25.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Lulzim Basha kujton Kongresin e Manastirit: Dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot Kongresin e Manastirit. Ai e ka konsideruar kongresin si dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

Postimi

Kongresi ii Manastirit është një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare. Delegatë, nga të gjitha krahinat shqipfolëse pavarësisht besimit fetar, prejardhjes apo orientimit politik, ata vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin që përdorim sot e kësaj dite.

Kjo ngjarje e madhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin e lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

“Dhuna në Kuvend, dëshmi e pafuqisë”, Zekthi: Thyerja e karrigeve dhe zjarri, të papranueshme! Rithemelimi nuk ka hallin e shqiptarëve, por…

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për kaosin e krijuar në Kuvend, tashmë prej javësh.

Sipas tij zjarri, dhuna dhe thyerja e karrigeve në Kuvend është e papranueshme, ndërsa shtoi se kjo është dëshmi e pafuqisë së opozitës. Ndër të tjera ai akuzoi opozitën se nuk ka hallin e shqiptarëve, por se ka një krizë brenda vetë opozitës.

“Të thyejë karriget seancë pas seance, të digjen letra, është një situatë e papranueshme. Dhe po të jetë Parlamenti më i dobët në botë është detyrë e përfaqësuesve të popullit të mbrojnë interesin e qytetarëve. Çështja është pse bëhen këto? A bëhen se vërtet ka një shqetësim për hallin e njerëzve? Kjo analizë na çon në përgjigje se këto veprime bëhen nga kriza e opozitës. Kjo opozitë nga që nuk ka fuqi të jetë e besueshme, pasi ka shpërdoruar fjalën ka gjetur këtë rrugë. Kërkon të tregojë se po vibron, por ky vibrim s’ka asnjë përfitim.

 

 

Kjo dhunë është dëshmi e pafuqisë. Pushteti dhe dhuna s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Opozita tregoi se s’ka asnjë lloj pushteti.

Fakti që folën ambasadat nuk është gjë e mirë. Janë bërë lajm bote për gjë jo të mirë. Parimisht një opozitë kur do votë përpoqët të bëjë 2 gjëra. Të paraqesë idetë politike dhe ti bindë ata që i mbart në mënyrë të sinqertë.”, u shpreh Zekthi.

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Zaloshnja: Shqiptarët kundër aksionit të Berishës, nuk i rrit mbështetjen në elektorat

Analisti Eduard Zaloshnja ka folur për kaosin që Rithemelimi po shkakton prej javësh në Kuvend, duke sabotuar punën. Në sondazhin e realizuar për Report Tv, Eduard Zaloshnja tha se 80% e shqiptarëve votuan kundër aksionit të Rithemelimit në Kuvend.

“Pa ndodhur këto reagime, pa u shprehur ambasadat, në sondazhin që bëmë për Report Tv, ne e zbuluam se pothuajse 80% e shqiptarëve ishin të mendimit që kauza bllokuese e opozitës në kuvend nuk i rrit përkrahjen elektorale.

Edhe ata njerëz që kanë votuar për opozitën, jo të gjithë mendojnë që kjo luftë në parlament do t’i rrisë pikë në elektorat opozitës”, tha Zaloshnja.

I pyetur nëse Berisha po e përdor këtë situatë për shkak të përballjes që duhet të ketë me drejtësinë,  Zaloshnja tha se nuk mund të jetë rastësi nisja e protestave në Kuvend direkt sapo ai u njoh me masën e sigurisë.

“E vështirë të mos shohësh një lodhje kohore që mes momentit kur Berisha u kërkua të paraqitej në SPAK dhe fillimit të protestave në kuvend. Nuk mund të jetë rastësi fillimi i një aksioni kaq ekstrem në parlament kur ndërkohë Berishës iu dha atë vendim, që për të ndoshta ishte e paparitur, por për shumë të tjerë është i pritur”, tha Zaloshnja.

Reagimi/ Kreshnik Çollaku: Nga një qeveri banale, mos prisni gjeste fisnike, edhe kur bëhet fjalë për Diasporën apo Interesin Kombëtar

Sapo eshte hapur ne Tirane,nje aktivitet mbi ditet Arbereshe dhe me pas ditet e Diaspores.
Arbeshet dhe Diaspora jone neper bote jane pjese e pandashme e identitetit tone kombetar. Kjo rendesi tejkalon cdo perkatesi partiake apo politike.
Por ne menyre te neveritshme,dhe thellesisht percarese Qeveria eshte kujdesur qe asnje perfaqesues i Opozites te jete i pranishem ne kete aktivitet.
Asnje njoftim asnje perfshirje edhe per institucionet parlamentare sic eshte NenKomisioni Parlamentar i Diaspores.
Kjo eshte e turpshme,kjo eshte percarese.
Perpjekja bajate e Qeverise sot per te fshire totalisht cdo perfaqesues te Opozites ne aktivitetet qe lidhen me Diasporen shqiptare ne bote,eshte tregues i forte i degradimit insitucional,etik,dhe racional te nje maxhorance e nje qeverie thellesisht e degraduar ne permbajtje dhe ne forme.
Partia Demokratike do te mbeshtese me prioritet interesat e Diaspores,Partia Demokratike do te luftoje deri ne fund per te drejtat e Diaspores mbi te gjitha per te drejten e votes se Diaspores.
Une sot u kerkoj te gjithe shqiptareve ne Diaspore ne cdo skaj te globit,te refuzojne e te percmojne sjelljen percarese te Qeverise se Edi Rames sot.
Percmojini keta qyqare te zhytur ne korrupsion e mediokritet.

Drafti për reformën zgjedhore – Daci: Partitë e vogla në situatë të disfavorshme, propozimet e Bashës të shëndosha

Politologu Alban Daci në ‘MCN Live’ u shpreh se partitë e vogla janë në një situatë të disfavorshme pasi partitë e mëdha nuk i duan.

Ai tha se dy partitë e mëdha mundohen ta bëjnë bipolare sistemin politik kanë bërë gjithçka për të eliminuar partitë e vogla. Sipas tij, kjo nismë nuk do ketë efekte edhe pse ajo prish atë monopolin e qeverisjes me origjinë të majtë.

Partitë e vogla kanë të drejtën e tyre legjitime kërkojnë një formë ndryshe bashkëpunimi dhe në këtë kontekst më duket propozimi i Dukës për bashkim më i natyrshëm se ai i Bardhit me Berishën. Duhet të kemi parasysh se në Shqipëri dy partitë e mëdha mundohen ta bëjnë bipolare sistemin politik kanë bërë gjithçka për të eliminuar partitë e vogla.

Pra duhet të kemi parasysh se partitë e vogla janë në një situatë të disfavorshme dhe duhet të bëjmë një pyetje a ka një filozofi për të pasur këto parti të vogla? Pra a ka nevojë për kaq shumë shpërndarje votash? Kushdo që vjen në pushtet kërkon të kontrollojë gjithçka, prandaj e konsideroj propozimin e Dukës pozitiv sepse kodi aktual zgjedhor nuk favorizon as koalicionet.

Nëse bëhet një federatë nuk konkretizohet me ulëse në parlament. Propozimi i Dukës vlen dhe nuk është se detyrimisht duhet të thërrasin PD, apo rithemelimin, por mund të kenë dhe një alternativë të tretë, por që e shikoj se do mbetet një nismë shumë e mirë por e vështirë për tu konkretizuar. Mbi të gjitha ka një politikë konkrete, por mendoj se do mbesë një nismë që nuk do ketë efekte, edhe pse kjo nismë prish atë monopolin e qeverisjes me origjinë të majtë.

Më tej ai komentoi dhe propozimet e Bashës për të cilat u shpreh se janë të sinqerta dhe shëndosha dhe se ai kërkon të krijojë një identitet të tij politikë. Sipas tij, një parti politike duhet të ketë një proces të hapur reformimi dhe nëse Basha do të bëhet kryeministër duhet të ketë koherencë.

Duhet të kemi parasysh faktin që propozimet e Bashës kanë dhe një arsye politike dhe mendoj që këto propozime Basha po i bën në një moment të caktuar për të bërë dhe një ndërrim faqesh në sistemin politik shqiptar. Prandaj mendoj se janë propozime të mira dhe shëndosha, mendoj se i ka të sinqerta dhe se Basha kërkon të krijojë një identitet të tij politik.

