28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Lëkurë dhe Flokë të Shëndetshme edhe në Dimër – Çfarë Duhet të Dini

I ftohti, lagështira dhe ngricat ndikojnë të parën lëkurën dhe flokët.

Në fakt si çdo ekstrem tjetër atmosferik dhe nuk janë të paktë njerëzit që në periudha të caktuara të vitit kanë probleme me lëkurën dhe flokët.

Në vjeshtë flokët bien, në verë digjën më shpejt, në dimër hollohen e dëmtohen nga i ftohti e po kështu me lëkurën e cila thahet e plasaritet.

Për të zgjidhur të gjitha këto problem pavarsisht tipit të flokut apo lëkurës që keni ndini këshilla e mëposhtëme nga AgroWeb.org.

Temperatura e dushit

Në dimër nuk ka asgje si një dush i ngrohtë, por nga tani mendojeni dy herë këtë.

Një dush i  zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj.

Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura.

Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.

Mbulohuni

Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato.

Kështu, AgroWeb.org ju sugjeron që të mbroni flokët dhe lëkurën nga ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ftohtë i cili i dëmton.

Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët, dorëza dhe tashmë keni një arsye më shumë për të mbajtur edhe maskën kundër Covid-19.

Konsumoni yndyrna

Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve.

Konusmoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Hidratohuni

Pavarisht se mund të jetë shumë ftohtë dhe nuk ju shkon mendja tek uji, kjo është një arsye më vetë përse duhet të konsumoni ujë.

Qëndroni gjithnjë të hidratuar pasi uji ju ndihmon të mbani organizmin të shëndetshëm.

Merrni vitaminë C

Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës C, si nga frutat, perimet apo barishtet jeshile.

Vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trup, një proteinë që mban lëkurën të re.

Kundër skuqjes së hundës

Kur qëndroni jashtë në të ftohtë për një kohë të gjatë e para që e pëson është hunda.

Ajo fillon e skuqet për shkak se i ftohti prek indet dhe venat, ndaj për të parandaluar këtë vendosni pak vaj ose krem në këtë zonë dhe mbajeni të mbuluar sa më shumë.

Larja e flokëve

Flokët kanë nevoj për më shumë hidratim gjatë dimrit ndaj përgjysmoni larjet me shampo.

Kujdes me ekspozimin nda të ftohtit, por edhe ndaj ajrit të thatë të kondicionerëve apo tharëses.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i hidratoni sa më shumë me maska të pasura me vaj ulliri apo vaj kokosi para se t’i lani.

Buzët e çara

Gripi, i ftohti apo hidratimi i keq të gjithë këto ndihmojnë në çarjen e lëkurës së buzëve.

Për t’i mbajtur sa më të buta bëni trajtime teksa jeni në shtëpi me pak sheqer e mjaltë duke i fërkuar lëhtë buzët.

Në këtë mënyrë do të largoni lëkurën e vdekur e më pas hidratojini me krem të posaçëm.

Një krem të posaçëm për buzët mbajeni edhe jashtë shtëpisë dhe aplikojeni disa herë në ditë për tu mbrojtur nga i ftohti.

Duart e thata

Për të parandaluar tharjen e duarve, vendosni krem ​​hidratues pas larjes së tyre.

Këtë bëjeni disa herë gjatë  ditës për të pasur duar sa më të buta.

Nëse keni duar shumë të thata përdorni një krem të pasur me shumë vajra në mënyrë që të arrihet hidratimi I plotë.

Gjithashtu mbrojini nga i ftohti jashtë shtëpisë me doreza leshi e ndërsa për të kryer punët e shtëpisë sërish përdoni doreza llastiku në mënyrë që të mos i acaroni./AgroWeb.org

Si të Mbillni dhe të Kujdeseni për Krizantemën

Krizantema ose siç njihet ndryshe Lulja e Vjeshtës, është një nga lulet më popullore në botë, duke u renditur e dyta pas trëndafilit.

