32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

PD, Çollaku: Rama nëse do kishte dikë për të mbrojtur, është Ilir Beqaj. Vendimi i sotëm tregon që SPAK-u është i pakompromentueshëm

Lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Beqaj, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Për Çollakun, rasti ndaj njeriut të afërt të Edi Ramës, është tregues që ky i fundit nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë SPAK-ut dhe atyre që e mbështesin atë.

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Kreshnik Çollaku:

“Ilir Beqja nje nder ministrat me te rendesishem,dhe nje nder njerezit me te afert te kryeministrit Rama ,pergjate gjithe karrieres se tij ,eshte vene sot ne mase sigurie nga SPAK.

Nese do te mbronte dike,pervec familjes se ngushte te tij,Rama do te mbronte Ilir Beqaj.
Veprimi i sotem i SPAK eshte prove se kryeministri nuk ka cfare i ben asgje,po komplet asgje SPAK dhe fuqise qe mbeshtet SPAK.
Dhe ky eshte nje lajm i mire per Shqiperine dhe per shqiptaret.”

“The Guardian”: Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë

Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë.

Pafundësia e kaltër, Shqipëria

Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.

Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike.

Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri

Ujërat termale në Edipsos, Greqi

Ujërat termale në liqenin Garda, Itali

Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë

Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest

Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn

Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra

Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani

Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni.

Drejt arrestimit?/ SPAK i ndalon Ilir Beqajt largimin nga Shqipëria

SPAK i cakton masë sigurie ish-ministrit Ilir Beqja. SPAK i ndalon largimin nga Shqipëria ish-ministrit duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Buxheti 2024, qeveria edhe këtë vit do të japë më shumë para për Check Up, plot 8.2 milion euro, duke e çuar faturën për 4 PPP të Shëndetësisë në mbi 50 milion euro për vitin e ardhshëm

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat ka thënë se mungesa e transparencës për buxhetin e qeverisë për vitin 2024 është tregues i paaftësisë qeveritare për të orientuar buxhetin te qytetarët.

Sipas Pampurit, paratë do të shkojnë te koncensionet dhe PPP korruptive

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA DHE DEPUTETJA, ORJOLA PAMPURI

Projekt-Buxheti për vitin 2024 po kalon në mungesë të plotë transparence për qytetarët dhe duke mos krijuar një funksionim normal të kontrollit parlamentar, mazhoranca po përpiqet me cdo kusht ta kalojë në amulli të plotë.

Dukshëm Qeveria rrit mbështetjen buxhetore për PPP-të e koncesionet, përfshirë ato të Shëndetësisë, që për këtë vit do të paguhen më shtrenjtë për xhepat e qytetarët shqiptarë. Plot 12.5 milion euro më shumë.

Ndërkaq një ndër konçesionet më famëkeqe të kësaj Qeverie, ai i Check-Up, i provuar dhe nga auditimi i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, se përgjatë vitit 2022, ky koncesion është faturuar për më shumë se 20 mijë ekzaminime mjeksore të pakryera.

Pra edhe pse koncesioni nuk i ka kryer ato kontrolle, Qeveria ka vijuar të paguajr plot 37.2 milion lekë ose 350 mijë euro nga buxheti i shtetit, për një shërbim që nuk iu është ofruar qytetarëve.

Ky nuk është një rast i vecuar pasi dhe në kontrolle të mëparshme koncesionari ka raportuar një numër kontrollesh edhe më të ulta se vetë numri i kontrolleve të parashikuara sipas kontratës për një vit.

Dukshëm Check-Up ka dështuar ta bëjë këtë.

Kjo mund evidentohet, sipas KLSH, nga rritja e kostove të trajtimit të sëmundjeve dhe rimbursimit të barnave, me një vlerë prej 11 milion euro më shumë.

Pra Qeveria edhe këtë vit do të vazhdojë të ndajë edhe më shumë para për Check Up me një fond prej 876 milion lekë ose 8.2 milion euro, duke e çuar faturën për 4 PPP të Shëndetësisë në plot 50 milion euro për vitin e ardhshëm.

Ky nuk është buxhet për qytetarët, por për interes të një grushti njerëzish të cilët prej vitesh tashmë përfitojnë nga taksapaguesit shqiptarë.

PD, arsimi profesional jo me detyrim nga Qeveria – Të investohet me kërkesa tregu!

Partia Demokratike e ka ngritur si shqetësim madhor buxhetin e korrupsionit që ka sjellë qeveria në Parlament. Për këtë arsye deputetët e PD kanë hartuar 8 amendamente të cilat janë depozituar zyrtarisht në Parlament.

AMENDAMENTI I DEPUTETËS ERALDA TASE BANO, PËR BUXHETI E VITIT 2024

KUVENDI

AMENDAMENT

PËR DISA NDRYSHIME NË PROJEKTLIGJIN “PËR BUXHETIN E VITIT 2024”

Në mbështetje të nenit 75, pika 4 të Regullores së Kuvendit të Shqipërisë, deputetja znj. Eralda Tase propozon,

Në projektligjin “Për Buxhetin e Vitit 2024”, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:

Neni 1

Në projektbuxhet tabela 1, arsimi i mesëm profesional (kodi 09240), vlera 3530 milion lekë bëhet 7060 milion lekë.

Neni 2

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

RELACION

PËR AMENDAMENTIN

Duke patur parasysh zhvillimet e tregut të punës, arsimi profesional po merr gjithmonë e më tepër vlerë. Qeveria nuk duhet t’i detyrojë nxënësit të shkojnë drejt arsimit profesional duke vendosur kriter mesataren por duhet të investojë në këtë fushë duke e bërë arsimin e mesëm profesional atraktiv për të rinjtë, aq më tepër kur tregu po kërkon gjithmonë e më shumë profesionistë nga zanate të ndryshme.

Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet që shkojnë për arsimin e mesëm profesional nga 3530 milion lekë në 7060 milion lekë.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

75 mijë vende pune në rrezik, eksportet e tekstileve e këpucëve shënojnë rënien më të madhe

Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në tetor, ndonëse tendencat tkurrëse janë ngadalësuar si rrjedhojë e ecurisë më të mirë të shitjeve të “mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë” si dhe “materialeve të ndërtimit e metaleve”.

Në të kundërt tetori nuk ka qenë i mbarë sidomos për industrinë e “tekstileve e këpucëve”, po ashtu për industrinë automotive (makineri e pajisje) dhe “ushqimeve, pije e duhan”.

Sipas INSTAT, në shtator tetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 36.5 mld lekë, duke u ulur me -4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3%.

Efektin më negativ në rënien e tetorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Tetor 2023, në uljen e eksporteve prej -4,3%, kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -3,6 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje..

Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -8,6%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.

Fasoni shkurton linjat, rrezikohet mbyllja e fabrikave dhe humbja e vendeve të punës

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të pestin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në tetor ky grup u tkurr me 11.4%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.

Edvin Prençe kryetar i ProEksportAlbania tha për “Monitor” se sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shtrenjtimi i kostove ka detyruar bizneset e sektorit të kërkojnë rritje të çmimeve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë pranuar nga klientët europianë, që u janë drejtuar vendeve te tjera Ballkanike (Maqedoni e Veriut, Serbi e Bosnjë) ose vendeve të Afrikës (Tunizi, Marok e Egjipt). Negativisht ka ndikuar dhe mungesa e politikave nxitëse dhe amortizuese nga ana e Qeverisë.

Prençe thotë se as në kohën e Covid situata nuk ka qenë kaq keq, ndërsa paralajmëron se mbi 75 mijë vende pune janë në rrezik. “Kemi muaj që flasim, rënkojmë, por presin mbylljen e fabrikave të cilat ju siguroj që po u fikën nuk mund të ndizen më e të rimarrin ritmin e mëparshëm”, pohon ai.

Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Për gjithë 10 mujorin, eksportet e këtij grupi kanë rënë me 4.4%.

Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.

Mineralet e lëndët djegëse i kthehen rritjes

“Mineralet dhe lëndët djegëse” iu rikthyen rritjes me 6.2% në tetor, pasi shënuan një rënie të thellë me 27.5% në shtator. Ecuria e eksporteve të këtij grupi varet nga energjia si dhe nga numri i anijeve që arrin të dërgojë në një muaj Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, si dhe eksporteve të energjisë.

Për 10-mujorin, grupi ka shënuar një tkurrje prej 5%, nga 6.8% për 9 mujorin.

Materialet e ndërtimit dhe metalet frenojnë tkurrjen

Materialet e ndërtimit dhe metalet ngadalësuan ndjeshëm rënien në shtator (-8.6%), pasi ishin tkurrur me ritme të larta dyshifrore përgjatë 8 muajve të këtij viti. Në tetor grupi iu rikthye për herë të parë gjatë këtij viti rritjes, ndonëse me ritme të ulëta, prej 2.8%. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si tendenca e çmimeve, por dhe ecuria e kërkesës.

Për 10-mujorin, ky grup u tkurr me 28%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ushqimet, pijet dhe duhani nuk po e marrin veten

“Ushqimet, pijet dhe duhani” ishin sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Megjithatë në gusht, ky grup shënoi një rënie relativisht të fortë me 9.7% me bazë vjetore, si rrjedhojë e motit të pafavorshëm që ndikoi në reduktimin e prodhimit. Tendenca rënëse u përkeqësua më tej në shtator, me gati 14% tkurrje të produkteve të shitura, që është ecuria më negative e këtij viti. Në tetor, eksportet vijuan rënien, ndonëse me ritme më të ngadalësuara prej -0.5%.

Gjithsesi për 10-mujorin, ky grup është zgjeruar me 12.5%, i ndikuar nga ecuria pozitive në pjesën e parë të vitit.

Industria automotive vijon rënien, nga kursi

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive.

Por, që nga prilli ky grup po shënon ecuri negative, me përjashtim të muajit maj. Tkurrja vijoi dhe në tetor, me 8.5%, rënia e dytë më e lartë pas tekstileve. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive. Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e kostove po e bën industrinë më pak konkurruese.

Për 10-mujorin grupi është rritur me rreth 3.25%.

Ulet deficiti tregtar

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 370 mld lekë, duke u ulur me -8,6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me -6,4%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 358 mld lekë, duke u ulur me -4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Eksportet bien me Italinë, Gjermaninë e Spanjën

Sipas Eurostat, në muajin Tetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2022 janë: Italia (4,2%), Gjermania (26,2%), Spanja (40,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (12,9%), Greqia (0,7%), Turqia (202,9%), etj.

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (9,4%), Gjermania (30,7%), Spanja (6,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (12,1%), Greqia (15,5%), Maqedonia (3,4%), etj.

Në muajin Tetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (3,3%), Turqia (18,0%), Greqia (26,7%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2022 janë: Kina (13,7%), Gjermania (15,5%), SHBA (5,9%), etj.

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,0%), Turqia (25,3%), Greqia (25,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (26,0%), Gjermania (5,0%), SHBA (28,9%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,4% të gjithë tregtisë. Në Tetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,7% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,2%), Kina (8,1%), Turqia (8,0%) dhe Gjermania (6,4%).

Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 58,4% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5%), Kina (7,8%), Turqia (6,8%) dhe Greqia (6,6%)./ MONITOR

Kush e mban Edi Ramën në pushtet?

Nga Namir Lapardhaja

Është ngulitur një ide te disa se të jesh kundër “Rithemelimit”, të mos mbështesësh lëvizjen e pashpresë të revolucionit të dështuar të Berishës, apo të jesh në antagonizëm me Ilir Metën dhe filozofinë e hajnisë së shtetit, je automatikisht me Edi Ramën.

Kjo mënyrë të menduari vjen si pasojë e një propagande mediatike mëngjes dhe mbrëmje, e cila nuk është vetëm e instrumentalizuar, por edhe mjaft mirë e paguar dhe sponsorizuar, sidomos nga pushteti.

Zgjedhjet e fundit vendore treguan që nuk mjafton konsumimi i kundërshtarit dhe korrupsioni i madh në radhët e pushtetit që ndryshimi të vijë.

Rotacioni i pushtetit nuk mund të vijë as nga egërsia e ligjërimit të protagonistëve kryesor të opozitës.

Mund ta sulmosh gjithë ditën Edi Ramën dhe të mos ndodhë asgjë.

Mund ta polarizosh dhe tensionosh në ekstrem situatën, aq më keq për ty, aq më mirë për pushtetin.

Kjo mund të kënaqë me lugën bosh mendjet e zbrazëta, por nuk të jep asnjë përfitim elektoral në shportën e madhe të ndryshimit të shumëpritur.

Në këtë gjendje ku ndodhet sot qeverisja, në mandatin e saj të tretë, me një mal aferash korruptive dhe skandalesh të mëdha që shfaqen dita-ditës nëpërmjet një mekanizmi ‘skandali mbulon skandalin’, me një ish-zëvendëskryeministër në arrati, disa ministra dhe kryetar bashkish në burg, disa të tjerë që presin në radhë dhe paraqiten në SPAK “për punët e tyre”, logjika e kërkon që qeveria të binte, Kryeministri të jepte dorëheqjen dhe palët të diskutonin daljen nga kriza.

