”, u shpreh njëri prej të pyeturve.

Kujtojmë se gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, Rama tha se qeveria ka parashikuar një fond prej 250 milion eurosh për pensionistët në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjermania, vendim historik: Për herë të parë, lejohet pa kushtëzime dyshtetësia

Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania përgatitet të lejojë pa kushte shtetësinë e dyfishtë.

Bundestagu ka nisur konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë, i cili vjen me disa risi. E para dhe më kryesorja është se lejohet shtetësia e shumëfishtë për shtetasit e BE-së,  Zvicrës si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare.

Më pas ata duhet të vendosin vetë se cilën shtetësi duhet të mbajnë. Kusht për dhënien e shtetësisë gjermane, sipas ligjit aktual, është heqje e shtetësisë së mëparshme, kujton DË. Ky kusht, anashkalohej vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur shteti i origjinës nuk pranonte t’ia hiqte shtetësinë qytetarit të vet. Raste të tilla kanë qenë për shembull, për shtetasit nga Irani, ose edhe nga Kosova, para shpalljes së pavarësisë. Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane. Risita tjetër është shkurtimi i afateve të sigurimit të shtetësisë.

Me ligjin ekzistues nevojiteshin tetë vjet qëndrimi në Gjermani për të marrë shtetësinë gjermane, por me ligjin e ri ky afat kohor shkurtohet në pesë vjet, e madje edhe në tre vjet nëse personi dëshmon aftësi të veçanta integruese. Por kështu, shkurtohet afati i qëndrimit të prindit për sigurimin e shtetësisë së fëmijëve. Periudha e nevojshme e qëndrimit të prindit në Republikën Federale për marrjen automatike të shtetësisë gjermane nga ana e fëmijëve të lindur në vend do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet.

Bie ndër te tjera edhe kushti për t’iu nënshtruar jetesës gjermane, dhe vihet ai  i njohjes së rendit kushtetues të lirë dhe demokratik. Shtetësia nuk do tu jepet homofobëve dhe burrave të martuar me shumë gra, ose që përçmojnë gratë,  autoritetet përkatëse do të kenë të drejtën të informohen për kandidatin në zyrat përkatëse të prokurorisë publik për vepra penale të bazuara në motive antisemite, raciste ose të tjera përmuese ndaj njerëzve, ndërsa projektligji parashikon edhe përjashtime për disa grupe të caktuara emigrantësh, që jetojnë në Gjermani prej shumë vitesh, e që janë mbi 65-vjeçarë. Ata kanë të drejtë ta marrin shtetësinë pa kaluar në provim gjuhe, dhe pa qenë nevoja të dëshmojnë se nuk marrin ndihma sociale.