30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit të tij”, zbardhen detaje nga hetimi për Ilir Beqajn

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e sterilizimit, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj si dhe nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Ndërkohë, GJKKO caktoi për Beqajn edhe masën e bllokimit të pasaportës, ndërkohë ish-ministri theksoi se nuk do të ankimonte masën, pavarësisht disa procedurave që nuk ishin ligjore sipas tij.

Dy raste vetëvrasjesh të shqiptarëve në Britani, më mirë vdékje se kthim në Shqipëri

Pas vetëvrasjes së shqiptarit 37-vjeçar, i cili ishte arrestuar nga policia britanike dhe do të depërtohej në Shqipëri, dhe tentativës së një shqiptari të dytë po ashtu për të vrarë veten, një protestë është organizuar në në Brook House, një objekt hetimi, i cili ka marrë plot kritika kohët e fundit, kryesisht nga të burgosur shqiptarë.

Kujtojmë që 37-vjeçari tentoi fillimisht të vriste veten, më pas u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë pak ditë më vonë, shkruan The Guardian.

Shtetasi i dyti u depërtua menjëherë pas tentativës së tij për vetëvrasje, por ai më pas u kthye sërish në Britaninë e Madhe, pasi një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të tij të dëbimit.

Një i burgosur shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Britaninë e Madhe se sa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz”, tha ai.

Shtrenjtohet “buka” e të varfërve! Fasulet kapin çmimin rekord në treg

Konsumatorët shqiptarë po paguajnë 2 herë më shumë për fasulen apo siç quhet ndryshe buka e të varfërve.

Në Korçë këtë vit fermerët prodhuan më pak fasule çka është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të çmimit të shitjes. Në treg një kilogram fasule kushton nga 450 – 600 lekë, vlerë që nuk ishte arritur asnjëherë më parë dhe kjo sipas fermerëve ka ndodhur për shkak se ata nuk morën as gjysmën e prodhimit që kishin parashikuar si pasojë e motit të paqëndrueshëm në fillim të verës i cili i dëmtoi bimët në fazën e çeljes dhe më pas të nxehtit ekstrem dhe thatësirës.

Fasulja është një ndër ushqimet që shqiptarët nuk e ndajnë nga tryeza e tyre por çmimi për ta është shqetësues ndaj thonë se do të konsumojnë më pak

Rajoni i Korçës llogarit çdo vit 2443 ha të mbjellë me fasule dhe rreth 2700 ton në vit prodhim, por në treg prodhimi vendas po konkurrohet nga ai i importit. Konsumatorët po e zëvendësojnë fasulen vendase me atë që vjen nga Egjipti dhe kushton 200 lekë për kilogram ose atë turke që shitet me 300 lekë për kilogram.

Nocioni taktik i Sylvinhos dhe ndikimi social që do të ketë ky sukses i Kombëtares!

Nga Andi Lila

Ekipi ynë kombëtar e nisi epokën Sylvinho menjëherë në një ndeshje zyrtare kundër Polonisë, e humbur në Varshavë, dhe të gjithë menduam se kjo humbje erdhi si paso që trajneri i ri nuk e njeh skuadrën dhe vendosi në fushë një sistem të ri taktik 4-2-3-1 ndryshe nga paraardhsi i tij Edi Reja që luante vazhdimisht me skemën 3-5-2 në fazen ofensive dhe 5-3-2 kur ekipi mbrohej, me këtë skemë ekipi kombëtar kishte shumë probleme në fazën mbrojtëse dhe sidomos nga krahët ku topat në thellesi në shtyllën e dytë perfunduan në gola për kundërshtaret.

Me ardhjen e trajnerit Sylvinho u vu re menjëherë që ai forcoi mbrojtjen ose më saktë skuadn në fazën mbrojtëse dhe që nuk ndryshoi në asnjë ndeshje sistemin taktik me 4 mbrojtës në vije të drejtë, Hysaj në pozicionin e tij natyral nga e djathta që rilindi dhe ishte një nga më të mirët. Zbulimi i trajnerit ishte Mitaj, mbrojtës i majtë që ishte thjesht fantastik dhe shpesh herë manovra ofensive nga linja e fundit nis pikerisht nga krahu i majtë. Ndersa dyshja e qendrës Gjimshiti-Ismajli ishin një siguri dhe patën rritje në çdo ndeshje.

