22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025

VOA: Shqipëri, shqetësim për tjetërsim të zonave të mbrojtura

Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit të Manastirit në Sarandë, e cila në Janar të vitit 2022 doli nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit pas një vendimi të qeverisë shqiptare për rishikimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura.

Projekti “Manastiri Resort” është i pari i miratuar nga qeveria shqiptare në vijën bregdetare nga Kanali i Çukës deri në Lagunën e Butrintit pas rishikimit të hartës së zonave të mbrojtura, ndërkohë që plane të tjera ndërtimesh janë në proces.

Nga Parku Kombëtar i Butrintit u hoqën me vendimin e qeverisë rreth 800 hektarë përfshirë edhe disa zona të Ksamilit.

Mbingarkesa e ndërtimeve, sic duket edhe nga pamjet nga ajri po shfaqet frikshëm në Ksamil , i cili ka një vijë të vogël detare për plazhe.

Peisazhe të paprekura mijëvjecare po dëmtohen në vijën bregdetare nga Saranda në Ksamil për t`u kthyer në plazhe dhe ndërtime.

23 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, janë janë arrestuar nën dyshimet për abuzim me detyrën gjatë 21 muajve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK.

Ndërkohë rreth 48 organizata mjedisore shqiptare kanë kërkuar që të mos miratohet rishikimi i zonave të mbrojtura dhe 11 prej tyre janë paditëse ndaj vendimit të qeverisë dhe vijojnë betejen për anullimin e vendimit në një proces gjyqësor që vijon në gjykatën e Tiranës.

Përkundër këtyre reagimeve mazhoranca socialiste përgatitet të miratojë ndryshime të reja në hartën e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

12 deputetë të Partisë Socialiste kanë kanë depozituar këto ditë një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”.

Projektligji i ri sjell sërish ulje të shkallës së mbrojtjes së zonave të rëndësishme natyrore të vendit për t`u hapur rrugë investimeve./Voa

Denis Ballazhi, boksieri kuqezi që premton trofe. Kush është “ushtari ilirian”

Sportistët shqiptarë vijojnë të mbajnë lart flamurin kuqezi në Evropë, e njëri prej tyre është Denis Ballazhi. Në një disiplinë të vështirë si boksi, 26-vjeçari nga Mati po shkëlqen në Britaninë e Madhe, si profesionist. Pas shumë viteve duke u trajnuar nga kampionët e këtij sporti, “ushtari ilirian”, siç e ka dhe pseudonimin, synon të lërë gjurmë, njëkohësisht të ngrejë lart flamurin kuqezi.

Denisi ka zhvilluar 2 ndeshje në ligën profesioniste, kjo për faktin e vonesës së licencës nga ana e federatës së boksit në Angli. Ushtari ilirian premton se do të rrëmbejë trofe në përballjet e ardhshme, ndërsa sfida e radhës është ajo e 2 dhjetorit që mbahet në York Hall Arena. 26-vjeçari është nën menaxhimin e Steve Goodwin, i cili është dhe një ndër promovuesit më të mëdhenj të boksit në Mbretërinë e Bashkuar.

Denis Ballazhi gëzon një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale të cilët e janë një përkrahje e madhe në karrierën e 26-vjeçarit, që në periudhën kur përfaqësonte Londrën në kampionatet amatore.

Rama i caktoi Arben Ahmetajt 1.1 miliard euro për rindërtimin nga Tërmeti! Pas 4 viteve në arrati

Dje u shënuan katër vite nga tërmeti që goditi vendin tonë, duke lënë të vdekur e sjellë shumë shkatërrime në banesa, biznese apo vepra publike.

Por në të vërtetë tani pas katër vjetësh çfarë është rehabilituar. Në çfazë është procesi i rindërtimit, sa familje kanë mundur të kenë një banesë?

Sipas të dhënave rindërtimi ka kushtuar gati 118 miliardë lekë, ose gati 1.1 miliardë euro me kursin e këmbimit aktual.

Në buxhetin e miratuar në parim për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar edhe 7 miliardë lekë të tjera.

Por a kemi një inventar të punës së bërë? A ka një afat se kur mbaron ky proces?

Sipas konstatimit të Open Data qeveria shqiptare nuk ka ende një inventar ku jemi me përballimin dhe rehabilitimin e pasojave.

