19.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Festat e nëntorit, edhe e hëna pushim për administratën

Me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe datën 27 nëntor ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës.

Në vendimin e qeverisë thuhet se kjo datë do të zëvendësohet me një ditë tjetër pune gjatë tremujorit të parë të vitit 2024.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Merrte ryshfet ish-pronarëve, SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.

NJOFTIMI:

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake ndaj Ilir Kapetani, Specialist i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ky i fundit ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. SPAK njofton se i pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste. Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Mark Rutte qëndroi 13 vite në qeveri, Holanda zgjedh sot kryeministrin e ri

Holanda zgjedh sot kryeministrin e ri. Kjo do të jetë hera e parë pas 13 viteve qeverisje të Mark Rutte që ata do të zgjedhin kryeministrin e ri. Katër parti, nga e majta në të djathtë, do të luftojnë për sa më shumë mandate në parlament.

Nga shtëpia e Anne Frank në Amsterdam deri në ishujt e Karaibeve holandeze, më shumë se 13 milionë votues do të votojnë në zgjedhje, që mund ta vendosë vendin në një rrugë tjetër pas katër qeverive të njëpasnjëshme të Mark Rutte.

Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e Lirisë (PVV) të ekstremit të djathtë të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar nga debati mbi “votimin taktik” dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit. Cilido qoftë rezultati i votimit, këto zgjedhje, siç shkruan Guardian, do të ndryshojnë peizazhin politik holandez dhe opinioni atje shpreson se çështjet urgjente si strehimi, imigracioni, kriza klimatike dhe të ngjashme do të zgjidhen.

Në bazë të hulumtimit duket se në parlament nuk do të ketë më asnjë parti të madhe, pra asnjë nga partitë nuk do të ketë një shumicë të madhe në parlament. Tom Louëerse, profesor në Institutin e Shkencave Politike të Universitetit Leiden, i cili drejton faqen e mesatareve të sondazheve, tha se fakti që ishte një luftë e ngushtë midis katër partive nënkupton se si një koalicion i krahut të djathtë ashtu edhe një koalicion i qendrës së majtë me Timmermans, ishin të mundshme.

Tensionet në Kuvend, delegacioni i BE në Tiranë thirrje politikës: Dialog politik konstruktiv!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në Kuvend.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

REAGIMI I BE

Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ngjarje e rëndë në Kosovë, shpërthen granata e dorës, 9 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e shpërthimit të një granate dore, kanë mbetur të plagosur 9 persona. Mediat kosovare bëjnë me dije se granata ka shpërthyer në Tregun e Kafshëve në Prizren.

Policia bën të ditur se janë identifikuar tre të dyshuar.

“Sot me date 22.11.2023 rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate per nje rast plagosje te Tregu i Kafsheve ne Prizren. Nga informatat e parë është kuptuar se 9 perona kane pesur lëndime nga shpërthimi i nje granata dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë.

Tre te dyshuarit janë identifikuar dhe janë ne kërkim policor”, bën me dije policia.

Emrat/ Mbetën të plagosur në aksident, 3 të miturit transportohen me urgjencë drejt Traumës

Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.

PD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Thirrja e ambasadave për funksionim normal të Parlamentit dhe kontroll të ekzekutivit, notë qortimi për shfaqjen e dakordësuar teatrale

Anëtarja e kryesisë së PD, Alfrida Marku Dedgjonaj, në një reagim në profilin e saj facebook shkruan se “thirrja e ambasadave të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se Parlamenti i Shqipërisë duhet t’i rikthehet funksionit thelbësor të tij – kontrollit të veprimtarisë së ekzekutivit- është një notë qortimi publike ndaj shfaqjes së dakordësuar parlamentare, që shqiptarët janë të detyruar të shohin prej kohësh”.  

Teatri i të dyja palëve shërben për të mos u dëgjuar alternativa e PD dhe nuk është në funksion të qytetarëve.

“Kaq mjaftoi që t’u  pengohet fjala deputetëve të Partisë Demokratike për të prezantuar qytetarëve shqiptarë amendamentet për ndryshime në projektligjin për buxhetin për vitin 2024, dedikuar ndër të tjera bujqësisë e zhvillimit rural, indeksimit të pensioneve, rinisë e sportit, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, kompensimit të ish të përndjekurve dhe ish pronarëve.” – shkruan ajo.

Më poshtë postimi i plotë:

Thirrja e ambasadave të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se Parlamenti i Shqipërisë duhet ti rikthehet funksionit thelbësor të tij – kontrollit të veprimtarisë së ekzekutivit- është një notë qortimi publike ndaj shfaqjes së dakordësuar parlamentare, që shqiptarët janë të detyruar të shohin prej kohësh.

Në 5 minuta “protestë” të disa deputetëve që janë kthyer në “studio ligjore” kundër drejtësisë në mbrojtje të atyre që duan ti shmangen drejtësisë, qeveria me më shumë afera korruptive e dosje të hapura, ministra e funksionarë të dënuar e hetuar në proces, në 32 vite tranzicion, miratoi buxhetin me 7 miliardë euro të tjera: më shumë taksa për shqiptarët, më shumë parà për shpenzime luksi, PPP korruptive, të cilat edhe nën hetim nga Spak. 

Kaq mjaftoi që shqiptarëve t’ju mohohet e drejta për transparencë, për debat e diskutim konstruktiv publik, që interesat e tyre të përfaqësohen e që me mandatin e përfaqësimit të dhënë prej tyre të mos bëhen lojëra e pazare interesash personale. Gjasat janë që dakordësia të ketë arritur deri te miratimi i Marrëveshjes antikushtetuese për emigrantët. 