Pra e shoh si një paketë përballë elektoratit sidomos gri. Problemi është se 30% nuk shkojnë fare në votime dhe nëse nuk e frymëzon votuesin dhe si jep shpresë votuesit ai që nuk vjen të votojë dhe një javë po ta mbash qendrën e votimit hapur.

Diçka duhet të ndodhë në politikë që të mundet Rama. Basha ka një problem lidershipi që duhet të kalohet, ai duhet tu mbush mendjen shqiptarëve se është ndryshe pas non gratës. Një parti politike duhet të ketë një proces të hapur reformimi. Faza e radhës është humbja e Ramës dhe kjo bëhet duke u bërë ofertë që ti je më i mirë se Rama. Nëse Basha do të bëhet kryeministër duhet të ketë koherencë dhe deri tani e ka treguar duke mos u bashkuar me non gratën.

SHËNIM/ Shuplaka e Ambasadës Amerikane, BE-së dhe Gjermane/ Si e keqpërdorën deputetët e “Rithemelimit” reagimin e ndërkombëtarëve?

Ka pasur një reagim të koordinuar të përfaqësisë ndërkombëtare në Tiranë lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka qenë në fillim Ambasada Amerikane, përmes “Zërit të Amerikës”, e ndjekur nga përfaqësia e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe në fund ambasadori gjerman.

Të tri deklaratat janë në të njëjtën linjë lidhur me shqetësimin e tyre për mosfunksionim normal të Parlamentit, ashtu sikurse shprehen të pakënaqura me rolin dhe funksionin mbikëqyrës ndaj ekzekutivit.

Ndonëse, në thelb, reagimet kanë qenë një shuplakë e qartë për kaosin e shkaktuar nga deputetët e “Rithemelimit” dhe për mazhorancën socialiste, kanë qenë deputetët e grupimit të Sali Berishës, të cilët, në mënyrë të paskrupullt, kanë keqpërdorur dekaratat dhe kanë interpretuar sikur kanë qenë në mbështetje të tyre.

Nuk është hera e parë që këta deputetë e bëjnë një gjë të tillë në emër të ndërkombëtarëve në Tiranë.

Kujtojmë pak kohë më parë se me të njëjtën gjuhë foli edhe deputeti Gazment Bardhi, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm të Ambasadës Amerikane dhe prezencës së BE-së në Tiranë, lidhur me qëndrimin ndaj Sali Berishës si “non grata”, mos ndryshimit të raportit me të dhe këshillimit të deputetëve të këtij grupimi të mos bashkëpunojnë me politikanë të dizenjuar si minues të demokracisë, shantazhues të sistemit të drejtësisë dhe ushtrues të korrupsionit masiv.

Edhe pse nuk kanë kaluar shumë kohë, thuajse, të njëjtët deputetë, vijojnë të tallen dhe të keqcitojnë deklaratat e ndërkombëtarëve në Tiranë.

Nëse do të lexohen me kujdes shqetësimet e ambasadorëve, do të shihet se, ndonëse me një gjuhë diplomatike dhe të kujdesshme, theksi vihet te funksionimi normal i Parlamentit, mospengimi i punës së tij dhe te interesi i qytetarëve dhe jo i ndonjë tjetri.

Po të shihet, më shumë se sa një shuplakë për qeverinë dhe për pamundësinë e saj për t’i mundësuar opozitës më shumë kontroll, reagimi përqëndrohet pikërisht te veprimet e fundit të deputetëve të “Rithemelimit”, të cilët kanë asfiksuar punën normale të Parlamentit, kanë penguar zhvillimin e seancës më të rëndësishme vjetore, siç është ajo e diskutimit dhe e miratimit të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm dhe nuk po flasin për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, por vetëm për hallin dhe problemin penal të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Kjo nuk është normale, por nëse këta deputetë do të vijojnë me papërgjegjshmëri të tilla, nuk do të jetë e largët dita që për çdo keqcitim dhe keqpërdorim të deklaratave të ambasadave në Tiranë, të vijë një shuplakë e radhës për të sqaruar keqcitimin e mëparshëm.

Berisha mban me shpresë të kotë militantët/ Na duhet kohë për protestat, nuk kemi bindur ende shqiptarët

Sali Berisha është i vetëdijshëm për humbjen e mbështetjes nga shqiptarët. Në konferencën me gazetarët sot, ish kryeministri Sali Berisha pranoi se nuk mund të thërriste protestat pasi nuk ka bindur shqiptarët.

Pyetje: Z.Berisha, në strategjinë tuaj politike, kur do të jetë koha e nisjes së protestave. Është janari një muaj i përshtatshëm?

Berisha: Tani, mbani shënim. Protestat do të jenë tani gjer në realizimin e qëllimeve të plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është shpall betejë pa kthim.

Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca.

Dhe unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi. Na duhet edhe pak kohë. Na duhet, sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohi se çfarë rreziku.

SPAK po tregon kush nuk e ka dashur Shqipërinë!

Nga Ermal Peçi

Prej kohësh Reforma në Drejtësi ose drejtësia e re siç është artikualuar në media ka qenë dhe është institucioni më i anatemuar nga sistemi politik arkaik shqiptar. Nga lufta politike dhe ajo e heshtur që bëhet larg syrit të opinionit publik të gjithëfuqishmit e politikës kanë kërkuar atë që e kishin prej kohës kukulla të cilët emëroheshin në krye të drejtësisë dhe këta bënin “pupet master”, ja lëshonin armiqve, mbronin vasalët dhe nënpunësit e tyre, por kurrë nuk kërkonin të vihej drejtësi.

Berisha, Meta dhe së fundi dhe Rama kanë zhvilluar luftë mediatike, por edhe simbolike për të pasur duart në SPAK, ishte këmbëngulja e ambasadores Kim, e cila nuk hezitoi për asnjë moment që në procesin që ata kishin nisur të zgjidhej Altin Dumani, njeriu i cili amerikanët e kishin zgjedhur për pastërtinë e tij si figurë, ndërgjegjen morale, por mbi të gjitha nuk ishte peng i askujt sepse kishte zhvilluar një luftë të pa kompromentuar kundrejt krimit dhe korrupsionit. Një profesionalizëm i shoqëruar me integritet moral është mekanizmi për t’i rikthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia dhe shpresën që ky vend mund t’i forcojë institucionet e veta e mund të ofrojë drejtësi.

Drejtësi, kjo fjalë që lakohet nga mijëra shqiptarë dhe kërkohet çdo ditë në çdo sofër shqiptare, të cilën e kanë pasur të pamundur përballë një sistemi politik dhe ekonomik që kishte çelësat e çdo porte, e hapte pa leje dhe hynte si hajdut për të vjedhur. Një hallkë e dëshirueshme pafundësisht nga shqiptarët. Aksionet e fundit të SPAK thjesht po tregojnë që SHBA ka bërë zgjedhjen e duhur deri në këto momente, ku të paprekshmit po bëhen të prekshëm dhe tigrat po behen lepuj, vetëm që të gjejnë një mënyrë për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar prangave që do bien mbi duart e gjata, të cilat kanë bërë vetëm zullume.

Arrestimet nga radhët e Partisë Socialiste dhe hetimet për Berishën, Metën dhe rrethin e tyre të ngushtë po tregojnë që SPAK e ka marrë seriozisht luftimin e korrupsionit në instanca të larta ku drejtësia as nuk mendonte se do arrinte ndonjëherë e jo më të guxonte.

 

Dosja “Metamorfoza”, e cila mesa duket është vetëm në fillimet e hetimeve ka nxjerrë në pah atë që ne nuk kishim mundësi të shihnim, investitorë strategjikë, biznesmenë, drejtues dhe ish-drejtues policie, të cilët të gjithë bashkëpunonin me krimin të veshur dhe nën petkun e partive politike.

