15.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Samiti i Diasporës, reagon deputetja Flutura Açka: Diaspora mund ta shpëtojë Shqipërinë, por jo duke flirtuar me Edi Ramën

Nga Flutura Açka

Ndërkohë Diaspora tuj mbledh ullinj…

…bërë def nga mashtrimet e pafundme qeveritare.

Edhe emrin Diasporë e hoqi nga emërtimi i ministrisë së përjashtme dhe e nxorri edhe më përjashta Diasporën.

Pa folur pastaj për një bonus fëmijësh që ia shkrafanjiti nga trupi.

Pa folur pastaj për shtesat e pensioneve dhe kompensinet e qindra mijëra pensionistëve që jetojnë te fëmijët jashtë që ia kanë vjedhin hapur me vite e vite.

Shkujdesja ndaj Diasporës është turpi ynë.

As kinse titujt që iu grabitën Presidentit me një ligj të paturpshëm, as falsiteti për ta joshur me ligjin e Investitorëve Strategjikë, i cili u kthye në ligj në shërbim të shpurës së tij, nuk e mbulojnë të vërtetën.

Vetëm Diaspora mund ta shpëtojë këtë vend, por për ta bërë këtë nuk duhet të flirtojë me “Këtë”.

Sepse:
“Ky” shkatërroi bregun.
“Ky” shiti Butrintin.
“Ky” për pak na ktheu në landfill të Europës.
“Ky” shembi Teatrin Kombëtar.
“Ky” i ktheu të gjitha fushat e sportit në pallate.
“Ky” abuzoi me paratë e Europës.
“Ky” ua hoqi shenjat shqiptare kishave tona dhe u dha shenja greke me kinse restaurimin.
“Ky” na armiqësoi me politikën e Kosovës.

Shkurt, e ktheu Shqipërinë në provincë të vet e miqve të vet dhe ju shporri: plot 1 milion në 10 vjet.

Dënojeni me ekzistencën tuaj shqiptare!

“Shqiptarët në Preshevë po përballen me spastrim etnik nëpërmjet…”, Presidentja e Kosovës mesazh të fortë në Samitin e Diasporës në Tiranë

Gjatë një fjalimi në Samitin e tretë të diasporës që po zhvillohet në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës jo vetëm përballen me diskriminim e vazhdueshëm por edhe me spastrim etnik.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Iu themi se nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë vëllezër dhe motra të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, tha Osmani.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, shtyhet me 1 orë seanca gjyqësore për grupin e trafikut të drogës

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

GJKKO shtyhu seancën pasi avokatët të njiheshin me aktet e dosjes në fjalë. Kujtojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

Shqipëria, e 9-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e lia me 4 cent për litër.

“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, tregojnë qytetari.

Në fillim të vitit një litër naftë në vend shitej mesatarisht për 204 lekë, për të rënë në 179 lekë për litër në maj. Aktualisht në pikat e karburanteve, lënda djegëse tregtohet për rreth 198 lekë për litër.

“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit”, tregon një tjetër.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 836 dollarë për ton nga 883 dollarë muajin e shkuar.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit një dollar këmbehet me gati 100 lekë, ndërsa aktualisht me 94.82 lekë. Po pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

“Duke qene se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, tha Mikela Qafa, ekspert për ekonominë ekonominë.

Këto argumente konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare. Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor u blenë nga jashtë 512 mijë e 352 tonë karburant. në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 50 mijë tonë apo 10.8 për qind.

Rritje anormale e shpërthimeve të pneumonisë tek fëmijët në Kinë, OBSH ngre alarmin. Një tjetër pandemi në horizont?

Rritja e pneumonisë tek fëmijët dhe sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë shqetëson OBSH-në. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve shëndetësore në Pekin për informacion të detajuar mbi rritjen anormale të rasteve.

Ka një tjetër alarm për sëmundjet e frymëmarrjes në Kinë! Katër vjet pas shpërthimit të pandemisë Covid, një rritje anormale e pneumonisë mes fëmijëve, ka çuar në shumë shtrime në spitale, veçanërisht në metropolet e mëdha. Alarmi i nisur nga ProMed, një sistem survejimi i aksesueshëm për publikun që monitoron epidemitë e sëmundjeve të njerëzve dhe kafshëve në të gjithë botën, alarmoi gjithashtu edhe OBSH, e cila ka paraqitur një kërkesë zyrtare për sqarim në Pekin.

