25.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Administrata rreth 5 muaj pushime në vit, shtohet edhe një festë

Punonjësit e shtetit në Shqipëri bëjnë më shumë ditë pushimi se punonjësit e adminstratave në rajon. Diferencën me Kosovën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut e bëjnë festat zyrtare.

Shqipëria shtoi në kalendarin e ditëve të pushimit edhe datën 22 nëntor, si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kjo datë do të kremtohet si dita e Alfabetit për vendin tonë, ndërsa punonjësve të administratës u shtohet në edhe një ditë pushimi.

Shqipëria ka të zyrtarizuara nga viti i ardhëshëm, 15 ditë të tilla, të cilat përkojnë me Vitin e Ri, Ditën e Verës, festat fetare, ditën e Rinisë, të Punëtorëve, të Pavërëisë e të Çlirimit.

Në rajon, Kosova ka miratuar 12 festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 11 dhe Serbia 10. Edhe në Bosnjë Herzegovinë festat zyrtare variojnë nga 10 deri në 13 sipas ndarjes së shtetit me komunitetet atje.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria regjistron më shumë ditë pushimi se rajoni, ditë këto që i shtohen 104 ditë pushimi të fundjavave dhe 22 ditëve të lejes vjetore, e që gjithësej arrijnë në 141.

Pra, në raport me ditët e punës, administrata pushon 40% të kohës në vit dhe pushon 60%. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sistemin privat, i cili në shumicën e ndërmarrjeve njeh vetëm 1 ditë pushimi, duke bërë që punonjësit e këtij sektori të pushojnë rreth 80 ditë pushim.

Gazetarët masakrojnë Berishën për qëndrimin ndaj Breçanit: I paburrë

Ka qenë i shumtë numri i gazetarëve që kanë reaguar lidhur me deklaratën e Sali Berishës në “Now me Erla Mëhillin” në EuroNews Albania se ai nuk e ka njohur dhe nuk e ka pasur njeri të afërt Erzen Breçanin.

Habjon Hasani, drejtues i “hashtag.al” shprehet se Berisha është monument gjigant paburrërie.

Në një postim në facebook, Hasani shkruan:

“Dje ne emisionin e Erla Mehillit u shfaq nje monument gjigand paburrerie.

Profesor Doktor Sali Berisha deklaroi se Erzen Breçani nuk kishte qene kurre prane tij.

Le te mbajme nje minute heshtje ne “nderim” te ketij monumenti te pashoq te paburrerise.

E mqs ra fjala, Erzen Breçani eshte padrejtesisht ne burg, cilido njeri qe s’ka mllefe apo frike, duhet ta thote me ze te larte kete gje.”

Po ashtu, gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala, shkruan se “që Berisha ta flakte në ditën më të vështirë të tij, bie dakort që është paburrëri nga ana e ish-kryeministrit“.

Komenti i plotë i Lalës:

“Ne kete moment nuk dua te ndalem nese eshte fajtor apo jo Erzen Brecani. Sepse ate e vendos gjykata. Dyshimet e prokurorise i kam raportuar, sikurse kam raportuar dhe pretendimet e Brecanit.
Por qe Sali Berisha ta flakte ne diten e tij me te veshtire, bie dakord me ty qe eshte paburreri nga ana e ish kryeministrit.”

Nuk e ka kaluar pa ironizuar këtë moment as shkrimtari dhe publicisti Edmond Bejtaj, i cili, nëpërmjet një humori të zi, shprehet se Sala nuk ka njohur baxhanakun, e jo më Erzenin.

“Sala nuk njihte baxhanakun, e jo të njohë Erzenin.” – shkruan Bejtaj.

Sali Berisha përditë jep deklarata kontradiktore në media dhe duket se komuniteti serioz i gazetarëve, ata që nuk kanë interesa dhe nuk janë pengje të shefave oligarkë, janë duke ia hapur petët lakrorit.

 

 

Edison Ypi: Në mos, dalin në Duel vrasin tjetrin ose veten

Unë e kam ditur se Shtetin po na e bëjnë Zotnij të përkushtuar që skuqen e zverdhen, me Kanun, Besë, Nder, Moral. Nga ata që në rrethana të veçanta kërkojnë ndjesë, dhe hiqen mënjanë.

Në mos, dalin në Duel vrasin tjetrin ose veten.

Prandaj dhe nuk kam pretenduar kurrë asgjë nga rraca e këtyre mutërve. Veçse i kam votu, ndihmu, i kam prit, i kam justifiku, por edhe kam rrahur e më kanë rrahur për hesap të tyre.

Por kta pasken qën ca halabakë, rrugaçë, derra, drogaxhinj, hajdutë, kontrabandistë, trafikantë, ca minj gjirizash pa absolutisht asnjë lidhje me Nderin e Moralin, që t’ua rjepësh lëkurën me brisk e t’ua presësh mishin me gërshërë, e kanë pak.

Zef Deda, “Charlie Chaplin i Shqipërisë”, që u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve ndër vite me talentin e tij gjenial

Kur flasim për Zef Dedën, vështirë të mos mbajmë mend disa nga batutat e aktorit të mirënjohur shkodran, i cili mbylli sytë në moshën 73 vjeçare pas një sëmundjeje të rënde. Zefi, ose ndryshe me gjuhën e artit, “Kunati i shokut Xhemal”, la një gjurmë në artin shqiptar, duke gdhendur përjetësisht me shpirtin e tij artistik, qindra role në memorien e të gjithë shqiptarëve ndër breza.

Jo më kot është cilësuar si “Charlie Chaplin i Shqipërisë”, që me humorin e tij plot finesë bëri për vete vite e vite me radhë publikun shqiptar dhe jo vetëm, e ku la pas një një krijimtari të larmishme, ku numëron qindra role.

Zefi dha një kontribut të paçmuar në kinematografinë shqiptare, duke luajtur një serë rolesh, kryesisht komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj. Komedia “Kunati i shokut Xhemal”, kujtohet ende si një batutë “e freskët” nga të gjithë brezat ndër vite.

Pak nga jeta e aktorit

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. U shkollua në qytetin e tij të lindjes dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi të pamasë ai arrin të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, e jo vetëm.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./A.M, Liberale.al

Mohoi lidhjen me Breçanin, reagon Mirela Karabina: Berisha, mashtrues dhe gënjeshtar

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, ka reaguar sot lidhur me deklaratën e Sali Berishës që mohonte njohjen e tij me Erzen Breçanin.

Vetëm kaq mjafton sipas zëdhënëses demokrate “për të kuptuar se ai nuk ka as turp, as moral, as nuk skuqet e as nuk zverdhet. Sepse ai është gati të bëjë gjithçka për
interesat e tij personale, të gënjejë dhe të mohojë këdo, siç dhe ka bërë”
.

“Aleanca e kullave dhe teatri në parlament nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën.
Ai kurrë nuk do të mund ta marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë për hallet e tij në bashkëpunim me Edi Ramën, ortakun e tij në kulla dhe kundër SPAK-ut.”
– përfundon deklaratën e saj Mirela Karabina.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha është aq mashtrues dhe gënjeshtar sa mohoi edhe njohjen me Erzen Breçanin,
edhe pse ai ka qenë në krah të tij me të gjitha format dhe mënyrat.

Kaq mjafton për të kuptuar se ai nuk ka as turp, as moral, as nuk skuqet e as nuk zverdhet.

Sepse ai është gati të bëjë gjithçka për
interesat e tij personale, të gënjejë dhe të mohojë këdo, siç dhe ka bërë.

Në këto dy vite mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij thjesht u kanë dëshmuar shqiptarëve sa i madh është halli i tij.

Sot ky hall është dhe më i madh.

Po Sali Berisha nuk fshihet dot duke mashtruar për Lulzim Bashën, as duke kërcënuar dhe bërë presion drejtesisë.

Ai duhet të mos fshihet si burracak pas mashtrimeve të ditës, por të shkojë të dëshmojë nëse është i pafajshëm.

Aleanca e kullave dhe teatri në parlament nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën.

Ai kurrë nuk do të mund ta marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë për hallet e tij në bashkëpunim me Edi Ramën, ortakun e tij në kulla dhe kundër SPAK-ut.

PD tryezë për reformën zgjedhore, Basha: Preferoj mazhoritar, por për konsensus propozojmë sistem proporcional kombëtar

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, zhvilloi sot një tryezë për reformën zgjedhore. Duke e konsideruar prioritet numër një, Basha tha në fjalën e tij.

Ndonëse preferon një sistem mazhoranca me apo dhe pa korrektim proporcional, Basha thotë se propozimi i Partisë Demokratike është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një sistem proporcional kombëtar.