Jo vetëm që, për momentin, nuk ka gjasa të ndodhë, por Edi Rama është më i lumtur se kurrë, është më i qetë se asnjëherë përballë një opozite të çefterrosur, që nëpërmjet të bërtiturave drekë e mbrëmje fsheh hallet që mund t’i trokasin mëngjesin e ditës tjetër.

Që ndryshimi të ndodhë, që Edi Rama të bjerë, që vendi të ketë të domosdoshme një qeveri tjetër, duhet që opozita të rregullohet, të shpëtojë nga pengmarrja, të krijojë një fizionomi të re, një ligjërim të ri, larg mendësisë së shkuar.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita duhet të japë një alternativë politike morale, e pakonsumuar, pa hijet e korrupsionit të së shkuarës.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita nuk duhet të përmirësojë vetëm fasadën, por edhe thelbin, nuk duhet të ndryshojë vetëm formën, por edhe përmbajtjen.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita, së pari, duhet të fitojë betejën me veten, duke gjetur forca që elementët pozitivë të mbizotërojnë ata negativë, që të ndershmit të triumfojnë mbi të korruptuarit, që progresistët të mundin promovuesit e regresit, që euro-atlantikët të triumfojnë mbi mendësinë bizantine.

“Opozita” që lufton për të shpëtuar nga drejtësia Sali Berishën dhe familjen e tij, nuk mund të jetë asnjëherë opozita që duan të shohin dhe të votojnë shqiptarët për të sjell ndryshimin.
Ajo i ngjan një filmi të parë disa herë dhe nuk mund të rishihet për të shpresuar përfundim tjetër nga hera e parë.

Është ky mjerim dhe kjo situatë që e mban Edi Ramën në pushtet.

Dhe përderisa të mos kuptohet një gjë e tillë, thjesht do të entuziazmohen nga egërsia dhe polarizimi i tejskajshëm, duke vijuar në besimin e justifikimeve: pushteti na vodhi votat i ndihmuar nga tradhtarët e jashtëm dhe të brendshëm, por mbajeni mend çfarë do t’i bëjmë radhës tjetër me protesta popullore.

“Vendet e rajonit nuk po bëhen më demokratike”- Bieber: Faktorët pse BE dhe SHBA nuk ushtrojnë dot presion ndaj qeverive

Gjendja e demokracisë dhe ndikimi i gjeopolitikës në rajon ishin tema për të cilat Ditmir Bushati diskutoi sot në Public Square me të ftuarin e tij Florian Bieber, Drejtor i Qendrës së Studimeve për Evropën Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, studiues dhe njohës me përvojë i Ballkanit Perëndimor.

ashkëbiseduesit ndanë mendimin se jemi në një çast krize për demokracinë, kjo, jo vetëm në rajon, por në Evropë dhe më gjerë. “Në rajon mungon fuqia transformuese e procesit të anëtarësimit në BE. Nuk po shohim vende të bëhen më demokratike. Nëse ka lëvizje për demokraci ato zakonisht nuk janë të kuadruara brenda kontekstit të procesit të integrimit në BE”, thekson Bieber.

Qytetarët dhe shoqëria civile e vendeve të Ballkanit Perëndimor e ka humbur fuqinë e reagimit dhe kjo bën me përgjegjësi dhe vetë BE-në. Bieber solli në vëmendje në këtë rast se për herë të fundit kemi pasur reagimin e Maqedonisë së Veriut me rrëzimin e qeverisë së Nikola Gruevskit. Kjo ngjalli entuziazëm të madh për rikthimin e vendit në drejtimin e duhur drejt vlerave evropiane, “por, ky argument nuk po funksionon më, pasi vetë BE-ja duket se shpesh është në mbështetje të këtyre tendencave autoritaiane duke sakrifikuar shtetin e së drejtës dhe demokracinë”.

Bieber mendon se kemi hyrë në një fazë më transaksionale të ushtrimit të politikës së jashtme jo vetëm nga SHBA, por edhe nga vetë Bashkimi Evropian, dhe kjo është e dukshme veçanërisht në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Po në këtë prizën ata shpjegojnë dhe qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt konfliktit Kosovë-Serbi. Bieber thotë se politika e ndjekur si nga SHBA ashtu dhe BE po penalizon Kosovën e cila dihet botërisht që është e orientuar nga perëndimi, në përpjekje për të larguar Serbinë prej Rusisë.

Bushati dhe Bieber ndajnë mendimin se shumë udhëheqës të Ballkanit Perëndimor po ushtrojnë politikë të ngjashme me “martesa të hapura”, duke iu referuar këtu vizitave të shumëta nga drejtues politikë të kontinenteve të ndryshme, organizata të ndryshme ndërkombëtare, të cilët flasin pak a shumë të njëjtën gjuhë me lidërët tanë, sepse, më së shumëti janë të interesuar në para, influencë apo sovranitet nga pikpamja e vendimarrjes.

Pyetja që lind natyrshëm në këtë rast është se si ta ngjallim shpresën e shoqërisë tek ky proces dhe a mund të qëndrojnë bashkë demokracia, identiteti kombëtar dhe BE-ja? Padiskutim që për këtë kërkohen rrethana të caktuara, mendojnë Bushati dhe Bieber, të cilat për momentin nuk ekzistojnë, sepse BE po investohet në ruajtjen e një status-quo aktuale. Një tjetër problem i cili nuk e lejon shoqërinë të ushtrojë presion ndaj qeverive është dhe fenomeni i lëvizjes së shumë shtetasve drejt BE-së.

Duke iu referuar vitit 2030-të si afati i vendosur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në union, Bieber thotë se “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur vendosim data në mënyrë që ato afatë të respektohen. Duhen përcaktuar afate kohore të qarta rreth asaj se cfarë duhet të përmbushin vendet dhe qeveritë dhe në cilën datë dhe ti qëndrojnë afateve të planifikuara”.

Bushati dhe Bieber diskutuan dhe për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rritjen e partive populiste në Europë. Në këtë pikë ata vlerësojnë se ka një efekt pozitiv kjo pasi zgjerimi tashmë është kthyer prioritet në agjendë. Në të njëjtën kohë, situata në Ukrainë ka prodhuar një situatë gjeopolitike që nuk ka ekzistuar të paktën prej një dekade.

40 % e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën. Ja arsyeja

Injoranca e vullnetshme ndodh kur dikush shmang qëllimisht informacionin për pasojat negative të veprimeve të veta. Një meta-analizë e re zbuloi se 40% e njerëzve zgjedhin të mbeten injorantë për mënyrën se si vendimet e tyre ndikojnë tek të tjerët. Provat sugjerojnë se injoranca e vullnetshme u ofron njerëzve një justifikim të integruar për të vepruar me egoizëm.

A keni një xhaxha që beson se vaksinat shkaktojnë autizëm, por refuzon të lexojë grupet e studimeve që tregojnë se ato janë të sigurta? Po një mik që shmang informacionin rreth fermës së kafshëve, në mënyrë që të mund të hajë mish të lirë pa u ndjerë në faj? Ose atë drejtues kompanie, që pretendon se biznesi i vet ndjek parimet e etikës, por nuk e heton zinxhirin e furnizimit për shfrytëzimin e mjedisit apo të varfërve?

Secili është një shembull i asaj që psikologët e quajnë injorancë e vullnetshme – akti i qëllimshëm i shmangies së informacionit që zbulon pasojat negative të veprimeve të tua. Për të mos gjykuar: Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Mund të jetë e natyrës personale, politike ose profesionale, por vetëm nën sipërfaqen e vetëdijshme, ne e dimë se veprimet tona nuk përputhen me vlerat e shpallura.

“Shembuj [të] injorancës së vullnetshme janë të shumta në jetën e përditshme,” thotë Linh Vu, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Amsterdamit. “Ne donim të dinim se sa e përhapur dhe e dëmshme është injoranca e qëllimshme, si dhe pse njerëzit e përdorin.”

Për ta zbuluar, Vu dhe një ekip studiuesish kryen meta-analizën e parë mbi provat aktuale empirike të injorancës së vullnetshme dhe analiza u botua në Buletinin Psikologjik, një revistë e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë. Ata krahasuan rezultatet e 22 studimeve me një total prej më shumë se 6000 pjesëmarrësish. Ja çfarë gjetën.

Hapësira morale e lëizjes

Eksperimenti klasik për studimin e injorancës së vullnetshme njihet si detyra e hapësirës së manovrimit moral. Është projektuar nga Jason Dana, një profesor i asociuar i marketingut dhe menaxhimit në Yale. Pjesëmarrësve u caktohet rastësisht roli i vendimmarrësit ose pritësit. Vendimmarrësit i jepet një zgjedhje: ata mund të marrin një pagesë prej 5 ose 6 dollarësh. Nëse ata marrin pagesën prej 5 dollarësh, pritësi do të marrë gjithashtu 5 dollarë. Nëse marrin pagesën prej 6 dollarësh, pritësi do të marrë 1 dollar.

Kur u jepet ky informacion nga një studiues, shumica e vendimmarrësve veprojnë në mënyrë altruiste. Ata sakrifikojnë pagesën pak më të madhe për veten e tyre për t’i dhënë pritësit më shumë para. Mesatarisht, vetëm rreth një e katërta e vendimmarrësve veprojnë me egoizëm. Por dhënia e informacionit të plotë është thjesht kontrolli. Eksperimenti në të vërtetë fillon kur studiuesit bëhen më pak të drejtpërdrejtë.

Në gjendjen eksperimentale, vendimmarrësit sërish mund të zgjedhin midis pagesave prej 5 ose 6 dollarësh, por këtë herë nuk u thuhet se çfarë do të marrë pritësi. Ka një shans 50-50 që pritësi të marrë 5 dollarë ose 1 dollar. Më e rëndësishmja, vendimmarrësit mund t’i pyesin studiuesit se çfarë pagese do të marrë pritësi, dhe ata mund ta bëjnë këtë pa kosto për veten e tyre. Me fjalë të tjera, ndërkohë që vendimmarrësit e fillojnë ekspertimentin të painformuar mbi pasojat e veprimeve të tyre, ata mund të mos mbeten të tillë nëse nuk duan.

Në studimin fillestar të Dana-s të vitit 2007, 44% e vendimmarrësve në gjendjen eksperimentale zgjodhën të qëndronin injorantë me dashje dhe morën opsionin egoist.

Disa studime në meta-analizë ishin variacione të këtij projekti origjinal. Për shembull, një version i lojës përfshinte negociatat ultimatum, ku pritësi mund të pranonte ose refuzonte ofertën e vendimmarrësit. Nëse ata e refuzonin atë, të dy pjesëmarrësit largoheshin duarbosh. Një version tjetër kishte anëtarët e grupit që votonin për pagesat për grupin dhe një pritës të panjohur.

Por në të gjitha studimet, studiuesit zbuluan se ndarja origjinale e Danës ishte mjaft e qëndrueshme. Mesatarisht, 40% e njerëzve zgjidhnin të mos mësonin për pasojat e veprimeve të tyre dhe një injorancë e tillë shoqërohej me më pak altruizëm në krahasim me ata që u informuan.

Injoranca si justifikim

Studiuesit supozuan dy motive të mundshme për injorancën e qëllimshme. Së pari, ata menduan se injoranca e vullnetshme mund të ofrojë një justifikim për të mos vepruar me bujari. Nëse një person nuk i di pasojat e veprimeve të tij, atëherë ai sërish mund ta konsiderojë veten një individ moralisht të qëndrueshëm edhe nëse vendos të veprojë me egoizëm. Injoranca e vullnetshme shërben për të mbrojtur imazhin e tyre për veten.

Motivimi i dytë i mundshëm njihet si “pavëmendshmëria njohëse”. Kjo do të thotë, njerëzve nuk u pëlqen të mendojnë më shumë sesa duhet. Mund të rrjedhë nga dembelizmi, mungesa e vëmendjes, apo mosdashja për të marrë kohë për të mësuar më shumë. Sido që të jetë, ata favorizojnë vendimin e shpejtë dhe të kollajtë – edhe sikur të kishin vepruar në mënyrë altruiste, nëse do të ishin informuar paraprakisht.

Për ta testuar këtë, studiuesit krahasuan zgjedhjet e pjesëmarrësve që zgjodhën të informoheshin me ata që mësuan për pasojat si parazgjedhje. Studiuesit arsyetuan se nëse nxitësja ishte pavëmendshmëria njohëse, atëherë përqindja e altruizmit do të ishte afërsisht e njëjtë mes të dyve.