Alarmi për një shpërthim të ri të sëmundjeve të ngjashme me gripin u ndez në Kinë qysh në mes të tetorit. Në një konferencë shtypi të mbajtur më 13 nëntor 2023, autoritetet kineze nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë konfirmuan një rritje të incidencës së sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë krahasuar me të njëjtën periudhë të tre viteve të mëparshme.

Megjithatë, Pekini ishte i prirur të nënvizonte se një pjesë e madhe e këtyre shpërthimeve ishin edhe për shkak të heqjes së kufizimeve për Covid-19 dhe qarkullimit të patogjenëve tashmë të njohur si gripi, mycoplasma pneumoniae (një infeksion i zakonshëm bakterial që zakonisht prek fëmijët më të vegjël), virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe SARS-CoV-2.

Megjithatë, në fund të muajit, ProMED raportoi disa shpërthime të pneumonisë së paspecifikuar te fëmijët në Kinë, veçanërisht në Kinën veriore me shumë shtrime në spitale. Edhe epidemiologu Eric Feigl-Ding, i cili e ka ndjekur shumë pandeminë, ngriti alarmin në rrjetet sociale me disa postime dhe video të fëmijëve.

Sipas OBSH-së, është e paqartë nëse këto raste lidhen me rritjen e përgjithshme të infeksioneve të frymëmarrjes të raportuara më parë nga autoritetet kineze apo me ngjarje të veçanta. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar informacione të mëtejshme epidemiologjike dhe klinike nga qeveria kineze, si dhe rezultatet laboratorike të këtyre shpërthimeve të pneumonisë të raportuara tek fëmijët, nëpërmjet mekanizmit të Rregulloreve Ndërkombëtare të Shëndetit./

Ilir Ikonomi çon Fan Nolin në Prishtinë

Pas interesimit të jashtëzakonshëm të lexuesve nga Kosova, për librin “Fan Noli”, autori Ilir Ikonomi udhëtoi drejt Prishtinës, duke e përuruar vëllimin e parë, në Librarinë Dukagjini.

Një mbrëmje e ngrohtë, mes miqsh, lexuesish, historianësh, diplomatësh e gazetarësh vendës, ku Ikonomi ndau më shumë hollësi rreth punës disavjeçare me mbledhjen e materialeve arkivore-nga ShBA, Austri e Shqipëri- për jetën dhe veprimtarinë e një figurave më të rëndësishme të botës shqiptare.

Të pranishmit pyetën më tej për rolin e Nolit në çështjen e shqiptarëve të kohës, në Konferencën e Paqes apo Lidhjen e Kombeve, si edhe vlerësuan punën e autorit në prurjen e biografive për figura me rëndësi si; Faik Konica, Esat Pashë Toptani, Ismail Qemali e së fundi Fan Noli.

Ikonomi zbuloi se biografia e Nolit do të vijë me tri vëllime, për ta sjellë të plotë dhe në të gjithë dimensionet e tij, figurën e klerikut, intelektualit, politikanit e atdhetarit. Vëllimi i parë, i titulluar “Apostulli”, -botim i UET Press- sjell jetën e Nolit nga mbërritja në ShBA, më 1906 e deri më 1920, kur ai vendos të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Në fund, lexuesit patën mundësi të marrin një kopje të autografuar prej autorit, ndërsa libri prej botimit është më i kërkuari në libraritë e Tiranës, Prishtinës e Shkupit.

Arrestohet drejtori i IKMT Sarandë, akuza për shpërdorim detyre

Drejtori i IKMT-së së Sarandës, Nasip Hoxha ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Bëhet me dije se ai akuzohet për shpërdorim detyre, por ende nuk ka detaje të tjera, lidhur me arrestimin e tij.

Gjatë arrestimit nga policia mbrëmjen e djeshme, mësohet se Hoxha është transferuar për në spital, pasi nuk është ndjerë mirë.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Sarandës.

‘Mos u hap në Brazil se është e vështirë’/ Në kontejner me fuçi limoni, si u kap kokaina e grupit të Eralbi Breçanit në portin e Brazilit

Detaje të reja janë zbuluar nga goditja e grupit kriminal prej 11 personash pak ditë më parë, ku u zbulua se i përfshirë ishte edhe ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë. Ata akuzohen për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit.

Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve, ku zbulohet itinerari i trafikimit të 69 kg kokainë. Droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.

Në përgjimet e Sky ECC, Ismail Zeneli, i cili ishte porositësi dhe financuesit, i thotë personit *D****P* (i paidentifikuar) se nuk duhet të hapet shumë dhe të këtë kujdes në Brazil. Ata diskutojnë për mënyrën se si do ta fshehin drogën nëpër kontejner pasi kishin frikë se do kapej.

Me datë 07.01.2021, Ismail Zeneli duke folur me Besmir Muratin diskutojnë për një shumë prej 500 mijë paund, që dyshohet se i është dërguar personat të paidentifikuar *D****p*, i cili ndodhej në Brazil për të bërë gati drogën për ta transportuar.

“Me datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: “…Dajlok a flete, QA bone a je mire, QA thot (*D****p*). Daj nji pytje qat £500 per ku ja nise atij? Ecu apo Bra. Kush ishte si transfert. Tha dje niset. Tha dje niset. Po mer dajlok. QA? S ato te parat. Ku je, Po flas….”. Kjo bisedë dyshohet se ka lidhje me bisedën e bërë më datë 03.01.2021, ora 20:54 midis Q3QNV9 dhe *D****P*, ku janë dërguar një sasi prej 500 mijë paund nga shtetasi Ismail Zeneli për tek *D****p*”, thuhet në dosjen e SPAK.

Përgjimet

Ismail Zeneli-(*D****P*); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU…

*D****p* –Daje, Vetëm pasqyra than…

Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht….

*D****P*–Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than…

Ismail Zeneli -Mire beje…

*D****P*–Hapag final…

Ismail Zeneli -Pa merak nga ana ime…

*D****P*–Dyshemenë se saldojnë mirë tha…

Ismail Zeneli –Probleme esht atje daku kupton…

“D****P*–Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin…

Ismail Zeneli –Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot….

*D****p*–Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn…

Ismail Zeneli –Daje aty mundohu, Me bere qmos…

*D****P*. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo……. E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër…

Eralbi Brecani –Si ja kaluat…

Zeneli:–Po mire…

Besmir Murati–Okay plak…

*D****p*–Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo…

Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar….”

“Çuditesha me futbollistët në Kore, edhe kur humbisnin qeshnin”, Jasir Asani: Kur shënova golin kundër Çekisë…

Jasir Asani ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, i cili ka treguar se si u bë pjesë e Kombëtares dhe emocionet që ka përjetuar në ndeshjet e fundit për t’u futur në Europianin 2024.

Që nga 14 qershori Shqipëria do përfaqësohet në fazën finale të Europianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë. Jasir Asani për ndeshjen e fundit me Ishujt Faro shprehet se nuk e priste askush që do dilnin 0-0, por është i lumtur që arritën të hynin në Europian. Asani për këtë arritje ia lë meritën trajnerit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho, ku sipas tij ai ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe është një motiv për të gjithë lojtarët.

“Nuk e paramendoi kush se do dilnim 0-0. Jam njeriu më i lumtur sepse me 7-8 ndeshje kam shkuar në Europian. Është merita e Sylvinhos, ka sjellë një frymë aq të mirë që se kisha parë asnjëherë, e ka bashkuar stafin, çdo gjë e ka bërë një grup. E kam pritur ftesën që në 2017 ftesën për të luajtur me Kombëtaren, që kur isha tek Partizanti. 7-8 vite kam pritur. Një ditë që do nisesha për në Rumani më telefonuan dhe u nisa direkt. Unë njoh shumë lojtarë dhe më pyesin për emocionet që të jep Kombëtarja, nuk mund ta përshkruaj që kur fillon ndeshja nxehja”, u shpreh Asani.

Asani ka vendosur plisnin në kokë pasi bëri golin e parë ndaj Çekisë, duke rrëfyer emocionet e këtij momenti ai shprehet: Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe kur erdhi momenti që mora topin, e dëgjova nga tifozët “gjuaj, gjuaj”, mua mishi kokrra.

UEFA ka zgjedhur si golin më të bukur, golin e Jasir Asanit në duelin ndaj Moldavisë, ku Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0, i pyetur për këtë arritje, Asani shprehet: Unë jam i lumtur sepse kur bën gol me Kombëtaren e shef gjithë bota, me ekipin të shohin disa shtete, është emocion ndryshe kur shënon gol me Kombëtaren.

I pyeture se si ndihet që më 14 Qershor do jetë në Gjermani, Asani shprehet: Kemi qenë me këmbë në tokë të gjithë, kemi pritur të gjithë për të shkuar në Gjermani. Emocionet nuk mund t’i menaxhosh, ndeshja me Moldavinë ishte emocion i madh. Skuadra ishte e mirë, ne e kemi pasur në Air Albania që deri në minutën e 60-të ishte zor të shënoje gol.

Asani tregon se në grup do donte të na binte Gjermania, do donte një grup të fortë që t’i tregonte botës një Kombëtare plot surpriza.

“Gjermaninë do doja. Unë e kam thënë që me këtë grup që kemi besoj se na bie një grup i fortë që t’i tregojmë botës se kush jemi, t’i tregojmë botës që kjo Kombëtare ishte surpriza”, tha Asani.

Përsa i përket se me kë nga futbollistët e Kombëtares ka më shumë shoqëri, Asani shprehet se Seferin e ka shok që në vitin 2011 dhe me Ramadanin që e ka njohur që kur luante tek Partizani.

I pyetur se çfarë bëjnë para një ndeshje futbolli, apo si frymëzohen Asani shprehet: Në mëngjes jemi të gjithë të fokusuar dhe fokusohemi në çdo gjë sepse është e vështirë të fitosh të jesh vetëm ti apo të mendosh që do luash vetëm për vetën. Mund t’ja dalësh për një ndeshje por jo gjithmonë, grupi është suksesi në një ndeshje, mund të jesh Mesi apo Ronaldo, po të jesh vetëm do kesh një herë sukses, por jo gjithmonë.

Përsa i përket fillimeve të tij në futboll, Asani shprehet se i ati ka luajtur futboll dhe kur e ka parë të luajë në lagje, e ka kuptuar se ka talent, kështu e ka çuar në stërvitje.
“Babi ka luajtur futboll dhe 7-vjeç fillova të luaj në lagje, babi më ka parë që kam talent dhe isha tek shkolla e Vardarit, por nuk pranonin lojtarë të tjerë, fillova vetëm stërvitje, por trajneri më pëlqeu dhe më tha që ti do rrish. Unë ëndërr e kam pasur gjithmonë Kombëtaren”.

Në lidhje me eksperiencës së tij në Korenë e Jugut si futbollist, Jasir Asani shprehet se ka qenë tepër e vështirë. Gjuha, ushqimi, e shumë arsye të tjera e bënë Asanin të mos ishte i lumtur 3-4 muajt e parë.

“3-4 muaj e parë shumë e vështirtë, gjuha, ushqimi, futbolli, nuk je në Europë, njerëzit ishin shumë ndryshe. Ata janë të lumtur dhe nëse humbi ndeshjen, qeshin, mua më ikën mendja se ne shqiptarët jemi shumë nervozë. Ushqimi korean ishte shumë i keq”, tha Asani.

Përsa i përket familjes, Asani shprehet se kanë qenë shumë mbështetës për të gjatë karrierës në futboll, ndërsa për jetën e tij private, ai tregoi se është në një lidhje dashure dhe se është gati dhe për martesën.

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh e karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, u shpreh ai.

Në fund të intervistës, Asani e ka mbyllur me një mesazh të bukur për të gjithë: Me këtë grup do bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët!

Si përgjigjet Princi William kur e pyesin se sa para ka në llogarinë e tij bankare…

Së fundmi një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Pricin Uilliamin: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare?

Përgjigja e Uilliam ishte shumë e thjeshtë. “Nuk e di”,-tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje. Anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete. E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në Kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi Uilliam trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.

Kate Middleton dhe Princi William po zgjerojnë sërish rolet e tyre mbretërore. Gati një vit pasi u quajtën Princesha dhe Princi i Uellsit nga Mbreti Charles III pas vdekjees së Mbretëreshës Elizabeth II, çiftit mbretëror iu dhanë tituj shtesë pas një riorganizimi të emërimeve ushtarake brenda familjes. Kate është emëruar “Commodore-in-Chief of the Fleet Air Arm”, “Colonel-in-Chief of the 1st Queen’s Dragoon Guards” dhe “Royal Honorary Air Commodore of Royal Air Force Coningsby”.

Ndërkohë, William është emëruar “Colonel-in-Chief”, “The Mercian Regiment; Colonel-in-Chief”, “The Army Air Corps”; dhe Royal Honorary Air Commodore, RAF Valley, ku më parë kaloi tre vjet si pilot kërkimi dhe shpëtimi. Anëtarë të tjerë të familjes mbretërore që kanë marrë tituj të rinj ushtarakë përfshijnë Mbretëreshën Camilla, Princi Edward, Princesha Anne, Princi Richard, Sophie, Dukesha e Edinburgut dhe Birgitte, Dukesha e Gloucester.