 

Një panoramë që ka tronditur çdo qytetar, i cili ngrihet në mëngjes dhe sakrifikon për jetën e tij, për një familje më të mirë, që të prodhojë një shoqëri më të mirë. Shoqëri, e cila sakrifikonte dhe politikën e vjetër, e cila sundon me koncepte feudale dhe bajraktarizmi. Ishte mosrakordanca e kohezionit social në vendin tonë. Një shoqëri që ecte më shpejt se politika, prandaj sot të dashur qytetarë kush sulmon SPAK nuk e do Shqipërinë. Nuk do që ky vend të ketë drejtësi. Prandaj kush sulmon sot SPAK ka frikë nga e vërteta që do të dalë në dritë për patriotët dhe njerëzit që e kanë dashur apo jo këtë tokë të bekuar sepse SPAK sot po tregon kush nuk e ka dashur Shqipërinë.

“Luks i shfrenuar kur kthehen në Shqipëri”, media britanike: Çdo familje ka 1 djalë në Angli, braktisin shkollën për të punuar në ‘ndërtim’

Shqiptarët sërish kryefjalë në medien britanike. Këtë herë ka qenë gazetari i “Daily Express”, Zak Garner-Purkis, i cili i ka kushtuar një shkrim emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Në reportazh ai ka treguar se ka vizituar Shqipërinë, ku përshkruan përshtypjet e tij dhe se ka takuar shumë njerëz në veri të Shqipërisë, aty ku sipas tij, thuajse çdo familje ka një djalë në Angli.

Më tej ai rrëfen për jetën e luksit që bëjnë shqiptarët në Shqipëri kur kthehen nga Anglia, makinat e shtrenjta me të cilat lëvizin në qytet e fshat, si dhe sesa e zakonshme është për ta “shtëpia e barit”, por mbi të gjitha dëshira e adoleshentëve për të braktisur shkollën dhe për të shkuar në Britaninë e Madhe, atje ku mund të kenë emigruar një pjesë e mirë e shokëve dhe fisit.

REPORTAZHI nga Zak Garner-Purkis

Teksa Mercedesi i errët me targa britanike kalon në rrugë, në timon shihet një djalë rreth të 20-tave. Ende pa vënë briskun e parë në fytyrë, ai përkulet mbrapa dhe nxjerr një cigare nga dritarja.

“Këtë (makinën) e bleva duke punuar disa muaj në Londër,” na thotë ai duke shtuar me një buzëqeshje në fytyrë, “Punoja në “ndërtim”.

Të gjithë e dinim se kjo nuk ishte e vërteta. Pavarësisht se sa nevojë ka Britania për krahun e punës në ndërtim, nuk kishte mundësi që ai djalë i dobët, veshur me tuta, të fitonte mjaftueshëm para sa për të blerë një Mercedez të tipit të fundit. Ai e siguroi atë nga “shtëpia e barit”.

Djali i Mercedezit ishte njëri nga shumë djemtë e tjerë “londinez” që pamë gjatë udhëtimit tonë në Shqipëri këtë muaj. Nga malet e veriut, deri në rrugët e frekuentuara të Tiranës, pasuria e tyre shfaqej kudo.

Pothuajse sa herë që flisnim me një person që kishte të afërm në Britani, përmendeshin shtëpitë e barit.

Gjysma e të afërmve të m’i punojnë në ndërtim dhe gjysma tjetër në shtëpi droge,” na tha një adoleshent në një shkëmbim bisede. Ishte befasuese se sa e zakonshme ishte.

Duam apo jo, Britania ka qenë prej vitesh konsumatori më i madh i drogës në Evropë. Tregu ynë i madh dhe fitimprurës është një magnet për tregtarët e drogës nga e gjithë bota, kështu që nuk është çudi që bandat shqiptare, të cilat tashmë kanë marrë përsipër tregtinë e kokainës, të fokusohen në Britaninë e Madhe.

Por ishte tronditëse se si ishte bërë një aktivitet i zakonshëm që dikur konsiderohej krejtësisht tabu nga njerëzit në vendin e ish-bllokut komunist.

Të rinjtë po braktisin diplomat universitare për të kapërcyer Kanalin dhe për të rrezikuar jetën në prodhimin e drogës, ndërsa shqiptarët mesatarë punëtorë luftojnë për të blerë një shtëpi në një treg të shtrembëruar nga biznesmenët e pastrimit të parave.

Nga ana tjetër duke u shtuar opsionet që vajzat shqiptare të martohen me një djalë që punon në një shtëpi bari dhe është bërë i pasur nga trafiku i drogës, ka ulur madje shanset që këto vajza të jenë shënjestër e trafikantëve të mishit të bardhë.

Preç Zogaj: Opozita i mungoi detyrës në Kuvend për të kaluar buxhetin në skanerin e saj

Shkrimtari, dhe analisti Preç Zogaj, njëkohësisht President i Institutit Liberal Pashko, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Klan News, ku përballë gazetares Mirela Milori iu përgjigj pyetjeve për ngjarjet më të fundit politike në vend, që shënoi kulmin me bllokimin e punimeve të Kuvendit nga ana e opozitës. Zogaj foli edhe  për romanin e tij të fundit “Nata”.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares Milori se  si do ta komentonit seancë e fundit parlamentare që kaloi mes tymit dhe flakëve, Zogaj tha:

Edhe qeveria edhe opozita kanë bërë pjesën përkatëse për të prodhuar këtë situatë. Kur them qeveria, kam parasysh  intransigjencen  e saj në lidhje me propozimet e opozitës për të ngritur disa komisione hetimore parlamentare, duke u justifikuar me pengimet kushtetuese. Pra, ata po bëjnë një interpretim sipas të cilit kushtetuta i favorizon që të mos i pranojnë këto komisione. Nga ana tjetër opozita e ka vënë si kusht për vazhdimin e punimeve të parlamentit dhe duket se kanë ngecur të dyja palët në këtë llogore. Mendoj se lëshimin duhet ta bëjë qeveria, sepse komisionet hetimore nga natyra i japin pushtet opozitës. Nëse  ka ndonjë gjë që lidhet me kushtetutën, kjo duhet sqaruar në  gjykatën kushtetuese.

Mirela Milori: Duket se maxhoranca nuk lëshon pe, ndërkohë që kur dje ishte në opozitë pretendonte të njëjtën gjë…  

Preç Zogaj: Palët shkëmbejnë rolet, na kanë mësuar me ketë.  Për të ardhur te seanca e djeshme, praktikisht opozita i mungoi detyrës. Buxheti, ligji financiar më i rëndësishmi i vitit, është skena ose arena kryesore ku palët ballafaqojnë qëndrimet ,  ku  opozita nga mënyra  si analizon, si denoncon, si kritikon, si propozon   nxjerr në pah kompetencën e vet,  kulturën shtet-formuese dhe qeveri-bërëse. Pra i flet publikut  dhe mbjell farën e besimit për të ardhmen.

Kjo nuk ndodhi. Grupi që ndërmori bllokimin e seancës pengoi edhe atë pjesë të opozitës që kishte në plan  të fliste, siç ishte Partia Demokratike zyrtare apo edhe deputetë të tjerë nuk janë me asnjërin grup. Së paku në ketë fazë të miratimit në parim  buxheti kaloi pa asnjë  skaner, qëndrim, propozim opozitar. Në fund të fundit, e gjitha kjo shkon në dëm të jetës publike në tërësi.

Në përgjigje te pyetjes nëse opozita po tregon fuqi apo dobësi, Zogaj  tha  se për mendimin tim, opozita e mbledhur rreth Rithemelimit është duke treguar kryesisht dëshpërim. Sado të  përpiqemi  t’i ndajmë veç e veç dhe t’i shohim pa lidhje arsyet e qëndrimi radikal të saj në Kuvend, publiku nuk i ndan.  Komisionet hetimore dhe beteja e egër Berishës kundër SPAK dhe drejtësisë shkojnë çift. Në tërësi publiku  vëren se Berisha e përdor radikalizmin  për çështjen e tij të hapur me drejtësinë. Kjo e kompromenton protestën për komisionet dhe në thelb nuk prodhon asgjë. Të mos harrojmë se  opozita e ka shpërdoruar  pa sukses radikalizmin me qëndrimet e saj në  një histori që  përsëritet  prej vitesh dekadash; e njëjta retorikë  e stërkarikuar  së cilës i mungojnë edhe fjalët apo edhe shprehjet e reja për ta bërë  tërheqëse. Ku fishekët e fundit janë konsumon që herën e parë.

Pyetjes  se  mos ndërsa nuk po imponohet për asgjë  në aksionet e saj, opozita, po ndihmon maxhorancën, Zogaj u përgjigj:

Asnjë opozitë nuk niset të ndihmojë maxhorancen, por ndodh ta ndihmojë tërthorazi me  inefikasitetin e saj. Aksionet e grupit në te Rithemelimit  nuk  shihet te kenë  mbështetje  të madhe popullore të tillë  që të shqetësoje qeverinë  apo të verë në mendime partnered strategjikë, SHBA dhe BE. Përkundrazi. Ka më shumë opozitarë në Shqipëri sesa opozitë politike, pra, numri i njerëzve që janë në opozitë me qeverinë është shumë i madh se numri i atyre që mbështesin tri opozitar, Rithemelimin, PD-ne dhe Partinë e Lirisë. Këtu duhet reflektimi i opozitave. Si të bëjnë për vete elektoratin e madh që u rri larg.

SPAK-un e shoh në mision, tha Zogaj në përgjigje të pyetjes së drejtpërdrejtë të Milorit.  E shoh në detyrën që i ngarkon ligji, të cilën po e bën  çdo ditë e më mirë. Goditjet janë në varësi të dosjeve të hetuara,  të hetimeve që janë bërë.  Unë nuk shoh as selektivitet, nuk shoh as ndikim. Sigurisht që ka politikanë edhe në mazhorancë që kanë dashur dhe duan që ta kenë SPAK-un në dorë, përfshirë dhe kryeministrin. Kjo është treguar botërisht në përpjekjen e tyre për të vendosur në krye të SPAK një kandidat të preferuar prej tyre, por nuk ja kanë arritur.

SPAK-u më duket se i ka “mbyllur veshët” si Odiseu dhe po shkon përpara për të vendosur ndëshkueshmërinë në sferat e larta, pa dallim, kudo ku ka vepër penale. Të gjithë ato për të cilët janë ngritur apo do të ngrihen  akuza  do të kalojnë në skanerin e hetimit dhe gjykimit aty ku hetimi gjen shkelje. Vendi boll ka ecur, por nuk mund të ecë më në paqartësi, nëpër  çështje të pazbardhura.

Në pjesën e fundit të intervistës moderatorja Milori e pyeti Zogaj se si kishte shkuar në Panairin e librit romani i tij i fundit “Nata”. 

Në dritën e shitjeve shkoi  mirë. Nuk shoh tregues tjetër për t’u përgjigjur  shkoi mirë apo keq. Sado që peronalisht  e konsideroj denatyruese  shndërrimin e panairit në një shitore të përqendruar librash gjatë pesë ditëve.

Milori: Pse duket të lexohet libri “Nata”, sipas autorit?

Sepse  “Nata” është një tragjedi shqiptare e ditëve tona, që tregohet me mjetet e letërsisë.

Sepse është një roman karakteresh besoj,  ku spikasin  tri motrat- Xhoana, Romina dhe Marjana; sepse bashkë me hulumtimin e vrasjes fatkeqe  të  motrës së vogël nga  babai i saj, mendoj se romani  shpalos në thellësi marrëdhëniet dhe përplasjet që krijohen mes  ëndrrave dhe përpjekjeve  të tri vajzave  bukura  me  ligjin e më të fortit, me pushtetin e parasë, me  kontrastin e papërligjur nga diferencat e aftësive, me mentalitet të vjetra e të reja që e shohin gruan si një objekt  të kënaqësive seksuale dhe të nënshtrimit gjinor, pra me gjithë këtë  xhungël që është kurthi më i madh që u ngrihet lirive në një shoqëri të hapur. Ku vetë doraci është viktimë dhe instrument i  xhunglës.

Së treti,  sepse mendoj se të prek, të  bën për të qarë, të ve në mendime,  siç më tha një lexuese që e kishte lexuar gjatë tre a katër mbrëmjeve, por rreket të përcjellë edhe një kuptim jashtë klisheve për kompeksitetin e një tragjedie të tmerrshme.