Emri i saj vjen nga Greqishtja e lashtë. Chrysos përkthehet në flori dhe anthemon përkthehet në lule.

Në botë numërohen mbi 40 lloje të egra të lules dhe mijëra varietete të tjera të kultivuara nga njeriu.

Lulja e Vjeshtës është kultivuar për herë të parë në Kinë dhe gjurmët më të hershme të kësaj praktike datojnë që në shekullin e 15-të para Krishtit.

Vetëm pas dy shekujve, kjo lule iu prezantua më në fund Perëndimit.

Simbolikat Interesante Të Lules së Vjeshtës
Në varësi të ngjyrës dhe kulturave të ndryshme, krizantema simbolizon lumturinë, gëzimin, dashurinë por edhe trishtimin.

Në disa vende evropiane, kjo lule simbolizon vdekjen dhe për këtë arsye përdoret kryesisht në ceremony mortore.

Në Shtetet e Bashkuara, kjo lule ka një simbolikë gazmore dhe positive.

Në Kinë, krizantema bën pjesë në grupimin elitar të luleve që mban emërtimin “ Katër Zonjat” ku futen: lulja e kumbullës, bambuja dhe orkidea të cilat në vetvete përfaqësojnë edhe katër stinët.

Orkidea përfaqëson pranverën, bambuja përfaqëson verën, krizantema vjeshtën dhe lulja e kumbullës dimrin.

Krizantema konsiderohet edhe si simbol i fronit dhe vulës perandorake në Japoni. Në nder të kësaj luleje, në Japoni organizohet edhe Festivali i Lumturisë.

Si Të Mbillni Dhe Kujdeseni Për Lulen e Vjeshtës në Shtëpi
Ekspertët e hortikulturës rekomandojnë që për mbjellje në shtëpi apo në kopësht të zgjidhni varietetin “Clara Curtiss”, lulet e së cilës vijnë me ngjyrat rozë, të kuqe, të verdhë, portokalli dhe të bardhë.

Kjo lule mbillet përgjithësisht në pranverë, nga fara apo fidani i gatshëm dhe deri në nëntor, ajo ka kohë jo vetëm të lëshojë rrënjë të forta por edhe të lulëzojë me bollëk.

Ekspertët thonë se mbjellja nga fara mund të jetë një aventurë, ndaj më lehtë është të mbjellësh një fidan të gatshëm.

Ajo ka nevojë për terren argjilor dhe shumë ndriçim nga dielli, minimalisht 6 orë në ditë

Krizantema i toleron temperaturat e ulëta të vjeshtës dhe dimrit por niveli i tolerancës arrin deri në -10 gradë, gjithnjë nëse toka nuk është tepër e lagur apo e ngrirë.

Sa i përket ujitjes, ajo duhet të jetë e përditshme por duhet ndërprerë në dimër, kohë në të cilën, lulja duhet të jetë më e mbrojtur. /AgroWeb.org

Kaosi në Kuvend/ Ambasada britanike: Jemi të shqetësuar….

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar në lidhje me kaosin e shkaktuar së fundmi në Kuvend, me pretekstin që mazhoranca refuzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada britanike bën me dije se janë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit, teksa i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës

Reagimi:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

VOA/ Tirana, tensionet në parlament, ambasada SHBA “e shqetësuar”

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”. Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, të cilat prej disa javësh kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të organit ligjvënës të vendit, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. Ambasada nënvizon më tej se “mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”.

Deputetë të opozitës, kanë zgjedhur bllokimin e seancave të parlamentit por dhe pengimin e punës së komisioneve parlamentare, si shenjë proteste ndaj “shkeljes së të drejtave të kushtetuese” përmes mohimit të ngritjes së disa komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e djathtë, si dhe ndaj përpjekjeve të shumicës sipas saj “për të ndikuar emërimet e përfaqësuesve të opozitës”, duke ju referuar përfaqësuesit në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore.

Shumica nga ana e saj, i është mbajtur linjës se lidhur me komisionet hetimore ajo po respekton interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe se është e gatshme të ulet me opozitën, për të diskutuar mbi objektin e tyre “që të jetë në respekt të Kushtetutës”.

Parlamenti nodhet në momentin e diskutimit e një prej dokumentave më të rëndësishëm siç është buxheti i shtetit. Por puna e komisioneve u reduktua në zhvillimn e mbledhjeve online, ndërsa seanca e djeshme, për miratimin në parim, u mbyll me votimin në kohë rekord, në më pak se 5 minuta./ VOA

”Dhuna dhe bojkoti e kanë çuar mbrapa PD-në”, Agalliu: Bllokimi i Parlamentit bëhet për interesa personale. Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi se kolegët e tij që bllokojnë punimet e Parlamentit nuk e bëjnë këtë për të protestuar ndaj shkeljes së të drejtave të opozitës, por për arsye të tjera.

“Unë dhe Partia Demokratike distancohemi nga aktet e dhunës dhe nga bojkoti. Historiku i PD-së ka treguar që dhuna dhe bojkoti e kanë çuar mbrapa këtë parti.

Interesant është fakti që në komisionet “online” morën pjesë ata deputetë që i bllokuan punimet e Parlamentit duke ndezur flakadanë.

Kjo tregon që ata individë kanë arsye të tjera për bllokimin e Parlamentit”, u shpreh Agalliu në studion e “Ditarit” në A2 CNN.

“Në 30 vite nuk kishte ndodhur që për buxhetin të flitej vetëm 5 minuta. Nuk e di pse na bllokojnë neve për të folur sepse në këtë aksion ata që kanë humbur kanë qenë deputetët e tjerë të opozitës dhe qytetarët, pasi mazhoranca, me tym apo pa tym, ka vazhduar rrugën e saj.

Bllokimi i Parlamentit me karrige bëhet për interesa personale. Pse po e bëjnë pikërisht tani që drejtësia po i thërret një e nga një, qoftë majtas e qoftë djathtas?”, shtoi më tej Agalliu.

Deputeti nënvizoi më tej se këtë opozitë shqiptarët nuk e duan.

“Nuk luftohet korrupsioni me ish të korruptuar. Këtë e them për këdo, majtas e djathtas. Me riorganizimin e partisë, që mbyllet në dhjetor, vijojmë me betejën tonë, në mënyrën tonë, pa dhunë e bojkot, por diskutime brenda institucioneve”, theksoi Arbi Agalliu.

Vendimi i Apelit për Malltezin/ Ironizon Lapardhaja: Nëse drejtësinë e ka kapur Edi Rama, na paska marrë peng Berishën me gjithë familje

Vendimin e Gjykatës së Apelit, që lë në arrest shtëpie dhëndrin e Sali Berishës, e ka komentuar në një postim në rrjetin social facebook gazetari Namir Lapardhaja.

Lapardhaja shprehet se vendimet e Apelit janë të padiskutueshme, por i njëjti standard duhet të ndiqet edhe nga Berisha në raste të tjera, si në rastin e Zhukrit dhe rrëzimin e tij nga Gjykata e Apelit, çka bën nul çdo vendim dhe veprim të Rithemelimit.

“Apeli është më lart se Shkalla e Parë, edhe kur bëhet fjalë për Malltezin, që e lë në arrest shtëpie, edhe kur bëhet fjalë për vendimin e Zhukrit, që e hedh në koshin e plehrave dhe bën nul gjithçka ka ndërmarrë ligjërisht Rithemelimi.” – shkruan ai.

“Me këtë vendim të sotëm, – vijon më tej Lapardhaja, – prishet “skema” e Berishës që Gjykata është në shërbim të Edi Ramës… Ja, pra, që s’qenka… Ose është në shërbim të Ramës dhe Rama po të bën shërbimin e radhës, duke të amnistuar dhëndrin, sepse i duhesh në lojë për të të treguar me gisht. Pra, ju paska marrë peng si familje.”

