25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Buxheti 2024/ Haxhimali: Bashkitë të mbështeten me më shumë mjete financiare. Rrapaj: Bujqësia? Disa probleme s’janë marrë parasysh

Eksperti për çështjet e pushtetit vendor, Agron Haxhimali, duke komentuar buxhetin 2024, e cilësoi rritjen e fondeve për pushtetin vendor si pozitive por shtoi se nuk përmbushen mirë nevojat reale. I ftuar në “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra, ai tha se bashkitë duhet të financohen me më mjete financiare.

“Kjo shumë që kanë marrë, edhe me këtë rritje që është për t’u përshëndetur, edhe me të ardhurat e veta, mendoj që për disa arsye, nevojat reale që ka sot pushteti vendor, kam përshtypjen se nuk i përmbush mirë ky buxhet. Vetëm një përqind e GDP shkojnë nga transferta e pakushtëzuar. Pas reformës territoriale, kemi thënë disa herë se shoqatat kanë kërkuar dhe çdo raport i FMN, Bankës Botërore apo i Komisionit Evropian ka ngritur shqetësimin që parimi i mjaftueshmërisë me mjete financiare në raport me funksionet që kanë këto institucione është jo në marrëdhënie shumë të drejtë. Sot vërtetë kemi këtë rritje por nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, sot bashkitë e Shqipërisë janë akoma më të nën financuara krahasuar me vendet e tjera.

I gjithë ky buxhet 71 miliardë lekë, bëjmë llogarinë se sa shkon për një qytetar. Kemi 2.8 milionë qytetarë. Shkon diku 250 euro për një qytetar brenda një viti. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, dhe të Evropës Juglindore, Shqipëria është sërish e fundit. Qeveria duhet të jetë më racionale dhe më e drejtë për ndarjen e të ardhurave. Duhet t’i shikojë bashkitë jo thjesht si institucione që të konsumojnë këto para, të bëjnë çfarë të bëjnë. Duhet t’i mbështetim me më shumë mjete financiare, që të prodhojnë një ekonomi lokale të tyre, të jenë më të qëndrueshme dhe më të pavarura nga qeveria qendrore. Bëj apel nga studioja meqenëse është buxheti, mendoj që deri në 3 për qind më shumë të GDP-së ta rrisë për këto bashki sepse vetëm kështu do të jenë në gjendje të performojnë më mirë, të japin një sasi shërbimesh që në sektorë të ndryshëm do të krijojë komoditetin normal për qytetarët dhe kjo kryesisht për zonat rurale, ku edhe problemet janë më të mëdha.”, u shpreh Haxhimali.

Ndërkohë, Agron Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit theksoi se për bujqësinë nuk është alokuar fondi i duhur. Ai thotë se ka një ulje të buxhetit nga viti i kaluar me 18 milionë euro ndërkohë që do të duhen edhe 90 milionë të tjerë për sektorët e bujqësisë.

“Buxheti është pothuajse copy paste i vitit të kaluar por nuk janë marrë parasysh disa probleme që kanë lindur kohët e fundit. Jemi në një moment që kemi të ngrira dhe në pritshmëri fondet e IPARD. Ne kemi gjithashtu një ulje të buxhetit me gati 18 milionë euro nga viti i kaluar dhe duhet marrë parasysh për arsye se minimumi i domosdoshëm në sektorët e bujqësisë kërkon edhe 90 milionë euro të tjera përveç këtij buxheti që kemi tashmë në projekt.“, theksoi Rrapaj./abcnews.al

‘CEZ-DIA’, gazetari: Vojsava Ismailaj më tha se Meta i ka bërë shantazh dhe i ka marrë para Kastriotit, kur ndaloi pagesën ia ‘hodhi’ drejtësisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje.

Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta.

Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

Pyetje: Ke bërë një intervistë pak vite më parë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj? Cfarë nuk është publikuar?

Fatos Mahmutaj: Ajo akuzonte Ilir Metën si njeri që i bënte shantazh Ismailajt, i kërkonte para. Më ka thënë se Meta ishte ai person që bënte presion se i duheshin. Ajo më tha se e ka paguar disa herë. Në momentin që nuk e pagoi ai u hodh si një mish për top në organet e drejtësisë për tu arrestuar.

