27.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Shembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër.

Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qafë Buall në fshatin Kloskatund.

Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë. Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave.

Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm. Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.

Gjyqi për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri Mediu paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të zhvillohet ditën e sotme për Gërdecin. Seanca e radhës së kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”.

Historiani Auron Tare zbulon fakte të reja: Shifra e dëshmorëve e fryrë, donin të merrni para nga Italia dhe Gjermania

Historiani i njohur Auron Tare është shprehur se shifra e dëshmorëve ka qenë shumë e fryrë sepse qeveria që doli pas luftës donte të merrte dëmshpërblime ndaj Gjermanisë dhe Italisë.

Ai shtoi se shqiptarët janë të njohur edhe atëherë edhe sot se si të marrin para nga evropianët, si një fenomen që nuk është i ri për ne.

Tare: Shifra e dëshmorëve ka qenë shumë e fryrë sepse qeveria që doli pas luftës donte të merrte dëmshpërblime ndaj Gjermanisë dhe Italisë. Shqiptarët janë të njohur edhe atëherë edhe sot se si të marrin para nga evropianët. Është mënyra se si kemi funksionuar. Nuk është fenomen i ri.

Në kontekstin e përgjithshëm ne dolëm si një palë fituese, një palë me aleatët. Në kontekstin e brendshëm ka shumë dritëhije dhe këndvështrime se pse një palë ishte me Gjermaninë, Italinë dhe anglezët.

“Partia Socialiste lidhje me regjimin komunist”, Mërtiri: Është një tezë anti-shqiptare enveriste sot që na shqetëson

Sociologu Ergys Mërtiri tha se ka një tezë anti-shqiptare enveriste sot që duhet të na shqetësojë.

Mërtiri përmendi se Partia Socialiste ka ende një lidhje me regjimin komunist që përpiqet ta legjitimizojë përmes ditës së çlirimit.

“PS nuk ka hequr dorë, fatkeqësisht, nga evokimi i një të kaluare komuniste dhe te lufta nacional-çlirimtare përpiqet të gjejë legjitimitetin e saj për të kamufluar të kaluarën e errët të regjimit komunist. Ajo nuk e përdor luftën në kuptimin pozitiv, por e përdor si antagonizëm ndaj palës tjetër, pra janë partizanët kundër ballistëve, pra e përdor ditën e çlirimit si një instrument të përçarjes kombëtare. Kjo është fatkeqësi, katastrofë”, u shpreh Mërtiri.

Rreziku i populizmit

Nga Namir Lapardhaja

Një ndër shqetësimet e politikës së sotme, është rezultatet pozitive që kanë në elektorat partitë dhe liderët populist.

Përpara se të jetë shqiptar, ky është një shqetësim mbarëbotëror.

Të lodhur dhe të zhgënjyer nga partitë tradicionale, evropianët e kanë më të lehtë për të eksperimentuar, të zgjedhin lider që kanë premtime të mëdha dhe të paprovuar më parë.

Në librin e tij “Ç’është populizmi?” historiani dhe filozofi gjerman Jan-Werner Müller shpjegon arsyen e joshjes nga populizmi, duke vënë theksin tek “premtimet e papërmbushura të demokracisë”, të cilat, në shoqërinë tonë, siç shprehet ai, “thjesht nuk mund të përmbushen”.

Të gjithë populistët në ligjërimin e tyre kanë udhëheqjen e popullit.

Mirëpo, a nënkupton demokracia pikërisht të njëjtën gjë me “udhëheqje populli” siç pretendojnë populistët?

Sipas Müller-it, dallimet më të mëdha mes demokracisë dhe populizmit janë sepse e para i jep mundësi shumicës t’i autorizojë përfaqësuesit, veprimet e të cilëve mund të mos përputhen me atë që prisnin ose do të dëshironin shumica e qytetarëve, ndërsa populizmi pretendon se asnjë veprim i qeverisë populiste nuk mund të vihet në dyshim, sepse “populli” kështu e ka përcaktuar.

Nga ana tjetër, demokracia mund t’i pranojë gjykimet e gabuara dhe të kontestuara, duke ndryshuar herë pas here shumicat, gjë që nuk ndodh me populizmin, i cili i imagjinon një etnitet homogjen jashtë të gjitha institucioneve identiteti dhe idetë e të cilit mund të përfaqësohen plotësisht.

Gjithashtu, për demokracinë “populli” mund të shfaqet vetëm në trajtë institucionale dhe në veçanti pranon se një shumicë në Parlament nuk është “populli” dhe nuk mund të flasë në emër të tij, ndërsa populizmi presupozon të kundërtën: është “populli” ai që është mbi gjithçka.

