32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Shëndetësia, Shqipëria e fundit në rajon/ Eurostat: Shpenzimet sa 3.1% e PBB-së, mesatarja e BE-së rreth 8.5%

Stethoscope And Calculator Concept

Nga Armela Duka

Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes vendeve të Europës pasi vetëm 3.1% e PBB-së në vendin tonë kanalizohet për këtë kategori. Ndërkohë, mesatarja e BE-së për shpenzimet e kujdesit shëndetësor fiksohet në 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga EUROSTAT, për të kuptuar ecurinë e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor edhe në vendet Europiane. Vlerësimet e këtij treguesi për vitin 2021 përfshijnë 24 vende të BE-së, ku në vendin e parë renditet Franca me 10.3% të PBB-së të shpenzuar për kujdes shëndetësor, ndërsa na vend të dytë ndjek Gjermania dhe Holanda të cilat paraqiten me vlerë të njëjtë të këtyre shpenzimeve, përkatësisht me 10% të PBB-së. Gjithashtu, mbi mesataren e BE-së paraqiten edhe vendet si Islanda, Austria, Zvicra dhe Sllovenia. Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në këto shtete variojnë nga 8.5% në 9.6% të PBB-së. Në ekstremin tjetër, pra me vlerën më të ulët paraqiten Shqipëria dhe Turqia të cilat shpenzojnë përkatësisht 3.1% dhe 3.3% të PBB-së për kujdesin shëndetësor.

Por si ka ndryshuar kurba e këtyre shpenzimeve përgjatë periudhës 2021-2022? Shifrat tregojnë se shpenzimet për kujdesin shëndetësor kanë pësuar rënie pothuajse në të gjitha vendet e BE-së. Rënia më e madhe e këtyre shpenzimeve u regjistrua në Bullgari me -1,1 pp, e ndjekur nga Hungaria me -0,9 pp dhe Lituania e Irlanda me -0,8 pp.

Edhe në vendin tonë për vitin 2022 shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pp, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021. Sipas INSTAT, në vlerë absolute shpenzimet publike në këtë sektor për vitin që lamë pas janë 63.8 mln lekë. Vendet e vetme të BE-së që raportuan një rritje ishin Luksemburgu dhe Sllovenia. Ndërkohë, Qipro i mbajti shpenzimet të pandryshuara nga viti 2021.

Në një analizë më të ngushtë, atë të vendeve të rajonit, Shqipëria renditet sërish e fundit. Në Bosnje Hercegovinë 6.8% e PBB-së shkon për këtë kategori shpenzimesh duke e renditur atë të parën mes shteteve të rajonit, ndërsa në Malin e Zi dhe Serbi këto shpenzime vlerësohen të jenë më të ulëta duke zënë 6.7% dhe 6% të PBB-së vendit respektiv./Scan TV

Nga Namir Lapardhaja/ 29 Nëntori ishte një ditë e mynxyrshme!

(fragment)

[…] 29 nëntori 1944 u gdhi gri dhe me shumë lagështi.
Qielli i mbuluar me re të zeza dhe zymtësia e shpërhapur tejpërtej ndillte mynxyrë.
Tomori madhështor nuk dukej.
Jo prej borës së bardhë, por prej mjegullës së zezë.
Në pezm e sipër, shumëkush ato ditë po e kuptonte se ditët e haresë po merrnin fund më shpejt se sa e kishin hamendësuar.
Përveç njësiteve guerile që kishin zbritur në qytet prej mesit të shtatorit, nuk pipëtinte asgjë tjetër.
Shumica e tyre ishin të ardhur dhe për vendasit ata ishin të huaj.
Edhe banorët e qytetit të atillë ishin në sytë e tyre.
Pluhuri që ngrihej në rrugët me kalldrëm të qytetit e bënte edhe më turbullirë pamjen.
Koha kishte ngecur në vend.
Frika kishte hedhur rrënjët e saj dhe rritej përditë pa kurrfarë ndalese.
Kambanat e bronzta të kishave bizantine dhe zëri melodioz i myezinëve nëpër minaret elegante të stilit otoman, kishin pushuar.
Ato po zëvendësoheshin furishëm nga altoparlantë në trajtë hinke, që do të shërbenin për të përforcuar përhapjen në të katër skajet e qytetit të ideologjisë së re. Besimi në Zot do të zëvendësohej gradualisht me një besim të ri.
Dhjetë urdhëresat e Teuratit do të zëvendësoheshin nga dhjetë parimet e Njeriut të Ri komunist.
I mbrujtur me pikëpamjet e reja dhe i zhveshur nga vlerat hyjnore, qenia e re po niste rrugëtimin e saj, të gjatë dhe të sigurt drejt askundit.
Askush nuk e ka menduar se përballë këtij mutacioni të ri njerëzor do të kishte ndofarë pengese të natyrës njerëzore.
Sapo konsoliduan pozitat e pushtetit, komunistët filluan shpagimin.
Ata u treguan të pamëshirshëm.
Një pushtet i fituar me grykën e pushkës, mund të forcohej vetëm me kamxhikun e terrorit. Dhuna ishte e tmerrshme. E pakompromis.
Edhe pse e kishin më të lehtë, sepse një pjesë të kundërshtarëve i kishin eleminuar gjatë periudhës së luftës, nuk falën asnjë nga ata që kishin ngelur.
Disa armiq potencial brenda radhëve të frontit nacional-çlirimtar, ishin spastruar nëpërmjet aksioneve të vështira, tradhëtisë, spiunimit tek armiku apo plumbit pas shpine.
Rruga dukej se ishte e pastër, por jo xixë. Ndaj duhej vepruar sa më parë me ata pak të mbetur, familjarët dhe të afërmit e tyre, me pikat e kontaktit apo ata që mendohej se kishin pasur një marrëdhënie dhe pa më të voglin dyshim me armiqtë potencial të së ardhmes. Pushteti i ri më shumë rrezik shihte ata që kishin mbetur dhe mund të mendonin me kokën e tyre.
Terrori i kuq nisi me inteligjencien e qytetit. Goditja e tyre do të bënte që pjesa tjetër të frikësohej dhe askush të mos bëzante.
Heshtni.
E patë çfarë i ndodhi filanit?
E arrestuan natën në gjumë. Trokitën dhe e morën pa i dhënë asnjë arsye. As të vishej me rroba të tjera nuk kishte mundësi.
Ai poeti i ri që u kishte dalë kundër komunistëve për luftën vëllavrasëse, shoku i ngushtë i Kristaqit dhe Margaritës, u tradhëtua tek disa të afërm të tij në fshatin Lapardha.
E dorëzuan në mëngjes tek organet e pushtetit. Kishte nxituar për të nxjerr koburen, por kur kishte vënë dorën në brez, e pa që nuk e pati. E tradhëtuan. Pritet dënimi kapital.
Një turmë e vuvët njerëzore, në errësirën e natës, iu turr ndërtesës-varr të ish-firmëtarit të pavarësisë dhe kryeministrit të vendit, shpërtheu sarkofagun, mori eshtrat e të ndjerit dhe i flaku në Osum.
Gjyqi popullor dënoi me vdekje ish-deputetin e qytetit, djalin e myftiut të famshëm, atdhetarit të madh, qytetarit model. Nxënësi i Fullcit u ekzekutua gjatë natës. E shoqja i shkoi në mëngjes për t’i çuar ushqim dhe veshje, por i dhanë lajmin e ekzekutimit. Nuk e lejuan as të qante.
Flitet se është zbuluar një organizatë e madhe me emrin “Bashkimi demokratik” dhe të gjithë anëtarët e saj po arrestohen.
Po ngrihen gjyqe speciale nga prokurorë ushtarakë dhe gjykatës profan nga jurisprudenca.
Synohet të goditen ata që kanë studiuar në perëndim, ata që nuk kanë qenë në krahun e fituesve apo pjesëmarrësit në organizatën Balli Kombëtar.
Nuk shpëtuan as ata që kishin qëndruar neutral. Dhuna po godiste pa mëshirë atë pjesë që mund të reagonte, ndërsa pjesa tjetër do të heshtte. Disa nga frika, të tjerë nga mungesa e kurajos. Do të kalonin disa kohë derisa krimi dhe dhuna të normalizoheshin dhe njerëzit të ngarkoheshin me doza të mëdha urrejtje klasore për të ngjashmit e tyre njerëzorë.
Ata që arrestoheshin dhe dënoheshin, tanimë, nuk do të shiheshin më si viktima, por si armiq. Të rrezikshëm.
Evidentimi, spiunimi dhe denoncimi i tyre do të ishte një detyrë madhore dhe një urdhëresë partiake.
Qyteti po futej në një spirale ankthi dhe frike.
Askush nuk e kuptonte se pse njerëz që deri dje i kishin parë dhe përshëndetur sokakëve të gurtë, të nesërmen zhdukeshin pa nam dhe nishan.
Vetëm pas një farë kohe merrej vesh se ishin arrestuar apo ekzekutuar.
Ishte një marrëzi kolektive e pajustifikuar. Asnjë përligjje nuk mund të kishte dhuna dhe terrori i atyre ditëve të fundit të nëntorit 1944…

