17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Gazetarja: Erzen Breçani ka pranuar të flasë, ka fakte të rënda për prokurorë dhe gazetarë që paguhen nga krimi

Gazetarja Anduena Llabani tha se pas datës 22 dhjetor do dalin emra drejtuesish të Policisë së Shtetit që janë përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY. Llabani tha se Erzen Breçani ka pranuar që të flasë për Prokurorinë në lidhje me gjithçka ai di.

Llabani tha se në listën e personave që kanë pasur komunikime në SKY janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ajo foli për gazetarë kronike të paguar nga krimi për të raportuar versione të caktuara të ngjarjeve.

“Çudia më e madhe është që ti shikon njerëz në kupolën e Policisë, që kanë qenë pjesë e komunikimeve në SKY, që janë shumë të qetë. Çfarë presin këta?! A është ky një teatër, apo do e lëmë në ndërgjegjen e këtyre që të japin dorëheqjen?! Jam kurioze të di nëse vizita e z.Balla në Angli dhe deklaratat që ai bën përtej kufirit kanë lidhje me atë që do ndodhë shumë shpejt në Shqipëri.

Mbas datës 22 Metamorfoza do të ketë një tjetër konkluzion, që do bëhet publike. Janë përftuar të dhëna shokuese për Policinë e Shtetit. Pas datës 22 do dalin emra drejtuesish të lartë të Policisë. Në këtë listë do jenë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë. Ata i dinë, ne na vijnë në mënyrë të tërthortë informacionet.

Dy- tre emra i dimë, por për arsye etike s’mund t’i themi. SPAK-u dhe BKH-ja janë duke punuar të vetëm në këtë histori. SHIK-u s’ka deleguar asnjë informacion në lidhje me çështjet në fjalë, edhe kur u arrestua Nuredin Dumani, ku kishte një kërkesë për dhënie informacione nga SHISH për individë të inkriminuar. Kishte informacione që SHISH-i s’i ka dërguar. Dumani është çelësi anglez, që ka zbërthyer shumë kode në Sky enkro.

Kanë dalë të dhëna shokuese për prokurorët. Nuk është vetëm Nuredin Dumani, edhe Erzen Breçani është treguar bashkëpunëtor, ka pranuar të flasë, madje duke kërkuar edhe mbrojtje. Janë disa emra gazetarësh të kronikës. Janë emra që janë përfituar në komunikime kryesisht të grupeve kriminale në Durrës, Shijak dhe Vlorë. Kjo sindikatë nuk mund të jetë kurrsesi pa median.

Gazetarët janë paguar për shërbimin që janë kryer. Ne e dimë që shërbimi ynë është të informojmë publikun, jo të ndërtojmë skema se nuk janë këta autorët, por janë të tjerët. Nuk jemi të gjithë njësoj, ka gazetarë që punojnë për një mision të caktuar, dhe gazetarë që s’kanë kufij. Në këtë listë gazetarësh, janë edhe gazetarë që trajnohen nga Ambasada amerikane”, tha ajo.

Llabani tha se flitet edhe për politikanë të cilët kanë porositur vrasje, apo që kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit.

“Në disa komunikime kemi z.Breçani që orienton djalin e tij të qëndrojë larg personave që kanë para dhe kanë trafiqe në dorë. Nuredin Dumani ka pasur një platformë tjetër, e quajtur Matrix, ku është edhe një grup më i ngushtë i shqiptarëve që kanë përdorur këtë lloj aplikacioni. Flitet që ka edhe politikanë që kanë urdhëruar vrasje të personazheve të botës së krimit, si dhe kanë vendosur gjoba përmes Nuredin Dumanit. Do dalin perla të tjera nga kjo gjë.

Duke u gjendur në këto kushte, përballë një dëshmitari kyç i Nuredin Dumani, Z. Breçani s’ka pasur zgjidhje tjetër dhe ka kërkuar të flasë dhe ka pranuar që të jetë pjesë e zbërthimit të çështjes. SPAK-ut i janë lidhur duart dhe do t’i shkojë hetimit deri në fund. Paralel me Shqipërinë do të ketë hetime edhe në vende të tjera të BE-së”, u shpreh ajo.

