23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Imoraliteti i Aktit Rama-Berisha ndaj SPAK

Nga Sidi Hasanaj 

Imoraliteti i aktit Rama-Berisha si koherenca mes veprimeve dhe vendimeve të përbashkëta të tyre ndaj drejtësisë dhe SPAK. Koherencë sot më e qartë se asnjëherë tjetër, kur paralelisht Bledi Çuçi në emër të PS sulmonte ashpër z.Altin Dumani, ndërkohë që Berisha me lakejt e tij ndizte flakadanë të kuq kundrejt SPAKut, në sallën e parlamentit.

Çuçi mundohei të delegjitimonte Dumanin nga posti i titullarit të SPAK, duke thënë se qëndrimi i Dumanit për qeverinë (e korruptuar sipas tij) në komisionin e Integrimit, është qëndrim personal i tij dhe jo institucional.

Pra Çuçi dhe PS (Rama më saktë) po tenton të zhveshë A.Dumanin nga kostumi i titullarit të SPAK duke e portretizuar gradualisht si një individ me axhendë personale, larg asaj institucionale.

Pra po mundohen të distancojnë institucionin (SPAK) nga drejtuesi i saj (Dumani), si prologue i një lufte mes PS dhe Dumanit .

Berisha pak më primitiv dhe vulgar në mendime, ndez flakadanë në Kuvend sepse sipas tij Rama ka urdhëruar SPAKun dhe “larot e tij atje” të hetojë aferën “Partizani”.

Berisha tenton ta delegjitjmojë Dumanin dhe SPAK duke i përkufizuar si “satelitë në orbitën e Edi Ramës”.

Mirëpo ky imoralitet (intrigë, mungesë sinqeriteti, urrejtje dhe luftë pushteti ndaj Drejtësisë) i akteve të përbashkëta Rama-Berisha, i pllakosur tashmë në arkivat e deklaratave mediatike, paradoksaliaht rrëzon qëndrimin e Berishës dhe Ramës:

Dumani nuk mund të jetë edhe kundërshtar i PS (tashmë zyrtarisht pas linçimit që kreu i grupit parlamentar të PS i bëri) siç thotë Rama, edhe vegël e Ramës siç thotë Berisha.

Mirëpo faktet që kemi janë sulmet që Rama-Berisha i kanë bërë SPAKut.

Atëherë lind pyetja:

Po sikur SPAK të jetë armik i PS Ramës dhe Berishës?

Po sikur faktet, pra sulmet e Ramës e Berishës ndaj Dumanit, përtej retorikës, të tregojnë të vërtetën e madhe:

Rama dhe Berisha po sulmohen për vjedhjet e tyre nga SPAK dhe po mbrohen duke u kundërpërgjigjur?

Ne e dimë që makineria e propagandës së Ramës është e fortë, nëse SPAK do ishte vegël e tyre, propaganda për të do ishte non stop për ta lartësuar punën e saj… por propaganda e rilindjes ndezi motorët për të sulmuar Dumanin dhe SPAK.

Fakte që tregojnë se sa imoralë janë aktet koherente dhe në unison të Ramës e Berishës, ndaj pushtetit të Drejtësisë!

Por fakte që vetëm i japin kredibilitet dhe legjitimitet Altin Dumanit dhe SPAK mes qytetarëve Shqipëtarë!

PD distancohet nga dhuna dhe bojkoti/ Agalliu: Buxheti i qeverisë korruptiv, kemi dorëzuar amendamentet tona!

Partia Demokratike vijon të mos bëhet pjesë e dhunës dhe e kaosit, duke mbajtur një distancë higjenike.
Pavarësisht kësaj, çdo ditë deputetët e PD-së kanë denoncuar problemet e projekt-buxhetit të qeverisë për vitin 2024 dhe kanë bërë amendamentet e tyre.

Në një dalje nga selia e Partisë Demokratike, sekretari për programin, deputeti Arbi Agalliu, ka thënë se shqiptarët e kanë kuptuar se kush janë ata që vetë e ndezin dhe vetë e fikin zjarrin në Parlament, sepse kanë halle personale me drejtësinë dhe SPAK-un.

“Ndërsa disa të tjerë, – ka vijuar më tej Agalliu, – përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, project-buxhetin për vitin 2024.”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI PËR PROGRAMIN DHE DEPUTETI ARBI AGALLIU

Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.
Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.
Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.
Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.
Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.
Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.
Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.
Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.

Eduard Zaloshnja: 2 milionë në emigracion! Edhe sa do të vazhdojë hemoragjia…?

Nga sondazhi i fundit periodik mujor që zhvillova për Report TV, rezulton se plot 62% e shqiptarëve nuk kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë, ndërkohë që plot 80% nuk kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Këto shifra tregojnë se 3/5 e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë, por nga ana tjetër, vetëm 1/5 kanë shpresë tek opozita.

Pakënaqësia aktuale e ndërthurur me mungesën e shpresës përbëjnë një koktejl të fortë nxitës të dëshirës për emigrim – rreth 60% e shqiptarëve kanë dëshirë të emigrojnë, në qoftë se u krijohet mundësia (sipas disa sondazheve ndërkombëtare të kryera vitet e fundit në Shqipëri).

Nga një analizë që bëra në tetor për shqiptarja.com, rezultoi se rreth 2 milionë shtetas shqiptarë nuk banojnë aktualisht në Shqipëri (janë në emigracion permanent, e jo me qendrime disa-mujore jashtë vendit). Më 2011, kur u bë Censi i fundit, kjo shifër ishte rreth 1.5 milionë. Më 2001, kur u bë Censi i parafundit, ishte pothuaj 1 milion. Ndërsa më 1989, kur u bë Censi i fundit komunist, kjo shifër ishte e papërfillshme (sepse emigracionin e pengonin telat me gjemba atëherë).

Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodeve të mëdha, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia shqiptare. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43.5% në emigracion).

Që kjo tkurrje e vazhdueshme e popullsisë autoktone të ndërpritet, ose të paktën të ngadalësohet, duhet që të ringjallet shresa tek qytetarët e thjeshtë të vendit (e jo vetëm të Tiranës, e cila përjeton vazhdimisht rritje popullsie). Opozita aktuale nuk jep shpresë. Qeveria Rama ka bërë të kënaqur ose gjysëm të kënaqur vetëm 38% të shqiptarëve.

Çfarë mbetet? Lindja e një force të re politike, të aftë për të energjizuar një masë të madhe të elektoratit të pakënaqur dhe të besueshme mjaftueshëm për të krijuar shpresë se gjërat do të shkojnë më mirë në të ardhmen, se sa aktualisht…

Studimi/ Shqipëria e fundit në Europë për kërkim shkencor

Në një kohë kur shkencat dhe inovacioni po zhvillohen me një ritëm të shpejtë, duket se Shqipëria po renditet e fundit në rajon për kërkim shkencor.

Studimi i prestigjiozes Science mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Europës në fushën e fizikës, biologjisë, kimisë, matematikës, mjekësisë, bioteknologjisë, inxhinierisë dhe shkencave të tokës e hapësirës.

Sipas numrit të botimeve shkencore të publikuara, e cila funksionon si parametër të matjes së kërkimit shkencor, Shqipëria renditet e fundit në Europë.

Shqipëria rezulton me 6 artikuj të botuar për 100 mijë individë, që përllogaritet si niveli më i ulët në të gjithë Europën.

Në një vështrim rajonal, kryeson Serbia me 69artikuj për 100mijë individë, Mali i Zi ndjek me 50, Maqedonia e Veriut me 21 dhe Kosova me 15.

Shqipëria ka treguar një mungesë të dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kjo ka sjellë një hendek të thellë në kapacitetin shkencor dhe inovativ të vendit.

Në një kohë kur shkenca dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social, mungesa e përpjekjeve serioze për të fuqizuar këtë sektor po bëhet një pengesë e rëndë për Shqipërinë. Ndërkaq, vendet e tjera të rajonit po përfitojnë nga investimet e tyre në kërkim dhe zhvillim për të ndërtuar një ekonomi më inovative dhe të qëndrueshme.

Sipas ekspertëve të fushës, një nga problemet kryesore është edukimi shkencor i kufizuar dhe mungesa e programeve të specializuara në nivelet e larta të arsimit.

Studentët shqiptarë shpesh janë të detyruar të kërkojnë mundësi për shkollim dhe trajnim jashtë vendit për të përfituar nga njohuritë dhe teknikat më të fundit në fusha të ndryshme shkencore.

Gjithashtu, një tjetër problem që ka ndikuar në renditjen e ulët të Shqipërisë në kërkim shkencor është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e lidhjeve të dobishme me institucione dhe organizata të tjera shkencore. Kjo e ka bërë të vështirë pjesëmarrjen aktive të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë në projekte ndërkombëtare dhe shkëmbim të njohurive./monitor

VIDEOLAJM/ Gafa e Lindita Nikollës: Janë prezent në votim 73 deputetë! Buxheti i 2024 miratohet me 83 vota?!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.

Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartona jeshil.

Nikolla tha se në sallë ishin prezent 73 deputetë të maxhorancës. Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota.

Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro. I habitshëm mbetet fakti se si u bënë 83 vota, ndërkohë që ishin prezent në sallë vetëm 73 deputetë.

Pas lajmit te botuar nga Panorama.al, zyra e shtypit te Kuvendit me ane te nje njoftimi te shkurter te shperndare me whatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”.

LINDITA NIKOLLA: 73 deputetë janë prezent në votim!

Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 61 /2012, “Për akcizat ne Republikën e Shqipërisë””, te ndryshuar”. (Shqyrtimi ne parim)

*****Lindita Nikolla: 73 pro miratohet në parim**********

Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9920, date 19.5.2008, “Per procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) 5. 6. 7. 8. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombëtare”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) Projektligj “Per disa shtesa ne ligjin nr. 92/2014, “Per tatimin mbi vleren e shtuar ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar”.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

(Shqyrtimi ne parim) Projektligj “Per buxhetin e vitit 2024”. (Shqyrtimi ne parim) Diskutime per <;eshtje jashte rend it te dites.

Lindita Nikolla: 83 pro miratohet në parim?

Ahmetaj në arrati nga SPAK, por PS-ja nuk e përjashton nga Grupi Parlamentar

Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët nëse PS ka përjashtuar nga grupi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.

Ai u shpreh se nuk e kanë përjashtuar sepse sipas tij nuk ka arsye, ndërsa i pyetur se përse nuk është vepruar si në rastin e Saimir Tahirit, ai tha se ky i fundit ishte prezent, ndërsa Ahmetaj nuk është.

“Nuk e kemi përjashtuar Arben Ahmetaj. Nuk kemi marrë vendim, nuk ka arsye. Çfarë arsye ka ai, ka punë me drejtësinë.

Problem është që nuk është prezent. Saimir Tahiri ka qenë prezent”, tha Çuçi në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit.

PS sulmon hapur SPAK-un/ Blendi Çuçi: Dumani të shohë punën e tij dhe të mos japë opinione personale

SPAK ka marrë këto kohë sulme të paprecedenta nga Sali Berisha. Edi Rama ka qenë më i rezervuar dhe goditjet e SPAK-ut ndaj qeverisë së tij ka dashur t’i shndërrojë në ‘fitore’ elektorale dhe në mbështetje ndaj sistemit të drejtësisë.

Sigurisht që nuk është i sinqertë në këtë gjë, mirëpo përballë një Berishe që sulmon mëngjes e mbrëmje drejtësinë, ai e ka më të lehtë për ta mbrojtur, edhe kur bëhet fjalë që drejtësia merr në hetim njerëz të afërt të tij.

Sot ka qenë kreu i Grupit Parlamenter të PS-së, Blendi Çuçi, i cili, ndonëse nuk njihet për agresivitet, ka bërë një sulm të paprecedent ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Dumanit, se ai është i gatshëm t’i dëgjojë rekomandimet e kominisoneve parlamentare, Çuçi ka qenë i prerë.

“Përsa i përket vlerësimit apo opinionit që ka dhënë kreu i SPAK-ut në Këshillin e Integrimit, ai është një opinion krejt personal.” – u shpreh Çuçi.

“Drejtuesi i SPAK-ut të bëjë drejtuesin e SPAK-ut, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ta bëjnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.” – përfundoi ai.

Sot ndeshja e Kombëtares me Ishujt Faroe, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Mbahet sot ndeshja mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë disa rrugë në Tiranë do të bllokohen.

NJOFTIMI I POLICISE
Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”.

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

• Federatën Shqiptare të Futbollit;
• Policinë Bashkiake;
• Shërbimin Zjarrfikës;
• Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
• Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pré e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Mes tymit e flakës, miratohet projektbuxheti 2024

Seanca më e rëndësishme e vitit në Parlament, ajo për miratimin e buxhetit, ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe 40 sekonda.

Kjo, për shkak të tensioneve dhe tymueseve të hedhura në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Ka qenë kjo arsyeja, që mazhoranca ka miratuar në parim projekt buxhetin për vitin 2024, me 83 vota pro, pa debat.

Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.

Rritet çmimi i vajit të ullirit në Spanjë, banorët e vjedhin, supermarketet vendosin zinxhirë

Supermarketet spanjolle kanë bllokuar me zinxhirë vajin e ullirit për shkak të rritjes së vjedhjeve. Shishet me një litër vaj ulliri ekstra të virgjër shiten deri në 14.5 euro (15.77 dollarë) në disa supermarkete, duke e futur vajin e ullirit në kategorinë e produkteve që shitësit me pakicë të përshtaten me etiketat e sigurisë, krahas pijeve alkoolike, kozmetikës dhe pajisjeve dhe për rrjedhojë duke qenë se spanjollët e përdorin shumë këtë vaj kanë nisur ta vjedhin.

“Ne po shohim një rritje të madhe të vjedhjeve në dyqane,” tha Ruben Navarro, CEO i zinxhirit të supermarketeve Tu Super, i cili operon në 30 dyqane në rajonin e Andalucia të Spanjës.

Vaji i ullirit është bërë një produkt ideal për ta vjedhur”. Çmimet e vajit të ullirit, tashmë zyrtarisht në 8 euro për litër, janë rritur me 150% gjatë dy viteve të fundit në Spanjë pasi një thatësirë ​​përvëluese në jug ka dëmtuar të korrat e ullirit.

Bandat e organizuara kriminale po vjedhin naftën për ta rishitur, tha Navarro. Që nga shtatori, Tu Super ka lidhur me zinxhir shishe të mëdha vaj ulliri 5 litra dhe i ka mbyllur në rafte për të parandaluar vjedhjen.

Tu Super nuk është i vetmi që forcon sigurinë: në disa supermarkete Carrefour dhe Auchan në Madrid, shishet me një litër janë të pajisura me etiketa sigurie që duhet të hiqen nga stafi. STC, një kompani spanjolle që ofron zgjidhje kundër vjedhjes për shitësit me pakicë, pa një rritje 12-fish të porosive këtë verë nga supermarketet për pajisje për të mbrojtur shishet e vajit të ullirit, tha për Reuters partneri menaxhues Salvador Canones.

Policia spanjolle ka zbuluar gjithashtu vjedhjet e vajit të ullirit nga mullinjtë dhe në tetor arrestoi dy persona si pjesë e një hetimi për vjedhjen e 56 tonë vaj ulliri ekstra të virgjër. Familjet në Spanjë zakonisht blejnë vaj ulliri me shumicë për gatim.