Pika më e forte e kësaj skuadre është mesi i fushës me dyshen përpara mbrojtjes Ramadani-Asllani (double six), kimia midis tyre është e dukshme, Ramadani është muri i parë në mesfushë, për çdo aksion të kundërshtarit dhe Asllani që nuk e kam parë asnje herë të pasojë pa adresë dhe është ai që e nxjerr topin nga mbrojtja dhe të lidhi repartet kur ne kemi topin, gjithashtu goditjet nga distanca e bëjnë këtë lojtar të një niveli shumë të lartë.

Bajramin mund ta quaj pa frikë futbollistin vendimtar në këto eliminatore, ai merr pjesë në çdo aksion sulmues të Kombëtares, ka shënuar gola shumë të rëndësishëm, sidomos ai me Republiken Çeke në Pragë, ky futbollist ka lirshmeri nga trajneri Sylvinho të shkeli të gjithë fushën dhe të kërkojë topin në zona të lira midis repartit të mbrojtjes dhe mesfushës kundërshtare dhe shpeshherë është shumë i rrezikshëm me diagonalet e shkurtra nga vija e dytë dhe elementi suprizë për kundërshtaret bën që trajneri Sylvinho të ketë një rruge dalëse të sigurtë në manovrën ofensive me këtë lojtar.

Risia që solli trajneri Sylvinho me ardhjen e tij ishin sulmuesit ansorë që i kërkoi të ishin me kemvën e kundërt në krahun e kundërt, pra Asani një majtosh luan nga e djathta, ndersa Seferi luan me kembën e djathtë dhe luan në anën e majtë të sulmit. Trajneri kërkon në çdo rast që sulmuesit ansorë të futen nga qendra dhe të godasin portën (na kanë dhuruar gola spektakolarë) të asistojne, të futen ne triblime, në lojën 1vs1, të shkojnë gjithmonë në shtyllën e dytë kur topi luhet në krahun e kundërt dhe më e rëndësishmja të kthehen në fazen mbrojtëse deri në linjat e fundit. Gjithashtu trajneri Sylvinho preferon që sulmuesi kryesor të sakrifikojë shumë, të tërhiqet dhe ti lirojë hapsira sulmuesve të krahut, por dhe nr.10 që vjen në befasi. Cikalleshi ka sakrifikuar shumë duke e berë në mënyrën më të mire atë që i kërkon trajneri dhe kjo eshte arsyeja që ai është një titullar në çdo ndeshje. Goli kundër Moldavise me penallti do ta zhbllokoje këtë lojtar. Kemi parë gola spektakolarë nga distanca dhe jemi mahnitur nga Asani-Bajrami-Asllani por mendoj që akoma nuk kemi parë gol me goditje jashtë zone nga Cikalleshi, unë e pres dhe mendoj qe do bëj goditjen e tij.

Berisha, po e le në fund si qershia mbi tortë, në vlersimin tim modest mendoj qe ky portier është me i miri që unë kam parë dhe kam patur fat ta kem shok skuadre. Siguri-eksperiencë-talent-zgjuarsi dhe mbi të gjitha njerzor dhe shpirt grupi.

Shqipëria e Sylvinhos është një skuadër që ka një pjekuri taktike, ka durim,e pret kundërshtarin gjithmonë nën linjen e topit, shpeshherë ne 1/3 e fushës, menjëherë sapo futbollistët tanë rikuperojnë topa në zona të rëndësishme, ata nisen menjëherë përpara duke shfrytëzuar shpejtësinë e repartit të avancuar. Kjo mënyre loje e bën që skuadra jonë kombëtare të jetë shumë e rrezikshme në kundërsulm.

Alternativat në pankine, që trajneri Sylvinho përdor zakonisht pas minutës së 60’ nuk e ndryshojnë nocionin e lojës që ai kerkon. Kemi parë shpesh herë Dakun-Uzuni-Laci-Bare-Muci-Muja-Veseli-Strakosha-Kastrati-Balliu-Ajeti-Gjasula-Sadiku-Roshi sa herë që jan thirrur në apel janë pergjigjur pozitivisht në fushën e lojës, nuk ka gjë më të mirë për një trajner sesa të ketë një stol të kompletuar. Sigurisht nuk duhet te harrojmë që me rikthimin e Brojës ekipi kombëtar merr formen e një ekipi te madh që mund te konkurojë edhe skuadrat e nivelit të parë.