Agresioni rus, Blinken: NATO e qartë dhe e palëkundur në mbështetje të Ukrainës

Ministrat e Jashtëm të NATO-s i dhanë sot fund një takimi dy ditor në Bruksel ku u diskutua për mbështetjen për Ukrainën, sfidat më të ngutshme lidhur me sigurinë, si konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe përgatitja për takimin e nivelit të lartë të aleancës në Uashington, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s, vitin e ardhshëm. Sekretari amerikan i Shtetit Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg thanë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Kievin përballë agresionit rus.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin belg, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se aleanca ushtarake është më e bashkuar se kurrë më parë.

“Ndërsa takohemi sot këtu në Bruksel, për ata që vunë bast kundër NATO-s është vërtetuar qartë se kanë gabuar. NATO sot është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar dhe më e aftë se kurrë”, tha ai.

Mbështja e aleancës për Ukrainën ishte pjesë e diskutimeve në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të NATO-s.

“Përgjigja këtu sot në NATO është e qartë dhe e palëkundur. Ne duhet dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, duke u siguruar që agresioni rus të mbetet një dështim strategjik. Kjo është po aq jetike sot sa dhe kur Kremlini nisi luftën pothuajse dy vite më parë”, tha ai.

Në të njëjtën linjë ishin edhe komentet e Sekretarit Stoltenberg, para takimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës, duke theksuar se Ukraina po hedh një hap më pranë anëtarësimit.

“Ukraina po i afrohet gjithnjë e më shumë NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen se vendi do të bëhet anëtar i aleancës dhe ne duhet të diskutojmë mbi hapat e ardhshëm, mbi përpjekjet për reforma dhe se si NATO mund të mbështesë zbatimin e tyre”.

Ndërkohë zoti Jens Stoltenberg paralajmëroi për një dimër të vështirë përpara.

“Rusia ka grumbulluar rezerva të mëdha raketash përpara dimrit. Ne kemi parë përpjekje të reja për të goditur rrjetin elektrik dhe infrastrukturën energjetike të Ukrainës, për ta lënë atë në errësirë e në të ftohtë”.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutuan edhe çështje si siguria në Ballkanin Perëndimor si dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Shefi i NATO-s, iu përgjigjur dhe akuzave për standarde të dyfishta perëndimore, në trajtimin e konfliktit në Ukrainë me atë në Gazë. Ai tha se ligji ndërkombëtar duhej të zbatohej në të gjitha konfliktet, por shtoi se dy luftërat ishin shumë të ndryshme. Zoti Stoltenberg tha Ukraina nuk kishte qenë kurrë një kërcënim për Rusinë, e se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte një sulm i paprovokuar./VOA

E djathta shqiptare, e munguara e madhe e politikës moderne!

Nga Sidi Hasanaj

Nuk është rastësi që Partia e Ilir Metajt, si çdo vit edhe këtë 29 Nëntor, shkoi te varrezat e dëshmorëve për të adhuruar idhujt e rremë:
Partizanët komunistë të rënë në luftë me Gjermanët nazistë.

Themë idhuj të rremë, se lufta e ashtëquajtur Nacional-Çlirimtare, ishte në thelb një strategji e mirë menduar nga truri komunist: Komiteti Moskovit Komunist për Ballkanin dhe Europën Lindore.
Komitet i cili prej viteve 1930 e deri në 1942 planifikoi dhe u investua në krijimin e “rezistencës partizane” në shumë vende të Europë lindore si instrumenti më populist për të fituar simpatinë s popujve dhe për të sjellë në krye të tyre, parti komuniste me lider të dalë nga kupola e rezistencës partizane.
Luftën me nazistët e fituan SHBA dhe aleatët, por Sovjetikët kapitalizuan maksimalisht atë pak rezistencë që ndërrmorën në vendet e tyre derisa SHBA shkatërroi ushtritë Naziste.

Për tu kthyher te ilir Metaj dhe partia e tijë, sot ai i shoqëruar me bijë e nipër funksionarësh të lartë komunistë, shkoi me kurora e u përul para heronjve komunistë.

Ndërkohë që mediat trasmetonin pamjet, në sfond dëgjoheshin disa pleq komunistë që çirreshin me zërin e ngjirur “kush nuk do E.Hoxhën është tradhëtarë” dhe në fakt ata ishin në koherencë të plotë:
Komandantët e partizanëve të shpallur heronj, ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Haxhi Lleshi.

Ilir Metaj jo rastësisht shkoi sot i shoqëruar me numdin dy të partisë së tij, Agim Neshon djalin e Gaqo Neshos, ambasadorin e komunistëve në Vjenë dhe sekretarin e parë të PPSH në Vlorë.

Politikani i akuzuar me fakte për dosje spiunimi mbi 130 faqe rreth shokëve të tij të fakultetit, Ilir Metaj numrin dy të partisë së tij ka pjellën e njeriut të afërt të Enver Hoxhës: Agim Gaqo Neshos… nipin e Hysni Kapos (joÇuditërisht numrin dy edhe të Hoxhës).

Komunistët janë koherent, nga 1930 e deri më sot në 2023 brez pas brezi kanë rruajtur gjakun e tyre, idhujt e tyre, kanë kamufluar me nota heroike kriminelët e tyre… kanë rikrijuar historinë e “lavdishme” të tyre, historinë më kriminale!

Problemi qëndron te e munguara e madhe në politikën Shqipëtare: E Djathta.

E djathta Shqjpëtare vazhdon ende nën kthetrat e një prej politikanëve më të errët që e ka mbajtur nën kthetrat e tijë atë: Sali Berishës!

Që në ngjizjen e saj, partia demokratike u krijua nën turpin e një fjalimi të Berishës “falenderojmë liderk. Ramiz Aliaj, i cili udhëhoqi Shqipërinë në beteja çlirimtare dhe e demokratizoi vendin”… një fjalim tragjik!

Sali Berisha që krijoi postulatin “bashkë fajtorë e bashkë vuajtës”, sot është aleati i madh i spiunit Ilir Metaj. Sot ai flet për lidhjet me sigurimin e shtetit të prokurorit Arben Kraja, por nuk votoi për hapjen e dosjeve të parlamentarëve… nuk donte të hapeshin dosjet e Ilir Metajt, Agim Neshos etj… sot ai mbrohet mediatikisht nga fëmijët e kupolës drejtuese të forcave Partizane si:
Djali i Mehdi Bushatit (Andi), djali i Spiro Kasos (Ivi), djali i Rustem Gjatës, i ndjeri nipi i Omer Nishanit bashkëpunëtorit të E.Hoxhës, djali i Stefanaq Pollos etj etj bijë që etërit e tyre ishin pjesë e kupolës partizano-komuniste.

23 vite në krye të PD, S.Berisha jo vetëm që bëri gjithçka të mos bëhej Lustracioni i krimeve të “dëshmorëve të rremë” komunistë, por kurrë nuk ndërrmori një hap serioz për të rishkruar historinë mbi fakte… kurrë!

E djathta Shqipëtare sot ka sfidën e madhe që të plotësojë mungesën e saj prej 1945 në politikën Shqipëtare.

Ajo kurrë prej 1945 nuk ka qenë e përfaqësuar politikisht në Shqipëri, dhe është mëkat që një spiun sigurimi si Ilir Metaj dhe doktori i familjes Kapo, të kërkojnë ende të mbajnë vulën, logon dhe kauzën e saj.

Ata janë njëlloj bijtë e etërve si pinjollët e bllokut të atashuar me PS, atashim në fakt natyral dhe i sinqertë.

Përgjysmohen lindjet në qarqet e Veriut, shkak emigracioni

Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me shpejtësi sidomos pas pandemisë Covid -19, por në qarqet e veriut rënia ishte sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në se në 9 mujorin e parë të vitit 2023 linden gjithsej 16,353 bebe ose 20% më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2019, por në qarqet e Dibrës dhe Kukësit numri i lindjeve ra me nga 37% për secilin.

Në qarkun e Dibrës lindën vetëm 597 bebe në 9 mujorin 2023 nga 831 në të njëjtin periudhë krahasimit të vitit 2019 para se të niste pandemia Covid-19. Në qarkun e Kukësit linden vetëm 499 bebe nga 787 të tilla që lindën në vitin 2019.

Pas Kukësit dhe Dibrës rënia ishte më e fortë për qarqet e Korçës dhe Elbasanit me nga 31 dhe 30 % secila.

Të gjitha qarqet patën rënie dyshifrore të rënies së lindjeve duke përfshirë edhe kryeqytetin, e cili për të njëjtën periudhe krahasimi pësoi rënie të lindjeve me 11%. Edhe pse popullsia e Tiranës është rritur vit pas viti numri i lindjeve ka pësuar rënie të ndjeshme.

Në qarqet e veriut rënia e lindjeve po udhëhiqet nga faktorët e migracionit. Vitet e fundit Dibra dhe Kukësi u përfshinë nga një valë e fortë emigracioni te të rinjve drejt Britanisë së Madhe. Ndërsa në qarkun e Korçës rënia e lindjeve, po ndikohet nga plakja e popullsisë pasi qarku ka pësuar valë më të hershme emigracioni.

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti.

Kjo do të thotë se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten./Monitor

Moderatorja: Rama do të më priste kokën, bodyguardët e Berishës më hodhën nga shkallët, kur i shkova për intervistë

Gazetarja Rudina Demneri e cila për të gjithë njihet si Paloma, ka rrëfyer së fundmi një rast të pazakontë që i ka ndodhur shumë vite më parë.

E ftuar në ‘Një natë me Aulonën’, Paloma tregon se në kohën kur kryeministri Edi Rama kandidonte për herë të dytë si kryetar i PS, Paloma ka shkuar ta intervistojë, mirëpo mes tyre ndodhi një përplasje.

Rama i është drejtuar gazetares duke i thënë të largohet, ose do ia priste kokën me sëpatë.

Mirëpo, ajo shtoi se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar dhe se Rama i ka kërkuar falje pas këtij episodi.

Paloma gjithashtu tregoi se asokohe, teksa përpiqej të merrte deklarata nga Sali Berisha, bodyguard-ët e tij e kanë shtyrë nga shkallët.

Këmisha e Princeshës Diana që veshi në fejesë, mund të shitet në ankand për 200 mijë dollarë

Këmisha e veshur nga Diana, Princesha e Uellsit në portretin e saj të fejesës është nxjerrë në ankand. Raportet thonë se veshja do të kushtojë 100,000 dollarë muajin e ardhshëm.

Diana e veshi këmishën në vitin 1981 në një set fotografik për të shpallur zyrtarisht fejesën e saj me princin e atëhershëm Charles, trashëgimtarin e fronit britanik, tani Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Fotoja, e publikuar në numrin e shkurtit 1981 të revistës Vogue, është bërë nga Anthony Armstrong-Jones, Konti i parë i Snowdon, i cili ishte i martuar me Princeshën Margaret, motrën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Bluza me mëngë të gjata është prej mëndafshi dhe ka një fjongo rozë saten që lidhet në një hark poshtë jakës. Një botim i New York Post raporton se këmisha mund të dalë në ankand deri në 200,000 dollarë.

 

Në vitin 2019 këmisha ishte në Pallatin Kensington në ekspozitën “Diana: Historia e saj e modës”.

Dizajnerët David dhe Elizabeth Emanuel krijuan këmishën duke ripërdorur një nga fustanet e tyre, sipas shtëpisë së ankandit.