Pezullimi i IPARD, Ekonomisti: I vetmi burim që kishim për të zgjeruar aseset

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se pezullimi i fondeve IPARD ka sjellë pezullimin e të gjithë aktivitetit të zgjerimit të bujqësisë tonë.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Soko tha se ka ndikim dhe rëndësi të madhe pezullimi i IPARD 2, por akoma më e rëndësishme është pezullimi i IPARD 3.

“E kemi pasur si mbështetje e vetëm në rritjen e kapaciteteve investuese në bujqësi. Kontributi në bujqësi ndahej në 2 pjesë, kontributi shtetërore që shkon drejtpërdrejt për subvencionim e fermerit. Fondet IPARD shkojnë për investime, krijimin e aseteve bujqësore, për stalla të reja, serra të reja, për fabrika të reja.

Praktikisht pezullimi i këtyre fondeve do të thotë pezullim i të vetmit burim që ne kishim për të rritur dhe zgjeruar aseset bujqësore. Qeveria shqiptare nuk ka paramenduar një fond për zgjerimin e aseteve bujqësore. Kjo ka sjell pezullimin e të gjithë aktivitetit të zgjerimit të bujqësisë tonë me asetet punuese dhe përpunuese. Pezullimi i IPARD 2 është i rëndësishëm, por me e rëndësishëm është pezullimi i IPARD 3. Situata është tensionuar. Është e rëndësishme për Shqipërinë që të fillojë të marrë”, tha Soko.

I murosur në shtëpinë e djalit të Ismail Qemalit? Misteri i dokumentit të humbur të shpalljes së Pavarësisë

Ndoshta jo të gjithë e dinë, por dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912 rezulton i zhdukur. Versioni që qarkullon sot është një riprodhim i këtij dokumenti që u publikua në vitin 1937 nga Lef Nosi me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë.

Historiani Kristo Frashëri ka lënë ndoshta dëshminë më të vyer lidhur me vendndodhjen e origjinalit, por për fat të keq ai nuk përmendi emër gjatë kësaj dëshmie.

Në një intervistë për gazetën Dita përpara se të ndërronte jetë, Frashëri tha se një person ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë zyrtarisht:

“Ky dokument doli në dritë në 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë…

Unë kam folur vetë me këtë person dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte Muzeut kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë, nuk mund të them më shumë.

Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale…”, pati deklaruar Frashëri.

Dhe pas kësaj lidhur me personin ose personat që e posedojnë atë, Frashëri thotë:

“…Nuk janë këtu në Shqipëri. Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar…”

Edhe historian Paskal Milo pohon se dokumenti po kërkohet ende, por gjetja e tij ka rezultuar një proces i vështirë.

Gjatë një konference shkencore disa vite më parë Milo tha se “po bëjmë kërkime edhe nëpër arkivat e huaja, por deri tani nuk ka ndonjë gjurmë konkrete se ku mund të gjendet ky dokument themelor i shpalljes së Pavarësisë”.

“Mundet dhe rastësia dhe fatkeqësia që mund të jetë zhdukur dhe që për fat të keq nuk do ta kemi. Ne nuk jemi dorëzuar, do vazhdojmë ta kërkojmë por gjithsesi është një proces i vështirë”, tha Milo.

Sipas tij, nga hulumtimet e deritanishme mendohet se ky dokument mund të ketë përfunduar në duart e familjarëve të Ismail Qemalit, konkretisht të një djali të tij që ka jetuar dhe ndërruar jetë në Strugë.

Historiani Ilirim Dervishi e mbështet këtë version. Ai thotë se viti i humbjes së gjurmëve të dokumentit të aktit të pavarësisë koinçidon me vitin kur Qazim bej Vlora, djali i dytë i Ismail Qemalit, është shpërngulur nga Shqipëria për në Strugë, ku jetoi 17 vitet e fundit të jetës së tij.

“Qazim bej Vlora ishte sekretar personal i Ismail Qemalit, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë ishte edhe shef i kabinetit të tij. Një pjesë të madhe të dokumentacionit të shtetit shqiptar, Qazim bej Vlora i solli në Strugë”, thotë Dervishi.