Arkitekti i këtij suksesi madhështor për Shqipërine pa diskutim është presidenti Armand Duka, në 8 vite ekipi kombetar shkon dy herë në Europian dhe merita kryesore është e Presidentit, lotët e tij pas çdo suksesi të Kombëtares tregojnë që ai ka berë gjithçka që të arrijmë në këto nivele, jam dëshmitar për këtë fakt.

Për ta mbyllur analizën time, në aspektin sportiv është një ëndërr, ndërsa në aspektin social të vendit do të ndikojë pozitivisht, sidomos tek rinia që është e rrezikuar nga veset që ata përballen çdo ditë, ata do të dynden në akademitë e futbollit (akademia Triumph) që të ndjekin ëndrrën dhe të behen si idhujt e tyre të rinj. Historia vazhdon….

PD, Gjergj Hani: Berisha, krime ndaj ish-pronarëve dhe të përndjekurve

Politikani Gjergji Hani tha në “Euronews Albania” se Partia Demokratike ka bërë krime kundër të persekutuarve.

Ai tha se ka qenë vetë ish-kryeministri dhe ish-presidenti Sali Berisha i cili në kohën kur u zgjodh president i Shqipërisë, vuri shenjën e barazisë mes viktimës së diktaturës dhe persekutorit të tij duke u shprehur “jemi të gjithë bashkëvuajtës, e bashkëfajtor”.

“Partia Demokratike në raport me këto klasa, me këto shtresa të shoqërisë, nuk ka bërë gabime, ka bërë krime. Për mua këto janë krime të pastra. Mjafton të sjell në vëmendjen e publikut deklaratën e menjëhershme të zotit Berisha sapo u zgjodh president i Shqipërisë, “jemi të gjithë bashkëvuajtës, e bashkëfajtor”.

“Berisha nuk ka asnjë të drejtë morale njerëzore, historike, zyrtare, për të vënë shenjën e barazimit mes një viktime të atij sistemi të tmerrshëm dhe persekutorëve të tij. Ai e bëri këtë duke i hapur rrugën infiltrimit në radhët e Partisë Demokratike të një sërë njerëzish të korruptuar me diktaturë e me dhunë”,-tha Gjergji Hani duke shtuar se një tjetër krim ndaj kësaj klase ishte dhe ligji për shpërndarjen e pronësisë, duke u bërë padrejtësi ish-pronarëve

Seanca maratonë për buxhetin 2024/ Zëdhënësja e PD-së: Kemi dorëzuar amendamentet! Rithemelimi bën shou të turpshëm

Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë për buxhetin.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e konsideroi si shou të turpshëm sjelljen e opozitës.

”PD është në rrugëtimin e saj, deputetët e PD-së kanë dorëzuar zyrtarisht amendimet për buxhetin 2024. Ndërsa grupet e tjera duhet të ndihen të turpëruar para elektoratit.

Po bëjnë shou të trishtueshëm, pasi shohim një grup deputetësh. Ata nuk janë të qartë se çfarë duan. Ajo që po ndodh tani është dëmi që kalon një buxhet pa u ndjerë fare, që nuk është fare në interes të vendit”,- tha Karabina.

Në një intervistë për Report Tv, Karabina tha se po bëhet një tymnajë për interesa personale, duke ju referuar Sali Berishës, dhe jo për interes të shqiptarëve.

”Bën sikur pengon dhe merr pjesë në aktet online, është një tymnajë që bëhet jo në interes të shqiptarëve. Kemi një buxhet që po talon pa u ndjerë fare. PD po mbahet larg që mos të jetë ajo alternativë.

Mbahet me qëllim nga estabilishmenti politik. Jemi në një tension politik i krijuar dhe qytetarët duan zgjidhje. Jemi në momentin që kalon buxheti për 2024 dhe nuk ka asnjë justifikim që opozita të sillet në këtë mënyrë.

Në këto momente nuk mund të përdorësh një formacion që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë. Berisha është në një moment të vështirë pasi është në hetim nga SPAK. Nuk mund të përdoren njerëzit për interesat të ngushta personale”,- tha Karabina.

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO cakton seancën për marrjen në pyetje të Ilir Beqajt

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e hënë të javës së ardhshme seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Ndaj Beqajt është caktuar masa e sigurisë së “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes nga vendi në lidhje me akuzat e ngritura se ka ndikuar në dhënien e koncesionit.