Pyetje: A do ketë drejtësi për këto dy çështje të rëndësishme?

Fatos Mahmutaj: Besoj se gjërat po shkojnë ku duhet pak nga pak dhe besoj se autorët e këtyre çështjeve do ndëshkohen.

Dyshimet ndaj Metes i kanë fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, kontratë e cila në vitin 2013, u ndërpre pasi socialistët morën pushtetin. Prishja e marrëveshjes i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro. Për këtë aferë u dënua Kastiot Ismailaj, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, pasi përvetësoi 5 milionë euro nga kompania me fatura fiktive pa mbledhur asnjë borxh nga pagesat e prapambetura.

Shefi i NATO-s viziton Kosovën javën e ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme pas tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, tha të premten aleanca ushtarake.

Zoti Stoltenberg do të shkojë në Kosovë të hënën për bisedime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani para se të vizitojë paqeruajtësit e aleancës së NATO-s të vendosur në Kosovë.

Një ditë më pas ai do të qëndrojë në Beograd për një takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi NATO. Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen në një kohë presioni të lartë Perëndimor ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe.

Një në 10 foshnja lindin para kohe, shkak mosha dhe sëmundjet tek nëna

Mosha e madhe e grave kur vendosin të behën nëna po rrit rastet e lindjeve para kohe. Një në 10 foshnja në Shqipëri lindin prematurë. Tensioni, diabeti dhe hemoragjitë tek nënat janë shkaktarët kryesorë që i çojnë në ndërprerje të shtatzanisë.

Për shkak të tensionit të lartë Romina Kukës ju desh të ndërpriste shtatzaninë në javën e 28, sapo kish në muajin e shtatë. Asokohe djali i saj peshonte vetëm 1 kilogram.

Peshën dhe javët e duhura i plotësoi gjatë qëndrimit në inkubator në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sot është e lumtur që djali i saj është i shëndetshëm dhe energjik.

Edhe pse rastet e lindjeve para kohe janë të larta, vdekshmëria është ulur. Sipas mjekëve kjo i dedikohet formimit profesional te tyre, investimit në pajisje dhe në medikamente. Në ditën botërore të prematuritetit ministrja e Shëndetësisë premtoi mbështetje financiare për mjekët dhe investime për kushte dhe aparatura moderne.

Shqipëria në Euro 2024, Etrit Berisha: E dija se do luaja një tjetër Europian! Iu tregoj sekretin e kualifikimit

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dha mendimin e tij për ndeshjen pas barazimit me Moldavinë, rezultat që na kualifikoi për në Euro 2024. Ai tha se ambicia e kombëtares që në fillim ka qenë kualifikimi për në Europian.

“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike. Kemi bërë një rrugë të mundimshme. Kemi bërë një gjë fantastike. E dija se do të luaja një tjetër europian. Ambiciet tona kanë qenë të kualifikohemi. Rrugëtimi vetëm sa ka filluar dhe duhet të mendojmë për europianin.”- tha Berisha.

Duke e krahasuar me kualifikimin e vitit 2016, Berisha tha se hera e parë ka qenë më e vështirë për Shqipërinë pasi skuadra e kishte më të vështirë të shënonte gol.

“Me siguri që rrugëtimi i kampionatit europian tek ai i pari ka qenë më i vështirë. Për të shënuar gol ka qenë më e mundimshme, pasi kishim ekipe të forta përballë. Kurse sot kemi lotjarë që bëjnë diferencën. Por ky kualifikim më i bukur.”- u shpreh portieri.
I pyetur për sekretin e kualifikimit, Berisha tha se çelësi është grupi i lojtarëve dhe trajneri i cili ka ditur të menaxhojë.

“Sekreti është grupi. Kemi individë dhe lojtarë cilësorë. Kemi trajner që ka ditur ta menaxhojë grupin. Edhe kur kemi qenë në vështirësi kanë bërë diferencën dhe kanë ndryshuar rezultatin.” – përfundoi ai.

Një Gotë Ujë Esëll në Mëngjes – Përfitimet në Organizëm

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë?
Vetëm idea e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?

Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.

A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar?

Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë.

Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit.
Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli ‘fillimi i mbarë, gjysma e punës.’

5 Arsyet Përse Duhet të Pini Ujë Që Në Mëngjes
Do të hidratoheni
Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.
Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.
Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet
Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 përqind.
Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të pastrohet nga toksinat
Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

76 % e indeve e trurit përmbajnë ujë
Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim.

Merrni 1 filxhan nga kjo (para gjumit) dhe shkrini yndyrën tuaj!

Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Do të ndiheni më të ngopur
Uji mbush stomakun.

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.

Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë.

Këshilla Për Pirjen e Ujit
Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.

Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

Mos pini pije alkolike përpara gjumit.

72 përqind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.
75 përqind e muskujve përbëhen nga uji
82% e gjakut është ujë
90% e mushkërive është ujë
76% e trurit përbëhet nga uji
25% e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.
Trupi varet nga uji që të mbijetojë.
Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon./AgroWeb.org

Kualifikimi në Euro24, Basha: Stuhia kuq e zi, rrugës për Gjermani

“Stuhia kuq e zi, rrugës për Gjermani”

Me anë të një postimi pas ndeshjes së sotme ndaj Maldavisë, kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përgëzuar ekipin kombëtar.

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024! Festë kuqezi në Moldavi, kombëtarja siguron biletën për në Berlin

Shqipëria është kualifikuar në Europianin e vitit 2024, e cila do të mbahet në Gjermani.

I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024

Sa i takon kronikës së ndeshjes, ishin moldavët që dhanë shkëndijen e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nicolaescun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sakaq, katër minuta nga fundi, Bajrami tentoi nga distanca por portieri moldav priti në dy kohë.

Fraksioni i dytë nisi me një goditje të Seferit nga distanca, por sulmuesi nuk e gjeti kuadratin. Nga ana tjetër, Nicolaescu provoi një goditje të fortë, por Etrit Berisha priti mjaft mirë dhe largoi topin në këndore. Në minutat që pasuan, një mundësi e mirë u shfaq për Dakun dhe më pas për Asanin që tentoi nga një goditje dënimi. Megjithatë, në fund, moldavët barazuan me Baboglo, por që nuk prishën festën e Shqipërisë që mori pikën që duhej për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Në sheshin “Skënderbej” goli i shënuar nga Cikalleshi është pritur me ovacione nga tifozat kuq e zi, të cilët ishin mbledhur të ndiqnin ndeshjen.

Një gol që shtyn Shqipërinë drejt EURO 2024, shihni festën e çmendur në tribuna për golin e Cikalleshit

Goli i shënuar në pjesën e parë të ndeshjes mes Moldavisë dhe Shqipërisë nga Sokol Cikalleshi, shtyn kuqezinjtë drejt kualifikimit në EURO 2024, pasi i dha avantazhin Kombëtares tonë.

Dhe natyrshëm, festa ka qenë e jashtëzakonshme në tribuna, të cilat kanë mbushur me një numër të madh tifozësh shqiptarë, edhe pse sfida luhej në Kishinau, në kryeqytetin moldav dhe pritej që të kishte një atmosferë të ndezur nga vendasit, të cilët për herë të parë në histori kanë shanse të shkojnë në Europian.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihet festa në tribunën e mbushur me tifozë shqiptarë menjëherë pasi Cikalleshi dërgoi sferën në rrjetë për t’i dhënë avantazhin kuqezinjve.

 

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Kuqezinjtë kërkojnë sot kualifikimin

Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi-Asani.

LIVE MOLDAVI-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

11’ Edhe Rata ndëshkohet me të verdhë për vendasit pas një faulli ndaj Ramadanit.

9’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Nikolaesku.

5’ Një harkim i rrezikshëm në zonë devijohet keq nga Gjimshiti që çon topin lart në ajër, por Berisha kontrollon me qetësi.

4’ Vendasit ngulmojnë në këto minuta për të mbajtur lojën pranë zonës tonë, me presing të lartë në krahun e Hysajt.

1’ Mitaj nis një pasim të gjatë në krah për Seferin, ky i fundit nuk ia del të shmangë pozicionin jashtë loje të vendasve.

1’ Nis dueli në Kishinau.

FORMACIONET ZYRTARE

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.
Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo