27.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Rënia e madhe e klaneve Rama-Berisha-Meta!

NGA ERL KODRA

Politikës shqiptare – siç e kemi njohur – po i vjen fundi. Dhe si çdo fund, ky i politikës dhe i politikanëve tanë nuk ka si të jetë ndryshe, veçse i dhimbshëm (dhe i turpshëm).

Për fat të keq, ky realitet nuk po perceptohet, ose më mirë të themi nuk po kuptohet, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vet politikanët (protagonistët).

Në një vështrim të shpjetë, por realist, politikanët tanë ngjajnë me të sëmurët me kancer të shkallës së fundit, të pandërgjegjshëm për fundin e tyre të shpejtë.

Ata nuk duan ta pranojnë realitetin ku gjenden, atyre u qanë zemra për pushtetin e humbur, për vitet e lavdishme, për pasurinë që nuk do ta gëzojnë kurrë, por mbi të gjitha për faktin se populli nuk i ndjek më si dikur.

Ata e ndjejnë këtë, thellë thellë e kuptojnë, por nuk duan ta pranojnë realitetin e ri. Ndaj duan të duken si të fortë, si njëherë e një kohë, kur turmat i brohorisnin, të gatshme për t’u hedhur në zjarrë për interes të tyre.

Shikoni Edi Ramën. Prej më shumë se 10 vitesh në pushtet, i rrethuar nga kriminelë ordiner, hajdutë me damkë dhe trafikantë droge; nga një grusht oligarkësh dhe mediash që menaxhojnë të gjitha punët e Shqipërisë; se ku është katandisur.

Zv-Kryeministri Arben Ahmetaj gjendet në arrati, krahu i tij i djathtë Vangjush Dako gjendet në burg (dhe non-grata), ndërsa miku i tij Ilir Beqja në derë të burgut. Më shumë se gjysma e qeverisë së tij gjendet nën hetim nga SPAK, ndërkohë që nga momenti në moment ministra aktualë presin të arrestohen.

Por ajo çfarë e bën gjendjen të pashpresë janë grupet (kriminale) që e kanë ushqyer me para, grupe të cilat po përfundojnë pas hekurave. Lumi i parave të drogës po shterron, kështu që lavatriçet e Edit nuk do të kenë më se çfarë të lajnë, as për të përfunduar projektet e PPP-ve, as për të ushqyer ekonominë gri të ndërtimeve.

Gjithçka është çështje kohe – edhe sa do të zgjasë agonia – para se ky sistem falls të shembet. Por një gjë dihet me siguri; Edi Rama është njëriu që i ka luajtur fijet, i ka ushqyer dhe kanalizuar produket kriminale e të paktën dhjetra miliardë eurove – para që burojnë drejtë-për-së-drejti nga trafiku i drogës dhe fermat e hashashit në Shqipëri – përmes PPP-ve dhe sektorit të ndërtimit.

Veç kësaj, vjedhjet e Edi Ramës nga Buxheti i Shtetit përmes skemave të tilla si INCERATORËT janë të provuara, dhe sigurisht, PËRGJEGJËSI NUMËR 1 është ai.

Është thjeshtë çështje kohe para se Edi Rama të pëfundojë në burg, sepse provat janë evidente, të aksesueshme dhe lehtësisht të verifikueshme.
Shikoni Ilir Metën.

Prej 13 vitesh i kapur me zë dhe figurë si një hajdut ordiner, teksa mbante llogaritë e korrupsionit në zyrën e të ndjerit, Ministrit Dritan Prifti. Pastaj shikoni proceset gjyqësore, njëri më i rëndë se tjetri, njëri më i zi se tjetri.

I ngulur në politikë që prej vitit të largët 1991, që nuk i ka sjellë asnjë hajr këtij vendi; vetëm hajni, klientelizëm dhe amoralitet politik. E tepërt të flitet për një individ me një nivel të tillë, që për fat të keq e kemi patur edhe Kryeministër, edhe President.

Edhe Sali Berisha është drejt fundit. E di ai, e dinë të gjithë, por askush nuk ia thotë se kjo luftë jo vetëm që nuk i shërben demokratëve, por nuk po i shërben as atij. Përkundrazi, kjo luftë do ta dëmtojë më shumë. Ai e kishte rastin e artë të largohej me nder, ndoshta të fundit, por nuk u largua. Dhe pasojat do të jenë të rënda, shumë të rënda.

Imagjinoni një ditë kur të zgjohemi në mëngjes pa Sali Berishën, pa Edi Ramën, pa Ilir Metën në politikë. Le të jetë kushdo tjetër, por asnjëri prej këtyre që kanë provuar pushtet politik dhe fuqi ekonomike pa kufi. Dikujt mund t’i duket fundi i botës, por në të vërtetë nuk është.

Do të jetë vetëm fundi i tre njerëzve të rëndomtë, që e mbajtën peng këtë vend për 32 vjet. Të tjerët që do të vijnë pas tyre do të mund t’i largojmë fare lehtë, ka trazira të mëdha, pa viktima potenciale.

Pep Guardiola përfundon nën hetim

Pep Guardiola trajneri i Manchester City-t është vënë në radarin e disa institucioneve dhe mediave spanjolle për shkak të pozicionit të tij politik.

Bëhet fjalë për “Cunami demokratik”, një lëvizje separatiste me të cilën tekniku duket se ka marrëdhënie. Kjo organizatë thuhet se është përgjegjëse për kaosin dhe konfuzionin brenda shtetit spanjoll. Të paktën kjo është akuza e bërë nga Guardia Civil dhe e raportuar nga media Vozpópuli.

Më tej, Guardiola madje ka xhiruar një video në lidhje me të me këto fjalë: “Kjo luftë jo e dhunshme do të vazhdojë derisa të përfundojë represioni”. Deklarata që çuan në ndërhyrjen e policisë, e cila akuzoi teknikun se kishte “inkurajuar popullsinë katalane të rebelohej kundër shtetit”.

Një situatë që sigurisht do të shkaktojë shumë diskutime në ditët në vijim, në pritje të një përgjigje nga vetë trajneri i Manchester City-t, i cili u përfshi në një debat me sulmuesin e Liverpool, Nunez, pas takimit që u mbyll 1-1.

Shpërthimi misterioz i sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, OBSH kërkon përgjigje nga Kina

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon nga Kina informacion të detajuar në lidhje me shpërthimin e sëmundjeje të frymëmarrjeve dhe grupime të raportuara të pneumonisë së padiagnostikuar te fëmijët.

Që nga mesi i tetorit, OBSH njoftoi se Kina veriore ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin krahasuar me të njëjtën periudhë në tre vitet e mëparshme.

Ditët e fundit, mediat vendase, treguan për spitale të mbushura me prindër dhe fëmijë që presin të kontrollohen nga mjekët.

OBSH-ja është përgjigjur duke i bërë një kërkesë zyrtare Kinës për informacion shtesë si dhe rezultate laboratorike nga shpërthimet e raportuara tek fëmijët.

Sipas Sky News komuniteteve kineze i është kërkuar të marrin masa parandaluese duke përfshirë vaksinimin, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e rregullt të duarve.

Autoritetet kineze konsiderojnë shkaktare heqjen e kufizimeve të COVID-19 dhe qarkullimit të patogjenëve të njohur, duke përfshirë virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), gripin dhe infeksionet e zakonshme bakteriale që prekin fëmijët.

OBSH njoftoi se kishte paqartësi për këto raste, nëse kanë lidhje rritjen e përgjithshme të infeksioneve të frymëmarrjes të raportuara më parë nga autoritetet kineze ose ngjarje të veçanta.

Ndër të tjera në informacionet e qarkulluara, organizata ka marrë të dhëna nga autoritetet, ndërkohë po kërkon ende për më shumë detaje.

Rritja e rasteve të sëmundjeve risjell në vëmendje edhe mungesën e transparencës që Kina bëri gjatë periudhës së COVID-19.

Trokitje në çdo shtëpi dhe në çdo zemër/ Basha në Vlorë në familjen me kontribute patriotike: Beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane, është nderimi më i madh

Ne vijim të turit të takimeve derë me derë, kryetari i PD, Lulzim Basha, ndodhet sot në Vlorë.

Takimet në këtë qytet Basha i vijoi në familjen Radhima, familje kontributore në Pavarsinë e Shqipërisë!

“Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre”, – theksoi zoti Basha.

Edhe pse kjo familje ka qenë bazë qëndrimi për Ismail Qemalin në periudha të vështira të viteve 1911-1912, regjimi komunist i burgosi, internoi dhe persekutori pjesëtarët e saj, vetëm për shkak të bindjeve të tyre dhe qëndrimeve patriotike.

“Pavarësisht vuajtjeve dhe torturave, kjo familje kurrë nuk iu dorëzua regjimit. Vuajtjet e kanë bërë të forte e forca e saj është frymezuese, por shoqëria edhe pse kanë kaluar 33 vite nga rënia e regjimit komunist, u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën. E që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”, – theksoi kreu i PD.

Problemet e ullirit/ Fermerët ankohen për prodhimin

Ndërkohë që një vit më parë fermerët shitën vajin e ullirit me çmim shumë të ulët për shkak të mbiprodhimit, këtë vit pritet që çmimi i vajit të ullirit në vend të dyfishohet.

Fermerët thonë se për shkak të kushteve të motit këtë vit ullinjtë kanë shumë pak prodhim dhe për pasojë edhe çmimi i vajit do të ketë rritje.

Ndërkohë sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh ato që ndikojnë në rritjen e çmimit të vajit të ullirit, një prej tyre edhe heqja e taksës doganore ne eksport.

Një vit më parë një litër vaj ulliri u shit 400-500 lekë ndërkohë këtë vit çmimi i shitjes së vajit të ullirit pritet të jetë jo më pak se 800-1000 lekë për litër.

Katër vjet pa shtëpi/ Sfidat e strehimit vazhdojnë në Durrës

Katër vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, në bashkinë e Durrësit, epiqendrën e fatkeqësisë natyrore, procesi i rindërtimit vazhdon.

Shumë familje kanë arritur të futen në banesa të reja, ndërsa 2400 të tjera janë pa shtëpi dhe prej muajsh nuk trajtohen as me bonusin e qirasë. Kjo ka shkaktuar probleme ekonomiko-sociale për disa prej tyre dhe janë detyruar të kthehen në banesat e pariparuara, ose të papërfunduara ku ndjehen të pasigurt.

“Ka vend për gëzim, thjesht ideja që po kthehesh në shtëpinë tënde, po kur në një javë kalon në kurriz ngjitjen nëpër shkallë me fëmijë, me qese nëpër duar nuk ka vend shumë për gëzim kur përballesh me realitetin. Nuk mund të bëhet kolaudimi i pallatit pa u bërë ashensori, vendosur kangjellat e shkallëve. Siguria është zero. Ne banojmë aty dhe është shumë problem, por hymë se qiratë janë shumë të lartë dhe s’mund të përballohen më. Që në mars nuk e kemi marrë bonusin”, tha banorja.

Në Durrës tërmeti la pas 24 viktima, afërsisht 8 mijë objekte të dëmtuara, mijëra familje pa strehë dhe nxënës pa shkolla. Mbi 1 000 objekte u deklaruan për shembje. Disa u shembën, të tjera qëndrojnë në pritje. E ndërsa një pjesë e objekteve shkollore janë rindërtuar, të tjera, përfshirë dhe gjimnazet kryesore të qytetit, janë në proces. Nxënësit e zhvillojnë mësimin në turnin e pasdites.

Këtë vit në Manëz përfundoi ndërtimi i lagjes së re, ndërsa në Spitallë të Durrësit punimet vijojnë. Strehimi vazhdon të mbetet problemi kryesor.

“Çelësat i morëm, kemi 2 javë, po kot. S’kemi ujë drita. Vijmë, shohim dhe ikim”.

“Në bashki na thonë i kemi çuar emrat te elektriku, atje thonë s’kemi matës. Si bëhet kolaudimi?! Asnjë s’ka hyrë”, thanë dy familjarët.

Pallatet me dëme të nivelit të ulët e të mesëm (DS1-DS3) janë riparuar, por shumë prej atyre të dëmtuara rëndë qëndrojnë në pritje. Janë 96 pallate të shpallura të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, me nivel dëmi DS4 që nuk janë riforcuar. Të tjera DS5 presin të shemben.

4 vjet pas tërmetit, edhe drejtësia dëshmoi se përgjegjësia për ndërtimet skandaloze mbeti pa fajtorë. Të gjithë ata që u arrestuan të akuzuar për një sërë veprash penale nga shpërdorimi i detyrës deri tek vrasje nga pakujdesia u lanë të lirë, ose u dënuan me periudhën e paraburgimit. Shumë prej të dëmtuarve nga tërmeti e kanë humbur shpresën.

“Pas 4 vitesh gjendja është si një ditë pas tërmetit. Jemi po njësoj. Bonus kemi 8 muaj që nuk marrim dhe asnjë zgjidhje. Hetimet po flejnë në sirtaret e prokurorisë së Durrësit. Prokurori që e kishte çështjen tentoi ta mbyllte, por u shkarkua nga Vettingu. Shpresa është shumë e pakët”, tha banori para pallatit për shembje.

I vetmi drejtues i lartë që qëndron pas hekurave i hetuar nga SPAK për “shpërdorim detyre” për rastin e një pallati të vetëm të dëmtuar nga tërmeti është ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u arrestua në qershor të këtij viti./tch

Arritja e pavarsisë shqiptare, një mrekulli

Nga Saimir Lolja

Në vjeshtën e vitit 1912, trojet shqiptare qenë shesh lufte dhe njëkohësisht të pushtuara nga forca Lindore (sllave, greke e turke). Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë, dhe veçanërisht Konti Leopold von Berchtold si Ministër i Jashtëm, këshillonte disa politikanë shqiptarë që të mos vonoheshin në shpalljen e një shteti shqiptar më vete. Firmosja për një shtet shqiptar të pavarur nga përfaqësues shqiptarë u bë i mundur vetëm në qytetin e Vlonës më 28 Nëndor 1912.

Bisedimet perandorake në Londër midis Lidhjes Entente (Britani, France, Rusi) dhe Boshtit Europian (Austro-Hungari, Gjermani, Itali) për të krijuar apo jo një shtet shqiptar u mbajtën më Dhjetor 1912 – Gusht 1913. Shtetet perandorake u përfaqësuan aty nga ambasadorë.

Nëse Lidhja Entente do kishte patur dorë të lirë nuk do ishte pranuar ndonjë copë shteti shqiptar. Mrekullia ndodhi kur krijimi i një Principate Shqiptare u firmos në Londër më 11 Gusht 1913. Lidhja Entente Britani-Francë-Rusi dhe dy pjellat e tyre Servi e Greqi nuk ia falën vetes krijimin e një Shqipërize. Që atëhere dhe pa ndërprerje, edhe tani, ata e sulmojnë Shqipërinë e trojet shqiptare me të gjitha mjetet, mënyrat, fuqitë, hapur e fshehtas.

Konti Leopold von Berchtold ministër i jashtëm i Austro-Hungarisë në vitet 1912-1915 ka një meritë të pazëvendësueshme. Sepse, pa këmbënguljen e tij gjatë bisedimeve në Londër për një shtet shqiptar europian perëndimor nuk do ishte krijuar shtet shqiptar, domethënë as kjo Shqipëri e sotme e krasitur deri në rrëzë. Konti Leopold von Berchtold meriton një shtatore më të madhe se sa e Presidentit amerikan Woodroë Wilson në një shesh ose kryqzim rrugësh në Tiranë.

Konferenca e Paqes në Paris u mbajt më 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920. Aty, nëse Presidenti Woodrow Wilson do kishte pranuar çfar kishte gatuar Lidhja Entente me Italinë në Traktatin e Fshehtë të Londrës më 26 Prill 1915 duke përdorur kameleonin Esat Pashë Toptani, Shqipëriza që do lindte do ishte mish për hienat përqark për t’u ngrënë brenda vitit.

Për të vështruar pak gatimet politike gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër Dhjetor 1912 – Gusht 1913, më poshtë jepen përkthime nga Doktorata “Shqipëria Jugore, 1912-1923” e mbrojtur në Universitetin Stanford, ShBA, më 1926 nga Edith Pierpont Stickney. Ajo më pas u botua si libër me titullin: Southern Albania 1912 – 1923, Stanford University Press, 1926.

Në libër shkruhet edhe për të ashtuquajturën “Republikë Autonome e Epirit Verior” e cila ishte [dhe është] e pavlefshme ligjërisht e praktikisht sepse edhe sikur ata që e deshën të kenë qenë të krishterë ortodoksë (i quajnë “grekër”?!) vendas ata ishin më pak se 5% të popullsisë në jug të Shqipërisë.

Faqe 19 – Çështja shqiptare qe shkaku kryesor i Luftës I Ballkanike. … Kur më 1912 Shqipëria nëpërmjet një traktati me Turqinë u përkufizua si tokë që përmbante katër vilajetet e Shkodrës, Joninës, Manastirit e Kosovës, shtetet fqinjë vendosën ta kundërshtonin krijimin e një Shqipërie të madhe e cila shkelte mbi lakmitë e tyre. …. Për të kundërshtuar përpjekjen serbe të daljes në Detin Adriatik dhe për ta shpëtuar veten për të mos qenë plaçkë lufte, shqiptarët shpallën pavarësinë më 28 Nëndor 1912 në Valonë.

Faqe 20-21 – Fuqitë Europiane bënë të mundur armëpushimin midis Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi e Turqisë më 3 Dhjetor 1912. Greqia nuk e nënshkroi sepse furinë e ushtrisë e derdhi kundër kështjellës së Joninës. …. Takimi i parë i Konferencës së Ambasadorëve nën drejtimin e ministrit të jashtëm britanik Edward Grey mbajt në Londër më 18 Dhjetor 1912, ndërkohë që bisedimet paraprake i kishin dalluar animet politike të pjesëmarrësve.

Austro-Hungaria dhe Italia përkrahnin Shqipërinë dhe nuk qëndronin pa lëvizur. Më 5 Nëndor 1912, ambasadori austro-hungarez në Londër njoftonte ministrin e jashtëm të tij Kontin Berchtold: “Sot ministri Edward Grey tha se Shqipëria duhet të jetë autonome dhe mbetet të vendoset sa i madh do jetë ay territor”. Ambasadori italian në Cetinje i tha mbretit të Malit të Zi se formimi dhe autonomia e Shqipërisë përbëjnë themelin e politikës italiane.

Faqe 23 – Ministri i jashtëm italian San Gugliano pohoi se Italia dhe Austro-Hungaria zyrtarisht ia bënë më dije Greqisë se ato e kanë të pamundur të lejojnë që ajo të marrë Valonën dhe Sazanin….Në kërkesat e tyre kundrejt Greqisë për Valonën dhe Sazanin, Roma dhe Vjena morën mbështetjen e Berlinit.

Faqe 24 – Në kundërshtim me Aleancën e Trefishtë [Gjermani, Austro-Hungari, Itali], kryeministri francez dëshironte t’i shihte kufijtë e Shqipërisë mundësisht sa më të rrudhur. Pak para mbajtjes së takimit të parë të Konferencës së Ambasadorëve, të gjithë ishin në ujdi për autonominë dhe asnjanësinë e Shqipërisë.

Faqe 25 – Më 21 Dhjetor 1912 kryeministri francez Poincare u shpreh në Senatin francez se “…përcaktimi i regjimit dhe kufijve të Shqipërisë duhet të marrë parasysh dëshirat e grekërve, bullgarëve, serbëve dhe malazezve”.

Faqe 27-29 – Gjatë Janarit e Shkurtit 1913, vëmendja e Fuqive Europiane u përqendrua tek çështja e kufirit verior të Shqipërisë. … Konti Berchtold i pohoi ambasadorit italian në Vjenë Dukës së Avarnës se “qeveritë e Vjenës dhe Romës nuk mund ta pranojnë kufirin e vijëzuar nga qeveria greke sepse ajo dëshiron të shkëpusë nga Shqipëria toka që qeveritë tona i gjykojnë thelbësore për jetën e shtetit shqiptar”.

Në 6 Mars 1913 vëmendja u kthye tek çështja e kufijve jugorë dhe juglindorë për shkak të kapjes së kështjellës së Joninës nga ushtria greke. … Meqenëse Shqipëria dhe Maqedonia ishin plaçka e luftës e dëbimit të Turqisë nga zotërimet e saja në Europë, shtetet ballkanike këmbëngulën ta ndanin atë plaçkë lufte duke biseduar me Fuqitë e Mëdha për çështjen e përcaktimit të kufijve.

Faqe 30 – Më 30 Maj 1913 Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Servia dhe Turqia nënshkruan Traktatin e Londrës cili i jepte fund Luftës I Ballkanike. Neni 3 i atij Traktati shënonte se aleatët ballkanike dhe Turqia ia kalonin Fuqive të Mëdha “detyrën për të rregulluar kufijtë e Shqipërisë dhe çështjeve të tjera që lidheshin me Shqipërinë”. Meqenëse Maqedonia mbeti si një plaçkë për t’u grabitur, Lufta e II Ballkanike plasi pas një muaji e vazhdoi deri në dorëzimin e Bullgarisë me 31 Korrik 1913.

Faqe 31 – Ambasadori francez në Londër Paul Cambon këshilloi se ishuj në Detin Egje mund t’i kaloheshin Greqisë nëse asaj nuk i jepeshin rajonet e Korçës apo Gjinokastrës. Ministri britanik Edward Grey shprehej se nisur nga Kepi i Shtyllës (Stillos) një komision ndërkombtar të përcaktonte kufirin drejt Korçës.

Faqe 32 – Ministri i jashtëm francez Stephen Pichon kërkoi që fati i ishujve të Egjeut të mbyllej i pari dhe përsëriti se Korça t’i lihej Greqisë. Por Austro-Hungaria qëndroi e palëkundur në politikën e saj për një Shqipëri të madhe. … Prandaj më 3 Korrik 1913, Stephen Pichon i parashtroi ministrit të jashtëm italian Tommaso Tittoni se Austro-Hungaria dhe Italia duhej me kujdes ta pranonin idenë e ministrit britanik Edwaud Grey për një komision që do përcaktonte kufirin jugor duke e lënë Korçën dhe Gjinokastrën brenda Shqipërisë.

Faqe 33-34 – Më 11 Gusht 1913, Konferenca e Ambasadorëve dha udhëzimet për komisionin e kufirit jugor, i cili parashikohej të kryente punën më 1 Shtator – 30 Nëndor 1913. Për shembull: (1) Rajoni bregdetar deri në Ftelia, ishulli i Sazanit, rajoni i Korçës, bregu perëndimor dhe jugor i Liqenit të Ohrid t’i mbeteshin Shqipërisë. (2) Vija kufitare do caktohej mbi themele etnike (gjuha e popullatës) dhe gjeografike; komisioni nuk do llogariste zgjedhje apo shfaqe politike të krijuara. (2) Trupat greke të pushtimit duhej të largoheshin nga Shqipëria më e shumta një muaj pas përfundimit të punës së komisionit.

Më 12 Gusht, ministri Edwaud Grey u shpreh në Dhomën e Ulët të Kuvendit britanik se “nëse marrëveshja për Shqipërinë siguroi mirëkuptimin midis Fuqive të Mëdha domethënë se ajo ka qenë më thelbësorja për ruajtjen e paqes në Europë”.

Faqe 36 – Komisioni u mblodh në Manastir më 4 Tetor 1913 dhe nuk pranoi të shoqërohej nga zyrtarë civilë apo ushtarakë grekë e shqiptarë.

Faqe 38 – Komisioni filloi punën më 14 Tetor 1913 dhe ngeci 22 ditë në Ersekë. Sepse anëtaret e Aleancës së Trefishtë Gjermani-Austro-Hungari-Itali pohonin të vërtetën se ishte vend shqiptar, kurse anëtaret e Lidhjes Entente Britani-Francë-Rusi përdridheshin duke thënë se “ndonëse të vjetrit flasin Shqip, të rinjtë në shkolla, punë e ndjenja janë grekër”.

Faqe 40-41 – Më 17 Dhjetor 1913 Komisioni firmosi Protokollin në Firence në përfundim të punës së tij për kufirin greko-shqiptar; [siç është tani.] …. Pas dy muajsh gjashtë Fuqitë e Mëdha ia bënë me dije qeverisë greke se pothuaj tërë ishujt e Egjeut do i kalonin Greqisë me kusht nëse ushtria greke largohej nga tokat shqiptare të përcaktuara nga Protokolli i Firences dhe ajo të zotohej se nuk do kundërshtonte apo të nxiste kundërshti të çfardolloji për gjërat e vendosura nga Fuqitë e Mëdha në Shqipërinë jugore. Largimi i trupave greke duhej të fillonte më 1 Mars 1914 nga rajoni i Korçës e të përfundonte brenda 31 Marsit 1914 nga rajoni i Delvinës..

Faqe 43-45 – Shqipëria qeverisej nga Komisioni Ndërkombtar i Kontrollit me seli në Durrës. Më 2 Mars 1914, një “qeveri e përkohshme e Epirit autonom” e kryesuar nga Zografo e Karapano të ardhur nga Athena u duk në Gjinokastër. …. Më 9 Mars 1914, anijet greke hynë në Gjirin e Sarandës ku ishin kryengritësit. …. Kolonel Duli i ushtrisë greke mori komandën e kryengritësve …. Më 30 Mars 1914, trupat greke ishin akoma të pranishme në jug të Shqipërisë.

Faqe 46 – Letra e gjashtë fuqive Europiane drejtuar qeverisë greke më 24 Prill 1914 nxiti largimin e trupave greke nga Shqipëria brenda katër ditësh, domethënë pesë muaj më vonë seç qe vendosur fillimisht.

Faqe 47 – Në Prill 1914, “ushtria epirote” thuhej se kishte 5000 burra shumica e të cilëve patën qenë ushtarë të ushtrisë greke.

Faqe 49-50 – Bisedimet midis kryengritësve epirotë dhe Komisionit Ndërkombtar të Kontrollit i cili përfaqësonte Shqipërinë përfunduan me firmosjen e një marrëveshjeje në Korfuz më 17 Maj 1914. ….Nëse nuk arrihej marrëveshje, Austro-Hungaria dhe Italia kërcënuan të pushtonin Shqipërinë e jugut. ….Fuqitë e Mëdha e njohën atë marrëveshje më 18 Qershor dhe qeveria shqiptare më 23 Qershor 1914. Marrëveshja mirënjihte të drejtat e pakicës greke. Por para se ajo të fillonte të zbatohej, plasi Lufta I Botërore pas një muaji.

Të gjithë me sytë nga SPAK, vetëm Basha me sytë nga njerëzit/ Vlorë, kreu i PD-së: Mbështetja për gratë, prioritet i çdo qeverie!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot paradite një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës.

Basha, dëgjoi problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresen e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën, dhe nga e gjithë kjo më të goditurat janë gratë dhe vajzat.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, – deklaroi Basha.

Një familje shqiptare çon rreth 40% të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Buxheti që shpenzojmë qytetarët shqiptarë për t’u ushqyer është më i larti në Europë, pasi një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit.

Basha theksoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq më e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”
, – shtoi Basha.

“Rritjet e pjesmarrjes se gruas ne vendimarrje, mbështetja e iniciativave të tyre, krijimin e kushteve për ti nxitur të hapin biznese të reja, si përmes mbështetjes financiare ashtu dhe përmes reduktimit të taksave. Mbështetja për gruan nuk është e kufizuar thjesht tek individi, por një grua e sukseshme do të thotë një familje e shëndetshme”, u shpreh kryetari i PD.

“Në riorganizimin e PD, –
theksoi kreu i PD, – përfaqesimi i grave dhe te rinjeve do të jete prioritet absolut”.

“Jam i bindur se një parti ku harmonizohen eksperienca e burrave, kujdesi dhe përkushtimi i grave dhe energjia e pasioni i të rinjëve, është e destinuar të ketë sukses”, – theksoi Basha

Neglizhencë totale në mjekim, u vdes pacienti në rrugë. Pesë mjekë të spitalit Fier meren të pandehur

Pesë mjekë të Spitalit Rajonal të Fierit, janë marë të pandehur për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”, duke sjellë vdekjen e pacientit të tyre, Bledar Sherifaj.

Rasti është hetuar nga prokuroria e Fierit,e cila pas hetimeve të kryera ka konstatuar një seri shkeljesh dhe neglizhencë totale nga ana e stafit mjekësor, për rastin e pacientit Bledar Sherifaj.

I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe ska marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.

Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambjentet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marjen e mjekimit.

“…nga dokumentacioni i administruar në kartelën mjekësore pranë spitalit Rajonal të Vlorës, rezulton se shtetasi Bledar Sherifaj ka shkuar i vdekur në ambjentet e këtij spitali…”-thuhet në dosjen hetimore.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Ndërkohë pak ditë më parë një tjetër mjek i spitalit të Fierit, Sokol Bregaj, u mor i pandehur për të njëjtën akuzë, pasi pacientja Areti Nako, i vdiq në rrugë.

Sipas dosjes hetimore ndaj 5 mjekëve të pandehur rezulton se në datën 26 prill 2020 është marrë njoftim në sallën e informacionit të komisariatit të policisë Vlorë se në Spitalin “Ali Mihali” Vlorë, ka pasur një person me problem shëndetsor.

Menjëherë është shkuar në Spitalin “Ali Mihali” Vlorë, duke iu marrë deklarim mjekes Nexhmije Veizaj.

Veizaj ka deklaruar se, Bledar Sherifaj ështe shtruar tek ky spital në datën 23 prill 2020 rreth orës 01:00 dhe ka qënë i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ky pacient ka qënë shoqëruar në këtë spital edhe në datat 21 prill 2020 dhe 22 Prill 2020, por nuk është pranuar nga personeli mjekësor për shkak se, ka qënë me temperaturë, kjo si procedurë nga situatë “COVID-19”.

Në 23 prill 2020, Bledar Sherifaj është shtruar pasi ka qënë i pasjisur edhe me tampon negative për “COVID -19”. Në 26 prill 2020 pacientit i kanë ardhur familjarët dhe ai ka dalë në oborr me ta.

Gjatë kohës që kanë qënë bashkë, pacientit, i ka rënë të fikët dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal Vlorë.

Ndërsa Gjergj Sherifaj, vëllai i viktimës, ka deklaruar se vëllai i tij, Bledar Sherifaj, vuante vetëm nga ana shëndetësore mendore dhe për këtë ka marrë mjekimet përkatëse.

Ai ka ngritur pretendime ndaj mjekëve në Fier dhe Vlorë për mjekimin e pacientit, pasi në Fier, janë kryer analiza nga ku ka dalë problematika e pasur, por nuk janë marrë masat e duhura për gjëndjen e vëllait të tij.

Si rrjedhojë gjëndja shëndetsore e vëllait të tij është rënduar duke sjellë edhe vdekjen e parakohshme.

Në lidhje me këtë ngjarje janë administruar kartelat klinike të shtrimit të pacientit në Spitalin e Fierit dhe të Vlorës.

Sipas të dhënave të administruara nga spitali rajonal Vlorë pacienti Bledar Sherifaj, ka mbërritur në spital pa puls,… morto., pra ky shtetas rezulton të ketë mberritur në spital i vdekur.

Referuar aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se vdekja e Bledar Sherifaj, ka ardhur si pasojë e pamjaftueshmërisë së punës së zemrës dhe mushkërive në terren të pankreasit të patrajtuar, si rezultat i bllokimit të rrugëve të kalimit të lëngur të tëmthit (infesksion i gjëndrës së pankreasit).

Tërmeti i fuqishëm godet këtë shtet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.