29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Sterilizimi, GJKKO përplaset me SPAK për masën ndaj Ilir Beqajt: Duhej akuzuar edhe për një tjetër vepër penale

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duket se nuk është dakord me vendimin e SPAK për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një vendim të zbardhur prej rreth 300 faqesh, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim Ilir Beqaj, krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet midis të tjerash .

“Ky fakt evidenohet për të përcaktuar rëndësinë e faktit në rastin konkret ose masës së dënimit që mund të caktohet ndaj personit nën hetim. Gjykata çmon të ritheksoj se termin ligjor “rëndësia e faktit” parashikuar nga nenet 229 dhe 260 i K.Pr.Penale nuk nënkuptohet cilësimi juridik që i bëhet faktit nga prokuroria, por nënkupton një veprim, sjellje dhe fakt,) që i korrespondon një vepre penale të parashikuar nga Kodi Penal dhe që i nënshtrohet një vlerësimi të pavarur nga gjykata kur shqyrton kërkesën për caktimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit. Përkundrazi, gjykata pas administrimit të provave mund të konkludojë se jemi përpara një cilësimi juridik të gabuar të prokurorisë që në fazën e hetimit paraprak. Përcaktimi i saktë i normës që parashikon veprën penale, ka një rëndësi themelore, sepse është një parakusht për respektimin e parimit të ligjshmërisë”, thuhet midis të tjerash në vendim.

Sa i përket koncesionit të sterilizimit, Gjykata vlerëson se koncesioni përfitoi instrastrukturën falas nga spitalet ndërsa energjia elektrike u pagua nga shteti. “Jemi të paqartë përse ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë që konçesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, uji, avulli të paguhen nga buxheti i shtetit? A jemi këtu përpara shkeljes së ligjit, ku një shërbim i faturohet dy herë buxhetit të shtetit? Kemi parasysh këtu raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH), në të cilin ngrihet shqetësimi se në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e kësaj kontrate konçesionare ka patur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me një vlerë rreth 32’000 Euro. Gjithashtu sipas KLSH në Spitalin e Durrësit konccesionari nuk ka ndjekur procedurat ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit, si dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dhe ujë në një vlerë 7’706’844 lekë”, thuhet në vendim.

Gjykata thekson gjithashtu në vendim, se koncesioni i sterilizimit shkaktoi dëme të mëdha financiare. “Pranimi i ofertës së bashkimit të OE Servizi Italia, në vlerën rreth 3 miliard lekë të reja mbi vlerën totale të koncesionit; Veprimet ose mosveprimet e titullarëve për mos vënien në funksion të aseteve të QSUT, kanë shkaktuar shpenzime jo të menaxhuara me ekonomicitet, efiçencë, dhe efektivitet për buxhetin e shtetit; Kontrata u firmos me një vlerë 505 mln lekë më pak nga ajo që kishte oferuar Konçensionari; Autoriteti Kontraktor, Ministria e Shëndetësisë ka negociuar Kontratën në favor të koncensionarit dhe në dëm të buxhetit të shtetit në një vlerë prej 58, 814,793 lekë për shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit (deri në muajin Prill 2022 të zbatimit të Kontratës)”, vijon vendimi i GJKKO.

GJKKO thekson gjithashtu se Ilir Beqaj në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë lejoi koncesionin duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare shtetit ndërkohë që nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit do t’i kushtonte më pak buxhetit publik. “Në rastin konkret personi nën hetim I.B. në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë ka lejuar të jepet koncesioni në vlerën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) për një afat 10-vjeҫar, ndërkohë që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nëse do të ishte vënë në shfrytëzim Qendra e Sterilizimit me pajisje moderne kostoja për 10 vite do të ishte 960 000 000 lekë. Pra, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje personi nën hetim I.B. i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000). Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillin të procedurës, pasi sikurse do të analizohet më poshtë vlera e kontratës së koncesionit nuk dihet me siguri, sepse gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoi nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të shkojë konsto e konҫesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar”, vijon.

PD, Agalliu: Me ndryshimet ligjore që kërkojnë socialistët, i hapet rrugë shkatërrimit të zonave të mbrojtura bregdetare

12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar katër ditë më parë kërkesën për ndryshim të ligjit “Për zonat e mbrojtura”.

Sipas deputetit demokrat Arbi Agalliu, një gjë e tillë bëhet me synimin për t’i hapur rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, sekretari për programin, Arbi Agalliu, ka thënë se “ pasi kanë marre çdo tokë e zaptuar çdo hapsirë, tashmë kërkojnë që të bëjnë të mjëjtën gjë dhe me zonat e mbrojtura”.

“Me keto ndryshime ligjore i hapet rruge prishjes dhe shkatërrimit te e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”. – ka përfunduar deputeti demokrat.

DEKLARATA E SEKRETARIT PËR PROGRAMIN, ARBI AGALLIU

Parlamenti dhe komisionet parlamentare kaluan dhe votuan pa diskutim projektbuxhetin e vitit 2024. E kaluan midis kaosit dhe tymit duke mos diskuruar apo degjuar propozimet e Partise Demokratike.