Nga ana tjetër, nëse ata që zgjodhën të mësonin për pasojat do të vepronin më bujarisht, kjo do të sugjeronte që personat e informuar me parazgjedhje do të kishin “përzgjedhur vetë” të mbeteshin injorantë nëse u jepej opsioni. Dhe kjo është ajo që studiuesit gjetën. Në të gjithë studimet, pjesëmarrësit që zgjodhën të informoheshin për pasojat kishin 7% më shumë gjasa të bënin zgjedhjen altruiste.

“Gjetjet janë fantastike, pasi sugjerojnë se shumë nga sjelljet altruiste që vëzhgojmë janë të nxitura nga dëshira për t’u sjellë ashtu siç presin të tjerët nga ne,” thotë Shaul Shalvi, bashkëautor dhe profesor i etikës së sjelljes në Universitetin e Amsterdamit.

Ai shtoi: “Një pjesë e arsyeve pse njerëzit veprojnë në mënyrë altruiste janë për shkak të presioneve shoqërore si dhe dëshirës së tyre për ta parë veten në një dritë të mirë. Meqenëse të qenit i drejtë shpesh kushton, kërkon që njerëzit të heqin dorë nga koha, paratë dhe përpjekjet e tyre. Injoranca ofron një rrugëdalje të kollajtë.”

Thënë kjo, analiza nuk mund të eliminonte pavëmendshmërinë konjitive si një motivim të mundshëm. Në fakt, injoranca e qëllimshme mund të jetë efekti kumulativ i shumë motivimeve, përfshirë ato që nuk merren parasysh në meta-analizë, siç është reputacioni. Të dhënat thjesht sugjerojnë se mbajtja e një imazhi pozitiv për veten është një nga këto motivime.

Pak më pak injorantë për injorancën e vullnetshme

Meta-analiza ka kufizime që duhen përmendur. Si fillim, pjesëmarrësit në masë dërrmuese erdhën nga Evropa dhe SHBA, që do të thotë se rezultatet mund të mos përsëriten në kultura të tjera. Studimet panë gjithashtu injorancën e qëllimshme në laborator kundrejt vendimeve aktuale në botën reale. Së fundi, ata u përqendruan në detyra diskrete, që do të thotë se ato kryheshin vetëm një herë. Është e mundur që raundet e vazhdueshme të dhënies dhe marrjes midis vendimmarrësit dhe pritësve do të jepnin rezultate të ndryshme (si në shumë lojëra të teorisë së lojës).

Megjithatë, autorët arrijnë në përfundimin se “të marra së bashku, provat e përgjithshme sugjerojnë se injoranca është me të vërtetë pjesërisht “e vullnetshme” dhe e nxitur nga motivet e kërkimit të justifikimit dhe të ruajtjes së imazhit të vetvetes”. Falë tyre, të gjithë jemi pak më pak injorantë për injorancën. / Big Think – Bota.al

Panair i ri i librit me ankesa të vjetra; Të lexosh kushton më shumë…

Sot tregu i librave në Shqipëri është një kombinim i dy botëve, me një pjesë të konsoliduar të botimeve tradicionale dhe një përfaqësim në rritje të librit elektronik dhe platformave të tjera moderne si shitjet online.

Ndryshimet teknologjike dhe rrjetet sociale kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në mënyrën se si lexohet dhe shpërndahet informacioni, duke krijuar nevojën për një përshtatje të vazhdueshme të sektorit të librit në këtë mjedis të ndryshuar.

Por edhe tradicionalja vijon të jetë e preferuar. Panairi i Librit 2023 e dëshmoi këtë në vitin e 26-të të organizimit. Rreth 100 ekspozues, shtëpi botimi nga Shqipëria e rajoni marrin pjesë, si dhe numri i botimeve të reja ishtë në rritje këtë vit,

Sektori i botimit në Shqipëri përballet me një sërë sfidash dhe vështirësish, të cilat kanë ndikim në zhvillimin dhe funksionimin e tij.

Sipas Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës Shqiptare të Botuesve, mungon mbështetja për bibliotekat publike, në një kohë ku jo të gjithë munden që të blejnë libra të rinj.

“Institucionet duhet të mbështesin bibliotekat publike! Pasurimi duhet bërë sipas disa kritereve, ku përfituesi kryesor të jetë nxënësi.”-thotë për Monitor z. Ymeri.

Këtë vit vihet re një ulje në tirazhe të librave.

Sipas z. Ymëri, kjo ka ndodhur sepse kostot e botimit janë rritur shumë.

“Kostot janë rritur, duke filluar, me rritjen e çmimit të letrës që është rritur gati dyfish, dhe me radhë të gjithë komponentët e botimit të librit janë rritur me nga 3%. Pasojë e rritjes së kostos është që libri këtë vit në Panair, vjen me një çmim pak më të lartë për lexuesit, edhe pse të gjitha shtëpitë ofrojnë ulje gjatë këtyre ditëve.”-përfundon ai.

Ankesa të përvitshme

Edhe këtë vit, botuesit ngrenë shqetësimin se duhet të ketë një politikë më të favorshme fiskale për ta, duke marrë shkas nga ajo europiane, që në prodhim taksa është vetëm 5%, ndërsa në Shqipëri shumë më e lartë.

Kërkesa për ulje takse është një refren që shtëpitë botuese e përsërisin çdo vit. Një problematikë tjetër në treg, të cilën e pohojnë njëzëri botuesit, është mungesa e investimit në librari. Rikthimi pas shumë vitesh i TVSH-së së librit në janar të vitit 2019 dhe së fundi procesi i fiskalizimit që ka përfshirë edhe operatorët e tregut të librit, e kanë vënë në vështirësi të mëtejshme këtë treg.

Fatkeqësisht, sipas botuesve, kjo po nxit informalitetin e tregut të botimeve dhe po penalizon operatorë që punojnë në zbatim të kuadrit ligjor-rregullativ në fuqi.

Një sfidë tjetër me të cilën përballet libri është dhe konkurrenca e madhe në kushtet e një tregu të vogël. Autorët e huaj kanë një prani të fortë dhe kjo bën që autorët vendas të kenë vështirësi për të arritur një audiencë të gjerë.

Një prej vështirësive kryesore që ka përfshirë tregun e librit në Shqipëri është pirateria. Përkundër përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar këtë problem, kopjimi i paligjshëm dhe shpërndarja e librit të palicencuar vazhdojnë të pengojnë të ardhurat e autorëve dhe botuesve.

Kjo ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e botimeve dhe mundësinë e financimit të projekteve të reja letrare. Në të njëjtën kohë, normat e përgjegjësisë sociale dhe kulturore nuk janë gjithmonë të përmbushura nga ata që blejnë kopje të paligjshme të librave.

Studimi

Disa ditë përpara nisjes së Panairit, u publikuan rezultatet e Indeksit të Lexueshmërisë në Shqipëri nga Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim (IKEZH). Nga ky sondazh thuhet se 82% për qind e shqiptarëve lexojnë. Të pyetur se sa libra janë lexuar në vit, përqindjet janë këto 49% lexojnë më pak se 12 libra në vit, 26% lexojnë deri në 24 libra në vit, 15.9% deri në 36 libra në vit dhe 7.3 % mbi 48 libra në vit.

Në shqyrtim janë marrë dy kampione, një kampion prej 289 të intervistuar me telefon dhe një kampion prej 25 mijë lexuesish. u bënë sondazhe në grupime rastësore individë dhe grupime lexuesish gjatë periudhës 1 tetor – 3 nëntor 2023, përmes të cilëve synohej që të vlerësohej shkalla e leximit dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me shprehitë e leximit, mënyra sesi lexohet, buxhetet që shpenzojnë çdo vit lexuesit, leximi në gjuhë të ndryshme, etj.

Në grupin e të intervistuarve që nuk lexojnë, 57% për qind shprehen se nuk kanë kohë, 33% parapëlqejnë mediume të tjera si TV, gazeta, Internet, 6% nuk kanë interes dhe vetëm 2% e justifikojnë mungesën e leximit me pamundësitë financiar.

Shumica e individëve në Shqipëri e nisin procesin e leximit gjatë shkollës fillore (44%) dhe 37% gjatë periudhës së kopshtit, konkretisht në moshën 3-5 vjeç. 12% e personave e nisin leximin në moshën 11-15 vjeç dhe 7% e të anketuarve janë përgjigjur se e nisin mbi moshën 20 vjeç.

Duke ju referuar sondazhit, 43% e të intervistuarve shpenzojnë 5 000 – 10 000 lekë në vit për të blerë libra, shifër që përkon identik me numrin e librave që lexojnë çdo vit, përafërsisht 10-12 libra. 30% e të intervistuarve janë përgjigjur se harxhojnë 2000 – 5000 lekë në vit dhe vetëm 11% e tyre (25 persona) thonë se shpenzojnë më shumë se 10 000 lekë. Monitor