30.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

111-vjetori i Pavarësisë, Blinken uron Shqipërinë: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin tuaj drejt anëtarësimit në BE

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme.

Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s.

Blinken ka falenderuar vendin tonë për mirëpritjen dhe mbështet fuqishëm integrimin e plot në komunitetin euroatlantik dhe në rrugën drejt anëtarësimit BE.

Postimi i plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë.

Ju falenderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017.

Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë.

Stuhia në Turqi, moti shkakton dëme të mëdha

Një stuhi me përmasa të jashtëzakonshme në rajonin Lindor të Detit të Zi të Turqisë ka shkaktuar valë gjigante, duke sjellë dëme të mëdha në Rrugën Bregdetare të Detit të Zi, një rrugë kyçe që lidh qytetet përgjatë vijës bregdetare.

Infrastruktura prej 4.2 miliardë dollarësh iu nënshtrua valëve monstruoze, kryesisht midis rajoneve Hopa dhe Kemalpaşa në Artvin, verilindje të Turqisë, duke i lënë rrugët të zhytura në ujë dhe automjetet të bllokuara.

Për shkak të stuhisë, automjete të shumta janë dëmtuar rëndë. Pamjet e kapura në celularë tregojnë ashpërsinë e situatës, me rrugë të përmbytura dhe automjete që përpiqen të luftojnë kundër kushteve sfiduese.

Skenat e fuqisë shkatërruese të stuhisë dhe kaosit që pasoi në Rrugën Bregdetare të Detit të Zi kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Qytetarët kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e vendimmarrësve për ndërtimin e rrugës me dy karrexhata pa pasur një detajim të qartë të pasojave ekologjike. Efektet e stuhisë u shtrinë edhe në sektorin e aviacionit, me një avion që hasi vështirësi gjatë uljes në aeroportin Ordu-Giresun, për shkak të erërave të forta.

Finalet e Euro “Gjermani 2024”, informacioni që duhet të dinë tifozët shqiptarë për t’u pajisur me bileta

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se së shpejti nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës (https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi nis në datën 4 deri më 12 dhjetor 2023, pasi Kombëtarja shqiptare të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet ku do të luajë. Në momentin që regjistroheni, ju duhet të identifikoheni si tifoz i Kombëtares shqiptare, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamur shqiptar).

Gjithashtu, ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që doni të keni në dispozicion. Me një llogari, ju mund të blini deri në 4 bileta për një ndeshje. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë disponueshmërinë e biletave që i jepet si kuotë tifozëve shqiptarë, UEFA do të hedhë një short për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me e-mail për të paguar biletat e tyre në janar të vitit 2024.

Pasi të kryeni pagesën, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik vetëm në aplikacionin e UEFA-s (UEFA Mobile Tickets), që duhet ta keni të instaluar në telefonin tuaj. UEFA bën me dije se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, ju do të informoheni me e-mail. Ky e-mail do të përmbajë gjithashtu edhe një shpjegim të shkurtër të se si funksionon aplikacioni.

Shorti i turneut final të UEFA EURO 2024 hidhet të shtunën, më 2 dhjetor në Gjermani dhe Shqipëria do të njohë grupin dhe kundërshtarët e saj në këtë kompeticion. Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e dytë të UEFA-s, pas rezultateve fantastike në këtë fushatë eliminatore dhe renditjes në vendin e parë në grupin E me 15 pikë.ss

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit me foton e flamurit “Autochthonous”

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Tenisit (ATP) ka vendosur ditën e sotme në fotografinë e profilit në “Facebook” flamurin “Autochthonous”, me figurat e Ismail Qemalit e Isa Boletinit.

Bashkangjitur fotografisë së postuar në faqen zyrtare të ATP-së, është uruar festa e Pavarësisë së Shqipërisë, e 28 nëntorit, në gjuhën angleze.

Megjithatë, shumë shpejt ajo foto u fshi nga faqja e ATP-së, për t’u zëvendësuar me logon e saj zyrtare.

Në faqe nuk u dha një shpjegim nëse profili ishte hakuar, ndonëse fotografia me flamurin e Shqipërisë është hequr tashmë nga profili i Facebook-ut të ATP-së.

“Bashkohuni me ne”/ NATO uron Shqipërinë për festën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

NATO ka uruar ditën e sotme Shqipërinë me rastin e Ditës së Flamurit. Aleanca e Atlantikut të Veriut me anë të një postimi në Facebook ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në postin e saj, NATO uron Shqipërinë si një aleat që prej 14 vitesh është pjesë e aleancës.

POSTIMI I NATO-s:

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë”

Basha uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë nga kulla e Isa Boletinit: Nderojmë Ismail Qemalin dhe komandantin e parë ushtarak

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa deputetë demokratë kanë qenë në kullën e Isa Boletinit, një nga monumentet më historike të kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Basha uroi gjithë shqiptarët për festën, ndërsa tha se Isa Boletini është një gur themeli në krijimin e shtetit shqiptar dhe krahu i djathtë i Ismail Qemalit.

“Gëzuar 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditën e flamurit kombëtar.

Sot kemi zgjedhur ta festojmë këtë ditë nga një prej monumenteve më historike të kombit shqiptar, kulla e Isa Boletinit këtu në Boletin në veri të Kosovës.

Kemi zgjedhur ta festojmë duke nderuar një prej dy Isëve të mëdhenj, bashkë me Ismail Bej Vlorën, atin themelues të shtetit shqiptar, Isa Boletinin komandantin e parë ushtarak të shtetit shqiptar, dorën e djathtë ku mbështetej Ismail Qemali dhe veprimtarët e tjerë që mundësuan pavarësinë e Shqipërisë.