Blerësi i këmishës do të marrë gjithashtu një letër autenticiteti të nënshkruar nga Elizabeth Emanuel dhe një kopje të librit të vitit 1998 “Diana Her Life In Fashion” nga Georgina Howell.

Shtëpia e ankandeve pret që ajo të shitet për 80,000 deri në 100,000 dollarë.

Ankandi ‘Julien’s Auctions dhe TCM Present: Hollywood Legend’ i mbajtur në Beverly Hills, Kaliforni dhe në internet nga 14 deri më 17 dhjetor do të shesë fustanin e mbrëmjes të Dianës, krijuar nga stilisti marokeno-britanik Jacques Azagury.

BE ndalon shitjen e paketimeve të mëdha të patetinave, ja arsyeja

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë shitjen e paketimeve të mëdha të patatinave, me argumentin se mashtron konsumatorët.

Sipas eurodeputetëve, kompanitë shesin më shumë ajër se sa produkt dhe mashtrojnë kosumatorët për sasinë që ata po blejnë.

“Qeset me patatina të mbushura me ajër, paketim me më shumë plastikë sesa produkt, kuti të mëdha, por pak përmbajtje, e gjithë kjo do të mbetet në histori.

Afërsisht 73 për qind e qytetarëve të BE-së thonë se janë mashtruar nga paketimi i madh i produkteve. Domethënë, edhe pse sasia është e shkruar në produkt, konsumatorët shpesh e vlerësojnë sasinë e përmbajtjes ‘on the top’ dhe kur kthehen në shtëpi habiten në mënyrë të pakëndshme. Kam marrë shumë pyetje nga qytetarët për produkte si patate të skuqura, madje edhe produkte që vijnë në shishe”– tha eurodeputetja kroate Biljana Borzan.

Energjia gjatë dimrit, Duleviç: Qytetarët ngelin pa energji elektrike sepse rrjeti është i amortizuar

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, në një intervistë në Ora News foli për energjinë gjatë dimrit dhe problemet. Duleviç u shpreh se qytetarët mbesin pa energji elektrike sepse rrjeti është i amortizuar.

‘’Ditët e fundit kryesisht në zonat rurale kur ka pasur edhe reshje të shtuara dëbore ka pasur defekte dhe shumë zona rurale por edhe lagje të ndryshmë në qytete kanë ngelur për orë të tëra pa energji elektrike dhe kjo nuk është aspak normale.

Jemi në vitin 2023 dhe përsëri diskutohet ka apo ska energji elektrike. Qytetarët mbesin pa energji elektrike vetëm për një arsye të thjeshtë, sepse rrjeti është i amortizuar.

Nuk janë bërë investime në rrjet, nuk janë ndërruar përcjellësit. Janë rreth 28 mijë e 800 km përcjellës ose tela elektrikë që kanë 38 vite pa u ndërruar’’ tha ndër të tjera Duleviç.

Video-skandali me Safet Gjicin/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Alma Kaçin

Gjykata e Lartë ka lënë ditën e sotme në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Alma Kaçin, e cila është nën hetim në lidhje me video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici.

Gjykata ka refuzuar rekursin e Kaçit, e cila kërkonte një masë më të lehtë sigurie, ose shpallje ne pafajshme.

Kaçi u arrestua pas publikimit të video-skandalit, ku ajo shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici, e po ashtu duke folur për një tender në lidhje me qentë e rrugës.

Vetë Alma Kaçi ka deklaruar se e gjithë biseda e kryer me Gjicin ka qenë një kurth, për të nxjerrë në pah korrupsionin që fshihej në bashki.

Apeli e la në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i drejtohet Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Apelit, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. I akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhë “shpërdorim të detyrës” ai gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Alla u arrestua me urdhër të SPAK më 16 mars, bashkë me 10 persona të tjerë.

Prokuroria e Posaçme thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën.

Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. Por, ka dhe më shumë se kaq në konkluzionet e SPAK.