39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Studiuesit zbulojnë lidhjet mes niveleve të moderuara të sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës

Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët paralajmërojnë se edhe nëse dikush nuk ka diabet, një nivel pak më i lartë se ai standard i sheqerit në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo rrezikshmëri është 30 për qind më e lartë tek meshkujt që nuk kanë diabet por kanë nivel më të lartë se normalja të sheqerit, ndërsa tek femrat rreziku është edhe më i lartë.

Studiuesit thonë se nuk është për t’u habitur që ka lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por ajo që ata nuk kishin parashikuar ishte që numri i madh i njerëzve me një nivel vetëm pak më të lartë të sheqerit në gjak se ai normal, do të ishin aq të ekspozuar ndaj rrezikut. Studiuesit e shëndetit publik të Universitetit të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan të dhënat e 420,000 personave të regjistruar tek Biobank, e cila mbledh të dhëna biomjekësore, si skanimet dhe rezultatet e analizave të gjakut.

Shkencëtarët përzgjodhën për të studiuar përgjithësisht persona që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës. Më pas ata vëzhguan rezultatet e analizave për atë grup për mbi 15 vjet.

Një nga drejtuesit e studimit, Dr Christopher Rentsch thotë se grupii punës analizoi nivelin e hemoglobinës së glikuar, që është sasia e sheqerit që ngjitet tek hemoglobina, ose qelizat e kuqe të gjakut. Nëse trupi nuk e përdor siç duhet sheqerin, ai grumbullohet në këto qeliza.

“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte i pranishëm si tek ata që kishin nivele shumë të larta të sheqerit në gjak, që përcakton nëse dikush ka diabet, ashtu edhe tek personat me nivele mesatarisht të larta të sheqerit në gjak nën nivelin tipik të diabetit”.

Studimi zbuloi se meshkujt pre-diabetikë, nivelet e sheqerit në gjak të të cilëve ishin nën nivelin e diabetit, ishin 30% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ky rrezik u rrit në 50% për meshkujt me diabet.

Për femrat, përfundimet janë edhe më shqetësuese. Ato që nuk kishin diabet, por kishin një nivel të lartë të sheqerit në gjak, kishin 50% më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës. Dr. Rentsch thotë se ky rrezik është edhe më i lartë për gratë me diabet, deri në 100 %.

“Gratë me të gjitha llojet e nivelit të lartë të sheqerit në gjak ishin më shumë mbi peshë sesa burrat që ne studiuam. Njëkohësisht ato kishin përdorur më pak se burrat mjekime parandaluese si statinat dhe ato kundër hipertensionit”, thotë Dr. Rentz.

Dr. Rentsch thotë se studimi tregon se gratë duhet të jenë më të vetëdijshme për rreziqet që paraqet mbipesha për sëmundje të tjera përveç diabetit dhe mjekët duhet të jenë më proaktivë në dhënien e ilaçeve.

Po ashtu niveli më i ulët i sheqerit sesa ai i diabetit, nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është i mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

“Ne zbuluam që nuk janë vetëm njerëzit me diabet që janë të rrezikuar nga një sërë faktorësh si obeziteti dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës, diçka që dihej. Por këto rreziqe janë të pranishme si te burrat ashtu edhe te gratë me përqindje sheqeri nën nivelin e diabetit. Dhe kjo na bën të pyesim veten nëse duhet t’i ndryshojmë nivelet e sheqerit që përdorim për të identifikuar dhe përcaktuar diabetin”, thotë ai.

Sipas Dr. Rentsch, faza tjetër e studimit, është të analizohet se si ndikojnë nivelet e sheqerit në gjak tek sëmundjet e zemrës.

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Eralda Tase Bano: “Investitorët strategjik” që po iu marrin kafshatën bizneseve familjare në Darzezë

Anëtarja e kryesisë së PD-së, deputetja Eralda Tase Bano, denoncoi “investitorët strategjik” të qeverisë Rama që po iu marrin kafshatën bizneseve familjare në Darzezë.

Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shprehet:

Tom Allen ka thënë se fermat familjare dhe bizneset e vogla janë shtylla kurrizore e komuniteteve.

Komunitetet janë qelizat e çdo organizmi që ne quajmë shtet. Por kjo mesa duket nuk i intereson as Bashkisë Fier dhe as qeverisë, të cilat janë si kancer në këto komunitete si ai i Darzezës. Në këtë komunitet, qytetarëve dhe bizneseve të vogla i është thënë se duhet të nisin të mbyllin aktivitet e tyre ose do vijnë dhe ti prishin.

Mesa duket po vjen era “investitor strategjik”.