Thelbi i populizmit është se “vetëm një pjesë e popullit është me të vërtetë popullit”, sepse ata besojnë thellësisht në pikëpamjen “për miqtë e mi, gjithçka; për armiqtë e mi, ligji”.

Duke qenë apolitikë, populistët nuk mund të gjenerojnë politika të rregullta dhe të vërteta, sepse populizmi nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i proceseve demokratike.

Karakteristikë tjetër e populistëve është se ata e duan përjetësisht postin dhe pushtetin. Dhe për çdo kënd që e do një gjë të tillë, ekziston mundësia që ligjet dhe rregullat të shërbejnë vetëm si fasadë, sepse pas saj dihet se çfarë mund të ndodhë.

Në dallim nga populistët evropianë, edhe pse kanë të ngjashme një pjesë të retorikës së tyre, shqetësuese ngelet në politikën shqiptare se si politikanë thellësisht populist, aspak të arsyeshëm, racional dhe politik, thellësisht tribal dhe me lidhje me botën e nëndheshme, si Rama dhe Berisha, vijojnë të kenë mbështetje në elektoral, edhe pse më shumë se sa premtime tek bilanci i tyre rëndojnë male me gënjeshtra dhe mashtrime.

Për të mos folur për shfaqjet e reja populiste, në karrieristë të vegjël me ambicie të mëdha, sepse e sigurt është që ata nuk kanë kurrfarë të ardhmeje dhe peshe elektorale.

Prangat e SPAK-ut / Meta bën letrat në Gjermani si i sëmurë, Xhaçka ngel shtatzënë, Balluku në rrezik serioz, ja dosja që Bajram Begaj i çoi Altin Dumanit për të

Nëse Arben Ahmetaj zgjodhi të arratisej për t’i shpëtuar burgut për korrupsion dhe pastrim parash, zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë shtetërorë, me dosje aferash në SPAK, po përdorin marifete të tjera për t’i shpëtuar prangave.

Ilir Meta ka disa muaj që lëviz në prapaskenë, duke marrë masa për t’i paraprirë një urdhëri të mundshëm të SPAK-ut për ta arrestuar për aferën CEZ-DIA, dosjen e lobimit apo të shërbimeve estetike.

Prapaskena mëson se Ilir Meta, gjatë ‘arratisjes’ trejavore, ka kopsitur një dosje në Gjermani sikur është sëmurë rëndë dhe jo i përshtashëm nga ana shëndetësore për të qëndruar në qeli.

Këto dosje Ilir Meta e mban gati për ta paraqitur në gjykatë nëse SPAK do të kërkojë arrestimin e tij. Ilir Meta synon t’i shpëtojë një mase arresti si Sali Berisha, për të vijuar betejn me SPAK ashtu si aleati i tij.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë i ka vendosur vulën përgjegjësisë penale të ish ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i ka dhënë një pronë të ushtrisë në Sarandë oligarkut Tan Dulaku, në bashkëpunim me presidentin Bajram Begaj dhe deputetin Bardhy Kollçaku, ish Shef Shtabi.

Gjykata e Lartë ka vlerësuar si të ligjshme sekuestrimin e pronës së ushtrisë nga SPAK-u. Në vendim thuhet se Xhaçka, Kollçaku dhe Begaj, jo vetëm kanë shpëroduar detyrën, por kanë cënuar sigurinë kombëtare për interesat e Tan Dulakut.

Me këtë vendim, SPAK pritet të kërkojë masë sigurie për Xhaçkën, por ndoshta edhe për Begajn dhe Kollçakun.

Teksa pritej arrestimi i saj prej disa muajsh, befas Xhaçka është shfaqur ditët e fundit me barkun e rrumbullakosur, duke sinjalizuar se është në pritje të ëmbël.

Me ose pa qëllim të caktuar, shtatëzania e shpëton Xhaçkën të paktën nga burgu.

Ndërkaq, për të lehtësuar pozitat e tij, Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar SPAK-ut një dosje për ministren Belinda Balluku, e cila ka dhënë një tjetër pronë private oligarkut Tan Dulaku, i cili po merr në qafë qeverinë Rama.

Prapaskena mëson se SPAK ka regjistruar një procedim penal për Ballukun bazuar në dosjen që ka çuar Begaj.

Bëhet fjalë për kontratën konçesionare nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol., lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “Marina Limion” të Dulakut, në datën 23 qershor 2020, për dhënen me konçesion të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”.

Në këtë rast, Ministria e Mbrotjes kishte qenë kundër. Por, Balluku ka firmosur që pronën e ushtrisë ta marrë Tan Dulaku, për të ngritur bizneset e tij me para të dyshimta.