Fjala e plotë:

Ju falënderojë të gjithë pjesëmarrësve e në veçanti përfaqësuesit të organizatave të shoqërisë civile dhe të think tank-ve, të fondacioneve shqiptare, të huaja, të partnerëve tanë Institutit Republikan Amerikan, Institutit Demokrat Kombëtar, KAS-it, të cilët janë të pranishëm në këtë takim, në këtë tryezë të rrumbullakët që ka në qendër të vëmendjes prioritetin politik numër 1 të Partisë Demokratike, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky prioritet në fakt nuk është thjesht dhe vetëm pjesë e agjendës tonë të brendshme politike. Ne gjykojmë se për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare ka ardhur momenti që sistemi zgjedhor të kthehet në qendër të debatit publik, para sesa faktorët politikë të deklarojnë se është tepër vonë. Për një vit e gjysmë, ndoshta dhe më herët, Shqipëria mund të përballet, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë u bënë tre palë zgjedhje ku rekomandimet e vëzhguesit kryesor të zgjedhjeve OSBE-OHDIR as nuk merren parasysh, as nuk zbatohen.

Çështë më shumë sistemi politik shqiptar, duket e ka kapërcyer nga kriza në krizë duke zhbërë cilësinë e përfaqësimit në parlament, duke zhbërë cilësinë e mbrojtjes dhe promovimit të interesave të qytetarëve si vet arsyeja e ekzistencës së parlamentit, të Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj për ne ka qenë e qartë që në fillim se zhurmnajës dhe teatrit të përditshëm dhe të përjavshëm politik, jo vetëm që nuk mund dhe nuk duhet t’i shkojmë nga pas, por nuk duhet ta lejojmë t’i mbivendoset kësaj agjende, këtyre interesave themelore të votuesit shqiptar dhe demokracisë shqiptare. Problemi I parë dhe kryesor që ne kemi ngritur prej kohësh, është zhbërja e cilësisë së përfaqësimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, listave të mbyllura të sistemit rajonal proporcional të cilat qartësisht larguan të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe kthyen grupet parlamentare dhe Parlamentin e Shqipërisë në përfaqësues të interesave të ngushta partiake dhe të krerëve të partive politike dhe në noterë të vendimeve të mazhorancës së radhës.

Ka disa mënyra për ta zhbërë këtë aksident me pasoja të rënda për demokracinë dhe zhvillimin, me pasoja të rënda për transparencën, llogaridhënien dhe korrupsionin si plaga më e rëndë që sot përjeton Shqipëria. Natyrisht e kam shprehur dhe s’kam pse ta fsheh, preferanca ime është për një mazhoritar me apo dhe pa korrektim proporcional. Por megjithatë duke pasur parasysh që çdo ndryshim ka nevojë të marrë parasysh edhe trajektoren e deritanishme por edhe domosdoshmërinë e konsensusit politik me aktorët hartues me votë të kualifikuar të ndryshimeve qoftë në kodin zgjedhor aq më shumë nëse janë të nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë, propozimi i Partisë Demokratike tashmë i depozituar për vendimmarrje në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një system proporcional kombëtar.

Një sistem të ngjashëm nme atë që vepron sot në Kosovë, që mundëson së pari barazinë e votës, ku mos të kemi më shtrembërime të tilla të sistemit ku një deputet zgjidhet në Vlorë me 8500 vota, por në Kukës me 13500 vota. Pra ku vota e qytetarëit shqiptar të peshojë njësoj në çdo cep të Shqipërisë. Dhe së dyti edhe jashtë Shqipërisë duke mundësuar pra në këtë mënyrë që vota e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në emigracion po kështu të ketë peshë të plotë në vendimmarrjet politike të rëndësishme siç është konfigurimi I Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Votë e diasporës e papenguar, e pamanipuluar dhe me peshë të plotë për të gjithë zonën elektorale, pra për të gjithë vendin. Natyrisht jemi të vetëdijshëm hapja totale e listave në kontekstin aktual sjell problematika të mprehta të cilat nuk mund të na lënë indiferent. Nëse gara elektorale shndërohet në një garë se kush ka për të paguar më shumë para për vota dhe kush arrin të mobilizojë më shumë muskuj kriminal për të kërcënuar votuesin, atëherë listat e hapura shndërohen thjesht dhe vetëm në një instrument për devijimin e vullnetit të votuesve dhe për fuqizimin e të korruptuarve dhe të inkriminuarve. Për të parandaluar këtë, suikundër për të trajtuar problemet tashmë të trashëguara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vettingun e politikanëve.

Ne propozojmë as më pak as më shumë sesa rikonceptimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesit, me një autoritet për luftën kundër korrupsionit, me një dejtim kolegjial prej 5 anëtarësh të zgjedhur me një shumicë të kualifikuar 3/5, të pajisur me staf profesionist dhe kompetenca të plota ligjore, për të kaluar në lupën e kontrollit të hollësishëm më parimin ndiq paranë të 250 politikanëve kryesorë në vend vit pas viti. Jo sa herë ju bie llotaria që të kontrollohen, por vit për vit kontrolli pasurisë personale, pasurisë së familjarëve të tyre dhe shpeshherë edhe të rrethit shoqëror, ku ne e dimë siç na ka treguar problematika e deritanishme fshihen nën emra të ndryshëm pasuritë e paligjshme të politikanëve të korruptuar. Propozimi po kështu parashikon ngritjen e një seksioni të posaçëm brenda autoritetit për luftën kundër korrupsionit. Një seksion i posaçëm i cili në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, me Shërbimet e Inteligjencës aleatë në NATO, me drejtoritë përkatëse shtetërore, të arrij të verifikojë nëse deklarata e detyrueshme e çdo politikani të lartë në fillim të vitit që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit, është e vërtetë apo e reme.

Deklaratë me fuqi skualifikuese nëse vërtetohet që është e reme dhe nëse politikani në fjalë mban kontakte të papërshtatshme, pra kontakte të vazhdueshme me interes të krimit të organizuar apo me interest ë bashkëpunimit midis Krimit të Organizuar dhe interesave politike që ai përfaëson. Propozimi për ligjin për vettingun e politikanëve, është tashmë publik, është tashmë I publikuar në faqen e Kuvendit, akoma nuk e dimë se kur dhe si do të nis diskutimi i këtij projektligji. Por ne kërkojmë ndihmën e çdokujt që është i interesuar, e çdokujt që mendon si ne që ka ardhur koha të hedhim një tjetër hap domethënës në luftën kundër korrupsionit që të mbështesë me zë të lartë hapjen e këtij debati publik dhe të mos lejojë mbivendosjen me akte teatrale apo zhurme në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, vetting i politikanëve dhe të tjera lehtësi të cilat do të adresojnë problemet e trashëguara të votimit dhe të numërimit të votive, siç është votimi elektronik dhe numërimi elektronik, janë propozimet kryesore që Partia Demokratike, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore zoti Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të cilat i bashkëngjiten një numri të madh propozimesh të tjera që ekspertët tanë dhe përfaësuesit tanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore kanë depozituar aty prej një viti e gjysmë.

Kjo për të davaritur legjendën e reme se nuk është bërë asnjë punë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Jo, një pjesë e ka bërë punën e saj. Partia Demokratike i ka dorëzuar propozimet e saj. Është partia socialiste dhe përfaqësuesit e saj ata të cilët në neglizhencë të plotë të detyrës që kanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe me agjendë të qartë politike deri më tani për të shmangur dhe vonuar reformën zgjedhore nuk i jaën përgjigjur këtyre propozimeve në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Dhe kjo është edhe një thirrje për t’i dhënë fund këtij bojkoti të heshtur të procesit të Reformës Zgjedhore. Për t’u fshahur pas alibive që krijohen dhe rikrijohen në sintoni të plotë me aktorë të tjerë për të mos nisur nga puna Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe për t’iu dhënë shqiptarëve në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse një process gjithëpërfshirës i cili të vendos interest e qytetarit dhe votuesit shqiptar të parat dhe jo interest e një grushti politikanësh. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndron Partia Demokratike. Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria është e ngarkuar me halle të rënda dhe që vëmendja për procese siç është procesi i reformës zgjedhore është e pakët.

Por e dimë po kështu që as korrupsioni nuk luftohet dot, as varfëria, vështirësitë ekonomike, shqetësimet e qytetarëvem shëndetësia, arsimi, emigracioni i rinisë, siguria për të nesërmen për shqiptarët dhe fëmijët e tyre, siguria publike nuk do të ndreqen në qoftë se nuk ndreqim burimin e problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve që është një sistem zgjedhor që prodhon vendimmarrje për një grusht njerëzish dhe jo për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Prandaj jemi të vendosur, Ndërkohë po afron dhe afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të adoptuar legjislacionin për të mundësuar votën e e diasporës që ta shtymë përpara këtë proces.

Dhe takimi i sotëm na jep mundësinë, një të shpjegojmë shkurtimisht propozimet tona dhe dy të dëgjojmë propozimet, komentet dhe kontributet e aktorëve jo politik, por që ka një kohë të gjatë që investojnë në demokracinë shqiptare dhe në çështje të rëndësishme për votuesin shqiptar siç janë zgjedhjet e lira, siç është barazia e votës, siç janë proceset e pakontestueshme elektorale përfaqësuar sot nga shumë prej jush dhe shpresoj në takimin e ardhshëm edhe nga aktor të tjerë politik të cilët kanë apo ndajnë të njëjtat synime si Partia Demokratike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Zef Deda

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta rë aktorit të madh Zef Deda.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Deda, kolegëve miqve të tij.

MESAZHI I PLOTË

Lamtumirë Zef Deda,

Mjeshtri i madh i humorit, që me talentin gjenial u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve në kohë të mira e në kohë të vështira, si ato të diktaturës. Një humbje e madhe për artin shqiptar, për artëdashësit e në veçanti për Shkodrën, shpirtin e të cilës Zef Deda e mishëronte me një stil që do të mbetet i pavdekshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Deda, kolegëve, miqve dhe dashamirësve të shumtë të Zefit.

U prehtë në paqe!

“Bëjnë llogari kungulleshkash”/ Basha i mbyll “derën” Bardhit dhe Berishës: Përdorin parlamentin për interesa personale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur përfundimisht “derën” Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, për të cilët thotë se po përdorin Parlamentin për interesa personale.

Sipas Bashës, demokratët e kanë aleancën me qytetarët dhe jo me ata që bëjnë llogari kungulleshkash.

“Qëndrimet e PD për cështje të caktuara nuk kanë ndryshuar dhe nuk kam ndërmend ti kthehemi të kaluarës. Për cdo deputetë opozitës, për këdo që dëshiron të marrë përgjegjësinë e rotacionit politik, të largimit të Edi Ramës dhe bandës së tij të korruptuar ka disa pyetje kyç që duhet ti përgjigjen me votë dhe jo fjalë. Vetingu u politikanëve, ligji është në Kuvend. Rama do përpiqet ta sabotojë dhe ta votojë kundër, por cdo deputetit i lind detyra dhe qytetarët do të gjykohet, do shohë interesin personal apo do të shohë interesin kombëtar”, tha Basha.

“Nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me telenovela të vjetra dy vjeçare. PD ka marrë vendime të qarta politike, i ka rikonfirmuar në kuvendin kombëtar të PD të 2 shtatorit. Ajo që njerëzit presin është jo të gjejmë punë vetes si deputet në zgjedhjet e ardhshme dhe të dhe të përdorim parlamentin si një teatër për interesa personale.

Qytetarët meritojnë një politikë të pastër nga korrupsioni dhe krimi. Vettingu për politikanët e bën këtë.

Asnjë interes personal dhe asnjë llogari personale nuk do ta zhvendosë PD në rrugën që ka nisur. PD e ka të qartë platformën për qytetarët, aleancën e ka me qytetarët. Kushdo që nuk vendos interesin personal është i mirëpritur të marrë pjesë. Nuk ka PD llogari kungulleshkash me ata që bëjnë për interesa personale”, tha kreu i PD.

SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, rrëzohet kërkesa

Kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi në gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është rrëzuar.

Gjyqtarja Miliana Muça rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares nga shqyrtimi i kërkesës për sekuestron e pasurive të Jamarbër Malltezit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Detaje nga ngjarja në Vorë/ Tentoi t’i vriste të vëllanë me thikë në makinë, oficeri i policisë e gjuan me armë

Ditën e djeshme në Vorë një 34-vjeçar i është afruar automjetit të një oficeri të policisë, Ermal Muzhaqi dhe ka tentuar të vrasë vëllanë e këtij të fundit.

34-vjeçari Ergest Hoxha, për motive të paqarta, rreth orës 12:20 të ditës së djeshme ka qëlluar me thikë dheka plagosur, vëllain e oficerit të policisë, Kidi Muzhaqin që ishte pasagjer në makinë. Një tjetër pasagjer me inicialet B.A. ndodhej në makinë i cili mbeti i pa lënduar.

Në momentin kur 34-vjeçari plagosi ne krah me thikë Kidi Muzhaqin, i vëllai oficeri Ermal Muzhaqi ka ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë armën e zjarrit të shërbimit dhe ka qëlluar Erges Hoxhën i cili mbeti i plagosur.

Të dy të plagosurit Kidi Muzhaqi dhe Ergest Hoxha ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë në ngjarje. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.