27.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Zyrtari amerikan paralajmëron Serbinë: Shkaktimi i trazirave në Kosovë nënkupton përballje me NATO-n

Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga ndihmës sekretaria merikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, kryesisht për Serbinë por edhe për Kosovën.

Zyrtari, duke folur për mediat, theksoi rëndësinë që të dyja palët ta kuptojnë mirë këtë. Radio Evropa e Lirë raporton se O’Brien ka thënë se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë kur NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të trupave të KFOR-it në Kosovë, madje edhe rritjen e numrit të anëtarëve të përhershëm.

Pikërisht ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përballë kërcënimit të ndikimit malinj të Rusisë do të jetë një ndër temat kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Ne do të trajtojmë gjithashtu situatën në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës; retorikë përçarëse dhe të ndarjes në Bosnje-Hercegovinë; dhe përpjekjet keqdashëse për të mbjellë destabilitet, përfshirë edhe nga Rusia. Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së do të diskutojmë mënyrat për të rritur stabilitetin në rajon,” deklaroi Stoltenberg.

Më tej nënvizoi nevojë që Beogradi dhe Prishtina duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE duke nënvizuar se “stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”.

Në të njëjtin takim do të jetë i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Sipas O’Brien, kryediplomati i SHBA-ve do të diskutojë me aleatët në NATO për adresimin e tensioneve në rritje në Ballkanin Perëndimor.

Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se “sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e aleancës ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit të Rusisë, do të konfirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për demokraci dhe stabilitet rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të diskutojë prioritetet për samitin e Uashingtonit në korrik të vitit 2024”.

Pas përfundimit të këtij takimi të NATO-s, Blinken do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në samitin e OSBE-së, në të cilin pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov.

Deputetët e Berishës ‘i vunë flakën’ vendit të Bashës në Kuvend, Karabina: Njerëz të vegjël!

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka qenë e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur mbi situatën e krijuar në jetën parlamentare prej javësh, si pasojë e kaosit të krijuar nga grupi i Berishës dhe Bardhit.

Ajo komentoi edhe një moment kur në Kuvend iu vu flaka për një moment tavolinës para karriges ku ulet Lulzim Basha. Karabino i quajti deputetët e Rithemelimit “njerëz të vegjël” duke shtuar se kanë humbur totalisht arsyen.

“Jo vetëm që nuk janë politikanë, por njerëz shumë të vegjël. Si duket e kanë humbur komplet arsyen. Këto janë akte mbijetese dhe kanë humbur pikë edhe nga ato pak persona që mund t’i kenë mbështetur më herët”- u shpreh ajo.

Sipas zëdhënëses së PD-së, duhej që deputetët grupit të Bardhit dhe Berishës të linin mënjanë aksionin e tyre të dhunshëm në ditën kur u mbajt seanca për miratimin e buxhetit 2024.

“Është për të ardhur keq, po kalohej buxheti i 2024 që lidhet direct me jetën e qytetarëve, ku doi të shkojnë lekët, a do ketë rritje pagash, pensionesh, a do të ketë fonde për bujqësinë…fondet IPARD nuk shkojnë pë bujqësinë. Ai grupim ka humbur rrugën, minuan diskutimin për buxhetin duke bërë që të kalojë fare butë, për 4 minuta. PD ka ngritur shqetësime pse ky buxhet nuk shkon për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kjo pjesë e opozitës nuk ka për interes qytetarët. PD-së iu bë tradhti nga kjo pjesë e opozitës. Qytetarët duan zgjidhje. Qytetarët duan të dinë pse ky buxhet nuyk do të shkojë për përmirësimin e jetës së tyre. Grupi i Rithemelimit kanë humbur busullën”- tha Karabina.

Sa i takon propozimit të partive të vogla për krijimin e një Federate Opozitare, Karabina tha se nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me forcat opozitare në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndërsa për mundësinë e negociatave të mundshme me grupin e Bardhit, ajo u shpreh se PD e ka derën të hapur për personat që duan të ndjekin agjendën e PD.

“PD ka një agjendë të saj, kushdo që e ndjen veten e ka derën të hapur në PD. Kemi një lëvizje dhe grupim (të Berishës) që ka ardhur duke u rrudhur me revolucione që nuk ndezin asnjëherë”– nënvizoi zëdhënësja.

Me çfarë ngrohen shqiptarët?

Drutë e zjarrit dhe qymyri janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT të përpunuara nga SCAN tregojnë se është gati gjysma e familjeve që përdorin sobat për ngrohjen e banesave të tyre, ndërkohë që energjia elektrike renditet në vendin e dytë me 43.8% të familjeve.

Më pak e përhapur është ngrohja me gaz, të cilën e kanë zgjedhur vetëm 6.2% e njësive ekonomike familjare, teksa numri i atyre që zgjedhin naftën dhe gasoilin është thuajse i papërfillshëm.

Burimet e ngrohjes ndryshojnë sipas qarqeve dhe kryesisht janë qarqet më të varfra, ku druri përzgjidhet si alternativë ngrohjeje. Sipas INSTAT Kuksi dhe Dibra janë 2 qarqet që përdorin më së shumti këtë burim ngrohjeje, me nga 96% të familjeve.

Ndërkohë që, situata është e ndryshme në Tiranë dhe Vlorë, ku është regjistruar përqindja më e lartë e përdorimit të energjisë elektrike si burim kryesor i ngrohjes me respektivisht 68.9% dhe 59% të familjeve. Përqindjet më të larta të familjeve që përdorin gazin si burim kryesor të ngrohjes janë regjistruar në qarkun Durrës, me 12,0%.

Gjithsesi, një sërë studimesh në vendin tonë kanë vlerësuar se sfidë mbeten kostot e larta për përballimin e ngrohjes, ndërsa shumë familje rrezikojnë të bien në varfëri energjetike. Një studim me 650 familje të zonave rurale në 12 qarqe të vendit, I realizuar nga qendra EDEN tregoi se 81.5% e familjeve shqiptare e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Ndërsa, një tjetër studim nga Milieukontakt nxorri në pah se 59% e familjeve shqiptare heqin dorë nga ushqimet për të paguar këto fatura. Varfëria energjetike është situata në të cilën një familje nuk mundet të aksesojë shërbimet energjetike në shtëpi në një nivel të tillë që mund të përballojë nevojat e saj sociale dhe materiale. (Ola Mitre)

“Vetëm Ismail Qemali dhe një prift ishin të paarmatosur”, përshkrimi me detaje i një gazetari anglez se si lindi Shqipëria

Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të gjatë që filloi nga Stambolli në datën 2 të atij muaji. Pjesa e fundit e këtij udhëtimi ishte rruga e mundimshme me kuaj nga Durrësi për në Vlorë. Një korrespondent anglez ndodhej ato ditë në Durrës dhe na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm. U bë edhe një fotografi, por ajo ka humbur. Përshkrimin e gazetarit e kam përkthyer nga gazeta The Sun e Baltimorës:

Korrespondenti i gazetës Daily Telegraph në Durrës na jep hollësi interesante për themelimin e shtetit më të ri në botë, Shqipërisë. Ai na dërgon një përshkrim nga skena e nisjes drejt Vlorës të Ismail Qemal beut dhe eskortës së tij prej patriotësh të armatosur për të mbajtur Kuvendin Shqiptar.

Ai shkruan:

“Ismaili dhe delegatët që e shoqëronin ndenjën dy ditë në një hotel të Durrësit, të mbrojtur nga roje ushtarake që përbëhej kryesisht prej pushkatarësh, asnjëri prej të cilëve nuk ishte më pak se 60 vjeç.

Skena e nisjes së Ismailit ishte mjaft piktoreske, sepse në larminë e ngjyrave kishte diçka orientale. Në fillim erdhën banorët e qytetit, të rinjtë dhe më pas të moshuarit.

Ata kishin mësuar se delegatët ishin gati të niseshin në misionin e tyre, që do të shënonte një epokë të re, dhe rrinin në pritje për të parë, sepse koha nuk kishte asnjë rëndësi për ta.

Pritën një orë e gjysmë, deri kur çdo gjë ishte gati për nisjen. U shfaqën disa kuaj të vegjël, pastaj disa të tjerë deri sa u bënë rreth 20 gjithsej.