Ja sa fiton/ Media britanike vjen në Tiranë dhe takon kontrabandistin! I riu: Biznesi nuk ka qenë kurrë më i mirë

Mediat britanike i janë rikthyer sërish çështjes së klandestinë shqiptar dhe trafikimit të tyre përmes kanalit me gomone.

Gazetarët e “Express” kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë folur nga afër me një kontrabandist, i cili ka deklaruar se nga ky aktivitet përfiton 50 mijë paund në vit.

“Ky biznes nuk ka qenë kurrë më i mirë për ata që përfitojnë nga kalimet me anije të vogla”, ka deklaruar Dini, pseudonimi i kontrabandistit shqiptar.

Ai pohoi se në ditët janë 200 – 500 emigrantë shqiptarë që e kontaktojnë atë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani.

Barazia kryesore, tha Dimi për Express britanik, është perceptimi se Britania është e pasur dhe shuma të mëdha mund të fitohen nga puna, veçanërisht për ata që dëshirojnë të punojnë në fermat e kanabisit.

“Të gjithë njerëzit duan Anglinë sepse Anglia ka para,” tha ai. “Ata vijnë sepse duan të punojnë në shtëpitë e drogës [fermat e kanabisit] ose ngaqë kanë familjarë.”

“Unë kurrë nuk e kam numëruar numrin e personave që shkojnë në Angli, por është i lartë, ndoshta 6,000 vitin e kaluar,” shtoi ai.

Gazeta britanike thotë se kontrabandisti shqiptar i shikon me skepticizëm shifrat e nxjerrë nga qeveria britanike, e cila thotë se numri i emigrantëve që kalojnë kanalin ka rënë.

“Ai nuk po sheh ndonjë rënie në numrin e njerëzve që rrezikojnë gjithçka për të udhëtuar në Britani”, shkruan gazeta.

“Ndoshta diçka ka ndryshuar në strategjinë e Anglisë [në vitin 2022], kjo është arsyeja pse ata u kapën. Por ishte i njëjti numër [arritja në MB në 2023 si] në vitet e fundit.”, ka thënë shqiptari.

Duke përshkruar mënyrën në të cilën funksionon sipërmarrja e tij kriminale, Dini konfirmoi shumë nga gjetjet e një hetimi të mëparshëm të fshehtë të Express për kontrabandën, i cili zbuloi se operacionet po drejtoheshin nga Britania e Madhe dhe përdorte mediat sociale për të tregtuar shërbimet e tyre për shqiptarët që dëshironin të bënin udhëtimin e rrezikshëm.

“Unë kam dy role,” shpjegoi ai. “Unë marr paratë nga familjet e emigrantëve që kanë arritur në Britani dhe flas me klientët në mediat sociale që duan të shkojnë në Angli nga Shqipëria. Kam kontakte në Angli, të cilët janë miqtë e mi, dhe flas me kurdët në Francë të cilët organizojnë kalimet me anije.”

Dini, i cili thotë se u bë një kontrabandist ndërsa miqtë organizonin kalime nga Britania, shpjegoi se ai mblodhi informacione të hollësishme personale për migrantët, të cilat u përdorën nga bandat kurde për të identifikuar saktë klientët që paguanin dhe për të siguruar që askush të mos shmangte tarifën prej 4000 £ për udhëtimin.

Pagesa duhet të bëhet vetëm pasi udhëtimi të ketë përfunduar me sukses, kështu që ne i kërkuam Dinit se si ata që mbaheshin në objektet e Forcave Kufitare po arrinin të kontaktonin trafikantët për të konfirmuar një ulje të sigurt.

“Nuk më pëlqen të jap shumë detaje për pagesën,” u përgjigj ai. “Nuk do të doja t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kontaktet e mia në Angli janë të njohura. Do të doja ta kapërceja këtë pjesë.”

Dini përsëriti disa herë pretendimin se kalimet e tij në Kanal ishin “të sigurta”.

“Nga llogaritë e mia bëj postime duke thënë ‘këtë ditë do të shkojmë me varkë në Angli, më shkruani për detajet’. Videot bëhen virale në një moment dhe njerëzit fillojnë të më kontaktojnë.

“Unë drejtoj tre profile të ndryshme, njëri ka 3,000 ndjekës, tjetri 10,000 dhe i treti ka 11,000.