Konkretisht, me shkresën nr. 8530/3, datë 28.12.2021, Bajram Begaj i ka çuar SPAK-ut kontratën konçesionare midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion” të Tan Dulakut.

Për të provuar që Ministria e Mbrojtjes nuk e kishte miratuar këtë provektvendim dhe draft-kontratë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bajram Begaj i ka dërguar SPAK-ut të gjithë praktikën e Ministrisë së Mbrojtjes, pa ia kërkuar SPAK-u.

Prokurorët, sapo janë njohur me dosjen, kanë nisur hetimet kryeisht, duke regjistruar procedim penal.

Dosja rrezikon seriozisht pozitat e ministres Balluku, aq më tepër që koha po tregon se Edi Rama nuk më fuqi për të mbrojtur asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nga SPAK-u. Duket se Rama ma nisur të mendojë për fatin e tij, teksa gjysma e ministrave të tij, Meta dhe Berisha po bien.

Shkresat në dosje

1. Shkrea nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministtrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, në të cilën bashkalidhur gjenden projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relaciooni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”.

2. Shkresa nr. 227/1, date 20 janar 2020 e Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM me objekt “Dërgohet për mendim një projektvendim” drejtuar Komands së Forcave Detare, Drejtorisë së Mirëadministrimit të Pronave dhe Aseteve në MMdhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga Ismail Shehu.

3. Shkresa nr. 360, date 221 janar 2020 e Shtabit të Përgjithshëm të FA me objekt “Mendim për një projektvendim” drejtuar Komandës së Forcës Detare, firmosur nga gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku.

4. Shkresa nr. 223/1, date 21 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 360, date 21 janar 2020 “Mendim për një projektvendim”” drejtuar gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku , Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

5. Shkresa nr. 231/1, date 22 janar 2020 e Komandës së Forcës Detare me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 227, date 20 janar 2020 “dërgohet për mendim një projektvendim”” drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kapiten i rangut të pare Artur Meçollari. Forca Detare shprehet se “Komanda e Forcës Detare nuk shprehet dakord për miratimin e këtij projektvendimi.”

6. Shkresa nr. 462 prot, datë 22.01.2020, e Drejtorit të Shtabit të Përgjithshëm me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. nr. 227/1, date 20 janar 2020, drejtuar Ismail Shehu, Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standartizimit dhe Harmonismit të Akteve Rregullatore në MM, firmosur nga kolonel Ilir Pujo, ka shprehur “mosdakordësinë e tij për miratimin e projektit, pasi ky i fundit “do të përfshinte edhe pronën nr. 696, e cila është në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, duke cenuar ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe, rrjedhimisht, edhe zbatimin e misionit të Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare”.

7. Shkresës nr. 227/6, datë 30.01.2020, e Ministrisë së i Mbrojtjes me objekt “kthim përgjigje shkresës nr. 402, date 13 janar 2020”, formosur nga Olta Xhaçka, drejtuar MIE, ku shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit me argumentin se “… është i pamundur identifikimi i pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes që preken nga projekti, pasi të dhënat tekniko-ligjore, përfshirë dokumentacionin teknik që shoqërojnë projektvendimin janë të paplota. Gjithashtu kanë bërë me dije se në vendndodhjen e projektit. Ministria e Mbrojtjes ka në përgjegjësi administrimi katër prona, një pjesë e të cilave janë brenda Planit të Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit nr. 8593, datë 17.6.2014…”./ Burimi: Prapaskena.com

Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj

Nga Eduard Zaloshnja

Për 111-vjetorin e Pavarësisë, Sali Berisha vendosi një kurorë në Vlorë, i shoqëruar nga pak demokratë vlonjatë. Po në Vlorë, Edi Rama, kryetari aktual i PS-së, ngriti flamurin i rrethuar nga shtetarët më të lartë shqiptarë.

Në Tiranë, kryebashkiaku socialist Veliaj (ndoshta kryetari i ardhshëm i PS-së) ngriti flamurin në sheshin Skënderbej, i rrethuar nga kryebashkiakë të të gjithë trevave shqiptare.

Të pasqyruar njëri pas tjetrit, këto çaste ceremoniale nëpër emisione lajmesh televizive të ngacmojnë për zhvillimin e një analizë retrospektive të ulje-ngritjeve të Berishës në jetën politike shqiptare të 33 vjetëve të fundit.

Berisha ka qenë kryetari real i PD-së qysh nga themelimi i saj në dhjetor 1990, pavarësisht se kryetarë të saj kanë figuruar formalisht Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Tritan Shehu apo Lulzim Basha.