Sot pas katër vjetësh nuk kemi ende të dhëna të definuara për:

numrin e familjeve të strehuara përmes Programit të Rindërtimit
veprave publike të rindërtuara,
familjeve të trajtuara me grante individuale,
ecurisë në rikonstruksion për këto raste apo
veprave publike të përfunduara.

Po kështu sipas Open Data Albania, disiplina buxhetore për financimin e këtij projekti është proces i munguar ku asnjë e dhënë planifikimi, grantimi, kontraktimi, alokimi dhe realizimi nuk rakordon me ato çfarë deklarohen.

Çfarë ka ndodhur deri tani sipas të dhënave të disponuara?

Me 17 shkurt 2020 qeveria shqiptare prezantoi në Konferencën e Donatorëve në Bruksel të mbajtur nga Komisioni Europian, nevojën për ndihmë për programin e rindërtimit pas tërmetit me kosto mbi 1 miliard Euro.

Në këtë konferencë donatorët dhe shtete mike duke u bazuar në kërkesat financiare për rikuperim premtuan ndihmë dhe kreditim për shqipërinë si shtet i dëmtuar nga tërmeti në vlerën 1.15 miliardë euro ose rreth 140 miliardë Lekë.

Në vitin e katërt buxhetor të këtij programi 2023, sipas Open Data Albania, buxheti i shtetit ka realizuar konsoliduar deri mars 2023 vetëm 75 miliardë lekë (2022 janë 16.6 miliardë, 2021 janë 29.5 miliardë, në 2022 janë 28,9 miliardë lekë dhe në 2023 vetëm 5 miliardë Lekë).

Ndërkohë përmes 11 bashkive dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, qeveria ka njoftuar prokurime publike dhe fitues për 856 tendera me fond limit total 96.65 miliardë lekë ku me lidhje kontrate rezultojnë 84.69 miliardë lekë.

Diferenca në rakordim bëhet më e thellë duke analizuar se veç prokurimeve publike, Programi i Rindërtimit ka shpërndarë me grante individuale 11.5 miliardë lekë.

Grant individual plus prokurim publik kërkojnë rreth 108.15 miliardë, ndërsa buxheti i shtetit pa detajuar veprat dhe objektet këtij programi i jep vetëm 75 miliardë. Viti 2024 planifikon edhe 7 miliardë të tjera.

Diferenca mbetet ende dhe asnjë nga Ministrat e Financës që kanë ushtruar detyrën në këtë periudhë nuk ka bërë shpjegime në parlament për mos-rakordime të tilla buxhetore.

Qëllohen tre studentë palestinezë pranë kampusit amerikan

Hisham Awartani, Tahseen Ahmed dhe Kinnan Abdalhamid u përballën dhe u qëlluan nga një burrë pranë Kampusit të Universitetit të Vermontit, tha policia e Burlington.

Oficerët po hetojnë një motiv të mundshëm, por thonë se viktimat kishin veshur një shall dhe flisnin arabisht.

Deri më tani një person i cili dyshohet si autor i sulmit është arrestuar. Policia e Burlington e ka quajtur të dyshuarin Jason J Eaton, 48 vjeç.

Shefi i policisë lokale Jon Mura më herët tha se dy viktima ishin në një gjendje të qëndrueshme; i treti ka pësuar lëndime shumë më të rënda.

Të tre studentët morën pjesë në Ramallah Friends School, një shkollë private jofitimprurëse e drejtuar nga Quaker në Ramallah, sipas anëtarëve të familjes.

Abdalhamid, u emërua nga Kolegji Haverford në Pensilvani si një nga studentët e

Më herët, familjet e viktimave lëshuan një deklaratë përmes organizatës jofitimprurëse pro-palestineze Middle East Understanding.

“Ne i bëjmë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të kryejnë një hetim të plotë, duke përfshirë trajtimin e kësaj si një krim urrejtjeje. Nuk do të jemi rehat derisa vrasësi të dalë para drejtësisë”.-thanë ata.

Pas të shtënave, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ofroi një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,900 £) për informacionin që çon në një arrestim.