Disa prej kuajve u ngarkuan me valixhe dhe ushqime. Në njërin kalë vareshin në të dy anët arka nga ato të portokalleve dhe brenda tyre hipën dy kalamaj që nuk pushonin së qeshuri. Diku më tej dukej një karrocë qerreje, mbuluar me një si dyshek, mbi të cilin u vendosën valixhet që kuajt nuk i mbanin dot.

Por ajo që ngjalli shumë më tepër interes për turmën, ishin delegatët dhe kuajt e shalës që po përgatiteshin për ta.

Disa nga delegatët dukeshin të rinj dhe luftarakë, të tjerët ishin të moshuar dhe me pamje të mençur. Një prift katolik mes tyre, në vend të kamillafit të zakonshëm me strehë të gjerë, mbante një kapele me majë si ato që përdoren në forcat detare, dhe që ishte e stolisur me një gërshetë ngjyrë ari. Po të mos kishte në dorë kamxhikun, prifti do t’i ngjante një oficeri marine të maskuar.

Me sa munda të shihja, ai dhe Ismail Qemali ishin të vetmit pjesëtarë të paarmatosur të grupit që po nisej për misionin e madh.

Dalëngadalë njerëzit u shtuan, derisa u duk sikur i gjithë Durrësi kishte vërshuar në vendin e ngjarjes. Erdhi edhe një fotograf, i cili vendosi trekëmbëshin dhe shkrepi një foto të kësaj skene të paharrueshme. Nuk e kisha menduar se Durrësi kishte fotograf.

Ndërsa ai bënte shkrepjen, shumë njerëz nisën të ndihmojnë për të shaluar kuajt. Kjo nuk ishte aspak punë e lehtë. Njëra prej shalëve që ishte fare e re, bënte naze dhe nuk qëndronte kurrsesi mbi kalë.

Gjithsesi, në fund çdo gjë ishte gati. Te porta e hotelit u soll një kalë ngjyrë gri. Anash tij u vendos një karrige dhe, në praninë e turmës së mbledhur, Ismail Qemali e shaloi pa vonesë.

Por jo gjithçka kishte mbaruar. Ndërsa kureshtarët shtyheshin, një i moshuar mes delegatëve, që duhet të ishte njeri i respektuar dhe që mbante një karabinë mbi shalë, drejtoi kalin dhe i foli turmës në shqip. Ai shpjegoi se delegatët po niseshin me një mision në interes të kombit dhe shprehu shpresën se Durrësi do t’u uronte mbarësi në këtë punë që kishin ndërmarrë.

Gjithkush do të kishte menduar se në këtë çast turma do të shpërthente në brohoritje dhe në thirrjet “rrugë të mbarë”. E megjithatë, askush nuk shqiptoi qoftë edhe një fjalë të vetme. Ismail Qemali dhe njerëzit e gëzuar që ai kryesonte, në mënyrë metaforike u ranë mamuzeve dhe u nisën për misionin e tyre.

Ishte një karvan jashtëzakonisht piktoresk që po linte qytetin. Në ballë të tyre marshonin dy xhandarë të armatosur, ndërkohë që një mori simpatizantësh i shoqëruan në këmbë delegatët, sikur të donin t’i shpejtonin në rrugën e tyre. Nga dritaret dhe ballkonet, Durrësi e ndoqi me sy karvanin e vogël, i cili u zhduk pak nga pak në mjegullën e mëngjesit”.

“Themelimi i shtetit më të ri në botë”, gazetari Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor 1912: Si lindi Shqipëria