Nga dëshmitarët e kohës, pas vdekjes së Qazim beut, nga shtëpia janë nxjerrë një sasi e madhe librash e dokumentesh nga punëtorët e pastrimit komunal.

Në vitin 1975 shtëpia bëhet pronë e Ramazan Azizit, i cili bëri disa riparime të vogla, sidomos në çati.

“Nga biseda e zhvilluar me pronarin aktual, mësojmë se në çati janë gjetur një sasi librash me shkrim arab, të cilat i ka hedhur. Më pas vazhdon se në katin e parë ka prishur një mur të brendshëm me trashësi të madhe, në brendinë e të cilit ka gjetur libra dhe letra në gjuhën arabe të vendosura në një polisë brenda murit, të cilat po ashtu i ka hedhur.

Pronari i shtëpisë dyshon se në muret e trasha të shtëpisë ende mund të gjenden dokumente me vlerë, ndër to ndoshta edhe dokumenti i Aktit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar”, ka thënë për median shqip në Maqedoni historiani Ilirim Dervishi.

Akti i Pavarësisë së Shqipërisë u firmos nga rreth 40 delegatë nga të gjitha trojet e Shqipërisë më 27-28 Nëntor në Vlorë. Por në versionin “Nosi” të deklaratës që qarkullon sot nuk janë të gjitha firmat.

Edhe këtë fakt e ka pohuar historiani Kristo Frashëri:

“…Ishte deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë. Një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di…” – ka thënë ai gjatë intervistës.

Ka edhe një tezë që thotë se dokumenti origjinal i Pavarësisë së Shqipërisë mund t’i jetë dhuruar ish-udhëheqësit jugosllav Josip Broz Titos dhe akti të ndodhet në arkivat serbe. Dikush tjetër e çon Aktin e Pavarësisë më larg, në perëndim, ku ai mund të jetë mbyllur në ndonjë nga arkivat e Evropës ose të jetë dhuruar.

Sipas historianëve dhe dokumenteve të kohës, Kuvendi Kombëtar që prodhoi Deklaratën e Pavarësisë i çeli punimet në orën 15.30 të 28 nëntorit. Në të morën pjesë 37 delegatëve, të cilët u shtuan më pas deri në 63 vetë dhe përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Në këtë kuvend u krijua Qeveria e Përkohshme, si dhe u emërua Pleqësia, ose Senati. Procedurat e mëtejshme vazhduan me nënshkrimin e aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Në orën 17.30 Ismail Qemali, doli në ballkonin e godinës duke ngritur flamurin. Kjo godinë ishte një nga dy sarajet e familjes së njohur të Vlorajve, pinjoll i së cilës ishte edhe Ismail Qemali. Këto saraje kanë ekzistuar deri në vitin 1925, kur u prishën, për t’ia lënë vendin ndërtimit të Lulishtes së Madhe, në Sheshin e sotëm të Flamurit në Vlorë.

Mos i injoroni këto pesë shenja të dëmtimit të veshkave në urinën tuaj gjatë natës

Veshkat janë organe thelbësore që ndihmojnë në nxjerrjen e mbeturinave nga gjaku në formën e urinës.

Ky është një nga hapat më të rëndësishëm në të gjithë funksionimin e trupit tuaj. Kur veshkat tuaja janë të dëmtuara ose nuk janë në gjendje të mirë, ato mund të mos jenë në gjendje të kryejnë këtë aktivitet të filtrimit efektiv të gjakut, gjë që mund të çojë në grumbullimin e produkteve të mbeturinave dhe toksinave në trupin tuaj. Ka një sërë shenjash dhe simptomash që mund të tregojnë dëmtim të veshkave, duke përfshirë ndryshimet në urinë.

Gjaku në urinë (Ndryshimi i ngjyrës së urinës)

Nëse vëreni skuqje në ngjyrën e urinimit, kjo mund të jetë shenjë se urina juaj përmban pjesë gjaku që mund të tregojnë dëmtim të veshkave. Dëmtimi i veshkave mund të shkaktojë gjakderdhje brenda veshkave ose traktit urinar.

Urina me shkumë

Shenja e parë e dëmtimit të veshkave që mund të shfaqet në urinë është ndryshimi i papritur në strukturë. Formimi i shkumëzuar i urinës suaj mund të tregojë se trupi juaj po çliron proteina me urinën tuaj. Proteina zakonisht nuk është e pranishme në urinë dhe prania e saj e papritur mund të nënkuptojë se veshkat tuaja janë në rrezik serioz.

Ndryshimi në ngjyrën e urinës

Një ndryshim i papritur në ngjyrën e urinës suaj mund të nënkuptojë gjithashtu se veshkat tuaja nuk po funksionojnë siç duhet. Zakonisht, një person me dëmtim të veshkave do të vërejë urinë me ngjyrë të errët. Ndonjëherë kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e infeksionit të veshkave ose gurëve në veshka.

Urina me erë të keqe

Një erë e keqe në urinë mund të jetë një tjetër shenjë se veshkat tuaja vuajnë nga disa sëmundje. Mund të tregojë gjithashtu dëmtim ose infeksion të veshkave, të cilat nuk duhet të injorohen kurrë me çdo kusht. Kjo erë gjithashtu mund të ndryshojë nga personi në person. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të kuptoni trupin tuaj dhe t’i merrni seriozisht gjërat e pazakonta që i ndodhin.

Rritja e dëshirës për të urinuar

Kur veshkat tuaja janë të dëmtuara, trupi ndjen nevojën për të urinuar herë pas here. Dështimi i veshkave mund të çaktivizojë kontrollin e trupit mbi urinimin. Kjo mund të jetë një shenjë që veshkat tuaja nuk po filtrojnë siç duhet gjakun, gjë që po shkakton grumbullimin e produkteve të mbeturinave në trupin tuaj.

Përse u tradhtuan shqiptarët?

Nga MONIKA STAFA

Prej një gjysmë shekulli të gjithë ne kemi mësuar se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të Ahmet Zogut.

Ky mendim ka vazhduar edhe për gati 33 vite pavarësisht se studimet janë divulguar prej marshit politik.
Po përse ne ende kemi këtë përfytyrim?
Si qëndron e vërteta?

E gjitha rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, një histori politike e cila ende na mungon.
Qeveria kombëtare e Ismail Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha.

Po Shqipëria vetë çfarë ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

E vërteta është se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Dhe kjo është një nga arsyet pse Ismail Qemali dha dorëheqjen. Ai mori udhët e mërgimit politik sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë si mbret.

Vetëm një vit më pas Fuqitë e Mëdha ishin ato që sollën në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.
Kjo është arsyeja përse viti 1913 përmendet gjithmonë si një vit i mbrapshtë për Shqipërinë. Këtu morën shkas dhe shumica e fatkeqësive të saj;
Paqëndrueshmëria e sistemit politik.
Varësia prej fqinjëve të saj shovinistë.

Forca e madhe e presionit të të huajve cinikë dhe indiferentë ndaj fatit të saj dhe copëtimi i thellë i territoreve të saj.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër projektoi një status të çuditshëm për shtetin shqiptar. Një projekt me paradokse të forta konceptuale. Edhe autonom, edhe sovran. Edhe autonom, edhe neutral. Edhe sovran, edhe nën kontrollin ndërkombëtar.

Çfarë ishte ky sistem për shqiptarët dhe trojet e tyre tashmë të vjedhura edhe ndërkombëtarisht?
Ku ishin miqtë e saj? Dhe përse ata ishin tradhtuar kaq rëndë?

Nocioni i principatës që të huajt futën për ne parakuptonte një filiacion me monarkitë evropiane. Dhe ky ishte një projekt i mirë në letër sepse parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë e Mëdha.
Një sistem gjyqësor ku të huajt do të ishin ata që do të luanin rolin vendimtar, duke nënkuptuar se nën rregullimin e statusit të Shqipërisë gjithçka do të procedohej mbi bazën e një parimi ndërkombëtar.

Po ai kombëtar ku gjendej në projekt?

Rrugës e vërteta do të qe ndryshe. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që u vendos në Vlorë nuk e njohu as formalisht qeverinë e Ismail Qemalit. Ai u konsiderua një faktor ‘lokal’, i barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh., qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër. Dhe me këta faktorë do të mund të bashkëpunohej deri në zgjedhjen e princit.

Ishte ky Komision që sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës duke çuar deri në dorëheqjen e Ismail Qemalit.
Kurthet që ju ngritën shqiptarëve pas kësaj ishin të njëpasnjëshme. Shqipëria ishte e vogël. Elita politike ishte gërrnjare dhe pa asnjë traditë shtetformuese. Nisur nga kjo fqinjët që i rrinin asaj pas për të përfituar gjithçka prej dobësisë së tyre realizuan për qejf gjithçka për të bërë të mundur të merrnin në dorë fatet e një kombi si shqiptaria.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Ata mbajtën ndryshe dhe një titull qesharak; çerek-mbretër. Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës. Një përpjekje për t’i treguar Fuqive të Mëdha në një moment të rrezikshëm për shtetin shqiptar se klasa politike shqiptare gjithsesi po respektonte zgjedhjen që ato vetë kishin bërë. Kjo zgjidhje u konceptua si një gjë e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë.
Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk.

Në ç’sistem jetojmë?

Kjo pyetje e poetit filozof Lasgush Poradeci drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zig-zaget si dhe shumë paqartësi të tjera, janë shkaku themelor që Shqipëria e ka kaluar shekullin e vet pa e tejkaluar Rubiconin e saj.

Top Channel

Ditëlindja e Komandantit Legjendar, Basha bën homazhe në Prekaz dhe në familjen Jashari

Kreu i PD, Lulzim Basha, përkujtoi sot edhe Komandantin Legjendar, Adem Jashari, në ditën e lindjes së tij. Zoti Basha së bashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë se PD, bëri homazhe pranë varrit të Adem Jasharit në Prekaz dhe familjes Jashari.

“Ndërsa sot gëzojmë frytet e lirisë, e mes sfidash po ndërtojmë të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë, kujtojmë dhe përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili vuri gjakun e tij dhe të familjes së tij në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”,- tha kryetari i PD pasi vendosi kurora me lule në Memorialin e familjes Jashari.

“Duke nderuar sakrificën e tyre, – tha kreu i PD, – të gjithë duhet të kujtojmë përgjegjësinë tonë për të çuar në fund amanetin e të rënëve, për ta mbrojtur dhe zhvilluar atë që fituam me gjak, për një komb në paqe, të sigurt dhe të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve në cilindo vend që jetojnë: Në Republikën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedoninë e Veriut e kudo anembanë botës”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha zgjodhi kullen e Isa Boletinit dhe Memoralin e Adem Jasharit për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që kontribuan dukë sakrifikuar jetët e tyre për lirinë dhe pavarësin e shqiptarëve.

Zëri i Amerikës zbardh skemën/ Aktet e qeverisë Berisha, që çuan në ndërtimin e kompleksit të pallateve te “Partizani”

Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme po heton mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bekteshi dyshohen për korrupsion, ndërsa zoti Malltezi edhe për pastrim parash. Përmes një sërë dokumentash, Zëri i Amerikës, analizon një nga momentet më të debatuara në çështjen e ish Klubit Partizani, atë që lidhet me ecurinë disa vjeçare të procesit që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh, që nga ndryshimi i destinacionit të sipërfaqes, deri te dhëniet e lejeve që e mundësuan atë, si dhe ndryshimet ligjore që përcaktuan një marrëdhënie të re për pronarët e trojeve ku shtriheshin terrenet sportive.

Më 8 qershor të vitit 2006, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) i Bashkisë së Tiranës, kryetar i të cilit ishte drejtuesi i atëhershëm i Bashkisë Edi Rama, ndryshoi destinacionin e disa zonave të qytetit të Tiranës nga “zonë sportive” në “zonë banimi”, mes të cilave dhe një sipërfaqe prej 0.7 hektarësh, në rrugën “Frosina Plaku”, pjesë e Klubit sportiv Partizani.

Në argumentat e saj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cilëson në kundërshtim me ligjin “Për urbanistikën” ndryshimin e destinacioneve të terreneve sportive, akt i cili do të merrte disa muaj më pas, më 21 nëntor të po atij viti, edhe miratimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës, KRRTRSH, që në atë kohë kryesohej nga zoti Berisha, në cilësinë e kryeministrit.

Në përgjigje të kritikave se përse edhe KRRTRSH-ja e kontrolluar prej tij, kishte miratuar një akt që kishte shkelje ligjore, zoti Berisha është shprehur disa herë së fundmi, se ai kishte qenë i detyruar ta miratonte vendimin e KRRT-së së Bashkisë, për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. “Më datën 21 nëntor unë e shqyrtova vetëm si noter, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese më kishte hequr çdo mundësi për të ndërhyrë”- u shpreh ai pak ditë më parë.

Përpara mbledhjes së KRRTRSH-së, ka vetëm një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të datës 11 nëntor, që në fakt, lidhet vetëm me një akt normativ të qeverisë, atë të dhjetorit 2005, i cili i jepte të drejtë Prefektit të mblidhte KRRT e Bashkisë Tiranë dhe nuk kishte të bënte me kompetencat mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Gjykata Kushtetuese u mjaftua të konstatonte se “akti normativ, e kish humbur fuqinë juridike për shkak se Kuvendi i Shqipërisë nuk ishte shprehur në mënyrë përfundimtare për të brenda afatit 45 ditor”.

Ndërsa, akti që e ndalonte në mënyrë të hapur qeverinë të ndërhynte në vendimarrjet e bashkive ishte ai i ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese, një muaj më vonë nga vendimi i KRRTRSH. Bëhet fjalë për vendimin me numër 29 të 21 dhjetorit 2006, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes Bashkisë së Tiranës dhe disa institucioneve të pushtetit qendror, sipas të cilit “Shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit, si çështje të planifikimit dhe menaxhimit urban që përfshihen në konceptin ligjor “funksionet e veta”, janë kompetencë e plotë dhe ekskluzive e organeve të qeverisjes vendore”. Një tjetër pikë e vendimit përcakton se aktet e KRRT-së mund të ankimoheshin në Gjykatë: “E drejta e shfuqizimit të akteve të paligjshme të KRRT-ve që funksionojnë pranë organeve të qeverisjes vendore është kompetencë e organeve të pushtetit gjyqësor”.

Në atë kohë, pavarësisht se Bashkia ishte fituar nga socialistët, KRRT-ja e Tiranës, rezulton se kontrollohej në shumicë nga pushteti qendror i PD-së. Diskutimet në mbledhjen që miratoi ndryshimin e destinacionit për një pjesë të ish Klubit sportiv Partizani, mbeten të paqarta. Kërkesa e Zërit të Amerikës, për t’u njohur me procesverbalin e mbledhjes së 8 qershorit 2006, mbeti pa një përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

Përbërja e KRRT-së së Bashkisë, Tiranë, sipas Neni 19 të ligjit “Për Urbanistikën”, i vitit 1998, parashikonte një shumicë të cilësuar me përfaqësues të pushtetit qendror, ndërsa pushteti vendor përfaqësohej vetëm me1/3 e anëtarëve. Kjo ishte një tjetër çështje për të cilën Bashkia e Tiranës, i ishte drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese, e cila po në vendimin e 21 dhjetorit 2006, e shfuqizon Nenin 19 me argumentin se “Duke iu referuar dispozitës ligjore përkatëse rezulton se shumica e cilësuar e anëtarëve të KRRT-së, nuk përfaqësojnë bashkinë. Ekzistenca e një rregullimi normues të tillë, që kërkon minimumin e 2/3-ve të anëtarëve për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e KRRT-së, nuk i krijon mundësi autoritetit vendor të gëzojë instrumentet e nevojshme ligjore për ushtrimin normalisht të funksionit dhe të vendimmarrjes në fushën e planifikimit urban, duke e vendosur atë, në këtë mënyrë, nën vullnetin e pushtetit qendror. Për rrjedhojë, neni 19 i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, bie ndesh me parimin e decentralizmit të pushtetit dhe të autonomisë vendore, parashikuar nga neni 13 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore”.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, çon, 6 muaj më pas, në maj 2007,në ndryshimin e përbërjes së KRRT-së, së Bashkisë së Tiranës. Me propozim të Qeverisë, numri zbret nga 21 në 9 anëtarë, me këtë formulë: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetar i KRRT-së; 3 anëtarë, me propozimin e shumicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës; 3 anëtarë, me propozimin e pakicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës; 1 anëtar, përfaqësues i ministrit përgjegjës për planifikimin urban dhe 1 anëtar, që zgjidhet me 3/5 e votave të të gjithë Këshillit Bashkiak të Tiranës”.

Një formulë e brishtë politikisht, sipas së cilës krijimi i shumicës, varet nga anëtari që zgjidhet me 3/5 e votave të gjithë Këshillit Bashkiak. Në kushtet kur shumica në këtë Këshill zotërohej nga koalicioni i majtë gjasat ishin më të mëdha që anëtari i 9-të i KRRT-së, të përfaqësonte të majtën, e cila në rrafshin e qeverisjes qëndrore ishte në opozitë.

Gjatë seancës parlamentare, ku diskutohet ky ndryshim ligjor, nga ana e socialistëve, kryetari i të cilëve drejtonte Bashkinë e Tiranës, kjo formulë kundërshtohet me arsyetimin se një përbërje e tillë, e lë sërish nën ndikimin politik të shumicës qeverisëse KRRT-në e Bashkisë së Tiranës.

Sipas procesverbalit të seancës, të siguruar nga Zëri i Amerikës, një nga pikat e nxehta të debatit lidhet me votimin me shumicë të cilësuar në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës të planeve rregulluese (6 nga 9 vota). Një formulë e cila e bënte të detyrueshëm konsensusin politik.

Lulzim Basha, deputet i PD: “Dëshira dhe vullneti i mirë për të zhbllokuar KRRT-në e Tiranës janë mëse evidente. Po arrijmë dot ne sot t’i besojmë pushtetin e dhënies së lejeve të ndërtimit, njëshit në Tiranë, që ka 7 vjet që premton planin rregullues dhe nuk e bën? Në momentin e përfundimit të planit rregullues, sigurisht, kompetencat e dhënies së lejeve të ndërtimit shndërrohen në kompetenca administrative”

Ylli Bufi, deputet i PS: “Mua më duket se propozimi që bëhet është tërësisht në të njëjtën linjë, si praktikat e mëparshme. Pra, është një formulë, madje, e cila besoj që më shumë se në praktikat e mëparshme, bllokon tërësisht KRRT-në e Tiranës”.

Kryeministri Sali Berisha: “Unë ju garantoj se në mënyrën më kategorike, kjo maxhorancë nuk kërkon ta bllokojë KRRT-në. Me këtë formulim ne kemi pasur parasysh dy gjëra: E para, Bashkia të japë lejet pa asnjë lloj mundësie për ta pësuar. Por, kontroll po. Sepse këta tre vetë që janë, këta nuk e pengojnë dot dhe nuk do të mund ta pengojnë dot. Te studimet e pjesshme ka një problem, ka një qëllim, nuk e mohoj. Pse është ky problem? Kjo klauzolë është vetëm për ta imponuar që të bëjë planin rregullues të qytetit. Nëse bëhet ky plan rregullues i qytetit, dhe kjo klauzolë bie”.

Leja e ndërtimit

Në fund të dhjetorit të vitit 2007, KRRT-ja e re e Tiranës, tanimë me 9 anëtarë, miraton lejen për sheshin e ndërtimit në pronë të 38 qytetarëve, mes të cilëve është dhe emri i Jamarbër Malltezit. Vendimi me numër 136, përfshin, një shesh me një sipërfaqe prej 8540 metrash katrorë dhe mban firmën e kryetarit të Këshillit Edi Rama. Pas dy muajsh, në shkurt të vitit 2008, KRRT e Bashkisë së Tiranës miraton edhe lejen e ndërtimit, me vendimin, që sipas dosjes hetimore, mban numrin 61 të datës 26 shkurt 2008.

Zëri i Amerikës, kërkoi nga Bashkia e Tiranës, procesverbalin e të dyja mbledhjeve, por sërish nuk mori asnjë përgjigje.

Megjithatë Zëri i Amerikës, arriti ta lexojë proceverbalin e mbledhjes ku u miratua leja e ndërtimit për shoqërinë “Kontakt”. Dokumenti gjendet në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë, në dosjen e gjykimit të padisë së një pronari dhe investitorit, ndaj Bashkisë së Tiranës, për moszbardhjen e lejes së mësipërme. Sipas procesverbalit, zoti Rama, në fillim të mbledhjes ka propozuar që ajo të drejtohej nga Arben Biçoku. Me gjasë Rama nuk ka vijuar të jetë pjesë e saj, përsa kohë në procesverbal firma e tij si dhe e një anëtari të tjetër të KRRT-së, përfaqësues i Bashkisë, mungojnë. Takimi ka vijuar me 7 anëtarët e mbetur të Këshillit.

Proçesverbali zbulon se Investitori nuk kishte ende pronësinë mbi zonën ku parashikohej ndërtimi dhe se leja do të zbardhej me faza, pasi të bëhej privatizimi. Në këtë dokument, Investitori (emri i të cilit nuk shkruhet), citohet të shprehet se “nuk e kemi pronësinë për objektet”. Më tej bie në sy fakti se propozimet e investitorit, janë ato që duket se orientojnë mbledhjen, ku diskutimet vijojnë pa debate dhe kundërshtime. Eshtë Investitori ai që propozon që “të miratohet i gjithë korpusi dhe zbardhja të bëhet e faza, mos vijmë përsëri në KRRT”. Propozimi i tij gjen përkrahjen e anëtarëve të Këshillit dhe leja miratohet me kushtin e përfundimit të privatizimit të objekteve Drejtuesi i mbledhjes Arben Biçoku thekson ne përfundim se: “Miratohet leja për gjithë korpusin. Të bëhen dy vendime përkatësisht për fazën A dhe për fazën B. Faza B të zbardhet pas privatizimit dhe marrjes së pronësisë për objeket në veri. Miratohet.”

Në një intervistë në Top Story, në Top Channel, vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Berisha tha se Kryetari i KRRT-së së Tiranës, Edi Rama nuk e zbardhi vendimin , duke penguar zbatimin e lejes së ndërtimit. Një pronar dhe shoqëria “Kontakt” e paditën Bashkinë e Tiranës në gjykatë në vitin 2008 dhe në shtator të vitit 2013 Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe të apelit, që detyronte Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të bënte zbardhjen e lejes.

Zëri i Amerikës siguroi dy vendimet e gjykatave, atë të Apelit dhe të Gjykatës së lartë në lidhje me këtë çështje. Arsyetimi i Bashkisë së Tiranës për moszbardhjen e lejes së ndërtimit, sipas këtyre vendimeve, lidhet “me mosrespektimin e detyrimit ligjor të palës paditëse për plotësimin e formularit 3 dhe 3/1 që përmbajnë të dhëna teknike të domosdoshme për dhënien e lejes se ndërtimit”, ndërkohë që pala paditëse insistonte se privatizimi ishte bërë dhe se kushti i lejes ishte plotësuar.

Kryeministri Edi Rama në proponcimin e tij të vetëm për privatizimin e Klubit sportiv Partizani, në një intervistë pak ditë më parë në “Report TV”, (14 Nëntor) nuk dha shpjegime për mënyrën se si u ndryshua destinacioni nga zonë sportive në zonë banimi. Ndërsa komentoi një hartë të zonës, ai tha se leja e dhënë nga KRRT-ja i përket një sipërfaqeje të vogël ku “ka qenë hyrja e djathtas tek ish klubi Partizani, që ishin disa karakatina të kohës së ushtrisë. S’ka pas fare klub Partizani aty, ka qenë pjesë e territorit, por ka qenë pjesë e ca karakatinave. Ajo është leja. Gjithë pjesa tjetër, ku kanë qenë fusha, qendra tenisi futbolli, te fusha tjetër, që ka qenë fusha e hapur e basketbollit, tek palestra. Gjithë ajo që ka qenë tek kompleksi sportiv Partizani është leja që ka ardhur pasi është ndryshuar “Ligji për Sportin”. Si mund të jepte KRRT-ja në kohë time një leje të tillë kur ligji ishte shumë i qartë. Nuk mund të ndërtohet në terrene sportive. Terrenet sportive pastaj janë zhdukur dhe janë bërë ndërtime”- u shpreh zoti Rama.

Por menjëherë më pas, zoti Berisha reagoi duke deklaruar se “e vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori”, ndërsa u shpreh se me miratimin e planit rregullues të Tiranës “zonën e klubit Partizani, Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane. Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha, fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj. Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht”.

Debatet për “Ligjin për sportin”

Baza ligjore që i hapi rrugë ndryshimit të destinacionit të pjesës tjetër të Klubit sportiv Partizani, është një ndër çështjet më të debatueshme. Neni 31 i “Ligjit për Sportin” ndryshoi dy herë brenda një periudhe 8 mujore, në vitet 2007-2008.

Deri në tetor të vitit 2007, ky nen parashikonte që “objektet sportive jepen me koncension, apo privatizohen, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni” në përputhje me ligjin tjetër po të vitit 1995 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe në infrastrukturë”.

Me ndryshimet në tetor të vitit 2007 Neni 31 ndryshon duke parashikuar se: “Objektet sportive jepen me koncension, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni”, në përputhje, këtë herë me ligjin e ri për koncensionet të vitit 2006, i cili përfshinte dhënien e konçensioneve edhe në fushën e arsimit dhe sporteve.

Prokuroria e Posaçme vëren se pikërisht në këtë periudhë që po procedohej me privatizimin e objekteve dhe terreneve sportive, Këshilli i Ministrave ndjen nevojën të ndryshojë ligjin “Për sportin”. Ndryshimet e muajit tetor 2007 kishin hequr mundësinë e privatizimit të objekteve sportive. Kështu që në në korrik të vitit 2008 Neni 31 ndryshon sërish.

Sipas Prokurorisë së Posaçme “me propozim të Këshillit të Ministrave përcaktohet ndryshimi i nenit 31 në këtë mënyrë: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncension, në përputhje me ligjin nr. 9663 datë 18.12.2006 “Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat ně shërbimet publike dhe infrastrukture” me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni”.

Prokuroria thotë se në këndvështrim të leximit, sipas teknikës legjislative, interpretimi i kësaj dispozite është që objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë, pa i vendosur asnjë kufizim. Kurse, në rast se jepen me koncension, atyre duhet të mos u ndryshojë destinacioni.

Por zoti Berisha i bën një tjetër lexim sipas të cilit kushti për mosndryshim destinacioni prek dhe pronarët. “Sali Berisha u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin. Ligji i Sportit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin”- argumenton ai.

Në fakt, ky nen ka qenë një çështje fort e debatuar në seancën parlamentare ku u diskutua ndryshimi i ligjit në korrik të vitit 2008. Deputetët e majtë, në opozitë në atë kohë, kërkuan me këmbëngulje shpjegime nëse ndryshohet apo jo destinacioni i terreneve sportive kur privatizohen nga pronarët.

Zëri i Amerikës sjell një pjesë të debateve në atë seancë:

Erjon Braçe, deputet i PS: Ajo që më bën përshtypje është fakti tjetër, që fjalia mbyllet këtu: “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit kur ka të tillë. Në të kundërt jepen me koncesion me kusht që të mos ndryshojë destinacioni.” Pra kushtin që të mos ndryshojë destinacioni ju e futni në këtë nen vetëm për shoqëritë aksionere apo për klubet, dhe mirë bëni. Por ç’ndodh në rastin kur ka ish-pronarë? E mori pronën pronari, shumë mirë, ia dhatë këtë të drejtë, por pse nuk vendosni kushtin, që normalisht kjo pronë të mos tjetërsohet? Prandaj, zoti Kryeministër, thashë pak më parë që ky nen nuk ka lidhje me sportin. Ky nen ka lidhje me trojet dhe ky është një problem shumë i madh.

Pandeli Majko, deputet i PS: Pyetja, që të jetë më e shkoqur, zoti Kryeministër, është: A dilni garant ju, se pas këtij ndryshimi në terrenet sportive, nuk do të ndërtohen pallate? Po apo jo? Ky është shqetësimi. Nuk po diskutojmë këtu do të shkojë Çiljeta në Kinë apo jo.

Kryeministri Sali Berisha: Do të përgjigjem në mënyrë shumë të thjeshtë. Se çfarë do të bëjnë pronarët, të jesh i bindur që Qeveria ka zero tagër në Tiranë. Qeveria e Tiranës jeni ju dhe është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të nderuar zotërinj, se çfarë do të bëjnë pronarët me territorin e tyre, e ka në dorë Bashkia e Tiranës dhe pronari, jo Qeveria. Në fakt, ju e keni shënjestrën tjetërkund, jo tek unë. Është puna juaj.

Skënder Gjinushi deputet i PSD (duke ju drejtuar deputetëve të PD-së) : U kuptua nga nënteksti i shefit tuaj, i cili tha tani se nëse do të ndërtohet pallat apo jo, kjo varet edhe nga kryetari i bashkisë, apo nga kryetarët e bashkive. Ai e ka të qartë se ku ndodhen dhe cilat janë këto terrene, ku ia vlen të ndërtosh dhe ku jo, pastaj hyrjet i ndan Ndreka.

Ilir Meta deputet i LSI: Shpreh shqetësimin e thellë, jo vetëm kaq, por alarmin se ndoshta pas gjashtë muajsh apo një viti nuk do të kemi më terrene sportive dhe Zoti na ruajt të paktën stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, sepse duket qartë që një plan ogurzi është për të gjitha terrenet sportive, që kanë mbetur në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit tonë, ku, me sa duket, vlera e biznesit të ndërtimit është shumë e lartë. (I drejtohet Berishes). Ju edhe ato pak vepra sportive që kanë mbijetuar nga koha e diktaturës, tani, në marrëveshje të qartë me klanet e ndërtimit, duket se po jepni koncesione, ndoshta edhe në shkëmbim të Kodit të ri Zgjedhor.

Erjon Brace, deputet i PS: Më lejoni, zoti Kryeministër, t’ju them që në fjalinë e parë “Objektet sportive privatizohen nga pronarët e trojeve, nëse ka të tillë” duhet vendosur patjetër kushti që të mos u ndryshojë destinacioni. Kjo është themelore për të garantuar ekzistencën e klubeve sportive dhe ushtrimin e sportit në këto objekte sportive në vijim. Unë nuk mund ta pranoj konceptin tuaj që ju nuk ndërhyni. Nuk është e vërtetë. Territorin nuk e qeverisin vetëm njësitë vendore, atë e qeverisni edhe ju dhe ju jeni kryetari i KRTRSH-së, jeni ju që, jo më larg se disa muaj më parë, keni ndryshuar me vendim të KRTRSH-së destinacionin e disa zonave sportive në Tiranë. Prandaj, do të ishte mirë që ju, personalisht, ta pranoni këtë kusht për ish-pronarët.

Propozimi i deputetit socialist Erjon Brace nuk u miratua dhe neni 31 i Ligjit “Për Sportet” kaloi sipas formulimit të propozuar nga qeveria.

Pavarësisht gjithë aspekteve të debatueshme të gjithë kësaj çeshtjeje, pas lejes se parë të ndërtimit në shkurt të vitit 2008, Bashkia e Tiranës ka vijuar ndër vite, të japë leje të tjera ndërtimi, aty ku me herët shtrihej kompleksi sportiv Partizani.

“Konferenca e Londrës nuk e njohu qeverinë e Ismail Qemalit”, DW sjell versionin e historianëve gjermanë për Pavarësinë: Austro-Hungaria donte një shtet të fuqishëm shqiptar, por Franca dhe Rusia….

Konferenca e Londrës e vitit 1912 nuk e njohu qeverinë e Ismail Qemalit. Ajo vendosi që Shqipëria të bëhet principatë. Një libër sqaron sfondin.

Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria.Që vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë, do të mëvetësohej kjo dihej. Por pyetja ishte, se cila do të ishte forma e këtij shteti, kufijtë e tij dhe kush do ta drejtonte këtë popull me shumicë myslimane? Historiani gjerman Hanns Christian Loehr, në ibrin e tij me titullin “Die Gründung Albaniens – Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914” (Themelimi i Shqipërisë – Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive të mëdha ndaj Ballkanit 1912-1914), botim i vitit 2010, i ka marrë nën lupë bisedat e asaj kohe.

Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm

Në librin e tij prej mbi 250 faqesh, Loehr analizon diplomacinë e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore, duke marrë si shembull pikërisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nënkupton atë që nënkupton shumica e shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por atë krijesë që doli si rezultat i kompromisit të Londrës në vitin 1913: Pra një principatë e pavarur nën udhëheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashtë fuqitë e mëdha.

Negociatat e asaj kohe për krijimin e shtetit shqiptar, sipas Loehr, marrin një rëndësi të veçantë në historinë evropiane dhe madje atë botërore. Sepse aty pasqyroheshin mosmarrëveshjet midis fuqive: Një shembull është arritja e kompromisit për kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e të cilit 750 mijë shqiptarë u lanë jashtë territorit: “Kufiri me Serbinë, për shembull, ishte një kufi shumë i panatyrshëm dhe i padrejtë për popullin shqiptar, por meqenëse ishte rezultat i një kompromisi, ai bëri që të paktën edhe për dy vjet të ruhej paqja evropiane dhe të mos kishte luftë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë”, tha Loehr asokohe në një intervistë për DW shqip.

Austro Hungaria pro shtetit shqiptar

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Vjena në këtë mënyrë, donte të pengonte daljen e Serbisë (kësisoj edhe të Rusisë) në Detin Adriatik. Austro-Hungaria mbështetej nga Gjermania dhe Italia, ndërsa Rusia dhe Franca mbronin interesat e shteteve të tjera ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Bullgari dhe Greqi, të cilat do të kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapësirën shqiptare. Që kjo zgjidhje e dalë nga ky pazar interesash do të dështonte, dukej për shembull edhe në mënyrën se si ishte planifikuar ndërtimi institucioneve të shtetit të ri. “Aty ishte përcaktuar me hollësi edhe se si do të ndaheshin postet e drejtorëve të Bankës së Shqipërisë ndërmjet gjashtë fuqive. Përcaktime të tilla deri në detaje do të bëheshin shkak për grindje të herëpashershme”- tha Loehr.

Perandori gjerman Wilhelm II kundër krijimit të Shqipërisë

Fakti që princi i zgjedhur për të udhëhequr shqiptarët ishte gjerman nuk ishte patjetër shenjë e interesimit të veçantë të Gjermanisë për Shqipërinë. Wilhelm zu Wied, princi që u caktua të vihej në krye të principatës së re, u zgjodh në atë post meqë ishte protestant dhe gjerman, pra, mendohej të ishte i paanshëm. Por ai nuk kishte aspak përvojë me Shqipërinë duke u bërë kështu personifikim i këtij kompromisi të dobët. Fakti që ishte gjerman ishte pozitiv, sepse Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Dhe më së miri kjo del në pah nga qendrimi i perandorit të atëhershëm: “Wilhelmi II nuk donte as që Wied-i të shkonte në Shqipëri, e as që të kishte një shtet shqiptar. Por ishin diplomatët ata që e manovruan atë në këtë drejtim duke iu referuar detyrimit që vinte nga aleanca me Vjenën”.

Dhe këtu del edhe shkaku se përse Loehr, i cili si historian është marrë kryesisht me rrëmbimet e veprave të artit në kohën e nazizmit, merr mundimin të bëjë një studim për Shqipërinë: “Duke parë politikën e jashtme të Gjermanisë, në shembullin e Shqipërisë, sheh se Perandori gjerman nuk kishte fare pushtet. Kështu duke shtruar pyetjen, se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, përgjigja është se një pjesë kryesore të përgjegjësisë nuk e mban Perandori, por kancelari i Perandorisë (Bethmann Hollweg)”, thotë ai në intervistë.

Skandabeg në vend të Skënderbeut

Pra, Loehr e ka vërtetuar atë që dëshironte. Pyetja që mbetet për ata që janë vërtet të interesuar të mësojnë diçka të re për historinë e Shqipërisë, është se çfarë mund të zbulojnë ata tek ky libër. Michael Schmidt-Neke është njëri nga historianët gjermanë, që është marrë më së shumti me historinë e Shqipërisë së asaj periudhe. Ai e ka lexuar librin e Loehrit dhe e ka recensuar atë në revistën shkencore Suedosteuropa-Mitteilungen (Njoftime nga Evropa Juglindore).

Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s, Schmidt-Neke kritikon faktin, që autori u referohet vetëm burimeve gjermane e austriake. “Në libër mungojnë burimet nga fuqitë e tjera. Po ashtu injorohet tërësisht literatura shkencore e vendeve ballkanike, për të mos folur pastaj për literaturën shqiptare”, thotë Schmidt-Neke.

Schmidt-Neke gjithashtu konstaton me keqardhje, se për Wied-in flitet vetëm në shtatëdhjetë faqet e fundit, pra nuk është një libër i mirëfilltë për historinë e Shqipërisë në periudhën e Wied-it, ashtu siç premton titulli. Që autori pothuajse nuk ka fare njohuri nga Shqipëria, këtë nuk e dëshmon vetëm fakti që nuk ka përdorur burime nga literatura shqipe, por edhe që shumë emra personalitetesh shqiptare janë shkruar me gabime, si për shembull: Skandabeg, e jo Skanderbeg, siç thirret Skënderbeu nga gjermanët. Por sipas Schmidt-Nekes, Loehr tregohet naiv kur e riprodhon legjendën se një farë gjermani me emrin Otto Witte, i cili në vitin 1913 gjoja ishte shpallur mbret i Shqipërisë nga osmanët. “Burimi i vetëm i kësaj përralle është libri që ka shkruar vetë Witte”, thotë Schmidt-Neke.

Edhe pse libri i Hanns Christian Loehrit ka kaq mangësi, për historianët ai përmban shumë detaje intereHistori diplomatike dhe kujtime për Gjermaninë nga një diplomat shqiptarsante e që mund të sjellin një ndihmesë për të plotësuar panoramën e asaj kohe. Një i tillë është për shembull fakti që kishte shumë gjermanë, që u treguan të gatshëm të viheshin në mbrojtje të princ Wiedit, e që njëri syresh ishte poeti i njohur Georg Trackl. /DW

Jo më policë në rrugë: Akset dhe mënyra e funksionimit të radarëve në vitin 2024

Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, deklaroi për televizionin SCAN, se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.

“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë.

Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”, tha ai.

Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?

“Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse.

Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës.

Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, tha Berberi.

Kjo nënkupton, se si në Itali, çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor.

Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.