Në të gjithë botën qeveritë ndihmojnë bizneset e vogla sepse në atë mënyrë ndihmojnë me qindra mijëra familje që varen nga ato biznese, por jo në Shqipërinë tonë të vogël.

Shqipërinë tonë që rreh gjoksin me marrëveshje okulte emigrantësh por ama që do të zhduki çdo mundësi që qytetarët e vetë të kenë një jetë dinjitoze dhe të denjë.

A do ndalet ndonjëherë kjo babëzi e kësaj qeverie apo do pushojë vetëm kur të iki dhe shqiptari i fundit?

Turp për këdo që kërkon ti heqë kafshatën e gojës këtyre familjeve.

Ing. Duleviç: Rrjeti i shpërndarjes së OSHEE ka 38 vite, institucionet nuk paguajnë faturat

Situata financiare e OSHEE, sipas drejtorit Enea Karakaçi, është stabël dhe me një nivel rekord arkëtimesh mbi 98%.

Sipas tij, kjo ka ndikuar që të mos aplikohet për rritje çmimi të energjisë. Karakaçi tha se ulja e humbjeve ka ardhur për shkak të luftës kundër ndërhyrjeve të paligjshme.

Por, për ekspertin Azmer Duleviç, problem janë borxhet e institucioneve, ndërkohë që vihet re një reflektim nga konsumatorët familjarë.

Ai sugjeron marrjen e masave ekstreme si për familjarët dhe institucionet që nuk paguajnë. Sipas ekspertit, problem është edhe rrjeti i amortizuar.

“Nuk mund të themi që do ketë ndërprerje ose jo energji. Do ketë remonte apo defekte nuk i shmang dot. Ka përmirësim por është e papranueshme që të kemi rrjetin e shpërndarjes me 28 mijë km me 38 vite jetëgjatësi. Dhe një element tjetër që shkakton defektet në zonat rurale ne kemi transformator 6 mijë dhe janë rreth 11 mijë në të gjithë vendin dhe kanë 35 vite punë pa u ndërruar dhe patjetër që do të japin avari. Është e vërtetë që është ulur borxhi i OSHEE, por qytetarët kanë pamundësi për të paguar faturat. Kemi edhe institucionet ndërmarrjet e ndriçimit rrugor si spitalet ujësjellësit që nuk i paguajnë faturat. Kemi rritje 3.5% të faturave të paguara në krahasim me 2022. Familjarët kanë reflektuar kurse ndërmarrjet jo,. Duhet të ketë masa si për familjarët dhe institucionet”. – shprehet Duleviç.

Zgjedhjet e përgjithshme në SHBA, 5 shqiptarë fitues në New York dhe New Jersey

Zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA, Nju Jork dhe Nju Xhersi, kanë përfunduar, ndërkohë që pesë shqiptarë kanë fituar duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhjet e fituara vetëm në Nju Jork dhe Nju Xhersi, nga 5 kandidatët shqiptaro-amerikan janë ditë të mira për mbarë komunitetin shqiptar në SHBA.

Alban Gaba fitoi për Bordin e Edukimit në Garfield, Nju Xhersi mandat 3-vjeçar. Violeta Berisha u zgjodh kryebashkiake e Fairview Nju Xhersi.

Shkreli fitoi vend si gjykatëse administrative në Nju Jork. Vedat Gashi ligjvënës në Worcester Nju Jork dhe Emiljana Ulaj ligjvënëse po në Worcester

Deutsche Welle: Goditet përsëri korrupsioni në nivel të lartë në Shqipëri

Hapa drejt zbardhjes së korrupsionit në koncesionin e sterilizimit në Shqipëri. Vendoset masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shendetësisë, Ilir Beqaj, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) pranoi të shtunën (18.11) kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) për të marrë masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. SPAK bën me dije, në një njoftim zyrtar të publikuar të shtunën, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, “është nën hetim për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Marrrja e kësaj mase sigurie e detyron ish-ministrin Beqja të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH)  dhe të mos dalë jashtë Shqipërisë pa autorizimin e GJKKO. “Personi nën hetim, Ilir Beqja urdhërohet të paraqitet para policisë gjyqësore të BKH një herë në javë ditën e premte, ora 15.30,” bën me dije njoftim  i SPAK. Në të theksohet që “hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë procedurës së koncesionit për sterilizimin e instrumenteve për ndërhyrje kirurgjikale kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, 2013-2017, njëherazi edhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për koncesionin në fjalë edhe para marrjes së masës së sigurisë. Ai ka hedhur poshtë dyshimet për shpërdorim detyre dhe favorizime korruptive në kontratë.

fondeve publike përmes korrupsionit në koncesionin e sterilizimit u bë në dhjetor 2019 nga shoqëra civile. Nisma “Thurje” kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë publikë në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me dyshime për abuzime me buxhetin e shtetit.Tre vjet pas denoncimit dhe shndçrrimit të nismës “Thurje” nga një lëvizje qytetare në një parti politike, afera e koncesionit të sterilizimit ndodhet për t’u zbardhur në tavolinën e SPAK./DW

 

Masa e sigurisë për Beqaj, BIRN: Ish-ministri i PS nën masa shtrënguese për “Sterilizimin”

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka zyrtarizuar hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me masën e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, Beqja është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Pas hetimeve 3-vjeçare të kryera nga SPAK, emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari Erion Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për Beqjen.

Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor. Prej vitit 2021, Beqaj drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ BIRN

Nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre, reagon Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, dhe ndalim të udhëtimit jashtë shtetit nën akuzën e ”shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit.

Beqaj shkruan se ka rezerva serioze për hetimin, por se nuk do të apelojë vendimin.

”Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt.

Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.

Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar”, shkruan Beqaj.

Deputetja e PD- së: Paradoks, ata që bllokojnë parlamentin marrin pjesë në mbledhje online

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri tha se Partia Demokratike do të jetë pjesë e të gjitha seancave në Kuvend dhe është e gatshme për debat konstruktiv.

""/

Ajo u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk është dakord me qëndrimin e grupimit tjetër në PD që nga njëra anë bllokon komisionet ku duhet të diskutohet buxheti dhe nga ana tjetër merr pjesë në mbledhjet online

PD, anëtarja e kryesisë, Taulanda Jupi: Gratë dhe vajzat shqiptare duan shpresë, shpresa vjen aty ku zëri i tyre dëgjohet

Anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ka vizituar punishten “Artizanet e Vaut të Dejës” e cila drejtohet me pasion dhe energji nga Meliha Zyberaj.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe vullnetit individual për të rritur dhe zhvilluar më tej këtë lloj sipërmarrje, ato përballen çdo ditë me sfida dhe vështirësi të cilat kërkojnë jo vetëm vizion për mbi të gjitha vullnet për t’i zgjjdhur dhe mbështetur.” – shkruan Jupi në një postim në facebook.

Postimi i plotë i Taulanda Jupit:

Gjatë vizitës sot në Bashkinë e Vaut të Dejës, pata mundësinë të vizitoj punishten “Artizanet e Vaut të Dejës” e cila drejtohet me pasion dhe energji nga Meliha Zyberaj.

Një sipëmarrje private e cila jo vetëm i shërben komunitetit duke krijuar mundësi punësimi për gratë dhe vajzat e zonës, por padyshim jep një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin traditës dhe kulturës artizanale.

Pavarësisht përpjekjeve dhe vullnetit individual për të rritur dhe zhvilluar më tej këtë lloj sipërmarrje, ato përballen çdo ditë me sfida dhe vështirësi të cilat kërkojnë jo vetëm vizion për mbi të gjitha vullnet për t’i zgjjdhur dhe mbështetur.

Një politikë fiskale më tolerante për sipërmarrje të cilat drejtohen nga gratë dhe vajzat, sidomos kur këto sipërmmarrje janë në fushën e artizanatit dhe i shërbejnë ruajtjes së kulturës, traditës dhe identitetit tonë kombëtar.

Ngritja e kurseve profesionale të mbështetura nga bashkia brenda këtyre sipërrmarjeve për të mundësuar aftësimin e një brezi të artizanesh dhe rrjedhimisht forcë të re të punës, e mundësi punësimi.

Së bashku me Melihanë zhvillova një bisedë me vajza dhe gra të cilat punojnë në këtë ndërrmarrje të cilat më treguan se në Vaun e Dejës mungojnë:

– Çerdhja apo kopështi me drekë. Si rezultat i mungesës së këture institucioneve në Bashkinë e Vaut të Dejës shumë nëna të reja nuk mund të punojnë, nuk mund të ushtrojnë dhe zhvillojnë profesionet e tyre.

– Qendër kulture / kursesh jashtëshkollorë për të rinjtë dhe të reja.
– Shumë të rinj e të reja duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës disa herë në javë për të zhvilluar talentin e tyre apo për tu aftësuar në fusha të rëndësishme.
– Biblioteka – përtej propagandës, si në shumë bashki të tjera edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës mungon.

Gratë dhe vajzat shqiptare duan shpresë, shpresa vjen aty ku zëri i tyre dëgjohet.

Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC pas masës së sigurisë nga GJKKO

Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK.

Ilir Beqaj e mori këtë post në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa në 26 tetor u emërua si pjesë e grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon.