21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Historiku i Sigurimit, për sekretarin e Faik Konicës: Pas burgut, banoi në një xhami në Tiranë dhe më pas në Bënçë të Tepelenës, vdes në spitalin e Gjirokastrës, ku Komunalja hapi një gropë…

Memorie.al/ publikon një studim të kryer nga AIDSSH (Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), të titulluar; “ZHDUKUR – SIGURIMI NË FJALËT E VETA”, 19 DEGË SIGURIMI, 3299 JETË, 1 HISTORI’, në të cilin është shfrytëzuar ‘Historiku i Sigurimit të Shtetit’, që i përket një periudhë kohore nga viti 1943, deri në 1991-in, ku janë përfshirë 19 degë të Sigurimit të Shtetit, të rretheve: Durrës, Kolonjë, Burrel, Krujë, Lushnje, Dibër, Gramsh, Pogradec, Korçë, Tepelenë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Tropojë, Skrapar, Librazhd dhe Tiranë.

Hyrje

IGURIMI NË FJALËT E VETA

“Ata që mendojnë se regjimet komuniste janë vepër vetëm e kriminelëve, lënë në hije një të vërtetë themelore: regjimet kriminale nuk u formuan nga kriminelët, por nga entuziastët e bindur…”! – Milan Kundera, “Lehtësia e padurueshme e qenies”

SKRAPARI

Drita e bodrumit

Një qen dhe një bodrum. Matanë një fshatar që fsheh dhe raporton. Ditë më vonë, një tjetër fshatar që ruan dhe raporton. Në fund, komunizëm që nuk njeh fund dhe dy vëllezër viktima.

Study Suggests Plants Could Play an Even Bigger Role in Fighting Climate Change
Keep Watching

Në janar të 1945-s, Sigurimi mëson përmes një bashkëpunëtori, se në zonën e Tomorricës, në katundin Vidhan, ishte parë i arratisuri R.B., i cili për banim, kishte rregulluar një bodrum në tokë, e si masë sigurimi, përdorte një qen, të cilin, kur rrinte në bodrum, e lëshonte dhe kur largohej, e lidhte. “I besuari i informativit, thirri një fshatar nga Vidhanji dhe e ngarkoi me detyrën, që kur i arratisuri të ishte në bodrum, ta njoftonte. Mbas disa ditësh ai e informon, u organizua një rrethim nga Forcat e Mbrojtjes së Popullit, u kap dhe u ekzekutua, bashkë me të vëllanë e tij”.

Vetëvrasja e Dervish Kapllanit

“Më mirë i vdekur, se në duart e Sigurimit”! Në janar të ’45-ës, një fshatar nga Zaloshnja, informon organin e Mbrojtjes së Popullit, se në shtëpinë e S. M., strehohej Dervish Kapllani, i arratisur në male. Sigurimi organizoi operacionin për kapjen e tij, por dështoi, për shkak se ai u largua. Gjatë kësaj kohe u arrestua një nga të afërmit e strehuesit, i cili deklaroi se Dervish Kapllani, kishte qenë në shtëpinë e tij dhe më pas ishte larguar në katundin Gradec, te S. Gj.

I thirrur nga Sigurimi, S. Gj., deklaroi se Dervish Kapllani, ishte larguar për në katundin Faqekuq, por nga informatat e marra nga populli, Sigurimi mësonte që Kapllani ishte në Krastë te B. Gj., i cili informoi menjëherë në postën e policisë në Potom. “Nga Forcat e Mbrojtjes së Popullit, u organizua rrethimi dhe krimineli u kap dhe, duke e shoqëruar për në Çorovodë, rrugës ai çau barkun me një brisk që kishte me vete dhe vdes”.

Parashutat që i ndali buka

Në librin “Operacioni i CIA dhe MI16 në Shqipëri, 1949-1953”, Sefer Muço, një prej të arratisurve që kthehej në Shqipëri fshehurazi për të nxitur kryengritjen, rrëfen se një prej herëve, kur ai hyri në vend me Sami Bardhën, Bardha shkoi të takonte të ëmën, ajo foli me disa njerëz, Sigurimi e mori vesh dhe e vranë. “Desh më kapën dhe mua”, shton Muço. Shpjegimet e tij për situatën në Shqipëri, përkojnë me Historikun e Sigurimit të Skraparit, sa i takon të vrarëve, por jo varfërisë së tejskajshme.

“Ishte më e rrezikshme se më 1949, më e rrezikshme se më 1950. Nuk kishte mjaftueshëm bukë, çdo gjë ishte me racion dhe njerëzit ishin të trembur”. Nga historikët e Sigurimit, dalin disa herë informacionet për ardhjen e Ali Turbohovës me të tjerë. “Në shtator 1949, Zbulimi anglez, nëpërmjet Italisë, dërgoi bandën e kryesuar nga Ali Turbohova, e përbërë prej pesë vetash, e cila qarkulloi për pak kohë në Lushnjë dhe Berat. U diktuan në katundin Brezenckë, ku njëri prej pjesëtarëve, M. H., kishte njerëzit e tij të familjes. Kësaj bande iu organizua prita, por për organizim jo të mirë dhe që të dy pjesëtarët e njiheshin mirë zonën, arritën të largoheshin.

Më vonë u morën informata që M. H., kishte mundur të shkonte në shtëpinë e tij të takonte babain dhe vëllain e tij”.

Turbohova kishte qenë kapter milicie, më pas partizan. Akuzohej se më 22 qershor 1943, kishte vrarë komisarin e çetës Ramis Aranitasin, figurë kyçe e Sigurimit gjatë Luftës. Më pas do të kalonte me Ballin, për t’u rikthyer disa herë me misione, në bashkëpunim me anglo-amerikanët.

Vrasja e vëllait

Siç del në librin e botuar nga Nikolas Betel, “Operacioni i CIA dhe MI16 në Shqipëri, 1949-1953”, në gusht 1951, një grup luftëtarësh që donin të shihnin Shqipërinë e lirë, u dërguan në vend. “Tefik Kokla, ishte drejtuesi dhe në grup ishin edhe Ali Turbuhova, Muharrem Hito, Baki Ermenji dhe Muço Çeprati. Ata shkuan me varkë. Takuan forcat komuniste, Kokla u vra, ndërsa Çeprati u kap”.

Sigurimi e rrëfen ngjarjen në prizmin e tij: “Vrasja e kryetarit të bandës, Tefik Kokla, nga forcat e Gramshit, si dhe diktimi i dy pjesëtarëve të saj në zonën e Potomit, tregoi se ajo ishte e përfshirë në drejtime të ndryshme. Në kohë kur në Turbohovë pritej të kapej Aliu, B.p., “Dafina”, që punonte si mullixhi në zonën e Çepanit, raportoi se në Blezenckë, është diktuar i arratisuri Muharrem Hito”. Për kapjen e tij u zunë të gjitha pritat e mundshme dhe në mbrëmje, mbi fshat, kur vëllai i tij Zaim Hito i çon ushqimin dhe po kthehej në familje, vritet nga këto prita “se u mendua se ishte Muharrem Hito. Muharremi përfitoi nga rasti dhe arriti të largohej”!

LIBRAZHDI

“Arma e Sigurimit të Shtetit, është dora e çelniktë e popullit që ndërton socializmin. Ta bëni atë të pathyeshme dhe të ngrini lart e më lart lavdinë e saj” – Enver Hoxha.