“Kam klientë nga të gjitha kategoritë, familje, 16-vjeçarë dhe burra që duan të shkojnë në Angli për të ndryshuar jetën e tyre.”

Ndërsa Dini pranoi se ndjekja penale nga autoritetet ishte një rrezik, frika që e shqetëson vërtet është hakmarrja nga familjet e atyre që ai trafikon nëse ndodh më e keqja.

Ai shtoi: “Nëse diçka shkon keq në varkë, është një problem i madh për mua, sepse nëse një person vdes, familja e tij do të përpiqet të më gjejë. Ato familje mund të më vrasin dhe të thonë ‘ti bëre këtë me fëmijën tim’.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën për mua, por një ditë mund të ndodhë. Ekziston një rrezik sa herë që hipin në barkë, sepse gjithmonë ka më shumë njerëz sesa duhet të jenë. Ky lloj biznesi është shumë i ndërlikuar. Është e organizuar mirë, unë jam vetëm një pjesë e saj. Ka shumë njerëz që marrin vendime dhe organizojnë detaje të tjera.”

PD, Orjola Pampuri kërkon dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.

Për këtë arsye, deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente që janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, në amendamentin e propozuar kërkon dyfishimin e fondit të parashikuar për kompensimin e pronarëve.

AMENDAMENTI OËR BUXHETIN E KOMPENSIMIT TË PRONARËVE, PROPOZUAR NGA DEPUTETJA DHE NËNKRYETARJA E PD, ORJOLA PAMPURI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Orjola Pampuri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet Neni 6, “Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion leke” bëhet:
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 10.000 milion lekë”.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Problemet me pronësinë janë një nga faktorët që pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit, frenimin e investimeve, sidomos ato të huaja. Qeveria, për të disajtin vit rradhazi, nuk po jep atë qe ju takon ish-pronarëve. Madje, tejzgjatja e procesit të kompensimit të ish-pronarëve krijon vetëm efekte negative si dhe rrit korrupsionin e administratës publike në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për kompensimin e ish-pronarëve. Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve për vitin 2024 është 5000 milion lekë ndërkohë kërkoj qe ky fond të shkojë në vlerën 10.000 milion lekë për vitin 2024.
Kjo do të ndihmojë që ky proces të mbyllet sa më parë por edhe kjo kategori të marrë atë çka i takon.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Buxheti 2024/ Deputetja e PD Andia Ulliri paraqet amendamentet për rininë!

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament.

Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

Deputetja Andia Ulliri, si përfaqësuese e rinisë në Kuvend, propozon rritje të investimi për programet mbështetëse për rininë që të mos ikin jashtë.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje të nderuar qytetarë,

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament. Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament. Unë kam propozuar amendament me synim të 2-fishimin e fondeve që parashikohen për zhvillimin e sportit dhe rinisë.

Në vitet e fundit largimi i rinisë eshte kthyer ne nje problem teper shqetësues për Shqipërinë.

Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen githmonë e më tepër.

Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen.

71% e të rinjve shqiptarë sipas Barometrit të Opinionit Publik të Ballkanit shprehen se duan të largohen nga vendi për të krijuar jashtë të ardhmen e tyre.

Ndersa nga ana tjeter Shqipëria ka numrin më të lartë të të rinjve 15-29 vjeç të papunësuar krahasuar me vendet e rajonit por edhe me mesataren e vendeve të BE.

Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

Sot është momenti të tregojmë sa prioritet u japim të rinjve.

AMENDAMENTI I DEPUTETËS ANDIA ULLIRI

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Andia Ulliri propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më posht vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1, zhvillimi i sportit dhe rinisë (kodi 08140), vlera 576 milion lekë bëhet 1152 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Në vitet e fundit largimi i rinisë është kthyer në një problem tepër shqetësues për Shqipërinë. Programet në mbështetje të rinisë dhe sportit duhet të finanohen gjithmonë e më tepër. Të dhënat statistikore tregojnë se ka një trend gjithmonë e në rritje të të rinjve që largohen. Ndaj, qeveria duhet ta ketë prioritet investimin për mbështetjen e rinisë. Po kështu edhe sporti si sektor mjaft i rëndësishëm i jetës së shëndetshme.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që për zhvillimin e sportit dhe rinisë nga 576 milion lekë të shkojë në 1152 milion lekë.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.