Fshati Boletin njihet për gurët e tij të mëdhenj, edhe Isa Boletini është një gur i madh në themelin e shtetit shqiptar.

Ai është një nga ata gurët që mbeten në ndërgjegjen tonë edhe si diçka për tu nderuar e krenuar, por edhe si paralajmërim për kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë të kombit tonë, se këta gurë qëndrojnë garanci e identitetit tonë kombëtar, e përkatësisë tonë evropiane, por të pavarura dhe me liri të pacenuara”, tha Basha.

Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora: Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë. Pasi ekspozitën e piktorëve vlonjatë, Kurti shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë.

“Ishte kënaqësi të ndjekim këtë ekspozitë të kuruar me shumë kujdes e pasion. Me këtë rast, Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve, sot është ditë pushimi e ditë feste, cdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ishim për të bërë nderime ne Vlorë, pasdite do të jemi në Kosovë, për homazh në varrezat e Jasharajve. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se gjithë këto aktivitete nuk i mbajmë dot në një ditë, do të vijojmë edhe nesër.”- tha Kurti.

“Nuk është sot dita të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim në këtë moment.” -tha Kurti.

Shaip Kamberi: Nëse valëvit flamurin shqiptar në Preshevë, përballesh me pasoja

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi është shprehur se këtë ditë më shumë e ndiejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kjo pasi sipas tij, në këtë vend nëse valëvit flamurin shqiptar përballesh me pasoja, pasi është e ndaluar me ligj.

Ai shton se sot është koha që të ngrihet zëri dhe të kërkohet më shumë liri e baraze, që ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më.

Reagimi i Kamberit:

Urime Dita Flamurit,

28 nëntorin, Ditën e Pavarsisë se Shqipërisë më së shumti e ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës! Aty ku ende nëse valvitë flamurin shqiptar përballesh me pasoja e ku na është ndaluar me ligj ngitja e tij nuk na ka bërë të dorëzohemi

Jemi shqiptarët e vetëm në shtetet e Ballkanit Perendimor që ende dënohemi për vendosjen e flamurit kombëtar!

Sot, më shumë se kurrë nevojitet që zëri ynë të ngritet e të kërkojmë më shumë liri e barazi, e ligje të tilla diskriminuese të mos ekzistojnë më!

Në këtë ditë ku e gjithë bota shqiptare, e shqiptarët gjithkah nëpër botë festojnë, urime të gjithë atyre e veçanërisht shqiptarëve në Luginë të Preshevës 28 Nëntori, ditën e flamurit kombëtar❤️!

Narkotrafikanti flet nga arratia: Për t’i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar

“Për t’i dhënë fund trafikut të drogës, së pari duhet t’i japim fund policisë dhe politikanëve të korruptuar, dhe ka shumë prej tyre”. Kështu është shprehur bosi uruguaian i drogës Sebastian Marset në një intervistë të dhënë nga arratia për gazetaren Patricia Martín, të programit televiziv Santo y Seña në Uruguai.

“Ka vende ku trafiku i drogës është buka e përditshme”, theksoi Marset.

Me videot e tij të publikuara në rrjetet sociale teksa ishte në arrati, bosi uruguaian ka vënë në siklet policinë dhe qeveritë e vendeve të ndryshme. Në korrik ai i mezi i shpëtoi kapjes në Bolivi falë një informacioni nga vetë policia. Dhe muajin e kaluar ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Uruguait duhej të jepnin dorëheqjen për çështjen e një pasaporte ligjore që do ta lejonte atë të largohej nga Dubai në vitin 2021, pasi u ndalua për posedim të dokumenteve false.

Në moshën 32-vjeçare, Marset konsiderohet tashmë “mbreti i rrugës ujore”, kanali i lundrueshëm që përshkon Paraguajin, Uruguain dhe Argjentinën, përgjatë të cilit udhëtojnë tonelata kokainë të fshehura në kontejnerë me drithëra dhe sojë të destinuara për në Evropë. Për të dallohen fletë-arrestet e ndryshme ndërkombëtare për trafik droge, pastrim parash dhe për vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci.

Por ai e mohon këtë akuzë të fundit: “Unë nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e Pecci-t”, i tha ai gazetares Patricia Martín që e intervistoi atë në një vend sekret, me sa duket në Paraguaj.

“Ata bënë një gabim të madh me këtë akuzë, prandaj vendosa të flas”, shtoi ai.

Nga ChatGPT tek dua punë, çfarë kërkuan shqiptarët në Google këtë vit

Në kohën kur bota dixhitalizohet gjithnjë e më shumë, interneti është burimi kryesor për të eksploruar, për t’u informuar dhe për të ndarë një sërë idesh.

Për shqiptarët, Google është dritarja virtuale që hapet çdo ditë për njohuritë, lajmet, dhe kuriozitetet e tyre.

Në vitin 2023, kërkimet në Google për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas Google Trends.

Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa kërkimi i dytë në numër më i shpeshtë është ‘njoftime pune-marketing në Tiranë, që ka tejkaluar edhe kërkimet për “kërkoj punë në Gjermani’.

Ditëve të fundit është rritur kërkimi mbi “Europian 2024”, duke marrë në konsideratë fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës sonë kombëtare në futboll.

Kërkime të tjera përfshijnë:

– Ryanair, muajin e fundit ka qenë në top kërkime duke marrë në konsideratë hyrjen e një operatori të ri low-cost të fluturimeve në Shqipëri.

– Luiz Ejlli- edhe pas muajve të përfundimit të reality show-t, kërkimet për fituesin e këtij viti të Big Brother Vip vijojnë.

– Google Translate, Weather, Festat Kombëtare 2023./MONITOR