27.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Kaosi në Kuvend/ Lapardhja në Report Tv: Tymi dhe flaka fshehin bombën që ka rënë te Rithemelimi! Berishës i duhet partia si mburojë para drejtësisë

Pamjet kaotike, të shkaktuara nga deputëtët e Rithemelimit, gjatë seancave të fundit, në Kuvendin e Shqipërisë, kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar debat dhe polemika të shumta për të “zbërthyer” qëllimin e atij lloj aksioni opozitar.

Për të sjellë një këndvështrim mbi këto zhvillime, i ftuar në “Sot Shqipëria Live” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte pedagogu dhe analisti, Namir Lapardhaja.

Lapardhaja tha se këto skena në Kuvendin e Shiqpërisë pasqyrojnë situatën reale në të cilën ndodhet Rithemelimi dhe se prioritet të veprimtarisë së tyre politike kanë mbajtjen larg të drejtësisë.

“Tymi dhe flaka në Kuvendin e Shqipërisë në fakt, fsheh atë që ka rënë si flakë dhe si bombë në kampin e Rithemelimit. Kemi dy vite që e kemi përmendur dhe thënë që e gjithë kjo betejë në kampin opozitar, nuk bëhet për opozitën dhe kampin opozitar, bëhet për të mbajtur sa më larg drejtësinë, sa më larg SPAK-un dhe gjykatën. Nuk mund të themi që deri tani nuk ia kanë dalë disi, por vendosmëria e SPAK-ut për t’i shkuar deri në fund është për t’u përshëndetur dhe admiruar pavarësisht flakës dhe tymit që kanë vendosur të bëjnë një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë, prokurorët e SPAK-ut i kanë veshët me “dyllë” në këtë drejtim, kështu që puna e tyre vazhdon”- deklaroi Lapardhaja.

Ndër të tjera, analisti nënvizoi se Rithemelimi dhe deputetët e saj, po përdoren si një mashë nga kreu i tyre, ish kryeministri Sali Berisha, për t’u mbrojtur nga drejtësia. Ai thekson se pavarësisht kësaj, SPAK-u dhe drejtësia në tërësi, është më e fuqishme dhe e pavarur sot përballë politikës.

“I duhet selia, i duhet partia, i duhen deputetët, i duhet grupi parlamentar, i duhet për të marrë peshën kryesore të opozitës pikërisht për këtë ditë. Nuk ia ka dalë dot pra, pavarësisht se i bëri të gjitha këto, nuk ia ka dalë dot. Sigurisht e ka ngadalësuar punën e prokurorisë dhe gjykatës, por kam bindjen e plotë se asnjë politikan në Shqipëri, qoftë Berisha, qoftë Meta, qoftë Rama, nuk do të arrijnë dot që ta zmbrapsin SPAK-un, ta trembin, ta intimidojnë pavarësisht akuzave,”– u shpreh ai.

Lapardhaja e cilësoi paradoksale dhe hipokrite sjelljën e deputetëve demokratë që janë nën “udhëheqjen” e deputetit Gazment Bardhi. Pedagogu sqaron se qëndrimi i tyre publik nuk është konstant, pasi nga njëra anë shprehen si mbështetës së drejtësisë dhe ana tjetër “shndërrohen në truprojën e Sali Berishës”.

“Deputetët që drejton Gazment Bardhi tani nuk kanë asnjë ndryshim nga Sali Berisha, ata kanë vajtur nën sqetullën e Sali Berishës, pavarësisht se ata mund të dalin në televizor dhe të thonë që ne e mbështesim SPAK-un dhe e mbështesim drejtësinë dhe e inkurajojnë atë.

Nuk mund të mbështesësh drejtësinë nga njëra anë dhe ana tjetër të shndërrohesh në truprojën e Sali Berishës në parlament kundër gardistëve. Nuk mund të mbështesësh nga njëra anë sistemin e drejtësisë dhe nga ana tjetër të ulesh me atë njeri që e intimidon gjykatën që ka çështjen e tij dhe të familjes së tij nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pra ka një paradoks të madh”,- tha Lapardhaja.

“Ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë afër tij”/ Hoxha tregon “frikën” e Berishës për kullën te ish ekspozita

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për aksionin e fundit të SPAK, ku ra në pranga edhe Erzen Breçani.

Hoxha tha se Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me “Metamorfoza 1”, për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij.

Hoxha përmendi gjithashtu një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.

“Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë rradhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.

Vijmë te paratë. Është skemë interesante. Janë personazhe që kanë shfrytëzuar të gjithë rrugët, nga paratë kesh, por edhe nëpërmjet bankave. Nëse e ke vënë re, Berisha flet çdo ditë për operacionin e parë të SPAK-ut për çështjen Metamorfoza, por nuk përmend këtë të dytin. Nuk e ka përdorur as pro dhe as kundër.

Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.

Lidhet me investimet nga paratë e narkotrafikut në një kompleks shumë luksoz, që shkon te 75 milionë euro. Aty diskutohen… Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste…. Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori.

Taulanda Jupi: Sa më shumë gra dhe vajza në politikë për t’i shërbyer projektit të ri të PD-së

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, në vazhdën e takimeve me gra dhe vajza demokrate, është ndalur në qytetin e Beratit.

“Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.” – shkruan Jupi në një postim në rrjetin social facebook.

Më poshtë i plotë reagimi i zonjës Jupi: 

“Faleminderit me zemër!

Të mirat zonja të Beratit, si ky qytet që di të hapë dyert e veta shekullore ndaj gjithkujt, më hapën sot zemrën dhe folëm gjatë e shtruar.

Gratë dhe vajzat demokrate kanë vullnetin dhe vetëdijen se ashtu si çdo strukturë tjetër e partisë duhet të rikonceptojë marrdhënien me qytetarët shqiptarë në një dialog të hapur dhe të sinqertë, ashtu edhe organizata e gruas duhet të shndërrohet në një forum të hapur e komunikues me gratë dhe vajzat, pjesën më vitale të shoqërisë sonë.

Sa më shumë gra e vajza në përfaqësimin tonë politikë, për t’i shërbyer një projekti të ri që Partia Demokratike do të përbrendësojë në alternativën e saj.

Në foto së bashku me kryetaren e Degës së Beratit Florenca Meco , nënkryetaret Liljana Bica  e Monika Qosja dhe zonja të nderuara qëndrestare dhe  kontributore të Partisë Demokratike.”

 

Samiti i Diasporës/ “Propagandë, në 4 vite nuk është bërë asgjë për votën e emigrantëve”, Bakalli: Fjalët e Ramës, premtime boshe

Përfaqësuesi i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për Kanadanë, Nador Bakalli, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar samitin e Diasporës të mbajtur në Shqipëri së fundmi.

Duke iu kthyer fjalëve të kryeministrit Rama në samitin e parë të Diasporës, Bakalli u shpreh se 4 vite më vonë nuk është bërë asgjë për votën e shqiptarëve të Diasporës.

Sipas tij edhe në samitin e fundit që u mbajt në Tiranë, të cilin ai e quajti “samit propagande”, u thanë të njëjtat premtime, që sipas tij janë “thjesht për të shpëlarë gojën”.

Ai shtoi se samiti dhe pozitat e Shqipërisë sot në aspektin turistik nuk mund të përmenden si suksese të qeverisë në një kohë kur ende ka shqiptarë që largohen nga vendime gomone.

“I kthehem fjalëve të Ramës në këto samite që thoshte se vota e diasporës do të bëhet, por ja ku jemi sot, 4 vite nga samiti i parë dhe nuk ka asnjë hap para drejt kësaj rruge. Edhe te ky samit dëgjova të njëjtat premtime, por janë thjesht për të shpëlarë gojën.

Nuk shoh asnjë ndryshim mes këtij samiti dhe të tjerëve. E shoh si një demagogji të kryeministrit. Ne që vijmë nga diaspora numërohemi si turistë të huaj që përmend zotëria. Të përmendësh samitin dhe faktin ku ndodhet Shqipëria sot, ky nuk është sukses i qeverisë dhe as mund të konsiderohet sukës kur ka ende njerëz që ikin me gomone.

