20.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

14-vjeçarja denoncoi babain/ Psikologia: Dhunonte prej kohësh të ëmën

Psikologia Eriona Hoxha ka ndarë një nga rastet e dhunës në familje, të denoncuar jo nga gruaja e dhunuar, por nga vajza e çiftit.

Ajo tha se vajza vetëm 14-vjeçe e cila ishte lodhur nga ngjarjet e dhunshme në familje, kishte denoncuar në polici të atin. Sipas psikologes, kur prindi dhunues vihet përballë fëmijës, zakonisht është më i pafuqishëm se ndaj partnerit apo partneres që është mësuar të dhunojë, por pjesa e vështirë mbetet se sërish nuk reflektojnë dhe kanë tendencë ta përsërisin dhunën.

“Rasti i fundit ka qenë i një vajze 14 vjeçe, e cila e lodhur nga pjesa që babai shkonte gjithnjë i dehur në shtëpi, nuk bënte asgjë për familjen ajo në fillim kishte telefonuar policinë. Vajza është marrë, është shoqëruar në polici në prani të psikologut dhe inspektorit të zonës, janë thirrur edhe prindërit. Prindi është gjithnjë më i pafuqishëm në drejtim të fëmijës, sado të jetë dhunues te bashkëshorti, përballë fëmijëve këta individë janë të pafuqishëm. Nëse në një debat ti vendos për të parë marrëdhënien e fëmijës përball babait, apo përballë nënës, në përgjithësi ata thuajse nuk flasin. Megjithatë ajo që ndodh më pas është se nuk reflektojnë. Kur ne nuk e kemi edukimin mbi lumturinë, gjërat ndodhin zinxhir, nëna e dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, zakonisht ngarkesën e tyre e shfaqin te fëmijët. Ky është një efekt zinxhir”,-tha psikologia në “Good Morning Albanians”.

Tragjike në Greqi/ I riu shqiptar gjendet i varur në pemë, policia po heton për vrasje

Fund tragjik për 29-vjeçarin shqiptar Angjelo Avdiu, që ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga data 30 tetor nga zona Vartholomiu në rajonin Achaia, ku ndodhej për të vizituar familjarë të afërt.

Sipas policisë greke, 29 vjeçari është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.

29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.

Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.

Gazetari denoncon skandalin: Minj dhe shpendë të ngordhur në magazinat e miellit në Fier

Gazetari Granit Sokolaj është shprehur se në magazinat e miellit në Fier ka minj dhe shpendë të ngordhura. Komentet Sokolaj i bëri në Euronews, ku tha se kushtet higjeno sanitare në këto magazina janë skandaloze.

Ai shtoi se fatkeqësisht inspektoriatet janë në dijeni të këtyre problematikave, por nuk i kontrollojnë fabrikat.

“Në rastin e Fierit ne nuk kemi asnjë rast me miza. Ka dhjetëra minj dhe mund të jetë miell dhe makarona. Ka shpendë të ngordhura, që kanë mbetur aty. Fieri ka minj, kushtet higjeno-sanitare në atë magazinë që është e vetë prodhuesit, janë skandaloze. Nëse ne nuk pranojmë që të kemi një mi në shtëpinë tonë, si mund të pranojmë që të konsumojmë një ushqim që qëndron mes minjve. Në Shqipëri fatkeqësisht sot ka dhjetëra mullinj, minifabrika të vogla, që nuk kanë asnjë standart për të plotësuar kartën teknologjike. Inspektoriatet i dinë, por nuk i kontrollojnë”, është shprehur gazeta

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Aktivistët protestojnë në Lezhë, përplasen me policinë

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italine për strehimin e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme ka sjellë reagimin e aktivistëve në Lezhë.

Protesta e një grup aktivistësh, u shoqëruan edhe me tensione mes tyre e policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshme diçka të tillë.

Aktivistët tentuan të ngrejnë një çadër “kamp” përpara bashkisë, por një veprim i tillë u ndalua nga uniformat blu.

Kujtojmë se nga marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni do të strehojë mbi 3 mijë emigrantë që ndodhen aktualisht në Itali. Strehimi i tyre është menduar që të jetë në kampet që do ngrihen në Gjadër dhe Shëngjin.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar mes dy kryeministrave, do të jetë për një afat 5 vjeçar me të drejtë rinovim të marrëveshjes edhe për një 5 vjeçar tjetër.

Orhan Pamuk, romani pikture. Një shkrimtar që dëshironte të bëhej piktor

«Na përfshijnë me fjalët, me ecurinë e dialogut, me paradokset apo mendimet që narratori po eksploron»; të tjerët «impresionohen me imazhet e pashlyeshme, vizionet, peizazhet dhe objektet». Pavarësisht këtyre diferencave, të shkruash një roman, nënvizon ai, nënkupton t’i japësh zë një dimensioni intimisht piktoresk; të parashikosh «një botë që ekziston vetëm si pikturë përpara se eventualisht të marrë formë»; së fundi, të evokosh ikona, situata dhe vepanti të pastra në mendjen e lexuesit. «Kur i kërkonin të shpjegonte origjinën e librave të tij, Faulkner përgjigjej: “Fillimisht ka gjithmonë një imazh”. Nga këtu ka lindur Ulërima dhe tërbimi. Edhe unë e filloj romanin me një imazh, që nuk e di mirë nga ku vjen. Mendoj gjatë për këtë dalje të parë të papritur. Rrëfimi fillon nga ky burim, që pastaj fiton epërsi dhe inkorporohet. Për mua, të shkruaj romane është një mënyrë për të komunikuar një epifani nëpërmjet fjalëve tek lexuesi, i cili nga ana e tij mund ta vizualizojë këtë epifani në mendjen e tij. Është një lloj ekphrasis».

Kur ke hequr dorë, pak më shumë se 20 vjeçar, nga aspiratat tuaja prej piktori, keni qenë viktimë e një lloj frustrimi, siç keni thënë në një dialog me Anselm Kiefer, të cilit i keni elozhuar «artin e jashtëzakonshëm», penelatat enegjike, fuqinë fizike, tensionin epik, dijen në kombinimin e fjalëve dhe figurimeve thuajse abstrakte në një skenë unike. Në këtë rast, ju keni folur për në lojë të çuditshme jetësh paralele dhe të kundërta. Kiefer: një piktor që dëshironte të bëhej shkrimtar. Ju: një shkrimtar që dëshironit të bëhej piktor.

«Pyetja juaj është një rast për të folur për magjepsjen time për Anselmin, që është edhe një mik, dhe për influencën e tij tek unë. E konsideroj një peizazhist të jashtëzakonshëm. Ndajmë të njëjtat ambicie të gabuara. Ai është një piktor i madh, që fillimisht dëshironte të bëhej shkrimtar. Unë jam shkrimtar (modest), që fillimisht dëshironte të ishte një piktor (i madh). Shpesh, në veprat e tij, Kiefer ngul disa shprehje, duke na kujtuar se fjalët dhe imazhet, shekuj më parë, nuk qenë pastaj aq larg dhe të shkëputura si tani. Një kujtim i rinisë time. Në shkollën time, në Stamboll, ishte një mësues që e admironte talentin tim në pikturë, por më qortonte sepse unë kisha të njëjtën tendencë të shkruari në pikturat e mia. Jo rrallë më dukej se për një artist gëzimi më i madh mund të vinte pikërisht nga mundësia e të shkruarit në kuadrot e mia dhe anasjelltas: për mua, një prej burimeve të mëdha të lumturisë konsiston në mundësinë e futjes së ndonjë pikture në faqet letrare të mia».

Në ndryshim nga shkrimtarë – piktorë të tjerë si Pasolini, Ionesco, Barthes, Berger, Grass dhe Kundera, për ju të pikturuarit nuk është as një divertissement, as një kuriozitet. Faktikisht shpreh nevojë për të folur për veten dhe për t’u rrëfyer. Në vite, piktura ka mbetur gjithmonë një referim i nevojshëm. Siç del edhe nga tregimet e tuaja kushtuar disa prej muzeumeve më të mëdhenj të botës, të frymëzuar nga «Palomar» i Calvino (që po botohet në revistën «FMR»). Me një batutë të famshme të Apollinare, mund të thonit: «Et moi aussi je suis peintre».

«Kur bëhesh i famshëm si shkrimtar, të vjen turp të rrëfesh se je edhe piktor apo të paktën se ke dashur të ishe. Për një kohë të gjatë kam pikturuar fshehurazi: kur të tjerët të shikojnë të përdorësh ngjyrat, tentojnë të thonë menjëherë se je një romancier dhe se pashmangshmërisht pikturat e tua nuk mund të jenë cilësore. Kështu e kam fshehur, fshehur, fshehur pasionin tim! Ndoshta, edhe pse shumë e shohin pikturën si një karrierë. Padiskutim, zanati im është ai i rrëfimtarit, ama kam një instinkt që nuk arrij ta kontrolloj. Ka momente në jetën time në të cilat gjithçka dua të bëj është të nënvizoj diçka në ditarin tim. Ama ka të tjera për të cilat nuk kam nevojë të pikturoj. Hap një faqe dhe hyn në veprim dora ime. Nganjëherë ndjehem pak depresiv, përdor ngjyrën e pikturimi më gëzon. Më duhet të rrëfej se brenda meje janë si dëshira për të shkruar, ashtu edhe ajo për të pikturuar, ama ka një diferencë. Kur shkruaj, nuk mund të dëgjoj muzikë: jam i përqëndruar, jam analitik, paksa i trazuar. Kurse kur pikturoj jam i gëzuar. Për më tepër, jam më pak cerebral: përkoj me trupin tim. Është për këtë që më pëlqejnë shumë puntinizmi dhe ekspresionizmi. Për mua, arti konceptual nuk është art: është i përmbajtur dhe mendjemadh. Piktura që më intereson ka një lidhje me dimensionin korporal».

Piktura hyn edhe në Muzeumin e Pafajësisë, një vepër totale që përmbledh gjuhë të ndryshme në një kronikë të vetme dhe të gjerë. Realiteti dhe fiksioni takohen, duke e sfumuar njëra tjetrën. Në udhëkryq midis traditës së romanit të ‘800 europian (Dickens) dhe «contes philosophiques» (Borges), ju bëni një botë imagjinare, që megjithatë e ndjejmë si të vërtetë: emocionon, të shtyn në vetëidentifikim. Përplaset kështu në objekte reale të mbijetuara të një ndodhie letrare.

«Muzeumi i Pafajësisë nuk kufizohet në ekspozimin e kuadrove apo objekteve brenda rafteve. Është një instalim që zbulon ndjeshmërinë vizuale time dhe talentin tim prej artisti konceptual. Vitrinat janë më të rëndësishme me atë që ruajnë. Me Muzeumin e Pafajësisë kam realizuar projektin e Borges: diçka imagjinare është në duart tona. Mijëra trëndafila, copëza cigaresh, objekte. Vizitori e di se gjithçka është fiksion, por pastaj nëse gjendesh përpara gjithë asaj që besonte se ishte fiksion dhe është destabilizues. Kam konceptuar këtë vepër, por nuk e dimë kurrë saktësisht sepse bëjmë një gjë të caktuar».

Muzeumi i Pafajësisë është i destinuar të mbetet i paplotë, si Sagrada Familia?

«Sagrada Familia më ka influencuar shumë! E kam vizituar shumë herë. Më bren mendjen ajo madhështi e paplotësuar, e përbërë nga aspekte të vogla, të imta. Çdo herë që shkoj në Barcelonë, shkoj aty. Gaudí ka mishëruar edhe dilemën e artistit që dëshiron t’i japë zë diçkaje më të gjerë, pa qenë përfaqësues».

Tani le të vijmë tek blloqet e shënimit.

«Falë Kujtimeve të maleve të largëta ndjehem komod me idenë se duhej të isha një piktor. Tani kam dalë nga klandestiniteti».

Bëhet fjalë për një libër indiferent ndaj zhanreve. Një ditar, një rrëfim. Një arkiv i Un-it, ku duket se vjen më pak një ftesë që i është drejtuar shpesh («Mos botoni gjëra tepër personale»). Sa vlen autobiografia në punën tuaj?

«Blloqet e mia të shënimit janë parasëgjithash fletore letrare me dizajne. Për vite me radhë, kam përcjell shënime dhe skica me calepins të vegjël. Pastaj, më është propozuar t’i bëj një vëllim. Fletët janë grupuar sipas temave dhe figurave, subjekteve dhe sentimenteve: një motiv piktoresk kinez, një subjekt indian, peizazhi i Stambollit, obsesioni për një roman. Veç kësaj, paksa kudo, shfaqen disa ëndërra të jetës time. Besoj se në këto letra ekziston një vijueshmëri. Kudo, jam unë».

Në libër impianti kronologjik disartikulohet. Një mënyrë për të çmontuar dhe rimontuar rendin e kohës.

«Kam një përgjigje të mirë për këtë pyetje! Kam organizuar materialet duke ndjekur një kriter jo kronologjik, por tematik. Veç kësaj, jo rrallë më pëlqen të ndërhyj në faqe tashmë të nënvizuara. Sot do të mund të hapja një bllok shënimesh të 10 viteve më parë dhe t’u dizajnoja brenda fantashkencë tjetër. E kam mësuar këtë teknikë nga Henry David Thoreau, një ditarist amerikan, i dijshëm në shtimin e teksteve të reja në ditarë tashmë të mbushur. Zakonisht, përcjellim shënime në ditët tona, mbyllim ditarin tonë dhe me këtë faqe nuk kthehemi më. Kurse unë kthehem në faqet e mia, me dizajne, me ikona, me tekste».

Në sfond, jeta juaj private, ritualitetet e tua prej romancieri, takimet e tua, shkrimet tuaja, udhëtimet tuaja, Stambolli. Në çfarë mënyre këto zëra hyjnë në punën tuaj?

«Ky libër tregon një përzgjedhje të asaj që më intereson. Piktura e peizazhit, kujtimi, ditët e përditshme, dikush që është impenjuar të shkruajë romanin e tij dhe pastaj: politika, mësimi, udhëtimet për të promovuar librat e mi. Më tej akoma: vizitat e mia nëpër muzeume, kënaqësia ime në dizajnimin e diçkaje pa e pasur zgjidhur misterin e asaj që dora ime dëshiron të bëjë. Përmbledhjet e gjendjeve shpirtërore të mia».

Referimi juaj është William Blake, poet i sofistikuar, piktor i fuqishëm dhe gdhendës i mirë, i shkujdesut ndaj çdo hierarkie dhe dallimi midis artit dhe letërsisë, teoricien i artit si aktivitet i pastër i shpirtit dhe si dije intuitive. Ju frymëzoheni nga aftësia e tij për të parë dhe konceptuar sëbashku, në të njëjtën faqe, tekste dhe imazhe.

«Blake është shembulli klasik i një artisti që, me sukses, ka arritur të jetë piktor dhe poet. Ka shumë romancierë që duan të pikturojnë dhe shumë piktorë që duan të shkruajnë, por Blake është i vetmi që ka arritur t’i bëjë të dyja gjërat në mënyrë të përkryer, njëherazi. Duket se i kompozonte faqet, kuadrot dhe i qepte bashkë, në faqe të dyfishta. Ishte aq i talentuar! Nuk shkruante më parë, për të përpunuar më pas një ilustrim. Mendja e tij kapej pas imazheve dhe teksteve».

Pse e preferoni akuarelin, midis zhanreve piktoreske më i shpejti, por edhe më i brishti?

«Piktura në vaj kërkon shumë përgatitje: ka aroma të ndryshme dhe të bën pis. Kurse unë mendoj se akuareli është ideal për kë dëshiron të punojë në një shkallë të vogël dhe është i vëmendshëm ndaj koinçidencave. Veç kësaj, është komode t’i realizosh: shërbejnë shumë pastelë – penela, lapsa që treten në ujë. Kur më ftojnë në ndonjë vend, edhe vetëm për një darkë, unë mbaj me vete një qese plastike ku vendos një bllok shënimesh, lapsat, penelat e akuarelit, atje mund t’i nxjerr dhe mund të pikturoj. Më duhet t’ju them të vërtetën. Pjesa më e madhe e këtyre skicave është kryer pasi kam pirë një gotë verë».

Këtu banon diferenca kryesore midis pikturës dhe letërsisë, që kërkon kohë të gjata dhe rimodelime të vazhdueshme?

«Kur shkruaj, kthehem vazhdimisht tek tekstet. Kur pikturoj, shtoj, rikalkuloj. Është një proces ndryshe».

«Kujtime malesh të largëta» është edhe një homazh ndaj zhanrit të pikturës së peizazhit. Ju i drejtoheni gjithmonë të njëjtit ritualitet. Vendoseni përpara fragmenteve të botës dhe i ndaloni në letër.

«Përpara shpikjes së pikturës së peizazhit, i gjithë arti ishte ilustrues. Kishte dekorime të vogla të teksteve biblike, që zinin anët e faqeve. Në shekuj, kjo hapësirë është rritur, derisa ka mbuluar të gjithë faqen. Rezultat i këtij ekspansioni është ardhja e pikturës së peizazhit, që mund edhe të mos ketë një histori për të përfaqësuar».

Si ndryshon qasja juaj kur paraqitni qytetin tuaj, Stambollin, respektivisht kur paraqisni vende që i frekuentoni si vizitor, si Venezia apo New York?

«Është një pyetje e shkëlqyer! Nganjëehrë, pikturoj i kërrusur mbi tavolinë. Herë të tjera e bëj teksa jam në këmbë dhe lëviz, por mbete tek unë një ndrojtje e caktuar për të thënë: “Jam piktor!”».

Të tuat janë peizazhe – gjendje shpirtërore në linjë me një traditë të avangardëve të ‘900.

«Edhe pse është një prirja ime natyrale, mërzitem kur pikturoj peizazhe realiste. Mund ta bëj vetëm kur kam histori dhe drama të ravijëzuara qartazi në mendjen time. Preferoj të kryej peizazhe imagjinare, që megjithatë nuk mund të mos jenë kurrë krejtësisht të lirë. Çdo piktor do të donte të shpikte hapësira pastërtisht të nxjerra nga nëndheu i fantazisë së tij. Nëse ia arrin, po e mund verizmin dhe është si të kompozosh muzikë. Tek Emri im është i kuq i referohem shpesh pikturës kineze. Në këto aspekte lexohen shumë gjeste ekspresive, lëvizje të bëra me duar. Për mua, ky është arti në formën e tij më të pastër. Në këtë tip lëvizjeje trupore, ekziston nevoja për ta mos imituar botën, por të shprehurit e vetëvetes: kërkohet diçka e thellë brenda vetë vetes tonë. Një aventurë qi afrohet me surrealizmin».

Në libër, kujtoni se sfida juaj më e vështirë konsiston në bërjen e një vendi të vërtetë enigmatik, duke lënë të nuhatet se ekziston një botë tjetër, e fshehur brenda asaj që banojmë. Çfarë raporti ekziston midis së dukshmes dhe tjetërkundit?

«“Malet e largëta” është një shprehje që në kinezisht përkufizon një tipologji të pikturës së peizazhit, por përcjell edhe në një ide romantike. Evokon vendin e ëndërrave tuaja, ku dëshiron të shkosh, por në të cilin nuk ke qenë kurrë. Aludon për idenë se ekziston një vend ku mund të drejtohesh. Pelegrinët shkojnë drejt malit të largët, për të zbuluar se çfarë ka nga ana tjetër. Nga njëra anë, libri sugjeron se ekziston një parajsë ku imazhet dhe fjalët janë një gjë e vetme. Kjo është ëndërra që libri im përkëdhel, por nuk dua ta shpjegoj shumë».

Pikturimi i peizazheve, shkruani, është «një ftesë për të jetuar dhe ëndërruar». Jemi përpara ushtrimit të kënaqësisë thuajse fizike, lumturie: dora ecën lirshëm, pa e kuptuar atë që bën.

«Admirimi i kuadrove të piktorëve të mëdhenj dhe vizitimi i muzeumeve rrit dëshirën për të pikturuar. Është një dëshirë që ka shumë pika kontakti me kënaqësinë seksuale, pa paralajmërim, pa kontroll».

Vënia në skenë e një peizazhi është edhe një hipotezë për ta braktisur kujtesën dhe për ta jetuar të tashmen sikur të ishte e kaluar? «Fillohet të pikturohet kur shikoj atë që është harruar», vëreni ju.

«Kur shkruani romane, gjëja më e mirë është të lëvizni nga kujtimet tuaja, sikur të ishin kujtimet e të tjerëve. Tregoj atë që po jeton tani në një mënyrë që i mundëson atij që po lexon ta jetojë sikur të kishte ndodhur shumë vite më parë. Për shembull, tek Emri im është i kuq kam folur për fëmijërinë time më nënën dhe vëllain tim, kur im atë ishte mungues. Por e kam transformuar këtë ndodhi në një roman të ambientuar në Tuqinë e fundit të ‘500. Bukuria e veprave të artit është këtu: shpesh, kapen pas diçkaje thellësisht të vërtetë, por e transhendojnë realitetin, deri sa të arrijnë atë që Coleridge e quante “imagjinatë parësore”».

Imazhi mund të ketë të bëjë me atë që fjalët nuk arrijnë ta ndalojnë?

«Ndoshta, por nuk besoj se imazhet arrijnë kur fjalët nuk e arrijnë detyrën e tyre apo që fjalët fijnë kur imazhet duken të papërshtatshme. Për shembull, Muzeumi i Pafajësisë nuk është ilustrimi i një romani dhe romani nuk është shpjegimi i muzeumit. Sipas meje, shkrimet dhe ikonat ndeshen me të njëjtën histori dhe të njëjtat ndjenja, por duke përshkuar shtigje të ndryshme. Nuk ka një diferencë negative. Pra bëhet fjalë për forma që stimulojnë mënyra komunikimi të ndryshme».

Ekziston edhe një përmasë lirike në këtë libër. Në shumë faqe, nënvizoni përshtypje, duke i besuar haikuve të vërtetë. Është hera e parë që duket se silleni edhe si një poet.

«Jam i lumtur që ju e konsideroni poetik librin tim. E ndaj edhe referimin e haikuve. Kur pikturoj nganjëherë ka forma boshe, që unë i mbush me ngjyra, figura, tekste dhe domethënia finale ruan një ambiguitet që më pëlqen».

Çdo faqe e «Kujtimeve të maleve të largëta» karakterizohet nga një lloj horror vacui: Asnjë cep nuk është i lirë. Si e shpjegoni këtë urgjencë për ta mbushur me të bardhë?

«Mua më pëlqen të kthehem në faqe pjesërisht të kompletuara. Një piktor i madh e di se nuk ka nevojë të ripikturojë, kurse unë fatkeqësisht nuk jam i tillë. Vazhdoj të modifikoj, të kthehem prapa. Për mua, mosfshirja është një dhunti. Një pikturë nuk përfundon kurrë, do të duhej dikush që t’ju thotë: “Mjaft tani”. Në ndonjë ditë, e hap një bllok shënimesh dhe dua të kthehem në një fletë. Dua të ndërhyj akoma dhe akoma. Preferoj të shtresëzoj shenja pas shenjash deri kur të ndeshem me një faqe të bardhë. Kur shkruaj romane, nuk kam probleme të ngjashme: kthehem, ndryshoj, pa e vrarë mendjen».

Në një pasazh, njoftoni një roman të mundur: historia e një burri që ëndërron kuadro dhe i përshkruan me fjalë. Ju tërheq ideja e një romani në të cilin të fusni edhe pikturat e tua?

«E mendoj prej vitesh, nuk e di kur do ta shkruaj. Në këtë periudhë punoj në dy romane. Tek njëri tregoj historinë e një piktori që nuk resht së dështuari. Në vdekjen e tij, një mik do t’ia mbledhë këto dështime në një libër».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Napoleon-Talleyrand dhe Berisha-Basha!

Nga Ermal Peçi

Sa herë ndodhin ngjarje të mëdha politike apo vendi ynë është në udhëkryq, i rikthehemi historisë për të parashikuar çfarë do të ndodhë ose si kanë vepruar burrat e shtetit apo mendjet e ndritura në situata të tilla, kur në kohët e vështira janë përballur me vendime të vështira. Unë besoj se historia është e destinuar të përsëritet dhe janë vetëm lojtarët që ndryshohen, por loja politike është po e njëjta.

Për një vend të vogël si Shqipëria, por me një rëndësi strategjike për gjeopolitikën botërore do të përsëritej historia e dy prej figurave më të rëndësishme të Francës, Napoleon Bonaparte dhe ministrit të Jashtëm të tij, Charles Maurice de Talleyrand.

Revolucioni i thërritur nga Berisha në vitin 2023 më rikujtoi edhe njëherë figurën e Napoleon Bonaprtes dhe më nxiti kuriozitetin për të shfletuar më shumë në histori.

Në fakt ka një ngjashmëri të frikshme në kronologjinë e historisë midis dyshes Napoleon-Talleyrand dhe Berisha-Basha.

Napoleon dhe Berisha janë të dy liderë që janë ngritur në pushtet nëpërmjet revolucioneve, Bonaparte e filloi me revolucionin në Francë, ndërsa Berisha kur filloi përmbysja e regjimit komunist.

Të dy të ardhur nga qyteza të vogla larg kryeqytetit. Bonaparte nga Korsika ndërsa Berisha nga Tropoja, por të dy kanë luftuar, janë përplasur në betaje për të arritur stadin e liderit, të cilët ja u njeh historia në etapa të ndryshme. Të dy këta personalitete të politikës kishin Ministra të Jashtëm, dy figura të cilët origjinën e tyre e kishin nga kryeqyteti i vendit, Talleyrand nga Parisi kurse Basha nga Tirana, i vetmi ndryshim është se Basha nuk kishte gjakun blu por të dy të suksseshëm si ministra të jashtëm dhe në diplomaci.

Në histori mbahen mend fituesit, por jo në pak raste janë edhe disa ngjarje ose biseda të cilat e shënjonin rrugëtimin e humbësit ose fituesit në vitet që do vinin.

Në janar të vitit 1809 Napoleoni i hutuar dhe nervozuar, nxitohej të kthehej në Paris nga luftërat e tij kundër spanjollëve. Agjentët e tij të besuar vërtetuan lajmin se Talleyrand kishte komplotuar me Fushenë për ta rrëzuar nga froni. Napoleoni ecte lart e poshte në mbledhje ndërkohë që ministrat e tij e dëgjonin, teksa fliste për komplote. Talleyrand rrinte i qetë dhe moskokëçarës ndaj këtyre akuzave. Qetësia në fytyrën e tij prej të akuzuari, e cila mund ta çonte në trekëmbësh, e shtyu Napoleonin në skaj. “Ka ministra- vazhdoi:- të cilët dëshirojnë të më shohin të vdekur”,- dhe iu afrua Talleyrand, i cili e shikonte i pa shqetësuar. Napoleoni shpërtheu “ Je një burracak”, i- ulëriti Talleyrand përpara fytyrës, – je një i pafe”. Asgjë nuk është e shenjtë për ty. Ti do të shisje edhe babain tënd. Të kam mbuluar me pasuri, megjithatë nuk e ke për gjë të më bësh keq”. Të gjithë ministrat shihnin njëri-tjetrin të çuditur. Nuk e kishim parë asnjëherë gjeneralin e patrembur, i cili kishte pushtuar Evropën, kaq të zverdhur.

Talleyrand u largua dhe kur doli u kthye nga kolegët ministra ( të cilët kishin frikë se nuk do ta shihnin më) “ Sa gjynah që një burrë kaq i madh ka këto mënyra të këqija.

Me gjithë zemëratën e tij, Bonaparte nuk e arrestoi, por vetëm e shkarkoi dhe dëboi, por nuk u ndërgjegjësua që skena e biseda do të merrej vesh si perandori humbi krejt kontrollin dhe si Talleyrand e kishte ruajtur gjakftohtësinë dhe dinjitetin. Ishte momenti i parë që njerëzit panë perandorin e madh të humbte durimin në një rast të vështirë dhe ndjeu rënien e tij. Si tha edhe Talleyrand më pas: “Është fillimi i fundit”.

Vërtet ishte fillimi i fundit. Vaterloja ishte gjashtë vjet para, por Napoleoni e kishte marrë kurbën zbritëse dhe ecte ngadalë drejt humbjes, e cila u forcua me pushtimin katastrofik të Rusisë më 1812.

Talleyrand ishte i pari që pa shenjat e rënies./dritare.net

Federata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit

Nga Ben Andoni

Nuk ka bërë përshtypje ose nuk ka mundur të krijojë dot ndonjë impakt propozimi i përbashkët i partive të vogla opozitarë me qëllim bashkimin. Kreu i PR-së, që në një farë mënyre ka shërbyer dhe si boshti i kësaj iniciative, Fatmir Mediu, nën praninë e aleatëve të tjerë opozitarë, ka shpallur propozimin për krijimin e federatës së opozitës, nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri evropiane”. Qëllimi duket bash ambicioz, pasi Federata pritet që të ketë një emër, një program politik dhe një logo.

A është reale kjo iniciativë? Në thelb jo, por e nevojshme jashtëzakonisht shumë pikërisht për shkak të Realizmit të gjendjes së përçarë, ku ndodhet PD, partia kryesore. Realizmi është një metodë, që ka bërë shumë emër në zhanre të ndryshme të artit. Dikur quhej Realizëm i plotë, pasi gjëja më e rëndësishme ishte që ky realitet të mos përjashtonte asgjë nga përditmëria “për hir të konvencioneve estetike ose të moralit borgjez”, do shkruajë në esetë e tij Elias Kaneti. Ky realitet që më shumë i referohej situatave të dekadave të shkuara, tashmë merr sens për ata që i referohen realitetit tonë, që në dukje po konsiderohet e dorës së dytë!

Nëse për publikun është gati tragjike ngërçi i opozitës, pjesa e PD-së, dukshëm e ndarë në dy kahe e refuzon dukjen e këtij realiteti dhe këtë qenësi të dorës së dytë. Të tillë e konsiderojnë sot nevojën e publikut për të parë një zë të unifikuar. Ja pse ndoshta mund të vlerësohet si ide pjesa e organizimit të Federatës së partive të vogla, por që të marrë jetë duhet që ata të parët të përballin realitetin. Për fat të keq, ata janë po aq të përçarë dhe të paqartë për rolin e Berishës, por edhe aspekteve kryesore, sesi mund të sillen palët e tjera politike që të jenë pjesë e Federatës.

Është e vërtetë, ajo që shprehet Mediu, sipas të cilës opozita, vetëm e bashkuar mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. Madje, “kjo federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për çështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin”. Anipse, të lodh dhe të trishton kaq shumë sensi për realitetin dhe mënyra sesi perceptohet opozita nga vetë opozita saqë kupton se jemi në një qerthull të lodhshëm. “Duhet të dallojmë tri aspekte thelbësore të këtij ndryshimi, Së pari, ekzistenca e një realiteti që shtohet; së dyti, një realitet më i saktë; dhe, së treti, realiteti i të ardhmes”, shton nobelisti Kaneti.

Për fat të keq, PD-ja (e dy apo tre krahëve nuk po shikon një realitet që po ndryshon kundër saj), nuk e percepton dot realitetin e tanishëm me ndarjen e frikshme dhe me humbjen e kohës dhe kështu e ka të vështirë që të perceptojë edhe të ardhmen. Ndaj, kjo e bën këtë iniciativë, që të ketë qëllim të mirë, por që teknikisht të mos ngjallë dot besim, para “apatisë” së njerëzve që nuk e duan ndryshimin për ndryshim. Dhe, ky është rasti kur përballet qëndrimi me PD-në (e supozojmë të bashkuar). Në një formë më realiste, njerëzve të politikës (në rastin tonë lexo: PD-së) duhet t’i kërkohet që të paktën të përmirësohen, pasi kështu do të thotë të ndryshojnë; kurse të jesh perfekt (e pamundur për ta) do të thotë të ndryshosh shpesh, shprehej në këtë logjikë me cinizëm Çurçill, duke dhënë një mesazh nga koha sesi PD-ja duhet të shikojë cinizmin e Realizmit, që tashmë po e përball dhe lëvizja e idesë për një Federatë të partive të vogla të opozitës. (Javanews)

Komunisti

Nga Edison Ypi

Komunisti është gjallesa më e degjeneruar, më e ndyrë dhe më e pështirë në fytyrë të dheut. Komunisti nuk është njeri. Komunisti është shtazë, kafshë, skuth, krimb, gjarpër, gaforre, skile, derr, çakall, zvarranik, zhapik, iriq, zhabë, kukumjaçkë. Komunisti është llapaqeni më i neveritshëm. Komunisti është dembeli dhe paraziti më i pafytyrë. Komunisti është hajduti më i pa skrupull. Komunisti është hipokriti më i gërrditshëm. Komunisti është i pabesi më i rrezikshëm. Komunisti është hileqari dhe dredharaku më i qelbët. Komunisti është vrasës i lindur. Komunisti është një frikacak i pashok. Komunisti nuk ka asnjë ndjenjë, asnjë ndjeshmëri, asnjë dashuri, asnjë dhemshuri, për asnjë dhe për asgjë. Komunisti është i pa Fe’, i paatdhe’, i pavatër, i pamoralshëm. Komunisti i spiunon dhe i vret të gjithë, nënën, babain, motrën, vëllain, nipin, mbesën, kushuririn, gjyshin, stërgjyshin, të gjallë, të vdekur, madje komunisti spiunon edhe veten e vet. Komunisti është mishërimi i të të gjitha çrregullimeve, deformimeve, patologjive; psiqike, psikologjike, sociale, qytetare, kulturore, intelektuale, antropologjike. Komunistin Zoti nuk e ka krijuar për asgjë tjetër veçse si shëmbëlltyrë, si model, me ja tregu njerëzve normalë si nuk duhet të jenë. Komunisti është edhe shumë më i skëterrshëm e i beterrshëm se kaq. Por është e pamundur t’ja numurosh të gjitha komunistit. Ta cilësosh, ta mallkosh, ta shash dhe ta pështysh komunistin si e meriton, duhet të kesh ngrënë një Myzeqe me bukë, një Kosovë me groshë, një Tomorr me djathë, një Kinë me oriz, një Kubë me sheqer, dhe të pish një Erzen me raki, një Drin me birrë, një Vjosë me verë, një oqean me ujë.

DW: NATO do e largojë totalisht Moskën nga Ballkani!

Kreu i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo përfundoi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor këtë javë. Çfarë po përpiqet të bëjë aleanca ushtarake para disa vatrave të pashuara të zjarrit aty?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këtë javë brenda pak ditësh vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor për të treguar mbështetjen dhe angazhimin e aleancës veriore atlantike në një rajon që ka në disa fronte njëherësh disa vatra të pashuara zjarri që rrezikojnë sigurinë. “Ky rajon nga ana strategjike është i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka disa arsye për shqetësime”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Shkup të mërkurën në fund të turit ballkanik. “Ne shohim kërcënim për shkëputje në Bosnje-Hercegovinë, një gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë, dhe një ngecje të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë në vitet 90-të, NATO ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit. Ajo intervenoi në Bosnje dhe Kosovë në luftërat e përgjakshme që shënuan edhe fundin e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura. Sot tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e aleancës.

Zhvillimet në Kosovë shqetësuese

Armiqësia mes minoritetit etnik serb dhe shumicës shqiptare në Kosovën e njohur vetëm nga 22 nga 27 vende të BE dhe SHBA është rritur. Serbia dhe Rusia e mohojnë pavarësinë e Kosovës. Në maj trupat e NATO-s u plagosën në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, pranë kufirit serb. Serbët e Kosovës kanë një mosbesim të thellë ndaj autoriteteve të Kosovës dhe ruajnë marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Më 24 shtator katër vetë u vranë në luftimet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë që u barrikaduan në një manastir.

Si rezultat NATO përforcoi trupat në Kosovë me 1000 ushtarë dhe patrullimet në veriun e dominuar nga serbët. Trupat e KFOR-it kështu arrijnë në 4.500 vetë, sipas agjencisë Reuters. Stoltenberg në Prishtinë tha të hënën, se NATO do të bëjë çfarë është e nevojshme të ruajë sigurinë, qetësinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Ne tani jemi duke rishikuar, nëse duhet të kemi një rritje të përhershme që të sigurojmë se spiralja nuk del jashtë kontrollit dhe krijon një konflikt të rë ri të dhunshëm në Kosovë apo më tej në rajon.”

Republika Srpska kërcënon të shkëputet nga Bosnja

Ndërkohë që në Bosnje-Hercegovinën multietnike, Republika Srpska kërcënon të shkëputet. Kjo republikë përbën rreth gjysmën e territorit të Bosnje-Hercegovinës me rreth 1,2 milionë banorë, shumica serbë etnikë. Republika Srpska u krijua gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në një kontekst të përgjakshëm. BE, e cila mori misionin paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë nga NATO në vitin 2004 nuk është aspak popullore në Republikën Srpska, e cila mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Para këtyre krizave, në fund të turit të tij ballkanik në Shkup, Stoltenberg në një deklaratë me krerë të vendeve aleate të NATO-s, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu drejtua pjesërisht Moskës. NATO e shikon Rusinë të luajë një rol destabilizues, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. “Shtete autoritare si Rusia kërkojnë të minojnë demokracitë tona me kërcënime kibernetike dhe hibride”, tha Stoltenberg që pritet të largohet si kreu i aleancës veriore atlantike.

Sipas Bojana Zoric nga Insituti Europian për Studimet e Sigurisë, në përgjithësi qëllimi i Rusisë në rajon është të ndalë shtrirjen e NATO-s dhe pëfshirjen e tyre në BE. Lufta në Ukrainë i ka bërë të qarta ndarjet ekszistuese. “Ballkani Perëndimor nuk është i unifikuar, kur vjen puna tek përgjigja që duhet dhënë për luftën në Ukrainë.” Kjo i shkon në favor Moskës, sipas Zoric. “Rusia gjithmonë dëshiron të kapë çdo mundësi për të prodhuar tensione dhe rindezë armiqësitë e vjetra në rajon dhe në një mënyrë të përdorë ndarjet etnike për përfitimet e saj”, tha Zoric për DW.

Çfarë arriti Stoltenberg me vizitën në Ballkanin Perëndimor?

Për Zoric, vizita e kreut të NATO-s në Ballkan ishte më shumë për të dërguar një “mesazh të qartë në rajon dhe faktorë të tjerë prezentë, të përfshirë duke pasur parasysh edhe Rusinë, se NATO mbetet fuqimisht e angazhuar për të ruajtur sigurinë.”

“Një prezencë e shtuar e NATO-s do duhej të bëjë që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje me shpresë të nxisë edhe rigjallërimin e normalizimit efektiv të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.” Serbia, e cila dëshiron të jetë pjesë e BE, por jo e NATO-s, nuk do të rrezikojë një konflikt me aleancën ushtarake, sipas Zoric. Shumica e vende të BE janë në NATO. Aktualisht Beogradi mban marrëdhënie të stabilizuara me NATO-, sipas analistes. Prandaj ekspertja nuk sheh rrezik akut konfrontimi në horizont. “Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Rusia nuk do të jetë e aftë t’ia dalë për t’i hyrë një lufte në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur në mendje, se gjysma e Ballkanit Perëndimor është në NATO, thekson Zoric. Në vend të kësaj Moska do të tentojë më shumë të vazhdojë me politikën e saj të nxitjes së tensioneve duke punuar për këtë me partnerët që ka në rajon./DW

Skandali i FSHF: Asnjë ndeshje e Superiores në fundjavë, si po degradon kampionati

Kategoria Superiore kete sezon eshte ne piken e saj me te erret.

Shikueshmeria permes televizionit dhe ne stadiume eshte nder me te uletat ne histori, duke e kthyer ne nje nga kampionatet me pak te preferuar.

Mjafton te shihni kete foto per te kuptuar se ku ka degraduar kampionati shqiptar.

Te gjitha ndeshjet e Superiores nuk i kalojne me shume se 200 persona ne shkallet e stadiumit.

Kjo jo vetem per faktin e nje kampionati te dobet, por edhe me menyren skandaloze qe FSHF vendos datat e ndeshjeve.

Qekur ka nisur kampionati, Superiorja eshte luajtur vetem ne dite jave dhe orare jo te pershtatshme.

Edhe kete fundjave Kategoria Superiore eshte i vetmi kampionat qe nuk luhet ne fundjave.

Ndeshjet do luhet ne fillim jave dhe pritet serish nje atmosfere e ftohte ne shkallet e stadiumit.