Çmimi prestigjioz letrar “Booker” i jepet shkrimtarit irlandez Paul Lynch, 4 vjet për të shkruar romanin fitues

Çmimi prestigjioz “Booker’ në letërsinë anglishtfolëse iu dha autorit irlandez Paul Lynch për romanin e tij distopian “Prophet Song”, gjatë një ceremonie dje në Londër. Paul Lynch, i lindur në County Limerick në 1977, u nominua për çmimin për herë të parë me romanin e tij të pestë, një tregim i errët, klaustrofobik i një nëne, jeta e së cilës është kthyer përmbys në një Irlandë të zhytur në tirani fashiste.

Ai u bë autori i gjashtë irlandez që fitoi çmimin më të lartë për letërsinë artistike në gjuhën angleze që kur filloi në 1969, dhe i pari që nga Anna Burns për “Milkman” në 2018.

Pas marrjes së çmimit, Paul Lynch tha: “Nuk ishte e lehtë të shkruhej. Pjesa ime racionale mendonte se po e dënoja karrierën time duke shkruar këtë roman. Edhe pse librin më duhej ta shkruaja gjithsesi. Ne nuk kemi zgjidhje për çështje të tilla”.

Ai tha se do të shpenzonte një pjesë të çmimit të tij prej 50,000 paund (rreth 57,000 €) në hipotekën e tij.

Autori kaloi katër vjet duke punuar për librin që e shpalli fitues. Ai filloi ta shkruante pak para se djali i tij të lindte, dhe në kohën kur mbaroi, djali i tij mund të ngiste një biçikletë.

Veprat që konkurruan këtë vit shkaktuan “tmerr”, “kënaqësi”, “gëzim” dhe “ngushëllim” te anëtarët e jurisë, komentoi presidentja e saj, autorja kanadeze Essie Edujian.

Romanet konkurruese “ofrojnë të gjithë gamën e përvojës njerëzore” dhe e çojnë lexuesin jo vetëm “përtej realitetit, por edhe përtej gjuhës së jetës së përditshme”, shtoi ajo.

Çmimi “Booker” është një nga çmimet më të mira letrare në botën anglishtfolëse. Fituesi i çmimit merr 50,000 paund. 2500 paund i jepen gjithashtu secilit prej gjashtë autorëve të përzgjedhur në listën e ngushtë.

Një total prej 158 librash të shtypur në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë midis 1 tetorit 2022 dhe 30 shtatorit 2023 u dorëzuan në organin e dhënies së çmimit Booker dhe 13 u zgjodhën në raundin e parë.

Vitin e kaluar, çmimi shkoi për autorin 47-vjeçar nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka për romanin e tij “The seven moons of maali almeida”, një satirë makabre kundër luftës civile që ka shpërthyer në vendin e tij për dekada. Ishte vetëm romani i tij i dytë.

Kampet e emigrantëve në Shqipëri, gazeta austriake: Marrëveshje e pistë! Kushtetuesja duhet ta parandalojë këtë marrëzi

Një marrëveshje e pistë. Kështu e ka cilësuar gazeta austriake Der Standard marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy qendrave të migracionit në Shëngjin dhe Gjadër. Në shkrimin me autore Adelheid Wölfl, thuhet se dikur në vitin 2018 Herbert Kickl, në atë kohë Ministër i Brendshëm i Austrisë u përpoq të bindte Shqipërinë për ngritjen e një kampi për të dëbuarit, por është refuzuar.

Kryeministri Edi Rama në atë kohë ka theksuar: “Shqipëria nuk do të jetë kurrë vendi ku vendet shumë të pasura krijojnë kampe për të hedhur emigrantët”. Tani gjërat janë padyshim ndryshe, shkruan gazeta.

“Tre javë më parë, Rama nënshkroi një protokoll me homologen e tij italiane Giorgia Meloni që do të sillte emigrantët nga Mesdheu në Shqipëri për t’u mbajtur më pas në “paraburgim administrativ” në “qendrat e përpunimit të emigracionit”. E ardhmja e tyre e ardhshme nuk është as e përcaktuar në marrëveshje.

Sipas avokatëve, Protokolli Meloni-Rama është i paligjshëm dhe antikushtetues për shumë arsye, si për shembull sepse cenon sovranitetin e shtetit të Shqipërisë. Rama, i cili po sillet gjithnjë e më autoritar në Shqipëri, e paraqiti të gjithë këtë si një nder, sepse në vitin 1997 Italia pranoi shumë shqiptarë që po iknin nga dhuna dhe anarkia. Në Shqipëri në veçanti, megjithatë, është e rëndësishme që shteti i së drejtës të mos cenohet më tej nga marrëveshjet e pista si ajo me Italinë”, shkruan gazeta.