Nuk janë vetëm remitancat ato që ndihmojnë vendin, por që kjo të ndodhë duhen produkte substanciale dhe jo samite propagande me butafori, këngë e valle dhe trajta folklorike dhe jo substanciale”, u shpreh ai mes të tjerash.

33.5 mln euro parregullsi në Shqipëri me fondet e BE-së për bujqësinë, sa 71% e abuzimeve në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Parregullsitë e gjetura me fondet e Bashkimit Europian (BE) për bujqësinë në Shqipëri, të dhëna nga programet IPARD, përbëjnë një shumë prej 33,5 milionë eurosh, rreth 3 herë më e lartë se shuma prej 13 milionë euro që nuk është përdorur në mënyrë të rregullt nga 6 shtete të tjera në Ballkan të tilla si Turqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i zi, Bullgari dhe Rumania.

Të dhënat janë raportuar nga Komisioni Europian (KE), i cili jep një vlerësim statistikor të parregullsive të raportuara me fondet për vitin 2022.

Shuma totale e parregullsive e gjetur në 7 shtete të Ballkanit Perëndimor është rreth 47 milionë euro, nga të cilat 71% i takojnë Shqipërisë dhe 29 % për 6 vende te tjera.

Ironia qëndron tek fakti se jo vetëm nuk mban askush përgjegjësi për këtë, por përkundrazi abuzuesit presin të përfitojnë këtë vit edhe ‘rritje pagash’.

Dokumenti i KE tregon se nga viti 2021 deri në vitin 2022, numri i parregullsive me fondet e BE-së pësoi rritje të jashtëzakonshme, ku në Shqipërisë.

Vendet e tjera me numrin më të lartë të rasteve me parregullsi e mbanin Turqia dhe Maqedonia e Veriut, por në vlerë shumë më të ulët se në Shqipëri.

Në Turqi u gjetën 208 raste të parregullta kryesisht me vlerë më pak se 10 mijë euro, duke bërë që shuma e konsideruar e parregullt në rastin e Turqisë mos të jetë më shumë se 7.9 milionë euro. Në Maqedoninë e Veriut fondet e IPARD të gjetura në parregullsi janë rreth 3.2 milionë euro që u takojnë 155 rasteve.

Shqipëria sipas raportit nuk ka përdorur shuma për projekte të mëdha, ku edhe janë gjetur 54 raste të parregullta, që përbëjnë një shumë prej 33.5 milionë eurosh 98 për qind e së cilës ishte vetëm në vitin 2022.

Për shkak të parregullsive dhe skemave mashtruese BE ka bllokuar fondet e IPARD për Shqipërinë, duke i dhënë një goditje të lartë sektorit, i cili veç të tjerash vuan edhe nga mungesa e financimeve të brendshme. Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë euro.

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por pas hetimit dhe parregullsive të konstatuara, BE ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Ndryshon paketa fiskale/ Prej 1 Janarit taksa për profesionet e lira

Prej 1 Janarit të vitit të ardhshëm hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh të parashikuara në paketën fiskale të propozuar nga qeveria.

Një prej tyre është ndryshimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” ku të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por fitimi do të taksohet nga 15% – 23%.

Qeveria ka parashikuar edhe një sërë lehtësirash për sektorë të veçantë të ekonomisë. Kështu është vendosur të hiqet TVSH-ja për importin e mëshqerrave dhe bletëve për të nxitur më tej zhvillimin e blegtorisë në vend, sektor që po njeh probleme vitet e fundit për shkak të rënies së numrit të krerëve bagëtive. Kjo masë përllogaritet t’i heqë arkës së shtetit rreth 155 milionë Lekë.

Gjithashtu është parashikuar që për të zbutur efektet e inflacionit për konsumatorët do të ketë një tavan prej 1.5% në rritjen 2-vjeçare të akcizave.

Ndërsa në ligjin “Për taksat kombëtare” është parashikuar një rritje e taksës së karbonit për qymyrin. Kufiri minimal i taksës së karbonit mbi qymyrin duhet të jetë të paktën 15.3 Lekë/kg, nga 3 Lekë që është aktualisht.

Pas miratimit në parim në Kuvend, buxheti dhe ndryshimet për paketën fiskale të vitit të ardhshëm janë rikthyer për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare, mbledhjet e të cilëve vijojnë të zhvillohen online për shkak të përplasjeve të opozitës.

10 stadiumet gjermane të Euro 2024

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në histori në një Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor. Aty ku do të mësohen edhe rivalët në grup.

Euro 2024 do të organizohet në Gjermani gjatë verës së ardhshme, në periudhën 14 qershor-14 korrik. 10 janë stadiumet e përzgjedhura, me tifozët shqiptarë që do të jenë të shumtë dhe ndër më të zjarrtët në tokën gjermane.

Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në Berlin, Munich, Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Gelsenkirchen, Dortmund, Cologne, Frankfurt dhe Leipzig.

Stadiumet e Euro 2024

Prokurorët e Hagës kërkojnë kufizime për Hashim Thaçin për shkak se po ndikohen dëshmitarët

Prokurorët në gjyqin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po kërkojnë të kufizojnë komunikimet dhe ta mbajnë atë të ndarë nga të burgosurit e tjerë për shkak të shqetësimeve që ai dhe dy të bashkë-akuzuarit po përpiqen të ndikojnë mbi dëshmitarët, shkruan Reuters.

Prokurorët kërkuan nga gjyqtarët që të urdhërojnë “ndarjen dhe pezullimin e menjëhershëm të të gjitha komunikimeve” të Thaçit dhe dy ish-udhëheqësve të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen bashkë me të.

Avokatët e Thaçit thanë se ishte shumë herët për t’iu përgjigjur publikisht akuzave.

Thaçi dhe tre të pandehur të tjerë janë në gjyq që nga muaji prilli për 10 akuza për persekutim, vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë të njerëzve gjatë dhe menjëherë pas kryengritjes guerile të viteve 1998-99 që përfundimisht solli pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Por ata i mohojnë të gjitha akuzat.

Sipas prokurorëve, Thaçi dhe dy të bashkëakuzuarit ua kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur vizitorëve të tyre në paraburgim dhe në disa raste me sa duket i kanë udhëzuar ata që t’u tregojnë dëshmitarëve të mundshëm se çfarë të thonë kur merren në pyetje.

Dokumenti tregon se prokurorët, me lejen e gjyqtarëve, inçizuan bisedat e të dyshuarve me vizitorët. Prokurorët thonë se dëshmitarë të shumtë të mbrojtur në rastet e Thaçit kanë raportuar se u janë afruar njerëz që përpiqen të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre.

Dhoma e Specializuar e Kosovës, me seli në Holandë dhe me staf nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, u krijua në vitin 2015 për të trajtuar rastet sipas ligjit të Kosovës kundër ish-guerrilasve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Dhoma u vendos në mënyrë specifike jashtë Kosovës për shkak të shqetësimeve për frikësimin e dëshmitarëve pasi ish-udhëheqësit e UÇK-së shihen si heronj në Kosovë, shkruar Reuters.
Më shumë se 13,000 njerëz, shumica e të cilëve shqiptarë të Kosovës, besohet se kanë vdekur gjatë kryengritjes, kur Kosova ishte ende një provincë e Serbisë nën presidentin e atëhershëm Slobodan Millosheviç.

Nuk është e qartë se kur gjyqtarët do të vendosin për kërkesën.

Më shumë fëmijë te mjeku/ Pediatri: Qarkullon infeksion i rrugëve respiratore

Ndryshimi i menjëherëshëm i temperatuarave ka shtuar pacientët në qendrat shëndetësore në Tiranë.  Dominuese janë infeksionet  e rrugëve të frymëmarrjes që shkojnë deri në  bronkite.  Ata që po preken janë kryesisht fëmijë nga mosha një deri në shtatë vjec të cilët po shfaqin  temperaturë të lartë që zgjat dhe  më shumë se katër ditë.

