17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Analiza e 20 ekonomive më të fuqishme në botë (1960-2100), SHBA shumë shpejt do t’ia lërë ‘mbretërimin’ Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia, Gjermania dhe India janë ekonomitë më të mëdha në botë për vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të PBB-së së tyre. Por sipas analizës së “Imperialstatistics” pjesë e “Imperial College London” shumë shpejt Kina do të jetë ekonomia më e madhe e botës, ndërsa në vitin 2100 do të jenë vendet aziatike me popullsinë më të madhe sot, që do të dominojnë ekonominë botërore, duke spostuar vendet e mëdha europiane. SHBA është projektuar të zbresë në vendin e tretë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB ose – Gross domestic product, GDP) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).

PBB-ja shërben si një matës bazë për vlerësimin e madhësisë së ekonomisë së një vendi. Qasja konvencionale për matjen e PBB-së së një vendi përfshin metodën e shpenzimeve, ku totali rrjedh nga agregimi i shpenzimeve për mallrat e freskëta të konsumit, investimet e reja, shpenzimet qeveritare dhe vlerën neto të eksporteve.

Në vitin 1960, mes 20 ekonomive më të fuqishme sipas analizës së të dhënave dhe analizës së “Imperialstatistics, (siç tregohet në tabelë), kishte një diferencë të thellë nga ana e SHBA-së sa i përket GDP-së karshi vendeve të tjera të botës. Britania e Madhe mbante vendin e dytë 6 dekada më parë dhe në vend të tretë renditej Franca. Më pas vinin vende si Kina, Japonia, Italia, India dhe Kanadaja.

Aktualisht është ngushtuar ndjeshëm hendeku i ShBA-së karshi Kinës, përsa i përket madhësisë dhe rritjes së ekonomisë. SHBA vazhdon të udhëheqë listën e vendeve si ekonomia më e fuqishme në botë, mbi të dhënat e fundit të GDP-së dhe pas saj vjen Kina. Në vendin e tretë renditet Japonia, e më tej vijnë; Gjermania, India, Mbretëria e Bashkuar etj. Në vitin 2023, ekonomia e Shteteve të Bashkuara mbetet më e madhja në botë, e matur me PBB-në nominale, ndjekur nga Kina, si ekonomia e dytë më e madhe në botë por me një rritje vjetore që vazhdimisht tejkalon Shtetet e Bashkuara, ndaj edhe vendit aziatik mund t’i duhen shumë pak vite për të zënë pozitën e parë në botë. PBB-ja botërore në vitin 2023 është aktualisht në rënie për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, Izrael-Palestinë dhe epideminë pas koronës, deri në tetor 2023 vlerësohet të jetë 106.37 trilionë kundrejt 103.86 trilionë që ishte në 2022.

Në vitin 2050 sipas projeksionit do të jetë Kina ekonomia më e fuqishme në botë sa i përket analizës së GDP-së dhe pas saj do të vijë SHBA. Në vend të tretë do të jetë India, e me radhë lista vijon; Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Indonezia etj.

Surpriza do të thellohet në vitin 2100. Duket se e ardhmja e ekonomisë botërore do të jetë Azia.

Siç tregon edhe analiza dhe tabela e “Imperialstatistics”, Kina dhe India do të rivalizojnë me njëra-tjetrën me një diferencë karshi SHBA-së që do të pozicionohet e treta. Nuk do të ketë më vend “nderi” për ekonomitë e shteteve më të fuqishme momentalisht në Europë, sepse pas SHBA-ve ekonomitë më të fuqishme të botës do të jenë Indonezia, Filipinet dhe Vietnami. Surpriza vazhdon me 10 të parat ku do të ngjiten vende si Nigeria dhe Brazili. Të gjitha vendet që do të dominojnë ekonominë botërore në dekadat që do të vijnë kanë aktualisht mbi 100 milionë banorë, çka do të thotë se në të ardhmen popullsia e një vendi do të jetë përcaktuese dhe vendimtare në prodhim.

/A.Muraçi/ Liberale.al

Dëshironi të arrini diçka? Nxirre zemërimin tënd!

Zemërimi konsiderohet një emocion negativ, i padobishëm dhe kundërproduktiv. Por a jemi të sigurt se kjo është gjithmonë kështu? Neuroshkenca shpjegon pse zemërimi ndonjëherë na ndihmon.

“Të zemërohesh është e kotë!”. Të gjithë dëgjojmë fraza të ngjashme kur humbasim durimin përballë problemeve të përditshme. Në imagjinatën e zakonshme, zemërimi në fakt konsiderohet një emocion negativ, i padobishëm dhe kundërproduktiv . Por a jemi të sigurt se kjo është gjithmonë kështu? Kjo nuk është e dhënë: neuroshkenca shpjegon se, në disa situata, zemërimi mund të ketë efekte pozitive, sepse na ndihmon të arrijmë qëllimet tona mirë dhe shpejt.

SIMULIMET DHE SONDAZHET. Konfirmimi vjen nga kërkimi shkencor i Universitetit A&M të Teksasit, i publikuar nga revista amerikane Journal of Personality and Social Psychology . Gjatë punës së tyre, studiuesit kryen një sërë simulimesh dhe gjithashtu analizuan sondazhe, për të kuptuar se çfarë roli ka luajtur zemërimi në arritjen e qëllimeve personale. Për të arritur atje, studiuesit provokuan reagime të ndryshme emocionale te subjektet , më pas i shtynë ata të arrinin qëllimet e përcaktuara. Në përgjithësi, u zbulua se në krahasim me emocionet e tjera, zemërimi përmirësoi aftësinë e tyre për të arritur rezultate, veçanërisht në situata të vështira.

I ZEMËRUAR DHE EFIKAS. Eksperimentet, të kryera në më shumë se 1000 njerëz, ishin të ndryshme: në njërën prej tyre, pjesëmarrësit duhej të zgjidhnin enigmat gjuhësore pasi kishin vëzhguar imazhe të llojeve të ndryshme të krijuara posaçërisht për të ngjallur emocione të kundërta (negative, pozitive dhe neutrale); në një eksperiment tjetër, megjithatë, qëllimi ishte të merreshin rezultate të larta në videolojëra me nivele të ndryshme vështirësie.

Epo, në të gjitha simulimet e propozuara, njerëzit “të zemëruar” morën rezultate më të larta dhe kishin kohë më të shkurtër reagimi. Në mënyrë të detajuar, sa më kërkuese të ishin objektivat, aq më i madh ishte efekti i zemërimit, ndërsa rritja e performancës ishte më pak e rëndësishme në rastin e objektivave më të thjeshtë ku subjektet, në fakt, nuk e lejonin veten të kapërceheshin nga zemërimi. Megjithatë, duhet thënë gjithashtu se rezultatet pozitive (megjithëse në një masë më të vogël) ishin të lidhura edhe me emocione pozitive si kënaqësia ose dëshira.

SHTYTJE EMOCIONALE. Përveç simulimeve, studiuesit shqyrtuan të dhëna nga sondazhe të shumta të mbledhura gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 2016 dhe 2020, duke përfshirë një audiencë prej mbi 1,400 personash. Para se të shkonin në votime, të anketuarve iu kërkua të thoshin se sa të zemëruar do të ishin nëse kandidati i tyre i preferuar do të humbiste. Pas zgjedhjeve ata raportuan edhe nëse dhe për kë kishin votuar. Epo, ata që do të ishin zemëruar nëse kandidati i tyre nuk do të kishte fituar, gjithashtu kishin më shumë gjasa të merrnin pjesë në votim, edhe nëse zemërimi nuk do të kishte efekt në zgjedhjen e kandidatit.

Ky është një demonstrim i mëtejshëm, sipas studiuesve, se si në disa rrethana emocionet e konsideruara tradicionalisht negative, si zemërimi, mërzia apo edhe trishtimi, mund të kenë një ndikim pozitiv.

/Përshtatur nga fokus.it/

Ndotja akustike në Shqipëri mbi normat e BE-së, ja cila është zona më e zhurmshme e Tiranës

Ndotja akustike në Shqipëri është mbi normë në shumicën e qyteteve.

Fluksi i madh i automjeteve, gjendja motorike e tyre, punimet në ndërtim, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore janë disa nga faktorët e zhurmave në vend.

“21 Dhjetori” mbetet zona më e zhurmshme gjatë ditës jo vetëm e Tiranës, por e gjithë Shqipërisë. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2022 këtu niveli i zhurmave ditën e tejkaloi me 25% standardin e OBSH dhe ligjit shqiptar, raporton Tv Klan.

Në rang vendi Shkodra dhe Tirana janë dy qytetet më të zhurmshme. Shkodra prodhon ndotjen më të lartë akustike ditën, ndërsa Tirana gjatë natës.

Pasojat deri në humbje të dëgjimit i përjetojnë drejtpërdrejtë qytetarët. Qytetet më të qeta rezultojnë Kukësi dhe Berati.

“Nga monitorimi i zhurmave urbane për vitin 2022 rezulton se në qytetin e Kukësit nuk kemi tejkalim të nivelit të zhurmave ditën dhe natën. Në qytetin e Beratit nuk kemi tejkalim të normës natën”, njoftoi AKM-ja.

Së fundmi përmes një udhëzimi të posaçëm janë përcaktuar edhe nivelet kufi të çdo lloj zhurme, që do të inspektohet nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Për shkeljen e normave parashikohen gjoba nga 5 000 lekë deri në 50 mijë Lekë.

PD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Procesi i rindërtimit, qeveria mungesë transparence dhe fatura fiktive për rritjen e kostove të ndërtimit

“4 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, për 894 familje në qarkun Lezhë, gjendja mbetet pa zgjidhje, duke u vështirësuar cdo ditë e më shumë. Në Bashkinë Kurbin, 841 familje janë pa shtëpi, si dhe prej 8 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë.” – kështu shprehet në një prononcim në profilin e saj facebook, anëtarja e kryesisë së PD-së, Alfrida Marku Dedgjonaj.

Zyrtarja demokrate ngre shqetësimin e listave fiktive, ndryshimin e kategorisë së dëmeve të shkaktuara dhe tenderat abuziv me fitues të paracaktuar.

“Me lista fiktive, ndryshim të kategorisë së dëmit të shkaktuar, tendera abuziv me fitues të paracaktuar, miliarda lek të shpenzuara për projektim e jo për rindërtim, me punime të dobëta duke lënë qytetarët të ekspozuar ndaj rrezikut, procesi i rindërtimit ka rezultuar i dominuar nga abuzimet, dhe ska patur në fokus mirëqenien e rimëkëmbjen e familjeve të cilat u përballën me pasojat e tërmetit.” – shkruan ajo.

Më poshtë postimi i plotë i anëtares së kryesisë së PD-së, Alfrida Marku Dedgjonaj:

“4 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, për 894 familje në qarkun Lezhë, gjendja mbetet pa zgjidhje, duke u vështirësuar cdo ditë e më shumë.

Në Bashkinë Kurbin, 841 familje janë pa shtëpi, si dhe prej 8 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë.

Në Bashkinë Lezhë, për 12 familjet e pallatit 47 në qendër të qytetit dhe 41 familjet në njesitë administrative të tjera, nuk ka asnjë zgjidhje apo projekt konkret për ndërtimin e banesave të tyre.
1.15 miliard euro iu akorduan Shqipërisë në Konferencën e donatorëve në vitin 2020.
80 miliard lekë të alokuara nga Buxheti i shtetit është fatura solidare e deritanishme e taksapaguesve shqiptarë për të përballuar pasojat e tërmetit; 7 miliard lekë të tjera janë parashikuar në projekt-buxhetin për vitin 2024, ndonëse kryeministri dhe ministri i rindërtimit, prej vitit 2021, cdo vit pasaardhës e kanë deklaruar si fundin e procesit të rindërtimit. Por, miliardat shtesë në cdo vit të ri buxhetor, kjo qeveri i ka përdorur për të mbuluar abuzimet e vjetra.

Me lista fiktive, ndryshim të kategorisë së dëmit të shkaktuar, tendera abuziv me fitues të paracaktuar, miliarda lek të shpenzuara për projektim e jo për rindërtim, me punime të dobëta duke lënë qytetarët të ekspozuar ndaj rrezikut, procesi i rindërtimit ka rezultuar i dominuar nga abuzimet, dhe ska patur në fokus mirëqenien e rimëkëmbjen e familjeve të cilat u përballën me pasojat e tërmetit.

Autoritetet përgjegjëse, ministria e rindërtimit dhe Bashkitë, nuk kanë informacion kur do përfundojë procesi i rindërtimit! Nuk ka transparencë për dëmet e shkaktuara, faturën e rindërtimit dhe koston e procesit në tërësi; të gjitha këto në fakt, për të mbuluar fiktivitetin dhe abuzimet e kryera në mënyrë të vazhdueshme.

Nuk ka transparencë për 295 milion euro grante dhe 853 milion euro në formën e kredive të buta, që iu akorduan Shqipërisë në konferencën e donatorëve të 2020.

A kanë qenë qeveria shqiptare dhe Bashkitë kompetitive dhe transparente, apo Kreditë e buta dhe grantet e akorduara për tërmetin në konferencën e donatorëve, do kenë fatin e Fondeve të tjera të akorduara nga BE?!!

U bëj thirrje Bashkisë Lezhë dhe Bashkisë Kurbin për zgjidhjen urgjente të situatës së 53 famljeve në Lezhë dhe 841 familjeve në Kurbin.

Inkurajojmë autoritetet të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë autorët e keqmenaxhimit të fondeve dhe abuzimeve me procesin e rindërtimit.”

Europol i dorëzon te SPAK listën e policëve që dalin në aplikacionin e krimit, SKY e EncroChat

Rastet kur zyrtarë apo ish-zyrtarë të policisë kanë rezultuar të përfshirë në ngjarje kriminale janë shtuar së fundmi.

Kujtojmë që më 21 nëntor 2021 u finalizuar operacioni “Metamorfoza 2”, i cili goditi një grup kriminal. Mes 11 persinave të përfshirë ishte edhe Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Arrestimet e tyre kanë ardhur pas zbardhjes së komunikimeve në “SkyECC” në vitet 2019-2020 në Francë dhe Belgjikë me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Referuar statistikave, policë të arrestuar ka pasur më shumë në periudhën janar-nëntor 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga 134 efektivë vitin e shkuar, në raport me 69 që janë arrestuar deri tani.

Sipas SPAK në hetim janë një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë, për të cilët shumë shpejt nuk do të kursehen sërish prangat. E vetmja pyetje që ka mbetur është: Kush e ka radhën?

Për këtë çështje Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së. Të dhënat e marra nga Europol me sa duket janë kthyer menjëherë në çështje penale në Shqipëri, pasi edhe zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, konfirmoi se arrestime të tjera do të ketë në radhët e policisë.

“Kjo nuk do të thotë që në nivel policor në të mos bëjmë punën tonë. Ne do të ezaurojmë çdo mjet, çdo mundësi të mundshme për të lidhur ura komunikimi, për të ndjekur, gjetur dhe arrestuar dhe vënë para përgjegjësisë penale çdo kënd, i cili i ka llogaritë e hapura me shtetin shqiptar”, tha Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ministri i Brendshëm tha të premten, teksa prezantonte drejtuesin e ri të AMP-së, Florian Sulejmani, se të gjithë efektivët e policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi. Një tjetër formë për t’iu shmangur filtrit është edhe ulja nga detyrat drejtuese, e cila i shmang nga vetting-u. Por, Balla bëri me dije se kush shmang vetting-un do të largohet menjëherë nga Policia.

Lulzim Basha vizitoi familjen e Maliq Koshenës një nga pjesëmarrësit më aktiv në Luftën e Dukatit, 80 vjet më parë

Me 1 dhjetor 1943, komunistët sulmuar Dukatin.

Luftimet vijuan për afro 24 orë e lanë pas shumë viktima. Prej asaj ngjarje, që sot njihet si Lufta e Dukatit, Maliq Koshena u arrestua më 28 janar 1945 nga forcat e regjimit komunist dhe u dënua me 20 vjet burg. Më 25 nëntor 1949, u dënua me pushkatim.

Eshtrat nuk dihet ku i ka, ndërsa familja vuajti persekutimin e egër komunist.

Në bashkëbisedim me familjarët e Maliq Koshenës, Basha nënvizoi domosdoshmërinë e krijimit të instrumenteve dhe fondeve të posaçme për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar, që regjimi ogurzi komunist i la pa varre.

“Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne duhet të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë, aq më pak deformimi i të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur. Por ne jemi borxhlinj ndaj atyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë”, – theksoi zoti Basha.

Të rinjtë do të jenë kryefjalë e PD-së, Basha në Vlorë: Me energjinë, punën dhe angazhimin e tyre, Shqipëria do të bëhet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me qytetarë dhe u takua me të rinjtë në qytetin e Vlorës.

Të rinjtë diskutuan rreth problemeve të tyre, të cilat po i shtyjnë drejt emigrimit.

60% e të rinjve në Shqipëri dëshironin të largoheshin për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit. Në mesin e atyre që duan të largohen janë edhe ata që kanë nje profesion dhe shkak për këtë sipas bashkbiseduesve, është mungesa e besimit për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend.

Për kryetarin e PD, kjo situatë lidhet me faktin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronë të tyre, duke mos u dhënë mundësi të rinjeve të marrin në dore fatet e tyre.

“Në riaorganizimin e PD, të rinjëve do tu besohet nje rol i veçantë, duke u besuar atyre poste drejtuese në çdo nivel drejtimi”, – deklaroi Basha.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu mundësuar të rinjëve të ndertojnë jetën e tyre këtu. Me energjinë, punën dhe angazhimin e të rinjëve, Shqipëria do të bëhet. Detyra jonë është tua japim besimin, që të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre. PD është një parti që lindi nga të rinjtë dhe do të bëhet një parti ku mishërohen ëndrrat dhe shpresat e të rinjëve”, tha kryetari i PD gjatë bisedës me të rinjtë vlonjate.

Qytetarët e Vlorës dhe të rinjtë kanë mirpritur edhe propozimet e PD për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vetingun e politikanëve.

“Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.

Me listat e hapura, ne do tu japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend”, – theksoi zoti Basha.

Ngacmoi seksualisht pacienten në urgjencë, 20 muaj burg kirurgut shqiptar

Gjykata e Monzës e ka dënuar kirurgun 40-vjeçar me inicialet R.G., me 20 muaj burg.

Ndaj tij rëndonte akuza për dhunë seksuale, pasi një paciente 20-vjeçare e denoncoi për aktin e pahijshëm që kreu ndaj saj.

Ngjarja ndodhi në vitin 2019, në klinikën Zucchi, ku vajza që denoncoi kirurgun shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti.

Sipas prokurorit të Monzës, Flaminio Forieri, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg për mjekun, vajza teksa priste të dashurin të përfundonte serumin, e kishte pyetur kirurgun shqiptar se ku mund të shkonte për të pirë duhan.

Ai e kishte shoqëruar 20-vjeçaren në një dhomë, ku gjatë bisedës i kishte prekur kërthizën. E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte aktin që kreu.

Gjatë procesit gjyqësor, mjeku është mbrojtur me argumentin se ai e kishte kapur vajzën duke pirë duhan brenda në klinikë, veprim i cili është i ndaluar dhe ndaj i ka kërkuar vetëm që të largohet.

Verifikimi paszgjedhor, vota nuk është tjetërsuar në kuti për kryetarët por partive opozitare u janë hequr ose shtuar votat për këshillin bashkiak

Votat e 14 Majit nuk janë tjetërsuar gjatë procesit të numërimit. Ky është rezultati i dalë nga verifikimi paszgjedhor që bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rinumëroi nga e para 526 kuti votimi nga të gjitha bashkitë e vendit.

Të dhënat tregojnë se diferenca mes votës së numëruar dhe asaj të rinumëruar për kandidatët për kryetar bashkie është e papërfillshme, ndërsa në shumicën e bashkive nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

Në bashkinë më të madhe, atë të kryeqytetit janë vërejtur disa ndryshime, por që nuk cënojnë rezultatin përfundimtar.

Erion Veliajt të PS i janë shtuar 17 vota, Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë” 22 vota, dhe kandidatit të PD Roland Bejko 31 vota.

Në këto raste, kur numri i votave është i ndryshëm nga rezultati i certifikuar por me një diferencë të vogël, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kemi të bëjmë më së shumti me gabime njerëzore.

Por ndryshe tregojnë të dhënat nga rinumërimi i votave për këshill bashkiakë. Partive politike i janë hequr ose i janë shtuar vota në shifra jo të ulëta.

Më e ndëshkuara është opozita pasi nga leximi paraprak rezulton se numëruesit e tyre e kanë tjetërsuar votën përbrenda partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe asaj Demokratike.

Këto të dhëna nxjerrin edhe njëherë në pah problematikën me komisionerët dhe numëruesit, që përcaktohen nga partitë politike.

Së fundmi, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar që në ndryshimet e reformës zgjedhore të përfshihet dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Gazetarja zbulon vajzën e showbiz-it shqiptar e cila shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “Bilardo” se është gati plani për ndërtimin e 5 burgjeve të reja në Shqipëri, të cilat do të jenë të vendosura në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Do ndërtohen 5 burgje të reja. Plani është gati, janë gjetur edhe tokat, është bërë edhe struktura. Kapacitetet e burgjeve jo vetëm janë plot, por janë shumë të amortizuara. Përpos që mungon standardi dhe niveli njerëzor për të qëndruar brenda, ka edhe një numër shumë të madh punonjësish policie që duhet të shërbejnë dhe ka një kosto të lartë. Janë 5 qytete të mëdha ku do ndërtohen këto burgje. Tirana do ketë, Vlora, Fieri, Durrësi, edhe dy qytete nga Veriu. Do të ndërtohen 5 burgje të mëdha ku do të futet i gjithë kontingjenti që është aktualisht”.
Llabani vuri në dukje se drama e shqiptarëve si popull është s’e s’do të ketë kurrë sodisfaksion nga drejtësia, sepse ende merret më së shumti me të shkuarën.

Drama jonë si popull është që s’do arrijmë kurrë të kemi sadisfaksion nga drejtësia. E di pse? Sepse akoma zbulojmë ngjarje dhe episode të shkuara. Flasim me ish, ish-drejtori i Policisë, ish-shefi i Rendit. Me të tashmen po ecim me hap liliputi, ndërsa me të shkuarën po i marrim vesh gjërat, por ngjarje që kanë ndodhur këtu e 5 vjet, këtu e 7 vjet. 20 mijë punonjës të policisë janë mangët sot që flasim. Në muaj japin dorëheqjen 20-50 punonjës policie”.

Ndër të tjera ajo tregoi se një vajzë e showbiz-it shqiptar shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro.

Shumë femra të njohura të showbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai.

Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e showbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro. Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”.