27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Reshjet e dëborës bllokojnë disa akse rrugore, ARRSH tregon rrugët problematike

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë.

Sipas ARRSH, në këto akse rrugore po pastrohet dëbora përmes shpërndarjes së kripës. ARSSH bën thirrjen që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

Parandalohet tragjedia/ Tentuan të kalonin lumin me automjet, ngecën në mes të ujit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Mund të kishte përfunduar në tragjedi. 4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujrat e lumit të Prodan, pasi tentuan kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.

Ambasada e SHBA-së uron shqiptarët anembanë Shqipërisë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasada ka zgjedhur urimin përmes një videoje ku oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar, por si një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Pas reshjeve të dendura të dëborës, 17 fshatra ende pa energji në Dibër e Bulqizë

Situata e krijuar nga reshjet e borës vijon të jetë problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në Dibër e Bulqizë. Aktualisht pa rrymë vijojnë të jenë 8 fshatra të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Bashkinë Dibër dhe 9 fshatra të Bashkisë Bulqizë si në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricës.

Erërat e forta kanë bërë ndërprerjen gjatë natës edhe në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.

Sa i përket borës, deri tani të pakalueshme janë rrugët e fshatrave të Njësive Administrative Kala e Dodës, Selishtë e Zall Dardhë në Bashkinë Dibër.

Për momentin furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë Qarkun Dibër bëhet pa probleme.

Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme pa probleme.

111-vjetori i pavarësisë, Google bën surprizën e veçantë, ‘vishet kuqezi’

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka bërë një ‘surprizë’ në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

Google ka ‘ndryshuar imazhin’ dhe është veshur kuqezi në nder të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

U nis dje nga Prishtina duke vrapuar, atleti Erzen Zymberaj është gati të arrijë në Tiranë

Ka arritur në 60 kilometrat e fundit Erzen Zyberaj atleti kosovar i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë duke vrapuar.

Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.

Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.

28 Nëntori, Lulzim Basha: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në facebook, uron Ditën e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare!” – shkruan Basha.

Bllokimi i rrugës së Arbrit, Duleviç: Ky është një skandal

Eksperti i energjitikës Azmer Duleviç ka folur për situatën në rrugën e Arbrit dhe bllokimin e 300 personave vetëm nga 20 cm reshje dëbore.

Ai e ka quajtur atë skandal të papranueshëm.

“Rruga e Arbrit ka kushtuar mbi 400 miliardë lekë. Dhe vetëm merr para nga taksat e qytetarëve, dhe është akoma e pasigurte, nuk i plotëson standardet nuk ka sinjalistikë.” – shprehet Duleviç.

Më poshtë reagimi i plotë i inxhinier Duleviçit.

“Ky është një skandal, është e papranueshme. Jemi në 2023. Qytetarët, fëmijët pleqtë mbesin me orë të tëra në të ftoftë në rrugën e Arbrit, Kjo është një papërgjegjshmëri nga ana e institucioneve. Unë nuk e kuptoj në momentin që ndodhi ministrja ishte e përgatitur shumë mirë edhe më kamerat me vete, dhe nuk e kuptoj çdo ministrja ne mes të rrugës kur qytetarët bllokohen dhe ajo thjesht bën propagandë. Patjetër është faji i institucioneve. Nëse ju kujtohet janë hedhur qysh janarin e vitit të kaluar edhe dy satelitë që kanë kushtuar 6.6 milionë dollarë ku është informacioni që do parandaloheshin këto katastrofa. Do të thotë që 6.6 milionë dollarë kanë shkuar kot. Mund të kishin shkuar me mirë për Emergjencat Civile. Sepse janë vetëm 110 borëpastruese. Disa janë kamionë të komunales që zhvendosin borën. Ky është skandal tjetër që nuk kemi mjete ne rastin e emergjencave.

Rruga e Arbrit ka kushtuar mbi 400 miliardë lekë. Dhe vetëm merr para nga taksat e qytetarëve, dhe është akoma e pasigurte, nuk i plotëson standardet nuk ka sinjalistikë…”

111 vjet Pavarësi, Shqipëria feston sot kuqezi! Mbahet për herë të parë ‘Parada e shqiptarëve’

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Me rastin e kësaj dite të shënuar autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë organizuar evente të shumta që do të mbahen në disa qytete të vendit. Festimet do të nisin në Vlorën e Ismailit aty ku do të kryhet ceremonia tradicionale e ngritjes së Flamurit me shkabën dykrenare. I pranishëm në këtë ngjarje do të jenë krerët më të lartë të shtetit, mes të cilëve dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Veçantia e kësaj feste do të jetë parada që do të mbahet në kryeqytet, ku do të parakalojnë kryetarët e bashkive dhe komunave nga të gjitha trevat shqipfolëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanoc.

“Pa mbaruar viti SPAK ‘merr’ një të rëndësishëm nga mazhoranca!”/ Nikoll Lesi flet për “surprizat” e SPAK

Nikoll Lesi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për SPAK-un dhe hetimet e zyrtarëve të lartë.

Lesi tha se pritet që një person i rëndësishëm nga mazhoranca të “merret” nga SPAK, pa përfunduar viti.

“SPAK ka filluar të thërrasë të paprekshmit. Kemi një ish ish president dhe një ish kryeministër në hetim, ish ministra, ministra, deputetë, etj.

Mund të jetë nesër edhe kryeministri. Ky është përceptimi publik, prandaj mendoj se është rritur besimi te SPAK. Kjo nuk është gjë e vogël.

Unë di këtë, që përballë SPAK, do të ketë hetime edhe më lart se ish kryeministri.

SPAK brenda vitit do të ketë një person shumë të rëndësishëm nga mazhoranca që do të merret.

Nuk po merret vetëm me të kaluarën por edhe me të tashmen”, tha Lesi.