Në këta 33 vjet, Berisha ka njohur një fitore plebishitare më 1992 ndaj Ramiz Alisë (kapitenit të anijes së fundit komuniste që u fundos në Europë), një humbje plebishitare më 1997 ndaj Fatos Nanos (pasardhësit modern të Alisë), një fitore rrotë më rrotë më 2005 ndaj këtij të fundit, një humbje plebishitare më 2013 ndaj Edi Ramës (pasardhësit europian të Nanos), dhe një humbje të turpshme në zgjedhjet lokale të 2023-shit ndaj dyshes Rama-Veliaj (në 33 vjet nuk kishte ndodhur që një parti të fitonte 89% të garave bashkiake dhe që dikush të fitonte në Tiranë me 60 mijë vota epërsi).

Në qoftë se, larg qoftë, Sali Berisha vdes, një Berishë do të jetë me gjasa kryetari ose kryeatarja reale e PD-së, pavarsisht se cili do të jetë kryetari formal i saj. Dhe nga ç’ka ndodhur në këta 33 vjet, dhe nga ç’tregojnë sondazhet periodikë që zhvilloj, nuk shoh ndonjë perspektivë të rikthimit në pushtet të Berishajve.

Vetëm një forcë e re politike, me një grup drejtues të pandikuar nga saga e gjatë Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj, mund të hapë një horizont të ri politik në Shqipëri. Por deri më sot, kemi parë vetëm xhuxha përreth Borëbardhës…

Përballja e shqiptarëve me Policinë në Londër/ Avokati: Ja se çfarë mund të ndodhë!

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit të shqiptarëve për festën e Pavarësisë.

Komentet Hasani i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se nga euforia e festimeve, shqiptarët kanë bllokuar rrugët, kanë vendosur makina mbi trotuare dhe kanë sulmuar Policinë me shishe dhe sende të forta.

Ai tha gjithashtu se makinat luksoze të shqiptarëve në Britani bëjnë lajm, për arsye se nga autoritetet mendohet se ato nuk janë siguruar nga aktivitete të ligjshme.

“Organizatorët kanë privilegjin dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e këtyre takimeve. Nëse organizatorët marrin leje për tubimin, për orarin, atëherë forcat e rendit janë aty për të garantuar sigurinë e aktivitetit. Por nëse tubimi del jashtë parashikimeve, atëherë autoritetet janë aty për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

Pavarësisht dëshirës tonë të madhe për të festuar, në Londër duhet të respektojmë edhe ato 200 komunitete të tjera që jetojnë aty.
Policia ka njoftuar për 7 të arrestuar dhe ajo që ka listuar Policia është se disa qytetarë kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të Policisë, po ashtu disa shqiptarë kanë bllokuar makinat që kanë qenë duke u kthyer për në shtëpi. Ka pasur edhe makina të shqiptarëve mbi trotuare.

Për këtë arsye Policia ka dhënë edhe një urdhër shpërndarje. Prokuroria do të vendosë nëse ata individë kanë thyer ligjin apo jo, nëse kanë thyer ligjin, çështja do të kalojë në gjykata, ku do të marrin dënimet përkatëse, në të kundërt do të dalin të lirë.
Në shumë raste deputetë britanikë kanë qenë prezentë në takime dhe kanë përshëndetur ruajtjen e traditave nga komuniteti shqiptar.

Sa ndodh diçka që mund të jetë lajm, lajmin e japin të parët mediat me djathta, sido që të jetë, theksi ka qenë te makinat luksoze, te bllokimi i trafikut, etj.

Bashkitë në Shqipëri administrojnë më shumë banorë në krahasim me Europën dhe Ballkanin

Një njësi e pushtetit vendor në Shqipëri, në këtë rast Bashkia, administron rreth 70 mijë banorë duke ju referuar regjistrit civil ( 4,2 mln banorë).

Popullsia që administrojnë bashkitë tona është nga më të lartat në Europë dhe në Rajonin e Ballkanit thotë një studimin krahasues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Madhësia mesatare e njësive vendore ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Në 2019-2020, madhësia mesatare e bashkive në mesin e shteteve anëtare të OECD ishte 10,254 banorë, 26% prej tyre kishin më pak se 2,000 banorë dhe 41% kanë më pak se 5,000 banorë. Në dhjetë vende të OECD-së, 80% e njësive vendore kishin më pak se 5,000 banorë.

Në Ballkanin Perëndimor, njësitë vendore priren të kenë popullsi më të madhe. Në vitin 2021, madhësia mesatare e bashkive ishte rreth 27,500 banorë. Në Bosnjë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut bashkitë administrojnë më pak se 30 mijë banorë mesatarisht, ndërsa në Shqipëri më shumë se 70 mijë banorë.