Nga Ilir Ikonomi

SI LINDI SHQIPËRIA

Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të gjatë që filloi nga Stambolli në datën 2 të atij muaji. Pjesa e fundit e këtij udhëtimi ishte rruga e mundimshme me kuaj nga Durrësi për në Vlorë. Një korrespondent anglez ndodhej ato ditë në Durrës dhe na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm. U bë edhe një fotografi, por ajo ka humbur. Përshkrimin e gazetarit e kam përkthyer nga gazeta The Sun e Baltimorës:
______
Korrespondenti i gazetës Daily Telegraph në Durrës na jep hollësi interesante për themelimin e shtetit më të ri në botë, Shqipërisë. Ai na dërgon një përshkrim nga skena e nisjes drejt Vlorës të Ismail Qemal beut dhe eskortës së tij prej patriotësh të armatosur për të mbajtur Kuvendin Shqiptar. Ai shkruan:
Ismaili dhe delegatët që e shoqëronin ndenjën dy ditë në një hotel të Durrësit, të mbrojtur nga roje ushtarake që përbëhej kryesisht prej pushkatarësh, asnjëri prej të cilëve nuk ishte më pak se 60 vjeç.
Skena e nisjes së Ismailit ishte mjaft piktoreske, sepse në larminë e ngjyrave kishte diçka orientale. Në fillim erdhën banorët e qytetit, të rinjtë dhe më pas të moshuarit.
Ata kishin mësuar se delegatët ishin gati të niseshin në misionin e tyre, që do të shënonte një epokë të re, dhe rrinin në pritje për të parë, sepse koha nuk kishte asnjë rëndësi për ta.
Pritën një orë e gjysmë, deri kur çdo gjë ishte gati për nisjen. U shfaqën disa kuaj të vegjël, pastaj disa të tjerë deri sa u bënë rreth 20 gjithsej.

Disa prej kuajve u ngarkuan me valixhe dhe ushqime. Në njërin kalë vareshin në të dy anët arka nga ato të portokalleve dhe brenda tyre hipën dy kalamaj që nuk pushonin së qeshuri. Diku më tej dukej një karrocë qerreje, mbuluar me një si dyshek, mbi të cilin u vendosën valixhet që kuajt nuk i mbanin dot.
Por ajo që ngjalli shumë më tepër interes për turmën, ishin delegatët dhe kuajt e shalës që po përgatiteshin për ta.
Disa nga delegatët dukeshin të rinj dhe luftarakë, të tjerët ishin të moshuar dhe me pamje të mençur. Një prift katolik mes tyre, në vend të kamillafit të zakonshëm me strehë të gjerë, mbante një kapele me majë si ato që përdoren në forcat detare, dhe që ishte e stolisur me një gërshetë ngjyrë ari. Po të mos kishte në dorë kamxhikun, prifti do t’i ngjante një oficeri marine të maskuar.
Me sa munda të shihja, ai dhe Ismail Qemali ishin të vetmit pjestarë të paarmatosur të grupit që po nisej për misionin e madh.
Dalëngadalë njerëzit u shtuan, derisa u duk sikur i gjithë Durrësi kishte vërshuar në vendin e ngjarjes. Erdhi edhe një fotograf, i cili vendosi trekëmbëshin dhe shkrepi një foto të kësaj skene të paharrueshme. Nuk e kisha menduar se Durrësi kishte fotograf.
Ndërsa ai bënte shkrepjen, shumë njerëz nisën të ndihmojnë për të shaluar kuajt. Kjo nuk ishte aspak punë e lehtë. Njëra prej shalëve që ishte fare e re, bënte naze dhe nuk qëndronte kurrsesi mbi kalë.
Gjithsesi, në fund çdo gjë ishte gati. Te porta e hotelit u soll një kalë ngjyrë gri. Anash tij u vendos një karrige dhe, në praninë e turmës së mbledhur, Ismail Qemali e shaloi pa vonesë.
Por jo gjithçka kishte mbaruar. Ndërsa kureshtarët shtyheshin, një i moshuar mes delegatëve, që duhet të ishte njeri i respektuar dhe që mbante një karabinë mbi shalë, drejtoi kalin dhe i foli turmës në shqip. Ai shpjegoi se delegatët po niseshin me një mision në interes të kombit dhe shprehu shpresën se Durrësi do t’u uronte mbarësi në këtë punë që kishin ndërmarrë.
Gjithkush do të kishte menduar se në këtë çast turma do të shpërthente në brohoritje dhe në thirrjet “rrugë të mbarë”. E megjithatë, askush nuk shqiptoi qoftë edhe një fjalë të vetme. Ismail Qemali dhe njerëzit e gëzuar që ai kryesonte, në mënyrë metaforike u ranë mamuzeve dhe u nisën për misionin e tyre.
Ishte një karvan jashtëzakonisht piktoresk që po linte qytetin. Në ballë të tyre marshonin dy xhandarë të armatosur, ndërkohë që një mori simpatizantësh i shoqëruan në këmbë delegatët, sikur të donin t’i shpejtonin në rrugën e tyre. Nga dritaret dhe ballkonet, Durrësi e ndoqi me sy karvanin e vogël, i cili u zhduk pak nga pak në mjegullën e mëngjesit.

“25-vjetori i Kushtetutës” Lita: Nuk ka gjë për të festuar, janë të njëjtët njerëz në qarkullim edhe sot

Në një intervistë për  Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se 25-vjetori i kushtetutës nuk ka asgjë për të festuar, sepse edhe aso kohe u miratua nën kushte tensioni.

Ai shtoi se ata që e kanë ndryshuar dhe miratuar janë sërish të njëjtën në politikë dhe kushtetuta duhet të jetë pararojë e ndryshimeve demokratike në vend.

Lita: 25-vjetori i kushtetutës nuk ka asgjë për të festuar, sepse edhe aso kohe u miratua nën kushte tensioni, edhe pse ajo u bë me nxitim dhe PS aso kohe donin ta miratonin, pasi nuk kishim një kushtetutë në vend. 1 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit u votua referendumi dhe Berisha e quajti Pasaportë Socialiste. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë probleme dhe boshllëqe në raport me të. Kemi rastin e vitit 2008 ku Rama dhe Berisha ndërhynë në kushtetutë dhe bën ndryshime thelbësore, duke instaluar një regjim kryeministror në raport me kuvendin dhe gjyqësorin.

Kemi pasur një rast pozitive me ndryshim pozitiv të ndryshimit të kushtetutës, ai i vitit 2016 ku u bë reforma në drejtësi. Kushtetuta dhe gjykata kushtetuta kanë pasur gjithmonë probleme dhe duhet të jemi realist dhe nuk ka asgjë për të festuar. Ata që e kanë ndryshuar dhe miratuar janë sërish të njëjtën në politikë (Berisha, Meta, Rama, Majko, Gjinushi, etj) dhe kushtetuta duhet të jetë pararojë e ndryshimeve demokratike në vend. Sot në 2023 kemi akoma politikanë që nuk i binden gjykatës si Berisha.

Si ta dallojmë ngjyruesin tek buka? Eksperti i sigurisë ushqimore: Bëni këtë provë për ta kuptuar

Shumë nga ne mundohen ta shmangin bukën në vaktin e tyre të përditshëm, por është pikërisht buka që zë një vend të konsiderueshëm në tavolinën e ngrënies.

Buka e thekur mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm, por ndoshta për këtë vakt ke nevojë për më shumë se thjeshtë një fetë bukë të thekur për të përballuar të gjitha aktivitetet e ditës.

Kjo pasi, buka e thekur ka karbohidrate dhe fibra, në varësi të llojit të bukës. Megjithatë, ajo ka nivele të ulëta të proteinave, yndyrës dhe vlerave të tjera ushqimore, kështu që për të pasur një mëngjes të shëndetshëm duhet t’i shtosh bukës së thekur elementë të tjerë të domosdoshëm.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Abdyl Sini tregoi sesi duhet të zgjidhni me kujdes bukën.

“Buka e thekur duhet të përdoret pasi në stomak ajo thith të gjitha lëngjet e dëmshme në stomak. Çdo produkt ushqimor nëse kalon temperaturën e pjekjes kthehen në kanceroze. Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën“- tha Sini për News24.

Kalvari i të moshuarve për të marrë pensionin! Radhë me orë të zgjatura, shumica s’e marrin, mbarojnë lekët

Emisioni Fiks Fare solli rastin e disa të moshuarve të qytetit të Elbasanit, ku ankohen për radhën që bëhet në Zyrën Postare nr.6 ku tërheqin pensionet. Por ajo që i shqetëson më shumë është se dhe atëherë kur u vjen radha nuk mbarojnë punë, pasi kanë mbaruar lekët në postë.

Të moshuarit shprehen se ngrihen në orët e para të mëngjesit për të marrë pensionet e tyre, sepse po të shkojnë në orarin që hapet posta, nuk arrijnë dot të marrin pensionin. Paratë mbarojnë nga fluksi i madh e do të duhet një ditë tjetër për të zënë sërish radhë.

Në një ditë tërheqjeje pensioni, radha në këtë postë nis që në orën 6 të mëngjesit. Ka edhe nga ata pensionistë që dalin për të zënë radhë edhe më herët. Disa nga këta të moshuar thanë se vijnë çdo ditë për të tërhequr paratë e tyre, por kthehen në shtëpi pa gjë pasi nuk ka para.

Edhe pse kanë dalë herët në mëngjes disa prej tyre ora 12:00 e mesditës i gjen ende në radhë, duke i shtuar këtu edhe lajmin jo të mirë të punonjësve të postës që i njoftojnë se kanë mbaruar lekët.

Dhe kështu pritja zgjat me ditë dhe javë që këta të moshuar të tërheqin pensionet e tyre.

Pensionet ndahen nga data 1 deri në datën 26 të çdo muaji, ku çdo ditë është e ndarë sipas një grafiku ditor për ndarjen e këtyre pagesave. Në këtë grafik ditor është e përcaktuar se sa fond duhet të kenë posta në dispozicion, por mesa duket kjo gjë nuk është zbatuar nga kjo zyrë e postës.

Fiksi u interesua në zyrat ku bëhet kjo shpërndarje, punonjëset e sportelit thanë se radha ka ardhur nga fluksi i madh i njerëzve dhe se kjo gjë ndodh pasi posta mbulon një zonë shumë të madhe. Por asnjë nga punonjëset nuk pranon që të ketë pasur mungesa në shpërndarjen e pensioneve dhe se çdo gjë ka qenë korrekte nga ana e tyre.

Fiksi gjithashtu u interesua në drejtorinë e Postës së Elbasanit, ku morën një përgjigje nga shefja e shërbimeve Elvira Hoxha e cila tha se nuk ka pasur asnjë problematikë të tillë dhe se mohon që të kenë ndodhur vonesa në këtë postë.

Dhe pse Fiksi i pohon se janë të faktuara të gjitha ajo e refuzon dhe shpreh se nuk kanë të faktuar asgjë, pasi kjo postë punon rregullisht dhe është korrekte me klientët. Ajo shprehet se nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët dhe tani që Fiksi i referoi këtë problematikë do të merren masa dhe nuk do të ndodhin më këto probleme. Pra duhej Fiksi të referonte një problematikë të tillë pa të merreshin masa.

Lëpusha dhe Vermoshi, një javë pa energji elektrike! Dëbora shkakton probleme në Veri

I gjithë veriu është përfshirë nga temperaturat e ulta në 48 orët e fundit dhe në zonat e thella vazhdojnë reshjet e dëborës.

Në Kelmend, Theth, Dukagjin, Pukë dhe Fushë Arrez, ka reshje bore, por pa probleme në akset rrugore.

Në akset drejt pikave turistike të Razmës, Thethit dhe Lepushës, po punohet gjatë gjithë kohës për mbajtjen hapur të tyre. Problemi me i madh është për fshatrat turistik të Lepushës dhe Vermoshit, ku banorët thonë se kanë rreth 1 javë pa energji elektrike.

Gjatë dimrit, për shkak të sistemit të vjetër të shpërndarjes së energjisë, këto zona kanë probleme të vazhdueshme me dritat.

Frutat që të shëndoshin, cilat kanë më shumë kalori?

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit.

Kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet. Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër.

Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ.

E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë.

Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.

Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.

Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori.

Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.

Avokado

Një avokado e vetme përmban 322 kalori.

Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura.

Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna.

Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë.

Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.

Fiqtë

Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori

Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer.

Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.

Hurmat e Arabisë

100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori.

30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë.

Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.

Arra e kokosit

Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori.

Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.

Rrushi i thatë 

Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori.

Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri.

Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.

Bananja

Një banane e madhe përmban 121 kalori.

Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C.

Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.

Kumbullat e thata

Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori.

Kumbullat e thata ashtu si edhe rrushtë e thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrushtë e freskët.

Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë./AgroWeb.org