Likuidime lufte

Rrjeti informativ i organizuar gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, zhvilloi edhe luftën brenda llojit, krahas asaj çlirimtare dhe asaj me ‘Ballin’. Në këtë kuadër, duke e cilësuar si luftë për “ruajtjen e pastërtisë së radhëve të partizanëve nga depërtimi i elementëve armiq e spiunë, që ishin vënë në shërbim të okupatorit”, ata ndjekin D. Z. nga fshati Farret, pjesë e Batalionit partizan të Bërzeshtës.

Për Sigurimin, shumë shpejt ai bëhet armik, pasi gjatë Operacionit të Qershorit të vitit 1944, në zbatim të udhëzimeve që kishte marrë, filloi të propagandonte për pamundësinë e fitores së Luftës Nacionalçlirimtare dhe nxiste partizanët, që të dezertonin nga radhët e batalionit partizan, duke thënë se gjermanët janë të pathyeshëm dhe se do të dilnin fitimtarë. “Si rezultat i këtyre, u morën masa nga Sigurimi, për forcimin e rrjetit informativ, ku u arrit të zbulohej veprimtaria armiqësore e spiunit dhe me vendim të gjyqit, partizani u dënua me pushkatim”.

“Kërdia dhe rënia e ‘Kasapit”

Azem Çela mbeti i vrarë dhe Jakup Çezma u plagos, kur njësia e Mbrojtjes së Popullit, bëri rrethimin e vendit ku ndodheshin. “Njësia po kërkonte me ngulm spastrimin nga armiqtë edhe në zonës e Qarrishtes, ku kishin informacion se kishte lëvizje. Në krye të forcave që po drejtoheshin për nga mali i Mirakut, u vendos informatori “Kasapi”, i cili ishte edhe i armatosur. Mbasi bënë krasitjen e pyllit, gjetën të gdhendur në një trung fjalët; “Rrofshin Biçakçinjtë!” dhe pak më tej “filloi përpjekja”, term që Sigurimi përdor për përplasjet me armë, mes kundërshtarëve të regjimit dhe Forcave të Ndjekjes së Sigurimit. “Nga luftimet mbeti i vrarë Halil Alla, ndërsa Isak Alla dhe Hazis Biçaku, u plagosën dhe arritën të largohen. Nga Forcat e Ndjekjes, mbeti i vrarë drejtuesi i tyre”.

Kur nisi përndjekja e poetëve

Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka, u bënë me djalë në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, në vitin 1941. Nëntë vjet më vonë, më 1950, Bardho Leka arratiset dhe vendoset në Prizren.

Sipas rrëfimeve të Bedri Blloshmit, Genci u rrit, herë me bukë e, herë pa bukë dhe vazhdimisht zbathur. Bashkë me dy motrat e tij, e degdisën në shkretëtirën e Tepelenës. Ai mundi të mbarojë Pedagogjiken në Elbasan, si i jashtëm, duke e strehuar një mik i vjetër i familjes.

“Në vitin 1959, Gencit i hapën kartelën dhe e ndiqnin këmba – këmbës. Dosja e ndjekjes ka vazhduar deri më datën 31 gusht 1976, kur Genc Lekës i hodhën prangat, për të mos ia hequr më kurrë”, thotë Blloshmi.

Në Historikun e Librazhdit, emri i Bardho Lekës, del herë pas here. Më 1951, Sigurimi ka informacion se ai ka rihyrë në Shqipëri dhe është parë në Stravaj. Babai i mikut të tij R. Z., në hetuesi pranonte se, e kish takuar të birin e arratisur. Më 1952, informatori “Spiuni i kuq”, raportonte më 5 prill 1952, se Bardho Leka, së bashku me shokët e tij, D. B. e R. Z., kanë qenë në shtëpinë e D. V. e Sh. Z. Sigurimi hartoi një plan masash, duke u bërë edhe studimi “i elementeve që implikoheshin në veprimtarinë armiqësore, prej të cilëve më aktivë ishin, H. B, K. B., I. B., së bashku me N. L. Si kandidat më i përshtatshëm, u gjend I. B., i cili, mbi bazën e materialit shtrëngues, u tërhoq në bashkëpunim sekret nga organet tona me pseudonimin ”I dyshimti”.

Sigurimi pranoi se I. B., nuk dha asgjë, ndonëse “pranoi”. Më 17 korrik 1977, në Librazhd, u pushkatuan dy poetë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Historia e tyre niste me luftën. “Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë, Mirë pra, m’i gjallë jam se çdo i vdekur”, Vilson Blloshmi.

T<strong>EPELENA

Pinjolli i pavarësisë, vdes në dhomën e izolimit

Nën titullin; “Zbulimi dhe kapja e veprimtarisë armiqësore të elementëve anti parti”, Historiku i Sigurimit të Shtetit në Tepelenë, mes të arrestuarve në fusha të ndryshme, përmend “Ahmet Jegenin, si lidhje e komplotistëve në fushën e ekonomisë, i cili vdiq në dhomat e izolimit”. Por një fjali e vetme nuk mund të fshehë një histori të tërë. Ahmet Jegeni rridhte nga një familje e pasur e Dibrës. Gjyshi i tij, Shaqir Beg Jegeni, kishte qenë delegat në Vlorë, për shpalljen e Pavarësisë më 1912.

Ahmeti i ri studioi Financë në Modena dhe më 1939, nuk pranoi betimin fashist dhe bashkë me Abdyl Këllezin, u internua në Ventottene dhe Gaeta. Më 1942, kthehet në Shqipëri dhe është krah Dali Ndreut, në çetën e Dibrës së Madhe. Pas lufte mban poste të ndryshme në administratë. Nga 1949-a, deri më 1971-in, punon në Durrës ku, për një kohë, ishte drejtor i Portit Detar. Më 1971, transferohet në Tiranë, si Drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Tregtisë dhe në vitin 1975, transferohet në Tepelenë. Është atje, kur në Tiranë goditet “grupi sabotator në ekonomi”, në krye të të cilit, janë dy zëvendëskryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, si edhe Kiço Ngjela e Vasil Kati.

“Nevzat Hasnedari me një grup nga Tirana, e prisnin te hoteli i qytetit. I vunë hekurat dhe për gjithë natën e prunë në birucat e burgut në Tiranë. Aty nisi kalvari i torturave mbi të, që të pranonte akuzat, por Ahmeti i nuk pranoi. Ai dhe Andrea Manço, vdiqën në tortura gjatë hetuesisë”, thotë dëshmia e të afërmve të tij, Tefik e Ardian Jegeni.

Në burg ishte shprehur se; “një gabim bana në rininë time, që u bana komunist”. Pas daljes nga burgu, Kiço Ngjela shkoi të takonte gruan e Ahmet Jegenit, Dhuratën, duke i thënë të ishte krenare për burrin besnik dhe qëndrimin që ai kishte mbajtur në hetuesi.

Hito Sadiku, gropa e cekët buzë Vjose

Një portret i papërfunduar i Hito Sadikut, rrëfen një burrë që kish mbetur jetim në moshë të njomë, kish humbur motra e vëllezër e, mandej kish ikur në Amerikë për të prekur ëndrrën amerikane! Matanë oqeanit është pjesë e “Vatrës”, e shumë shpejt njihet si “poeti”. Mik i ngushtë i Faik Konicës, prej tij merr nervin për polemika, siç edhe shpërfaq figurën e vet poliedrike. Nga sekretar i konsullatës shqiptare në Uashington, për 12 vjet, deri në 1940, kur lufta kish nisur, më 1941 ai gjendet në Itali, jo vetëm si gazetar. Dy vite më vonë, lidhet me misionet anglo-amerikane dhe është përkthyes i misionit. Njohja me Harry Fultz-in, e sjell në Shqipëri më 1944. Dhe toka amë bëhet toka e dhembjes. Arrestohet më 15 maj 1947, në një ditë me Petro Markon, si mik i tij dhe mik i Konicës.

Bashkëshortja e Petro Markos, Safoja, e kujtonte me dhembje. “U arrestua në të njëjtën kohë me Petron dhe unë iu shpija të dyve ushqim në burg. Ndërsa ishte i izoluar, më erdhi një letër nga gruaja, me të cilën bashkëjetonte në Romë…! Ermioni Violet….. “Lutem më sqaroni, ku është Hitua…?! I shkruaj dhe nuk më përgjigjet….?! Unë s’iu përgjigja asaj…! S’na linin…! Ankthi dhe terrori, bënin roje…”! Një natë, toga e pushkatimit e vë para, derisa nga radha e vdekjes, e nxjerr një bashkëfshatar.

Kur del nga burgu, është i pastrehë. Banon në një xhami në Tiranë. Në zgrip të mbijetesës, kthehet në Bënçë të Tepelenës, ku kish lindur dhe jeton i vetëm. Është plakur shumë shpejt, ndonëse është vetëm 53 vjeç. Trupi i ka humbur fuqitë. Ose i rrahur në rrethana të paqarta, ose për shkak të gjendjes në të cilën jetonte, një natë e çojnë në spitalin e Gjirokastrës, me tëmth të plasur. Nuk ia del. Komunalja hap një gropë për të, buzë bregut të lumit Vjosë, e mendohet se shirat e vjeshtës, marrin me vete trupin e tij.

Në të gjallë kishte shpresa, se Amerika do të ndërhynte, edhe pse do të ishte vonë, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit që sapo kishte marrë detyrën, Xhon Foster, kishte qenë shok i Faik Konicës. “Ai është për ndalimin e përparimit të fuqisë komuniste…! Këto që do të bëjë ai kundër komunizmit, do t’i shohësh ti. Unë jo. Ky plan do vite të realizohet…”! i thoshte Sherif Delvinës. Hito Sadiku, e dinte dhe kishte shkruar në “New York Times”, se “fati i kombeve të vogla, është zakonisht i vendosur nga ndikimet e huaja. Në këtë drejtim, historia e Shqipërisë, s’paraqet asnjë përjashtim”.

“Atdheu është lakuriq” e poeti pa varr

“Po të më jepni një top, do të qëlloj mbi regjimin tuaj”. Salla e gjyqit mpihet, ndërsa poeti Trifon Xhagjika, e di se fundi është afër dhe nuk kishte asgjë për të humbur. E kish deklaruar atdheun lakuriq, përmes poezive të tij. Ushtarak e gazetar, punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe redaksisë së “Luftëtarit”, udhëtimi i tij kishte nisur në Peshtan të Tepelenës, drejt ‘Normales’ së Elbasanit, derisa Tirana u bë stacioni dhe më pas varri i tij.

Si gazetar do të kishte miq edhe Vangjel Lezhon dhe Fadil Kokomanin. Ndaj kur Vangjeli akuzohet për arratisje, shumë shpejt, akuza ndërton një grup armiqësor, ku përfshihen edhe Kokomani, Thoma e Stavri Rafaeli, Franko Sara, Robert Vullkani dhe Trifon Xhagjika, të gjithë me tendencë arratisjeje. Sapo kishte botuar librin me poezi, “Gjurmët” dhe penën e tij e vlerësonin Dritëro Agolli e Drago Siliqi. Një ditë, mungesa e tij, nisi të binte në sy. Familjarët e morën vesh vetëm pas disa ditësh se ishte arrestuar.

“Trifoni, me sa duket, e kishte para ndjerë arrestimin. Atë ditë, si asnjëherë tjetër, nuk e lejoi Santën, ta përcillte deri te porta e shtëpisë, me justifikimin se e priste jashtë një “Xhip”-s i punës”. Ju kishte thënë se do të shkonte për një shërbim në Vlorë. “Trifonin e kishin prangosur për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. E kishin arrestuar për letërsinë dekadente që krijonte…” thoshte e motra, Sotira, pak vite më parë.

Ishte gusht 1963, kur u arrestua dhe u dënua me pushkatim, bashkë me Thoma Rafaelin. Vendimi u ekzekutua dhjetorin e vitit 1963. Ende nuk dihet ku janë eshtrat e tij.

Vëllezër, po e kërkuat Atdheun,

e kam unë.

Ndihmomëni të qesh,

Ndihmomëni të gëzoj,

Atdheu është lakuriq”

Trifon Xhagjika

Shtypja e një kryengritjeje

Historia e njeh si grupin e kryengritjes së Zhapokikës, Sigurimi si; “banda e Xhemal Ibrahimit dhe Bajram Kamberit”. Kryengritja e Zhapokikës, ishte një revoltë e armatosur, organizuar në jug të vendit, në muajt shtator-tetor 1948, nga një grup antikomunistësh të zonës së Tepelenës që, të pakënaqur me qeverisjen dhe shtypjen, rreken të sforcuar të sulmojnë regjimin diktatorial. Mes tyre, kishte ish- partizanë, ish-nacionalistë, nëpunës të administratës lokale të zonës. Kryengritja ishte ndër të parat lëvizje të forta antikomuniste, në jug. Në krye të saj, ishte Xhemal Brahim Asllani, ish-partizan.

Sigurimi, në Historikun e vet e përcjell ngjarjen telegrafikisht: “Mbas 48 orë luftimesh, kjo çetë reaksionare u shpartallua krejtësisht. Nga 37 veta që kishte kjo çetë reaksionare, u vranë 5 veta, u kapën 32 dhe mundi të shpëtojë e të arratisej jashtë shtetit, vetëm një pjesëtar i kësaj bande, Xhemal Brahimi. Nga personat e kapur u dënuan nga Gjykata Popullore, me vendimin e datës 6.7.1949 – me pushkatim 2 veta, me burgim, 25 deri në 2 vjet, sipas shkallës së fajita, 20 veta dhe 10 të tjerë, u lanë të lirë. Seksioni i Sigurimit, tërhoqi në shërbim 2 prej tyre, me qëllim që të kontrollonte në të ardhmen veprimtarinë e tyre”.

I mbetur në arrati, por brenda Shqipërisë, ishte krahu i djathtë i Brahimit, Bajram Kamberi. Për kapjen e tij, Sigurimi pranon se bëri një kombinacion (term që nënkupton kurth me bashkëpunëtorë). U tërhoq në shërbim një mik i tij, bari nga Përmeti, që kishte një stan. Komandant Bajram Kamberi, u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua më 21 korrik 1949, në Gjirokastër. Ndërsa familja e Brahimit, njohu internimin dhe burgjet.

Grupi armiqësor i priftit të Leklit

Kleriku orthodoks, Gjergj Suli, kishte lindur në Lekël dhe, pas studimeve në Zoisimea, shkoi në SHBA-ës, ku u shugurua meshtar. I njohur i Nolit dhe grupit të “Vatrës”, në vitet 1930, ai kthehet në Shqipëri dhe shërben në disa fshatra. Kundërshtar i pushtimit fashist dhe skeptik për qasjen bolshevike që nuhaste në vend, ra shpejt në sy. Dokumentet e Sigurimit, ngarkojnë me barrë një banor të fshatit, që e ka denoncuar Gjergj Sulin, si “kriminel”.

“Në vitin 1946, hidhet në arrati nga fshati Dhemblan, Kaso Ismaili dhe krijon bandë me Ramadan Çaushin e Shefqet Hanën, të cilët u lidhën me grupin e kryesuar nga Gjergj Suli. Kjo bandë, vihet menjëherë në ndjekje nga organet e Sigurimit dhe në bashkëpunim me popullin, u arrit të asgjësohet brenda vitit 1946”. Prifti dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet në janar 1948.

“Si rezultat i luftës që bënë organet e Sigurimit të Shtetit, kundër kriminelëve të luftës dhe bandave të armatosura, u arrit që brenda vitit 1948, të zbulonin dhe të kapnin 27 veta, nga 42 që ishin. Nga këto, 21 u ekzekutuan dhe 6 u dënuan me afate të ndryshme, 12 veta mundën të arratisen jashtë vendit, kurse 3 veta, nuk dihet se ç’u bë me to”.

7 diversantë asgjësohen, kurse 7 të tjerë, me Izet Vrazhdon, kthehen në Greqi. Mit’hat Maze, i plagosur dhe i ndarë nga grupi, shkon në katundin Salari dhe kërkon strehim te V. B., i cili ishte i armatosur nga organet e Brendshme. V. qëllon mbi Mit’hatin dhe e plagos sërish atë. Ai i plagosur bie në kontakt me një lidhje të vet, i cili e strehon dhe e ndihmon, por i plagosur, ai nuk mund të qëndronte gjatë në shpellë dhe lidhja e tij kërkoi ndihmë tek B.p., ‘Armata’, i cili njofton seksionin e Sigurimit, për vendin ku strehohej Mit’hati dhe për kapjen e tij, u organizua një kombinacion me anën e B.p. ‘Armata’.

Synimi i veprimtarisë armiqësore ka qenë: t’u kundërviheshin direktivave të Partisë dhe qeverisë, të mundohenin të përçanin unitetin e popullit dhe të mblidhnin pakënaqësi e pasiguri në ekzistencën e pushtetit popullor, me shpresën për ndryshimin e situatës me anë të ndërhyrjes nga jashtë, sidomos pas okupimit të Çekosllovakisë.

Veprimtarinë armiqësore, elementë armiq janë munduar ta shtrijnë edhe në moshat e reja, duke nxitur shthurjen në shkollë, familje dhe akte vagabondazhi deri në tradhti ndaj atdheut. Në radhët e rinisë shkollore, janë futur materiale me përmbajtje armiqësore, liberale e pesimiste, këngë të huaj, etj, me qëllim degjenerimi.

Deri në 1971, rezultatet në zbulimin, goditjen e parandalimin e veprimtarisë armiqësore dhe keqbërëse, kanë qenë të ulta, kështu kanë qenë të evidentuar vetëm 12, e këta në përpunim agjentural 2/A, goditjet me arrestim kanë qenë të pakta. 1 në vitin 1967, në vitin 1968, nuk ka pasur asnjë goditje, 2 në vitin 1969 dhe 2 të tjera gjatë viteve 1970-1971.

Janë demaskuar 9 persona dhe janë këshilluar 21 të tjerë. Në vitin 1972 dhe më vonë është bërë një punë e organizuar e me rendiment si në zbulim, ashtu edhe në goditjen e parandalimin e veprimtarisë armiqësore, ku ka pasur 19 përpunime me 2/A, 3 P.P, (Përpunim paraprak) 82 në kontroll operativ 2/B dhe 229 veta në kontigjent. Në vitin 1973, kanë qenë 18 në përpunim agjentural 2/A, 11. P.P. 86 në 2/B dhe 236 në kontingjent.

Memorie.al

BRICS, koalicioni i shteteve të mëdha që synon të sfidojë demokracitë e G7-ës

Nga Milena Gabanelli dhe Giuseppe Sarcina, Corriere della Sera

Nga 1 janari 2024, gjashtë vende, Irani, Arabia Saudite, Egjipti, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Etiopia, do t’i bashkohen grupit “Brics”, ku tashmë bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Do të jetë hapi i parë në një lloj “big bangu”, që aspiron të ndryshojë ekuilibrin gjeoekonomik të botës.

Të paktën 40 shtete të tjera kanë kërkuar tashmë t’i bashkohen grupit, nga Algjeria në Indonezi, nga Kuba në Kazakistan në Gabon.

Kështu po formohet një koalicion që bashkon fuqitë e mëdha, si Kina, India dhe Rusia, me vendet afrikane, aziatike dhe afrikano-jugore, që janë ende në zhvillim. Ky mesazh u përcoll edhe në samitin e së mërkurës më 15 nëntor midis liderit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Joe Biden në San Francisko.

“Bota, tha Xi është mjaft e madhe për të dy ne. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të afta për rritje, pavarësisht dallimeve të tyre”.

Lindja e BRICS

Akronimi Bric u krijua në vitin 2001 nga Jim O’Neill, kryeekonomist i bankës amerikane të investimeve Goldman Sachs, për të treguar katër realitete mbi të cilat duhet fokusuar për investime me potencial të lartë, duke pasur parasysh zhvillimin e tyre të trazuar. Parashikimi i O’Neill, në realitet, nuk mori parasysh se po fillonte edhe një proces politiko-diplomatik.

Qeveritë e Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës kishin filluar tashmë një dialog i cili arriti pjekurinë me samitin e parë, të organizuar në jug të Rusisë, në Yekaterinburg, më 16 qershor 2009.

Në vitin 2010, katër themeluesit vendosën të hapen drejt Afrikës së Jugut. Dhe kështu Bric u bënë Brics.

G7 dhe BRICS

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vë në dukje se në vitin 2022 pesë vendet e Brics prodhuan 31.5% të produktit bruto botëror. Nga janari i ardhshëm, me shtimin me 11 shtete, pjesa e pasurisë totale do të vazhdojë të zgjerohet: 38.5% në 2028.

Sa për krahashim, në vitin 2022 Bashkimi Europian mbuloi 14.5% të PBB-së botërore; ndërsa G7, 30.3%.

Dhe në vitin 2028 pjesa e tyre e pasurisë do të reduktohet më tej: ajo e BE-së (13.7%), ajo e G7 (27.7%). 1.03 miliardë njerëz jetojnë në bllokun G7-BE, 3.6 miliardë në “Brics plus”.

G7 mund të llogarisë rezerva ari prej 17,527 ton, Brics ka 5,493 ton. Por ato vendet “e reja” kanë tashmë 21% të stokut të naftës dhe me futjen e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit do të arrijnë pragun e 41%, raporton abcnews.al.

Në frontin perëndimor, dy prodhuesit e vetëm, përkatësisht Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, kanë vlerë respektivisht 20 dhe 6%. Por çështja është: cilat janë objektivat, ku duan të shkojnë “Brics plus” dhe mbi të gjitha, a mund të shkojnë.

Objektivat

Qëllimi i tyre është të ndërtojnë një rend ekonomik, tregtar dhe financiar alternativ ndaj atij të krijuar nga Shtetet e Bashkuara në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Hapi i parë tashmë është bërë tashmë: krijimi i “Bankës së Re për Zhvillim” (Nbd). Ajo filloi të funksionojë në vitin 2016, nga selia e saj në Shangai, me ambicien për t’u bërë fondi monetar për vendet në zhvillim: duke u dhënë hua qeverive në vështirësi, pa kërkuar reforma drastike.

Aksionerët e Bankës janë pesë shtetet e Brics, të cilëve u janë shtuar Egjipti, Bangladeshi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në shtatë vjet aktivitet, NDB-ja ka shpenzuar ekuivalentin e 30 miliardë dollarëve për të financuar rreth 100 projekte në lidhje me infrastrukturën, me synimin për të arritur në 350 miliardë deri në vitin 2030, duke parakaluar FMN-në, e cila në 15 nëntor 2023 po menaxhon rreth 110 miliardë dollarë kredi. Nbd lëviz kryesisht monedhat vendase, si pjesë e një strategjie më të gjerë: për të hequr qafe “diktaturën e dollarit”.

Një monedhë alternative për dollarin

Kjo temë ishte në qendër të samitit të fundit të Brics, më 24 gusht 2023, në Johannesburg, në Afrikën e Jugut.

Xi Jinping, Lula, Modi, ministri rus Sergei Lavrov, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u nisën nga fakti që dollari është sot pikë qendrore. Monedha amerikane rregullon 60% të tregtisë ndërkombëtare dhe 89% të transaksioneve në tregun valutor, pra blerjen ose shitjen e valutës.

Ndërsa emetimet e obligacioneve ndërkombëtare të shprehura në dollarë kanë shkuar nga 38.5% në 2003 në 48.5% në 2023. Kjo do të thotë se në njëzet vitet e fundit gjithnjë e më shumë shtete dhe gjithnjë e më shumë kompani publike apo individë janë mbështetur në monedhën amerikane, për të kërkuar burime në tregjet e huaja financiare, raporton abcnews.al.

Por a do të ishte vërtet në gjendje “Brics plus” të lançonte një monedhë të vetme, ndoshta sipas modelit të euros, të konceptuar dhe testuar nga e para? Përgjigja e përhapur në qarqet globale financiare është “jo”; dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë.

Pekini kandidon juanin

Ndërkohë, qeveria e Pekinit po shtyn të caktojë monedhën e saj, juanin, për t’u bërë alternativë ndaj monedhës amerikane. Por është shumë mbrapa: sot juani mbulon vetëm 2.6% të rezervave valutore botërore, krahasuar me 5.8% të jenit japonez, 4.8% të paundit britanik, 20% të euros dhe 59% të dollarit.

Që nga viti 2005, Pekini ka lidhur një sërë marrëveshjesh me bankat qendrore, ndër të tjera, të Malajzisë, Argjentinës dhe Nigerisë për të ofruar juanin si monedhë për rezervat valutore.

Për më tepër, kinezët kanë zhvilluar një platformë bankare, së bashku me Tajlandën, Hong Kongun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’u përdorur si një alternativë ndaj Sëift-it, sistemi më i përdorur nga institucionet globale të kreditit për të shlyer pagesat financiare dhe tregtare.

Megjithatë, India dhe Indonezia tashmë kanë bërë të ditur se nuk janë të interesuara të zëvendësojnë dominimin e dollarit me atë të juanit. Ndërsa presidenti brazilian Lula propozon: “Kur tregtojmë me njëri-tjetrin, mund ta bëjmë lehtësisht duke përdorur monedhat tona”.

Harta e tregtisë botërore

Ideja e Lulës, megjithatë, mund të ketë një ndikim të kufizuar. Duke filluar nga gjigantët, Kina dhe India. Në vitin 2022, trafiku mes dy vendeve u rrit me 8.2%, duke arritur pragun e 135.9 miliardë dollarëve.

Tregtia ndërmjet SHBA-së dhe Indisë arriti në 191.8 miliardë dollarë; ajo mes SHBA-së dhe Kinës është deri 758.4 miliardë. Prandaj, të testuar nga faktet, Brics nuk janë ende në gjendje të bëjnë pa Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, produktet e tij, teknologjinë e tij dhe monedhën e tij referuese.

Atëherë çështja politike mbetet: është e vështirë të imagjinohet që këto 11 vende dhe ato që do të vijnë mund të lëvizin në një mënyrë kompakte, dhe për këtë arsye të ndikojnë në diskutimet në organet ndërkombëtare, ose në G20, grupi që mbledh periodikisht liderët e 20 ekonomitë më të mira në planet, raporton abcnews.al.

Kina nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite agresionin e Putinit në Kiev. India e bëri. Mosmarrëveshjet kufitare kombëtare midis Pekinit dhe Nju Delhit janë të vazhdueshme.

Xi Jinping synon të zvogëlojë ndikimin amerikan në rajonin Indo-Paqësor. Nga ana tjetër, kryeministri indian Modi po kultivon dialogun me Joe Biden.

Për Lindjen e Mesme: Irani dëshiron të fshijë Izraelin nga faqja e dheut; Arabia Saudite ishte e gatshme të firmoste një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Tel Avivin, në këmbim të mbrojtjes ushtarake të Uashingtonit, si dhe teknologjisë amerikane për përdorim civil.

Reagimi izraelit ndaj sulmit terrorist në Gaza, megjithatë, ka bashkuar, të paktën për momentin, botën myslimane kundër qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Sfidat e «Brics plus», pra, do të jenë dy. Ajo drejt Perëndimit dhe paralelisht ajo e nivelimit të dallimeve të brendshme politike, për të ndarë strategjinë për paranë, tregtinë, investimet për të vënë në pikëpyetje qendrën gjeo-ekonomike perëndimore.

/abcnews.al

“Dosja Valias”/ SPAK nis hetimet, AKBN dha alarmin, mbi minierë po bëhen pallate. “FactCheck’’ zbardh dokumentin e sekuestruar

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka kërkuar fondit shqiptarë të zhvillimit, Ministrive të linjës dhe Bashkisë Kamëz të ndalin ndërtimet e 280 apartamenteve mbi ish-minierën e Valias. Këtë alarm të ngritur në 4 maj 2021 askush se ka dëgjuar. Ndërsa sot pallatet aty kanë nisur të shfaqin problemet e para ndërsa projekti ende s’ka përfunduar.

Më 4 maj të vitit 2021, ish-kreu ekzekutivi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Adrian Bylyku nëpërmjet shkresës zyrtare paralajmëronte shtetin dhe institucionet se po kryenin një krim.

Gjithçka lidhje me procesin e rindërtimit ndjekur asokohe nga ish-zëvendëskryeministri Aren Ahmetaj duke ndërtuar mbi galeritë dhe puset e minierës qymyrguri, çka sipas ekspertit ishte e ndaluar me ligj dhe e rrezikshme.

Kjo sipërfaqe dikur në shfrytëzim për nxjerrje qymyrguri më 28 prill 2021 i kërkohej AKBN-s të kryente verifikim në terren pasi likuidimin të shoqërisë AlbMineira.

Grupi i specialistëve që zbriti në terren konstatoi aty se pa i pyetur ata askush dhe pa asnjë konsultim, kishte nisur puna për lagje e re.

Ky dokument tashmë është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme e cila përtej marrjes së dokumenteve ka nisur edhe pyetjen e administratës dhe ekspertëve.

Emisioni “FactCheck” ka mësuar se edhe para SPAK ekspertët që kanë kryer verifikimet në terren i kanë qëndruar raportit të tyre se ndërtimi mbi këtë zonës është i paligjshëm dhe i rrezikshëm./MCNTV.AL

Menaxhimi i incidenteve: 7 Këshilla për biznesin nga ekspertët e IUTE

Menaxhimi i incidenteve është një nga mjetet më të rëndësishme të menaxhimit të rrezikut të një kompanie – ai i pasuron menaxherët me një panorame të plotë të rreziqeve të mundshme të kompanisë te cilat mund të materializohen. ALMA HASANAJ, Drejtore e Riskut në iute Shqipëri thekson pse menaxhimi i incidenteve është një temë që ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

Menaxhimi i incidenteve është procedura e regjistrimit , përpunimit dhe menaxhimit të ngjarjeve apo situatave negative të shkaktuara kryesisht nga njerëz, sisteme, procese apo faktorë të jashtëm dhe të cilat materializohen në humbje monetare apo reputacionale. Qëllimi i menaxhimit të incidenteve është të identifikojë pengesat dhe joefektivitetin në operacionet e kompanisë dhe të parandalojë materializimin e rreziqeve. Alma më poshtë shpjegon rëndesinë e menaxhimit të incidenteve dhe dobishmerinë e tij në biznes.

1. Menaxhimi i incidenteve është një pasqyrë e realitetit

Çdo kompani që respekton veten duhet të kuptojë se cilat rreziqe ndikojnë në operacionet e saj dhe çfarë duhet bërë për të parandaluar materializimin e rreziqeve dhe dëmtimin e biznesit. Shumë kompani hartojnë dhe vlerësojnë rreziqet; disa madje hartojnë kontrolle, por të pakta janë ato kompani që krijojnë një pamje holistike të tyre. Një pamje holistike do të thotë një qasje e plotë drejt menaxhimit të rrezikut, pra të kuptosh te gjitha rreziqet dhe shkaqet e tyre, të ndikosh në zbutjen e tyre nëpërmjet masave mbrojtese të kontrolleve dhe, më e rëndësishmja, të matësh shpeshtësinë e tyre. Pikërisht për të matur shpeshtësinë e ndodhjes së rreziqeve ndihmon regjistrimi i incidenteve të cilat janë ngjarje apo situata negative që nuk duhet të kishin ndodhur, janë devijime nga rezultati ose qëllimi i pritur i procesit. Me fjalë të tjera, menaxhimi i incidenteve është një mjet që i ndihmon kompanitë të matin, ndër mjete te tjera, se si po ecën biznesi dhe pse nuk po i përmbush objektivat e tij.

2. Përmirësimi i nivelit te kënaqësisë së klientit

Aftësia për t’iu përgjigjur shpejt çdo incidenti ndihmon në përmirësimin e proceseve dhe, për rrjedhojë, në ndërtimin e besimit të klientit. Shumë kompani përdorin sondazhe në internet për të vlerësuar se sa të kënaqur janë klientët e tyre me kohën e përgjigjes, cilësinë e shërbimit dhe përvojën e përgjithshme. Klientët janë më se të lumtur të japin reagime pozitive për një kompani nëse vertet mendojnë dhe besojnë se kompania kujdeset për shqetësimet e tyre. Një kompani që fsheh ankesat e klientëve të saj dhe nuk regjistron incidente të lidhura me ta mund të përjetojë e të përballet me mospërputhje të konsiderueshme te informacionit te cilat do të përkeqesojnë nivelin e kënaqesisë së klientit. Zgjidhja e ankesave të klientit ndihmon në përmirësimin e proceseve. Një klient i lumtur do të thotë palë të interesuara të lumtura sikurse jane investitoret, rregullatorët etj .

3. Ulja e kostove të biznesit

Bizneset mund të kursejnë duke reduktuar ndodhjen e incidenteve të cilat mund të jenë të kushtueshme, por së pari, ky informacion duhet të raportohet dhe të regjistrohet. Për shembull, nëse incidentet ndodhin në njësi të ndryshme biznesi dhe nuk komunikohen është e vështirë që këto incidente të trajtohen e të përmirësohen në një qasje sistematike. Për ta bërë më konkrete, nëse për të ruajtur të dhënat sensitive të biznesit, apo të dhënat e klientit nuk janë vendosur kontrollet e duhura, mund të rezultojë me kosto të larta monetare apo reputacionale, Megjithatë, incidentet zakonisht ndodhin sepse të gjithë besojnë se kontrollet e rrezikut funksionojnë shumë mirë ose besojnë se nuk ka fare rrezik. Një mentalitet i tillë është shenja e parë që diçka nuk është në rregull.
Të qenit i vetëdijshëm për incidentet, të krijuarit e një raporti për incidentet dhe të dokumentuarit e të gjitha detajeve janë hapa shumë të rëndësishëm në parandalimin e humbjeve. Bizneset duhet të identifikojne shkaqet e incidenteve dhe duhet të zhvillohen procedura të përshtatshme për t’i parandaluar ato.

4. Ndërtimi i besueshmërisë

Menaxhimi i incidentit kërkon që një kompani të jetë transparente dhe të demonstrojë ndershmëri dhe integritet. Integriteti duhet të vlerësohet mbi pëlqyeshmërinë objektivat- përndryshe, do të krijohet një pamje e shtrembëruar e biznesit, duke çuar në marrjen e vendimeve të gabuara. Nëse një kompani përjeton një incident serioz sigurie psh. të dhënat e klientit, apo informacionet konfidenciale të biznesit bëhen publike, besimi do të humbasë. Po bëhet gjithashtu gjithnjë e më e rëndësishme për investitorët, rregullatorët dhe palët e tjera të interesuara të shohin që kompanitë po menaxhojnë incidentet me transparencë dhe integritet të plotë.

5. Përfshirja e punonjësve

Bizneset duhet të synojnë të ndërtojnë një kulturë të raportimit dhe menaxhimit të incidenteve duke hartuar pocedura dhe duke perfshirë të gjithë punonjësit në programe trajnimesh periodike në lidhje me to. Një procedurë e mirë-artikuluar e menaxhimit të incidenteve u jep punonjësve një mesazh se ata janë të rëndësishëm për kompaninë.
Në programet e trajnimeve dhe ndërgjegjësimeve me punonjësit, kompanitë duhet të jenë transparente me ta dhe të sigurohen që të gjithë të kuptojnë se cfare masash merren nëse ndodh diçka, të shpjegojnë se duke shmangur ndodhjen e situatave negative gjithashtu mund të shmangin edhe problemet morale apo ligjore.
Është shumë e rëndësishme që punonjësit të kuptojnë se incidentet ndikojnë drejtpërdrejt tek ata, sepse nëse kompania nuk arrin të përmbushë objektivat si rrjedhojë e humbjeve të shkaktuara nga incidentet, është gjithashtu e vështirë të rrisë edhe mirëqenien e punonjësve.

6. Zbutja e rreziqeve ligjore dhe të perputhshmërisë

Për të gjitha bizneset, është thelbësore të respektojnë rregullat dhe rregulloret. Kur një biznes operon në një fushë të rregulluar, kjo luan një rol rendesishem për kompaninë, pasi puna sistematike për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm ofron edhe nje siguri dhe opinion te pavarur dhe objektiv per rregullatorin.
Në fund të fundit, menaxhimi i incidenteve behet në mënyrë të organizuar për t’u vërtetuar edhe palëve të interesuara (klientë, investitorë, rregullatorë) se kompania është në gjendje të përmbushë objektivat e biznesit në përmbushje te plote me kërkesat e detyrueshme ligjore e rregullatore.

7. Mbrojtja nga dëmtimi i reputacionit

Rreziqet, nëse nuk trajtohen, përgjithësisht karakterizohen nga përshkallëzimi. Dështimi për t’u marrë me incidentet ose zgjidhja joadekuate e tyre vetëm sa rrit mundësinë e materializimit të rreziqeve. Reputacioni është një nga asetet e rëndësishem për biznesin. Është shumë e zakonshme që, Kur rreziqet materializohen, reputacioni i kompanisë gjithashtu dëmtohet e si rrjedhoje nuk ka klientë, partnere apo investitore, pra nuk ka biznes.

Iute Shqiperi është një filial i Grupit iute, një kompani fintech e themeluar në vitin 2008 në Estoni. Grupi është i specializuar në kredine konsumatore, shërbimet e pagesave,sherbimet bankare dhe produktet e sigurimit. Ai u shërben klientëve në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Grupi iute financon portofolet e tij të kredisë me kapital, depozita dhe obligacione të siguruara në Tregun e Rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic Main List.

“Çfarë po përpiqet të bëjë aleanca ushtarake për ‘vatrat e pashuara të zjarrit’?”, DW: Cili është plani i NATO-s për Ballkanin?

Kreu i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo përfundoi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor këtë javë. Çfarë po përpiqet të bëjë aleanca ushtarake para disa vatrave të pashuara të zjarrit aty?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg këtë javë brenda pak ditësh vizitoi disa vende të Ballkanit Perëndimor për të treguar mbështetjen dhe angazhimin e aleancës veriore atlantike në një rajon që ka në disa fronte njëherësh disa vatra të pashuara zjarri që rrezikojnë sigurinë. “Ky rajon nga ana strategjike është i rëndësishëm për NATO-n, dhe ka disa arsye për shqetësime”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Shkup të mërkurën në fund të turit ballkanik. “Ne shohim kërcënim për shkëputje në Bosnje-Hercegovinë, një gjendje të brishtë të sigurisë në Kosovë, dhe një ngecje të normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.”

Që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë në vitet 90-të, NATO ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rajonit. Ajo intervenoi në Bosnje dhe Kosovë në luftërat e përgjakshme që shënuan edhe fundin e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura. Sot tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Serbia, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e aleancës.

Zhvillimet në Kosovë shqetësuese
Armiqësia mes minoritetit etnik serb dhe shumicës shqiptare në Kosovën e njohur vetëm nga 22 nga 27 vende të BE dhe SHBA është rritur. Serbia dhe Rusia e mohojnë pavarësinë e Kosovës. Në maj trupat e NATO-s u plagosën në përpjekje për të ulur tensionet në veri të Kosovës, pranë kufirit serb. Serbët e Kosovës kanë një mosbesim të thellë ndaj autoriteteve të Kosovës dhe ruajnë marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Më 24 shtator katër vetë u vranë në luftimet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë që u barrikaduan në një manastir.

Si rezultat NATO përforcoi trupat në Kosovë me 1000 ushtarë dhe patrullimet në veriun e dominuar nga serbët. Trupat e KFOR-it kështu arrijnë në 4.500 vetë, sipas agjencisë Reuters. Stoltenberg në Prishtinë tha të hënën, se NATO do të bëjë çfarë është e nevojshme të ruajë sigurinë, qetësinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. “Ne tani jemi duke rishikuar, nëse duhet të kemi një rritje të përhershme që të sigurojmë se spiralja nuk del jashtë kontrollit dhe krijon një konflikt të rë ri të dhunshëm në Kosovë apo më tej në rajon.”

Republika Srpska kërcënon të shkëputet nga Bosnja
Ndërkohë që në Bosnje-Hercegovinën multietnike, Republika Srpska kërcënon të shkëputet. Kjo republikë përbën rreth gjysmën e territorit të Bosnje-Hercegovinës me rreth 1,2 milionë banorë, shumica serbë etnikë. Republika Srpska u krijua gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në një kontekst të përgjakshëm. BE, e cila mori misionin paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë nga NATO në vitin 2004 nuk është aspak popullore në Republikën Srpska, e cila mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Mesazh për Moskën

Para këtyre krizave, në fund të turit të tij ballkanik në Shkup, Stoltenberg në një deklaratë me krerë të vendeve aleate të NATO-s. Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut iu drejtua pjesërisht Mokës. NATO e shikon Rusinë të luajë një rol destabilizues, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. “Shtete autoritare si Rusia kërkojnë të minojnë demokracitë tona me kërcënime kibernetike dhe hibride”, tha Stoltenberg që pritet të largohet si kreu i aleancës veriore atlantike.

Sipas Bojana Zoric nga Insituti Europian për Studimet e Sigurisë, në përgjithësi qëllimi i Rusisë në rajon është të ndalë shtrirjen e NATO-s dhe pëfshirjen e tyre në BE. Lufta në Ukrainë i ka bërë të qarta ndarjet ekszistuese. “Ballkani Perëndimor nuk është i unifikuar, kur vjen puna tek përgjigja që duhet dhënë për luftën në Ukrainë.” Kjo i shkon në favor Moskës, sipas Zoric. “Rusia gjithmonë dëshiron të kapë çdo mundësi për të prodhuar tensione dhe rindezë armiqësitë e vjetra në rajon dhe në një mënyrë të përdorë ndarjet etnike për përfitimet e saj”, tha Zoric për DW.

Çfarë arriti Stoltenberg me vizitën në Ballkanin Perëndimor?

Për Zoric, vizita e kreut të NATO-s në Ballkan ishte më shumë për të dërguar një “mesazh të qartë në rajon dhe faktorë të tjerë prezentë, të përfshirë duke pasur parasysh edhe Rusinë, se NATO mbetet fuqimisht e angazhuar për të ruajtur sigurinë.”. “Një prezencë e shtuar e NATO-s do duhej të bëjë që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje me shpresë të nxisë edhe rigjallërimin e normalizimit efektiv të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.” Serbia, e cila dëshiron të jetë pjesë e BE, por jo e NATO-s, nuk do të rrezikojë një konflikt me aleancën ushtarake, sipas Zoric. Shumica e vende të BE janë në NATO. Aktualisht Beogradi mban marrëdhënie të stabilizuara me NATO-, sipas analistes. Prandaj ekspertja nuk sheh rrezik akut konfrontimi në horizont. “Jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, Rusia nuk do të jetë e aftë t’ia dalë për t’i hyrë një lufte në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht duke pasur në mendje, se gjysma e Ballkanit Perëndimor është në NATO, thekson Zoric. Në vend të kësaj Moska do të tentojë më shumë të vazhdojë me politikën e saj të nxitjes së tensioneve duke punuar për këtë me partnerët që ka në rajon./DW

Renditja e FIFA-s, Shqipërisë i kushtojnë barazimet e fundit

Kualifikimi në “Gjermani 2024” nuk do të thotë shumë për llogaritë e renditjes mujore të FIFA-s, e cila pritet të “dënojë” kuqezinjtë me disa vende për shkak të dy barazimeve të koleksionuara në takimet e fundit të këtij viti kalendarik.

Kuqezinjtë e mbyllën grupin si kryesues duke rrealizuar një tjetër rezultat historik për futbollin shqiptar, por barazimet në duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kanë kushtuar.

Duke qenë se janë skuadra me koeficient më të ulët, barazimet llogariten si rezultat negative dhe Shqipëria humbet 14.13 pikë në total që do të sjellë një rënie të dukshme në përditësimin e renditjes së FIFA-s javën tjetër.

Saktësisht, Shqipëria do të zbresë nga vendi i 59-të, në të 62-tin dhe kjo ndikon shumë në shortin për kualifikueset e Botërorit. Renditja përcakton edhe ndarjen e vazove dhe duke qenë në vendin e 30-të mes skuadrave Europiane, Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së tretë.

Por, kjo është problem pasi në kualifikueset e Botërorit, grupet ndahen me 4 apo 5 skuadra dhe vetëm e para kualifikohet direkt. Në këtë mënyrë Shqipëria do të shortohej me 2 rivalë më të fortë në letër.

 

Fillon “gallata” e paralajmëruar te “Rithemelimi”/ Tritan Shehu shpërthen ndaj grupit të Gaz Bardhit: Skutha, frikacakë, pa indentitet!

Ditën e djeshme, në media rrodhën disa nga debatet e bëra në grupin e deputetëve Berisha-Bardhi, për çështjen e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes Rama-Meloni. Ajo që ra në sy ishte zbardhja e një debati mes deputetetëve Tritan Shehut dhe Xhelal Mziut, pasi i pari nuk pranonte të firmoste për dërgimin e marrëveshjes në kushtetuese duke deklaruar se njeh si autoritet vetëm Sali Berishën.

Zbardhja e këtyre debateve në një mbledhje me dyer të mbyllura duket se ka revoltuar keq Tritan Shehun, i cili ka reaguar me fjalë të ashpra ndaj “skuthave” të Gazment Bardhit që e kanë përgjuar dhe hedhur debatin në medie.

Reagim i deputetit të PD, Tritan Shehu

Lexoj në media disa “regjistrime” tipike për ish-sigurimsat e dikurshëm, të nxjerra këto pjesë-pjesë mbi fjalët e mia, pa dijeninë time, në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Dhe si çdo skuth, që bën këtë ndyrësi në fshehtësi, duke përfituar nga diskutimet e lira, shkëmbimet kolegjiale të mendimeve, siç duhet të jetë një mbledhje e tillë… publikon diçka, pa guxuar të vendosë emrin tij si autorësi, as pseudonimin.

Publikon ashtu si i intereson, copa të një diskutimi të lirë, të gjatë, fragmente të asaj që bisedohen midis kolegëve e të dala këto shpesh jashtë kontestit, me një keqdashje primitive kjo, si burracak, për të denigruar, por dhe për t’i dhënë vetes atë që nuk ka, nëpërmjet “fjalimeve patetike” të parapërgatitura në disa skuta.

Tipike këto metoda për brumbujt frikacakë, që janë mësuar vetëm të zvarriten dhe që nga balta ku janë zhytur kërkojnë të pickojnë më lart…

Unë, vlerësimet e mia negative për atë marrëveshje mbi refugjatët i kam bërë publike, që orët e para të publikimit të saj e në vazhdimësi, në mënyrë konstante.

Ashtu si në vazhdimësi, në vite kam dhënë e jap vlerësimet e mia me superlativa për Italinë mike, edhe si ish-Ministër i Jashtëm kjo, gjë që nuk më ka penguar aspak ta quaj publikisht krejt të gabuar atë marrëveshje.

Këto qëndrime ia kam transmetuar personalisht edhe disa institucioneve e kolegëve të nderuar italianë dhe këtu qendroj, qartësisht e me transparencë!

Por fatkeqësisht qenkemi të detyruar të bashkëjetojmë edhe me skutha.

Pa identitet këta, sepse dhe përballe identitetit tremben e zhyten në pluhur!

Sondazhi/ Rama ka përgjegjësi për vartësit e tij të korruptuar

SPAK-u dhe puna e tij në përgjithësi, apo në raste të çështjeve konkrete, kanë qenë dhe janë kryefjala e liderëve të politikës në vend. Jo rrallë herë, krerët më të lartë të dy kampeve politike kanë mbajtur qëndrime dhe deklarata për vetë SPAK-un dhe çështje apo përgjegjësi konkrete politike.

Nisur nga efekti që këto deklarata mund të kenë pasur tek qytetarët, Barometri, i ka pyetur ata nëse janë dakord apo besojnë disa prej tyre, ato përbëjnë qëndrimet më të spikatura të politikës për SPAK-un.

Barometri i është referuar deklaratave dhe qëndrimeve konkrete të dy aktorëve kryesorë në vend, kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Barometri në Euronws Albania ka pyetur qytetarët së sa dakord janë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj konceptit të përgjegjësisë personale kur shkelet ligji. Për shprehjen: “Kryeministri nuk mban përgjegjësi për ata që shkelin ligjin, por për mënyrën se si reagon ndaj shkelësve”, 49.3% e të anketuarve nuk janë dakord.

Ndërsa 31.4% e të anketuarve janë dakord me këtë shprehje të kryeministrit. 17.4% e qytetarëve janë neutral ndaj dakordësisë ose jo të kësaj deklarate ndërkohë që vetëm 1.8% e të anketuarve nuk kanë dhënë një përgjigje.

Ambasada e SHBA: S’kemi ndryshuar qëndrim për ‘non grata’t! Aktorët t’i shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla

Ambasada e SHBA në Tiranë e pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit ndaj Sali Berishës dhe grupit te Gazmend Bardhit në përpjekje për tu bashkuar është shprehur se nuk kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me non – gratat.

Gjithashtu në reagimin e Ambasadës së SHBA u behet thirrje aktorëve politik që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet tyre me figura të tilla politike.

”Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur non-grata dhe nxisim të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla’’, është shprehur zëdhënësi i ambasadës në përgjigje të gazetës Sot.

Kujtojmë se ambasada e Shteteve të Bashkuara pak ditë më parë ka reaguar dhe lidhur me kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e Rithemelimi të cilët prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit.

Ambasada vuri  në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizoi për Zërin e Amerikës më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Kush janë shqiptarët që kanë më shumë besim te SPAK-u

Për të kuptuar pak më thellë besimin e qytetarëve te SPAK, Barometri në Euronews Albania, ka bërë nje profilizim nëpërmjet shifrave dhe të dhënave të grumbulluara në terren, për profilin e atyre që kanë vlerësuar me notat më të larta SPAK-un si institucionin më të besueshëm në vend.

Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se më të rinjtë, shqiptarët e arsimuar, ata me të ardhura më të larta dhe ata qe kanë votuar Partinë Socialiste, janë shumica e shqiptarëve që vlerësojnë SPAK-un si të besueshëm.

Kështu grupmosha 18 -24 vjeç ka më shumë besim tek ky institucion, krahasuar me grupmoshat e tjera duke arritur vlerat e 36 përqind, ndërsa nga  65-75 vjeçarët besojnë vetëm 22.57 përqind.

Nga shqiptarët me arsim të lartë 29.6 përqind kanë besim tek SPAK, krahasuar me ata me arsim të ulët nga të cilët vetëm 19.7 përqind kanë besim te SPAK-u.

Nëse i analizojmë në bazë të të ardhurave, rezulton se ata me të ardhura më të larta kanë përqindjen më të lartë të besimit 30.8 përqind e tyre krahasuar me ata me të ardhura të ulëta 20.3 përqind e të cilëve kanë besim tek SPAK-u.

Nëse i analizon qytetarët e pyetur në bazë të partisë politike që kanë votuar në vitin 2021, rezulton se ata që kanë votuar Partinë Socialiste kanë përqindjen më të lartë të besimit 44.4 përqind, krahasuar me ata që kanë votuar opozitën, nga të cilët vetëm 8.7 përqind kanë shprehur besim te SPAK.