OECD rekomandon se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kishin marrë për referencë në qeverisjen e pushtetit vendor Francën ose Austrinë, ku njësitë administrojnë më pak banorë.

Shtetet ndërmarrin shpesh reforma territoriale për t’iu përgjigjur ndryshimeve demografike, ndryshimeve socio-ekonomike ose fiskale presionet e konsolidimit. Shqipëria ndërmori një të tillë në vitin 2015, ku përqendroi qeverisjen e pushtetit lokal në 61 bashki, duke konsoliduar mbi 370 komuna në të gjithë vendin.

Proceset e bashkimit të komunave janë zhvilluar në disa vende anëtare evropiane dhe të OECD. Bashkimet shihen shpesh si një kërcënim për identitetin lokal dhe trashëgimitë historike, gjë që shpjegon rezistencën në shumë vende (p.sh. Francë, Sllovaki).

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut në pushtetin lokal kanë vetëm nivelin komunal. Shqipëria, Federata e B&H dhe Serbia kanë një nivel të dytë ndërmjet bashkive dhe pushtetit qendror, prefekturat. Në nivelin e dytë, Shqipëria ka 12 qarqe dhe Bosnja.

Në kontekstin evropian, komunat e Ballkanit Perëndimor janë përgjithësisht të mëdha për sa i përket popullsisë mesatare.

OECD vë në dukje se qeveritë vendore të Ballkanit Perëndimor i ngjajnë llojit të qeverisjes vendore të madhe të shteteve Anëtare të BE-së, si Irlanda, Portugalia ose Suedia, në vend që të renditen midis llojit të qeverisjes vendore të shkallës së vogël, si Austria ose Franca./ Monitor

Butrinti në rrezik, gjykata të ruajë pasurinë kombëtare!

Gjykata Kushtetuese do të japë nesër vendimin për çështjen e teatrit të Butrintit, ish-drejtori i këtij parku kombëtar, Auron Tare ngre disa shqetësime.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Tare thekson se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mes të tjerash ai thekson se shpreson që Gjykata të japë vendimin e duhur dhe mos të krijojë precedentë që pasardhësit tanë do të kërkojnë rikthimin e Butrintit neper kancelaritë diplomatike të botës ashtu si Greqia kërkon sot Statujat e Akropolit.

REAGIMI I AURON TARES MITSOTAKIS DHE BUTRINTI

“Ne mendojmë se këto skulptura i përkasin Greqisë dhe se në thelb janë vjedhur.)

NPR, Radio Kombëtare Amerikane, i dedikoi një emision të gjatë konfliktit me të fundit kulturor midis Greqisë dhe Britanisë së Madhe për çështjen e Statujave të Akropolit, të njohura si “Elgin Marbles”. Këto Statuja të marra nga Akropoli i Athinës 200 vite me pare gjate periudhës Otomane nga Lordi Elgin dhe të ruajtura sot në Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh një pikë e nxehte debate midis dy vendeve.

Kryeministri Grek, i cili e ngriti çështjen e kthimit të tyre në Greqi në një intervistë në BBC gjate vizitës së tij në Londër, theksoi se “kjo kërkesë legjitime ishte kërkesa e 11 milion qytetarëve grekë” duke krijuar kështu një furtunë diplomatike dhe duke bërë që vizita e tij zyrtare të ndërpritej. Ky konflikt diplomatik midis dy aleatëve tradicionale mbi një çështje të trashëgimisë kulturore, tregon qartësisht ndjeshmërinë e lartë të publikut grek si dhe rëndësinë për zgjidhjen e saj me rikthimin e këtyre statujave antike në Akropol. Greqia, për dekada të tëra ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korrigjuar një të drejtë historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërinë e lartë për Trashëgiminë e saj Kulturore.

Ndërkohë, fqinji i saj Shqipëria një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmerr një nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar vendos me shumicë vote dhënien e Qytetit Antik të Butrintit një fondi të huaj për të administruar dhe trashëguar një prej pasurive tona kombëtare më të rëndësishme.

Ky dhunim i te drejtës se kombit shqiptar per te administruar dhe trasheguar pasurine e vet kulturore bie ndesh me te gjitha aktet juridike ne fushen e Trashegimise Kulturore si dhe me Konventen e Parisit per te cilen Shteti yne ka detyrimin per ta zbatuar. Por mbi te gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerine kombetare duke i konsideruar shqiptaret si nje popull barbar qe nuk kane lidhje me te kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon te huajve ta gezojne.

Neser, data 30 Nëntor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmerii te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit.