20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Ushqimet Më Të Mira Për Të Mbajtur Në Kontroll Diabetin

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Këtu keni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2

Peshku
Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të gjelbërtat
Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët
Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi
Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.

Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arrorët
Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.

Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli
Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme./AgroWeb.org

Lumir Abdixhiku rizgjidhet në krye të LDK

Lumir Abdixhiku, rizgjidhet kryetar i ri LDK-së, me 333 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti kuvendin e 10-të zgjedhor, ku përballë kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, nuk u pranua asnjë kandidat tjetër.

Ish-deputeti Faton Bislimi pretendoi kandidaturën përballë Abdixhikut, por 6 anëtarët e kryesisë e bën të qartë se ai nuk ka të drejtë pasi nuk është delegat i zgjedhur.

Atij ju mohua e drejta e fjalës gjatë punimeve të Kuvendit. Sakaq, gjatë fjalës së tij në kuvendin zgjedhor, Abdixhiku nderoi lart veprën e themelueseve të partisë, duke kujtuar në veçanti presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Të pranishëm në sallë ishin djali i tij Ukë Rugova, dhe, ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Artan Fuga: A jemi më një shoqëri e bazuar te kultura e shkruar?

(Refleksion mbi panairin e librit)

T’i lemë rrenat!

Sipas një sondazhi në zonat të ndryshme të vendit, në vende rurale dhe urbane, sipas grupmoshave, pasurisë, etj., kryer nga një agjenci shumë e besueshme (emrin e së cilës do ta jap sapo të marr autorizimin përkatës) del se :

leximi i librave përvec teksteve shkollore,

vjen në vend të gjashtë për nga vendi që zë në interesimet e popullsisë në kohën e lirë:

Vendi i parë : vozitja në rrjetet sociale
Vendi i dytë : ndejtja pa bërë ndonjë gjë të veçantë dhe shëtitjet me miq e shokë, shoqëritë e ndryshme
Vendi i tretë: frekuentimi i kafeneve
Vendi i katërt : ndjekja e emisioneve televizive dhe e filmave në tv
Vendi i pestë : ushtrimi i një veprimtarie fizike dhe sportive
Vendi i gjashtë : leximi i librave

Kjo varion pastaj për llojin e librave, moshat, etj.

Gjithsesi një tabelë përmbledhëse për leximin e librit në veçanti rezulton si ajo më poshtë këtu.

Eshtë e qartë se leximi i librit në këtë intensitet problematik shtron pyetjen : a jemi më një shoqëri e alfabetit?

A jemi një shoqëri e alfabetizuar organikisht?

A është libri që ka marrë goditje, veçmas, apo e gjithë kultura e shkruar?

Mos jemi ribërë një shoqëri verbale dhe vizive?

Unë nuk dyshoj për këtë nga të dhënat që kam. Kjo sjell të gjitha pasojat e tjera.

Jemi ri-verbalizuar si qytetërim.

Zoti na ruajt!

Pyetja në thelb ishte : Sa lexoni?

PD, Mirela Karabina: Rasti i Ilir Beqajt, mbështesim SPAK-un dhe hetimin e thelluar. Qeveria e mbytur në zullume dhe korrupsion

Në një deklaratë për mediat, zëdhënsja e PD-së, Mirela Karabina, ka thënë se Partia Demokratike mbështet maksimalisht Prokurorinë e Posaçme përsa i përket fillimit të hetimeve ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Ne si Parti Demokratike, – u shpreh Karabina, – jo vetëm që e kemi denoncuar të parët këtë aferë, por shprehim mbështetjen tonë maksimale për organin e akuzës dhe kërkojmë që çështja të hetohet me profesionalizëm dhe me korrektësi.”

Sipas zëdhënëses së selisë blu, Ilir Beqaj është mik i ngushtë i Edi Ramës dhe rasti i aferës së sterilizimit, është treguesi më i qartë se qeveria është e mbytur në korrupsion dhe zullume.

Më poshtë deklarata e plotë e zonjës Mirela Karabina:

“Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur në mbështetjen e saj për çdo hetim dhe për çuarjen përpara drejtësisë të çdo zyrtari të korruptuar në këtë vend.

Shqiptarëve u ka munguar drejtësia, ndaj ata presin të vërtetohen akuzat penale në mënyrë që të ndërpritet balta dhe tymnaja politike.

Vetëm kështu mund të merret vesh e vërteta dhe koha e pandëshkueshmërisë të marrë fund.

Dhënia e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për koncensionin e sterilizimit, është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne si Parti Demokratike jo vetëm që e kemi denoncuar të parët këtë aferë, por shprehim mbështetjen tonë maksimale për organin e akuzës dhe kërkojmë që çështja të hetohet me profesionalizëm dhe me korrektësi.

Ne si Parti Demokratike kërkojmë nga SPAK që njëkohësisht të vijohet me inceneratorët dhe aferat e tjera të kësaj mazhorance, të cilat ne vazhdimisht i kemi bërë publike.

Dhënia e masës ndaj Ilir Beqajt, mikut të ngushtë të Edi Ramës, është treguesi më i qartë se kjo qeveri është e mbytur në zullume dhe në korrupsion.

40 hajdutët e mazhorancës kanë Edi Ramën në krye, ndaj çdo hetim dhe fillim çështjeje penale, në të vërtetë është ngushtim laku për shefin e tyre.

Partia Demokratike si e vetmja forcë euro-atlantike inkurajon hetimet, shpreh mbështetjen e saj dhe siguron shqiptarët se do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të kësaj qeverie.”

Shënim/ Ilir Beqaj, treguesi i pavarësisë dhe i mbështetjes së SPAK-ut nga SHBA dhe BE

Ka një përpjekje absurde për të relativizuar goditjet që SPAK-u vazhdimisht i ka dhënë qeverisë së Edi Ramës.

Kryesisht ky skepticizëm mbillet në media nga ata që janë objekt i Prokurorisë së Posaçme.

Një gjë e tillë bëhet për të ngritur alibinë se SPAK-u është nën tutelën e pushtetit të Edi Ramës dhe goditjet e tij janë në orkestruara.

Është për të ardhur keq që një shoqëri e ka më të lehtë të besojë “konspiracinet” se sa faktet dhe të vërtetat.

Rasti i nisjes së hetimit dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është në vazhdimësinë e asaj që Prokuroria e Posaçme, tashmë, është një mekanizëm mbi palët dhe një pushtet mbi status quo-n 30-vjeçare.

Për të rrëzuar alibinë e skeptikëve, mjafton të përmendet se Ilir Beqaj nuk është thjesht një bashkudhëtar i rrugës politike të Edi Ramës.

Ai është shumë më shumë se kaq.

Miqësia e Beqajt dhe Ramës është e hershme dhe ajo ka qenë përherë konstante, pa prishje, që prej viteve kur ata kanë luajtur basketboll me ekipin e Dinamos.

Beqaj ka qenë pjesë e ekipeve drejtuese dhe një ministër i rëndësishëm i qeverisë socialiste.

Është e paimagjinueshme një sulm i orkestruar nga Edi Rama për mikun e tij të hershëm.

Rasti i Ilir Beqajt është një tregues shpresëmadh që Prokuroria e Posaçme jo vetëm që nuk është nën ndikimin e pushtetit, por ajo është e vendosur për t’i shkuar aferave korruptive deri në fund.

Vlen të theksohet se tenderi i sterilizimit për të cilin hetohet ish-ministri Beqaj është denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike./ RD

Roland Qafoku: Qëndrimi që mban Beqja i drejtë, Berisha të bëjë të njëjtën gjë

Gazetari Roland Qafoku tha se qëndrimi që ka mbajtur ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, në përballjen me SPAK është një qëndrim shumë korrekt.

Qafoku tha se çdo politikan do duhet të mbante një qendrim të tillë në përballjen me SPAK, pasi apelimi dhe mos paraqitja përballë organit të akuzës, nuk janë sjellje që e nderojnë një politikan.

“Kur ilir Beqja thotë unë do jap dorëheqjen, përballem me drejtësinë dhe nuk bëj apelim, ky është standardi më i mirë që duhet të bëjë çdo politikan nëse e thërret SPAK-u dhe ka probleme me drejtësinë. çështje që janë me drejtësinë dhe thonë unë nuk shkoj në SPAK, janë pirueta që një politikan nuk e nderojnë.

Qendrimi i Ilir Beqajt, pavarësisht se çfarë mund të ketë akuza, unë e përshëndes qëndrimin që ai ka mbajtur dje duke u dorëzuar në SPAK, duke u vënë përballë drejtësisë duke respektuar vendimin.

Ai ka mbajtur një qëndrim korrekt të një politikani shumë të rëndësishëm në Partinë Socialiste, ai është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës”,-tha Roland Qafoku për Euronews Albania.

Afera “Partizani”, çfarë e pret Berishën nëse nuk paraqitet nesër në SPAK

Të hënën e 20 nëntorit në orën 10.00 shënohet afati i dytë në të cilin, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK, para oficeres Adelajda Metaj, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të datës 20 tetor 2023, për akuzën e korrupsionit pasiv.

Ky vendim u la në fuqi në seancën e verifikimit të kushteve më 26 tetor ndërkohë që afati i parë për paraqitjen e Berishës, ishte e hëna e parë e muajit më 6 nëntor.

Në afatin e parë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e zbatoi masën “detyrim paraqitje” duke zgjedhur të mos shkonte në afatin e caktuar në zyrën e oficeres së SPAK. Ai madje, u shfaq tek kryesia e Kuvendit me një grup deputetësh të Rithemelimit pikërisht në kohën kur duhej të ishte para drejtësisë.

Ndryshe veproi biznesmeni Fatmir Bektashi, që akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Edhe sipërmarrësi i ndërtimit, ka më 20 nëntor, afatin e dytë për tu paraqitur, sipas vendimit të gjykatës. Pas mosparaqitjes së Sali Berishës më 6 nëntor 2023, gjykata u dorëzoi avokatëve vendimin e zbardhur dhe dërgoi një letër në Kuvend, ku përpiqej ta njoftonte atë për vendimin në cilësinë e deputetit.

Sipas procedurës, nëse ish-kryeministri nuk paraqitet as në momentin e dytë të detyrimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata, SPAK mund të kërkojë zëvendësimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Masa e re, më e rëndë që mund të kërkohet është ajo e “arrestit në shtëpi” për të cilën duhet ti kërkohet autorizim parlamentit për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës.

Në orën 09.00 të së hënës, gjykata e Apelit shqyrton edhe ankimin e avokatëve të tij ndaj vendimit të shkallës së parë. Mbrojtësit e Berishës, kanë kërkuar në Apel, deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve sipas neneve 248 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale.

Apeli shqyrton njëherësh edhe ankimet e avokatëve të Jamarbër Malltezit që kërkojnë heqjen e masës arrest me burg dhe atë ndaj biznesmenit Fatmir Bektashi, për detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit.

Blogeri portugez: “Berati, qyteti që më bëri ta dashurojë Shqipërinë”

Berati dhe Gjirokastra vijnë së fundi si atraksione turistike megjithë potencialin historik dhe traditën që ato bartin, në syrin e blogerit portugez të udhëtimeve, Filipe Morato Gomes.

“Berati nuk është një qytet i madh. Por, ai,- më tha një udhëtar amerikan,- ‘po rritet brenda jush’. Dhe kështu ndodhi. E shijova vërtetë qytetin. Ishte dashuria ime e parë në Shqipëri”, shkruan Gomes, duke përmbledhur me pak fjalë ndjesitë që i la qyteti i një mijë dritareve.

Në shkrimin për udhëtimin e tij në Shqipëri, blogeri portugez veçon qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, të dyja pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gomes thekson se ishin pikërisht fotografitë e shtëpive në lagjen Mangalem në Berat, ose pamjet nga qyteti i vjetër i Gjirokastrës, ato që nxitën fillimisht kureshtjen e tij për të realizuar këtë udhëtim.

Gomes përshkruan udhëtimin e tij nisur nga Ohri i Maqedonisë. Sipas tij, udhëtimi edhe pse merr pak kohë nuk është i vështirë. Ndërsa akomodimi në një hotel brenda kalasë së Beratit ishte zgjedhja e tij për të shijuar edhe më tepër qytetin.

Gomes paraqet gjithashtu një listë të gjërave që mund të bësh gjatë qëndrimit në Berat, duke shtuar se Berati ka shumë atraksione turistike, ku qyteti në vetvete është tërheqja kryesore.

Gjërat për të bërë në Berat:

1. Vizitoni Kalanë – Kalaja e Beratit është e banuar. Brenda ka shtëpi banimi, disa restorante dhe kafene si dhe hotel për të akomoduar turistët. Kjo është një kështjellë e gjallë. Ajo është e ruajtur mirë, rrugët me kalldrëm janë rregulluar, dhe prej aty sheh një pamje të bukur të qytetit të Beratit.

2. Vizitoni Kishën e Trinisë së Shenjtë

3. Eksploroni lagjen Mangalem- Një lagje e ngatërruar dhe shumë tërheqëse, e mbrojtur nga UNESCO. Ajo është në këmbët e kodrës së kalasë dhe fasadat e shtëpive janë ndoshta imazhi më emblematik i Beratit. Rrugët janë me kalldrëm, të ngushta dhe gjarpëruese. Banesat janë pothuajse të gjitha prej guri dhe zbukurohen me dritare të shumta prej druri. Berat është më tepër, i njohur si “qyteti i një mijë dritareve”. Dhe aty kjo shprehje ka kuptim…

4. Ecni nëpër rrugët e Goricës – Në bregun tjetër të lumit Osum është Gorica. Është pothuajse si një qytet tjetër, po aq e bukur dhe tërheqëse. Nëpër rrugët me gunga kam parë fëmijë që luajnë me top, pleq që bisedojnë dhe për më tepër, shumë qetësi.

5. Shëtisni në mbrëmje në bulevardin Republika – Si në shumë pjesë të Ballkanit, gjatë pasdites deri vonë, banorët e Beratit janë jashtë në rrugë. Bulevardi Republika është vendi ku mund të shihni dhe njihni Beratin.

6. Provo speca të mbushur – Ju do t’i gjeni në shumë restorante dhe janë të shijshme. Specat janë të gjatë, shumë të ndryshme nga ata që janë në Portugali. Mbushja zakonisht bëhet me oriz, perime dhe erëza.

Projektet e turizmit/ Raporti: Ministria ka paguar, por s’ka studiuar dhe as monitoruar rezultatet

Projektet që çdo vit mbështeten me një pjesë financimi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk kanë qenë të përcaktuara qartë që në fillim dhe as të planifikuara sipas zonave me prioritet turizmin.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas auditimit në këtë institucion, ka konstatuar se nga analizimi i tre viteve ka përsëritje të eventeve ndërkohë që aktivitetet nuk janë monitoruar, siç duhet për të parë përmbushjen e objektivave të vendosur.

“Në vitin 2020 dhe vitin 2021 “Qëllimi kryesor i thirrjeve dhe tematikat e thirrjeve” kanë qenë të njëjta, të përgjithshme dhe pa një fokus të përcaktuar të nevojave që ka turizmi. – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka zhvilluar proces studimi dhe planifikimi, sipas prioriteteve që ministria duhet të ketë çdo vit, duke mos përcaktuar qartë, zonave me përparësi zhvillimin e turizmit dhe burimet turistike për të cilat do të zhvillohen këto projekte dhe të cilat më pas të do të shndërrohen në produkte turistike” thuhet në raport.
Sipas këtij të fundit, këto veprime riskun e krijimit të një procesi të pa adresuar të procesit dhe përsëritje të projekteve për fusha të njëjta, të cilat kanë ndodhur gjatë tre viteve.
Një aspekt që ka shfaqur probleme sipas KLSH është mënyra sesi është bërë përzgjedhja apo s’kualifikimi i pjesëmarrësve ku sipas audituesve relacionet mbi arsyet nuk janë të detajuar për vendimet e marra.

“Për vitin 2022, nga auditimi i procesit të vlerësimit të aplikimeve konstatohet se, Komisionit i Përzgjedhjes së Projekteve janë mbledhur me pjesëmarrjen e anëtarëve dhe kanë përpiluar procesverbale, ku japin listën e përfituesve dhe për të skualifikuarit shprehen se ka mungesë dokumentacioni ose kërkesa për financim kalon 50% të vlerës së projekti.

Në procesverbal mungon një relacion shpjegues në lidhje me s’kualifikimet, vlera e financimit që është kërkuar nga aplikuese dokumentacioni i cili nuk është dorëzuar etj, Komisioni është mjaftuar vetëm me një renditje në formë tabelore të projekteve që kanë aplikuar nga thirrja, ku dhe në tabelë nuk është argumentuar dhe sqaruar projekt për projekt se çfarë dokumentesh mungojnë dhe për projektet fituese nuk janë cituar dokumentacioni i dorëzuar nga përfituesi” thuhet në raport.
Ndërkohë për projektet e shpallur fitues nuk jepen argumente ndër vite në procesverbale nëse kanë ndikim në turizëm dhe a përputhen me prioritetet e vendosura.

Audituesit vërejnë se nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka asnjë plan monitorimi periodik me objektiva të qarta mbi këto projekte të finalizuar, e cila ka çuar në mungesën e një analize mbi ndikimin që kanë pasur dhe kanë këto projekte në zhvillimin e turizmit.

Për këtë ministrisë i është kërkuar që të marrë masa duke monitoruar periodikisht në mënyrë që të bëhet edhe një bilanc i qartë mbi eficiencën e projekteve që janë financuar me para publike./ Monitor

Nga temperatura të ngrohta në të ulëta/ Si pritet të jetë moti në vijim?

Shqipëria është përballur me luhatje të temperaturave dhe alternime të motit, ndërsa kjo situatë do të vijojë edhe në 10 ditëshin e fundit të vjeshtës.

Megjithëse kjo vlen vetëm për vranësirat dhe kthjellimet, që do të jenë në alternim vazhdimisht me njëra-tjetrën. Sinoptikanja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi, deklaroi në ditët në vijim do të kemi mot me vranësira dhe reshje.

Për sa i përket temperaturave minimalja do të jetë -3 gradë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më e lartë se 19 gradë Celsius.

“Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë bën që të ke i këtë ulje të menjëhershme të temperaturave. Gjatë ditës së sotme do të kemi mot të qëndrueshëm me mot të kthjellët. Ndërsa gjatë pasdites do të kemi prezencë të pakta të vranësirave kalimtare.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të kemi të njëjtat kushte atmosferike, ku vranësirat do të shtohet gjatë orëve të mbrëmjes. Për sa i përket erës, ajoi është me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 metra për sekondë. Ndërkohë që herë pas here në bregdet do të arrijë deri në 17 metra për sekondë, duke shkaktuar dallgëzim 2-4 ballë. Kjo situatë do të ndryshojë gjatë ditës së martë dhe të mërkurës, pasi do të ketë paqëndrueshmëri.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Do të jenë në mënyrë të herë pas hershme, fillimisht me intensitet të ulët dhe pastaj mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Hera herës në veriperëndim të vendit reshjet do të shfaqen intensive dhe problematike, kryesisht në qarqet Lezhë dhe Shkodër.

Kjo situatë do të ndryshojë gjatë ditës së enjte ku do të kemi ulje të intensitetit të reshjeve, ndërkohë që gjatë së premtes do të kemi qëndrueshmëri të kushteve klimatike. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Nuk pritet që temperaturat më të ulëta të jenë nën -3 gradë Celsius, ndërsa më e larta pritet të shënojë deri në 19 gradë në zonat perëndimore dhe gjatë bregdetit”, tha sinoptikanja.