“Në këtë moment po dominojnë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, tonsilitet që shoqërohen me temp  39- 39 e gjysmë për 3- 4 ditë ose më shumë infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore, nisën menjëherë më ndryshimin e temperaturës,  kemi ftohje të zakonshme ose nazofaringite dhe bronkite plot raste”

Infeksioni përhapet shpejt  ndërsa  shenjat sipas pediatërve mund të shfaqen nga 24 deri në 72 orë.   Mjekët  i bëjnë thirrje prindërve të mos i vetëmjekojnë fëmijët, por të kërkojnë ndihmën e tyre.

“Nga momenti marrjes së një virusi deri ne shfaqen e klinikes shkojnë nga 24 deri në 72 orë.  Fillmisht klinika është e vrullshme, nis me një temperaturë 39 – 40. Kjo është ajo që i tremb prindërit megjithatë unë do ti këshillojë që kjo temperaturë fëmija nuk duhet të mbahet në banesë, por duhet të ccohet tek një mjek.  Infeksioni i njërit mund të kalojë shumë lehtë te tjetri qoftë viral apo bakterial se sicc e dimë fëmijët sado  ti porosisim mos lozni me lodrat e njëri –tjetrit  përsëri do të lozin e do të prekin”

Bashkë me apelin  drejtuar prindërve për të mos i dërguar fëmijët në  ccerdhe dhe kopshte mjekët  kanë një mesazh dhe për punëdhënësin.

” Prindërve nuk iu paguhet raporti, nuk e duan, ky është problemi qe ne kemi, megjithëse ne i themi  mos i cco  fëmijët në kopshte, ccerdhe dhe shkollë ato do ti ccojnë se nuk kanë ku ta lene”

Shmangia e vendeve me shumë njerëz dhe shtimi i higjenës personale do të mund të evitonte  përhapjen e  virozave në qarkullim.

 

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës? Zbuloni se cila vitaminë mund t’i mungojë organizmit tuaj!

Mungesa e një vitamine të caktuar mund të ndikojë në nivelet e energjisë së trupit. Përditshmëria është mjaft kërkuese, prandaj ndjesia e lodhjes tashmë është një fenomen shumë i zakonshëm dhe prezent tek shumë individë.

Megjithatë, përveç faktorëve të jashtëm që na shkaktojnë lodhje, ndjesia e vazhdueshme e humbjes së energjisë mund të jetë edhe për shkak të mungesës së një vitamine të rëndësishme për organizmin.

Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminës B12, të cilën trupi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë, por marrja e saj është e nevojshme, pasi kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup. Midis tyre, ajo ndihmon që energjia që përmban ushqimi të çlirohet, mban sistemin nervor të shëndetshëm dhe kontribuon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në të gjithë trupin.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, mungesa e B12 mund të shkaktojë zbehje, plagë dhe skuqje në gjuhë, nervozizëm, depresion, dëmtim të shikimit, ulçer në gojë etj.

Dietologia e specializuar, Nichola Ludlam-Raine, argumenton se disa njerëz janë më të rrezikuar të kenë mangësi të kësaj vitamine: “Për shembull, ata që ndjekin një dietë vegjetariane kanë më shumë gjasa të kenë mungesë të B12. Pacientët me kirurgji bariatrike shpesh humbasin aftësinë për të asimiluar vitaminën, ndërsa vegjetarianët nuk kanë qasje në burime të rëndësishme shtazore të vitaminës.”

Prandaj, është e rëndësishme të njihni ushqimet që janë burime të pasura të vitaminës B12 në mënyrë që t’i përfshini ato në dietën tuaj të përditshme. Duhet të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka vendosur një dozë ditore të rekomanduar prej 2.4 mg për burrat dhe gratë, me përjashtim të atyre që janë shtatzënë ose ushqejnë me gji.