E sikur të mos mjaftonte kjo, në fshehtësi të plotë, pa transaprence, 12 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar 4 ditë më parë kërkesën për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Sipas deputetëve socialist ky projektligj do të eleminojë pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare.

Ky projektligj nuk bënë gjë tjetër veçse i hap rrugë investimeve në zonat e mbrojtura. Mbasi kanë marre çdo tokë e zaptuar çdo hapsirë tashmë kërkojnë që të bëjnë të mjëjtën gjë dhe me zonat e mbrojtura.

Më fakt kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022 qeveria miratoi disa harta te reja te cilat fragmentarizonin këto territore. Edhebky akt i cili bëhet për të ndihmuar pseudo investimet strategjike, është denoncuar fort jo vetëm nga partia demokratike por edhe nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit.

Me keto ndryshime ligjore i hapet rruge prishjes dhe shkatërrimit te e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Ndërron jetë aktori i shquar i humorit, Zef Deda

Aktori i shquar i humorit shqiptar, një nga emblemat e tij, i madhi Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.

Pas një shkëputjeje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthyer në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda është i martuar me znj. Rozina Deda dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën.

Në foto: Zef Deda përpara një fotografie të Çarli Çaplinit, aktorit të famshëm të komedisë botërore, të cilin ai qe i vetmi ndër artistët shqiptarë, që arriti ta imitojë në mënyrë të shkëlqyer…

“A ki nanë, ka qenë sëmurë e nuk e takove as 2 minuta”, si Breçani nxehej me të birin: U raftë pika punëve të drogës

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK e cila çoi në pranga Erzen Breçanin dhe ish-zyartarë të tjerë të Policisë, ndërkohë që djali i tij është ende në kërkim.

Nga mesazhet e dërguara në aplikacionin SKY ECC, Erzeni i përmend djalit të tij nënën e cila ishte e sëmurë.

“…Po ju a e gjet perzirsin…Se këta që pyta unë te Petriti thonë nuk kemi gjet, nuk dimë kush e fut… Ani mir boll…Se këtu mos me u marr me shit hiç, sidomos të përziem se për mall të keq e shesin tjetrin për dy parë…. Sa keni shit…Ku e keni shit… Ku je…Se jam ka due me dal…Po a nuk e takove Ujezën hic sot a…? Po e kie nanë, a kan s’mut e nuk e takove as dy minunta? A marre more… He i raft pika punve e drogave e tanave, se nuk di ç’ka u duhen kur t’shkojn nana e sëmut e mos me pa pesë minuta…”.- thuhet në dosje.

Kërkoi heqjen e sekuestros për 25 pasuri, pas Berishës edhe Jamarbër Malltezit i shtyhet seanca gjyqësore

Pas vendimit për ish-kryeministrin Sali Berisha, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dhëndrin e tij, Jamarbër Mallltezi.

Seanca gjyqësore, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të premte në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë për në orën 15:00. Malltezi ka kërkuar në gjykatë shfuqizimin e vendimit për sekuestron e 25 pasurive të tij.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 10:00, mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 15:00”, theksoi ai.

Habit gazetari: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen Breçani!

Gazetari, Artan Hoxha, ndërsa ka dhënë detaje të reja nga dosja “Metamorfoza 2”, e cila pas përgjimeve të dala pas zbërthimit të “Sky Ecc” çuan pas hekura ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin dhe Bujar Gërmizin, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.

Ndërsa ka folur për rolin e Erzen Breçanit në përgjime, Hoxha tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se ai ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në Tiranë, për shkak të të shkuarës së tij në forcat speciale.

Sipas Hoxhës në kohën kur të gjithë kishin frikë nga Ervis Martinaj dhe terrorizoheshin prej tij, ky i fundit kishte frikë nga Erzen Breçani.

Ai tha se Martinaj nuk u hakmor ndaj Ervin Matës, pasi ky i fundit kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin.

“Ka qenë një kohë kur lokalet në Bllok tmerroheshin kur hynte Vis Martinaj. Por vetëm në lkalet që ruheshin nga breçani nuk hynte Martinaj, se pse këtë nuk e di unë.

Ju e mbani mend përplasjen e viti 2018-të në Bllok. Vis Martinaj nuk ka marrë asnjë hap për të marrë hak ndaj Ervin Matës, pasi ai sapo ishtë bërë krushk i Erzen Breçanit. E gjithë kjo shistori tregon se Ervis martinaj me erzen breçanin i qendronte larg dhe ja kishte frikën, edhe pse MArtinaj kishte lidhje të ngushta me familjen Berisha”, tha Hoxha.

Limonat jeshil e mandarinat, lëngu magjik për imunitetin tonë

Vështirë të gjesh dikë që nuk i preferon agrumet me një shije të thellë, të thartë e të ëmbël në të njëjtën kohë. Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imuntar, që na ndihmon të luftojmë të ftohtin dhe gripin.

Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Athtësia e limonëve të verdhë dhe atyre të gjelbër është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes.

Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.

Përbërësit:

2 mandarina
1 limon i madh jeshil
1 limon i verdhë
2 kërcenj selinoje
4 gjethe spinaqi

Udhëzimet për përgatitjen në shtëpi

Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm
Qëroni mandarinat dhe limonët
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre

Produkte të tjera zëvëndësuese

Mandarinën mund ta zëvëndësoni me portokallin ose karrotën
Limonin jeshil dhe të verdhë mund ta këmbeni me qitron
Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël, majdanoz apo rrënjë selinoje
Spinaqin mund ta zëvëndësoni me marulen ose pazinë.

Artur Zheji: SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar

Analisti Artur Zheji e vlerësoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, aksionin e SPAK për të arrestuar grupin kriminal, mes të cilëve edhe ish-nëndrejtorin e policisë, Erzen Breçani. Ai u shpreh se kjo tregon që drejtësia e re ka korrur sukses.

“SPAK po hap kutinë e Pandorës. Kemi patur të drejtë që kemi qenë skeptikë për SPAK-un, por paskemi patur të drejtë që të jemi besimplotë që SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar. Pra këtu unë nuk shoh ndonjë shenjë regjie.

Mendoj se është sukses i madh i drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane, i BKH-së që drejtohet nga amerikanët, të cilët nuk kanë dekonspiruar operacionet, sepse shpeshherë kanë ardhur informacione, por aksionet janë dekonspiruar.

E treta, mua më duket skandaloze kjo që po them, por ne jemi një popull i talentuar në shumë fusha dhe gjithë ky gjenialiteti kriminal, po të vihej në një treg dhe punë tjetër do të prodhonte jo vrasje, jo trafik droge, por një hop industrial, një zhvillim. Janë talente të orientuara keq nga fatet e jetës.

Sa i përket Breçanit më habit, sepse ka qenë një oficer policie shumë i respektueshëm dhe nuk e di nëse është e vërtetë ajo që ka thënë sot në gjyq se po paguan për djalin”- u shpreh Zheji.

“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!

12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, deputetët e argumentojnë nevojën e ndryshimit të ligjit me pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare, por që gjithsesi duhet të respektojë kriteret e mbrojtjes. Sipas relacionit shoqërues, projektligji ka si qellim rregullimin e disa problematikave që vijnë si pasojë e zbatimit te ligjit aktual në terren. Gjithashtu, sipas deputetëve ligji aktual nuk zgjidh ngërçe që ekzistojnë në realitet, si mbivendosja e “Zonave me Perparesi Zhvillimi” me “Zonat e Mbrojtura”.

Kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022, qeveria miratoi hartat e reja që frazmentarizonin këto territore, pas një procesi që është kundërshtuar ashpër nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit. Tashmë kjo çështje është depozituar edhe në gjykatë, teksa organizatat kanë argumentuar se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Ola Mitre / SCAN

Kaosi i Rithemelimit, Koduzi: Lojë mes Ramës e Berishës kundër Bashës!

Prej javësh grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë kirjura një situatë të paprecedentë në Kuvend, duke mos lejuar rendin normal të zhvillimit të seancave plenare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Gazment Koduzi tha se kjo është një lojë e Berishës dhe Ramës për të sulmuar PD-në. Koduzi tha se PD nuk e mbështet kaosin e krijuar në parlament dhe shpreh shqetësimin për këtë që po ndodh.

‘Cirk, kemi parë fatkeqësisht që në politikën shqiptare këto 33 vite vetëm cirk. Kaosi në Parlament skenar kundër PD dhe Bashës. Ka që pas kuvendit të 2 shtatorit që ka shkuar shkresa në parlament që Bardhi nuk është as anëtar i PD-së. Nikolla vazhdon të mbaj të kryetar të grupit parlamentar Bardhin. Grupi i Bardhit shkoi te Berisha për një vend në lista. PS është bërë aleate me grupin e Berishës në Kuvend, janë kundër SHBA. Gjykata njeh Lulzim Bashën kryetar të PD.’– tha Koduzi.

Sa i takon aksioneve të SPAK, Koduzi nënvizoi se mbështet drejtësinë, ndërsa shtoi se njëri i fshihet drejtësisë duke ju referuar Ramës dhe tjetri llogaridhënies duke ju referuar Berishës.

‘Mbështesim aksionet e fundit të SPAK. Ne e dimë tashme se thembra e Akilit të shoqërisë shqiptare është korrupsioni që nuk po lejon. Njëri i fshihet drejtësisë, ndërkohë që tjetri i fshihet llogaridhënies duke bërë këtë cirk në Kuvend. PD e mbështet fuqishëm SPAK-un dhe nëse ka një dritë për t’i dhënë një të ardhme më të mirë shqiptarëve është një drejtësia.’– tha Koduzi.