Më tej gazeta thekson se “Për BE-në, sundimi i ligjit në vendet kandidate duhet të jetë prioriteti kryesor. Ideja për të sqaruar statusin e emigrantëve në mënyrë ekstraterritoriale dështoi edhe në Gjykatën e Lartë në Britaninë e Madhe. Gjykata Kushtetuese e Tiranës duhet ta parandalojë tani këtë marrëzi”.

Kreshnik Spahiu: Ja pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Berishën dhe Malltezin, praktika gjyqësore që i fundos dhe çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka folur për aferën e tjetërsimit të ish-kompleksit “Partizani”, e cila po hetohet nga Prokuroria Speciale, ndërsa ka treguar pse prokurorët e SPAK po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për Berishën dhe Malltezin.

Ky i fundit është nën arrest shtëpie, ndërsa Berisha detyrim paraqitje. Ndërkohë masën e Jamarbërit e ka apeluar SPAK në Gjykatën e Lartë. Por për këto zhvillime dhe jovetëm, ka folur edhe zoti Spahiu, i cili zbulon praktikën gjyqësore që fundos dyshen Berisha-Malltezi, teksa tregon se çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë sa i takon rastit të dhëndrit të kreut të “Foltores”.

-Zoti Spahiu, javën që shkoi mbeti në fuqi sekuestrimi i pasurive të Jamarbër Malltezit. Edhe pse masa për të ka ndryshuar SPAK dhe gjykatat duket se nuk janë në të njëjtën mendim. Si ju duket ky vendim?

Ajo që mund të them është se nuk një standard për të gjithë qytetarët që hetohen nga drejtësia. Për një qytetarë nëse ka bërë edhe vepër të vogël do shkosh në burg, por ama nëse je një pushtetarë atëherë drejtësia të ka frikë. Unë them se gjykata ka frikë nga Berisha. Për këtë që akuzohet Berisha dhe familja e tij, shoh që prapë nuk kemi arrest me burg. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese është dënuar me burg vetëm për një garzionere në Golem, ndërkohë për 300 apartamente merret masa detyrim paraqitje.

SPAK ka bërë apel në Gjykatën e lartë për ndryshimin e masës së sigurimit, unë nuk mund të them se Berisha apo dhëndri duhet të marr një masë më të rëndë, se nuk mund të marr rolin e gjykatësit, por Gjykata e Lartë është ajo e cila ka detyrimin për të unifikuar praktikën gjyqësore për këto raste. Të gjithë subjekte që hetohen për korrupsion pasiv ose të gjithë duhet që të hetohen të lirë, ose të gjithë duhet që të hetohen nën arrest me burg. Nuk mund që të kemi dy standarde. Pa paragjykuar dhe pa u futur në emra, drejtësia duhet që të jetë e besueshme dhe të ketë drejtësinë duhet që të sigurojë një barazi për të gjithë. Nuk mundet që njëri të jetë i nënës dhe njëri i njerkës.

-Pse mendon se gjykata e ka frikë Berishën?

Berisha ka një mjet të sofistikuar që i ka funksionuar në këto 30 vite që është shantazhi i drejtpërdrejtë ndaj personave. Ai po shantazhon prokurorët dhe si mundet ata që të punojnë të qetë. Nëse nuk shantazohet një prokuror, të jeni të bindur se në të ardhmen do të shantazhohet një gjyqtar. Nuk është problemi se nëse shantazhohet Kraja sepse dosja që ka ai do të largohet nga dora e tij, do shkoj në Gjykatë të Lartë më pas në kushtetuese dhe nga ky zinxhir do dal një gjyqtar që do të shantazhet. Shqipëria kjo është ka pak banorë dhe intimidohen. Unë shoh që edhe vet prokuroria ka pasur shenja që kanë hezituar për shumë kohësh. Është e pajustifikueshme që për këto vepra të rënda të mos kishte një arrest shtëpiak dhe ka pasur presion prandaj po zvarritet.

-Si të është dukur vendimi që dha gjyqtarja Olldashi?

Unë nuk dua që ta paragjykoj atë në vendimin që dha. Mund të prezumojmë që gjyqtarja ka të drejtë dhe mund të ketë pasur rrethana për ta ndryshuar masën, por nëse masa e arrestit me burg është vlerësuar nga gjykata si masë e tepruar, atëherë rastet e tjera si Gjici dhe Dako duhet që të shkojnë në arrest shtëpie.

-Është mbyllur samiti i 3 i diasporës që është mbajtur në Tiranë, dua të di kur mendon se do të ndodh që të realizohet kërkesa e tyre që jetojnë jashtë vendit që të kenë mundësi që edhe ata të votojnë?

Një pjesë e atyre që kanë shkuar në konferencë kanë shkuar sa për të larë gojën dhe të bëjnë një lloj qoke. Kam dyshimet e mia një pjesë e sallës ishte mbushur me njerëz të administratës. Nëse qeveria do ta kishte seriozisht respektimin e të drejtave të diasporës nuk do të shkrinte ministrinë e emigracionit. Në 2021 qeveria e shkriu sepse e pa si të parëndësishme dhe ngriti një agjenci për emigracionin. Në këto vite është pak për të mos thënë aspak për emigracionin.

Në 2025 as emigrantëve dhe as diasporës nuk do ti njihet vota sepse nuk është përgatitur asnjë lloj infrastrukture dhe nuk ka asnjë lloj organizmi për këtë çështje. Ata nuk duan që diaspora të votojë sepse vota e tyre ndikon në rezultat. Berisha dhe Rama kanë përkrahjen minimale pothuajse zero, sepse i konsiderojnë shkaktar që ata kanë braktisur familjen dhe vendin e tyre. Nëse ata do kishin mundësi që të votonin atëherë vota e tyre do të ishte një votë kundër tyre.

-Kreu i Partisë Republikan, Fatmir Mediu ka propozuar krijimin e federatës së opozitës. Në këtë formë të gjitha partitë opozitare do të jenë të bashkuara dhe do të kenë mundësi të rrëzojnë qeverinë, si e sheh?

Ndiej një keqardhje shumë të madhe që pas 33 vjetësh disa parti opozitare dalin dhe kërkojnë akoma bashkim me Sali Berishën. Unë jam dakord që të gjithë të bashkohen për të rrëzuar establishmentin politik. Ndiej keqardhje që këta e shohin akoma shpëtimin e Shqipërisë tek Berisha. Mendoj se shpëtimi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e një opozite të re kundër Ramës, Berishë, Metës.

Ne nuk mund të krijojmë një opozitë kundër, SHBA, Britanisë së Madhe. Berisha, Basha, Duka, Mediu bashkë kanë qenë dhe tani thonë ndryshojmë emrin dhe e bëjmë konfederatë, ndryshimi i emrit nuk është se do ti sjell ndonjë rezultat ndryshe pasi edhe ata e dinë se nuk vijnë në pushtet me Berishën. Unë i bëjë thirrje partive politike mos u bashkoni me Berishën për të rrëzuar Ramën, por bashkohuni që të gjithë për ti rrëzuar të dy.

“Kritikat ndaj Gjykatës, indikator i lirisë së shprehjes”, kryetarja e GJK në 25-vjetorin e Kushtetutës: Gjyqësori luan rolin nëse është i pavarur

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Holta Zaçaj në përvjetorin e 25-të të Kushtetutës së Shqipërisë: “Gjyqësorizimi i politikës tregon rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës”.

Me rastin e 25 vjetorit të Kushtetutës, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, ka mbajtur fjalën e saj përshëndetëse në konferencën ndërkombëtare me temë “25 VJET TË KUSHTETUTËS SHQIPTARE”, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim më Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalimit të saj, Kryetarja Zaçaj pas falenderimeve të rastit, u shpreh se Kushtetuta është kryefjala e diskursit tonë të përditshëm politik e shoqëror dhe prej 25-vjetësh është streha jonë e përbashkët e cila garanton shtetin e së drejtës dhe të drejtat tona njerëzore.

“Është Gjykata Kushtetuese e cila përmes interpretimit, arrin ta bëjë normën kushtetuese realitet, e bën të gjallë atë”, vijoi në fjalën e saj Zaçaj, për tu ndalur në rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila është sjellja e duhur,e vetme dhe e nevojshme për të zbatuar Kushtetutën.

Gjithashtu, Kryetarja Zaçaj theksoi se: “ Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre. Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor, mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara.

Në vijim të fjalës përshëndetëse Kreu i Kushtetueses u ndal te aksionet politike të cilat e kanë devijuar diskursin politik nga organi i zgjedhur nga populli në një debat gjyqësor kushtetues.

“Gjyqësorizimi i politikës tregon në fakt nga njëra anë nevojën dhe rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, por nga ana tjetër tregon edhe rrezikun e transformimit të Gjykatës në pjesë të procesit politikbërës. Gjykata Kushtetuese ka treguar kurajo dhe profesionalizëm në ushtrim të funksionit të saj duke shfuqizuar norma sa herë që ato nuk janë në përputhje me Kushtetutën, e ndërgjegjshme se ajo ka vetëm gomën kurse lapsi i takon Parlamentit “- përfundoi fjalën e saj Zaçaj.

Nuk ndalet Berisha: SKAP, (SPAK), i mbushur me kriminelë!

Sali Berisha, deklaroi gjatë një takimi në Lezhë, se Edi Rama e kontrollon sot SPAK-un, si dikur Enver Hoxha kontrollonte hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu ai ka thënë sërish se SPAK i cili po e heton për korrupsion, është një organizatë kriminale.

“Kemi të bëjmë me një diktaturë. Nëse diktatura komuniste bazohej fund e krye tek policia sekrete shqiptare, si arma më e mprehtë e diktaturës, ku bazohet diktatura e Edi Ramës, që nuk i lë qytetarët të votojnë, që nuk i lë deputetët të gëzojnë të drejtat kushtetuese, bazohet në bandat vrasëse, në paratë e krimit, drogës.

Bazohet në organet mercenare, në organizatat kriminale në drejtësinë e tij.

Edi Rama ka sot atë kontroll që kishte Enver Hoxha dikur mbi hetuesinë e Sigurimit të Shtetit, mbi SKAP-in e partisë.

E ka mbushur me kriminelë të vërtetë, me prokurorë që shesin dosje për 200 mijë, 300 mijë euro. Me prokurorë që shesin dëshmi për 200 mijë, 300 mijë euro.

Me prokurorë që djegin regjistrimet të cilat faktojnë se Taulant Balla është implikuar në vrasje.

Me prokurorë, të cilët djegin dokumente që dëshmojnë se Olsi Rama ka qenë de facto, kreu i bandës së kokainës të Xibrakës. Që dëshmojnë se ortaku i tij, Amant Josifi qëndron prapa skemave që u grabitën europianëve 2.2 miliardë euro.

Me prokurorë, të cilët mbyllin apo veprojnë si mercenarë në duart e Edi Ramës.

U bë studimi, mençuria olimpike e demokratëve, çfarë tregonte, vetëm 8 përqind e demokratëve mendim pozitiv për SKAP-in. 82-92 përqind, ashtu siç është.

Nuk ka pasur Shqipëria organ të tillë politik ndonjëherë.

Kur e pa se opozitën nuk e kontrollon më, kur e pa se i erdhi fundi kontrollit mbi opozitën, kur deputetët e opozitës u bashkuan në parlament në një betejë pa kthim kundër tij, mendoi se do na ç’orientojë duke lëshuar një urdhër kundër meje dhe arrestuar politikisht dhëndrin tim, i cili nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë, që qeveria e PD iu ka rikthyer pronarëve, ose kompensuar, gjatë viteve 2006-2012, ka marrë 400 metër katror tokë të trashëguar.

Pra, në një akt, duke besuar se në këtë mënyrë do më dekurajojë, ju garantoj unë ju, që këto për Sali Berishën janë vetëm ushqim për betejë.

Vetëm sa më shumëfishojnë energjinë, motivimin, forcën dhe kur më dëgjoni mua që dal në media, unë dal për ju, dal për ju për të treguar fytyrën e tyre se çfarë përfaqësojnë,” tha Berisha.

Zbulohet skema e mashtrimit/ U hiqnin GPS-n makinave të marra me qira dhe i shisnin, arrestohet juristja e DRSHTRR Elbasan dhe një 37-vjeçar

Një juriste e DRSHTRR-së në Elbasan është arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për shtetasen Iva Bodurri, 30 vjeçe e shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit.

Juristja e këtij institucioni, në bashkëpunim me një 37-vjeçar, të arrestuar dhe një person tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se falsifikoi kontratat për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin nga 27-vjeçari Th.B. dhe person në kërkim R.L.

“DVP Elbasan/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.