 

Postimi i plotë i gazetarit Namir Lapardhaja:

“Vendimet e gjykatave nuk diskutohen. 

Aq më shumë kur bëhet fjalë për vendime të Gjykatës së Apelit. 

Kjo vlen në të gjitha rastet dhe jo sipas interesit politik, momental dhe vetjak. Prokuroria ngre akuza, avokatia mbron të akuzuarin, gjykata i vërteton ose i rrëzon. Gjykata është mbi palët dhe jo me palët. 

Kjo vërteton se nuk ka asnjë sulm politik nga sistemi, mirëpo ka një hetim që mund të finalizohet, por edhe mund të rrëzohet. 

Kjo është e mira e demokracisë, në dallim nga diktatura. 

Ajo që është e papranueshme është të sulmosh prokurorinë dhe gjykatën mëngjes e mbrëmje, të shantazhosh prokurorë dhe gjykatës, duke u fshehur pas siglave partiake dhe pas militantëve, duke e shndërruar selinë në bunker prej nga lëshon përditë breshërinë e shpifjeve dhe të sharjeve, pa u ndalur dhe pa pasur asnjë skrupull. 

Apo t’i fshihesh vendimit duke mos u paraqitur  në Gjykatë, por duke vajtur e duke i vënë flakën Parlamentit, me shpresën se zjarri do djegë akuzën e Prokurorisë së Posaçme.

Apeli është më lart se Shkalla e Parë, edhe kur bëhet fjalë për Malltezin, që e lë në arrest shtëpie, edhe kur bëhet fjalë për vendimin e Zhukrit, që e hedh në koshin e plehrave dhe bën nul gjithçka ka ndërmarrë ligjërisht Rithemelimi.

Se me këtë vendim të sotëm prishet “skema” e Berishës që Gjykata është në shërbim të Edi Ramës. 

Ja, pra, që s’qenka. 

Ose është në shërbim të Ramës dhe Rama po të bën shërbimin e radhës, duke të amnistuar dhëndrin, sepse i duhesh në lojë për të të treguar me gisht. Pra, ju paska marrë peng si familje.

Askush prej magjistratëve të Apelit që kanë bërë një hok shkollë nuk do t’ia lejonte vetes të keqpërdorej nga politika. 

Sidomos pas Reformës në Drejtësi që kanë më shumë pavarësi dhe kushte më të mira ekonomike. 

Ndaj çdo sulm që Sali Berisha lëshon përditë ndaj sistemit të drejtësisë duhet t’i përdoret kundër në gjykatë.”

Operacioni i SPAK/ Karamuço zbulon detajet: Ka në qendër linjën e trafikut të kokainës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në “Tirana Live” për arrestimin e 11 personave, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani.

Ai ka thënë se këto arrestime janë bërë në kuadër të bashkëpunimit me partnerët europian dhe hetimet kanë marrë shumë kohë. Karamuço theksoi se mbi këtë grup rëndojnë akuza kryesisht mbi lëndën narkotike kokainë dhe akuza të tjera si vrasja.

“Këto arrestime janë në kuadër të bashkëpunimit me partnerët europian që ne kemi. Ky është një hetim që ka marr kohë nga ana e vendeve europiane dhe ka nisur nga Holanda dhe deri në vendin tonë. Nuk jam në dijeni që ka nisur që nga Sky. Bëhet fjalë për një linjë trafiku që kishte dhe shqiptarë të përfshirë. Tani është marrë masa e parë dhe do të presim se si do vazhdojë.

Kryesisht është kokaina, pastaj vijnë dhe lëndët e tjera narkotike. Linja e trafikut të narkotikës është linja kryesore, më pas vijnë dhe akuza si vrasje, për shembull është ngritur tentativa për vrasjen e dy vëllezerve në Britaninë e Madhe”.

Sa i përket Breçanit, Karamuço tha se mbështetja e efektivëve të policisë ndaj grupeve kriminale nuk ka munguar asnjëherë, si në transportin e lëndëve narkotike apo dhe në mbrojtje.

“Ne po shikojmë që dhe në rastin e Laçit dhe aktual që këto grupe kanë mbështetje nga ana e efektivëve të policisë, si mbështetje në transportin e lëndëve narkotike, apo në mbrojtje. Ne presim spastrimin nga ana e SPAK, por duhet të kërkojmë dhe falje për këta shefat që kanë ndihmuar bandat në të gjithë Europën. Pra, përveç falenderimeve ne duhet të kërkojmë dhe falje për këto përfshirje”.

BIRN: Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale

Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust./BIRN

“Buxheti kaloi për 5 minuta”/ PD dorëzon amendamentin për ndryshime në Kuvend: Ja çështjet ku kërkohet rritje e fondeve dhe si mund të përballohet efekti financiar

Partia Demokratike ka prezantuar një nga tetë amendamentet e paraqitura në Kuvend për ndryshime në Projekt Buxhetin për vitin e ardhshëm.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja Merita Bakiu, tha se propozohet rritja e buxhetit deri në masën 5 përqind të GDP për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Sipas saj, “efekti financiar do të përballohet nga ulja e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP”

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, dje u kalua për 5 minuta buxheti i vitit 2024. Ky buxhet nuk është gjë tjetër vetëm një buxhet dhe paketë fiskale që nuk mbështet ekonominë reale. Nuk mbështet sipërmarrësin dhe profesionistin e lirë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, turizmin, pensionitët, shtresat në nevojë, ish të përndjekurit, rininë. Ky buxhet mbështet vetëm oligarkët.

Partia Demokratike ka paraqitur 8 amendamente të cilat synojnë që ky buxhet të kthehet në shërbim shqiptarëve. Personalisht, si anëtare e Komisionit për Arsimin, kam depozituar një amendament që kërkon rritjen e fondeve për arsimin.

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja z. Merita Bakiu propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1, totali i buxhetit të planifikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është në vlerën 52223 milion lekë, të bëhet në vlerën 104444 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Arsimi është një nga sektorët më të rëndësishëm. Rritja e financimit të këtij sektori është jetik. Prej vitesh arsimi ka qenë i nënfinancuar krahasuar me nevojat reale. Me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në të gjitha nivelet, rritjen e investimeve në infrastrukturë (shkolla e kopshte), rritjen e konsiderueshme të pagave të stafeve akademike, rritjen e financimit të studentëve për të përballuar efektet e rritjes së çmimeve, propozojmë rritjen e buxhetit deri në masën 5% të GDP-së për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Duma: Komisioni i inceneratoreve u ngrit sepse SHBA mbështetën kërkesën e Bashës

Drejtuesja e emisionit Top Story, Grida Duma, ka sjellë në kujtesë debatin mbi ngritjen e komisionit hetimor të inceneratorëve. Një komision hetimor i ngritur dhe drejtuar nga PD e Bashës, i cili mundësua edhe nga këmbëngulja e ambasadës amerikane, pasi edhe atëhere, mazhoranca e Ramës mbante qëndrime bllokuese. Nënteksti është i qartë, me Foltoren të izoluar politikisht dhe ndërkombëtarisht, nuk ka asnjë shans që kërkesat e grupit të Berishës të pranohen.

Deklarata e Dumës:

“Siç edhe e vërtet është që, ne dimë pak më shumë sesa ajo që thuhet formalisht, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada ka qenë e investuar që ai komision i inceneratorëve, në një farë mënyre të shtyhet. Ose së paku kanë qenë aktiv në ndjekjen e procedurave të atij komisioni. Tani unë dua të bëj real politik, ose dua të them të vërtetën e kësaj politike. Nuk është çështja të jem politikisht korrekt e mos ta përmend këtë.”