7 ushqimet më të pasura me B12:

  1. 1. Mish viçi

Një biftek 190 gram përmban 11.2 mg B12, një sasi 4 herë më shumë se sasia e rekomanduar ditore. Mishi i viçit është gjithashtu i pasur me lëndë ushqyese të tjera thelbësore për shëndetin e trupit, si proteina dhe minerale si hekuri, zinku dhe seleniumi, si dhe vitamina të tjera B.

Proteina është thelbësore për kocka, muskuj dhe qeliza të shëndetshme. Hekuri është i rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe, ndërsa zinku ndihmon në krijimin e qelizave të reja, të cilat ndihmojnë në shërimin e plagëve. Seleni është i rëndësishëm për një sistem të shëndetshëm imunitar.

Një burim edhe më i madh i B12 janë mishrat që kanë rolin e një organi si mëlçia dhe veshkat. Mëlçia për shembull është një burim i shkëlqyer i B12. Vetëm 100 gramë mëlçi qengji përmban 85.7 mg vitaminë B12 – një sasi e barabartë me 34 herë më shumë se marrja e sasisë ditore të rekomanduar.

  1. Veza

Veza e thjeshtë është një nga burimet më të rëndësishme të vitaminës B12. Në fakt, një vezë përmban 1.4 mg vitaminë, që është rreth gjysma e dozës së rekomanduar ditore.

Përveç kësaj, është një burim i mirë i proteinave dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera, si vitamina D, e cila ndihmon në shëndetin e kockave, muskujve dhe dhëmbëve, dhe kontribuon në metabolizmin normal të yndyrës dhe funksionin e mëlçisë.

  1. Salmoni

Peshku me vaj është një nga burimet më të mira të B12, pasi 100 gram përmbajnë 4,15 mg, një sasi e barabartë me pothuajse dyfishin e marrjes së rekomanduar ditore. Peshq të tjerë gjithashtu mund t’ju ofrojnë sasi të vlefshme të B12, si sardelet, levreku, merluci, etj.

Salmoni gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3, të cilat punojnë në mënyrë të dobishme për shëndetin e trurit dhe zemrës. Peshku në përgjithësi është gjithashtu një burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme.

  1. Qumësht

Produktet e qumështit në përgjithësi janë ushqime të pasura me B12. Një filxhan qumësht i plotë përmban 1.1 mg vitaminë, pothuajse gjysma e marrjes së sasisë ditore të rekomanduar.

Ato përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme, si jod, i cili mbështet metabolizmin e shëndetshëm dhe kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe sistemit nervor, dhe kalcium, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Është gjithashtu i dobishëm në funksionin e muskujve dhe koagulimit të gjakut. Në fakt, kalciumi i pranishëm në produktet e qumështit absorbohet dhe përdoret më mirë nga trupi në krahasim me atë të përfshirë në ushqimet e tjera.

  1. Maja ushqyese

E disponueshme në formë pluhuri ose jo, majaja ushqyese zakonisht është e pasuruar me vitaminë B12, duke e bërë atë një burim të shkëlqyer natyror, veçanërisht për ata që ndjekin një dietë vegjetariane që nuk mund të përfitojnë nga burimet shtazore.

Shtojeni në supë ose hidheni mbi makarona, sallatë dhe rizoto apo edhe smoothie. Vetëm 5 gram maja ushqyese përmban 2.2 mg B12, pothuajse e gjithë doza ditore që duhet marrë. Maja e pasur ushqyese përmban gjithashtu vitamina dhe minerale të tjera B si hekuri dhe zinku.

  1. Ushqime të pasura

Ushqime të ndryshme si drithërat janë të pasura me B12. Kështu, ne mund të ruajmë nivelet e nevojshme të B12 në trup përmes një game të gjerë ushqimesh. Sipas hulumtimit të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, 1 filxhan drithëra në ditë rriti ndjeshëm përqendrimin e vitaminave B në trupin e pjesëmarrësve gjatë një periudhe 14-javore.

Ushqimet e pasura shpesh përfshijnë përbërës të tjerë të rëndësishëm, si hekuri, vitamina D dhe vitamina C.