Kaq mjaftoi që tu  pengohet fjala deputetëve të Partisë Demokratike për të prezantuar qytetarëve shqiptarë amendamentet për ndryshime në projektligjin për buxhetin për vitin 2024, dedikuar ndër të tjera bujqësisë e zhvillimit rural, indeksimit të pensioneve, rinisë e sportit, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, kompensimit të ish të përndjekurve dhe ish pronarëve. 

Në këto muaj të fundit të kësaj qeverisje të korruptuar e që do përgjigjet para drejtësisë, në këto muaj të fundit të kësaj legjislature parlamentare të delegjitimuar për mospërfaqësim të interesit publik e mungesë koherence, në këtë dimër të ftohtë e të fundit të 32 viteve politikë aspak dashamirëse e aspak të sinqertë ndaj shqiptarëve, teatri parlamentar dhe akti i djeshëm kishte qëllim gjithçka tjetër përveç shërbimit ndaj qytetarëve. 

Taulanda Jupi: “Me zemër e mendje të hapur, me gra dhe vajza në Degën 6 të Partisë Demokratike në Tiranë”

Anëtarja e kryesisë, Taulanda Jupi, vijon takimet me degët e Partisë Demokratike në Tiranë në kuadër të riorganizimit të strukturave të Lidhjes së Gruas së kësaj partie.

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Jupi shprehet se “në çdo fjalë dhe mesazh të tyre ndiej një gjë të përbashkët: përgjegjësinë dhe dëshirën për ta bërë forumin e gruas një organizatë të vlefshme, një organizëm që pulson ide dhe vision në ndihmë dhe mbështetje të grave dhe vajzave shqiptare”.

Më poshtë postimi i plotë:

“Me zemër e mendje të hapur, me gra dhe vajza në Degën 6 të Partisë Demokratike në Tiranë. 

Së bashku me Dashnor Visha kryetar i Degën 6 të PD  në Tiranë,  në një pasdite pune dhe takimi me gratë dhe vajzat demokrate dhe simpatizante të Partisë Demokratike.

Në çdo fjalë dhe mesazh të tyre nduej një gjë të përbashkët : përgjegjësinë dhe dëshirën për ta bërë forumin e gruas një organizatë të vlefshme, një organizëm që pulson ide dhe vizion në ndihmë dhe mbështetje të grave dhe vajzave shqiptare. 

Faleminderit me zemer për mikpritjen dhe gjithë përkushtimin tuaj ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë.”

BERZH: Vetëm në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët se në 2006-n

Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2006-n. E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, psh, kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006-n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiarisht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar (shënim i Monitor).

Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës, por përmirësohet sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U-je, që gjendet në shumicën e literaturës mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH-it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale./Monitor

Denoncimi i avokatit të njohur/ Besart Logu: Ditën që Rithemelimi shkaktoi kaosin në Parlament, një ndër deputetët e tij mori tenderin nga qeveria e Edi Ramës

“140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës.” – kështu shkruan në profilin e tij në rrjetin social facebook avokati i njohur Besart Logu.

Sipas tij, një ditë përpara shkaktimit të kaosit në Parlament, një ndër deputetët protagonistë të Rithemelimit ka fituar një tender me vlerë 13.9 milionë lekë të reja.

Ju kujtohet kjo protesta e fuqishme që për pak e rrëzoi Ramën?! Është mbajtur më datë 19 tetor të këtij viti. Çuditërisht dhe fare rastësisht, një ditë para (me 18 tetor) kompania e njërit prej deputetëve protestues shpallet fitues i një tenderi me vlerë 13.9 milion leke të reja! Gjëra të vogla, 140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës!” – shkruan Logu.

Më tej ai thotë se gjithçka që bëhet është pjesë e një show dhe Edi Ramës i intereson një opozitë e tillë për t’u paraqitur në opinion si e keqja më e vogël.

Më poshtë postimi i plotë i avokatit Besart Logu:

“Ju kujtohet kjo protesta e fuqishme që për pak e rrëzoi Ramën?! Është mbajtur më datë 19 tetor të këtij viti. Çuditërisht dhe fare rastësisht, një ditë para (me 18 tetor) kompania e njërit prej deputetëve protestues shpallet fitues i një tenderi me vlerë 13.9 milion leke të reja! Gjëra të vogla, 140 milion lekë me përmbys karrigen e opozitës!

E kuptoni tani se gjithçka që bëjnë është show! Edi Ramës i intereson një opozitë e tillë që ai të duket në opinion si e keqja më e vogël. Ata janë bashkë dhe po ndajnë pushtet pa asnjë dallim se kush i ka zgjedhur dhe çfarë përfaqësojnë në Parlament.

Aktet radikale që po bllokojnë jetën parlamentare, aq sa votohet buxheti për 4 minuta, është tradhëtia e rradhës, më e rënda, që i bëhet demokratëve. Ata janë votuar për t’i bërë oponencë qeverisë dhe jo për tu pasuruar vetë, aq më keq të bëhen palë me PS duke i mundësuar Ramës miratimin e ligjeve pa asnjë kundërshti.

Petët e lakrorit po hapen! Do të hapen edhe më shumë ditët në vijim. Shqiptarët duhet të qartësohen se Berisha-Meta-Rama janë treshja oligarkike që i gjenë bashkë kudo, si në politikë ashtu dhe në biznes, media apo në botën e krimit.”